Skip to main content

“Aspas: Nëse Reali më do, duhet të flasë një herë me Celta Vigon” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Aspas: Nëse Reali më do, duhet të flasë një herë me Celta Vigon” plus 9 more Telegrafi Futboll


Aspas: Nëse Reali më do, duhet të flasë një herë me Celta Vigon

Posted: 10 Nov 2018 02:54 PM PST

Iago Aspas ka thënë se Real Madridi duhet së pari të kontaktojë Celta Vigon nëse dëshirojnë ta nënshkruajnë me atë.

Sulmuesi spanjoll ishte i lidhur ngushtë me një lëvizje te Reali në verë, para se Los Blancos të vendosnin të nënshkruanin me Mariano Diaz si zëvendësim për yllin e larguar Cristiano Ronaldo.

Aspas ka shënuar tetë gola në 11 ndeshje në La Liga, ndërsa Mariano ka shënuar vetëm një herë në të gjitha garat në të njëjtin numër ndeshjesh dhe kjo ka çuar në sugjerime se Aspas duhet të jetë një objektiv primar për Realin në afatin e dimrit.

Real Madridi arrin marrëveshje për transferimin e Iago Aspasit? Real Madridi arrin marrëveshje për transferimin e Iago Aspasit?

Megjithatë, ish-sulmuesi i Liverpoolit këmbëngul që ai nuk ka asnjë nguti për të lënë Celtën.

Aspas gjatë një ndeshje ndaj Barcelonës (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Sipas tij, klubi Mbretëror duhet të bisedojë një herë me klubin e tij nëse e do atë.

“Iago Aspas është shumë i qetë te Celta Vigo”, ka thënë fillimisht sulmuesi spanjoll për gazetën Marca.

Të gjitha lajmet rreth Real Madridit Të gjitha lajmet rreth Real Madridit

“Kam shumë vite të mbetura në kontratën time dhe nëse më duan, ata duhet të pajtohen një herë me klubin tim”.

“Unë nuk mund të bëj asgjë”, përfundoi Aspas, i cili është bërë lojtar i rregullt edhe te Kombëtarja e Spanjës. /Telegrafi/

The post Aspas: Nëse Reali më do, duhet të flasë një herë me Celta Vigon appeared first on Telegrafi.

Skriniar: Tifozët duhet të jenë të qetë për rinovimin e kontratës me Interin

Posted: 10 Nov 2018 02:43 PM PST

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar ka folur rreth rinovimit të tij me skuadrën italiane.  

Sllovaku ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Interit në sezonin e fundit, ku zikaltrit u rikthyen në Ligën e Kampionëve pas gjashtë viteve.

Megjithatë, paraqitjet e tij të mira kanë vazhduar edhe në këtë sezon duke e bërë veten njërin nga shtyllat kryesore të skuadrës.

Spalletti: Skriniar vlen 100 milionë euro Spalletti: Skriniar vlen 100 milionë euro

Paraqitjet e tij dhe forma e lartë ka bërë që mbrojtësi i ri sllovak të jetë i lidhur me një numër të klubeve në të gjithë Evropën.

Skriniar është njëri nga mbrojtësit më të mirë në botë momentalisht (Foto: Getty Images)

Manchester Unitedi dhe Barcelona kanë qenë veçanërisht të prirura për të transferuar qendërmbrojtësin e talentuar.

Por, Skriniar tani ka lëvizur për të qetësuar tifozët për mungesën e përparimit në bisedimet për një kontratë të re me Nerazzurrët.

Ausilio: Jemi afër rinovimit me Icardin, Brozovicin dhe Skriniarin - Modric i pamundur për në janar Ausilio: Jemi afër rinovimit me Icardin, Brozovicin dhe Skriniarin - Modric i pamundur për në janar

“Nuk ka lajme për rinovimin, pasi tani ne luajmë çdo tre ditë”, ka thënë fillimisht Skriniar për Sport Mediaset.

“Kur të ketë më shumë kohë, ne do të flasim me klubin. Tifozët duhet të jenë të qetë”, përfundoi ‘muri’ i Interit. /Telegrafi/

The post Skriniar: Tifozët duhet të jenë të qetë për rinovimin e kontratës me Interin appeared first on Telegrafi.

Allegri: Milani është në formë të mirë, na nevojitet paraqitje e shkëlqyer për rezultat pozitiv

Posted: 10 Nov 2018 02:27 PM PST

Massimiliano Allegri ka folur para ndeshjes së madhe që Juventusi e zhvillon në udhëtim te Milani.

Zonja e Vjetër do të udhëtoj drejt Milanos për të zhvilluar në San Siro ndeshjen derbi të javës së 12-të në Serie A, ndeshja e cila pritet të fillojë nga ora 20:30.

Para kësaj ndeshje ka folur trajneri i Juventusit, Allegri, i cili sfidat e Milanin i ka cilësuar si të balancuara gjithmonë.

Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa - lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa - lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso

Sipas trajnerit italian, ekipit të tij i nevojitet një paraqitje e shkëlqyer për të marrë një rezultat pozitiv, pasi Milani është në formë të lartë dhe luan para tifozëve të vet.

Pamje nga ndeshja e fundit në mes të Milanit dhe Juventusit (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

“Milan-Juventus është gjithmonë një takim i balancuar”, ka thënë fillimisht Allegri në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne do të luajmë para 70 mijë njerëzve në një stadium që i shtyn përpara Rossonerët”.

Milan – Juventus, sfida e rekordeve Milan – Juventus, sfida e rekordeve

“Ne duhet të bëjmë një performancë të shkëlqyer, si në aspektin taktik, ashtu edhe fizik që të dalim nga San Siro me një rezultat pozitiv”.

“Milani është në formë të mirë. Edhe pse humbën në minutën e fundit në derbin ndaj Interit, ata fituan pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit”, përfundoi italiani. /Telegrafi/

The post Allegri: Milani është në formë të mirë, na nevojitet paraqitje e shkëlqyer për rezultat pozitiv appeared first on Telegrafi.

Gattuso: Juventusi është plot kampion, por gjithçka mund të ndodhë në futboll

Posted: 10 Nov 2018 02:02 PM PST

Gennaro Gattuso ka folur para ndeshjes së madhe që Milani e zhvillon me Juventusin.

Rossonerët janë nikoqir të Juventusit në ndeshjen derbi të javës së 12-të në Serie A, ndeshja e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:30.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje me plot mungesa, por trajneri Gattuso beson se në futboll gjithçka mund të ndodhë, edhe pse luajnë ndaj një ekipi plot kampion.

Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa - lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa - lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso

“Juventusi është plot kampionë, i fortë në çdo pjesë të fushës dhe më i miri në çdo mënyrë”, ka thënë fillimisht Gattuso në konferencën e tij për shtyp.

Gattuso do të përballet me ish-trajnerin e tij, Allegrin

“Ata janë më të mirët në Evropë, së bashku me Barcelonën”.

“Pothuajse duket sikur nuk duhet të djersiten fare dhe me Cristiano Ronaldon kanë shtuar mentalitetin dhe përvojën”.

Milan – Juventus, sfida e rekordeve Milan – Juventus, sfida e rekordeve

“Duke thënë gjithçka për këtë, Milani do të luajë me kokën lartë, duke ditur se kanë diçka më shumë se ne, por gjithçka mund të ndodhë në futboll”.

“Nuk duhet të shqetësohemi. Është e vërtetë se shumë lojtarë na mungojnë, por ne do të vendosim formacionin më të mirë që kemi në dispozicion”, përfundoi trajneri i Milanit. /Telegrafi/  

The post Gattuso: Juventusi është plot kampion, por gjithçka mund të ndodhë në futboll appeared first on Telegrafi.

Përfaqësuesja e Kosovës U21 me kamp katër ditor në Durrës

Posted: 10 Nov 2018 01:35 PM PST

Përfaqësuesja e Kosovës e moshave U21 do të mbajë kamp katër ditor në bregdetin shqiptar, më saktësisht në qytetin e Durrësit.

Kosova ka mbledhur futbollistët e gjeneratave 1998 dhe 1999, në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e ardhshme.

Trajnerët Rafet Prekazi, Erdogan Celina e Naser Prapashtica, do të kenë në dispozicion 25 futbollistë në këtë kamp.

Shumica e këtyre futbollistëve do të jenë të ftuar për herë parë në Përfaqësuesen U21, derisa një pjesë e futbollistëve deri më tash kanë qenë pjesë e Kosovës U19.

Fakti që tashmë në secilën përfaqësuese të grupmoshave ka konkurrencë e ka bërë më të lehtë punën edhe për trajnerët.

Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses U21 Të gjitha lajmet rreth Përfaqësueses U21

Kjo pasi gjithçka funksionon në mënyrë zinxhirore dhe lojtarët që dallohen në grupmoshën e mëhershme do të kenë mundësi për t’i treguar vlerat e tyre edhe në ekipet e grupmoshave më të mëdha.

Rasti më i freskët është me futbollistët e deritashëm të Kosovës U19 që tashmë do ta kenë mundësinë që të luftojnë për një vend në Përfaqësuesen U21.

Kampi në Durrës do të mbahet prej datës 13 deri më 16 nëntor.

Më poshtë e keni listën me emrat e 25 futbollistëve të ftuar.

/Telegrafi/

The post Përfaqësuesja e Kosovës U21 me kamp katër ditor në Durrës appeared first on Telegrafi.

Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa – lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso

Posted: 10 Nov 2018 01:12 PM PST

Juventusi e ka kthyer në skuadër Douglas Costan dhe Federico Bernardeschin, ndërsa Milani ka nevojë për teste fizike për Gonzalo Higuain dhe Patrick Cutronen.

Ndeshja e madhe në mes të Milanit dhe Juventusit është paraparë të zhvillohet të dielën mbrëma me fillim nga ora 20:30 në San Siro.

Kjo ndeshje pritet me entuziazëm të madh nga tifozët e të dyja skuadrave, por Milanit është i hendikepuar me mungesa, ndërsa Juventusi qëndron mirë.

Milan – Juventus, sfida e rekordeve Milan – Juventus, sfida e rekordeve

Krahasuar me skuadrën e Ligës së Kampionëve që humbi 2-1 ndaj Manchester United, Costa, Bernardeschi dhe Moise Kean janë në dispozicion përsëri, ndërsa mungon vetëm Emre Can.

Milani ka mungesa me dëmtime afatgjate si Lucas Biglia, Mateo Musacchio, Mattia Caldara dhe Ivan Strinic.

Ndeshjet mes Milanit dhe Juves gjithmonë kanë qenë shumë të luftuara (Foto: Paolo Bruno/Getty Images)

Higuain është i etur për t’u përballur me ish-shokët e tij, por po lufton me një problem të shpinës dhe kërkon një test të vonuar fizik.

Në një situatë të ngjashme, Cutrone, Hakan Calhanoglu dhe Franck Kessie kanë probleme kyçin e këmbës që duhet të vlerësohen gjithashtu.

Skuadra e Juventusit: Szczesny, De Sciglio, Chiellini, Benatia, Pjanic, Khedira, Ronaldo, Dybala, Douglas Costa, Alex Sandro, Matuidi, Barzagli, Cuadrado, Mandzukic, Kean, Bonucci, Cancelo, Pinsoglio, Bernardeschi

Skuadra e Milanit: A Donnarumma, G Donnarumma, Reina; Abate, Bellanova, Kalabria, Laxalt, Rodriguez, Romagnoli, Simic, Zapata; Bakayoko, Bertolacci, Brescianini, Kessie, Mauri, Montolivo; Borini, Calhanoglu, Castillejo, Cutrone, Halilovic, Higuain, Suso, Tsadjout

/Telegrafi/

The post Juventusi i kompletuar, Milani me shumë mungesa – lojtarët e ftuar nga Allegri e Gattuso appeared first on Telegrafi.

Albian Ajeti shënon për Baselin në humbjen ndaj Thunit

Posted: 10 Nov 2018 12:51 PM PST

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka gjetur golin gjatë ditës së sotme (e shtunë) në Superligën e Zvicrës.

Ndeshja e vlefshme për javën e 14-të në Superligën e Zvicrës në mes të Thunit dhe Baselit i ka takuar vendasve.

Vendasit e Thunit kanë fituar me rikthim ndeshjen me rezultat 4-2 pasi ishin në disavantazh 0-2.

Të gjitha lajmet rreth Albian Ajetit Të gjitha lajmet rreth Albian Ajetit

Njërin nga golat për skuadrën e Baselit e shënoi edhe sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti.

Ajeti shënoi golin e dytë të ndeshjes në minutën duke ngritur epërsinë e skuadrës së tij në 0-2.

Goli i Ajetit erdhi në minutën e 28-të pas asistimit nga zvicerani Fabian Frei.

Ky ishte goli i gjashtë i djaloshit nga Podujeva, teksa ka edhe katër asistime deri më tani. /Telegrafi/

The post Albian Ajeti shënon për Baselin në humbjen ndaj Thunit appeared first on Telegrafi.

Dortmund 3-2 Bayern, notat e lojtarëve në klasiken gjermane

Posted: 10 Nov 2018 11:46 AM PST

Borussia Dortmund ka fituar derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-2.

Skuadra nga Signal Iduna Park ka arritur të fitojë derbin e madh gjerman ndaj Bayernit dhe të mbetet ende e pamposhtur në Bundesliga pas 11 javëve.

Golat në këtë ndeshje për vendasit i shënuan Marco Reus (49′, 57′) dhe Paco Alcacer (74′), ndërsa për mysafirët u shënuan nga Robert Lewandowski (26′, 52′).

Dortmund fiton me rikthim derbin e 'çmendur' ndaj Bayernit, milionerët vazhdojnë si të pamposhtur në Bundesliga Dortmund fiton me rikthim derbin e 'çmendur' ndaj Bayernit, milionerët vazhdojnë si të pamposhtur në Bundesliga

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli gjerman, Reus, i cili pas dy golave të shënuara dhe lojës së mirë u vlerësua me notë 9.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për portierin e Bayernit, Manuel Neuer që u vlerësua me 5.2. /Telegrafi/

Dortmund:

Bayern:

 

The post Dortmund 3-2 Bayern, notat e lojtarëve në klasiken gjermane appeared first on Telegrafi.

Dortmund fiton me rikthim derbin e ‘çmendur’ ndaj Bayernit, milionerët vazhdojnë si të pamposhtur në Bundesliga

Posted: 10 Nov 2018 11:26 AM PST

Borussia Dortmund ka fituar derbin e javës së 11-të në Bundesliga ndaj Bayern Munichut me rezultat 3-2.

Skuadra nga Signal Iduna Park ka arritur të fitojë derbin e madh gjerman ndaj Bayernit dhe të mbetet ende e pamposhtur në Bundesliga pas 11 javëve.

Pjesa e parë e takimit u dominua nga mysafirët bavarezët, të cilët përveç rasteve të shumta arritën të shënojnë edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë 45 minuta u shënua nga Robert Lewndowski, i cili kaloi skuadrën e tij në epërsi 0-1 në minutën e 26-të pas asistimit të Serge Gnabryt.

Në pjesën e dytë, u zhvillua ndeshje e madhe me plot aksion dhe katër gola, ku vendasit arritën ta rikthejnë rezultatin dhe ta fitojnë ndeshjen.

Në minutën e 49-të erdhi goli i barazimit me anë të Marco Reus, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.

Megjithatë, gëzimi i vendasve zgjati vetëm katër minuta, pasi ishte përsëri Lewandowski që i shënoi ish-skuadrës së tij, kësaj radhe për 1-2.

Luhej minuta e 67-të e ndeshjes kur në skenë doli përsëri Reus që barazoi gjithçka në 2-2, ndërsa në minutën e 74-të ishte Paco Alcacer që kaloi Dortmundin në epërsi 3-2.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe shumë raste nga të dyja skuadrat, por shifrat mbeten të pandryshuara dhe Dortmundi mori një fitore të madhe ndaj Bayernit.

Pas kësaj fitore, Dortmundi ka plot 27 pikë në vendin e parë, ndërsa Bayerni renditet i treti më 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Milionerët udhëtojnë te Mainzi, ndërsa Bavarezët e presin Fortuna Duseldorffin. /Telegrafi/

The post Dortmund fiton me rikthim derbin e ‘çmendur’ ndaj Bayernit, milionerët vazhdojnë si të pamposhtur në Bundesliga appeared first on Telegrafi.

Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Sane në mëdyshje mes Messit e Ronaldinhos  

Posted: 10 Nov 2018 11:05 AM PST

Leroy Sane është pyetur se cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe gjermani është përgjigjur se është në mes të Lionel Messi dhe Ronaldinhos.

Ylli gjerman ka bërë zgjedhjen e tij në mes të dyve pasi u ndesh me një pyetje në një Q & A në rrjetin social Twitter.

22-vjeçari u pyet se kush është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave, për të cilin ai ka emëruar dy lojtarë.

Xavi: Messi është nga një tjetër planet Xavi: Messi është nga një tjetër planet

Një nga lojtarët është ylli i Barcelonës, Lionel Messi ndërsa tjetri është braziliani dhe legjenda e Barcelonës, Ronaldinho.

“Mendoj se do të shkoj për Messin ose Ronaldinhon”, është përgjigjur ylli i Manchester Cityt.

Kjo përgjigje nuk iu ka pëlqyer aspak fansave të Cristiano Ronaldos, të cilët kohë pas kohe kanë komentuar emrin e tij.

Në anën tjetër, faqja zyrtare e klubit katalunas iu është përgjigjur Sanes, duke i thënë: “Zgjedhje e madhe”.

Ndryshe, Sane duket është mjaft i  hapur me ndjekësit e tij në Twitter pasi shpeshherë shihet duke iu dhënë përgjigje atyre. /Telegrafi/

The post Kush është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave? Sane në mëdyshje mes Messit e Ronaldinhos   appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more