Skip to main content

“Aksionet e para kombëtare të Fan Nolit në SHBA” plus 9 more - Gazeta Dita

“Aksionet e para kombëtare të Fan Nolit në SHBA” plus 9 more - Gazeta Dita


Aksionet e para kombëtare të Fan Nolit në SHBA

Posted: 11 Nov 2018 02:41 AM PST

Prof. Nasho Jorgaqi

Gjurmët e para të jetës së Nolit në Boston kanë të bëjnë me punën e tij në gazetën «KOMBI».

Tanimë kjo gazetë ka hyrë në histori, gjendet dhe në autobiografinë e Nolit, por në Boston, pas afro njëqind vjetësh gjurmë të saj zor se mund të gjesh. Të nesërmen në mëngjes, kur nis ia tregoj këtë Llukës, që vjen të më marrë më vështron i habitur dhe ngre supet.

– Zyrat e “Kombit” – i them – gjendeshin në rrugën Hudson, Nr. 100.

— Rrugën "Hudson" e di, po për të tjerat nuk mund të them gjë. Ngasim pa humbur kohë me makinën e tij, për të gjetur rrugën e «Kombit». Që ditën e parë më vijnë ndërmend fjalët e Nolit: "Gjezdisa gjithë Bostonin dhe i dija tërë udhët". Këto udhë po nisnim të rrihnim dhe ne, po në mes hamendjesh dhe dyshimesh. Koha, në një vend si Amerika që ecën më shpejt se kudo, që rafshon e ndërton, që mbulon dhe përtërinë, ka bërë të vetën dhe në Boston. Kështu dhe rruga "Hudson", ku vemi ka mbetur atje ku ka qënë, po ka ndryshuar fytyrë. Shumë gjëra kanë ndryshuar. Nuk ekziston gjëkundi ndërtesa nr. 100, ku gjendeshin zyrat e "Kombit" dhe punishtja që shtypte gazetën. Ka mbetur vetëm kujtimi i asaj kohe të largët që evokon Noli, kur thotë se ishte një bodrum i ftohtë e tërë lagështirë dhe ai tok me Eftim Naçin do ta shtypnin gazetën me një presë që punonte me këmbë. Po këtu më vonë do të shtypej «Dielli» dhe përsëri do të ishte Noli dhe Eftimi që do ta radhisnin.

Llukës i vjen keq që nuk arrijmë ta gjejmë ndërtesën Nr. 100, po për mua që dua të shkel në gjurmat e Nolit dhe dua t'i konkretizoj përfytyrimet e mia për ato vite më mjafton edhe pamja e rrugës «Hudson», ai imazh i gjallë që marrë me vete. Për muaj e vite këmbët e tij kanë shkelur në këtë rrugë. «Hudson-i» është rruga prej nga ai u nis për t'u bërë udhëheqës i shqiptarëve të Amerikës.

Puma dhe mendimet e Nolit të kësaj kohe janë fiksuar e dokumentuar në faqet e autobiografisë së Nolit dhe në letrat, që u ka shkruar miqve të Misirit. Hapet kështu një bisedë e tërë me Llukën, ndërsa shëtisim nëpër rrugën «Hudson». Gjatë 10 muajve që punoi në «Kombi», kalon ditë e netë plot përpjekje për të kapërcyer vështirësitë e e fillimit të ambientimit. Pozita e tij, vështruar nga afër është e ngatërruar, me batica e zbatica shpirtërore, gjithë shqetësime e kundërthënie. Nuk e ka të lehtë të ngulet, të zejë rrënjë në një vend, akoma mendon «të gjezdisë dynjanë», Po prapë kupton, se sado që lëviz këtu do të mbetet dhe duhet të mësojë gjuhën. Prandaj nga fillimi i gushtit hyn në shkollën një vjeçare të gjuhës angleze. Në Xhemstaun, ditët e para që kish arritur, kish takuar priftin protestan Artur Baldëin, mik i shqiptarëve, i cili e kish këshillua «Këtu ke Amerikën, me kulturën dhe idealet e saj. Përpiqu dhe përfito se janë të tuat».

Në këto rrethana, gazetari i ri nis nga puna. Në fillim Peci e pret ngrohtë e me dashamirësi, ka mendim shumë të mirë, aq sa e shpallë dhe në gazetë si «dëshmor të idesë përpara së cilës nuk vështron as rrojtjen e tij, që ka një shije shumë  të madhe dhe thellësi mendjeje shumë të rrallë. Janë të rrallë mjerisht, për Shqipërinë, njerëz të tillë të cilët bashkë me patriotizmin kanë dhe dituri të plotë:

Bile pa arritur Noli në Boston, Peci i ka botuar në «Kombi” (17 korrik) fjalimin që ai ka mbajtur para shqiptarëve të Bufalos, me rastin e festës kombëtare të SH.B.A, ku thotë mes të tjerash: «Këngën e lirisë asnjë saze s'e lot dot përvecc dyfegjeve». Fjala mjeshtërore e Nolit ishte një flakë besimi e guximi që ai ndizte në jetën gati litargjike të shqiptarëve të Nju Englandit.

Kur vjen në Boston, ky djalë i zgjuar e plot talente nuk di ku t'i shpërndajë më parë mendimet dhe energjinë e tij. Ai e kupton që në krye, se detyra ia lyp që barrën kryesore të punëve ta mbajë vetë, vetë duhet të mendojë, vetë duhet të njohë dëëshirat dhe shqetësimet e shqiptarëve, vetë duhet të hetojë e qëmtojë probleme të ditës, t'i analizojë e sintetizojë, me një qëllim serioz dhe mendje të freskët, vetë duhet t'i ‘hedhë në letër, t’i rradhis, t'i shtypë, vetë duhet ta shpërndajë gazetën e të sigurojë të ardhura nga lexuesit. Të gjitha vetë, askujt s'i beson vecc vetes.

Në shtyp prezantohet me emrin Ali Baba Qyteza. Që ditët e para boton artikullin e parë, për një problem politik («Lëvizja islamike në Misir») ku fshikullon djallëzitë turke, dhe zbulon vlerat e tij jo të zakonta si gazetar. Pastaj vinë radhazi artikuj bombë «Detyra e parë», «O burrani», «Hanibal ante Fortes», «Autorët imoralistë», «Një Abe për gjuhën shqipe», ku gazetari i ri merret me disa nga problemet kyçe të lëvizjes kombëtare si ajo e bashkimit të shqiptarëve, i rolit të krerëve, e luftës së armatosur, e besimit në forcat e veta etj. Të gjitha këto, të shprehura me një mendje të re, me koncepte idealiste e qëndrime kritike, me një strategji largëpamëse, e ç'ka tërhiqte vëmendjen e opinionit, të shprehura aq qartë, thjeshtë dhe bukur —— «Unë flas për të gjithë — u drejtohej ai lexuesve —- dhe për miqtë dhe armiqt me çekan». Qëndrimi që mban është kritik, i ashpër, therrës, bile ndonjëherë dhe nihilist. Ai nuk do kurrësesi të pajtohet me Iitargjinë, pasivitetin, me arsyetimin prit të presim të shumë shqiptarëve të asaj kohe,që tërhiqen pas interesave vetjake. Këtë e ndjen dhe e shpreh, kur zbret në teren, shkon nëpër kolonitë e shqiptarëve dhe viziton konaket e tyre. Në fillim të vjeshtës, ai niset të bëjë pajtime për gazetën, shëtit në 17 fshatra e qytete, ku jetojnë afro 10.000 shqiptarë. Shkon në Uorçester e Konkord, në Nju Hamsher e Roklend, në Tilin e Penikull, në Bidford e Orgesto dhe në përfundim mbledh gjithsejt 25 dollarë! Këto ia dorëzon Pecit, duke i thënë i dëshpëruar: «S'bëhet punë kështu. As bëhet, as ka për t'u bërë. Kjo puna jonë s'ka as nisje, as fund». Aq shumë është zemëruar e revoltuar, sa bie në dëshpërim dhe këtë gjendje të rëndë shpirtërore e shpreh në një artikull pa titull, që boton menjëherë në «Kombi» (Nr. 11). Në këtë «udhëtim tragjik», siç e quan ai e ka tronditur jeta e rëndë e bashkëatdhetarëve, një jetë gati e kafshëruar, kur mendon që ata hanë bukë me ujë, flenë nga 15 veta në një konak dhe kanë rënë në një gjumë të thellë. «Zëri im, – shkruan ai pasi ka trokitur në derë të shqiptarëve dhe ata s'janë përgjigjur — qe si i atij, që bërtiste në shkretëtirë . . . Pyesja veten time, mos bëra lajthim dhe në vend të veja në konak shqiptar, mos vajta në konak kinezësh». I duket se gjendet në Polin e Veriut, kaq ftohtë e presin dhe kujton fjalët e një personazhi të Shekspirit: «Dua një dhaskal të mësojë gënjeshtra». Kërkon të pijë hashash, që të harrojë ato që ka parë dhe nga brenda i ngrihet thirrja: «Pse, kështu do ta bëjmë Shqipërinë?»

Artikulli, ngjalli pakënaqësi dhe zemërim, sidomos në rrethet patriotike. Shokët e Misirit e kritkojnë rëndë, por kështu dhe M. Grameno dhe Noli idealist nuk vonon të kërkojë falje. Është nxituar dhe e ka tepruar, nuk ka parasysh se taktika e luftës dhe propaganda e lyp ndryshe.

Peci është natyrë e përmbajtur, e kundërta e Nolit. Ndërsa i pari merret me punët e gazetës, kryesisht në zyrë, i dyti është njeri i veprimit. Kanë koncepte të ndryshme për mjaft gjëra, sido që frymëzohen nga i njëjti ideal. Prej kësaj fillojnë dhe kontradiktat, fërkimet, që ndihen në mes tyre, por që nuk i shfaqin publikisht. Gjendja shpirtërore e Nolit ndryshon, bie nga entuziazmi në dëshpërim. Do që të iki nga gazeta, të cilën «po e mbajmë me dhëmbë», por «më dridhet shpirti kur kujtoj se mund të kthehem në fabrikë». «Nuk më pëlqen Amerika — i shkruan Tashkos — këtu m'u shtrëngua shumë zemra. M'u nxi dynjaja. S'qenka Bot'e Re këtu, po botë ë fëlliqur».

Megjithatë, ai nuk e largon asnjëherë mendjen nga ideali patriotik, nuk shkëputet nga detyra që i kanë ngarkuar. Edhe pse tereni ku gjendet është plot vështirësi e vogëlima nga më të ndryshmet. Edhe pse shqiptarët e Amerikës janë të varfër. Edhe pse shqiptarët e pasur të Misirit e të Bukureshtit nuk ndihmojnë. Të gjitha këto i duken pengesa të kapërxyeshme para qëllimeve të shenjta të luftës. Ai mendon se ka «lindur për gjëra të mëdha» dhe se në vdekt, «do t'i vdesë më parë trupi, pastaj kurajua». ‘Prandaj kërkon hapësirë pune jashtë «Kombit», ku të mos pengohet nga politika e përmbajtur dhe hu-qet e Pecit, ku të jetë i lirë dhe zot i plotë i vetes. Por çdo veprim i nxituar mund të prishë punë, «Këtë  borç ia kam Shqipërisë . .. Sapo gazeta të sigurohet do të iki. .. Në mos iksha duhet të vdes, kur nuk merremi dot vesh . . .».

Një gjendje e tallazitur, Noli akoma s'e ka gjetur vendin që duhet në mes shqiptarëve të Amerikës. Lypen dhe forma të tjera propaganda dhe  armë të tjera lufte. Nuk mjafton vetëm gazeta. Mendja e Nolit është gjithnjë në kërkim. Pret rastin, pret ditën për ta shfrytëzuar. Bostoni, ku ka ardhur është terren i luftës së shqiptarëve. Vritet nga grekët në Selanik patrioti S. Kosturi, ai menjëherë mbledh 500 bashkatdhetarë, nga të cilët 300 janë grekomanë dhe u flet aq bukur sa këta të fundit «ikën me lot ndër sy». Me këtë rast sjellë dhe një kurorë me lule, sjellin dhe shqiptarët myslimanë! Noli i bëri për vete njerëzit, aq sa ata e quajnë atë «perëndi» dhe ai merr zemër. Hedh pastaj një hap të madh përpara, kur brenda disa muajve krijon shoqërinë «Besa—Besën» në Boston. Mbledhja themeluese bëhet në rrugën «Ëashington», në «Unity Hall». Kjo ndodhi në janar 1907, kurse në mars, ai arrin një gjë më të madhe ndërmerr një vepër historike, me përmasa kombëtare. Noli dorëzohet prift dhe realizon ëndrrën e aspiratën e tyre. Ndërkaq përpara se të bëhet prift i vë vetes për detyrë të martohet dhe nga Bostoni, jep e merr me dy kandidatet që i janë propozuar. Njëra është nga Sinica e Korçës, që banon në Nju Jork, po s'ka para, tjetra, me para, pret në Misirin e largët. Për disa muaj, kandidati për dhëndër është i shqetësuar nuk di ç’të bëjë deri sa vendos të mos martohet fare. Të gjitha këto halle i kalon këtu në Boston.

Pozita e Nolit në redaksinë e «Kombit» sa vjen e vështirësohet. Mospërputhjet në mendime me kryeredaktorin, fërkimet e herëpashershme, heshtja që mban e bëjnë gazetarin të mos ndjehet mirë dhe t'u ankohet shokëve të Misirit nëpër letra. «S'më rrihet këtu…» Ndofta nga «karakteri im …» Ndofta, nga që nuk e kuptojnë. Është i prekur që S. Peci nuk po tregohet mirënjohës ndaj tij. Në këto kushte, vendos të largohet nga «Kombi», pas dhjetë muajsh që ka punuar atje. Bën një bilanc të arritjeve të bëra gjatë kësaj kohe: shkroi dhe botoi në gazetë, rendi fshatrave për pajtime, mblodhi para për botimin e metodës së anglishtes së Pecit dhe pastaj e shiti, bëri konferenca, botoi dramën «Izraelitë e filistinë» Nuk u turpërova, po përkundrazi…» Në autobiografi nuk na i thotë të gjitha këto, vetëm pohon se jep dorëheqje për shkak të ngushticës ekonomike të Pecit, që s'mbante dot veten dhe jo më dhe ndihmësin e tij». Largohet nga Bostoni në maj 1907 dhe shkon për në Natick dhe aty mbledh shqiptarët dhe u mban një nga fjalët më të bukura, që i lë pamend. Pas kësaj kohe, emri i Nolit nuk shihet kurkund në faqet e «Kombit». Vetëm në gusht 1908 boton artikullin «Vigjëloni», ku fton shqiptarët të mos u besojnë xhonturqve. Një panegjirik për Skënderbeun, ia dërgon revistës «Albania» në Londërl

Ç'bëri Noli gjatë këtyre muajve deri sa u dorëzua prift? Kësaj pyetje u përpoqëm t'i përgjigjeshim unë e Lluka tek rrinim e bisedonim në një nga baret e rrugës «Hudson». Noli kishte hyrë përsëri në radhët e papunëve. Pamja e tij e dobët i linte punëdhënësit indiferent. Më në fund fillon nga puna me turne në një kompani teneqesh, por pas gjashtë muajsh «e braktis, sepse kish rrezik të aksidentohej ngaqë -e zinte gjumi mbi makinë. Prapë në mes të katër rrugëve deri sa erdhi në Amerikë Bajo Topulli.  U ngarkua të shoqëronte atë dhe për tre muaj brodhën së bashku nëpr kolonitë e shqiptarëve, ku patrioti i shquar mbante konferenca dhe mblidhte ndihma për ccetat kryengritëse.

Muajt e parë të 1908 janë të mbushura me përpjekjet e fundit për t'u dorëzuar prift. Duke siguruar këtë detyrë të nderuar, Noli jo vetëm shkëputet përfundimisht nga «ombrella» e Pecit, po fiton një «pozitë të qëndrueshme e të pavarur. Tani e tutje, ai është’ «udhëheqës shpirtëror i tërë shqiptarëve ortodoksë të Amerikës së Sipërme e të Poshtme» dhe e ka selinë e vetë në 28 Park Square Boston. Në letrat që dërgon, në krye janë shtypur këto fjalë: Orthodox, Church of Albania «St. George» Rev. Fan S. Noli, Pastor, 28 Park Square».

Lluka më tregon se pas meshës së parë në «Kniht Hall» dhe mbledhjes për themelimin e Kishës së Shën Gjergjit në «Fenix Hall», shërbimet kishtare më vonë u kryen në një sallë të katit të sipërm të ndërtesës 227 në Tritment Strit.  Kështu vazhdoi deri më 1922, kur u ble një kishë suedeze, në rrugën Emerald 20, që ishte një godinë e thjeshtë tre katshe, e cila mbeti kisha e shqiptarëve në Boston deri më 1948. Vetëm më 1949, me kujdesin dhe përpjekjet e pareshtura të Nolit, me ndihmën e gjithë shqiptarëve, u morë godina e një kishe protestane, e ngritur më 1872 dhe u bë Kisha shqiptarëve e Shën Gjergjit, kisha e sotme në rrugën «Broduej».

Kthehemi prapë te koha kur u vendos në Park Square 28 dhe nis t'i nënshkruaj letrat me fjalët Juaji me Krishtin + Fan S. Noli. Kur nis meshonte dhe predikonte çdo të djelë para bashkatdhetarëve të tij. Kur nis të përkthejë liturgjinë në gjuhën shqipe. Kur nis të shkojë e të bekojë nëpër shtëpitë e shqiptarëve. Kur vërtetë u bë prift, po për një njeri tepër të ndjeshëm dhe intelektual si Noli, veshja e rasës së zezë nuk kalon pa dramë të brendshme.

Kujtojmë faktin se vetëm disa muaj pasi është bërë prift, dhe ka marrë pamjen e mirëfilltë të klerikut me mjekër dhe mustaqe të zeza, ai në një moment sinqeriteti të thellë i shkruan Tashkos: «Fati i Shqipërisë zemërgurti . .. kam vendosur të tretem e venitem bashkë me kryqin që ka pa»' Po shpejt bëhet i ndërgjegjshëm se kjo rrugë duhet çuar deri në fund. «Kuptoj detyrën që duhet të mbetem se s'bëhet ndryshe». Dhe merr zemër kur kujton: «Jam prej një race luftëtare, zbres prej një brezi kapedanësh dhe e quaj për fricakëri të lë fushën e luftës dhe të ikinj  . .».

Dhe po në të njëjtën letër nuk e fsheh krenarinë që i ngjallin disa fjalë lavdëruese të nënës, të cilat ai i kujton kur thotë: «Kam qiell, diell dhe dritë në trupin tim..Jam bir i perëndisë». Në fund e lë amanet se po të vdes ta qajnë me një këngë prej labërish e labëreshash.

Gjithnjë "tek rrrimë në atë bar të vogël në rrugën «Hudson» dhe u referohemi letrave të rinisë së Nolit, nuk mund të mos shfaqim habinë tonë për transparencën dhe sinqeritetin e tij, për atë natyrë të hapur ndaj Tashkos, të cilit gati i rrëfehet pa fshehur as mburrjen, vetbesimin në aftësitë e veta, ambicjet. Pastaj kujtojmë se më vonë, kur rrihet me jetën, nxjerr mësime nga pësimet, ai do të tregohet më i  përmbajtur dhe i matur, deri sa në moshën 50 vjeccare, kur kthehet në Amerikë, s'do t'u besojë aq shumë njerëzve, do të pësojë një zhgënjim të hidhur dhe do të mbyllet krejt në vetvete. Gjithë mendimet dhe ndjenjat e tij do t'ua besojë librave, studimeve, filozofisë fesë, artit, botës që ai krijohen rreth vetes.

Me këto mbresa u larguam nga rruga «Hudson», për të kaluar me pas nëpër rrugën Tritment dhe pastaj në atë Emerald ku u përpoqëm të biem në gjurmë të jetës së Nolit në fillim të këtij shekulli.

Një natë më parë në shtëpinë e Llukës, si mbaruam së ngrëni darkë, ai hapi mbi tavolinë hartën turistike të Bostonit. Me një hartë të tillë pak a shumë isha rrekur dhe unë në Shqipëri të orientohesha nëpër qytetin ku kish jetuar Noli, por vetëm sa qeshë familjarizuar me planimetrinë e tij. Tani unë gjendesha para mundësisë që njohja ime të mos mbetej në letër. Për këtë kisha ndihmën bujare të një shqiptari të vjetër që e kish shkelur Bostonin me pëllëmbë.

— Vështro këtu — më thotë Lluka me sytë mbi hartë.

– Përpara kemi gjithë Bostonin e Nolit dhe që të njihet ai nga afër duhet shëtitur në këmbë e që të shëtitet në këmbë lipsen muaj, kur zotrote e ke kohën me ditë . ..

Duke parë hartën e duke biseduar, dashur padashur, zemë evokojmë përmbledhtas gjithë kohën e Nolit në Boston. Ai 'kaloi këtu nga perëndimi në lindje, erdhi në Bufalo, në kufi me Kanadanë, buzë liqenit të famshëm Eri, në Brigjet e Atllantikut dhe u vendos në rrugën «Hudson».

Prej këndej nisën të gjitha rrugët e tij në Boston, për t'u sistemuar pastaj për dekada të tëra në një shtëpi në rrugën Ellagden 26.

— Ja vështro ku janë — më shpjegon Lluka në hartë.

— «Hudsoni» diku këtu në veri, «Bllagdeni», afër qëndrës së qytetit. Në mes të këtyre dy rrugëve shtrihej jeta bostoniane e Nolit. Më vonë, po ti marrim kronologjikisht, hyjnë në mes rrugë të tjera: rruga Tremont 227; që dredhon nga Jugu në veri ku Noli, kreu shërbimet fetare. Rruga Lohauz lidhet me shoqërinë «Bessa-Besën» që ai ngriti. Ja dhe rruga «Varenten» 86, ku shtypi gazetën «Dielli», diku pranë qëndrës.. Vështro këtu rrugën «Ëashington» 724, ku gjendej Hall Rathbon, ku u mblodh komisioni nismëtar me Nolin, Konicën etj, që shpalli në prill 1912 formimin e Federatës Vatra. Kurse në rrugën Compton 97 do të vendosen zyrat e Vatrës, ku Noli zgjidhet kryetar i saj.

Vështro këndej lartë – lumi Charles, matanë të cilit është Kembrrixhi që ndahet prej Bostonit nga lumi. Këtu gjendet Harvardi, ku Noli kreu studimet e para të larta. Përballë Kembrixhit, posht lumit Charles shtrihet qëndra e Bostonit. Ja, rruga Bllagden 26 ku Noli pati shtëpinë për afro tridhjetë e ca vjet dhe në krah të saj Biblioteka Publike. Pak më lartë jeshilon parku i njohur «Publik Garden» me liqenin në mes. Në brigjet e lumit Charlis ngrihet Universiteti i Bostonit, ku Noli studioi rishtazi, kurse më poshtë vjen Konservatori i Nju Englandit. Këndej nga perëndimi është plazhi, ku Noli bënte banjo ccdo behar. Ja dhe «Pjer Fori», limani numër kartër, ku gjendet restoranti i xha Andonit, tek i cili peshkopi shkonte me aq dëshirë. Nuk po të rëndoj me hollësi të tjera, se ku nxori «Revistën Adriatik» apo gazetën «Republika». As me ato vende, sidomos hotele, ku mblidheshin bostonianët shqiptarë dhe dëgjonin fjalën e udhëheqësit të tyre. As me vendet e bukura, ku organizoheshin pikniqet e famshëm të shqiptarëve, e ku Noli s'mungonte zakonisht. ..

Sytë e mi lëviznin nëpër hartë sa lartë poshtë, dhe ndërsa mundohesha t'i fiksoja e saktësoja përfundimisht vendet nolianle, nuk më hiqej nga mendja pyetja se ku qenë vendosur në Boston shqiptarët dikur dhe në kohën tonë. Lluka, sikur të m'i lexonte mendimet vijon më tej:

—Tani të vimë te bashkësia jonë këtu. Harta e pasqyron dhe të shkuarën dhe të sotmen e shqiptarëve, në Boston. Në fillimet e veta, për shumë vite shqiptarët banuan në zonën perëndimore, në mëhallën Uend. Kjo ishte mëhalla jonë, ke për të parë kur të vemi. «Në ditët tona, me përjashtim të atyre që gjenden në Samervillë, shumica kanë zbritur, në jug, gjenden në South Boston, atje ku banon zotrote. Këtu kanë kishën e Shën Gjergjit, zyrat e Lirisë» etj.

Të nesërmen e kësaj bisede, u ngritëm shpejt dhe morëm të shtegtojmë rishtaz nëpër rrugët e Bostonit. Lluka me makinën e tij dinte se nga do të shkonim. Përshkuam rrugën “Broduej” dhe dolëm nëpër ca rrugë të drejta të South Bostonit që kryqëzoheshin me njëra tjetrin. Këndej lëviznim ngadalë në mënyrë që të soditja panoramën për rreth. Ngado ngriheshin shtëpi 2-3 katshe, secila tipike bostoniane, me kopshte e oborre të hijshëm, sheshe, magazina, bare. .. Fytyra e një qyteti amerikan, po pa atë shkëlqim, zhurmë e gjallëri të pjesës së qëndrës. Këndej duket gati si rrethine e Bostonit, aq e qetë rrjedh jeta. Shtëpitë e shqiptarëve, që mi tregon Lluka nuk dallojnë nga shtëpitë e irlandezëve, polakëve apo çifutëve, të cilët banojnë këtu. Ata janë integruar plotësisht në jetën amerikane. Kështu dhe dyqanet, baret, kafenetë e tyre. E vetmja ngrehinë e shqiptarëve që duket nga jashtë është hoteli që mban emrin e shkruar me tabelë «Skënderbeu». Lokalet e tjerë me emra shqiptarë janë mbyllur dalëngadalë.

—           Ja ky është plazhi i Bostonit të Jugut — më tregon me dorë Lluka tek kalojmë përgjatë rrugës bregdetare — Plazhi Ell-Strit ku vinte e lahej Noli për vit në behar. Këtu gjenden Shtëpia e banjave (Bauth Hause) dhe Qendra e shëndetit (Health center). Peshkopi e deshte shumë diellin. Dukej që kish lindur dhe që rritur në vende mesdhetare. Më kish qëlluar sa herë ta vështroja, bile dhe në pleqëri të thellë tek lahej ose thekej në diell. Kur dilte në rërë e rrethonin shqiptarët. Ishte rasti më i mirë për të biseduar me të. Prej tij veç mësoje!

Gjithë sa shikonim më atë mëngë deti ishte një plazh modem, me një breg të bukur, buzë Atllantikut që hynte thellë në gadishull. Kish një varg lokalesh, sheshesh, këndeve sportive dhe hapsira të lira. Përballë dukej pallati i njohur i Instituti Xhon Kenedi.

Pasi lamë prapa Bostonin e Jugut, morëm rrugën për nga veri-perëndimi, drejt qendrës së qytetit.

—           Tashi po vemi në mëhallën e vjetër të shqiptarëve, mëhallë historike siç e quan Kostandin Demua në librin e tij, në Uest-Uend.

Ndërkaq dolëm në disa rrugë që i ngjanin njëra tjetrës, kaluam nëpër një urë, ngritur mbi kanalin Fort Boint dhe u kthyem nga perëndimi. Nuk u desh shumë dhe hymë në Uest-Uend.

Vijon nesër…

Forcat e Armatosura rehabilitojnë 16 km rrugë rurale

Posted: 11 Nov 2018 02:26 AM PST

Forcat e Armatosura kanë nisur stërvitjen ‘Kompaktësimi 2018’, e cila përveç përgatitjes dhe trajnimit të efektivëve të batalionit të xhenios për kryerje punimesh me mjete të rënda në terrene malore dhe kushte të vështira të motit, do t'u vijë në ndihmë edhe komunitetit.

Gjatë kësaj stërvitjeje në njësinë administrative Muhur të Dibrës, xhenierët e Forcave të Armatosura testuan kapacitetet për reagime të menjëhershme në rastet e emergjencave civile dhe njëkohësisht përmirësuan infrastrukturën rurale në zonë.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka inspektoi nga afër stërvitjen dhe përgëzoi xhenierët, jo vetëm për angazhimin në këtë stërvitje, por edhe për rehabilitimin e 16 km rrugë rurale nga Muhuri në Selishtë.

“Këto stërvitje i keni të zakonta për t'u mësuar profesionin oficerëve tanë më të rinj, për përmbushjen e misionit të FA-ve, por edhe për të evidentuar dhe për të theksuar bashkëpunimin civilo-ushtarak dhe për t'i ardhur në ndihmë komunitetit. Kjo stërvitje në fakt i vjen në ndihmë gjithë këtij rajoni me përmirësimin e infrastrukturës këtu, duke lidhur edhe shkollat edhe qendrat shëndetësore, dhe pastaj lehtëson lëvizjen e banorëve nga këtu me akset kryesore, duke qenë se është një zonë goxha e izoluar edhe dimri mund të jetë shumë i vështirë”, tha ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka.

Segmenti rural Muhur-Selishtë, i rehabilituar nga batalioni i xhenios, është i gjatë rreth 16 km dhe përveçse mundëson lëvizjen e forcave dhe mjeteve të FA-ve, lehtëson edhe lëvizjen e banorëve të zonës.

 

o.j/dita

F1, Hamilton rrëmben mes polemikash “pole position”-in në Brazil

Posted: 11 Nov 2018 02:12 AM PST

Lewis Hamilton triumfoi në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Brazilit, që shënon edhe garën e parafundit në Botërorin e Formulës 1.

Piloti britanik i Mercedesit ishte më i shpejti nga rivalët e tij, e do ta nisë nga vendi i parë garën në pistën e Interlagosit për herë të 10 në karrierë.

Megjithatë, për Hamiltonin nuk ishte aspak e lehtë të fitonte këtë "pole position". Ferrari dhe Sebastian Vettel rivalizuan me kampionin e saposhpallur të botës, me gjermanin që i mbylli provat zyrtare në vendin e dytë, me vetëm 93 të mijëtat më shumë.

Vendi i tretë ishte për Bottasin, i ndjekur nga pas nga Raikkonen. Vija e tretë e nisjes plotësohet nga Max Verstappen dhe Ericson. Ricciardo shënoi kohën e 6 më të mirë, por garën do ta nisë nga vendi i 11, për shkak të penalizimit të tij me 5 pozicione.

Por, gjatë kualifikueseve pati disa momente të diskutueshme, me protagonist pikërisht Hamiltonin, për disa manovra të kryera që ishin në kufijtë e normës së lejuar, siç ishte një pengesë e lehtë ndaj Raikkonenit që po zhvillonte një xhiro të shpejtë, ndërkohë që nxori jashtë piste edhe Sirotkin.

Për këtë episod të fundit, Hamilton u fal nga komisarët e garës, pasi rusi nuk ishte duke kryer xhiro të shpejtë. Probleme pati edhe Sebastian Vettel, që doli para komisionit teknik të garës për dëmtimin që i bëri instrumentit që peshon makinat, pasi u ngjit në të pa e fikur motorin.

Gjithsesi, Vettel e ruajti vendin e dytë në fillimin e garës dhe e kaloi këtë moment vetëm me një vërejtje nga komisarët e garës dhe një gjobë prej 25 mijë eurosh.

o.j/dita

Ta ruajmë si mit a ta ç’mitizojmë Skëndërbeun?

Posted: 11 Nov 2018 02:07 AM PST

Nga Rexhep Qosja

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është figura më e madhe historike në historinë e popullit shqiptar.

Gjatë, Skënderbeu ishte figura më e madhe e historisë shqiptare si organizues dhe si prijës ushtarak i luftërave njëzet e pesëvjeçare kundër pushtimeve të Perandorisë Osmane.

Ajo rëndësi historike Gjergj Kastriotit-Skënderbeut do t'i njihet edhe prej shteteve më të njohura evropiane.

Rëndësia e Skënderbeut në historinë e popullit shqiptar, ndërkaq, nuk është vetëm ushtarake, por është më e gjerë: ajo është rëndësi, njëkohësisht, edhe politike, shtetkrijuese, shtetërore e qytetëruese.
Pikërisht pse ishte e tillë, madhore historike, figura e Gjergj Kastriotit Skënderbeut do të jetë: kur e kur e përvetësuar prej ndonjë shteti tjetër për shkaqe etnike; kur e kur e përvetësuar prej ndonjë bashkësie fetare për shkaqe fetare; kur e kur e keqshpjeguar prej ndonjë publicisti a kronisti të huaj apo madje edhe vendorë për shkaqe politike dhe ideologjike e kur e kur e thjeshtësuar në pikëpamje historike për shkaqe pseudoshkencore!

Por, edhe të gjitha këto trajtime, sado ndërsjellshëm kundërshtimore, deshën s'deshën autorët e tyre, do t'i shërbejnë mitit të Skënderbeut.

Sivjet kemi mësuar shumë për Skënderbeun, por, megjithatë, kjo nuk do të thotë se tani, në 550-vjetorin e vdekjes së tij, dihen të gjitha që do të duhej të dihen për jetën, për fëmijërinë, për pamjen, për veshjen, për luftërat, për strategjinë luftarake, për politikën e tij. Nuk dihet, sa do të duhej të dihej, sidomos për gjendjen shoqërore, ekonomike, shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve në kohën e Skëndërbeut. Rrjedhimisht nuk dihet ende sa do të duhej të dihej se si, përpos përmbajtjeve politike, jetën e Skëndërbeut e përcaktonin përmbajtjet praktike, sociale, fetare, etike, metafizike.
Nuk e dimë, sa do të duhej të dimë për ta kuptuar më tërësisht jetën e tij, se cila ishte fryma e kohës.

Pamja e tij

Si dukej Skënderbeu?

Si dukej Ai kanë shkruar historianët tonë dhe kronistë e historianë të huaj; por, edhe shumë shkrimtarë, piktorë, skulptorë e krijues të tjerë shqiptarë e të huaj.

Sipas të gjitha gjasave, portretin më të saktë, sado të solemnizuar, të Skënderbeut e ka bërë historianë i tij i parë i madh, Marin Barleti. Dëgjoni ç'thotë ai: "Shtati i tij i lartë dhe i hedhur, krahët që s'ishin parë më të bukura te njeri; qafa e fuqishme dhe e përkulur si e atletëve; gjerësia e supeve e admirueshme; ngjyra e bardhë si e derdhur në të kuq të padukshëm; shikimi i syve as i egër, as i fjetur por shumë i këndshëm. Këto ia rritnin shumë virtytet e tjera dhe dukeshin se ia shtonin mirësinë shpirtërore".

Kështu të pashëm, duke i shtuar edhe vija të reja hijeshisë së tij, Gjergj Kastriotin do ta shohin edhe historianë evropianë.

Megjithëse e akuzojnë pse kishte braktisur sulltanin, pamjen pamatshëm përshtypjebërëse të Skënderbeut e tregojnë edhe historianë e kronistë osmanë, disa prej tyre e tregojnë, madje, me gjuhë adhuruese.

Veshja e tij

Si vishej Skënderbeu?

Historiani Kristo Frashëri, padyshim historiani më i shquar e më i përkushtuar i tij, thotë se "për veshjen e tij të përditshme mund të thuhet fare pak… ai vishej me dolloma prej stofi skarlati, e cila lidhej me një bres të gjerë, siç e shohim në disa piktura të hershme dhe siç ishte veshja e qarqeve të kamura të shoqërisë italiane. Dollomaja ishte e gjatë deri në kyçet e këmbëve… veshjen që mbante Skënderbeu në fushën e betejës nuk e njohim…"

Prej disa autorëve ballkanikë, mund të mësohet, ndërkaq, se Skënderbeu, në luftë vishte një jelek, të leshtë, të zi, të shtruar përbrenda me zhgun të kuq, që i mbërrinte deri në bel, me mëngë që ia mbulonin krahët gati deri te bërrylat.

Përpos shpatës së madhe, Skënderbeu përdorte edhe një shpatë të shkurtër, me dy teha. Dhe, këto dy shpata e bënin edhe më të dukshme se që ishte veshjen e tij.

Njeri prej këtyre autorëve do të shfaqë edhe një mendim që nuk ka mundë të dëshmohet as për të gjallë të Skënderbeut e as pas vdekjes së tij. Dhe ky mendim imagjinar është: me dy shpatat e tij Skënderbeu kishte vrarë rreth dymijë armiq!

Kushtet në të cilat u rrit, jetoi, sundoi dhe luftoi

Kushtet në të cilat do të rritet, do të jetojë, do të sundojë dhe do të luftojë Skënderbeu ishin të rënda.
Bashkësitë krahinore dhe principatat shqiptare, cila më pak e cila më shumë, kishin prapambetur në krahasim me ato evropiane.

Numri i bashkësive krahinore dhe i principatave në hapësirën gjeografike, që më vonë do të quhej Ballkan, ishte vërtet i madh.

Kufijt mes tyre ishin shumë të paqëndrueshëm: ata mund të zgjeroheshin dhe mund të ngushtoheshin varësisht prej sunduesve dhe varësisht prej zhvillimit të tyre të përgjithshëm.

Dhe, këta kufij të tyre, lehtë, kaloheshin prej kaçakëve dhe plaçkitësve të shumtë.

Megjithëse shoqëri pak e diferencuar, shoqëria shqiptare, megjithatë, ishte shoqëri me një vetëdije shtetërore po thuaj të formuar.

Kjo vetëdije ishte formuar që nga fundi i shekullit XII kur krijohet shteti i 14 bashkësive krahinore i quajtur Arbëria, por edhe nën ndikimin e shteteve të huaja.

Mund të thuhet kështu sepse hapësira Ballkanike, si thonë historianët, kurrë s'kishte qenë pa pushtim të perandorive. Aty ishin përshtrirë Perandoria e Aleksandrit të Madh, Perandoria e Romës, Perandoria e Bizantit dhe Perandoria Osmane.

Krijimi i shtetit

Dëshmia kryesore se Skënderbeu prej Edrenesë, ku mbahej peng, kthehet në vendlindje me vetëdije të vendosur shtetkrijuese është Kuvendi i Lezhës dhe i Besëlidhjes, të krijuar në vitin 1444, që ishin themeli i Arbërisë së tij.

Besëlidhja, na thonë historianët, ishte një lidhje (aleancë) politike dhe ushtarake, që me kohë do të bëhet edhe lidhje administrative, diplomatike dhe shtetërore. Institucioni më i lartë, vendimmarrës, i kësaj Lidhjeje do të bëhet Kuvendi i anëtarëve të Besëlidhjes, kurse Skëndërbeu "i parë ndër të barabartët"!

Historianëve e të tjerëve, shqiptarë a të huaj, që kur e kur kishin thënë fjalë shpërfillëse për Skëndërbeun shtetkrijues mund t'u jipet përgjigja: Arbëria që krijoi ai ishte shtet, shtet në kuptimin e plotë të fjalës shtet. Ky shtet kishte tokën e vet, kishte popullsinë e shtetit, kishte administratën shtetërore, kishte forcën mbrojtëse shtetërore, kishte diplomacinë shtetërore, kishte simbolet shtetërore, kishte kryeqytetin dhe kishte sundimtarin atëherë të quajtur Zot i Arbërisë, që ishte Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Politika e tij e jashtme

Të dhënat jetëshkrimore për të na tregojnë se përpos strateg ushtarak, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu ishte edhe shtetar me prirje politike largpamëse.

I vetëdijshëm se luftërat e shqiptarëve kundër pushtuesve osmanë ishin pjesë e luftërave ç'është e vërteta ende të pakta të disa vendeve evropiane kundër këtyre pushtuesve, ai kujdesej të mbante lidhje me ato vende. Dhe, me Vatikanin. Në sajë të këtyre lidhjeve ai shpresonte të siguronte përkrahje politike e ndihma ushtarake dhe materiale.

Mund të besohet se përmes politikës së jashtme, Skëndërbeut i vinin ndikime politike, shtetore e të tjera prej vendeve evropiane, por mund të besohej se me atë politikë të tij ai edhe ndikonte në to.

Qëndrimet ndaj fesë

Historianët dhe publicistët tanë sivjet kanë folur në mediet elektronike dhe kanë shkruar në gazeta , në revista e në libra për përkatësitë fetare të Skënderbeut shumë më tepër se ndonjë vit tjetër.

Disa prej tyre thonë se ai i kishte provuar tri fe: katolike, ortodokse dhe myslimane.

Disa të tjerë thonë se feja ortodokse ishte feja e besimit të tij.

Historianë e publicistë të tjerë thonë, ndërkaq, se feja e tij, në vitet e fundit të jetës, ishte feja katolike.

Cila është e vërteta për qëndrimin e Skënderbeut ndaj fesë?

Unë nuk mund të them me bindje të krijuar prej të dhënave të bëra botore deri sot se cilës fe ai i takonte shpirtërisht dhe zyrtarisht: asaj katolike apo asaj orotdokse.

Por, unë me bindje të krijuar prej disa veprave që kam lexuar për jetën, për politikën dhe për shtetin që kishte krijuar ai e, sidomos, me bindje të krijuar prej veprimeve të tij si kryekomandues i luftës 25 vjeçare kundërosmane edhe si prijës politik e shtetëror i shqiptarëve të Arbërisë mund të them se Gjergj Kastrioti –Skënderbeu ishte politikan, prijës, kryekomandant dhe shtetar, fetarisht tolerant, kur e kur ndoshta indiferent ndaj fesë.

Si ndodhi që Skënderbeu të bëhet ashtu tolerant, kur e kur ndoshta indiferent, ndaj fesë në një kohë kur Evropa s'dukej fetarisht shumë tolerante?
Një faktor i pamohueshëm që ndikon në qëndrimin e tij tolerant ndaj fesë është animizmi që, edhe në kohën e tij, gëzonte përkushtim të veçantë prej njerëzve, që në pjesën më të madhe ishin fshatarë.Animizmi ishte besim i shumëkohshëm i shqiptarëve.

Siç shkruajnë disa historianë evropianë, Perandoria Osmane, sidomos në shekujt e saj të parë dhe në kohën kur kishte jetuar Skënderbeu, ishte një perandori tolerante ndaj feve. Mund të besohet se kjo tolerancë do të jetë një mësim të cilin Skënderbeu nuk do ta harrojë kur të kthehet në Atdhe.

Skënderbeu në Perandorinë Osmane do ta provojë atë që për konvertimet në këtë Perandori do të thotë historiani anglez Mark Mazover: "Kalimi në fenë e re shpesh ishte vetëm shtim i besimeve të reja mbi të vjetrat e jo akt i mohimit të të vjetrave dhe kalim i tërësishëm në të rejat".

Në jetën e në mendësinë e Skënderbeut, mund të hamendjesohet se do të ndikojë edhe një ngjarje e madhe: pushtimi i Konstantinopojës prej sulltan Mehmetit II. Historiani anglez që posacituam, Mark Mazover, do të shkruajë:"Rënien e Konstantinopojës më 1453 të krishtërët e shpjegonin si dëshmi të shpërfytyrimit të krishtërimit, si mosukses përfundimtar të Bizantit si sistem imperial dhe si dënim prej Perëndisë për mëkatat njerëzore".

E ky mësim që ua kishte sjellë evropianëve rënia e Konstantinopojës, s'kishte sesi të mos ndikonte edhe në Skënderbeu dhe ta pajiste jo me bindjen se krishtërimi vërtet na ishte shpërfytyruar, por me bindjen se do të jetë më mirë për shqiptarët, për shtetin e tij dhe për të që të jetë jo katolik a ortodoks tepër i përkushtuar, por Gjergj Kastriot –Skënderbe tolerant deri në indiferencë ndaj feve.

Ta ruajmë si mit a ta çmitizojmë Skëndërbeun?

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu është figurë historike, të cilën gojëdhëna, historiografia, letërsia e artet e tjera e kanë bërë figurë mitike.

Për këtë arsye disa historianë, publicistë dhe krijues të tjerë janë shprehur sivjet: Skënderbeun duhet ta trajtojmë realisht e ta çmitizojmë.

E them menjëherë: jam kundër këtij qëndrimi ndaj figurës historike të Skënderbeut.

Dhe, jam kundër, përpos të tjerash, edhe sepse Skëndërbeun s'e kanë bërë mit trajtimet ndjenjore, zmadhuese, që nuk kanë munguar, po në radhë të parë trajtimet objektive, realiste, me të vërteta për karakterin e tij, për natyrën e tij, për politikën e tij, për luftërat e udhëhequra prej tij dhe për Rolin e tij madhor në historinë e popullit shqiptar.

Nuk thuhet kot se nuk ka popull dhe nuk ka shoqëri pa mite.

Dhe, nuk thuhet kot se qenia e popujve, e identiteteve dhe e qytetërimeve të tyre gjithmonë e gjithkund është ndërtuar mbi mite.

Jo vetëm se ruhen mitet e mëparshme, por krijohen edhe mite të reja.

Identitetet kolektive kanë traditë të pasur e të gjatë, shpesh të ndërtuar në mite.

Historia na mëson se në qoftë se përmbysen mitet e derisotme, shoqëria do të krijojë mite të tjera. E ato mitet e tjera mund të jenë të gjithfarshme. Po të përmbysej miti i madhërishëm i Skëndërbeut në historinë mbi pesëshekullore shqiptare traditat tona historike e kulturore do të varfëroheshin pamasë!


Skënderbeu dhe Rilindja Kombëtare

Prej shtjellimit të sipërthënë mund të shihet, besoj, se miti i Skenderbeut kishte filluar të ndërtohej për të gjallë të tij.

Por, rolin më të madh në ndërtimin e këtij miti, pothuajse përcaktues për shpjegimet e pastajme, e ka luajtur Rilindja Kombëtare Shqipëtare.

Pse pikërisht Rilindja Kombëtare?

Epoka e Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe Epoka e Rilindjes Kombëtare janë dy epoka të mëdha, më të mëdhatë, në historinë shqiptare.

Epoka e Skënderbeut është epokë e madhe e veprimit për liri: të mbrojtjes së lirisë dhe të sendërtimit të saj politik e shtetëror.

Epoka e Rilindjes Kombëtare është epokë e madhe e mendimit për krijimin e kulturës kombëtare dhe politikës si segment i saj.

Siç dihet, epokat e mëdha historike, gjatë ndërtimit dhe sendërtimit të tyre, e thërrasin njëra tjetrën – epokat e pastajme, natyrisht, i thërrasin epokat e përparme.
Epoka e RIlindjes sonë Kombëtare e thërret, e kërkon, e bën nxitje, frymëzim të vetes Epokën e Skënderbeut.
E kuptueshme: sistemet e tyre qëllimore e vlerore në shumë pika janë të përputhshme.

Epoka e Skënderbeut është epokë me shumë veprime dhe me shumë etikë.

Epoka e Rilindjes Kombëtare është epokë me shumë ide dhe po ashtu me shumë etikë.

Në të janë përmbledhur shumë risi mendore e vlerësuese. Njëra prej tyre është, fjala vjen, vetëdija se krim nuk është vetëm vrasja e njeriut, por krim është edhe vrasja e lirisë, e të drejtës dhe e të vërtetës: kur vriten liria e drejta dhe e vërteta vritet lehtë jo vetëm trupërisht por edhe shpirtërisht njeriu; kur vriten liria, e drejta dhe e vërteta vritet lehtë sistemi i vlerave me vlerat e tij.

Epoka e Rilindjes Kombëtare këtë vetëdije e gjen të krijuar e të zbatuar në Epokën e Skënderbeut, siç e kishte gjetur edhe në Epokën e kulturës antike greke dhe në Epokën e Iluminizmit evropian, para së gjithash francez.

Në Epokën e Rilindjes Kombëtare njëkohësisht shquan vetëdija e krijuesve të saj se vepruesve politikë, shtetërorë, shoqërorë dhe krijuesve të ideve e të veprave të rëndësishme diturore, letrare, artistike në përgjithësi mund t'u bëhen përmendore në qoftë se personifikojnë ngjarje, bëma, procese, ide, vepra krijuese që duhet të kujtohen përgjithmonë e të ruhen në Mendimoren Kombëtare. Dhe, ato përmendore bëhen për të ndriçuar në të sotmen e në të ardhmen me mësime atdhetare, mendore e etike e për të frymëzuar brezat e ardhshëm.

Përfundimi

Gjergj Kastrioti – Skëndërbeu është figura më e madhe në historinë e popullit shqiptar për një varg arsyesh historike mbi të cilat është ndërtuar dhe qëndron pacenueshëm miti i tij. Dhe, këto arsyje janë:
1. Emri i tij qëndron gjerësisht e thellësisht në themelet e vetëdijes sonë kombëtare,
2. Ai e ndërtoi idealin e luftës për liri dhe pavarësi të popullit të cilit i takonte – të popullit shqiptar.
3. Ai e organizoi dhe e kryekomandoi luftën njëzetepesë vjeçare kundër Perandorisë Osmane, që po përshtrihej në gjithë Ballkanin dhe po rrezikonte Atdheun e tij,
4. Ai prej bashkësive krahinore dhe principatave krijoi shtetin e tyre të bashkuar shqiptar, të quajtur Arbëria,
5. Ai, i pari, i bashkoi në një shtet shqiptarët e përkatësive të ndryshme fetare,
6. Ai e shprehu me jetën e tij dhe e predikoi me politikën e tij tolerancën fetare që, kur e kur, sendërtohej si menjanëri (indiferencë) fetare, dhe e bëri historike idenë e njësisë së shqiptarëve,
7. Ai ndërtoi politikën e jashtme të shtetit që krijoi, që mbështetej në bashkëpunimin me mbretëritë dhe principatat evropiane dhe në përkrahjen e tyre,
8. Ai me Arbërinë e tij arriti të merrej me çështje botërore dhe të bëhet faktor me rëndësi të madhe evropiane në kohën në të cilën jetoi,
9. Ai idesë së shtetit dhe rëndësisë së tij për ata që e përbëjnë ia flijoi jetën e vet e fatin e pasardhësve të vet në kohën kur sundimtarë të tjerë ballkanikë kishin pranuar të bëhen vasalë të Sulltanit dhe ashtu Etikën politike e bëri thelb kuptimor të Shtetit.

Për këto arsye krijuesit e mëdhenjë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare do t'i shquajnë, duke i lartëvlerësuar, vlerat e tij mendore, morale, politike, shtetërore dhe përbashkuese në historinë shqiptare në përgjithësi. Mendësinë e tij, Veprën e tij heroike, Rolin e tij përbashkues në përpjekjet e tyre për krijimin e Shqipërisë dhe për krijimin e shqiptarit ata, rilindësit, do t'i bëjnë Shembullin madhështor, Mitik, për ndërtimin shpirtëror dhe atdhetar të shqiptarëve.

Ta privojmë historinë tonë prej këtij miti? Jo.

Ta privojmë Kombin shqiptar prej këtij miti? Jo.

Jo, jo, sepse ashtu do të pajtoheshim me përpjekjen për ndryshimin e vetëdijes dhe të kujtesës kolektive të popullit shqiptar.

Jo, jo, sepse ashtu do të varfëronim identitetin tonë kolektiv, sepse ashtu do të dobësonin fuqinë e përbashkësisë në historinë tonë, sepse ashtu do të privoheshim prej një Madhërie historike që e kishte filluar Epokën e Madhe të Humanizmit dhe Renesansës në Historinë tonë.

Miti i Gjergj Kastriotit – Skënderbeut është Mit fuqidhënës edhe në jetën, edhe në politikën, edhe në kulturën e qytetërimin, edhe në etikën e popullit shqiptar sot.

Sot dhe gjithmonë.

 

Itali/ Hyn për të grabitur, ‘skifteri’ shqiptar rrëzohet nga kati i tretë i banesës

Posted: 11 Nov 2018 02:00 AM PST

Një shqiptar, i cili kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi ka rënë nga kati i tretë i ndërtesës.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar me iniciale R.M., 23 vjeç, i ra nga ballkoni pasi u përpoq të dilte me shpejtësi ndërsa në shtëpi ishin kthyer pronarët. Mësohet se i riu ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të dëmtimeve që ka marrë nga rënia.

Dy hajdutët u ngjitën përgjatë tubit të pallatit, deri në katin e tretë. Pasi hynë në shtëpi ata filluan të merrnin paratë dhe të gjithë gjërat e çmuara për të vjedhur. Por pronarët e shtëpisë u rikthyen para kohe dhe dy hajdutët nxituan të largoheshin pa u kapur prej tyre.

Pikërisht në këtë moment 23-vjeçari u rrëzua duke marrë lëndime të rënda, ndërkohë që bashkëpunëtori i tij u largua nga vendngjarja duke mos i dhënë as ndihmën e fundit të riut.

o.j/dita

Amfiteatri i Tiranës histori suksesi, 130 mijë spektatorë në një sezon

Posted: 11 Nov 2018 01:50 AM PST

Nga një karakatinë e degraduar dhe e lënë në harresë për shumë kohë, amfiteatri i Parkut të Madh të Liqenit rezultoi një prej investimeve më të goditura të Bashkisë së Tiranës, i cili u kthye këtë vit në një nga pikat më tërheqëse dhe më të gjalla të Tiranës.

Tashmë që ditët e ngrohta dalngadalë po ia lënë vendin dimrit, amfiteatri që shërben si një teatër i hapur i Tiranës, numëron më shumë 130 mijë spektatorë në shkallët e tij në vetëm një sezon.

Kjo falë edhe një kalendari të ngjeshur aktivitetesh që u zhvilluan në skenën e tij.

Këngëtarë dhe grupe të njohura shqiptare dhe të huaja, ku bien në sy grupi "Elita 5", "Tre musketjerët", Shpat Deda, Dren Abazi apo edhe "Miss Globe 2018", e shumë e shumë koncerte e shfaqje të tjera i dhanë jetë amfiteatrit dhe u bënë një alternativë shumë e mirë argëtimi për shumë qytetarë të Tiranës.

o.j/dita

Kompromentimi, fonetika tjetër!

Posted: 11 Nov 2018 01:37 AM PST

Moikom Zeqo

Ka një fonetikë formale. Për të gjithë. Nuk ka të shkruar pa fonetikë! Po a mund të ketë një fonetikë të dytë? Alternative? Pra, edhe shqipja ka më shumë se një fonetikë? Migjeni ndoshta e do një futurizëm të gjuhës shqipe, përtej çdo psikologjizimi marramendës të saj. Ja një hulli e re studimore! E paparashikueshme dhe tunduese! Shkrimtarët e tjerë e pranojnë fonetikën normale, rutinore. Për Migjenin shkrimi është dilema e shkrimit. Ndaj Migjeni analizon më 1934 paradoksin:

"Të shkruaj! – por çka… Të kam premtue, në rast se nuk vij, ta shkruej një letër, – por me çfarë përmbajtjeje? Nuk kemi pasë fjalën. Shkurt: ta kam premtue letrën e unë nuk do dij mbi çka të shkruej, andej rrjedh silogjizmi hipotetik: po deshta të shkruej me e majtë fjalën, e jo si "dikushi" – më duhet të shkruej marina, ose: po deshta mos të shkruej marina – që mos të komprometohem, hëm-hëm – më duhet të praj, të përfundoj letrën. Por jo! Jam për silogjizmin e parë: të shkruej, të shkruej marrina – të kompromentohem. Çka asht kjo fjalë, ky verb me u komprometue? Shpeshherë ia thojmë shoqi-shoqit – kinse me sinqeritet – "mos të komprometohesh!" Njeriu ia thotë vedit, po sa del prej derës së shpisë, tu' e vra fytyrën: "seriozisht, mos të komprometohem!!! Gruaja, në rrugë, nuk shikon as djathtas as majtas, – as kenin – mos të komprometohet; po ia tërhoqi sytë simpatikisht subjektit reciprok, e lan vedin me fjalë: "pse janë sytë?, mandej nuk se shikova shumë që të komprometohem" – dhe kështu komprometohet dyherësh: kur shikojti dhe kur desh të lajë vedin. Edhe në mue, në ndërgjegjen, d.m.th. në hijen e mendimit – endet ky verb: me (u) komprometue, endet edhe shumë. E unë s'e dij pse më sulmon kaq shpesh? Ndoshta e drue, ose jam flia e tij? Por argumentet, me cilët arsyetoj para vetes teme, nuk më lanë me mendue se e drue kët verb, ose jam flia e tij. Për veten teme, ky duhet mëshi fare prej gjuhës, ose do të ruehet ndën ndoj kuptim tjetër, si e ka për shembull fjala një rraje me kët verb "comprom" – d.m.th. një të dalun (si prej ngatrresave, sidomos politikën morale). E verbin, me kuptim, si e merr bota shqiptare duhet me e dëbue. Me u komprometue me fonetikë tjetër, d.m.th. me shpallë sinqeritetin ; kur thotë ndokush : Mos të komprometohesh – ai thotë : mos trego sinqeritet, me fjalë tjera : rrej ! Epo atherë a asht e arsyeshme ta majmë kët verb ? – Jo ! Njeri mondan comme il faut, si e lyp koha duhet ta dëbojmë! Mos ec si ta do natyra, por ec si duhet, mos të komprometohesh ; mos fol si ta do natyra, por fol si duhet, mos të komprometohesh ; mos u sjell si ta do temperamenti ; por sjellu si duhet, mos të komprometohesh ; mos u shpreh kurrë me sinqeritet, por me rezervë, mos të komprometohesh – dhe kështu gjith jeta e njeriut, ndër imitacione ; e pra, shumë vet thonë se njeriu nuk rrjedh prej majmunit – që t'imitojn kaq shumë. »

Tekst i ndërlikuar. Monumental. E njëjta gjuhë është dy gjuhë. Me sinqeritet dhe shtrirje të rremë. Një gjuhë e vërtetë dhe një gjuhë falso! Dallim epokal. Kufiri fatal i Rubikonit. Mendërisht shkrimtari i vërtetë dh joshkrimtari! Njeriu dhe kopja e neveritëshme! Njeriu mondan i arratisur. Luciferr! Flijimi në një altar fjalësh të padenja! Hija e mendimit e mjegulluar! Kompromentimi kohësor dhe vizionarizmi mendor! Klientelizmi shekullor, mjeran, utilitar i njeriut që shkruan! Rebelizmi ndaj kohës armiqësore! Betejat sakrifikuese! Vetmia dritëruese dhe madhështore e Migjenit! Etimologjitë si shpjegime kundërshtuese! Masakrimi jetik i fjalorëve, që zhdukin fjalët e pavërteta.

Fonetika e mendimit e ndryshme, sfiduese nga fonetika e formalizimit gjuhësor. Konvencionalizëm tragjik. Epifani luftarake. Strategji globale e mbijetesës së nëmur. Ah, Migjeni! Hero fonetikisht i panënshtrueshëm. Ah, Migjeni! Eukaristia dekartiane e dyshimit hulumtues! Ah, Migjeni? Kompromentimi i lexuesit si skllavëri dinake! Për të vdekur përgjithmonë si kryengritës të lirisë. Liria potenciale si mungesë e lirisë! Ego sum Veritas! Po kush është e Vërteta?

COUCHEMARS

Tek poezia shpërthyese "Një natë pa gjumë" Migjeni në dorëshkrim e ka vargun "Hiqmuni qafe, mendime couchemars" Nga frëngjishtja "le couchemar" (ëndërr e frikëshme). Traktati "Mind of Man" i psikologut Gustav Spiller thotë se ëndërra të tilla korrespondojnë me bazën më të ulët të veprimtarisë mendore. Shika dhe Groussac tek "Entre deux reves" si dhe "Le voyage intellectuel". Referencat janë hutuese. Fjala përkatëse greke «efialte», në latinisht «incubus», spanjisht «pesadilla», gjermanisht «alp» nga « elf » – demoni i kushemarit (ëndrrës). Në anglisht «nightmare». Shekspeare : « I meat the nightmare » është « chaval noir la nuit ». Ah, ëndrrat e lemeritshme të Migjenit! Ankthet e Historisë! James Joyce-i ka shkruar "Historia është le couchemar-i prej të cilës po provoj të zgjohem!" Tek "Finnegans Wake". Mohim aktiv, e tashmë pjesore e çdo futurologjie dhe utopie! Ah, James Joyce i migjenizuar! Ah, Migjeni që s'di gjë për James Joyce-in! Ah, historia si kimia më e dëmshme dhe e rrezikshme e intelektit sipas Poul Reverdy-së! Universi cauchemar! Zgjohu Migjen nga historia! Zgjohu njerëzim!

Ekonomia e dezinformimit: Të fitosh 600 euro në ditë me “fake news”

Posted: 11 Nov 2018 01:25 AM PST

Carl Miller

Dy javë më parë po qëndroja në një bar të errët në një qytet të vogël të Kosovës vetëm një orë larg kryeqytetit Prishtinë.

Përpara meje qëndronte një fytyrë e vrenjtur i cili refuzonte të fliste përpara kamerës.

Për herë të parë erdha në Kosovë një vit më parë kur po hulumtoja për mënyrën sesi pushteti po ndryshonte në epokën dixhitale.

Dëgjova për fushatat Ruse dhe luftën që kishte nisur me informacionin.

Por njerëzit me të cilët u shoqërova më mësuan lajmet e rreme dhe sensacionale për audiencat Perëndimore nuk shërbenin për fushatat të ngjashme me ato Ruse.

Përkundrazi bëhej për para dhe ata i shpërndajnë këto lajme sepse ne i klikojmë.

"Clickbait" ose "fake news" janë terma që zakonisht përdoren për të përshkruar materialet e rreme që qarkullojnë në ueb.

Një vit më parë, Burimi më tregoi se dezinformimi por lulëzonte. "Dog Groomer i cili goditi qenin në atë mënyrë saqë kockat ju thyen ngelet jashtë burgu" ishte titulli i një lajmi.

Ose "Djaloshi del nga koma pas 12 vitesh, u tregon prindërve sekretet e tyre të errëta."

Thuajse çdo gjë që përmbanin këto artikujt ishte e rremë. Disa ngjanin me lajme por qëllimi i vetëm është klikimi.

Të bësh para nga interneti do të thotë të ndjekësh audiencën dhe njeriu me të cilin bisedova zotëronte dhjetëra faqe me tematike si krishterimi evangjelist deri tek destinacionet për pushime.

Pavarësisht se çfarë tematike i përkisnin, faqet kishin 90,000: 240,000; 26,000 pëlqime.

Burimi mund të arrinte një audiencë ditore deri në një milion dhe këto klikime i ka shndërruar në të ardhura. Ai fitonte deri në 600 euro në ditë.

Kjo është shumë më tepër sesa një punë e ligjshme mund t’i sigurojë jo vetëm në Kosovë por në mbarë botën.

Kur takova Burimin për herë të parë, gjigantët e teknologjisë premtuan të mbyllnin përgjithnjë këtë industri. Lajmet e rreme Zuckerberg i quan sfidë personale.

Në 2018-ën Facebook rriti ekipin e sigurisë në 20,000 anëtarë dhe mbylli dhjetëra faqe e grupe që shpërndanin "clickbait".

Muajin e kaluar u riktheva në Kosovë së bashku me ekipin e BBC. Doja të shikoja nëse diçka kishte ndryshuar që kur Facebook nisi fushatën anti-fake news.

Në të vërtetë reformat e Facebook kishin dhënë rezultat. Disa faqe ishin mbyllur dhe fitimi nga 600 euro në ditë kishte rënë në 100 euro.

Përhapja e lajmeve të rreme është bërë më pak fitimprurëse.

Të rinjtë

Edhe pse kjo punë është bërë më pak fitimprurëse, praktika është ende e përhapur.

"40% e të rinjve Kosovarë po e bëjnë këtë," tha një prej tyre. "Mijëra vetë," thoshte një tjetër.

100 euro në ditë mjaftojnë për dikë i cili do të kishte fituar 7 euro në ditë duke punuar si kamerier.

Është një tjetër anë e errët e kësaj industrie e të cilën ne nuk e shohim. Mësova se ekzistonte një rrjet grupesh të mbyllura me mijëra anëtarë. Për tu bërë pjesë e një grupi të tillë duhet fillimisht të të ftojnë.

Brenda tyre personat që merreshin me këtë punë shisnin faqe me qindra mijëra pëlqime për mijëra dollarë.

Të tjerë shisnin pëlqime të rreme, llogari të rreme, ofronin këshilla sesi të anashkalonin masat e Facebook.

Madje gjetëm një "pako lajmesh të rreme" për fillestarët së bashku me një koleksion faqesh për të fituar audiencë dhe monetizuar uebsajtet. E gjitha ishte shndërruar në një ekonomi dezinformimi.

Në të vërtetë jo vetëm Facebook inovonte, por edhe ata që shisnin lajmet e rreme. Disa ishin të specializuar në rritjen e faqeve dhe shitjen e tyre. Të tjerët shisnin përmbajtje ndërsa të tjerë ishin ekspertë për të kapërcyer bllokimin e Facebook.

Edhe tek grupet e vogla kjo ishte shndërruar në rutinë.

Në mbarë botën ka me mijëra persona si këta që fola më lart. Zakonisht janë të rinj të gatshëm për të shpërndarë çdo gjë për klikime.

Në kërkim të klikimeve atyre nuk u intereson fare çfarë shpërndajnë, mund të jetë e tmerrshme, shokuese, ekzagjeruar, mund të nxisë urrejtje pak rëndësi ka/ BBC – PCWorld Albanian.

I vizitoi pak javë më parë, Rama tregon ç’ka ndodhur me familjen Ahmeti në Vlorë

Posted: 11 Nov 2018 01:10 AM PST

Pak javë më parë kryeministri i vendit, Edi Rama vizitoi familjen e Niko Ahmetit nga fshati Vajzë i Vlorës.

Kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta  Manastirliu panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Niko Ahmetit dhe premtuan rindërtimin e shtëpisë dhe ndihma për familjarët.

Gjatë bisedës, kryefamiljari i rrëfeu kryeministrit se jetonte pa ujë, pa drita, flinin në tokë dhe jetonin me vetëm një ndihmë ekonomike.

Në postimin e sotëm të kryeministrit, familjes nga Vlora i është rindërtuar shtëpia, i është rikthyer energjia elektrike, ndërsa djemtë më të rritur të kryefamiljarit janë futur në kurse profesionale.

o.j/dita

Kush është Eleni Theocharous, nga zgjedhja në PE te kërkesa për arrest ndërkombëtar

Posted: 11 Nov 2018 01:02 AM PST

Autoritetet shqiptare shpallën person të padëshiruar në Shqipëri eurodeputeten Eleni Theocharous, e cila mori pjesë në funeralin e Kostandino Kaçifas në fshatin Bularat të Dropullit në Gjirokastër. Ky vendim ndaj saj u dha pas shfaqjeve të përsëritura ekstremiste në territorin e Shqipërisë nga ana e eurodeputetes Eleni Theocharous.

"Prononcimet e saj që nxisin urrejtjen, cënimin e rendit kushtetues të vendit tonë, ngritjen e pretendimeve territoriale ndaj Republikës së Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të mund të bëhen më në tokën shqiptare", deklaroi të shtunën Ministria e Jashtme e Shqipërisë.

Por kush është eurodeputetja qipriote, që funeralin e minoritarit Kostandino Kaçifas në Bularat e shfrytëzoi për të bërë thirrje nacionaliste, së bashku me ekstremistët e tjerë të ardhur nga Greqia në Shqipëri?

Eurodeputetja Eleni Theocharous ka lindur në vitin 1953 në Qipro. Është me profesion kirurge. Është bërë pjesë e politikës si pjesë e 'Lëvizjes Solidare". Nga viti 2001 deri në vitin 2009 ka qenë anëtare e Dhomës së Përfaqesuesve të Qipros. Në vitin 2009 u zgjodh për herë të parë eurodeputete ndërsa në vitin 2014 për herë të dytë.

Në vitin 2015 doli si kandidatë e pavarur ndërsa në vitin 2016 ajo doli në mbështetje të tezës për ndryshimin e qëndrimeve ndaj Qipros duke bashkëpunuar me grupet nacionalistë greko-qipriote.

Në Parlamentin Europian është pjesë e grupit të konservatorëve dhe reformatorëve europiane. Aktualisht është pjesë e Komitetit të Peticioneve në Parlamentin Europian, ndërsa më parë ka qenë anëtare e komitetit të zhvillimit apo Komitetit për Punët e Jashtme.

Në karrierën e saj, shënohen edhe disa përplasje që kanë çuar në arrestime apo kërkesa për arrestime.

Incidenti me Azerbajxhanin

Në Shkurt të vitit 2017, ndaj Theocharous u lëshua një urdhër – arresti ndërkombëtar nga Ministria e Jashtme e Azerbajxhanit. Mandati i arrestit për eurodeputeten qipriote u paraqit nga Baku përmes Interpolit. Por, Interpoli refuzoi këtë kërkesë, duke bërë që eurodeputetja t'u shpëtonte prangave.

Arsyeja pse kërkohej arrestimi i Theocharous, Azerbajxhani tha në atë kohë se vizitoi zonën e Nagorno-Karabakh ilegalisht më 20 Shkurt 2017. Pas urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj saj, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous përsëriti të njëjtat fjalë sikurse në rastin e Shqipërisë: "Nuk është hera e parë që kjo ndodh, është në nderin tim që një regjim diktatorial po më sulmon".

Ekzaktësisht të njëjtat fjalë tha edhe ditën e shtunë pasi mësoi se në Shqipëri, ajo nuk mund të hyjë sepse është "person non grata".

"Është një titull nderi të vihem nën targetin e një regjimi të korruptuar e diktatorial si ai i Edi Ramës në Shqipëri", u tha mediave greke, duke shtuar se vendimi i autoriteteve shqiptare nuk mund të zbehë rezistencën e saj apo pasionin për të drejtat e njeriut dhe ruajtjen e Vorio Epirit.

Por çfarë nxiti konfliktin e saj me Azerbajxhanin dhe çfarë përfaqëson Nagorno-Karabakh që u bë "mollë sherri"?

Nagorno-Karabakh, e njohur edhe si Artsakh, është një rajon në jug të Kaukazit. Në fakt është një territor i diskutueshëm, por që ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbajxhanit. Pjesa më e madhe e këtij rajoni qeveriset nga Republika e Artsakh, që më parë quhej Republika e Nagorno-Karabakh. De Facto është një shtet i pavarur me shumicë armene. Azerbajxhani nuk ka pasur autoritetet politik në këtë rajon që nga ardhja e lëvizjes Karabakh në vitin 1988. Pas përfundimit të luftës në vitin 1994, përfaqësuesit e qeverive të Armenisë dhe Azerbajxhanit kanë zhvilluar bisedime paqësore të ndërmjetësuara edhe nga OSBE, për statusin e kontestuar të këtij rajoni.

Personat që hyjnë në zonën Nagorno-Karabakh, konsiderohen nga Azerbajxhani si hyrje ilegale, edhe pse ky rajon i lokalizuar në kufijtë azerë nuk qeveriset nga Baku zyrtar që prej vitit 1988. Qytetarët e vendeve të tjera që kanë vizituar këtë rajon të kontestuar mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, janë futur në "listën e zezë" të azerëve. Në këtë listë gjenden 450 politikanë, gazetarë, akademikë e artistë.

Politikanë nga Azerbajxhani kanë kërkuar edhe që të diskutohet prania e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian. Anëtari i Këshillit Politik të Partisë së Re të Azarbajxhanit, Vugar Rahimzade, njëkohësisht edhe gazetar, tha se prezenca e Eleni Theocharous në Parlamentin Europian është e turpshme. Sipas tij, eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous inkurajon separatizmin dhe spastrimin etnik në atë rajon. "Ky është një shembull i padrejtësisë dhe standardeve të dyfishta të Parlamentit Europian në raport me disa vende", u shpreh në atë kohë Vugar Rahimzade.

Lidhje me Rusinë

Gjatë zgjedhjeve presidenciale në Qipro, Eleni Theocharous mbështeti Nikolas Papadopoulos, i cili i bëri thirrje Bashkimit Europian që të heqë sanksionet kundër Rusisë, që ishin vendosur kur Moska nisi agresionin ushtarak ndaj Ukrainës.

Eleni Theocharous ishte e vetmja eurodeputete dhe vëzhguese e institucioneve europiane që merrte pjesë në të ashtuquajturat "zgjedhje presidenciale ruse" në Krime më 18 Mars 2018. Një projekt joqeveritar ukrainas për sigurinë e informacionit, nxirrte në pah se Eleni Theocharous kishte pasur më herët kontakte me Rusinë. Në vitin 2000, ajo kishte vizituar territorin e Republikës së Komit, nën varësinë e Federatës Ruse.

Arrestimi në Turqi

Në Mars të vitit 2011, Eleni Theocharous u arrestua në Turqi nga ushtria turke, gjatë kohës që po zhvillonte vizitë në disa ndërtesa fetare në Qipro, në pjesën turke të ishullit.

Dhjetor 2016 – deklarata në Shqipëri

Në Dhjetor të vitit 2016, Eleni Theocharous ndodhej në Tiranë ku mbajti fjalën e saj në një aktivitet të organizuar nga PBDNJ. Edhe në atë kohë, eurodeputetja qipriote foli për Epirin e Veriut në tokë shqiptare, por deklarata e saj kaloi në heshtje. "Gjendem mes greqizmit të Vorio-Epirit, i cili prek këto toka të shenjta të një vendi grek të lashtë që ka ngelur jashtë kufijve të shtetit grek", tha ajo.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more