Skip to main content

““Takimi me Policinë e Shtetit”, Rama: Të goditen të fortët” plus 9 more - Gazeta Dita

““Takimi me Policinë e Shtetit”, Rama: Të goditen të fortët” plus 9 more - Gazeta Dita


“Takimi me Policinë e Shtetit”, Rama: Të goditen të fortët

Posted: 15 Oct 2018 02:25 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat nga godina e Ministrisë së Brendshme së bashku me drejtuesit e Policisë së Shtetit, për të dhënë një mesazh të qartë. Goditjen ndaj krimit dhe të mos ndikohen nga akuzat e opozitës, të cilat i konsideron shpifje.

"Kam kërkuar sot që të flas me ju dhe përmes jush me të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit. Mbi publikun dhe për fat të keq edhe mbi Policinë e Shtetit është ndërmarrë një ofensivë shpifjesh. Bota demokratike i njeh me emrin lajme të rreme që përhapen falë kanaleve dixhitale. Për botën është diçka e re.

Për ne e re është vetëm përmasa sepse lajmi i rremë, shqip shpifja, ka qenë mes nesh në faqet e para të gazetave dhe në edicionet informative të mediave tradicionale. Kam ardhur këtu sepse dalldia e shpifjeve nuk duhet të ndikojë në asnjë mënyrë në punën tuaj.

Jam këtu se shpifjet meritojnë një kundërpërgjigje, dhe si kundërpërgjigje, shumëfishimin imediat të goditjeve ndaj krimit dhe ndaj çdo shkelësi të ligjit. Që nga të fortët e llojit të atyre që sollën përgjakje në ish-Bllok në Tiranë.

Lufta e egër politike dhe mediatike për të krijuar perceptimin e kundërt, as do ndalet, vetëm do përshkallëzohet. Quhet luftë e dëshpëruar për pushtet", tha Kryeministri.

o.j/dita

Tregimtari Avdulla Kënaçi, mes Shqipërisë dhe Kanadasë

Posted: 15 Oct 2018 02:18 AM PDT

Nga Sejdo HARKA

(Shënime përlibrin me tregime"Enigma e një nate")

Avdulla Kënaçi, ky emër i spikatur i medies së shkruar dhe i ekranit shqiptar, tashmë shfaqet  para lexuesëve edhe si tregimtar i papërsëritshëm  me ngjarje e karaktere që  rendin të lirë, herë përmes botës reale ,e herë përmes fantazisë së tij krijuese. Kjo ndodh sepse Avdullai ka një jetë të tërë që rend e rend pa u lodhur , jo vetëm  brenda trojeve tona, por edhe përtej deteve dhe oqeaneve. Produkt  i këtyre udhëtimeve të shpeshta eksploruese kanë qënë jo vetëm reportazhet e telereportazhet, udhëpërshkrimet e skenarët, por dhe tregimet e bukura që të rrëmbejnë  me gjuhën e bukur, karakteret dhe dinamikën e tyre të gjallë. Me Avdullain njihemi që nga fillimi i viteve tetëdhjetë, kur ai filloi të na tërhiqte vëmendjen me reportazhet e tij të bukura. Me përshkrimet e tij të gjalla, ai bënte të flisnin edhe shpatet e maleve të ashpra,edhe  arat e mbjella me grurë,edhe kodrat e pyjet plot gjelbërim, edhe rrugët gjarpëroshe plot baltë e gurë,edhe  njerëzit e heshtur ,të lodhur nga stërmundimi e  hallet.

Kush e njohu nga afër Avdullain dhe nuk u befasua nga kultura e gjerë dhe talenti i rrallë,  nuk u emocionua nga fjala e ngrohtë dhe zemra e bardhë . Në ballin e tij të gjerë lexon dijet dhe mençurinë, në sytë e tij sinqeritetin dhe dashurinë, ndërsa në vështrimin e kthjellët, prek si me dorë guximin dhe atdhetarinë. Mbas një  veprimtarie të gjatë dhe  suksesshme ,gati 40-vjeçare, në medjen e shkruar dhe  në atë vizive,këto ditë Avdullai  shfaqet   edhe si tregimtar ,me librin"Enigma e një nate",me të cilin ka befasuar jo vetëm miqtë dhe shokët e tij ,por dhe   lexuesit e shumtë. Shfleton këtë  libër, dhe përpara, si në  ekran të, të shfaqet një botë e tërë me bukuritë dhe trazimet e  kohës.Ndërsa mes tyre qëndron vetë narratori me mendjen ,kulturën dhe  shpirtin e tij të bukur krijues.

Ky vëllim me tregime, është e vërtetë që është libri i parë i Avdullait, por puna për përgatitjen e tij është shumëvjeçare. Për të gjetur majanë dhe për gatimin e brumit të këtij libri të bukur, ka vite të tëra që ai eksploron dhe akumulon. Është kjo një nga arsyet që ,siç thekson dhe poeti e kineasti Petrit Ruka, tregimet e Avdullait lexohen me një frymë,ashtu siç haet një bukë e nxehtë fshati. Tematika e tregimeve të këtij libri është sa e gjerë aq dhe e larmishme. Ajo i tejkolon kufijtë kohorë dhe hapësinorë. Problematika që e shqetëson autorin janë: familja dhe shoqëria, emigracioni dhe liria, promovimi i vlerave, barazia shoqërore dhe  veçanrisht dashuria njerëzore.

Ngjarjet e tregimeve zhvillohen sa brenda trojeve tona ,aq edhe jashtë tyre ,deri në vendet më të largëta të botës. Në këtë libër lexuesi gjen edhe tregime të jetuara edhe tregime që janë produkt i trillit krijues të autorit. Por tek të dy llojet e tregimeve ,lexuesi prek si me dorë të vërtetën. "Jini të vërtetë, që t'u besojnë", i porosite R.Bërnsi kolegët e tij. Personazhët dhe karakteret e tregimeve të Avdullait, edhe kur janë realë ,edhe kur janë produkt i trillit krijues, janë njerëz të gjallë me individualitet të papërsëritshëm ,që me kulturën, karakterin ,psikologjinë dhe sjelljet e tyre, reflektojnë vlera e antivlera, ku lexuesi gjen veten. Një nga problemet e kohës që e ka shqetësuar autorin e këtij libri është eksplorimi  i njeriut të mirë, i atij që sot konsiderohet "specie në zhdukje", por që në të vërtetë  ekziston.

Ai ,jo vetëm që duhet zbuluar, por dhe duhet promovuar si qenie e rrallë, por e bukur, që do ta bëjë  Shqipërinë,ashtu siç e kemi ëndërruar në shekuj. Një nga tregimet më të bukura të këtij libri, që trajton një problematikë  të tillë, është ai me titullin kuptimplotë "Misteri  i një nate në Frankfurt". Në qendër të brendisë së tij qëndron pedagogia e historisë Brikena,e cila kishte humbur një eveniment të rëndësishëm, për një fjalë të dhënë. Prandaj narratori vazhdon:"Sa e mirë dhe njerëzore që ishte për të gjithë. Nuk kërkonte asnjë shpërblim për mundin që bënte. Nuk di pse m'u duk aq e afërt dhe aq e ëmbël". Dhe e mbyll me sentencën e bukur ,sa filozofike aq dhe metaforike: "E ndjeja se ishim bërë njësh ,dhe gjaku i saj qarkullonte në trupin tim me të njëjtin ritëm"…(fq.32) Pas  fiigurës së kësaj gruaje sa të bukur, aq edhe të ditur, sa reale aq dhe alegorike ,fshihet Shqipëria jonë e bukur, me njerëz të ditur e punëtorë. Eshtë kjo arsyeja pse duhet ta dashurojmë përjetësisht këtë vend ,kudo që jemi, për vlerat e tij të papërsëritshme dhe jo ta mallkojmë e ta shesim për pesë para si kalin me huqe. Por që ta ndjesh dhe shprehësh kaq bukur këtë mall, duhet të jetosh larg si Avdullai, sepse siç thotë Faik Konica: "Kush ndodhet larg Atdheut, e ndjen më shumë mallin për të" "Një tregim tjetër i bukur i këtij libri, është ai me titullin: "Dita e parë përtej oqeanit".Ai  i ngjan një kënge të bukur që i kushtohet dashurisë dhe vazhdimësisë së saj ,edhe përtej kufijve të kësaj bote. Në qendër të tregimit qëndron çifti ideal Nirvana-Guriem ,që dashuroheshin marrëzisht.

Por erdhi një ditë ,që Nirvana,si pasojë e një sëmundjeje të pashërueshme, u fik në duart e bashkëshortit të saj të dashur. E megjithëatë Nirvana, për Guriemin ende s'kishte vdekur. Ajo ishte ngjitur atje lart ,për të kundruar të ardhmen e tij. S'kaloi shumë dhe në çastin kur s'e priste, Gurjemit i vjen ai zarf i shumëpritur, që i sillte lajmin e shumëpritur,të drejtën për të punuar dhe jetuar në Amerikë. Përtej oqeanit, ai njihet me studenten amerikane Xheki, e cila ngjante me të dashurën e tij të zemrës,si dy pika uji. Një dashuri e re do t'i siguronte vazhdimësinë e saj të pafundme, që e gjen shprehjen në  sentencën e bukur, rumiane: "Nga dashuria edhe dhimbjet mërgojnë, edhe  vdekja vjen e bukur si këngë…" Me mesazhe të tilla të bukura për dashurinë dhe jetën ,Avdulla Kënaçi sfidon jo vetëm grindjet e divorcet e kohës, por edhe krimet bashkëshortore, që fatkeqësisht vitet e fundit kanë marrë përmasa të frikshme.

Si një refren i bukur për dashurinë, tingëllon në shpirtin e lexuesit edhe tregimi "Severina Albanese ".Në qendër të narracionit qëndron  shqiptarja Severina, një nga vajzat më të bukura e më të talentuara të grupit ballkanik të valltareve, që ishin nisur për të marrë pjesë  në një festival botëror kërcimtaresh. Aty,ajo njihet me Markun, koreografin e talentuar dhe trajnuesin e grupit  të valltareve që vinin nga vende të ndryshme të botës.Marku, që vetëm në fund të tregimit shfaqet papritur si shqiptar, është jo vetëm shëmbulli i një njeriu të talentuar, por dhe të një atdhetari që dashuron gjithçka shqiptare. Edhe shpirtin e vajzave, edhe ritmin e bukurinë e valleve.

Ai në trupin e tij ka gdhendur tatuazhin më të bukur në botë, me mbishkrimin:"Zemra ime Shqipëri". Besoj se s'ka mesazh më të bukur, që Avdullai u përcjell shqiptarëve ,kudo që  punojnë e jetojnë. Me  tregimevet e tij, A. Kënaçi sjell para lexuesve edhe shumë dukuri e karaktere negative të shoqërisë së kohës,të cilët bëjnë që emigrantët shqiptarë nëpër botë të përjetojnë drama të mëdha shpirtërorë e familjare. Një nga tregimet më të bukura, me tematikë të tillë është ai me titullin "Tartufi modern ". Tharmin për të shkruar këtë tregim ,autori e mer nga "Tartufi" i Molierit, por duke e përpunuar në laboratorin  e tij krijues, ai na ka sjell një Tartuf të kohëve të sotme.

Në qendër të subjektit është Gleni, tipi i një hipokriti modern ,që  lufton me çdo mjet për ta kthyer Anxhelën lodër në duart e tij .Kur nuk ia del me lajka e dredhi, përdor edhe forcën, duke e kërcënuar me fjalë të tilla: "Nuk ke nga të lëviz! Herët a vonë do të biesh në dorën time". Ndërkohë ,nëpërmjet vidos së tij poshtëruese, kuptohet se Gleni kishte shtirë në dorë edhe nënën e saj.  Kur kryefamiljari i shtëpisë  Niko Vasili kupton të vërtetën,i drejtohet me Këto fjalë:"Shpejt do ta marësh vesh se kush janë shqiptarët ,o Glen fëlliqësira"!Për shqiptarin ,nderi i familjes është i shenjtë ,të cilin, as e shet e as e ble me para.

Temën e mbrojtjes së nderit dhe dinjitetit të familjes, autori e thellon më tej nëpërmjet tregimit të jetuar "Mallkimi ". Në qendër të brendisë së tij është shkatërrimi dramatik i një familjeje shqiptare, që për një pasaportë ,shkërmohet si një plis në ujë. Nëna e dy fëmijëve,Drita, në përpjeke për të bërë dokumentat e të shoqit, që punonte në Kanada, kishte rënë pre e oficerit të policies. Kur ajo shkoi në Kanada,u trondit thellë. Edhe fëmijët e saj filluan ta  përçmonin duke i bërtitur:" Largohu nga shtëpia!"Kur ajo e pa, se në këtë shtëpi kishte humbur gjithçka, e dëshpëruar thëllë vendosi të hidhej nga kati i shtatëmbedhjetë.Por shpejt ndërroi mendje,duke thënë me vete:"Kurrë nuk do ta bëj këtë gjë".

Dhe , menjëherë ,niset për në vendin e saj, për të kërkuar lumturinë e re, duke mallkuar emigracionin dhe Kanadanë, që ia kishin thërrmuar jetën e familjen, sikur të ishin një kështjellë prej rëre.Një nga personazhet më të realizuar të këtij libri është ajo e Flautistes,në  tregimin me të njejtin emër. Redola ,një vajzë e bukur dhe tepër e talentuar nga që gjithçka ia kushte kushtuar karrierës muzikore,kishte  lënë në harresë jetën e saj personale.Më në fund,e lodhur nga konkurenca e ashpër , vendosi të gjente njeriun e jetës.

Pas disa eksperiencash të dështuara,u dashurua marrëzisht me muzikantin e madh, Adrianon. Por fatkeqësisht, zemra e saj kishte trokitur në vagonin e një perversi eksperimental. Që në bisedën e parë telefonike, ai i pat thënë: "Në këtë  takim do të kemi mysafire edhe mikeshën nga Zagrebi. Të siguroj se bashkë do t'ia kapërcejmë fantazisë së regjisorit të filmit "50 Hijet e Greit ".Në këto çaste Redola kujtoi saksofonin Tom, ku vendosi të shkonte atë natë ,me mallkimin e madh:" Në djall të shkoni të gjithë!".

"E dëshpëruar thellë, hodhi për tokë farën dhe e shkeli egërsisht me takën e këpucës"( fq 111). Nuk mund të gjesh fjalë më të bukura, për të shprehur fundin e një ëndrre të keqe dhe fillimin e një ëndrre të re.Avdulla Kënaçi ,me këtë libër na sjell një botë të pasur ndjenjash dhe mendimesh, vlerash dhe këndvështrimesh,të popujve dhe karaktereve ,që vinë nga kohëra dhe vende të ndryshme të botës.Përmes elokuencës së gjuhës, sentencave  të mençura filozofike, përshkrimit të gjallë,humorit të hollë dhe naracionit të ngrohtë ,që duket sikur buron nga thellësitë e krojeve,ai përçon tek lexuesit mesazhe të ngrohta me vlerta gjithëkohore. Së fundi ,gjejmë rastin që Avdullait, t'i urojmë përzemërsisht: "Udhë të mbarë në lëndinën e lulëzuar të krijmtarisë! Libra të tjera më të bukur presim të na sjellësh nga Kanadaja e largët  në të ardhmen!

 

 

 

Masakra në Mat/ “Arrest me burg” për Kujtim Koxhën

Posted: 15 Oct 2018 02:09 AM PDT

Gjykata dha masën e sigurisë "arrest me burg" për Kujtim Koxhën, i cili vrau me armë zjarri tre persona dhe plagosi një tjetër.

Ngjarja e rëndë ndodhi të enjten (11 Tetor) në fshatin Shëlli të Matit.

Debati për rrugën dhe një shuplakë nga njëri prej viktimave, bëri që 51-vjeçari Koxha të merrte kallashnikovin dhe të zbrazte breshëri plumbash në drejtim të punonjësve të Bashkisë që po drekonin në lokalin e fshatit.

Nga kjo masakër mbetën të vrarë Mentor Hoxha, Erzen Aliaj dhe Hamit Buci, ndërsa u plagos Astrit Hani i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit.

Autori ka deklaruar se nuk është penduar për krimin. Madje ai ka refuzuar edhe avokatin e zgjedhur për të.

o.j/dita

Në ujin çudibërës të Lenies

Posted: 15 Oct 2018 02:06 AM PDT

Pëllumb Gorica

Natyra shpesh fsheh brenda vetes çudira të rralla. Krahas bukurive, ku tëçlodhet syri ajo krijon për njerëzit edhe ato gjëra, që një mjek nuk mundet t'i krijojë asnjëherë.Nga të njohurit e mi kisha dëgjuar për Burimin e Lenies, në një nga zonat më të thella të Gramshit,të përdorur prej shekujsh, duke e konsideruar ndër ujërat e ftohta kuruese në Shqipëri dhe jo vetëm aty..!

Burimi ndodhet në lartësinë 1684 m mbi nivelin e detit, në shtrirjen e një akullnaje të vjetër kuaternare, ku ndodhen liqene të vegjël e ku ka me shumicë pisha malore qindravjeçare.

   Dora e natyrës, pikturë në telajon e kohërave

Një mëngjes të bukur u nisëm drejt Lenies, që ndodhet 50 kilometra larg Gramshit. Por, për të shkuar deri atje, duhet të ecësh në një rrugë të ''mundimshme'', me zigzake të shumta e shpesh të ''pasigurta''. Nuk ke arsye të ankohesh për rrugën e '' keqe'', nëse do të shijosh të mirat e natyrës, freskinë dhe magjinë e pyjeve të pishave, si një spital natyror, e më kryesorja ujin çudibërës, ku mund të bëhesh mjek i vetvetes që të shërohesh prej sëmundjeve pa ngurruar në kohën e duhur, por edhe të qetësohesh ca ditë larg zhurmës së trevave urbane. Kur e sheh pak me gjakftohtësi këtë guxim sfidues, për të bërë “celebrimin” e ligjshëm ajo ndjenja e furishme përbrenda vetes, të bën të mos ndjesh lodhje.

Makina jonë ndoqi rrugën në të majtë të rrjedhës së lumit Devoll, që gjarpëron si një vijë e hollë dhe e kaltër grykave, pyjeve e kurrizeve shkëmbore. Të kthyer në drejtim të xhamave të dritareve vështronim Bërsnikun, Kodovjatin, Bulçarin dhe Tragjinin, fshatra të vendosur rrëzë kodrave, që shfaqen si njolla shkëndijore në atë qilim të gjelbër të pyjeve. Edhe këtu erozioni ka bërë punën e vet së bashku me dorën lakmitare të njeriut, me pasoja për të shkatërruar ekuilibrin e natyrës, duke masakruar pyjet. Ndërkohë pushtohesh nga një ndjenjë zhgënjimi e arratisë së dhimbshme të fshatrave, si një kambanë alarmi, që do sjellë boshatisjen e tyre nga mungesa e kushteve për të jetuar, më kryesorja rrugës së pashtruar gjithë gropa, pluhur dhe lodhje, e cila prej vitesh nuk ka pasur përkujdesjen e duhur.

Pëllumb Gorica

Në Qafën e Dushkut, si portë natyrore të shfaqet në pëllëmbë të dorës, Kurata, Grabova e Poshtme dhe Shënepremte, me shtëpitë grupe-grupe sa një dorë, të fshehura mes gjelbërimit, si gjithë fshatrat e Gramshit. Më lart Shënepremtes është Grabova e Sipërme e banuar nga vllehët, të vendosur këtu pas djegies dhe shkatërrimit të parë të Voskopojës, që për të siguruar vetëqenien e tyre u vendosën në vende të mbrojtura, me ujë, toka, livadhe e pyje.

Qafa e Dushkut ka shërbyer si vijë fronti lufte sa herë janë dyndur ushtritë pushtuese. Historitë tregojnë se në Luftën e dytë Botërore u kthye në arenë luftimesh midis ushtrive italiane dhe greke, ku secila palë me kacafytje dhëmb për dhëmb për jetë a vdekje, të kapnin lartësitë e malit të Lenies. Një histori lufte ”me veten e tyre”, me shumë elementë strategjikë, por deri më sot është ”enigmë.

– Pas përfundimit të luftës, – tregon Bajram Haxhillari nga Grabova e Poshtme, ushtarët italianë nuk kishin bukë për të ngrënë. Ata vinin në shtëpitë tona dhe kërkonin nga prindërit tanë t'u jepnin atyre bukë. I trajtuan si vëllezër se nuk ka faj ushtari, por ata që drejtojnë luftën.

Shënepremte e mbledhur në lugun e kodrave, me lagje të shpërndara rrëzë tyre s'kishte se si të mos rrëmbente vështrimin tonë. Masat shkëmbore, i kanë dhënë forma të veçanta peizazhit të saj. Aty kalon një urë metalike, me dy gurë si gardianë besnikë të mureve të kalasë antike, ku gjurmët humbasin mes arave dhe ndërtimeve. Më lart shfaqet një e çarë pingule me dy shkëmbinj të njëjtë rreth 1.5 km ( Shkëmbi i Kopaçit), me mbi 500 metra lartësi shquhet, si një monument që e ka krijuar natyra me aq madhështi.

Thuhet se shekuj më parë Shënepremte ishte tepër e populluar, me një kulturë të zhvilluar për kohën, ku endeshin zhurmat, duke jetuar me të mirat dhe të këqijat e saj. E vështirë jeta, por e kapërcyeshme pranë ajrit të pastër, pyjeve dhe maleve përreth. Nga shfletimet e dokumenteve dhe historive të dëgjuara, kanë lënë gjurmë ngjarje të rëndësishme të ndikuara nga faktorë historikë, trashëgimie, ekonomikë e social. Figurat e saj në kohëra ishin liridashëse prokombëtare, të qëndresës ndaj çdo shkelësi të huaj, sepse shpirti i tyre, si vetë natyra, kishte forcuar tek ata tiparet e termit “burrë”, të këngës e muhabetit, besnikërisë, guximit, zemërgjerësisë e sakrificave ndaj vetvetes. Këto vlera të skalitura në shekuj shikoheshin nga partiakët në dy këndvështrime, si në pozitiven dhe negativen e situatave. Të vijnë në mëndje histori rrëqethëse, kur kuadrot partiakë nga Gramshi shtroheshin në darka të mëdha aty dhe të nesërmen e dënonin mikpritësin me burg.

Sigurisht janë kohë të tjera dhe ndryshimi në Shqipëri në fillim të viteve '90, të kalimit nga centralizimi në kapitalizëm edhe këtu krijoi probleme. Pas kësaj gjërat morën dhe një kah të kundërt, sa pati stërmundim për kapërcimin e vështirësive të panjohura. Por zgjidhja erdhi nga lëvizja e pakontrolluar e emigrimit jashtë shtetit dhe drejt qyteteve më shumë se gjysmës së banorëve për një të ardhme më të mirë. Të pamundurit, që nuk janë larguar nga vendlindja kanë investuar aty, duke shfrytëzuar mundësitë që u ka dhuruar natyra.

Të njohësh sfidat kuruese të natyrës

Rruga kalonte mes për mes shtëpive, të rrethuara nga kopshtije me lloj- lloj frutash, që tregonte se banorët i kanë trajtuar paqësisht e mjeshtërisht ato, me tradita që burojnë nga thellësitë e shekujve. Të mësuar me lëvizjet në këtë periudhë, por të zënë me punët e tyre në arat dhe stanet, me ballafaqimin e vështirësive ata janë të çlirët nga kureshtja e mysafirëve që shkelin aty. Ne duke u ngjitur nëpër një varg kodrash, që ngrenë shpinën në malin e Lenies, në një të përpjetë që sa vinte e bëhej më e vështirë, na bënte të shijonim bukuri të tjera. Emrin mali sipas një legjende e ka marrë nga mbretëresha Lenje, që mbretëronte viset rreth e qark. Me pyjet, gurët, kullotat, bimët medicinale dhe ujin e jashtëzakonshëm ai shfrytëzohet në interes të mirëqenies së banorëve dhe u jep një avantazh të madh për të zhvilluar një turizëm të qëndrueshëm, duke mos u mjaftuar me një muaj. Por nëse do të investohet, së pari  rruga me asfalt, duke e lidhur me Gramshin vizitorët do të vinin ndoshta me mijëra e s'do të ishin thjeshtë frekuentues të ujit çudibërës. Por, këtu ato mungojnë dhe shteti nëpërmjet projekteve për një fshat turistik mund ta ringrejë nga gjendja ku ndodhet.

Me këto mendime përgjatë rrugës gjarpëronjëse, që sa vinte e bëhej e përpjetë dhe me hendeqe të thella, ku në të rrallë kalonte ndonjë makinë, i afrohemi lartësive të Lenies, që kufizohen me fshatrat malorë të Pogradecit dhe të Korçës. Të binin në sy lëndinat, ku bari kishte marrë ngjyrë okrri e mizëronin tufa delesh, të cilat përtypnin e ripërtypnin atë. Tringëllimat e zile-këmborave, melodia e fyellit dhe kënga e zogjve të sillnin një kënaqësi shpirtërore.

Ndalesën tjetër e bëjmë pranë një pylli me dru gjithfarësh deri edhe pemë frutore, identike, si në lartësitë e tjera rreth e rrotull, ku shtrihen kullotat verore me stane e lera uji të cilat lehtësonin punën e barinjve dhe përmirësonin regjimin kullosor të bagëtive . Diku mbrapa malit dëgjohen ca shpërthime. Janë punimet për Hidocentralin e Moglicës, që po konturon digën e tij në rrjedhën e Devollit, pothuajse një orë rrugë më këmbë larg që këtej.

Ecim dhe pak derisa derisa mbërrijmë në një shesh të gjërë, të thatë e të mbrojtur nga erërat, në mes dy përrenjve që gurgullonin ujërat drejt Shënepremtes. Ajri dridhej nga zhurmat e makinave, hingëllimat e kuajve dhe zërave njerëzorë, që ashtu siç thuhet s'ke ku të hedhësh kokrrën e mollës. Ne arrijmë, por të tjerë nxitojnë të ikin prej andej, me plot lëvizje e gjallëri. Në mes të tij shfaqej në guackën e vet një godinë e gurtë hijerëndë e të vetmit hotel këtu, me një arkitekturë kubike, të cilën po ta kundroje, të ngjante si një kapanon ushtrie, rrethuar nga dy tre baraka dhe qindra çadra në mënyrë kaotike, të ngritura këtu për një muaj rresht çdo vit. Nuk pret komoditete, por në thjeshtësinë e pajisjeve, ato sigurojnë kushte, ku mund të kalohet nata e freskët. Kjo periudhë aktiviteti ka shpërthime dhe pushime të përkohshme, që nuk zgjat më shumë se, nga fillimi i gushtit deri në mes të shtatorit.

-Ky numër të ardhurish në këtë kohë, nga anë e anës është shumë i madh për Lenien- thotë Bledi Bici, që shkon në më shumë se 300 në ditë, me shpresën për t'u kuruar u lehtëson dhimbjet, largon stresin, u kënaq sytë dhe qetëson shpirtin. Me ardhjen e tyre duket se edhe natyra këtu merr pamje tjetër. Gjithçka gjallërohet.

Bledi na sistemon diku në mesin e hapësirës së çadrave. Qemë lodhur pas asaj ngjitje dhe një kafe e shoqëruar me një gotë ujë do e zbënte atë, por kureshtja të bën t'i afrohesh burimit që gurgullonte nga një lyfyt i vogël. Pak më poshtë në gjendje natyrale uji i burimit kishte formuar një gropë të rrethuar me gurë, me diametër 3 metra, i cili qarkullonte vazhdueshëm e derdhej në një liqen me sipërfaqe ujore 2.5 ha, si një sy i kaltër. Rrezet e diellit e bënin më shkëlqyese pamjen e tij dhe gjithashtu edhe atë vend me gurë e drurë. Ndërkohë që aty ziente gjallëria, pamja e natyrës ishte aq romantike dhe e thyer sa s'mund ta përshkruash dot, nga shkëmbinjtë me forma interesante dhe pyll i veshur me pisha që krihen e tunden nga era. Në qiell ndonjë re e bardhë, të ngjante si një dele e shkëputur nga tufa.

Mjekë dhe studiues vendas e kanë vëzhguar me përkushtim se ç'fshihet në përbërjen e vetive të këtij burimi që shëron.Ndalesat e tyre në studime shkencore përcaktuan fuqinë kuruese të burimit të freskët të Lenies, i cili shkon në temperaturën 3 gradë gjatë verës së nxehtë.Përmbajtja e disa kriprave të pasuara me kalcium, magnez, sulfate të natriumit me pH neutral, jo vetëm për t'u pirë, por edheme banjën ndihmojnë për reumatizmën, sëmundjet bllokuese të gjunjëve, krahëve, tendinave, paralizave, edhe për ato me anemi, anoreksi, astmë, bronshit, ftohje, edema, gastrit, të sindromës së zorrës së irrituar, hemorroideve, sinozitit, teshtitjeve, por jo për ata me sëmundje të rënda të zemrës dhe mushkërive për të cilat është i domosdoshëm miratimi i mjekut. Por, megjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm këtu nuk ka shërbim mjeksor për kontrollin e tyre para hyrjes në ujin e ftohtë e cila mund të jetë fatale. Dhe rastet nuk kanë munguar.

Banjat në pus për çdo njeri zgjasin rreth 15 minuta, njëherë në ditë. Çdo frekuentues zhyt trupin në ujë dhe mundohet të durojë temperaturën e ulët. Larja e përditshme në pus e qindra njerëzve kërkonte edhe respektimin e higjenës me sa lejonin kushtet. Edhe pse ishte investuar për grumbullimin e mbetjeve atje përsëri ndotej Natyra. Në një vëzhgim të shkutër të bënin përshtypje kasapët që thernin qengja dhe mbetjet i hidhnin në grykderdhjen e burimit, gra të cilat hidhnin mbetjet e tyre higjenike në ujë me bestytni se do u largoheshin sëmundjet, apo te veprimet e pijanecëve ordinerë, që pasi mbaronin së piri i thyenin shishet me birra ku të mundnin. Natyra ka ligjet e veta të miratuara qysh me krijimin e saj. Ajo mund të na ndëshkojë siç ka bërë me burime të tjera, duke i tharë ose zhdukur ato, ndajtë mos e keqtrajtojmë këtë dhuratë të Natyrës, për t`ua lënë trashëgim brezave të ardhshëm.

Pas banjës, sipas rregullave, kuruesi nuk duhet të qëndrojë në vend, por për disa minuta duhet të bëjë ushtrime dhe ecje për të mos e ndjerë të ftohtin. Ai duhet të shtrihet më pas e të mbulohet me batanije e ndoshta edhe të flejë një orë sa të djersijë. Rregulla të tjera thonë se kuruesit nuk duhet të konsumojnë as mish dhe as alkool.

Megjithëse të panjohur shumë shpejt miqësohesh me ata që janë pranë pusit. Bisedat vërtiten rreth vetive kuruese, ku secili tregon diçka të dëgjuar për mrekullitë e ujit, ndonjëherë të ekzagjeruara nga fantazia e shfrenuar e tyre. Tregimet shpesh ishin të veshura me cilësi të veçanta për njerëz që janë shëruar, e s'është e udhës të përmendim grimca dëshmish të përfitimit nga uji çudibërës.

– Që ka vlerë kurues ky ujë është e padiskutueshme – thotë Tahiri nga Dumrea, se ndryshe nuk do të tërhiqnin njerëz të panumërt.

Neimi, një banor vendas tregtonte djathë. E pyesim për toponiminë e Ujit të Ftohtë.

-Këtu shuanin etjen barinjtë dhe udhëtarët që kalonin. Dikur një çoban i këtyre anëve kthehet nga meraja dimërore dhe meqë kishte shumë ujë, bashkë me delet qëndronte pranë këtij burimi. Mushkën e tij e pickoi miza dhe vrapin e ndali te pusi, ku u mbyt. Ndaj e quajnë burimi i mushkës. Ai e tregoi aq rrjedhshëm dhe me aq pasion, sa të krijonte përshtypjen sikur kishte qenë dëshmitar i kësaj ngjarje. Është quajtur edhe pusi i grave. Kështu thoshin pleqtë e moçëm.

Me energjinë e zhurmshme orët në kampingun pranë burimit të Lenies kalojnë në çaste të këndshme, të vogla në përmbajtje të tyre, por të mëdha nga kuptimi i kënaqësisë. Për të pasur një syshikim të gjerë, të apasionuarit e eksplorimit të natyrës u bien kryq e tërthor pyjeve, livadheve pa mbarim të malit të Valamares aq të dashura për qetësinë dhe freskinë, duke kapërcyer, shkëmbinjtë e trungjet e rrëzuara të pishave,gropa dhe brigje, gurë të copëtuar që thurin e thyejnë peizazhin këtu. Pa dyshim që në rrethana të tilla romantikën e shijon tej mase, rreth zjarreve, ku freskinë nuk e ndjen, por zhurmat ngjajnë me një zgjua blete që s'pushon as natën vonë, me këngët që çiltërsojnë gjendjen, si në një festë të bukur.

Bota krijon aty ku s’ka, kurse banorëve të Lenies Natyra ua dhuroi me bujari Burimin e ftohtë të Lenies, që është rrallë ta gjesh, si një bekim i saj, ndaj duhet ta njohim, ruajmë e të rritim më tej vlerat kurative e turistike.

Sa më shumë që largohemi nga ky burim kurativ aq më shumë e ndjejmë veten të lidhur me ujin e tij të kristaltë.

Britania dhe BE-ja dështojnë në arritjen e paktit për Brexit

Posted: 15 Oct 2018 01:58 AM PDT

Britania dhe Bashkimi Evropian kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje për Brexit, në bisedimet e paplanifikuara vetëm disa ditë para samitit vendimtar të BE-së.

Në një takim më 14 Tetor mes të negociatorit të BE-së, Michel Barnier dhe Sekretarit britanik për Brexit, Dominic Raab, së bashku me 27 ambasadorë tjerë evropianë në Bruksel, është spekuluar arritja e një marrëveshjeje të mundshme për të vendosur kushtet e largimit të Britanisë nga BE-ja.

Barnier ka thënë përmes një postimi në Twitter se "pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, disa çështje kyçe janë ende të hapura".

Ai ka thënë se çështja që ndan të dyja palët është nevoja e "anashkalimit të një kufiri të ashpër", mes të Irlandës Veriore në Britani dhe Republikës së Irlandës pas Brexitit.

Qeveria Britanike ka thënë se ende ka "çështje të pazgjidhura", mirëpo ka insistuar se negociatorët kanë bërë "përparim të vërtetë", drejt arritjes së paktit.

Irlanda është anëtare e BE-së dhe aktualisht ekziston një "kufi i butë", në mes të këtij vendi dhe Irlandës Veriore, pa formalitete doganore.

Kryeministrja britanike, Theresa May është duke u përballur me presion nga shumë anëtarë të Partisë Konservative për të mos bërë ndonjë lëshim ndaj BE-së, sidomos në çështjen e kufijve.

Këto bisedime të vështira e lënë të hapur mundësinë për Brexit "pa marrëveshje", duke e bërë të paqartë marrëdhënien e bllokut evropian me këtë shtet në tregti dhe aspekte tjera, pasi Britania të largohet nga BE-ja.

May ndërkohë ka planifikuar mbajtjen e një takimi me kabinetin e saj më 16 tetor, një ditë para samitit të BE-së.

Britania e Madhe pritet të largohet nga BE-ja në fund të Marsit të vitit të ardhshëm./rel

o.j/dita

Hithra, mbretëresha e bimëve popullore kurative

Posted: 15 Oct 2018 01:52 AM PDT

Hithra është cilësuar si mbretëresha e bimëve popullore që pastron gjakun dhe ndihmon trupin në detoksifikimin nga kimikatet dhe metalet e rënda.

Hithra ndihmon për të reduktuar mbajtjen e ujit dhe është veçanërisht e dobishme kur ka rrjedhje të rënda menstruale të femrat.

Ajo gjithashtu ndihmon nënat për qumësht dhe rritje të energjisë pas lindjes. Kjo bimë ka kapacitet anti-inflamtor që vepron për të qetësuar simptomat e artritit. Ajo është e pasur me minerale si kalcium, hekur, kalium, fosfor, mangan, zink, bakër dhe magnez.

Hithra gjithashtu parandalon formimin e gurëve në veshka dhe problemet e traktit urinar.

Lëngu i hithrës është një diuretik natyral që lejon rrjedhjen e duhur të lëngjeve nga veshkat dhe fshikëza duke parandaluar kështu formimin e gurëve.

Ndër të tjera, hithra ul nivelin e kolesterolit në gjak dhe siguron shëndet të plotë të zemrës.

o.j/dita

Enver Hoxha përballë Koçi Xoxes

Posted: 15 Oct 2018 01:42 AM PDT

Dr. Hakif Bajrami

 

Vijon nga numri i kaluar (Kliko KETU)

Triumfalizmi nuk ka ilaç pas çdo lufte cilado qoftë ajo

Gabimi fillestar i fituesve të Luftës Dytë Botërore Antifashiste Nacionalçlirimtare, pushon në faktin se totalitarizmi, carizmi, mbretëria, fashizmi i përngjan totalitarizmit komunist ekskluziv,  majtist në shumë mese me shumë përgjegjësi kolektive dhe idividuale, kryesisht e bazuar në "dheun" ideologjik. Në këtë shkrim, filozofik politik dhe historik juridik, nuk kemi për qëllim ta shfajësojmë apo akuzojmë pa fakte arkivore askënd, e që ato dokumente janë të përthekuara, të hulumtuara anë e kënd botës. Por, Enver Hoxha me përjashtim të të gjithë majtistëve fitimtarë më 1946, ma i ndrydhuri do të mbetet në histori, sepse mbi gjysma e trojeve të kombit i mbeti në duar të atyre që e kishin lëshuar si premtim se gabimet e Fuqive imperialiste (1918-1941), do të përmirësojmë si ato të Berlinit 1878, Londrës 1913, Versajës 1919. Kështu i rënduar nga premtimet dhe idealizmi fatamorganë, plus lakmia për të qenë burri i parë që bashkon dhe "sundon" e sundohet, nga jo egoja e tij, do të hasë në pengesën e parë në Paris më 1946, duke menduar menjëherë se është në iluzione, se asgjë nuk do të përmirësohet.

***

Kështu, në hapin e parë Enver Hoxha, do të "mësohet" se ruajtja e Shqipërisë (pushtetit) arrihet me forcë solide duke pasur përkrahës përbrenda dhe aleatë përjashta shtetit. Po, në Paris Enver Hoxha do të mësojë se ky personalitet në atë qendër të masonerisë, ishte diçka i veçantë. Ndërsa, lufta dhe populli i tij ishin të një tretmani që nuk  bëhej askujt aq egërsisht, sepse kombi i tij ishte po ai i anatemuari më 1878, 1913, 1919. Kuptohet se aty për aty do t'i kujtohet se çka i kishin thënë përfaqësuesit e ShBA dhe Britanisë në Tiranë në prag të zgjedhjeve të dhjetorit 1945: " Shtypi duhet të jetë i lirë, të lejohet oponenca politike, ekonomia e tregut garantohet nëse doni të jemi miq'. Ky është çmimi. Natyrisht, në bazë të dokumenteve greku kishte marrë pozitë agresive dhe nxirrte zjarr nga goja në atë aeropag të përsëritur në Paris më 1946. Jugosllavët kishin nxënë pusi dhe e "mbronin të shkretën Shqipëri”, me të vetmin fakt që mos të nxirret çështja e Kosovës sikurse me 1913 dhe 1919. E ata që vrisnin  e kthjellnin ua kishin kujtuar delegatëve të Enverit, Konventën e Lonzanës (1923-Turqi-Greqi për këmbim të popullsisë), kurse titistët rrinin me Konventën Turqi-Jugosllavi 1938 në xhep, dhe mbi të e mbanin një "facoletë të kuqe", për ta përdorur tri vite më vonë. Maskimi i jugosllavëve në Paris ishte shumë profitbil për nja tri vjet, dhe më 1949  doli tymi "kasollës" përbrenda, duke kurdisur arratisje masive të shqiptarëve nga Shqipëria Bregdetare në atë Kontinetale, dukuri kjo që mbulohej me 'facoletën e kuqe' dhe me thikë në gjoks për të gjithë emigrantët, po nuk u bënë agjentë të Dushan Mugoshës, i cli here afër Triestës e herë në Kretë i intervistonte që të kthehen në Tiranë në stilin "Ahmet Zogolli '24".

***

Enver Hoxhës deri sa ishte në Paris (1946), jugosllavët pas shpine ia kurdisën një "teneqexhi", për t'u vëllazëruar me farkatarin, Tito,  për kah profesionet dhe ideologjia e diktatura e proletariatit. Prandaj me çdo mjet e forcuan Koçi Xoxën, sepse frankofoni (Hoxha) dukej tepër intelektual, madje "aristokrat", që synon të instalojë ideologji bekatashiane, që do të thoshte  se të gjithë shqiptarët duhet të "vlojnë" nga dituria, si Naimi e Samiu, dhe etja për shkollë e Hasan Prishtinës, aftësia për ta nxjerr diturinë e hollë nga oda kombëtare si At Fishta. Madje ata bastardë (Koçi Xoxe që frekuentonte në Kosovë me Gjoka Pajkoviqin sikur të ishin bineq të Sijamit-hb) do ta përkujtojnë një detal nga arkivi i Millan Stojadiniviqit në vitin 1937, se në Beograd i kemi pesë  studentë shqiptarë, dhe do ta kemi shumë vështirë të i amortizojmë intelektualisht, pra mbetej vetëm shembulli i "atentatit Sarajevës 1914" ndaj Hoxhës dhe shkollat që ishin hapur duheshin të mbyllën. Ja kështu ia mendonin sundimin jugosllavët "vëllait" ideologjik publik të Tiranës, për tri vite (deri më 1948).

Nuk do të vonojë dhe më 1947 Enver Hoxha, do të këmbej letra me Leo Fraindllingun (autorin e publikimit 'Golgota shqiptare", Vjenë 1913).Të gjitha letrat e Enverit, do t'i klasifikohen dhe ruhen me kujdes si fotokopje në Beograd. Po, nuk dihet(!!!) kah i ishin plasuar informatat Enverit, për mizoritë ndaj shqiptarëve në Bihor (1942/3) që janë gjenocid më i rendë i serbianëve mbi shqiptarë, se sa ai që ka ndodhur, në Srebrenicë (1995 në besë të OKB). Si na ka treguar personalisht, informatën ia kishte plasuar Enver Hoxhës Qamil Luxha përmes Zekeria Rexhës, kuptohet në besë të shqiptarit. Por, Enveri nuk do të ndalet vetëm me çështjen e Bihorit, por do ta lëvizë duke treguar tragjedinë në Tetovë më 1945, tragjedinë në Drenicë, dhe rrjedhimisht në Tivar, Dubrovnik dhe Trogir (1945). Akuza eksterritoriale e mbështjellë me ideologji është shprehur në librin: Titistët,Tiranë 1982, për çka nuk e di pse nuk është zhveshë çdo gjë. Dhe nuk është zhveshë për faktin se nëse lexohet libri me kujdes prej analizës filozofike historike, del se Enveri kishte aty edhe nja dy-tre ndihmës "ortografikë".

***

Ideologjinë "armiqësore" në Ballkan e importuan në masën ma të egër rusët dhe bullgarët, të cilën jugosllavët e kishin të konvertuar me kohë në "ërrfi" antishqiptare duke vendosur edhe Diktaturë ushtarake më 8 shkurt 1945 pa asnjë arsye politike e ushtarake, ku pastaj një shqiptar duhej të dënohej i shoqëruar me të gjithë; të gjithë duhej dënuar të izoluar nga njëshi.

Kështu sërish lindi "partia e lumturisë", koloniale duke krijuar kampe të përqendrimit të cilat u nominuan si kooperativa "bujqësore", ku vajza e shqiptarit duhej të martohej me djalin e serbit kolonist për të u "trashë" miqësia në mes popujve, ndërsa djali i shqiptarit duhej të martohej me vajzën e sllavit kolonist, për të u krijuar kombi integral homogjen jugosllavë. Kështu filloi edhe epoka  e likuidimit të kundërshtarëve ideologjikë dhe personal, motiv dhe praktikë kjo e njohur nga Revolucioni Francez 1789, edhe në Jugosllavi, por edhe në Shqipëri. Kështu nga Pretenca e Bedri Spahiut del hapur se Anton Arapi dhe Bahri Omari nuk ishte dashur të pushkatohen, por direktiva erdhi nga "Farkatari'  Titoja, te "teneqexhia", Xoxe dhe faji kuptohet do t'i  mbetet historikisht Enverit.

Enver Hoxha posa erdhi në pushtet kur edhe aprovohet Kushtetuta (1946), nga pozita politike aspiron nivelizimin social të tërë godinës shoqërore me një kolektivizim Bolshevik, të cilin e "njihte" nga librat e "blerta" të Leninit, pa e njohur fare rusishten. Me këtë fakt, shkaktoi  armiqësi brenda shoqërisë e cila në mënyrë perfide  sponsorizohet nga jashtë, me qëllimin ekstrem që Shqipëri mos të ketë fare: (Çerçilli, Ndarja e Ballkanit si prona ndikimi në një pako të cigares ku Shqipëria nuk figuron fare, kuptohet në prani të Stalinit dhe Ruzveltit). Si duket tek të mëdhenjtë nuk janë kuptuar diskonvergjencat sociale me atrofinë nacionale ballkanike.

Po kush ishin shqiptarët për Çerchillin. Kështu socialja në rrafshin politik "filantropik", e akuzon Enver Hoxhën për shumë padrejtësi fillestare, të cilat janë transferuar në armiqësi të kolektivitetit "kuq" me vuajtjen që ndrydhin botën që po transplantohej në muskujt e Luftës së Ftoftë.

Në këto rrethana, nëse nacionalja "insuficiente", nuk ka shprehur retorikë për valorizim të ideologjisë  (lexo: Enver Hoxha, Rreziku anglo amerikan për Shqipërinë…), atëherë duhet të nxirret një rrënjë katrore psikologjike se Enveri Hoxha ka jetuar me frikë të "hijeve afër tij". Këtu shihet se çdo oponentit politik i qorrohet të pamunit dhe tërë realiteti shoqëror, kalon në atë fabulën e Ezopit: "Nëna dhe djali"-Nuk është tragjedi të të kam lindur të verbër, por është tragjedi që po rren dhe po kërcënon"!. Kjo e vërtetë u lakuriqua në shoqërinë shqiptare më egërsisht se kurrë më 1949-1954, kur fiktivisht Tiranës iu kurdisën tri fronte lufte:

1 arratisja e kundërshtarëve ideologjik në Jugosllavi dhe në Greqi;

2 Kurdisja e një qeverie kuislinge në Prizren dhe në Shkup, me kryetar dhe ministri komplete-"Zogolli II";

  1. Me një qeveri në Nju Jork, që nuk dihej se kur dhe si do të kthehej pasi që Mid-hati ishte në "dializë" të CIA-s (lexo dokumente e deklasifikuara 2017).

Nuk shkruaj si politikan, as si i majtë e as i djathtë duke mbrojtur pazaret ideologjike të ditës për kohën  atëhershme.

Lidhur me librat suficitar për interesa të kombit, nuk mund të alternohen si deficit ndaj kërkesave bie fjala pse shteti njëqindëvjeçar shqiptar sot, nuk ka Enciklopedi kombëtare. Ky realitet e ka ndrydhë realitetin duke i dhuruar përparësi ideologjisë, e cila ka përjashtuar futjen në enciklopedi, e cila nuk do të ishte selektive në asnjë rrethanë, prandaj shumë konstatime këtu duken se janë "rrufe pre qiellit". Jo, shumë çka kam mësuar në "Leksiogarfski Zavod" ( Enti leksikografik të Zagrebit), ku tuboheshin kokat e ditura dhe flitej hapur e shkencërisht, jo pra për hatër por me fakte arkivore që janë ruajtur me kujdes.

Këtu edhe fillon gjakimi i fajeve që duhet të objektivizohen, për çdo regjim të kaluar në histori. Në këtë drejtim pushteti dhe ideologjia janë transferuar në konkavitet në të gjitha shoqëritë komuniste, diku më tepër e diku më perfidshëm, duke kërkuar prej armiqve jo mendim të njëjtë e "ideologji ma të kuqe se gjaku i Leninit e Stalinit". Madje në Zagreb është folur e shkruar për krimet e njërit dhe tjetrit me fakte, por botimi sikur mbeti në gjysmë të rrugës, sepse Jugosllavia për fat të Shqiptarëve shkoi në varr pa kthim. Kërkesa që të botohet çdo gjë, i ishte bërë M. Kërlezhës nga PKJ(LKJ?), por shkrimtari i madh kroat kishte thënë: "Enciklopedia është çështje shkencore rreth 98% e ata 2% është a na jepni para, e a na besojnë". Punën do ta keni të kryer perfekt, por nuk do të ju pëlqejë në prezantim".

***

Në rastin e Shqipërisë së kuqe, dihet publikisht se populli i ka kënduar Partisë dhe Enverit për 50 vjet. Këndim nga respekti, nga interesi dhe nga frika, pa alternativë sikurse ngjanë edhe sot për shumë pushtetar. Lidhur me këtë, kur na kritikojnë nga jashtë, se "shqiptarët komunistë kanë qenë stalinistë", shtrohet pyetja, po të ndihmohej vendi i Shqiponjave vetëm 10%  nga ndihmat që i ka marrë Greqia apo Jugosllavia, ajo do të ishte sot një Zvicër e Ballkanit. Ose, pse Britania kishte të drejtë t'ia dhurojë Stalinit shpatën e artë dhe gradën generalisimus, e Shqipëria e cila më 1949/50 që ishte buzë invazionit jugosllav, apo ndarjes së saj me Greqinë (1953) të mos kërkoi ndihmë nga ata që ishin në pozitë të japin. Këtu shtrohet pyetja e mbylljes së vendit të Shqiponjave nga Brenda dhe nga jashtë. Në këtë rrafsh fatamorganë ka ekzistuar filozofia epistimologjike e "lodhjes së kundërshtarëve", por moslejimin e lëvizjes së lirë brenda, e cila politikë nuk e arsyeton asnjë racionalizëm totalitar 'shkencor' filozofik.

Semantika e të gjitha kritikave të figurës së Enver Hoxhës mund të plasohet sot në moton se asgjë "nuk ishte meritore". Madje, kjo "kritikë" ka shkuar aq larg sa që ia ka kaluar propagandës titiste dhe UDB-ës kriminale, në çdo aspekt. Erozioni i atij sistemi sikur përpiqet të bëjë dallime se në" sistemin e farkëtarit (Titos) "ka qenë më mire", ndërsa sikur paska qenë më mire të fitonte në Tiranë teneqexhia, Koçi Xoxe  e jo intelektuali Enver, dhe atje dhe këtu do të bëhej më mire, sepse në të dy anët do të kishim terror të njëjtë titist, e ai që ishte enverist, ia ndiejmë peshën më tmerrshëm sepse është " i yni, made in Albania", kujtesë për kritikë që sa ishte gjallë ishin sekretar partie e çka jo, e pas vitit 1991 filluan me fraza demokratike, por më 1997 u pa aftësia e tyre, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar. U provua të shkatërrohet Shqipëria, në mënyrë që Kosova të vdesë klinikisht përmes "korridoreve përplasëse të Milloshit dhe Gligorivit".

Tani kur i kemi shkapërderdhur disa pyetje, shtrohet dilema: a ishte Enveri lojtar ma i madh në vitet 1949-1968, që Perëndimi kurrë nuk ia shtriu dorën si ia shtriu Titos. Këtu disi pushon faji i Enverit, sepse për çdo sulm eventual të UDB-ës, KOS-it,LKJ-ës, CIA, KGB etj. e kuptonte skenarin dhe sulmin,  së pakut nja 30 ditë më pare se sa që ishte planifikuar dhe informuar nga Hesi.

Shkojmë edhe më tej. A ka  pasur Enveri edhe bashkëmendimtarë të tipit Çe Gevara, që ishin informatë shtesë dhe shumë afër kufirit. Përgjigja është kur të dihen 51 përpjekje për atentate në Tiranë, e që nga dokumentet del, PO. Lidhur me këtë, ende nuk është shpjeguar se pse nga inati Enveri e pranoi dhe mbetën dokumente, se i ka "fundosur anijet britanike" (1946) e që nuk ishte e vërtetë fare. Ose si u shpëtua Shqipëria dhe nga kush më 1954/5, duke u pranuar në Paktin e Varshavës dhe në OKB. E vetëm në këto rrethana Enveri mund të ishte avokat i tërë kombit, edhe pse këtë pozitë e ka degraduar shumë rendë duke e kthyer në ideologji eklatante komuniste dhe kritikë të "guximshme" diplomatike, pa matur shumë fjalën dhe kohën. Po e them këtë, që e di se në IST RIVER, të dy blloqet ia kanë pasur frikën diplomacisë Tiranës, që shpërfillte çdo diplomaci majtas e djathtas. Lexoni faktet e mos flisni llafe llotarie: "fitoi, nuk fitoi".

 

Shqiptarët në frigorifer të ideologjisë sioniste sllavo-komuniste

Shqipëria ishte në kohën e Luftës së Ftoftë, një faktor i bunkerëve që sot janë një relikt i "piramidave faraonike", por me që janë të kohës së Luftës së Ftoftë, jo për t' i arsyetuar krijuesit, po e prezantoj një bisedë që e kisha me një francez në Paris më 1976, kur më pyeti për "Bunkerët e Enver Hoxhës". Dhe, pa menduar fare se francezi, për ndryshe intelektual mund të ishte provokator jugosllav, ose armik i "të kuqëve" i katapultuar për hetime ndaj shqiptarëve kudo, i thash pa frikë e në qetësi: Sa para i keni harxhuar, Ju francezët, për prodhimin, garazhimin dhe mirëmbajtjen e bombave atomike, hidrogjenike dhe termonukleare? U step. Por kërcënueshëm shpërtheu. Mund ta shkatërrojmë Evropën për 20 minuta. Ia plotësova përgjigjën:

Edhe Rusinë? U përgjigj, "E vërtetë".

E kuptova se nuk ishte projugosllav, ku e kisha hallin dhe frikën. Po i thash Jugosllavia (Kosova) prej kah vij unë, kurrë nuk pushon sa bunkerë nëntokësorë i ka dhe sa kanë kushtuar kur dihet se është futur në borxhe në ma se 85 miliardë dollarë, dhe ju keni miqësi me ta nga koha e Ali bungut?!!!

Mbeti francezi frankofon, për ta lëvizë kokën për disa minuta. Por u përqendrua te burgjet e Enverit në vijim dhe liritë qytetare. Prapë isha i detyruar t` ia kujtojë se sa gjermanë i keni dënuar nëpër zonat e kontrollit (okupimit) 1954. Të dhënat do t` prezantoj me këtë rast dhe këtu.

Enver Hoxha ishte udhëheqësi me pushtet dhe funksionin më të gjatë në historinë shqiptare. Enver Hoxha sipas dokumenteve që i ka krijuar PKSh-PPSh është më meritori për çdo gjë në Shqipëri, në veçanti dhe në trojet shqiptare në përgjithësi. Sipas këtij parimi ai është edhe përgjegjës për çdo gjë që mund të kritikohet, kuptohet me fakte. E ndërtuar kështu, historia e këtij personaliteti deri në kult, nuk mund të cilësohet ndryshe vetëm se një drejtues shteti dhe politike që ka sunduar në emër të Diktaturës së Proletariatit, e që pas vitit 1991, zyrtarisht dhe "shkencërisht", po cilësohet si diktator, që ka sunduar pa asnjë konkurrencë legale.

(Vijon numrin e ardhshëm)

Maqedoni/ Sot debati për ndryshimet kushtetuese, Zaev përballë sfidës

Posted: 15 Oct 2018 01:28 AM PDT

Parlamenti i Maqedonisë do të nisë këtë të hënë debatin për ndryshimet e propozuara kushtetuese, lidhur me ndryshimin e emrit. Nuk dihet nëse opozita do të marrë pjesë në seancë.

Megjithatë deputetë të caktuar konfirmuan për mediat vendase se do të paraqiten.

Përveç votës së partive shqiptare pro ndryshimit të emrit, kryeministrit Zoran Zaev do t'i nevojiten edhe disa vota nga opozita për të plotësuar 2/3 e nevojshme për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.

o.j/dita

Për Volterin, Pol Eluarin dhe Ernest Jungerin

Posted: 15 Oct 2018 01:24 AM PDT

Moikom Zeqo

(Nga libri "Laborator i Ëndërrës ", Ditari i një njëzet vjeçari-viti 1970 )

 PJESA E KATËRT

 (Vijon nga numri i kaluar )

 * Dhe u thye gota e verës së muzgut-mbi mbulesën e kaltër-të detit…

* Shkaku është si shkrepja e rrufesë nga e brendshmja e sendeve, por, që mund të arsyetohet me anë të misterit…

* Plus ca change plus c'est la meme chose. (Sa më shumë shndrohet, duket sikur asgjë nuk ndërron.)

* Dhe velën e anijes së Kolombit-s'e bëj shami hundësh…

*Poezia është rrufe metafizike.

* Ekspozitë e Pikasos "Toros y toreros".

*Shënbergu: dedakofonia, sistemi 12 tonesh.

Heneri ka thënë:"Dedakofonia është një fuqi kozmike, që vërteton qenien e Zotit".

Sistemi atonal i veçantë mbështet mbi barazinë e plotë (siç e thotë bukur Marsel Rubini mbi "pabarazinë e njëjtë" të 12 toneve të një lloj rradhe të dhënë tingujsh, shkallët e të cilëve qëndrojnë larg njëra tjetrës me gjysmë toni.

Është karakteristik rasti se kjo renditje tingujsh s'ka asgjë të përbashkët me çfarëdo renditje tingujsh deatonikë të kromotizuar, nuk mbështetet mbi ekzistencën muziko-auditive, që është fituar nga praktika shoqërore më shumë se 20 vjeçare e njeriut, që përbën një ndërtim celebral, krejt të shpikur.

Themeluesi i këtij atonalizmi është Arnold Shënbergu (1874-1951)

* Mendimi i Verlenit: "Të rrosh do të thotë të mbrosh formën."

* Eqrem Çabej thotë për Fan Nolin se "ka diçka demoniake, e cila mbase është vetia e parë e njeriut krijonjës, cilësia e mirëfilltë e furor poeticus, e marrëzisë së poetit të vërtetë… Fan Noli nuk është një madhësi efemere."

* "Zhongghua" – emri i Kinës në gjuhën kineze. Vepra klasike të letërsisë kineze: "Ëndërra në Pallatin e Kuq", "Udhëtim në Perëndim".

Piktura tradicionale kineze quhet "gohua".

Piktori i madh Ci Baj Shi: "Piktura përmban poezinë dhe poezia pikturën.

Sekreti i mjeshtërisë në pikturë gjendet midis ngjashmërisë dhe pangjashmërisë.

 Ngjashmëria e tepërt është lojë me njerëzit.

 Pangjashmëria është mashtrim.

 Ngjashmëria shumë e madhe është përqeshje e natyrës. Ngjashmëria e pakët është mungesë respekti për të."

Shkalla "Sei" në pikturën kineze lidhet me "vizatimin e mendimit".

Sue Bei Huni pikturonte kuaj, kurse Ci Bej Shiu lule dhe shpendë.

  1. Socialdarvinistët thonë, se kthesat e mëdha shoqërore janë rezultatet e zbulimeve të mëdha, që shkaktohen nga mutacionet kauzale, që ndodhin në trurin e njerëzve të mëdhenj, të veçantë.

Ndarja në klasa është rezultat i genotipeve të ndryshme, që ndodhen në njerëzit e ndryshëm.

Por trashëgimia biologjike dhe trashëgimia shoqërore s'janë identike.

Raca është kategori biologjike kurse klasat dhe shtresat janë koncepte sociale.

 * Sëmundja me emrin kuru, sëmundja e të qeshurit.

* Që nga Aristoteli u diferencua historia nga letërsia.

*Shekspiri është pasqyrë e Revolucionit Anglez.

Tolstoi kur shkruante "Luftën dhe Paqen" nuk e ndante nga duart "Hamletin".

Piktori David ka pikturuar Brutin.

 Niçe është kundër aktualizimit të historisë, kjo do të thotë t'i heqim historisë karakterin e zhvillimit.

"Çifutja e Toledos", e Fojtvangerit jep paralelizmin e kohës së mesjetës me kohën e Hitlerit.

* Volteri në veprën e tij filozofike "Sprovë për doket dhe shpirtin e popujve" ka shkruar: "Sikur perandorët grekë të Bizantit të kishin qenë Skënderbej Perandoria e Lindjes do të kish qëndruar në këmbë".

Si dy faktorë, që siguruan fitoren e Skënderbeut Volteri përmend faktin se 1) shqiptarët janë një racë luftëtarësh, dhe 2) Shqipëria është një vend malor.

Pse ai e shpjegon veprën e Skënderbeut me faktorë fiziologjikë psikologjikë dhe gjeografikë?

Ky shpjegim është i njëjtë me atë të kronistit turk të shekullit XVI, Idriz Bidlizit, i cili, i mahnitur nga pathyeshmëria e shqiptarëve e gjen shkakun e saj tek toka dhe ujërat e Shqipërisë: "Ata, që janë marrë me studimin dhe njohjen e natyrës së vendeve, qyteteve dhe të karakterit të njerëzve e kanë të qartë dhe kuptimin e fjalës së urtë, që thotë, se çdo gjë u krijua nga toka dhe i përket tokës, e dinë se përbërja dhe ndërtimi i qenies njerëzore e ka bazën tek toka.

Gjithashtu dhe karakteret e vërtetë të njerëzve, që banojnë sipër dherave të rruzullit sipas këtij rregulli janë gatuar me dheun, po ashtu edhe me ujin e tij.

Pra, padyshim, karakteri i popullit të çdo vendi i përshtatet vendit të tij të lindjes, i përshtatet ujit, klimës dhe natyrës së viseve të tyre, përputhet me veçoritë e ambientit, nga i cili është rrethuar.

Prandaj shqiptarët, meqenëse, në pjesën më të madhe banojnë në vise malore janë bruajtur nga një karakter i ashpër dhe të fortë, kështu, që nuk i përkulen askujt, në çfarëdo rrethanash qofshin."

*Simfonia "Ekstazia" e Scriabinit

* Spinoza: "Ethica more geometrico demostrata" – ("Etika e paraqitur, ndërmjet metodës gjeometrike").

Spinoza është kundër çdo konceptimi finalist të qenies, kundër çdo lloj shkaku final.

Për Spinozën: "natura naturans dhe natura naturata), dmth natyra që natyron dhe natyra e natyruar, – e para është krijuese, e dyta është e krijuar."

* Tek Platoni Erosi është njerëzor, tek Aristoteli është kozmik…

* Thomas Elioti: "Kalimi i interesit nga poeti tek poezia është diçka e lavdërueshme."

Henri Matisi: "Për një kohë të gjatë ngjyra qe një plotësuese e vizatimit. Rafaeli, Montegna, Dyreri, vizatojnë dhe shtojnë ngjyrën lokale. Italianët primitivë dhe orientalët e bënë ngjyrën mjaft shprehëse. Ingresi (quhej edhe "kinez", që endej në Paris) qe i pari, që i dha ngjyrave natyrshmërinë.

Rehabilitimi i ngjyrave u bë tek Dalakruai, Van Gogu, kryesisht tek Gogeni, tek impresionistët, të cilët përgatisin, hapin udhën për tek Sezani, i cili krijoi volume ngjyrash, i parapriu kubizmit.

Për ngjyrat më të rëndësishme janë raportet, – është fjala për respektin dhe kuptimin e diferencave…Muzika dhe ngjyra natyrisht s'kanë asgjë identike (të përbashkët), por shkojnë në rrugë paralele.

Shtatë nota dhe ndonjë modifikim i vogël midis tyre mjaftojnë për të shkruar çdo partiturë (ose të gjitha partiturat).

Përse një gjë e tillë të mos thuhet edhe për pikturën (ngjyrat)? Ngjyra e arrin fuqinë e saj kur është e organizuar në funksion.

S'mund të ndahet vizatimi nga ngjyra. Ngjyra nuk vendoset asnjëherë rastësisht, por kur janë siluetat dhe proporcionet jo si duhet nga kjo lind konflikti midis vizatimit dhe ngjyrës.

Por kjo, pastaj, varet tërësisht nga fuqia krijuese e artistit.

Vizatimi ka kuptim të madh.

Është shprehje e zotërimit të objektit.

Ingresi shënon: "Vizatimi është ashtu si shporta, nga e cila s'mund të heqësh asnjë fije kashte, pa bërë në të një shëmbje,hiatus (boshllëk)."

Ngjyra ndihmon të shprehet drita, jo si fenomen fizik, por tamam atë, që në të vërtetë, atë, që ekziston: dritën në trurin e artistit.

Çdo periudhë sjell si nevojë dritën e vet, ndjenjën e veçantë të hapësirës. Dhe për ata, të cilët s'kanë udhëtuar ndonjëherë me avion, civilizimi u solli një kuptim të ri të hapësirës qiellore.

Dhe në periudhën tonë shkojmë drejt kërkesës të zotërojmë tërësisht këtë hapësirë. Ngjyra e evokuar dhe e gjallëruar nga materia dhe e transformuar nga artisti do të mund të pasqyrojë bazën e çdo sendi dhe njëkohësisht t'i përgjigjet intensivisht emocionit të parë.

Vizatimi dhe ngjyra janë vetëm sugjestion?

Me ndihmën e iluzionit (iluzionizmit) është vetë qëllimi për të evokuar tek spektatori (shikuesi) tek njeriu, nevojën, ndjenjën e "sundimit" mbi sendet.

Por këtë artisti e arrin në atë masë sa është i zoti vetë t'i nënshtrohet sugjestionit të vet dhe ta transmetojë atë në punën (krijimin) e tij dhe në shpirtin… (këtu teksti është i palexueshëm – shënimi im M.Z.).

Në një proverb të lashtë kinez thuhet: "Kur njeriu vizaton pemën, duhet gradualisht ta ndjejë se si rritet ajo vetë.".

 

*Njerëzimi e ka shumë të zhvilluar ndjesinë e lartësive.

Që në kohën e lashtë lartësia imponuese e piramidave të Egjiptit shprehte madhështinë e lartësisë, më vonë edhe grataçielat, Kulla Ejfel deri tek raketat kozmike për në Mars dhe në Venera.

Ndjesia e lartësisë është bërë e pafundme, është e infinitëshme ashtu si edhe vetë hapësira.

Kozmonautët mund të vijnë nga një e Ardhme, ku Koha ndryshon. Nëse një kozmonaut është nisur para një viti, kur të kthehen mbas 10 vitesh në Tokë do të ndodhte diçka e pabesueshme.

Nëse kozmonauti do të nisej në moshën 20 vjeç, mbase do të qe i fejuar me një vajzë vërsnike, po 20 vjeç, kur ai do të kthehej mbas 10 viteve nga Kozmosi në Tokë do të ishte në moshën 30 vjeç, kurse për të fejuarën e tij do të kishin kaluar 70 vite dhe kështu do të takohej me të fejuarin kozmonaut, në moshën 90 vjeçare!

Ahere këtij të fejuari i duhet dhënë leje të fejohej përsëdyti me një tjetër vajzë të re.

Çfarë do të shkruante Shekspiri për një Romeo kozmonaut dhe një Zhuljetë jo të tillë, që i ka dhënë fjalën e saj tokësore, për ta pritur deri në vdekje të dashurin e saj qiellor?

A mund të kemi kështu një tjetër letërsi alternative?

 

* Forma fantastike dhe përmbajtja realiste e personifikimit.

Simboli ka karakter përgjithësues, por është emocional, jo thjesht racional.

Personifikimi është figurë në veprim, kurse metafora është figurë në ide, apo sistem idesh.

Personifikimi e përfshin në kufijtë e tij dhe metaforën.

Ka figura të mendimit dhe figura të ndjenjës (pasionit, imagjinatës), por kjo ndarje nuk është e saktë.

Paralelizmi figurativ është figurë tejet e lashtë, ashtu si personifikimi, e ka origjinën tek raporti njeri-natyrë.

Personifikimi i identifikon njeriun me natyrën dhe ndërsjelltas.

Përkundrazi, paralelizmi ngrihet mbi bazën e pavarësisë të botës njerëzore nga natyra, – elementet e natyrës shërbejnë për përshkrimin e fenomeneve njerëzore.

Me personifikim bota njerëzore shpreh natyrën.

Me paralelizëm është e kundërta.

Personifikimi ka bazë fantastike, paralelizmi realiste.

Simboli si kujtesë konvencionale është dhe personifikim, si p.sh. Muza Melpomeni.

Simboli ka lidhje me personifikimin, por e ka origjinën tek paralelizmi figurativ.

Simboli nuk është gjë tjetër, veçse një paralelizëm gjysmak, jo i shprehur.

Simboli e ruan kuptimin e tij të pavarur, krahas kuptimit figurativ, – Simboli ka pavarësi, – kurse alegoria jo!

Krahasimi, si figurë, ka lidhje me paralelizmin figurativ.

Elementi i natyrës është i nënshtruar ndaj elementit njeri, tek personifikimi ka karakter të pavarur, tek krahasimi ka rol ndihmës, të dorës së dytë.

Hiperbola e ka origjinën tek mendimi fantastik i njerëzve të hershëm. Ka hiperbolizim spontan, të pandërgjegjshëm dhe hiperbolizim të ndërgjegjshëm, dmth racional.

Litota e ka gjithashtu burimin tek mendimi primitiv, fantastik, – duke zvogëluar zmadhon.

Njerëzit e lashtë kishin një figurshmëri të mendimeve dhe jo aq abstragim të tyre.

Ata e shprehnin botën tërthorazi me anë të figurave dhe jo drejtpërdrejtë, – ata s'kishin mësuar ende si duhet në mënyrë abstrakte.

Metafora – mbretëresha e tropeve, është figura, që mbart veçoritë e një fenomeni mbi një fenomen tjetër, nëpërmjet një krahasimi të paramenduar, por jo të shprehur.

Metafora është një lloj krahasimi potencial, por pa lidhëza, pa nyje.

Metafora ka karakter universal, gjithëpërfshirës dhe gjithëshprehës.

Edhe metonimia e emërton një fenomen me anë të një tjetri, kur në mes tyre ka marrëdhënie varësie, që tregojnë shkakun për efektin, efektin për shkakun, organin e punës për punën, abstrakten për konkreten dhe anasjelltas, të kundërtën.

Sinekdota, – ndryshe nga metonimia marrëdhëniet e varura i ka të një lloji të caktuar, janë sasiore (numri, madhësia, volumi).

Ironia është një lloj metonimie.

Pleonazma, – bollëk, tepri.

Tendenca antropomorfike – tendencë e lashtë e njeriut, për ta kuptuar natyrën, sipas ngjasimit me vehten.

* Erst Junger. Shkrimtar gjerman. Profashist i tërbuar.

I famshëm në vitet e Vajmarit, të Rajhut të Tretë.

Ka shkruar romanet "Heliopolis", "Shkallët e mermerta". Traktati i tij i njohur "Lavdi të zëshmëve".

Ky traktat është Abrakadabra e punës magjike, for examply:

A, tregon – lartësi dhe gjerësi.

D, – lartësi dhe thellësi.

E, – zbrazësi dhe madhësi.

I, – jetë dhe kalbje.

U, – zanafillë dhe vdekje.

Erns Junger shpjegon:

Ndërmjet A bëjmë thirrje për pushtet

Ndërmjet O bëjmë thirrje për dritë

Ndërmjet I bëjmë thirrje për turp

Ndërmjet U bëjmë thirrje për tokën nënë.

Kështu, me ndihmën e disa çelësave ne zbulojmë tërësinë e botës, aq sa mund ta kapë veshi ynë të folurën njerëzore (dhe zanoret).

Erns Junger ka botuar dhe librat "Nyja gordiane", "Bletët e qelqta".

Erns Junger ka thënë: "Lufta është babai i çdo thelbi dhe gjithashtu i çdo thelbi ynë, pra i të gjithëve.

 Ne e krijojmë luftën dhe ajo na krijon ne. Një komb, që s'e don luftën, vdes.

Vrasja e të tjerëve është "kërkesë e gjakut", një instinkt i fuqishëm, po aq sa edhe instinkti i zgjatjes dhe mbijetesës së lisit".

* I.K. (Ismail Kadare): "Mendimi poetik kërkon një masë minimale fjalësh për t'u shprehur, ashtu si kripërat kërkojnë një masë minimale uji për t'u shkrirë.

 Nëqoftëse ne ngushtojmë jashtë mase fjalët, duke u munduar, që në një vjershë të fusim aq figura, sa ajo s'i mban dot, do të ish njësoj, që për të shkrirë kripërat të zvogëlonim masën minimale të ujit.

Ç'do të ndodhte?

Kripërat do të mbeteshin pa u shkrirë.

Mendimi do të mbetej pa u shprehur. Sensi i masës!"

* Peizazhet e ndryshëm ngjajnë si një polifoni.

* Largohet tufa e lejlekëve të bardhë, si shtëllungat e avullit të lokomotivës, që ngrihen e ikin në qiell.

* Bukuria fizike s'korrespondon me bukurinë shpirtërore, – kontradikta midis formës dhe përmbajtjes.

* Materia në tri forma (ekzistenca): si substancë (lëndë), si mendim, si marrëdhënie shoqërore.

Si është kategoria e së bukurës në marrëdhëniet shoqërore, që nuk janë lëndë, si dhe në artin e strukturuar në lëndë (skulptura etj.)?

* Miti: Kronosi ha, gëlltit Kohën!

* Humanisti italian Gabriel Faerni ka shkruar sonetin për çvarrosjen e Skënderbeut.

Hapja e varrit s'ka ndodhur me asnjë nga njerëzit e shquar më përpara.

Motivi barletian.

* Plehanovi: "Një poet i madh është i madh, sepse shënon një hap përpara në zhvillimin e shoqërisë.

 Por duke shënuar këtë hap, ai s'pushon së qeni një individ.

Në karakterin dhe jetën e tij ka padyshim shumë karakteristika dhe rrethana, që s'kanë lidhje me aktivitetin e tij historik dhe nuk ushtrojnë mbi të asnjë ndikim.

 Por ka sigurisht edhe karakteristika, të cilat, pa modifikuar karakterin historik të përgjithshëm të këtij aktiviteti, i japin një nuancë individuale.

Këto karakteristika mund dhe duhet të ndriçohen nga studimi i saktë i karakterit personal dhe i rrethanave të veçanta të jetës së poetit. "

 

*Gogeni: "Piktura është ose plagjiaturë, ose revolucion ."

 * BARIU DALMAT

 Kopetë e erërave

I shtyj drejt detit,

 Duke u rënë

Me thupra rrufesh.

 Si një bari dalmat

Vij në hapësira,

 Erërat pjellin shtrëngata,

Qengja, më të mëdha se vetet…

* Në aksionin për hekurudhën e re, befas vjen dhe Gjergj Aranit Golemi, – në mjekrën e tij fryjnë shtrëngatat, – nga flokët i fluturojnë skifterët dhe yjet, krismat, – përpiqet të ngrejë sëbashku me studentët shinën, që duhet montuar, – përkulet ta ngrejë, – siç ngrinte shpatën e madhe dikur, – i njëjti gjest ka domethënie tjetër…

* Teoria obskurantiste e Otto Vejningerit: "Gruaja nga natyra është një shkallë më poshtë nga burri" Në Romën e vjetër tek gruaja çmonin femrën.

Në tempullin e Pompeit pranë Perëndeshës së Bukurisë qëndron edhe statuja e Hermafroditit.

Kjo s'është e rastit.

Përmbushja e epshit seksual konsiderohej më e lartë se çdo gjë tjetër… dhe hermafroditi, mendohej, se ishte një qenie e tillë, që kishte mundësinë të provonte njëkohësisht si kënaqësinë e mashkullit, ashtu dhe atë të femrës.

Ky ishte ideali, si të thuash…

* Hermafroditi = Hermes + Afërdita

*1 korrik 1970, Durrës: Pol Elyari erdhi në Shqipëri në 1949.

Shkoi në Gjirokastër dhe në malin e Gramozit.

 

Dh.S.Shuteriqit i tha:

"Est-ce possible!

Je n'ai jamais vu de ciel aussi serein

et des coeurs aussi sereins.

Et pourtant,

la tempète fait, rage autor de votre roc.

Le ciel ressemble aux coeurs,

En France, il est tout aussi beau,

mais: plaie du coeur-plaie du ciel!

Në shqip:

Si është e mundur?

Unë s'kam parë kurrë qiell kaq të qetë

e zemra kaq të qeta.

E megjithatë,

fortuna po çmendet rreth shkëmbit tuaj.

Qielli u ngjet zemrave,

Në Francë ai është po kaq i bukur,

por plagë e zemrës – plagë e qiellit!

* I. Stravinski, Edition du Rocher, 1958.

* Karl Maria Von Veber – muzika e tij e mahnitshme "Gjahtari magjik"

* Muzika e Alban Bergut, po edhe e Anton Vebernit.

* Paul Bertrand: "Précis d'Histoire de la Musique", Paris, 1921.

* Ë. Ëhitman:

– And ëho art thou? Said I to the soft-falling shoëer.

  – I am the Poem of Erth, said the voice of the rain. 

në shqip:

– Kush je ti? pyeta shiun që binte butë.

 – Poema e Tokës jam, – tha zëri i shiut.

* Me sa duket edhe unë duhet t'i ngjaj Vezuvit.

Majakovski:

 Por Vezuvi e përmbyti Pompeun,

Kur pompeasit e tallën!

* Muzika e Edgar Varez (1883-1965): "Poeme electronique", në sallonin e Le Corbusier.

* Kesiner: "njeriu është kafshë e simboleve"

4 VARGJE

Këto skelete pemësh,

Më ngjajnë tani,

 

Si trupi i Vjeshtës,

Në radiografi!

* Kufoma e Diellit si një furrnaltë e shuar…

* Kjo lopë ngjan si e mbështjellë me hartën e botës.

(vijon në numrin e ardhshëm )

 

Magjia e akrobatëve të Cirkut Kombëtar zbret të mërkurën te Liqeni, akrobaci, humor e argëtim pa fund

Posted: 15 Oct 2018 01:11 AM PDT

Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është shndërruar tashmë një nga zonat më të preferuara të kryeqytetasve në çdo orë.

Këtë të mërkurë, ora 18:00,  Bashkia e Tiranës dhe Cirku Kombëtar sjellin shfaqjen "Nata e Zjarreve", një event dedikuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut.

Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi dhe sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do t'i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.

Krahas rregullimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, Bashkia e Tiranës i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe ndërtimit të parqeve për fëmijë, këndeve sportive si dhe organizimit të aktiviteteve të shumta sportive-kulturore me qëllim promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme për të vegjlit.

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more