Skip to main content

“Selena Gomez në spital për “krizë emocionale”” plus 9 more - Gazeta Dita

“Selena Gomez në spital për “krizë emocionale”” plus 9 more - Gazeta Dita


Selena Gomez në spital për “krizë emocionale”

Posted: 12 Oct 2018 02:24 AM PDT

Selena Gomez ka pësuar një "krizë emocionale" dhe u pranua në një klinikë psikiatrike në Bregun Lindor.

Sipas faqes së thashethemeve amerikane Tmz, këngëtarja 26 vjeçare, e cila vuan nga një mungesë serioze e qelizave të bardha të gjakut dhe në vitin 2017 bëri një transplantim të veshkave, u shtrua në spital dy herë në javët e fundit dhe e lodhur nga ekzaminimet mjekësore tentoi të hiqte serumin që po merrte në Qendrën Mjekësore Cedars-Sinai në Los Anxhelos.

Tani ajo po kurohet për çrregullime mendore.

l.h/ dita

“Të fala Edit”, biseda mes dy fqinjëve

Posted: 12 Oct 2018 02:17 AM PDT

Deputeti i Partisë Socialiste Fate Velaj është takuar me kancelarin austriak Sebastian Kurz.

I njohur për jetën e tij mes Shqipërisë dhe Austrisë, ai ka pasur një mëngjes interesant të cilin e ka rrëfyer në rrjetin social Facebook.

Velaj tregon se kancelari është treguar mjaft miqësor dhe ka ndarë një bisedë të shkurtër.

Ndër të tjera ai shkruan:

"…sot, 12.10.2018, i nisur në orën 4.30 të mëngjesit për të ardhur në shtëpi, në Vjenë, në orën 9.35, kur edhe pak metra më duheshin të hapja portën e godinës time, nga godina e tij, doli kancelari (kryeministri) austriak Sebastian Kurz i cili, sa më pa, më përshëndeti dhe më tha: nga po vjen? nga Tirana, – i thashë.

Të dielën nisem për Bruksel ku, të hënën, në parlamentin europian, do raportojmë mbi sukseset në rrugën Europiane të Shqipërisë si dhe hapat e mbetura drejt hapjes së negociatave. Dërgoji të falat e mia Edit, – tha ai dhe hyri në makinë e u nis për në punë ndërsa unë, vazhdova rrugën për në shtëpinë time ku më prisnin…", nënvizon Velaj.

l.h/ dita

DASH mohon marrëveshjen me Turqinë, për lirimin e pastorit Brunson

Posted: 12 Oct 2018 02:02 AM PDT

NBC News raportoi dje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia kishin arritur një marrëveshje sipas të cilës pastori Andrew Brunson pritet të lirohet gjatë një seance gjyqësore, që pritet të mbahet sot në ngarkim të tij.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një reagim zyrtar tha se nuk kishte asnjë marrëveshje mes palëve, për lirimin e Brunson, por shtoi se shpresojnë shumë që pastori të rifitojë lirinë në seancën gjyqësore të ditës së premte.

Përveç Departamentit Amerikan të Shtetit, edhe Zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence nuk pranoi të kishte ndonjë marrëveshje të tillë, teksa foli në një konferencë shtypi, ku gjithashtu uroi lirimin e Brunson.

"Mbetemi me shpresë që në seancën gjyqësore të së premtes, Turqia do të shohë rrugën e saj të qartë dhe të lirojë këtë njeri të mirë, i cili është fajtor për asgjë dhe i cili është burgosur për disa vjet padrejtësisht", tha Pence.

"Presidenti Trump, administrata jonë, e ka bërë të qartë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë fort, deri sa pastori Brunson të jetë i lirë dhe të kthehet në shtëpi, në SHBA, me familjen dhe kishën e tij", shtoi Pence, një i krishterë i devotshëm i cili ka punuar për të liruar Brunson për dy vitet e fundit.

Rasti kundër Brunson, një predikues ungjillor nga Karolina e Veriut, i cili ka jetuar në Turqi për më shumë se 20 vjet, është bërë shkak për një tension diplomatik midis Ankarasë dhe Uashingtonit.

Brunson, i cili u burgos në tetor 2016 dhe u transferua në arrest shtëpiak në korrik, do të paraqitet në gjykatë të premten. Prokuroria pritet të prezantojë dy dëshmitarë të rinj të fshehtë, por avokati i Brunson, Cem Halavurt tha se dëshmitë e tyre nuk ishin në lidhje me rastin.

l.h/ dita

SHBA, uragani me fuqi përbindëshi u merr jetën 6 personave

Posted: 12 Oct 2018 01:56 AM PDT

Të paktën 6 persona kanë vdekur nga uragani "Michael", i cili është përplasur në brigjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mes viktimave, katër ishin në kontenë e Gradsenit, në Florida, ndërsa një fëmijë 11 vjeç ka humbur jetën në kontenë e Seminoles, në Xhorxhia. Një person i gjashtë ka ndërruar jetë në Karolinën e Veriut.

Më shumë se 370 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen nga ky shtet. Florida, Alabama dhe Georgia kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Si pasojë e këtij uragani është raportuar se të paktën 13 persona kanë vdekur në Amerikën Qendrore.

Qendra Kombëtare për Uraganet, me bazë në Miami, ka njoftuar në revistën e saj se "fuqizimi i uraganit pritet të ndodhë gjatë natës dhe ditën e mërkurë, ndaj "Michael" parashikohet të bëhet tejet i rrezikshëm kur të arrijë në Florida". "Dobësimi pritet të ndodhë, pasi "Michael" të kalojë në shtetet juglindore të SHBA-ve", ka thënë kjo qendër.

Guvernatori i Floridës, Rick Scott e ka cilësuar këtë uragan "me fuqi përbindëshi" dhe u ka bërë thirrje banorëve të dëgjojnë zyrtarët.

l.h/ dita

Lobimi rus për PD, SHBA sjell në Tiranë dosjen “Biniatta”

Posted: 12 Oct 2018 01:43 AM PDT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës dokumentet e para për skandalin e Partisë Demokratike me lobimet në SHBA.

Kreu i saj Lulzim Basha u vendos nën hetim nga Prokuroria, pas një investigimi të bërë nga mediat shqiptare dhe ato amerikane, mbi shpenzimet që janë bërë për lobime në SHBA.

PD ka deklaruar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve rreth 160 mijë dollarë shpenzime, por në të vërtetë ka rezultuar se ka pasur një kontratë me vlerë 675 mijë dollarë me kompaninë "Biniatta Trade LP".

Për këtë arsye, Prokuroria nisi hetimet dhe kërkoi të dhëna nga autoritetet amerikane mbi deklarimet që kompania në fjalë dhe drejtuesi i saj Nicolas Muzin kanë bërë në Departamentin Amerikan të Drejtësisë.

Gazeta ju drejtua me një shkresë Prokurorisë së Tiranës për të mësuar se në çfarë faze janë hetimet.

Në përgjigje të saj, prokuroria bëri me dije se dosja me dokumentet për kontratat mes palëve ka mbërritur para pak ditësh në Shqipëri dhe konfirmohen kontratat e "Biniatta Trade LP" me PD.

Nga ana tjetër, Prokuroria është në pritje të dëshmisë së Nicolas Muzin dhënë pranë autoriteteve amerikane.

"Në përgjigje të shkresës suaj me anë të së cilës kërkoni informacion lidhur me çështjen e lobimeve të subjektit Partia Demokratike me SHBA, ju bëjmë me dije se: Pas dërgimit të një letër-porosie drejt autoriteteve të SHBA, ka mbërritur një pjesë e përgjigjes ku konfirmohet zyrtarisht ekzistenca e dokumenteve të dorëzuara nga Nicolas Muzin në Departamentin Amerikan të Shtetit, në lidhje me kontratat e hartuara me Partinë Demokratike dhe me shoqërinë tregtare "Beniatta Trade" në periudhën qershor-nëntor 2017.

Pjesa tjetër e letërporosisë, intervistimi procedural i Nicolas Muzin nuk ka mbërritur ende", thuhet në shkresën e Prokurorisë së Tiranës për gazetën "Sot".

Pas "Babales" dhe "Nuhut", ky është një tjetër telash për Lulzim Bashën.

Ndoshta është pikërisht kjo dosje që e ka tërbuar PD-në, e cila ka nisur një fushatë montimesh të çuditshme./Sot

l.h/ dita

Ura që do të afrojë Kinën me Europën

Posted: 12 Oct 2018 01:35 AM PDT

Korporata e Rrugëve dhe Urave e Kinës, një kompani shtetërore, ka nisur ndërtimin e një ure, që është financuar në pjesë të madhe nga Bashkimi Europian, që do t'i japë fund dekadave të ndarjes mes bregut jugor kroat me pjesën tjetër të vendit, me një ndërprerje në tokë boshnjake.

Bashkimi Europian është treguar i kujdesshëm që të lejojë një firmë kineze për të konkurruar për projekte të mëdha infrastrukturore, pasi ka frikë që do të prishin konkurrencën dhe do të çojë në ulje pagash. Ndërtimi i kësaj ure do të tregojë nëse kjo frikë është me vend apo jo.

Gjithashtu, disa anëtarë të BE-së janë të shqetësuar për faktin se Pekini mund të miqësohet me liderët e Ballkanit dhe Europës Lindore, miqësi që shihet si cenim i bllokut.

l.h/ dita

Shqipëria ngec te investimet në kapitalin njerëzor

Posted: 12 Oct 2018 01:30 AM PDT

Indeksi i Kapitalit Njerëzor (IKNJ), i prezantuar sot në Takimet Vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së, tregon se një fëmijë i lindur sot në Shqipëri kur të rritet do të ketë 62% të produktivitetit që do të kishte nëse do të gëzonte arsimim të përfunduar dhe shëndet të plotë. IKNJ për Shqipërinë është më i lartë nga sa do të pritej nisur nga vende me të njëjtin nivel të të ardhurave.

Studimi i Bankës Botërore i prezantuar sot u paraqet politikëbërësve dëshmi bindëse se arritja e rezultateve më të mira në shëndetin dhe shkollimin e fëmijëve mund t'i rrisë ndjeshëm të ardhurat e njerëzve dhe të vendit, me përfitime që do të ndihen edhe në të ardhmen e largët.

"Për më të varfrit, shpesh kapitali njerëzor është kapitali i vetëm që kanë," – u shpreh Presidenti i Grupit të Bankës Botërore, Jim Yong Kim. – "Kapitali njerëzor është një faktor kryesor shtytës i rritjes së qëndrueshme gjithëpërfshirëse ekonomike, por investimi në shëndetësi dhe arsim nuk ka marrë vëmendjen që meriton. Ky indeks vendos një lidhje të drejtpërdrejtë midis përmirësimit të rezultateve në shëndetësi dhe arsim, produktivitetit dhe rritjes ekonomike. Shpresoj se do t'i i shtyjë vendet të veprojnë menjëherë për të investuar më shumë dhe në mënyrë më efektive te njerëzit."

"Steka po rritet për të gjithë," – shtoi Kim. – "Ngritja e kapitalit njerëzor ka rëndësi të veçantë për të gjitha vendet, në të gjitha nivelet e të ardhurave, për të konkurruar në ekonominë e së ardhmes".

Indeksi i Kapitalit Njerëzor mat nivelin e kapitalit njerëzor që një fëmijë i lindur sot mund të presë të arrijë deri në moshën 18-vjeçare. Ky indeks vlerëson ku ndodhet secili vend tani lidhur me produktivitetin e brezit të ardhshëm të punonjësve. Ai mat sa larg ndodhet secili vend nga caku i arsimimit të përfunduar dhe shëndetit të plotë për një fëmijë të lindur sot, duke përdorur një shkallë nga zero deri në një, ku 1 shënon rezultatin më të mirë të mundshëm. Indeksi përbëhet nga pesë tregues: probabiliteti i të arriturit të moshës pesëvjeçare, sa vjet shkollim pritet të kryejë fëmija dhe sa do të mësojë, norma e të jetuarit në moshë të rritur (përqindja e 15-vjeçarëve që do të arrijnë moshën 60-vjeçare) dhe përqindja e fëmijëve me zhvillim normal.

Shqipëria e ka rritur mbulimin dhe cilësinë e arsimimit dhe kujdesit në fëmijërinë e hershme. Hyrja në arsimimin parashkollor është rritur ndjeshëm nga 58 për qind në vitin 2007 në 83 për qind në vitin 2017. Në periudhën afatgjatë, mundësitë e hershme për mësim sjellin arritje më të larta mësimore, produktivitet më të lartë pas shkollës dhe të ardhura më të larta dhe kanë një shkallë më të lartë përfitimi për grupet në pozita të cenueshme. Por duhet bërë më shumë për cilësinë e arsimit parashkollor dhe gjithë përfshirjen, sidomos për fëmijët në pozita të pafavorshme, që është edhe një prioritet i njohur nga Qeveria e Shqipërisë.

Shqipëria ka arritur t'i përmirësojë rezultatet e veta mesatare në PISA, paçka se në kushtet e një sistemi arsimor në zgjerim të shpejtë, sidomos në arsimin e mesëm nga rreth 40 për qind në vitin 2000 në 95 për qind në vitin 2015.

99 nga 100 fëmijë të lindur në Shqipëri e arrijnë moshën 5-vjeçare, por shkallët e vdekshmërisë foshnjore, vdekshmërisë amësore dhe zhvillimit të mangët janë pak më të larta se vendet e tjera të rajonit dhe ka ende vend për përmirësime.

Të dhënat e zbërthyera sipas sekseve janë të disponueshme për 126 prej 175 vendeve që mbulon Indeksi. Në shumicën e vendeve, hendeku i kapitalit njerëzor për djemtë dhe për vajzat i matur si largësia nga caku maksimal është më i madh se hendeku midis djemve dhe vajzave. Shqipëria ka arritur barazi të plotë midis gjinive në arsimin parashkollor dhe atë fillor. Vitet e fundit, shkalla bruto e regjistrimit ka qenë pothuajse identike për djemtë dhe për vajzat në arsimin parashkollor dhe atë fillor. Mirëpo, arsimin e mesëm e ndjek një numër më i madh meshkujsh se femrash, ndërsa në arsimin e lartë ka më shumë femra, çka tregon se në të ardhmen duhet të marrin përgjigje pabarazitë në këto nivele të arsimit.

Indeksi është pjesë e një projekti të Bankës Botërore, Projekti për Kapitalin Njerëzor, i cili e njeh kapitalin njerëzor si faktor të rritjes gjithëpërfshirëse. Krahas Indeksit, Projekti për Kapitalin Njerëzor përfshin një program për fuqizimin e punës kërkimore dhe matjeve mbi kapitalin njerëzor, si edhe për mbështetjen e vendeve për ta përshpejtuar progresin në rezultatet e kapitalit njerëzor.

Rreth 28 vende nga rajone të ndryshme dhe nivele të ndryshme të ardhurash kanë shprehur interes paraprak për të marrë pjesë në Projekt dhe kanë caktuar pikat e kontaktit pranë qeverive të tyre për të punuar me Grupin e Bankës Botërore. Këto vende kanë filluar punën për ngritjen e dialogut për politikat e kapitalit njerëzor në ministritë e linjës dhe për identifikimin e prioriteteve kombëtare për përshpejtim të progresit në kapitalin njerëzor, mbështetur në planet e zhvillimit të secilit vend.

Indeksi përfshihet në Raportin e ardhshëm të zhvillimit botëror 2019 "Ndryshimet në natyrën e punës", ku trajtohet rëndësia që ka investimit te kapitali njerëzor për të qenë të përgatitur për të ardhmen e punës.

l.h/ dita

“Qejflinj” pas veshjeve, ja cili qytet nuk e kursen aspak dorën

Posted: 12 Oct 2018 01:18 AM PDT

Edhe pse ndër më të varfrit e Europës, shqiptarët janë shquar ndër vite si sqimatarë pas veshjeve dhe këpucëve. Për këtë mjafton të shikojmë veshjet tradicionale, ku secila trevë "garon" për veshjen më pompoze e të zbukuruara me ar dhe argjend. Edhe në ditët e sotme, të dhënat tregojnë se shqiptarët nuk e kanë humbur traditën për t'u veshur bukur dhe konkurrojnë për shpenzimet edhe me qytetarët e Bashkimit Europian.

Po cilat janë qarqet e Shqipërisë banorët e të cilëve nuk e kursejnë aspak dorën ku vjen puna për të shpenzuar për veshje dhe këpucë? Do të zhgënjeheni, por kryeqyteti, ku janë të përqendruara institucionet kryesore, ka dyqane pa fund dhe jeta e natës mbizotëron nuk kryeson në këtë listë.

Korçarët kryesojnë listën për sa i përket shpenzimeve për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017. Në vitin 2017 banorët e qarkut Korçë shpenzuan për veshje dhe këpucë 5.7% të totalit të të gjithë shpenzimeve. Megjithatë, në krahasim me një vit më parë ku shpenzimet llogariteshin 6.2%, ato ranë.

Të dytët për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë janë dibranët. Të dhënat nga INSTAT tregojnë se shpenzimet për veshje dhe këpucë në 2017-n llogariteshin 5.2%, nga 5.4% që ishin një vit më parë. Edhe për qarkun e Dibrës shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë në krahasim me një vit më parë.

Qarku i Tiranës, pjesë e të cilit është edhe kryeqytetit, renditet i treti për shpenzimet më të larta për veshje dhe këpucë, me 4.7% të totalit. Në krahasim me një vit më parë Tirana pati rënien më të madhe të shpenzimeve për këtë grup, me rreth 1 pike përqindje.

Më pas për shpenzime të larta renditen qarku Durrës me 4.3% të totali, Gjirokastra me 4.1%, dhe Berati me 3.9%.

Me të njëjtën peshë në shpenzimet totale, vetëm 3.8%, renditet qarku Lezhës, Fierit dhe Elbasanit.

Banorët e Shkodrës dhe Lezhës shpenzuan përkatësisht 3.1% të totalit të shpenzimeve të tyre.

Kukësi, më i varfëri në Shqipëri, është edhe qarku me shpenzimet më të ulëta për veshje dhe këpucë, sipas të dhënave në totalin e shpenzimeve të tyre në 2017-n, vetëm 2.1% shkuan për veshje dhe këpucë. Shpenzimet për veshje dhe këpucë ranë me më shumë se 1 pikë përqindje në qarkun e Kukësit.

Shqiptarët qejflinj pas veshjeve

Edhe pse renditemi ndër vendet me të ardhura të ulëta për frymë, kur vjen puna te veshjet shpenzojmë po aq se europianët. Sipas të dhënave nga Anketa e Buxhetit të Familjes 2017 shpenzimet për veshje dhe këpucë të familjeve zinin një peshë prej 4.3% të totalit, nga 4.8% që ishin një vit më parë. Mesatarja europiane e shpenzimeve për veshje dhe këpucë sipas të dhënave të Eurostat në vitin 2016 ishte 4.9%. Në krahasim me disa vende anëtare të Bashkimit Europian, si Greqia, Danimarka, Franca apo Bullgaria, Shqipëria kishte shpenzime më të larta për veshje dhe këpucë.

Estonia (6.8%), Portugalia (6.3%) dhe Italia (6.2), Austria (6.1%) kryesojnë në Europë për buxhetin e lartë të veshjeve në raport me totalin e shpenzimeve./Monitor

Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte

Posted: 12 Oct 2018 01:08 AM PDT

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në kuadër të kontrollit të operatorëve të biznesit ushqimor (FAST FOOD-e) pranë institucioneve arsimore, shkolla, kopshte, çerdhe ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Pas kontrolleve janë marrë; 65 masa administrative me paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe 2 ndërprerje aktiviteti.

Ndërkohë gjatë inspektimeve, AKU thekson se janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve për të bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

AKU u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi nga këto subjekte pranë shkollave dhe kopshteve.

l.h/ dita

Autobusi përplaset me kamionin, 9 të plagosur rëndë në Gjermani

Posted: 12 Oct 2018 12:55 AM PDT

Një autobus që mbante 30 turistë nga Australia, Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara u përplas me një kamion të mbushur me goma makinash, pranë Heidelberg, në Gjermani, duke lënë nëntë vetë të plagosur rëndë.

Pesë helikopterë shpëtimi dhe shtatë ambulanca "garuan" për në vendngjarje, në qytetin e vogël jugperëndimor të Hockenheimit, rreth 20 km nga Heidelberg, për të transportuar pasagjerët e lënduar, tha një zëdhënës i policisë.

Rruga u mbyllur për disa orë, ndërsa një media lokale raportoi se nga aksidenti u plagosën 35 persona, por vetëm 9 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe vijojnë të trajtohen në spital.

Policia gjermane po punon për të zbardhur plotësisht shkaqet e këtij aksidenti, që për pak nuk rezultoi fatal, por paraprakisht thuhet se autobusi ka dalë në korsinë e gabuar dhe është përplasur me kamionin.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more