Salah thyen ligjet e fizikës me golin e tij |Video |
- Salah thyen ligjet e fizikës me golin e tij |Video
- Del raporti i fundit/ Ja 10 shqiptarët më të pasur
- Trump reagon lidhur me lirimin e pastorit Brunson në Turqi
- E rëndë, po shesin veshkat në Facebook për të paguar borxhet, ja sa shkojnë çmimet
- Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin
- ShBA-ja shkëput raportet me ministrin Berisha dhe zëvendësministrin Çeku
- Hasani: Kosova ka pak gjasa ta padisë Serbinë për gjenocid
- “Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë për rrëzimin e kësaj qeverie”
- PDK kërkon konsensus për dialog, ose zgjedhje
- Sot varroset 17 vjeçari i cili humbi jetën mbrëmë në një aksident komunikacioni
Salah thyen ligjet e fizikës me golin e tij |Video Posted: 13 Oct 2018 01:02 AM PDT Mohamed Salah është rikthyer pas një periudhe shterpësie dhe këtë e ka bërë në mënyrën më spektakolare të mundshme. "Ylli" i Liverpoolit realizoi një eurogol në ndeshjen që Egjipti luajti ndaj Svazilandit për Kupën e Afrikës dhe fitoi me shifrat e pastra 4-1. Por, ai që bëri xhiron e botës ishte goli i Mohamed Salah, i katërti në radhë, i shënuar në minutën e 45-të. Sulmuesi shënoi në mënyrë të pabesueshme, direkt nga goditja e dënimit, me portierin kundërshtar që u shtang, dhe nuk mund të bënte asgjë për ta shpëtuar. Gol që padyshim ka thyer ligjet e fizikës nga mënyra e realizimit. The post Salah thyen ligjet e fizikës me golin e tij |Video appeared first on DRENICA PRESS. |
Del raporti i fundit/ Ja 10 shqiptarët më të pasur Posted: 13 Oct 2018 12:53 AM PDT Samir Mane u vlerësua si njeriu më i pasur në Shqipëri. Sipas studimit të Institutit Europian Pashko për 10 super të pasurit në vendin tonë, në vend të dytë të fitimit për vitin 2017 është Shefqet Kastrati, i cili pasohet nga Grigor Joti. Biznesmeni Rrok Gjoka mban vendin e katërt. Më pas, renditet Agron Shapllo. Në vend të 6 është vlerësuar Renis Tërshana. Pas tij, Agim Zeqo. Deputeti Tom Doshi renditet në vend të 8, ndërsa biznesmeni Serafin Orgocka në të 9-tin. Lefter Kallo është i 10 në listë. "Parë nga këndvështrimi i peshës specifike renditëse të këtij nëngrupi, kemi që sipas këtij kriteri fitimi, 4 të parët përfaqësojnë më shumë se gjysmën e fitimit nga të gjithë së bashku", thotë Ervis Iljazaj, i cili tregon se ku është bazuar studimi për super të pasurit shqiptarë. "Studimi për 10 më të pasurit është një studim që Instituti Europian Pashko, e bën duke ndjekur edhe traditën e studimeve ndërkombëtare, duke u bazuar vetëm te deklarimet e licencave në QKB dhe strukturave aksionmbajtëse u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë", thotë Sulo. Ndërkaq studimi nxjerr në konkluzion se për peshën dhe përgjegjësinë që ky komunitet përfaqëson ndaj ekonomisë shqiptare, përbën një pasuri kombëtare. /Top Channel The post Del raporti i fundit/ Ja 10 shqiptarët më të pasur appeared first on DRENICA PRESS. |
Trump reagon lidhur me lirimin e pastorit Brunson në Turqi Posted: 13 Oct 2018 12:40 AM PDT Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lidhur me shfuqizimin e arrestit shtëpiak dhe ndalesën e udhëtimit për pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, tha se “Lutjet dhe mendimet e mia janë për pastorin Brunson. Shpresoj se së shpejti do të kthehet në shtëpinë e tij", transmeton Anadolu Agency (AA). Gjykata e Dytë e Krimeve të Rënda në Izmir, në përputhje me vendimin e saj, shfuqizoi arrestin shtëpiak dhe ndalimin e udhëtimit për Brunson dhe duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, vendosi që ai të lirohet. Trump po ashtu në një postim tjetër nëpërmjet rrjetit social Twitter ka thënë se “ka punuar shumë për Brunsonin”. Gjykata turke e ka dënuar me tre vite e një muaj e gjysmë pastorin amerikan Andrew Cragig Brunson, i cili deri më tani gjendej në arrest shtëpiak nën akuzat për kryerje të veprave penale dhe të spiunimit në emër të organizatave terroriste FETO dhe PKK. Duke marrë parasysh kohën prej afër dy vitesh që ai ka qëndruar në arrest, gjykata vendosi që ai të lirohet. The post Trump reagon lidhur me lirimin e pastorit Brunson në Turqi appeared first on DRENICA PRESS. |
E rëndë, po shesin veshkat në Facebook për të paguar borxhet, ja sa shkojnë çmimet Posted: 13 Oct 2018 12:35 AM PDT Për mijëra njerëz që kërkojnë të "peshkojnë"një veshkë në Indonezi, Facebook është vendi i duhur. Numri i madh i sëmundjeve të lidhura me veshkat i kombinuar me përqindjen e ulët të dhurimit të organeve ka bërë që kërkesa për transplante në tregun e zi të jetë e lartë. Kështu, tregu i zi është zhvendosur në rrjetet sociale ku njerëzit po drejtohen çdo ditë e më tepër duke kërkuar të blenë organet e të huajve me para në dorë. Këto lloj transaksionesh janë kundër ligjit. Por, Toni Samosir, kryetar i komunitetit të dializës në Indonezi shpjegon se për 150,000 pacientë që vuajnë nga dështimi i veshkave në vend, tregjet e paligjshme, të qasura përmes një numri në rritje të grupeve në Facebook, shpesh janë të vetmet rrugë të disponueshme. Toni Samosir u shpreh për ABC: "Është e lehtë të marrësh oferta të veshkave komerciale në internet, ka edhe grupe të caktuara të ndërmjetësve të donatorëve të veshkave në mediat sociale. Është si një tregti e përgjithshme: njerëzit sheshin hapur veshkat për të paguar borxhet, shpenzimet mjekësore, nisjen e një biznesi … Nuk ka para, nuk ka as veshka". Këto grupe të "tregtisë" të Facebook-it veprojnë si ndërmjetës: lidhin blerësit e dëshpëruar me shitësit shpesh të dëshpëruar, lehtësojnë marrëveshjen dhe në disa raste ankandojnë organet te ofertuesi më i lartë. Çmimet për një veshkë zakonisht shkojnë diku midis 100 milionë rupiah ($ 9,270) dhe 350 milionë rupiah (32,430 dollarë), por Tony sugjeron që ata herë pas herë tejkalojnë $ 90,000 AUD. The post E rëndë, po shesin veshkat në Facebook për të paguar borxhet, ja sa shkojnë çmimet appeared first on DRENICA PRESS. |
Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin Posted: 13 Oct 2018 12:31 AM PDT Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov i hedhin paq për rrëmujën që shkaktuan në përfundim të duelit mes tyre në Las Vegas. Komisioni i Sporteve të Nevadës njoftoi se dy luftëtarët e UFC-së janë pezulluar përkohësisht për incidentet që ndodhën pas ndeshjes mes tyre. Dënimi do të hyjë në fuqi të hënën dhe do të zgjasë minimumi deri në datë 24 tetor, atëherë kur do të mbahet një seancë dëgjimore ku do të përcaktohet dënimi për dy luftëtarët. Pas këtij lajmi, Khabib ka reaguar duke thënë se do ta lërë UFC-në nëse do të pezullohet miku i tij Zubaira Tukhogov, i cili hyri në oktagon dhe goditi McGregorin pas përfundimit të ndeshjes. "Nëse vendosin që ta heqin nga UFC-ja, ta dinë që do të iki edhe unë. Ne kurrë nuk i braktisim vëllezërit tanë në Rusi. Ndeshjen që kishte për të zhvilluar ia anuluan, tani duan edhe ta largojnë nga UFC-ja. Harrojnë që ishte irlandezi ai që goditi i pari me grusht", shkruan Khabib në rrjetet sociale. /SS/ The post Merret vendimi për Khabibin dhe McGregorin appeared first on DRENICA PRESS. |
ShBA-ja shkëput raportet me ministrin Berisha dhe zëvendësministrin Çeku Posted: 13 Oct 2018 12:10 AM PDT Shtetet e Bashkuara i kanë vënë bllok komunikimit me ministrin e Forcës së Sigurisë, Rrustem Berisha, dhe zëvendësin e tij, Agim Çeku. Secili bashkëpunim me ta është ndërprerë, prej kur është shpallur aktakuza në rastin e veteranëve të UÇK-së. Tri burime të ndryshme të "Kohës Ditore" kanë folur për këtë. "Administrata amerikane, përfshirë Ambasadën në Prishtinë dhe komponentin ushtarak, e ka shkëputur bashkëpunimin dhe komunikimin me ministrin Berisha dhe me zëvendësministrin Çeku, prej kur është shpallur aktakuza në rastin 'Veterani'. Ky është një standard që amerikanët e aplikojnë në raport me secilin zyrtar të lartë, të akuzuar për vepra korrupsioni", ka thënë një burim në Qeveri. "Komunikim zyrtar me ta nuk do të ketë për aq kohë sa janë nën akuzë". Ky zhvillim është konfirmuar edhe nga burime të gazetës në Ambasadën amerikane, por edhe në Ministrinë e Forcës së Sigurisë. The post ShBA-ja shkëput raportet me ministrin Berisha dhe zëvendësministrin Çeku appeared first on DRENICA PRESS. |
Hasani: Kosova ka pak gjasa ta padisë Serbinë për gjenocid Posted: 13 Oct 2018 12:02 AM PDT Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, vlerëson se Kosova ka pak gjasa që ta padisë Serbinë për gjenocid pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Kjo sepse, sipas tij, fillimisht Kosova nuk është pjesë e Konventës për gjenocid dhe se lufta e Serbisë ndaj Kosovës nuk llogaritet të ketë ndodhur mes dy shteteve, pasi ajo është zhvilluar brenda ish-Jugosllavisë, që ka qenë një shtet, raporton Ekonomia Online. "Për Kosovën është problem jashtëzakonisht edhe më i vështirë sesa për Bosnjën për ta akuzuar Serbinë për gjenocid, sepse lufta në Kosovë është zhvilluar brenda një shteti që ndërkombëtarisht është quajtur Serbi dhe Mali i Zi ose Federata e Millosheviqit që është krijuar më 1992 dhe territori i Kosovës deri në ditën kur e kemi shpallur pavarësinë është konsideruar pjesë e atij", tha hasani. "Unë aty shoh pak gjasa. Kosova nuk është pjesë e Konventës së Gjenocidit. Për tu paditur shteti, duhet të jetë palë në Konventë, Kosova nuk është palë". Hasani thotë se as Bosnja dhe Hercegovina, pas gjithë tragjedisë që ka përjetuar, nuk ka arritur të dëshmojë se aty është kryer gjenocid nga Serbia, pasi vlerëson se është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit. "Por, shtetin serb boshnjakët nuk kanë arritur që përkundër gjithë asaj tragjedie për ta dëshmuar, sepse është çështje jashtëzakonisht teknike definimi i gjenocidit dhe përgjegjësia e shtetit për gjenocid në të drejtën ndërkombëtare dhe 'Padinteri' e ka thënë që në territorin e Jugosllavisë nuk mund të, përveç gjenocidit si vepër penale që ua kanë veshur funksionarëve e gjeneralëve serbë". "Në rastin e ish-Jugosllavisë, ju e dini Bosnja e ka paditur Jugosllavinë për gjenocid dhe ka humbur. Ajo e ka fituar për Srebrenicë sepse është përgjegjësi penale individuale". Sipas tij, përgjegjësia e shteteve është problematike, ngase krijimi i tyre është bërë nga shpërbërja e një tërësie, prandaj edhe është e vështirë që të kërkohet përgjegjësi, raporton EO. "Sa i përket përgjegjësisë së shteteve që janë krijuar nuk mund të bëhet sepse këto shtete janë krijuar si rezultat i luftës së brendshme civile, brenda Jugosllavisë. Jugosllavia duke u shpërbërë janë krijuar shtetet tjera. Kështu që përgjegjësia e shtetit është problematike për secilin, jo vetëm për serbët, por edhe për kroatët. Fundja, çfarë ka bërë Millosheviçi, në momentin që është ndezur lufta në Bosnje, ai e ka tërhequr ushtrinë e tij". "Në momentin që Bosnja është njohur ndërkombëtarisht si shtet, e ka ditur që ka përgjegjësi ndërkombëtare si shtet, i ka tërhequr dhe u ka dhënë lekë, teknikë ushtarake dhe u ka thënë rregulloni uniformat dhe ushtrinë e juaj dhe mbajeni përgjegjësinë vet për veprimet atje. Me këtë ai e ka larguar Serbinë nga përgjegjësia si shtet", tha Hasani. The post Hasani: Kosova ka pak gjasa ta padisë Serbinë për gjenocid appeared first on DRENICA PRESS. |
“Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë për rrëzimin e kësaj qeverie” Posted: 12 Oct 2018 11:58 PM PDT Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj ka thënë se opozita i ka 57 deputetë të gatshëm për rrëzimin e qeverisë. Ai në RTV Dukagjini ka thënë se opozita mbetet e unifikuar sa i përket iniciativës për rrëzimin e qeverisë. "Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë të deklaruar që mbështesin idenë se kurdo që do të hidhet mocioni në votim ata do ta mbështesin rrëzimin e kësaj qeverie". Deputeti opozitar ka thënë se opozita është në vazhdimësi e interesuar për të siguruar mbështetje edhe nga deputetë të partive që janë momentalisht në qeverisje. Zemaj ka thënë se institucionet e Kosovës kanë humbur legjitimitetin dhe shkuarja e vendit në zgjedhje është e domosdoshme. "Interesi primar, parësor dhe imediat i vendit është shkuarja në zgjedhje dhe kthimi i legjitimitetit te institucionet e vendit, duke filluar nga presidenti i cili tash ka marrë përgjigje nga grupet që kanë qenë në mbështetje të tij. Kryeministri e ka humbur legjitimitetin brenda koalicionit, duke marrë për bazë mos respektin që i bëjnë atij ministrat e PDK-së, NISMA-s, AKR-së apo të minoriteteve". Sipas deputetit të LDK-së, shkuarja e PDK-së në opozitë do të ishte shumë e rëndësishme, për shkak siç thotë ai një varg arsyesh. "Do të ishte shumë e rëndësishme që PDK-ja të shkojë në opozitë, duke marrë për bazë strërzgjatësinë e saj në pushtet, gabimet që janë bërë, shfrytëzimi i resurseve shoqërore e publike, aferat e mëdha që kanë dalë. Edhe sot ka në qeveri njerëz me aktakuza", deklaroi deputeti Armend Zemaj. The post "Deri më tani i kemi vetëm 57 deputetë për rrëzimin e kësaj qeverie" appeared first on DRENICA PRESS. |
PDK kërkon konsensus për dialog, ose zgjedhje Posted: 12 Oct 2018 11:52 PM PDT Nënkryetari i PDK'së, Arsim Bajrami, ka treguar për qëndrimin e PDK'së në lidhje me zgjedhjet e parakohshme dhe ka folur për nevojën e arritjes së konsensusit. Bajrami ka bërë të ditur se është e domosdoshme që spektri politik në Kosovë të arrijë deri te një konsensus mbi dialogun me Serbinë, shkruan gazetametro.net Nënkryetari i PDK'së ka tërhequr vërejtjen se aktualisht Parlamenti është jofunksional dhe gjendja duket e pashpresë kështu. Prandaj, ai tha se nëse nuk arrihet deri te një konsensus, vendi duhet të shkojë në zgjedhje. Në lidhje me zgjedhjet, Bajrami tha se ato do të duhej të mbaheshin sa më shpejtë, në mënyrë që të mundësojnë një parapërgatitje më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse për dialog me Serbinë. Bajrami i bëri këto deklarata në një paraqitje në televizionin publik të vendit. Ndryshe, para pak ditësh, kryekuvendari Kadri Veseli zhvilloi një takim me dy nga partitë opozitare me qëllim për të arritur harmonimzin e qëndrimeve mbi dialogun me Serbinë. Në atë takim nuk morën pjesë VV dhe LDK, teksa kjo e fundit tha se nuk do të jetë pjesë e takimeve të thirrura nga Veseli dhe se dëshiron zgjedhje të jashtëzakonshme në vend. /gazetametro.net The post PDK kërkon konsensus për dialog, ose zgjedhje appeared first on DRENICA PRESS. |
Sot varroset 17 vjeçari i cili humbi jetën mbrëmë në një aksident komunikacioni Posted: 12 Oct 2018 11:44 PM PDT Një aksident në pasditën e djeshme në Gurrakoc të Istogut ka qenë fatal për 17 vjeçarin, Diamant Osmanaj. Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:00 tek varrezat e Lagjes Osmanaj, shkruan Indeksonline. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës, ku ka dhënë edhe detaje për rastin e rëndë. "Ky aksident ka ndodh sot rreth orës 17:20 në lagjen "Osmanaj" të Gurakocit. Viktima është një këmbësor me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001 në Gurakoc. I dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985 ka qenë duke drejtuar automjetin e tipit "Passat" me targa vendore. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në spital", ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra. Ndryshe, vdekjen e Diamantit e kanë përjetuar rëndë familjarët dhe shoqëria e tij. Ata me dhimbje kanë kumtuar lajmin e zi, ndërsa 17 vjeçarin do ta kujtojnë përherë si një person të urtë e të dashur./Indeksonline/
The post Sot varroset 17 vjeçari i cili humbi jetën mbrëmë në një aksident komunikacioni appeared first on DRENICA PRESS. |
You are subscribed to email updates from DRENICA PRESS. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: