Skip to main content

“Salah kthehet te Egjipti me një super gol nga goditja nga këndi” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Salah kthehet te Egjipti me një super gol nga goditja nga këndi” plus 9 more Telegrafi Futboll


Salah kthehet te Egjipti me një super gol nga goditja nga këndi

Posted: 12 Oct 2018 02:14 PM PDT

Egjipti u përball me Svazilandin apo tani Eswatini (quhet prej pak muajsh kështu) duke fituar 4-1.

Ndeshjen "Faraonët" e mbyllën që në pjesën e parë, duke shënuar të gjitha golat.

Njërën nga golat e ka shënuar Mohamed Salah.

Por goli ishte spektakolar, pasi ai shënoi në fund të pjesën së parë direkt nga goditja e këndit.

Salah kthehet të luajë për Egjiptin pas një zënke të gjatë me krerët e federatës.

Egjiptiani është në kërkim të formës, pasi nuk e ka nisur mirë këtë edicion.

Salah nuk ka shënuar gola sa sezonin e shkuar. /Telegrafi/

The post Salah kthehet te Egjipti me një super gol nga goditja nga këndi appeared first on Telegrafi.

Belgjika mposht Zvicrën e shqiptarëve, Lukaku vendimtar

Posted: 12 Oct 2018 01:43 PM PDT

Belgjika ka shënuar fitore në Ligën e Kombeve përballë Zvicrës së shqiptarëve me rezultat 2-1.

Belgët provuan të parët me Yannick Carrasco dhe Eden Hazard në minutat 10 dhe 20, por pa sukses.

Zvicra raste nuk kishin raste në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë belgët e nisën me gol. Romelu Lukaku shënoi pas një pasi të Thomas Meunier.

Por Zvicra e barazoi rezultatin ku Nico Elvedi asistoi për Mario Gavranovic (1-1).

Kur u prit që ndeshja të mbyllet baras në skenë doli Lukaku që shënoi golin e dytë personal.

Belgjika është e para me gjashtë pikë, ndërsa Zvicra është me tri pikë e dyta në grup. /Telegrafi/

The post Belgjika mposht Zvicrën e shqiptarëve, Lukaku vendimtar appeared first on Telegrafi.

Kroacia dhe Anglia ndahen qetësisht në paqe

Posted: 12 Oct 2018 01:33 PM PDT

Pa prezencën e shikuesve dhe në një qetësi të madhe, kombëtarja e Kroacisë dhe ajo e Anglisë kanë barazuar pa gola.

Një atmosferë e zymtë mbretëroi në stadiumin e Rijekës, ku dy kombëtaret u përplasën pas kampanjve të tyre solide në Kampionatin Botëror.

Pjesa e parë kaloi me dominim në posedim të Anglisë, por rastet i kishte Kroacia.

Së pari Kramaric, më pas Dier patën rastet, por nuk kishte gol në pjesën e parë.

Në fillim të pjesës së dytë dyja skuadrat kërkuan të shënojnë, por përkundër dominimit të Anglisë, nuk kishte shënim.

Spanja i prin Grupit 4 në Ligën A të Ligës së Kombeve me gjashtë pikë, kurse Anglia dhe Kroacia kanë nga një pikë pas këtij barazimi. /Telegrafi/

The post Kroacia dhe Anglia ndahen qetësisht në paqe appeared first on Telegrafi.

Mungojnë Kololli e Paqarada, Challandes sytë kah Superliga e Kosovës për një mbrojtës të mjatë

Posted: 12 Oct 2018 01:01 PM PDT

Për shkak të një lëndimi të mëhershëm dhe që iu ripërtëri gjatë ndeshjes Kosova – Malta, Benjamin Kololli, nuk do të mund të jetë pjesë e ekipit në ndeshjen e ardhshme Ishujt Faroe – Kosova.

Lojtari sot e ka lënë tubimin dhe do ta lërë Kosovën për të vazhduar me rikuperim.

Tashmë trajneri Challandes është duke kërkuar një lojtar për ta zëvendësuar.

Këtë e konfirmon edhe FFK-ja në faqen zyrtare.

"Shtabi teknik i ekipit kombëtar është duke shikuar mundësitë për të gjetur një zgjidhje dhe për ta ftuar një futbollist tjetër si zëvendësim për Kolollin, i cili do të kthehet në shtëpi dhe nuk do të udhëtojë fare në Ishujt Faroe", thuhet në njoftimin e FFK-së.

Mund të ftohet urgjentisht nga Superliga e Kosovës, Yll Hoxha i Feronikelit.

Mbrojtësi i majtë ka treguar formë shumë të mirë në Superligë këtë edicion.

Trajneri Challandes ka thënë ditë më parë se i duhen edhe dy mbrojtës. /Telegrafi/

The post Mungojnë Kololli e Paqarada, Challandes sytë kah Superliga e Kosovës për një mbrojtës të mjatë appeared first on Telegrafi.

Milani bën bilancet, rezultojnë 126 milionë euro humbje

Posted: 12 Oct 2018 12:28 PM PDT

Asambleja e Aksionarëve e Milanit do të mblidhet më 25 tetor, vetëm katër ditë pas derbit, për të miratuar bilancin e vitit të parë dhe të vetëm të kinezit Yonghong Le.

Ajo që vihet re nga bilanci i përfunduar tashmë, është një humbje prej 126 milionë eurosh.

53 milionë euro më tepër sesa humbja në bilancin e një viti më parë.

Milan . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

Bilanci përfshin periudhën 1 korrik 2017 – 30 qershor 2018, ku shënohet rritje e të ardhurave nga 212 në 255 milionë euro.

Por me rritjen e të ardhurave janë rritur edhe shpenzimet me 23 %.

Kujtojmë që kinezi Yonghong Le dështoi të paguajë këstin e radhës te fondi amerikan Elliot.

Pas mospagesës klubi kuqezi kaloi pikërisht në duar e këtyre të fundit. /Telegrafi/

The post Milani bën bilancet, rezultojnë 126 milionë euro humbje appeared first on Telegrafi.

Kosova mban stërvitje para nisjes për në Ishujt Faroe, flasin Milot Rashica, Bernard Berisha e Besar Halimi

Posted: 12 Oct 2018 12:04 PM PDT

Para udhëtimit për sfidën e radhës me Ishujt Faroe, Kosova, sot, ka mbajtur një stërvitje ku fokusi ka qenë në mënjanimin e dobësive dhe lëshimeve nga ndeshja me Maltën.

Po ashtu në këtë stërvitje janë provuar disa skema taktike, duke pasur parasysh edhe lojën që me Ishujt Faroe është zhvilluar një muaj më parë dhe tashmë kundërshtari nuk është i panjohur për Kosovën.

Stërvitjet i ndoqi edhe presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi, i cili gjatë tërë kohës po qëndron afër ekipit kombëtar.

Nesër (e shtunë) në orën 7:00, Kosova udhëton për në Ishujt Faroe.

Pas stërvitjeve disa nga futbollistët folë për stërvitjen dhe ndeshjen e radhës.

Milot Rashica thotë se fitorja ndaj Maltës u ka dhënë më shumë vullnet për të arritur rezultate pozitiv ndaj Ishujve Faroe.

"Jemi përgatitur mjaft mirë dhe kemi punuar me shumë përkushtim. Fitorja kundër Maltës na nxitë edhe më shumë dhe në ndeshje me Ishujt Faroe do të japim maksimumin që mos të kthehemi duarthatë", deklaroi Rashica.

Në anën tjetër, Benard Berisha, që nuk luajti asnjë minutë, thotë se skuadra është e bashkuar.

"Grupi është shumë i bashkuar dhe kemi stërvitur mirë sikur që edhe fitorja ndaj Maltës është një plus për neve sepse udhëtojmë dukshëm më të relaksuar e që unë besojë dhe shpresojë në fitore dhe ta mbajmë sigurt vendin e parë në grup", deklaroi Berisha.

Mesfushori Besar Halimi, deklaron se fitorja me Maltë iu ka dhënë besim.

"Kemi një atmosferë të jashtëzakonshme në Kombëtare dhe kemi punuar me shumë zell”.

“Por edhe fitorja ndaj Maltës na ka dhënë dhe më shumë motiv që në ndeshjen kundër Ishujve Faroe të ngadhënjejmë dhe të ecim sigurt në krye të grupit", ka thënë Halimi. /Telegrafi/

The post Kosova mban stërvitje para nisjes për në Ishujt Faroe, flasin Milot Rashica, Bernard Berisha e Besar Halimi appeared first on Telegrafi.

Formacionet startuese: Kroacia luan përballë Anglisë

Posted: 12 Oct 2018 10:57 AM PDT

Kroacia është nikoqir i Anglisë në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Të dyja këto përfaqësuese i kanë humbur ndeshjet e para ndaj Spanjës, ndërsa tash luajnë ndaj njëra-tjetrës.

Anglia pësoi në shtëpi nga La Roja me rezultat 1-2, kurse Kroacia humbi si mysafir me rezultat 6-0.

Padyshim se të dyja ekipet do ta kërkojnë triumfin në këtë sfidë, në mënyrë që të shpresojnë për vendin e parë në grup.

Formacioni startues i Kroacisë: Dominik Livakovic, Ivan Perisic, Dejan Lovren, Ivan Rakitic, Mateo Kovacic, Andrej Kramaric, Luka Modric, Tin Jedvaj, Ante Rebic, Domagoj Vida, Josip Pivaric.

Formacioni startues i Anglisë: Jordan Pickford, Kyle Walker, Ben Chilwell, Eric Dier, John Stones, Harry Maguire, Ross Barkley, Jordan Henderson, Harry Kane, Raheem Sterling, Marcus Rashford.

/Telegrafi/

The post Formacionet startuese: Kroacia luan përballë Anglisë appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Xhaka kapiten i Zvicrës ndaj Belgjikës

Posted: 12 Oct 2018 10:46 AM PDT

Përfaqësuesja e Zvicrës luan si mysafir i Belgjikës në kuadër të Grupit 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Të dyja këto përfaqësuese kanë zhvilluar nga një ndeshje dhe numërojnë nga tri pikë.

Kjo përballje është shumë e rëndësishme për skuadrën që dëshiron ta mbyllë garën në vendin e parë në grup.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri janë dy shqiptarët që e nisin sfidën nga minuta e parë.

Formacioni startues i Belgjikës: Thibaut Courtois, Toby Alderweireld, Thomas Vermaelen, Vincent Kompany, Axel Witsel, Romelu Lukaku, Eden Hazard, Yannick Carrasco, Dries Mertens, Thomas Meunier, Youri Tielemans.

Formacioni startues i Zvicrës: Yann Sommer, Nico Elvedi, Michael Lang, Remo Freuler, Haris Seferovic, Granit Xhaka, Ricardo Rodriguez, Steven Zuber, Denis Zakaria, Fabian Schar, Xherdan Shaqiri.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Xhaka kapiten i Zvicrës ndaj Belgjikës appeared first on Telegrafi.

PSG – Cervena Zvezda dyshohet si e kurdisur, fitohen mbi 10 milionë euro në baste

Posted: 12 Oct 2018 09:45 AM PDT

Ndeshja e Ligës së Kampionëve mes PSG dhe Crvena Zvezdas e fituar nga francezët me rezultatet të thellë 6-1 është e dyshuar si e kurdisur. 

Lajmi u bë i ditur nga gjiganti sportiv francez L'Equipe, që shkruan se ka një raportim sekret mes UEFA-s dhe autoriteteve franceze.

Aty thuhet se janë luajtur shuma të mëdha parash për fitoren e PSG-së me pesë gola epërsi.

Pamje para nisjes së ndeshjes

Në komunikim evidentohet se bastet janë "orkestruar" nga një drejtues i lartë i klubit serb.

Janë fituar rreth 10 milionë euro, në fund të ndeshjes, që përfundoi me fitoren e PSG-së me pesë gola diferencë (6-1).

Ballina e L’Equipe

L'Equipe raporton po ashtu se në dijeni të rastit është vetëm presidenti Alexander Ceferin dhe njerëzit e afërt pran tij në UEFA.

Rasti po hetohet me intensitet të lartë që kjo të zbardhet sa më shpejt. /Telegrafi/

The post PSG – Cervena Zvezda dyshohet si e kurdisur, fitohen mbi 10 milionë euro në baste appeared first on Telegrafi.

Kosova me dy mungesa të mëdha ndaj Ishujve Faroe

Posted: 12 Oct 2018 09:26 AM PDT

Kosova do të udhëtojë në Ishujt Faroe pa dy futbollistë ndër më të mirët që ishin ndaj Maltës të zhvilluar në Prishtinë të enjten.

Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu, nuk do të luajnë në udhëtim.

Lojtari i ndeshjes ndaj Maltës, Kololli, ka pësuar një dëmtim në këtë takim, ndërsa i zhvilloi të 90 minutat dhe shënoi një herë.

Ai sot ka pasur një kontroll mjekësore, ku u konfirmua lëndimi.

Mungesë do të jetë edhe Hekuran Kryeziu, bashkëlojtari i tij në Zurich, për shkak të kartonëve të verdhë, pasi tani ka dy.

Kosova të ketë mungesa serioze në mesfushë dhe në mbrojtje.

Në ndeshjen e parë me Ishujt Faroe në Ligën e Kombeve, Kosova kishte shënuar fitore me rezultat 2-0 dhe.

Aktualisht me 7 pikë nga tri ndeshjet e para, i prin grupit 3, në Ligën D, të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/

The post Kosova me dy mungesa të mëdha ndaj Ishujve Faroe appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more