Skip to main content

“Rusi, pezullohen të gjitha udhëtimet për në hapësirë” plus 9 more - Gazeta Dita

“Rusi, pezullohen të gjitha udhëtimet për në hapësirë” plus 9 more - Gazeta Dita


Rusi, pezullohen të gjitha udhëtimet për në hapësirë

Posted: 13 Oct 2018 02:02 AM PDT

Agjencia ruse e hapësirës tha se ka pezulluar të gjitha nisjet e anijeve Soyuz, derisa të kryhen hetimet e një problemi që çoi në një ulje urgjente këtë javë.

Roskosmos e bëri njoftimin një ditë pasi astronauti amerikan, Nick Hague, dhe kozmonauti rus, Aleksei Ovchinin, u kthyen shëndosh në Tokë, pasi fluturimi i tyre u ndërpre pas nisjes nga objekti Baikonur në Kazakistan, një ditë më parë.

Agjencia tha se emergjenca është shkaktuar nga një përplasje e fazës së parë dhe të dytë të anijes kozmike.

Sergei Krikalyov, kozmonauti që udhëheq programin e fluturimeve në Roskosmos, tha se misioni i ardhshëm drejt Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës është caktuar për në dhjetor. "Ne ende llogarisim në atë datë", tha ai.

"Por, sigurisht, të gjitha do të varen nga rezultatet e hetimit", shtoi Krikalyov.

Shefi i Roskosmos-it, Dmitry Rogozin, tha në një postim në Twitter se autoritetet e hapësirës planifikojnë të nisin Ovchininin dhe Haguen në hapësirë në pranverë të vitit 2019.

"Ata definitivisht do të fluturojnë", tha Rogozin.

l.h/ dita

Tentojnë të vjedhin vilën në Lezhë, kapen në flagrancë dy persona

Posted: 13 Oct 2018 01:55 AM PDT

Dy persona janë kapur duke vjedhur një banesë në Lezhë, në momentin që po nxirrnin materialet për t'i transportuar.

Burime nga Policia e Lezhës, tregojnë se dy të arrestuarit janë Bardhok Miza, 42 vjeç, banues në Kurbin dhe E.M. 17 vjeç, po banues në Kurbin.

Sqarohet se të arrestuarit u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën vilë të shtetasit N.K. në Ishull Shëngjin në Lezhë.

"Nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, pas një pune hetimore profesionale dhe të mirëorganizuar, u bë i mundur ndërhyrja në kohë rekord duke kapur në flagrancë 2 shtetas në tentativë për të vjedhur në një banesë vilë ( pa persona brenda), ku po nxirrnin materialet nga banesa për ti transportuar",- citohet nga deklarata e policisë.

Të arrestuarit dyshohen si autorë edhe të dy vjedhjeve të mëparshme, konkretisht:

– Më datë 27.09.2018, dyshohet të kenë vjedhur me thyerje marketin në pronësi të shtetasit E.L. , në Shënkoll – Lezhë.

– Më datë 09.10.2018, dyshohet të kenë vjedhur dyqanin e elektroshtëpiakëve në pronësi të shtetasit M.Xh. në Lezhë.

Sipas policisë, po vazhdojnë kontrollet e befasishme në lokale, akse rrugore e ambiente të ndryshme nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim edhe me forcat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, me qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike.

Ndërkaq, janë shoqëruar në ambientët e policisë për verifikim, edhe 7 persona kryesisht me precedentë penalë të mëparshëm për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje.

l.h/ dita

Brenda dy dekadave femrat mund të mbesin shtatzënë pa nevojën e meshkujve

Posted: 13 Oct 2018 01:45 AM PDT

Gratë australiane do të jenë në gjendje të kenë foshnja pa meshkuj brenda dy dekadave, thotë një ekspert i fertilitetit.

Dr. David Molloy tha se shtatzënitë nuk do të kenë më nevojë për kontributin e meshkujve në të ardhmen në sajë të përparimeve në teknologjinë e fertilitetit.

Minjtë e vegjël që u sollën në jetë kohët e fundit në Kinë, sipas Dr. Molloy, kanë sjellë shpresë se e njëjta gjë do të arrihet edhe në riprodhimin njerëzor.

Aktualisht në Australi, komitetet etike dhe ndalimet ligjore do të ndalonin procesin në njerëz, por Dr. Molloy tha se qëndrimet do të ndryshojnë me kalimin e kohës.

Dr Molloy tha: Sukseset shkencore do të vazhdojnë të ndodhin dhe ato nuk mund të ndalen as nga ligjet.
Kjo do të thotë se çiftet heteroseksuale ku burri ka spermë me cilësi të ulët dhe po ashtu çiftet e grave, mund të kenë fëmijën e tyre gjenetik.

Unë mendoj se do të jetë e mundur për të fekonduar një vezë me një sërë gjysmë kromozome dhe redaktimin e shënjestrës së gjeneve". Dr. Molloy tha se përparimi në teknologjinë e pjellorisë do të ishte 'një zbulim i madh', por vuri në dukje se ishte 'e rëndësishme për të hetuar rigorozisht sigurinë dhe për të vlerësuar etikën.

Komentet e tij vijnë pas minjve të lindur nga dy nëna në një studim të shkëlqyer që mund të nxiste shpresën për çifte homoseksualë të cilët dëshirojnë fëmijët e tyre biologjikë.

Njëzet e nëntë minj të shëndetshëm u krijuan nga shkencëtarët në Akademinë Kineze të Shkencave duke përdorur ADN-në e marrë nga dy vezë të miut – pa spermë nga një baba.

Minjtë e vegjël u rritën të shëndetshëm dhe madje kishin fëmijë të shëndetshëm të tyre.

Shkencëtarët thanë se nga kjo teknikë mund të krijohen edhe njerëzit një ditë, prindërit e të cilëve janë dy gra ose dy burra.

Gjithashtu lindi edhe një mi nga dy baballarë, por mbijetoi vetëm 48 orë, me disa mutacione të tmerrshme gjenetike, siç është gjuha tepër e gjatë ose pjesë të tepërta.

Shkencëtarët krijuan minj nga e njëjta gjini duke përdorur qelizat burimore 'haploid', një lloj qelize me gjysmën e numrit normal të kromozomeve.

Dr. Teresa Holm i Universitetit të Auckland, i cili nuk ishte i përfshirë në studim, e quajti kërkimin "një avantazh të rëndësishëm" dhe tha se kjo nxiti të kuptuarit tonë të gjurmimit gjenetik.

Ajo shtoi se kjo teknikë mund të sjellë një ditë një teknologji që u lejon çifteve homoseksualë të kenë fëmijë të cilët ndajnë ADN-në e të dy partnerëve.

Robert Norman, një ekspert riprodhues në Universitetin e Adelaide, tha:

Koncepti është intrigues për riprodhimin njerëzor, veçanërisht për çiftet e të njëjtit seks. Por ka shumë pasiguri për të bërë përpjekje të tilla për vitet e ardhshme."

l.h/ dita

Shëndeti mendor, Eurostat: Depresivët jetojnë në Islandë, më të lumturit në Rumani

Posted: 13 Oct 2018 01:31 AM PDT

Eurostat publikoi statistikat për 2014: Vendet e Lindjes janë më të qetë, në Itali 5,5% e popullsisë vuajnë nga depresioni me një hendek të madh midis burrave dhe grave

Në 15 shtete anëtare të BE-së, depresioni kronik i vetëvlerësuar arriti kulmin në grupin e moshës 75-vjeçare dhe në shtatë shtete të tjera anëtare ishte më e larta në mesin e njerëzve të moshës 55 dhe 64 vjeç. Europianët që jetojnë në qytete kanë më shumë gjasa të raportojnë çrregullime kronike të depresionit. Të dhënat u shpërndanë nga Eurostat me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor më 10 tetor. Shifrat për depresionin kronik vijnë nga vala e dytë e hulumtimit europian mbi kujdesin shëndetësor (EHIS), i disponueshmi më i fundit, i cili u krye në mes 2013 dhe 2015 dhe personave të moshës 15 vjeç e lart. Vala tjetër e sondazhit do të bëhet në vitin 2019.

Të dhënat

Islanda kishte përqindjen më të lartë të popullsisë së saj që përjeton depresion kronik dhe kuota me dy shifra u regjistruan gjithashtu në Irlandë, Portugali, Gjermani dhe Finlandë. Përqindja e njerëzve që raportonin depresion ishte më pak se 4% në Republikën Çeke, Qipro, Bullgari dhe Rumani. Më shumë probleme për gratë sesa për burrat në secilin nga shtetet. Përqindja e grave që kanë raportuar depresion kronik arriti 17% në Portugali, duke kontribuar në hendekun më të madh gjinor. Ndarjet e të paktën 5 pikë përqindjeje janë regjistruar gjithashtu në Spanjë, Letoni dhe Suedi dhe pjesërisht në Itali.

Grupet e moshave

Për të moshuarit, sipas Eurostat, depresioni ka peshën e vet: një në 10 europianë të moshës 75 vjeç e lart kanë raportuar depresion kronik. Ndër grupet e moshave nga më të rinjtë në moshën më të vjetër, përqindja e njerëzve që raportojnë depresionin rritet me vjetërsinë. Eurostat ka regjistruar një prevalencë relativisht të ulët të depresionit kronik midis të rinjve. Në të kundërt, përqindjet më të larta të njerëzve që raportonin depresion kronik në Suedi ishin midis moshës 25 dhe 34 vjeç (13.1%), ndërsa në Danimarkë ata ishin midis 35-44. Modeli në Islandë ishte pothuajse e kundërta e zhvillimeve të përgjithshme të vërejtura për të gjithë BE-28: përqindja më e lartë e popullsisë që regjistroi depresionin kronik u regjistrua në mes të 15 dhe 24 vjeç (21.7%), një rënie në 7.9% midis 65 dhe 74 vjeç, përpara se të rritet në 10.0% për ata të moshës 75 vjeç e lart.

Në qytetet më të trishtuara

Me përjashtim të faktorëve demografikë të analizuar deri më tani, prevalenca e depresionit kronik ndikohet nga shkalla e urbanizimit. Popullsia që jeton në qytet ka më shumë gjasa të vuajë nga depresioni kronik. Në vitin 2014, 7.8% e njerëzve që jetonin në qytet raportuan se vuanin nga depresioni. Kjo përqindje ishte më e lartë se për ata që jetojnë në periferi (7.1%) dhe në zonat rurale (6.2%).

l./h dita

Tjetër lëkundje toke në vend, epiqendra në Gjirokastër

Posted: 13 Oct 2018 01:25 AM PDT

Tërmetet në vendin tonë duket se nuk kanë të ndalur. Një tjetër lëkundje mësohet se është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm , me epiqendër në Gjirokastër.

IGJEUM raporton goditja e tërmetit është regjistruarnë orën 02:58 të mëngjesit të sotëm.

Sipas IGJEUM tërmeti ka qenë me magnitudë 3.3 ballë, 12 kilometër në verilindje të Gjirokastrës, dhe me thellësi 3 km.

Për fat nuk ka pasur asnjë raportim për dëme. Kujtojmë se vetëm një ditë më parë u shënua një tërmet në Elbasan, ndërkohë që dy ditë më parë, dy goditje tërmeti u regjistruan në vend.

l.h/ dita

“Babalja”, Salianji rrezikon mandatin e deputetit dhe dënimin me 5 vite burg

Posted: 13 Oct 2018 01:14 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji do të merret i pandehur për "Kallzim të rremë" nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe rrezikon dënimin, i cili varion nga gjobë deri në 5 vite heqje lirie. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kësaj prokurorie, të cilat thanë se së bashku me deputetin Salianji, do merren të pandehur edhe Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe gazetari Jetmir Olldashi, shkruan shqiptarja.com.

Ndërkohë që është duke u verifikuar roli dhe pozicioni në këtë çështje i Florenc Hoxhës, i cili ka qënë mjaft dinamik në këtë histori, ku rezultoi se ai kishte intervistuar Fredi Alizotin, në një lokal në Tiranë, ku ai pretendonte se e kishte takuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vetë Hoxha, pritet të thirret javën e ardhshme në prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do japë shpjegime si person që ka dijeni për ngjarjen. Ndërkohë që shumë veprime të tjera janë lënë nga prokurorët për ti kryer.

Mandati i deputetit

ituata tashmë ka hyrë në një hinkë juridike, ku protagonistët e kësaj ngjarje nga ana e Partisë Demokratike, tashmë nuk po merren fare me akuzat parësore të tyre. Pra se çfarë ka bërë Babalja dhe cilin grup kriminal drejton Agron Xhafaj në Vlorë, siç ata pretendonin, por tashmë po diskutohet ana proceduriale me qëllim mbylljen e kësaj dosje dhe daljen pa dëme nga e gjithë kjo histori në mënyrë proceduriale.

Kjo pasi nëse Ervin Salianji do dënohet nga gjykata për akuzën e "Kallëzimit të rremë", ai automatikisht bëhet subjekt i ligjit për dekriminalizimin dhe menjëherë humbet mandatin e deputetit. Për më tepër, humbet dhe të drejtën për t'u rikandiduar në listat për deputet në zgjedhjet e ardhshme. Ndaj tashmë halli nuk është më as tek Babalja dhe as tek Agron Xhafaj, por tek vetë vetja e tyre, tek protagonistën që sajuan këtë histori që për 6 muaj ka trazuar mendjet e shqiptarëve.

Salianji pyetet 2 orë

Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinaji ka dëshmuar dje në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për më shumë se dy orë në lidhje me hetimet për dosjen "Babale". Ai u fut në ambientet e prokurorisë në orën 09:30 dhe doli rreth orës 11:45. Deputeti demokrat u pyet nga dy prokurorët Përparim Kulluri dhe Genti Osmani si person nën hetim për videon e dytë të kunatit të Babales. Pas daljes nga Krimet e Rënda ai u shpreh për mediat se rrjedha e hetimit ka ndryshuar, ndërsa shtoi se ka dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera.

"Prokuroria ishte e qartë sa publiku, që rrjedhja e hetimit ka ndryshuar, kam dhënë edhe persona të tjerë që kanë dijeni për hetimin dhe fakte të tjera, që Taulanti dhe Ardi Veliu kanë dhënë një pako të mirë për dëshmitarin kryesor, i cili tregoi të gjithë historinë e tij dhe si është fabrikuar nga vartësit e Xhafajt. Videoja e dytë? Në lidhje me këtë çështje jam vendosur në dijeni në qershor. Të gjitha detajet i kam dhënë te prokuroria", deklaroi Salinaji.

Duke dashur të nënvleftësojë dëshmitë e bashkëpunëtorit të Babales në sajesën e audio- përgjimit, Salianji i tha medias se ai besonte në zot ndërsa Rama tek Alizoti. Ky i fundit referuar videos së dytë që publikoi Salianji para dy ditësh mësohet se ka thënë para prokurorëve "bëra shaka". Mësohet se pjesa kryesore e pyetjeve nga prokuroria për Salianjin ka qenë për videon e dytë të Fredi Alizotit që e administroi dhe e publikoi në media.

Burime për Report Tv pohojnë se Salianji ka konfirmuar për prokurorët se videon ia ka dhënë ish-polici i PD në kohën që Basha drejtonte bashkinë, Florenc Hoxha. Deputeti i PD ka thënë se nuk e mban mend saktë datën kur ia ka dhënë videon, por ka qenë pas datës 1 qershor. Ndërsa prokuroria pritet të thërrasë Florenc Hoxhën për të marrë deklarime në lidhje me videon. Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë së bashku me Albert Veliun, i arrestuar dje në Kosovë, Fredi Alizotin i prangosur pak ditë më parë dhe gazetarin Jetmir Olldashi që ndodhet në masën detyrim paraqitje.

Dy gabimet e çuditshme në dokumentet e Salianjit

Në lidhje me dosjen Babale, Salianji publikoi mbrëmë edhe disa traskipte të tjera nga përgjimet duke implikuar sërish Ballën. Deputeti Salianji ka deklaruar se dokumentet janë pjesë e dosjes zyrtare të hetimeve të prokurorisë për çështjen "Babale", por në to ka disa gabime paksa të rënda që nuk i shkojnë për shtat një dokumenti zyrtar duke ngritur dyshime të forta.

Dokumentet e bëra publike nga deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji ku janë transkriptet e bisedave telefonike të pretenduara midis Fredi Alizotit dhe disa personave të tjerë kanë dy gabime paksa të çuditshme. Fillimisht bie në sy që në kokën e të treja fletëve të dokumentit ka diçka që nuk shkon. Mbi çdo dokument shtetëror shkruhet lart në qendër "REPUBLIKA E SHQIPERISE", çka është edhe këtu, por ka ngjitur të shkruar direkt një prapashtesë "re" dhe pas një hapësire një fjalë në anglisht "please".

Pra mbi këto dokumente që ka publikuar Salianji shkruhet "REPUBLIKA E SHQIPERISEre please". Kjo frazë është larg të qenit gabim ortografik dhe nuk dihet se për çfarë arsye është aty. Po kështu në një nga faqet e transkripteve tjetër numër është shkruar në dokument se është përgjuar dhe tjetër numër është në vazhdim në përgjime. Më konkretisht shkruhet në kartelë që po bisedojnë +091 me +700 dhe në transkript është biseda midis +091 me +771 dhe vetëm nga fundi fillojnë bisedimet me +700.

l.h/ dita

FOTO: Uragani Michael në SHBA si “nëna e të gjitha bombave”

Posted: 13 Oct 2018 01:00 AM PDT

Uragani Michael ka shkatërruar qytetin Mexico Beach në veriperëndim të Floridas në SHBA, thanë zyrtarët.

Stuhia ka zbarkuar atje të mërkurën, me erëra deri në 250 kilometra në orë.

Mbi 1.4 milion shtëpi kanë qenë pa energji elektrike në Florida, Alabama Xhorxhia dhe Virxhinia, mëngjesin e së premtes.

Michael, njëri nga uraganet më të fuqishme në historinë e Shteteve të Bashkuara, la të vrarë së paku 11 njerëz, ndërsa kërkimet për të mbijetuar vazhdojnë.

Personeli i ushtrisë amerikane përdori pajisje të rënda për të pastruar pemët e rrëzuara, në mënyrë që ekipet e shpëtimit të arrinin te banorët e bllokuar.

“Nëna e të gjitha bombave nuk bën më shumë dëm se kjo”, tha kryetari i qytetit Mexico Beach, Tom Bailey.

Ndërsa guvernatori i Floridës, Rick Scott e ka cilësuar këtë uragan "me fuqi përbindëshi".

l.h/ dita

Stuhia e borës u merr jetën 9 alpinistëve

Posted: 13 Oct 2018 12:42 AM PDT

Të paktën nëntë alpinistë vdiqën gjatë një stuhie të fuqishme bore, e cila goditi kampin e tyre në shpatin e malit Gurja në PERËNDIM TË Nepalit. Sipas Wangchu Sherpa, drejtor i Trekking Camp Nepal, viktimat janë pesë koreano-jugor, nga ekspedita Gurja Himal, 2018, duke përfshirë udhëheqësen e ekipit Kim Chang-ho dhe katër nepalezë që ishin pjesë e së njëjtës ekspeditë.

Një helikopter shpëtimi në vendngjarje konfirmoi se kishte parë tetë trupa në rrënojat e kampit, por nuk ishte në gjendje të qëndronte për shkak të kushteve të këqija. Një alpinist i nëntë ende nuk është gjetur.

Mediat lokale raportojnë se alpinistja e Koresë së Jugut Kim Chang-ho, personi më i shpejtë në majat e 14 maleve më të larta në botë pa përdorur oksigjen shtesë, është ndër viktimat.

"Ne supozojmë se incidenti ka ndodhur për shkak të një stuhie të fortë bore, sepse pemët janë thyer dhe tenda. Edhe trupat e vdekur janë të shpërndarë", tha zëdhënësi i policisë Sailesh Thapa për AFP.

Organizatorët e ekspeditës ngritën alarmin pas humbjes së kontaktit me grupin. Një ekip i shpëtimit të policisë është nisur në këmbë drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ekipi i helikopterit shpreson të kthehet në kamp të dielën, nëse kushtet e motit përmirësohen.

l.h/ dita

Vrau me thikë 30-vjeçarin në Kombinat, arrestohet autori

Posted: 13 Oct 2018 12:38 AM PDT

Një 30-vjeçar me inicialet H.H humbi jetën mbrëmjen e 11 tetorit në zonën e Kombinatit pasi ishte goditur disa herë me thikë.

Pas identifikimit të autorit, efektivët e kryeqytetit u vunë në ndjekje të 25-vjeçarit Muhamet Sallahi, e pas disa orë ndjekjeje ai është vënë në pranga nga policia.

Mbrëmjen e 11 tetor 2018, në rrugën "Bego Hoxha" në Kombinat për motive të dobëta Sallahi ka goditur disa herë me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, duke i shkaktuar vdekjen.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale "Vrasja me dashje" të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

l.h/ dita

FNSH aksion në Divjakë, në pranga dy të rinj të shpallur në kërkim

Posted: 13 Oct 2018 12:32 AM PDT

FNSH e Fierit dhe efektivët e Komisariatit të Divjakës kanë kryer një aksion të përbashkët për arrestimin e personave të shpallur në kërkim dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, duke çuar në pranga dy të rinj.

"U ndaluan Dionis Gjini, 25 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrim" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë", parashikuar nga Nenet 143 dhe 242 të Kodit Penal.

Eris Mëhilli, 28 vjeç, banues në Divjakë. Ky shtetas u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290/3 i Kodit Penal", njofton policia.

Sipas Bluve të Fierit, Mëhilli është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër me 1 vit e 4 muaj burg.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more