Skip to main content

“Princi i Monakos nis vizitën dy ditore në Shqipëri, pritet nga presidenti Meta” plus 9 more - Gazeta Dita

“Princi i Monakos nis vizitën dy ditore në Shqipëri, pritet nga presidenti Meta” plus 9 more - Gazeta Dita


Princi i Monakos nis vizitën dy ditore në Shqipëri, pritet nga presidenti Meta

Posted: 16 Oct 2018 02:53 AM PDT

Princi i Monakos, Alberti i II është pritur në një ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, Lartësia e Tij e Përndritur, Alberti II, Princi i Monakos do të zhvillojë në datat 16-17 tetor 2018, një vizitë shtetërore në vendin tonë.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrive të Jashtme të të dy vendeve.

Po kështu do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës "Pisha Flamur" për mbrojtjen e burimeve natyrore.

l.h/ dita

Shkatërrohet banda e drogës me shqiptarë e italianë, 9 të arrestuar

Posted: 16 Oct 2018 02:47 AM PDT

Policia italiane e Bergamos në bashkëpunim me atë të Breshës ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm një operacion antidrogë, që ka çuar në shkatërrimin e një organizate kriminale e trafikut të drogës.

Në pranga janë vënë 9 italianë e shqiptarë të akuzuar per trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.

Gjatë operacionit janë sekuestruar 12,5 kg heroinë, 1 kg kokainë, 10 kg marijuanë e 70 mijë euro cash.

Ky grup kriminal furnizonte me drogë të gjithë provincën e Bergamos. Në komunën Odio Sotto policia italiane ka sekuestruar një rafineri të vertetë përpunimi e konfeksionimi të dozave të drogës.

l.h/ dita

Ekskluzive/ Letërkëmbimet e Fan Nolit me Enver Hoxhën

Posted: 16 Oct 2018 02:37 AM PDT

Në 110-vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës. Mendime dhe konsiderata të Fan Nolit për personalitetin e rolin historik të ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë.

Prof. Nasho Jorgaqi

Janë me shumë interes dhe vlerë mendimet dhe konsideratat e Fan Nolit mbi personalitetin dhe rolin e Enver Hoxhës në historinë shqiptare. S’ka dyshim se këto gjykime kanë peshën e tyre dhe marrin një rëndësi të veçantë, po të mbajmë parasysh se janë vlerësime të shprehura nga Fan Noli, një nga protagonistët e luftës së popullit shqiptar për pavarësi e demokraci, nga historiani, artisti dhe eruditi ynë i shquar. Vlerësimet madhore që Fan Noli i ka bërë Enver Hoxhës dhe veprës së tij historike, kanë lindur në rrethanat e kthesës së madhe që ndodhën në Shqipëri me triumfin e Luftës Nacionalçlirimtare dhe vendosjen e pushtetit popullor. Ato marrin karakterin e gjykimeve objektive, jo vetëm se shprehin drejt e saktë thelbin shoqëror-politik të fenomenit që analizojnë, por edhe sepse këto gjykime koha i vërtetoi katërcipërisht.

Është e njohur dashuria e madhe e F. Nolit për Shqipërinë dhe shqetësimet e përhershme për fatin e saj. Ky shqetësim do të zgjohet me forcë të re me pushtimin fashist të atdheut, por është fakt se ai, duke jetuar përtej Atlantikut, nuk do ta kuptojë e përcaktojë në kohën e duhur zgjidhjen e vërtetë të shpëtimit të Shqipërisë. Qëndrimet dhe gjykimet e tij gjatë Luftës së Dytë Botërore, siç dihet, do të jenë kontradiktore e me zigzage dhe vetëm nga fundi i saj, kur Ushtria Nacionalçlirimtare, nën udhëheqjen e komandantit legjendar Enver Hoxhës, ishte në prag të çlirimit të vendit, Fan Noli do të përshëndeste dhe mbështeste fitoren historike me gëzimin e sinqeritetin e një patrioti demokrat. Ai do t’i drejtohej popullit shqiptar me përshëndetjen besimplote se "…nga errësira e qorrsokakëve po hyjmë në dritën dhe në fushën e hapur të veprimit me udhëheqës që e kanë provuar zotësinë e tyre në vijën e zjarrit. Këta udhëheqës duhen përkrahur pa kondita, pa rezerva dhe pa kursim, se e meritojnë besimin e popullit plotësisht. Me këta udhëheqës fati i atdheut është i siguruar. Rroftë Shqipëria".

S’është e vështirë të kuptohet se me këta udhëheqës F. Noli ka parasysh Partinë Komuniste të Shqipërisë, e cila ishte organizatorja dhe drejtuesja e Luftës Antifashiste, por këtë udhëheqje ai do ta shikonte e mishëronte në figurën qendrore të epopesë së Luftës, Enver  Hoxhën. Këto fjalë përshëndetëse patrioti demokrat do t’i shkruante më 18 nëntor 1944 për t'i skalitur në mënyrë lapidare në veprën e tij "Historia e Skënderbeut": "Historianët, kur të shikojnë historinë e Shqipërisë vështrimin e 100 vjetëve me vonë, nuk do të ishte çudi ta nisin jetën e vërtetë  indipendente të popullit shqiptar jo me 1912, por më të 1944". Konsideratën e parë F. Noli për Enver Hoxhën e ka dhënë në qershor të vitit 1944, në një mbledhje të organizuar nga Departamenti i shtetit në Boston. Aty Fan Noli, në vijim të qëndrimit të tij të gabuar, do të shprehte mendimin se për të shpëtuar kufijtë, e Shqipërisë duhej përkrahur A. Zogu. "Por sapo shprehu këto mendime, siç dëshmohet në librin e K. Çekrezit "Plani i tretë i copëtimit të Shqipërisë (1951), një nga zyrtarët amerikanë shpalli lajmin se në Shqipëri ishte formuar një qeveri e re nën kryesinë e Enver Hoxhës (ka parasysh Kongresin e Përmetit), peshkopit iu çel fytyra menjëherë dhe, sikur a kishte përgjigjen në majë të gjuhës, tha pa u menduar fare: -Atëherë, heqim dorë nga Zogu për të përkrahur qeverinë e re. -Jo, -tha zyrtari amerikan,- nuk do ta përkrahim, sepse mbas informatave tona, ajo duket si qeveri pro-komuniste, në mos komuniste. -Paçka, u hodh peshkopi,- prapë, ata djemtë tanë janë!".

Që nga kjo ditë F. Noli do ta përkrahë me të gjitha forcat Lëvizjen Nacionalçlirimtare, qeverinë demokratike të udhëhequr nga Enver Hoxha, si të vetmen forcë që është "shpresa e madhe e një Shqipërie të lirë demokratike". Prandaj s’është koha që të "pëshpëritim si era e natës, duhet të bërtasim si trumbeta në është, se kemi dëshirë që të bëjmë detyrën tonë kundrejt popullit shqiptar". Në këtë kohë Noli do të përfshihet nga një valë e zjarrtë entuziazmi dhe që e ka burimin te ngjarjet e mëdha që po ndodhnin në Shqipëri. Formimi i qeverisë në Berat, çlirimi i plotë i vendit, masat e para demokratike të qeverisë do ta përtërijnë patriotin veteran. Ai del "para popullit, siç shkruan gazeta i gëzuar, i përtëritur dhe i çelur", mban fjalime, shkruan artikuj, organizon fushata ndihmash, kudo dhe kurdoherë e elektrizon gjindjen, duke mbyllur fjalën e tij me thirrjen: "Rroftë Shqipëria", "Rroftë Enver Hoxha". Kur arrin lajmi i çlirimit të Shkodrës, qytetit të fundit, Noli, nëpërmjet gazetës "Dielli", që ishte zëdhënësja e tij, do të shpallë se "Shqipëria ndodhet përsëri nën flamurin madhështor të Skënderbeut. Kjo do të jetë një ditë e shenjtë për popullin shqiptar. Roli i Gjeneral Enver Hoxhës është një triumf. Këtë të vërtetë as miqtë, as armiqtë e Enver Hoxhës s'mund ta kundërshtojnë dot" (dhjetor 1944). Tamam në këtë kohë në mes të shqiptarëve të thjeshtë të Amerikës do të lindë një këngë popullore për Enver Hoxhën botuar në "Dielli", ku ndërmjet të tjerave thuhet:

Enver Hoxha djal' i ri,

Populli me dashuri,

E ngarkon me përgjegjësi

Rojtar mbi gjithë Shqipërinë.

 

Bota jashtë hipokrite

Nënqesh me ironitje

Ngaqë ëndrrat imperialiste

S'gjejnë vend, po neveritje.

 

Fan Noli, që jetonte me ndjenjat e mendimet e shqiptarëve të Amerikës, do të bëhej zëri i tyre, zëri i ndërgjegjes patriotike dhe aspiratave popullore e demokratike të vëllezërve të vet kurbetçinj. Në telegramin e parë dërguar Enver Hoxhës pas Çlirimit, në emër të vëllezërve mërgimtare, do të shkruante: "Ne jemi kryelartë me ju, pse keni qenë i vetmi udhëheqës që mundi të çlirojë atdheun e vet, pa ndihmën e të tjerëve. Qeveria juaj është nga ato të rrallat që, pa ndihmën e forcave të armatosura të aleatëve, mundi të qëndrojë në këmbët e veta". F.Noli qysh në muajt e parë të triumfit të pushtetit popullor në Shqipëri, do të bëhet përkrahësi dhe propaganduesi më i zjarrtë i qeverisë sonë demokratike me Enver Hoxhën në krye. Në 8 prill 1945, në fjalimin që do të mbajë para shqiptarëve të Bostonit, do të thoshte: "Gjendja e Shqipërisë sot është shumë më e favorshme nga ajo 1918… Veçanërisht këtë herë garancia më e fortë për të pritmen na vjen nga guverna e sotme e Enver Hoxhës, e cila gëzon besimin e popullit dhe është e zonja të qëndrojë mbi këmbët e veta, kur të gjitha guvernat e viseve të çliruara qëndrojnë në fuqi me përkrahjen ushtrive aleate".

Të vërtetën që Shqipëria është çliruar vetë, pa ndihmën e huaj dhe qëndron e ecën me këmbët e veta, F. Noli e lidh gjithnjë me patriotizmin e thellë dhe largpamësinë e Enver Hoxhës, me dinjitetin e lartë e karakterin e pavarur të popullit shqiptar, të mishëruara këto në personalitetin e gjeneral Hoxhës. "Sot, -do të shpallë ai me entuziazëm,-kemi qeverinë më të mirë që në kohën e Skënderbeut".

Në mes Enver Hoxhës dhe Fan Nolit do të shkëmbehen mesazhe dhe letra të përzemërta, në të cilat jo vetëm shprehet respekti reciprok, por edhe interesimi dhe shqetësimi i përbashkët për probleme që kanë të bëjnë me përparimin e Shqipërisë dhe afirmimin e saj në botë. Kështu, që në vitin e parë të Çlirimit, F. Nolit i bëhet thirrja për t'u kthyer në atdhe, bile ftohet që në fushatën elektorale të zgjedhjeve të dhjetorit 1945 të vëjë kandidaturën për deputet. "Do të ishte një nder,- i shkruan Enver Hoxha, – t’ju kemi midis nesh… për të mirën e popullit tonë".  F.Noli në përgjigjen e tij, duke e quajtur krejt të pamundur një udhëtim eventual aso kohe në Shqipëri, i shkruan udhëheqësit të Shqipërisë se "mund të jeni sigurt që gëzoni tërë përkrahjen time dhe mund ta përdorni emrin tim në fushatën elektorale në favor të kandidatëve të Frontit Demokratik". Nga ana tjetër, në telegramin dërguar kryesisë së kishës ortodokse Shqipërisë i shkruan: "Ju falënderojmë shumë për ndihmën tuaj të vlefshme që i keni dhënë qeverisë demokratike të gjeneral Enver Hoxhës. Jemi të bindur se do t'i qëndroni besnik atij dhe Frontit Demokratik, dhe do të ndihmoni që të përkrahet qeveria, e cila është me popullin dhe punon për popullin".

Fan Noli në gjykimet që jep për gjendjen në Shqipëri dhe rolin e Enverit, nuk flet vetëm për ndjenjat e një patrioti të sinqertë, por dhe me sensin dhe erudicionin e historianit. Ai di ta kapë thelbin historik e klasor të ngjarjeve që kanë ndodhur e po ndodhin në Shqipëri. "Këtë herë,- thotë ai e kanë marrë në dorë fatin e kombit, jo bejlerët dhe arhondët, po opinga, njerëzit e popullit. Kësaj here bejlerët kanë luajtur rolin e një zeroje…. Kjo është një situatë e re, duhet pranuar pa kondita…". Duke vënë në pah madhështinë e kohës së re që ka çelur qeveria e Enver Hoxhës ai s'gjen epokë tjetër për ta krahasuar veç atë të Skënderbeut. "Atë punë që nuk e bëri dot Skënderbeu e bëri vetë populli, duke organizuar Frontin Nacionalçlirimtar… Punën që nisi Skënderbeu në shekullin 15 e mbaroi Enver Hoxha në shek. 20, me sakrificat sipërnjerëzore të popullit". Për Nolin, Shqipëria tani nuk ecën "si dikur me çapet e breshkës, por fluturon si shkabë sipas emrit". Prandaj, patrioti demokrat jo vetëm përkrah dhe mbështet moralisht e politikisht qeverinë tonë demokratike dhe ngre lart figurën e madhe të  Enverit, por angazhohet dhe në luftë kundër armiqve të Shqipërisë, në fushatën e tërbuar antishqiptare të organizuar prej qarqeve reaksionare anglo-amerikane dhe shovinistëve grekë. Në luftën kundër shovinistëve grekë ai ka një përvojë të madhe, i njeh taktikat e tyre djallëzore dhe pretendimet absurde ndaj tokave shqiptare. Por më e rëndësishme për të është se kohërat tani kanë ndryshuar, prandaj ai është optimist dhe shpall me besim: "Sot nuk është as 1912, as 1920… Enver Hoxha ka thënë më tepër se njëherë që është gati të luftojë për Shqipërinë. Enver Hoxha di ç’thotë… Populli grek s’do luftë". Fan Noli u kundërvihet me argumente të forta protagonistëve kryesorë të fushatës antishqiptare në SHBA, peshkopit Kotoko dhe senatorëve amerikanë Paper, Sallonstall e Uells. Duke cituar fjalët e Enver Hoxhës se "vendi ynë është një vend i vogël, po ka një ushtri të madhe, me të cilën mburremi", zbulon me guxim planet e armiqve të Shqipërisë kur thotë: "Ky vend vogël, ky popull me shpirt të madh gjendet ballë për ballë me një sërë kundërshtarësh… S’ka asnjë dyshim se Amerika me dashje ose padashje po bëhet vegël e Anglisë në Ballkan. Kotoko s’vinte dot në Amerikë pa lejen e Departamentit të Shtetit". Përveç artikujve që boton, fjalimeve që mban për mbrojtjen e integritetit tokësor të Shqipërisë, ai zhvillon një veprimtari të dendur diplomatike për popullarizimin e Shqipërisë së re dhe njohjen e guvernës demokratike të Enver Hoxhës në arenën ndërkombëtare. Qysh në prill të 1945, duke kërkuar të ftohet Shqipëria të marrë pjesë në Konferencën e San Franciskos, në një telegram që i dërgon Stalinit, Ruzveltit dhe Çurçillit, shkruan: "Kryeministri Enver Hoxha, kryetar i guvernës shqiptare… e meriton plotësisht ftimin nga ana juaj, se ka luftuar trimërisht kundër armikut të përbashkët".

Qëndrimi antishqiptar i imperializmit anglo-amerikan dhe reaksionit botëror do të shfaqet në mënyrë flagrante e të paturpshme kur do të shtrohet çështja e pranimit të Shqipërisë në OKB. Propaganda borgjeze organizoi një fushatë të pashembullt për të falsifikuar të vërtetën historike. Senatorë e peshkopë, gazetarë e diplomatë, kasnecë të reaksionit u përpoqën të errësojnë diellin me shoshë, injorojnë luftën heroike të popullit tonë kundër fashizmit e të mohojnë të drejtën e Shqipërisë për t’u përfaqësuar në OKB. F.Noli, duke mbështetur politikën e jashtme të qeverisë sonë dhe përpjekjet e saj për njohjen e të drejtave të popullit shqiptar, do të punojë në një front me të pa u lodhur dhe me kurajo. Të kësaj kohe janë memorandumet e artikujt e tij në gazetat e mëdha amerikane, broshura "Shqipëria nga viti 1939", fjalimet në mitingje e veçanërisht përçapjet e drejtpërdrejta që bëri në rrethet diplomatike të OKB-së. Duke pasur parasysh procedurën, gjithë punën e vet ai e përqendron te kontaktet me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, sepse pa rekomandimin e tyre nuk mund të bëhej pranimi i Shqipërisë në Asamblenë e OKB-së. Në këtë mision patriotik Nolin do ta ndihmojë përvoja e tij diplomatike në Lidhjen e Kombeve, njohjet me diplomatët e vjetër, përgatitja dhe erudicioni i gjerë, aftësia e argumentimit, zotërimi i shumë gjuhëve, e mbi të gjitha bindja e thellë në drejtësinë e çështjes shqiptare që mbronte. Pa u shtyrë në kronikën e kësaj veprimtaria të gjithanshme e të vështirë, le të kujtojmë vetëm një episod. Noli do të takohet me të gjithë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit, por është mjaft kuptimplotë takimi me kryetarin e delegacionit francez. Sipas gazetës «Dielli» të 26 majit 1946 marrim vesh se: "Noli u takua dhe pati bisedime me përfaqësuesin e Francës, Aleksandër Parodi, që kryeson Këshillin e Sigurimit. Ai është interesuar që më parë për jetën politike të diplomatit francez. Parodi kishte qenë komandant i njësiteve partizane gjatë rezistencës antifashiste. Pamja e tij prej intelektuali, i qeshur e simpatik nuk të bënte të besoje që ky të kish qenë ushtarak. Noli i shpjegoi atij të drejtën që ka vendi i tij, Shqipëria, për të hyrë në OKB dhe çështjen e kërkesave absurde të grekëve për Vorio Epirin. Parodi e dëgjoi me vërejtje të madhe dhe herë pas here e pyeste për t’u sqaruar. Biseda zgjati afro një orë në frëngjisht, të cilën Noli e flet me lehtësi të madhe". Në fund Noli i dorëzoi memorandum. Kur u ngrit për të shkuar Dr. Noli i tha në mes të tjerash, në mënyrë figurative diplomatike: "Gjeneral Enver Hoxha ju bëri thirrje personale për të drejtat e Shqipërisë me këto dy cilësira:

E para, si shok i armëve, se ka luftuar vite me radhë kundër armikut të përbashkët, si kryekomandant i partizanëve të Shqipërisë së vogël dhe ju si kornandar i partizanëve të Francës së madhe.

E dyta, si shok i shkollës, se ka studiuar në Francë dhe ka punuar si profesor i Liceut frëng të Korçës dhe ka përhapur kulturën e Francës në Shqipëri. Këto dy cilësira i japin kurajon kryeministrit të Shqipërisë t’ju kërkojë përkrahjen". Ambasadori Parodi në mes të tjerash tha: "Jam i mallëngjyer nga kjo thirrje se u jap një vlerë shumë të lartë këtyre cilësive të kryeministrit të Shqipërisë". Pastaj ai tregoi interes e simpati të veçantë për kryeministrin e për vendin e tij, si dhe për Reformën Agrare që është zbatuar atje". Disa ditë më vonë, më 30.5.1946, në një radiogram dërguar Enver Hoxhës, F. Noli do raportonte: "Kryetari i delegacionit francez, Aleksandër Parodi, heroi famshëm i rezistencës franceze, që shërben tani si president i Këshillit të Sigurimit, tregoi një interes të dukshëm në shpjegimin tim të hollësishëm mbi betejat tuaja të forta kundër armikut të përbashkët dhe për Reformën Agrare që keni bërë pas Çlirimit të atdheut".

Krahas veprimtarisë së dendur diplomatike në favor të atdheut të rilindur dhe punës propagandistike që bëri në SHBA, F.Noli, ndonëse larg, ndjek me vëmendje të madhe dhe  emocion të vazhdueshëm jetën politike të Shqipërisë së re. Ai përshëndet si një ngjarje të madhe historike shpalljen e Shqipërisë Republikë Popullore, e cila tani është "e popullit dhe për popullin". Me këtë rast, ai do të shkruajë në "Dielli" (6.3.1946): "Nën kryesinë e Enver Hoxhës në maj 1944 dhe janar 1946 në Shqipëri u morën masa revolucionare për rindërtimin e vendit. U bë Reforma Agrare, klasi i bejlerëve dhe bejlurçinave u përmbys përfundimisht. Në këtë periudhë Shqipëria nën Enver Hoxhën i provoi botës se shqiptari ka zotësi të jashtëzakonshme të vetëqeveriset. Kjo provohet me fakte, jo me retorikë. Kudo gjetkë në Evropë popujt vuajnë nga armiqtë e tmerruar: inflacioni dhe tregu i zi (marqeta e zezë). Në Shqipëri nuk ekziston as njëra, as tjetra".

Republikani veteran Fan Noli do të përkthejë vetë e do të botojë kushtetutën e Republikës Popullore të Shqipërisë. E jo vetëm kaq, por i entuziazmuar prej saj e duke e krahasuar me kushtetutën amerikane, do të pohojë se kushtetuta e atdheut të tij është më demokratike, pasi ajo s'e pranon diskriminimin racial dhe garanton të drejtat e gruas. Ai shpall me mburrje se: "Kushtetuta e Shqipërisë mbron punëtorët dhe fshatarët e vegjël e të mesëm".  Noli demokrat kap thelbin klasor të këtij dokumenti historik, ideator i së cilës është një udhëheqës i pjekur e largpamës si Enver Hoxha.

Në vitet 1946-1947 në SHBA do të nisë një valë e re shpifjesh e falsifikimesh kundër Shqipërisë së re dhe pushtetit popullor «që lindi nga lumenjtë e gjakut të lirisë». F. Noli përsëri nuk do të qëndrojë mënjanë, përkundrazi duke e quajtur këtë "fushatë turpi", do të vihet në mbrojtje të pushtetit të ligjshëm që është në fuqi në atdheun e tij. Ai do të shkruajë disa artikuj, nga të cilët veçojmë "Dalëngadalë po kthjellohet" dhe "Dy fjalë, për ballistët", ku si personalitet qendror të historisë së re shqiptare nënvizon figurën e Enver Hoxhës. Duke qenë në krye të një qeverie demokratike, të cilën Noli e cilëson «diell të flakët», kjo qeveri, nën kryesinë e tij është e fortë brenda edhe jashtë: "brenda sepse përveç veprave të tjera kontruktive, ka mundur të zbatojë Reformën Agrare me rrënjë dhe ta transformojë Shqipërinë nga një çiflig i bejlerëve, në një tokë të fshatarëve e punëtorëve. Jashtë se për herë të parë në histori të saj, Shqipëria e vogël qëndron ballëpërpjetë, edhe di t’ua japë xhevapin kapadainjve që bien në qafë". Prandaj, këshillon Noli "gjithë populli shqiptar duhet të grumbullohet rreth guvernës së Enver Hoxhës. Çdo shqiptar e ka për detyrë të shenjtë të mos bëhet vegël e reaksionarëve, por të vazhdojë punën për të mirën e Atdheut, sepse vazhdon ai më tej, "Garancia më e mirë për mbrojtjen e Shqipërisë janë bajonetat e Enver Hoxhës".

Duke iu kundërvënë haptazi e me guxim propagandës bajate të reaksionit ballisto-zogist në SHBA, prapa të cilit Noli ka kurajon të diktojë dorën e imperialistëve amerikanë e anglezë, ai do të demaskojë politikën e dështuar të reaksionit në Shqipëri. "Ballistët duke bashkëpunuar me fashistët,- thotë Noli,- jo vetëm vranë veten, por mend vranë dhe Shqipërinë, të cilën e nxinë përpara botës proitaliane dhe progjermane. Si e këtillë Shqipëria do të ishte copëtuar padyshim. Desh perëndia, dolën në shesh partizanët më Enver Hoxhën në krye dhe jo vetëm e nxorën Shqipërinë nga hendeku i vdekjes, por e vunë në radhën e të gjallëve, pranë shteteve aleate. Kurse vendi i ballistëve-vazhdon Noli-"sot është në varret e fashizmit". Me një krahasim shumë të goditur, ai pohon botërisht se "Balli kombëtar është dyfeku me çark në Shqipëri, qeveria e sotme është bomba atomike"?

S’ka dyshim se ngjarjet historike që ndodhën në atdheun e tij dhe shndërrimet revolucionare që erdhën më pas nuk mbetën pa vepruar dhe te Noli patriot e demokrat. Ato jo vetëm e ringjallën shpirtërisht, duke i zgjuar emocione të fuqishme, por edhe ndikuan në pikëpamjet e tij, e bënë optimist si kurrë ndonjëherë për të ardhmen e atdheut, i shtuan besimin te forcat e aftësitë e popullit, demokratizuan më tej disa nga konceptet e tij. Asnjëherë Noli nuk ka qenë në pozita kaq të përparuara sa në këtë kohë. Po pa mohuar faktorët objektivë, rrethanat e reja historike-shoqërore që u krijuan në Shqipëri, nuk mund të mos tërheqë vëmendjen roli i personaliteti i Enver Hoxhës dhe i veprës së tij historike në qëndrimet pozitive të Nolit, në mendimet e veta, në përtëritjen dhe evoluimin që pësojnë disa nga konceptet e botëkuptimit të tij. Te Enver Hoxha ai do të shohë protagonistin kryesor të historisë së re shqiptare, arkitektin e Shqipërisë të re, prijësin e luftës heroike që realizoi "veprën e pambaruar të Skënderbeut", udhëheqësin e dashur e të adhuruar të punëtorëve e fshatarëve, burrështetin e madh të një vendi të vogël. Kjo do bëjë që Fan Noli të ruajë për të gjithnjë një stimë e respekt të thellë, aq sa do ta quajë deri në fund të jetës "kumandari ynë". Jo rastësisht, disa muaj para se të mbyllë sytë, ai do t’i shkruante mikut të tij Milto Sotir Gurrës: "Ne që dy kemi pasur fatin se kemi rrojtur mjaft gjatë për të parë këtë (Shqipërinë e përparuar N.J.) Sa shumë të tjerë nuk e gëzuan këtë privilegj. Kështu, sidoqoftë, ne i përkasim grupit të fatlumëve".

Debati në PE, Rama publikon mesazhin e eurodeputetit

Posted: 16 Oct 2018 02:35 AM PDT

Kryeministri Edi Rama në një postim në Twitter, ka zbuluar mesazhin e një miku të tij në Parlamentin Europian, i cili ka komentuar situatën e djeshme mes partive shqiptare.

Sipas mesazhit të publikuar në "Twitter" nga Rama, miku nga Parlamenti Evropian i shkruan se ajo që ndodhi dje është e padëgjuar nën çatinë e BE-së.

"Një mik i Shqipërisë në Parlamentin Europian: I dashur Edi! S'kam dashur kurrë të dëgjoj aq keq sa dëgjova sot për çka kishin bërë kolegët shqiptarë! Eshtë e tmerrshme dhe e padëgjuar nën çatinë e BE-së! Jam pa fjalë dhe uroj të gjeni forca e kurajo për të vijuar punën por me ata…".

Dje deputetët e PD kanë kërkuar në Brukseli përjashtimin e Ballës nga Komisioni i Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, por pas reagimit të Ballës, duke i quajtur shpifës, deputetët opozitarë kanë braktisur mbledhjen.

Raportuesi për Shqipërinë, Fleckenstein reagoi duke deklaruar se “Nuk jam prokuror, vërtetoni akuzat''. Ndërsa Përfaqësuesi i së djathtës europiane, Eduard Kukan shprehu keqardhje për bojkotin e opozitës, ndërsa bëri thirrje që këto çështje t'i zgjidhin në Tiranë.

l.h/ dita

Enveri, komunist apo nacionalist?

Posted: 16 Oct 2018 02:29 AM PDT

Ekskluzive/Nga Prof. Hakif Bajrami (II)

Analiza e Eduard Kardelit për Enverin dhe mbrojtjen që i bënte Kosovës. Dalja nga Traktati i Varshavës dhe spastrimet e Enverit në udhëheqjen më të lartë. Burgjet e shqiptarëve në Jugosllavi dhe ëndrrat për Shqipërinë Etnike. Dënimi i bashkëpunëtorëve me pushtuesit dhe sa të drejta ishin ndëshkimet që u dha bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë.

(Vijon nga numri i kaluar)

Tani shtrohet pyetja a ishte Enveri "Stalinist", pasi që Leninizmi disi nuk "dhunohej" në shumë ish vende komuniste.

Në lidhje me këtë, në bazë të informatave që kanë liferuar ambasadorët e RSFJ nga Tirana, e që kohë pas kohe ajo ambasadë ishte në "pension", por që thjerëzat konkave të Eduard Kardelit dhe Vladimir Bakariqit ishin aktive, pa ndërprerë, është për t'iu besuar figurativisht, se Enver Hoxha ishte një politikan i guximshëm dhe atdhetar nacionalist që kurrë çështjen e Kosovës nuk e ka venë në plan të dytë. Po mbrojtja e vendit, por edhe substanca popullore e viseve shqiptare që ishin jashtë pushtetit tij, si janë trajtuar. Së këndejmi të njëjtat analiza e cilësojnë se Enveri nuk ishte Stalinist kurrë, por iu imponua Stalini sepse duhej të mbrohej nga "vetvetja" (të brendshmit) dhe nga jashtë, nga i tërë establishmenti i Paktit të Varshavës në rend të parë.

Lidhur me këtë, shkrimet top "sekret" të Eduard Kardelit, janë një analizë e "rruazave të kuqe", ku thuhet se "Enveri më tepër ka droje nga Pakti i Varshavës se sa nga NATO". Pse, sepse në shkallë perfide Nikita Hrushovi nuk e ka promovuar, por Leonid Brezhnjevi e ka bërë publik qëndrimin se BRSS: "ka të drejtë në sovranitet të kufizuar", ndaj çdo anëtari të Paktit Varshavës, dhe aty ku rrezikohen interesat e tij. Mu për këtë dhe jo vetëm për këtë, Enveri do t'i thotë Paktit të Varashvës më 1960: ADIO, de fakto, pas pesë vjet përvoje të hidhur në të, dhe de jure më 1968, në vitin revolucionar evropian. Enver Hoxha ka pasur autoritet në Kosovë, sepse nuk e nënshkroi kurrë Marrëveshjen e Helsinkit në vitin 1975, të cilën e prishën me të drejtë: BRSS, Jugosllavia, Çekosllovakia, Gjermania etj.

Kur të objektivizohet një etapë historike duhet të shtrohet pyetja: a mund të mbrohet çdo sukses dhe dështim i atij sistemi, dhe a mund të përjashtohen drejtuesit e atij sistemi ideologjik, kuptohet socialist-komunist (si premtim utopi) me nocionin se në kushtetutë figuron dhe obligon koncepti, DEMOKRACI.

Pra edhe komunistët edhe kapitalistët nga viti 1945 mbështeteshin në nocionin atraktiv shoqëror politik, demokraci. Por, kur të zbërthehen këto rrethana shoqërore politike, në kapitalizëm 90% së pakut janë të varfër, ndërsa afër 10% super të pasur. E vërteta, sot në shumë sisteme nuk figuron fjala kapitalizëm. Kjo shprehje disi është rralluar në nocionin konceptual demokraci, e cila virtualisht ka peshojë që ta zvogëlojë 90% te të varfërve, bie fjala në 70%. Krejt e kundërta, në socializëm koncepti fonetik i ekonomisë tregut, ku dirigjojnë dhe sundojnë komunistët, nuk ka mendim të lirë, fjalë të lirë, veprim të lirë, pra as treg të lirë-pra nuk ka liri në kuptimin klasik të fjalës, por hapur duhet të thuhet se në masë ka sociale dhe "humanizëm" më tepër, sepse ka burokraci despotike, shumë më tepër.

Por, menjëherë shtrohet pyetja ku mund të jetojë njeriu në këtë hapësirë socialiste, me "vakum të ajrit lirë", që mungon sepse është i ndaluar? Dhe, nëse krahasohet sot shoqëria shqiptare me atë të kohës së socializmit, rezultati është paksa në favor të demokracisë, por kur menjëherë t` i shtohet këtij realiteti se sa kemi humbur popull, që zor se do të "shqiptarizohet" nja 80% e tij që është shpërngulur nga vendet tona dihet se çka bënë sot droga dhe mafioziteti i oligarkëve, despotëve dha sadistëve privat me punëtor pa sigurim social dhe pa sigurim shëndetësor e pensional, atëherë nuk është larg sidomos të vjetrit që kanë bërë jetë "mini normale" të shprehin njëfarë nostalgjie ndaj socializmit.

E vërteta po punove me nderë dhe shëndetshëm në çdo shoqëri mund të prosperohet. Mendo se sa intelektualë kulmues sot janë prodhim i  atij sistemi. Kuptohet se ajo nostalgji do të vdes me vdekjen e tyre, sepse andej nuk ka kthim ma kurrë, sepse ai sistem për rrethanat evropiane ka shkuar në arkiv. Dhe për të dhe mbi te mund të thuren akuza të shumta, por edhe lëvdata solide.

Burgjet e shqiptarëve në Jugosllavi shans ëndrrash për Shqipërinë Etnike

Enver Hoxha për shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare është një paragjykim realist i respektit, me përjashtim të titistëve që vet kanë jetuar mirë dhe nuk janë hetuar kurrë nga ndonjë prokuror ideologjik, e ku të tjerët janë burgosur mbi 782 587 vjet vuajtje e mjerim, me 750 000 dosje udbeske. Po, vetëm Kampi i Goli Otokut, është më i egër dhe më mizor se sa e tërë Shqipëria të kthehej në burg, kur dihet se i ka pasur 19 burgje dhe kampe (raporti: Odile Danielit); në Bullgari ishin 86 burgje dhe kampe (Gulagëve bullgar me 187. 000 persona); në Jugosllavi 1945-1966 vlerësohet se ishin në burgje mbi 250 000 persona, prej tyre nga 49% ishin shqiptarë. Vetëm Hungaria dhe Rumunia ishin në këtë rangim shtete më represive. Por kur të merret për bazë ndonjë shtet "demokratik", bie fjala sa ishte Franca në luftë aktive koloniale në Algjeri, situate nuk ka qenë fare ma e  mirë, përkundrazi ishte shumë më trishtuese. Dhe kur t`i shtohet këtij realiteti Spanja dhe Italia (1946-1970) se si është pozita e të pastrehëve në vendet jashtë trojeve shqiptare, ne mund të kemi disi më shumë dëshirë për rreze dielli, mbi udhëheqësit tanë që na sundojnë dhe prapa ngecim, jo pa fajin tonë.

Fakti i dytë, shqiptarët jashtë Shqipërisë Bregdetare të janë ma të kënaqur me socializëm në RSFJ se sa në Mbretërinë SKS-Jugosllave është kulmor, sepse po të fitonte dinastia, shkollim shqip nuk do të kishte fare e dihet se kah shpe arsimimi dhe kush sot e ka nxjerr Kosovën nga humnera. E ka nxjerr pra shkolla e Kosovës, Universiteti i Prishtinës dhe emancipimi informativ i popullit, duke u bërë fuqi prodhuese intelektuale.

Asgjë nuk e arsyeton kapitalizmin sot, nga pozita e eksploatuesit ekstrem e lërë më dje, madje nga pozita e shfrytëzuesit kolonial në të dy etapat. Por, as socializmin nuk e largon nga faji i pozitës së të "fortit në fron",sepse çdo individ në realitet kishte "sovranitet të kufizuar" , koncept ky që duke u forcuar BRSS u bë filozofi kolektive, që çdo anëtar i asaj familje të desovarnizohet, plus gara se në viset e nxehta afrikane nuk bëhej piknik, por luftë koloniale për t` i shfrytëzuar.

Enver Hoxha ka metastazuar politikisht me Jugosllavinë, kundër Jugosllavisë social imperialiste, me Rusinë, kundër Rusisë revizioniste; me Kinën, kundër Kinës antileniniste. Ky ndryshim ka ngjarë në evolucion, jo nga frika, por nga nevoja e diktatit të rrethanave shoqërore globale, kuptohet pa ndonjë racionalizëm ekstrem. Dhe nëse sistemi totalitar në Shqipëri, matet me atë në Jugosllavi, vetëvrasja e atyre që provojnë ta shfajësojnë titizmin është më tragjike se sa rankoviqizmi më ekstrem i viteve 1951-1964.

Veprat e Enver Hoxhës: Me Stalinin; Shënime për Kinën; Rreziku anglo amerikan për Shqipërinë; Hrushovianët; Titistët 1982, e shprehin një emërues të përbashkët, edhe pse rrahin tema të ndryshme. Në çdo libër autori shpalosë plagë, pa menduar kurrë se sa plagë i ka shkaktuar brenda kufijve që i pushtetonte. Në libra Enver Hoxha shprehte një siguri se kemi të bëjmë me një shoqëri harmonike, që nuk është imune nga ndikimet e huaja. Shikuar nga studimi që i kam bërë historisë Shqipërisë pas vitit 1944, intimisht më së shumti më është dhimbsur Sejfullah Maleshova (Lame Kodra), i cili në Programin e tij kishte qëndrim origjinal e jo taktik ndaj viseve jashtë Shqipërisë Bregdetare.

Zhgënjime kur shpërthenin aferat politike në Shqipëri

Vala e parë e burgjeve dhe "kampeve të hijeve", sikur fillon me Lulën që u ekzekutua (1943), Sadik Premtja, (i cili do të arratisej në Francë ku edhe vdiq në vitin 1991). Më 1949 procesi kundër Koçi Xoxit  etj. ishte jo me pak tronditje, për të vazhduar më 1956 me Liri Gegën, gjeneral Dali Ndreun, Petro Bulin, drejtë dënimit të Koço Tashkos, Teme Sejkos( 1961) e deri te dënimi i Beqir Ballukut, Ministër i mbrojtjes, Petrit Dumes (shef i Shtabit të Përgjithshëm, më 1975, për të kulmuar me Mehmet Shehun më 1981. Të gjithë këta e kishin (me përjashtim të M. Shehut) në njërën dorë draprin e në tjetrën çekanin jugosllav (UDB-ës dhe KOS-sipas E. Kardelit, jo sipas meje sepse nuk jam burim, por mund të citoj).

Enver Hoxha në fushën e shkencës dhe kulturës, arsimit dhe edukimit mund të lavdohet deri në kulm, për dallim se çka ngjan dhe çka botohet nga viti 1991 e deri më 2018 në Shqipëri. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Shqiptarët sikur janë "liruar nga prangat" dhe pa kriter e pa ligje plagiatojnë dhe botojnë çka u vjen në dorë. Madje janë botuar edhe dy vëllime të librit të Hitlerit. Po, nuk mendoj se duhet zbatohet censura, por duhet të mendojmë fare mirë çka po i prezantojnë rinisë, nga abetarja e deri te veprat lavduese dhe krejt akuzuese për Enver Hoxhën, duke e cilësuar "tradhtar" dhe sundimin e tij "tradhti", pa pyetur se çka kemi bërë vet dhe si janë sjellë politikë-bërësit ndaj popullit nga viti 1991 e tutje, me fajde, me kuadro analfabetë dhe me ambicie idiotike.

Në bazë të dokumenteve shtetërore, dihet se Shqipëria ka pasur Kushtetutë gjithmonë nga viti 1946. Prandaj, Enveri, pa një studim ekipor, nuk mund të quhet as 'diktator', edhe pse ka elemente të ekskluzivitetit ideologjik diktatorial, sepse diktaturën ia ndalon Kushtetuta. Por, shtrohet pyetja çka ka ngjarë me shumë personalitete bie fjala në Gjermani: në Zonën e kujdestarisë amerikane ku me "Kushtetuta" janë burgosur 95000 veta; në zonën Ruse 67000, në zonën Angleze 64000, në zonën Franceze 19000 persona më 1945-1955. Pa të drejtë pune në profesion janë dënuar në zonën britanike 320 000, në zonën franceze 70 000, në zonën amerikane 83 000 në zonën ruse 150 000 persona. A nuk ishte kjo shkelje elementare e të drejtave të njeriut për jetë, punë dhe liri?.

Dënimet e bashkëpunëtorëve të okupatorit në Shqipëri

Enver Hoxha kishte jetuar në rini në një pasuri e madhe, franceze, prandaj i vetëdijshëm se në vendin e tij është në "pushtet" varfëria, sikur donte t` ua  kthente dinjitetin dhe të varfërve dhe atyre që u ishin bërë padrejtësi. Prandaj me një rrëzim donte ta evitonte sëmundjen e rendë të shekujve. Donte të krijojë një matrimonium (kunorë) duke provuar që me një force depërtuese të krijojë një plenaria fide (fe të plotë), ku i pasuri do të jetë njeriu punonjës dhe aktiv, duke krijuar rrethana të barazimit kolektiv. Kështu duke krijuar prona kolektive, të cilat nuk do të japing rezultate, por në të cilat do të jetohet, prosperohet dhe gabohet një kohë të gjatë, Enveri dhe partia do ta krijojnë masën kritike që të gjithë duhej "të mendonin, të jetonin dhe të posedonin njësoj. Teori tipike kabinetike marksiste-leniniste, e cila nuk gjeti aplikacion në Evropë, por që për jetësimin e asaj teorie pësuan me mija e miliona persona anë e kënd botës. Kjo nuk do të thotë se bota demokratike është më "humane" por do të provohet është më prosperuese. Mbi këtë teori PKSH-PPSH do ta ushtrojë Diktaturën e Proletariatit dhe në fund ajo diktaturë do të rrëzohet sikurse Bastila.

Sipas parimeve të fitimtarëve edhe në Shqipëri më 1945 e tutje do të dënohen personalitete të cilëve "me koka të ftohura' do të duhej t` u falej jeta, por duke i gjykuar dhe nivelizuar fajet e tyre me fakte konkrete. E Lidhur me këtë kur lexohet me kujdes "Pretenca historike në Gjyqin Special për krimet e luftës", Tiranë "Bashkimi" 1948, e përfaqësuar nga Gjeneral-major Bedri Spahiu del se indipendenca e vendit e lypte drejtësinë. Ajo fajësi për krime lufte me një anë dhe për ta kënaqur filozofinë e indipendencës do t' i privojë nga liria: Koço Kotën duke i nxjerr faje nga viti 1914; Xhavit Leskovikun , Bahri Omarin (që të dy si gabim fillestar për marrëveshjen e Selanikut;Kolë Tromara sepse kishte marrë rroga nga Kral Petri, duke e përlyer sidomos Hasan Prishtinën, për ta shpëtuar kokën, Fejzi Alizoti, i cili qysh më 1913 kishte qenë pro politikës imperiale të Romës, "se kishte qenë komisar fashist në Kosovë dhe atje mashtron popullin se e ka fituar lirinë, duka ia përmendur edhe Kartën e Atlantikut, që ishte një kauzë se "Kosova duhej të mbetej me Jugosllavi", Terenc Toçi i cili në Konferencën e  Milanos më 1942 ku kishte shprehur se Italinë e ka konsideruar shpëtimtare nga viti 1913. Regjimi i ri Komunist do të ngritë akuza edhe për nja 52 personalitete. Të gjithë këta do të konsiderohen dhe dënohen për faje të "faktuara" nga prokuroi. Këta emra do të "mbesin në hije" me Pretencën në Gjyqin e Lartë kundër Koçi Xoxës, të përfaqësuar nga Bedri Spahiu, si "trockist i Titos".(Shiko: Broshurë e botuar në Tiranë më 1949 dhe e distribuar në disa biblioteka të Kosovës. Të shënojmë këtu se Koçi Xoxe shënohet në dokumente jugosllave se ishte agjent sekret i tyre qysh nga viti 1947. Ky njeri kishte zhvilluar disa bisedime në Tiranë më 1948, sidomos me përfaqësuesit e Ministrisë Punëve të Brendshme, të cilët i rekrutonte A. Rankoviqi.

Më i shpeshti në bisedime, sipas dokumenteve jugosllave ishte Spasoje Gjakoviqi, i cli prej gojës së Koçi Xoxës do ta kuptojë se Enver Hoxha "  kishte themeluar Komitetin e çlirimit të Kosovës" të drejtuar nga oficerët e lartë: Shefqet Peçi, Tahir Kadareja dhe Gjin Marku. Koçi Xoxe e informon Spasoje Gjakoviqin se "Komiteti për çlirimin e Kosovës" i kishte rekrutuar nja 2000 kryengritës të Kosovës, të cilët do t' i drejtonte Rifat Berisha dhe se më 1949 Kosova do t`i8 bashkohej  Shqipërisë. Siç dihet më 1949 do të pasojnë burgime masive në Kosovë, e sidomos Rifat Spahija do të likuidohet në vijim përmes një lufte të vërtetë ushtarake, sepse po torturohej i  tërë populli. Sipas dokumenteve jugosllave "Komiteti për çlirimin e Kosovës" ka vepruar deri më 1968, kur iu kanë bashkangjitur edhe dy gjeneralë që ishin edhe në luftën qytetare në Spanjë. Njeri nder ta ishte Gjeneral Veli Dedi. Në vitet nëntëdhjetë (shek. XX) një detyrë të tillë do ta fitojë edhe Gjeneral, Halil Katana etj.

Personalitete tjera politike dhe ushtarake që kanë punuar për sektorin KOSOVA, e që kanë marrë informata për pozitën e shqiptarëve në Jugosllavi nuk janë në listat e dokumenteve jugosllave. Por figuron se "Sektori Kosova" nga Tirana ka venë lidhje me "Lidhjen Kosovare" në Stamboll, dhe se për çdo imtësi informohet Enver Hoxha. Një fakt duhet theksuar se "Lidhja Kosovare" nuk do të konvertohet në ideologji komuniste, por në rastin e kryengritjes të gjithë shqiptarët do të gjinden në një front dhe atë front do ta komandojë personalisht Enver Hoxha, ose ndihmësit e tij edhe për një kohë të gjatë.

Ky konstatim ishte nxjerr nga fakti se Enver Hoxha si bektashian nuk ishte kundër fesë, por dëshiron të krijonte një  "Plenaria fides" (fe të plotë) për të gjithë shqiptarët, forca e depërtimit do të ishin mendje preftësia  aftësia dhe zgjuarësia kolektive, duke u bërë pasuri e madhe për një  jetë e shënurr madhështore).

Përfundimi pa konkluza sepse asgjë nuk është përfunduar pa u bashkuar shqiptarët

Si përfundim, më duhet të rrëfehem se uk kam simpati ndaj komunizmit, sepse na e ka pi gjakun me pambuk, neve që kemi qenë nën robërinë jugosllave. Por, të bisedosh qytetarët  e rëndomtë në Shqipërinë bregdetare ata ankohen më shumë se ne, duke harruar se  i kanë kënduar Partisë dhe Enverit pa pushim: nga frika, simpatia apo dashuria. Madje nuk është e pa vërtetë se edhe ne nuk i kemi pasur simpatitë tona ndaj komunizmit, sepse kur shikonim prapa, nuk kemi pasur kurrë mundësi solide, bile të shkollohemi në gjuhën kombëtare. Madje ndaj Enver Hoxhës kemi pasur simpati sepse nuk e kemi ndier peshën e atij pushteti, por edhe për flakjen e robërisë sonë askush nuk e ka diskutuar dhe nuk ka propozuar, që të dalim nga robëria, kur kurrë nuk kemi pushuar duke kërkuar barazi dhe liri me të tjerët që na robëronin. Vetëm kur u pa "nga Hëna" se as sllavët nuk mund të bashkëjetojnë në burgun e popujve që quhej Jugosllavi, vetëm atëherë u kuptuan plagët tona, të cilat ndër të parat i kuptoi Amerika dhe disa vende demokratike të BE-s dhe më gjerë, për çka shqiptarët e robëruar nën Serbinë (Jugosllavinë) u mbetën gjithmonë falënderues, e sidomos shtetit, Shqipërisë Bregdetare në të gjitha kohrat.Të paktën shqiptarët e robëruar kanë qenë gjithmonë me shpresë se pranvera do të vjen nga Tirana:Radio, Televizioni dhe librat që botoheshin atje.

Por, ku ka qenë plaga më  e madhe shpjegohet me faktin, se pa u krijuar Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pa bërë luftë të armatosur të drejtë, çlirim nuk do të kishte, për Kosovën. E në Shqipëri populli ka zbritur nga "ati i kuq" në atë të "bardhë" pa luftë, jo pa disa probleme, pra pozita nuk ka qenë e njëjtë.

E vërtetë është se  edhe Shqiptarët e robëruar në Jugosllavi kanë vuajtur nga ministrat e punëve të brendshme që ishin shumë të egër, (A. Rankoviqi sidomos), e kur të shikohet fati i të gjithë ministrave të punëve të brendshme në Shqipëri 1944-1991, atëherë del se kudo që ka "rrezatuar ngjyra e kuqe", liria qytetare, mendimi, fjala dhe veprimi i lirë nuk ka qenë i atillë që e meritonte populli, sepse ideologjia ka qenë një "tebain –alkaloid", helmues i opinionit. Historikisht, asnjë pushtet dhe ekzekutues i tij nuk mund të mbetet pa mëkate. Të mësojmë para nga historia dhe t'i evitojmë të metat e peshës fajeve të pushtetit edhe sot, sepse ende shoqëria njerëzore nuk ka krijuar shoqëri dhe shtet të përkryer.

Në Shqipëri në disa etapa thua se nuk ka pasur pushtet, sepse të gjithë ata që kanë sunduar pranë prijësit  e kanë idealizuar atë deri në kult. Dhe gradualisht kultit iu ka rritur pazari, për ta sjellë Shqipërinë deri në despotizëm, sepse kurrë nuk është dhuruar LOGARIA nga lartë poshtë, nga maja në bazë.

Në Kosovë ata të majave me funksione e pa pushtet, publikisht kanë shitur krunde për bukë popullit, duke kritikuar Enverin, duke i thurur altruizëm profiter Titos dhe despotizmit tij duke ia mbuluar humnerat me 83 miliardë dollarë borxhe, ku Kosova për çdo vit ishte bërë ma e varfër se sa viset tjera, Madje ata titistë më 1988 përpiluan "Programin Jugosllav për Kosovën" që ishte një vale e re e kolonizimit dhe serbizimit, e ku kanë marrë pjesë të gjithë. Ajo pjesëmarrje për fat nuk ishte jetëgjatë, sepse plasi lufta në mes sllavëve për ta shkatërruar Jugosllavinë që vetë e kishin krijuar. Në shkatërrimin e  Jugosllavisë, Enver Hoxha kurrë nuk ka pushuar duke shkruar dhe duke vepruar me kujdes nga çdo pozicion politik, ideologjik, ushtarak dhe diplomatik, për aq sa ishte fuqia.

Prishtinë, 6 tetor 2018

Fund

Regjistrimi i portaleve në QKB, Basha: AKEP, vegël e Ramës

Posted: 16 Oct 2018 02:20 AM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një postim në Facebook, ka reaguar në lidhje me nismën e re të qeverisë që detyron të gjitha mediat online të regjistrohen si biznese.

Sipas Bashës, kjo gjë bëhet që Rama t'i lejojë tatimorët për t'i shantazhuar dhe dhunuar. Po ashtu Basha sulmon dhe AKEP-in, të cilën e quan "Policia e Mendimi në duart e Ramës".

"AKEP është Policia e Mendimit në duart e Ramës për të kërcënuar lirinë e shprehjes dhe vrarë të vërtetën. Rama kërkon që mediat online të regjistrohen si biznese që t'u lëshojë tatimorët për t'i shantazhuar dhe dhunuar. Do të dështojë turpshëm, së bashku me veglat qorre në AKEP".


l.h/ dita

Filozofia dhe poeti Pierre Reverdy

Posted: 16 Oct 2018 02:15 AM PDT

Moikom Zeqo

(Vijon nga numri i kaluar)

* Poezia është një shtegtim melankolik midis njerëzve dhe sendeve. Po erudicioni libresk përhapet si pluhur, e artificializon ndjenjën.

*Franc Meringu e ka quajtur letërsinë natyraliste "letërsi të rënies", "Në poezi, thotë Frojdi, bota e realitetit të jashtëm zhduket, kurse bota e instinktit bëhet realitet". Sipas pikëpamjes së Frojdit, artisti është një neurotik, që zotëron aftësinë të japë një "formë" kërkesave të ëndërrave të tij. Artisti bën kështu të njëjtën gjë, që bëjnë fëmijët me lodrat, dmth krijon një botë fantazie, që duket si diçka tejet serioze. "Frojdizmi, thotë Finkelshtajni, e ul artin deri tek ritualet e njerëzve primitivë.". Edhe surrealizmi është një drejtim artistik, sa abstrakt aq dhe natyralistik. Sipas pikëpamjeve surrealiste jeta ka dy anë: atë reale dhe atë mistike. Esenca me të vërtetë e rëndësishme dhe shprehëse e botës është ajo mistike. Prandaj arti duhet të pasqyrojë një botë të dyfishtë, në të dy anët e saj: të dukshmen dhe të padukshmen. Duke vizatuar disa tipare të sendeve reale dhe në të njëjtën kohë çfarëdo halucinacionesh dhe përçartjesh fantaziste surrealistët besojnë se shprehin realitetin objektiv (subjektiv) që gjendet, jo në hapësirën e zakonshme tredimensionale por edhe në hapësirën e dimensionit të katërt, të paarritshëm dot nga njeriu i zakonshëm. Ata thanë se mbështeten në zbulimet e reja shkencore: të hapësirës në shumë dimensione. Artisti, ashtu si shkencëtari, përpiqet të gjejë "rregullin" dhe "raportin e fshehtë", që duhet të ekzistojnë në botën e shumë dimensioneve, që e dallon shumë nga përfytyrimet e vjetra të shkencës së dikurshme, të mëparshme. Ky është koncepti i spiritualistëve, me të cilët është tallur E(ngelsi). Surrealizmi ka edhe burimin frymëzues religjioz (Jetën) dhe atë erotik (akti seksual zotëron gjithçka).

* Mendimi politik – shoqëror në vitet '30. S'ishte unik, por i polarizuar, antinomik. Idea e Neoshqiptarizmës. Intelektualë të rinj pro-oksidentalë flasin për modernizimin e burokracisë së memurëve të Turqisë. Teoria e heroit, ose e elitës. Neoshqiptarizma si ideologji ka për bazë sociologjinë pozitiviste të August Kontit, filozofinë e Mbinjeriut të Niçes, apo filozofinë e Bergsonit. Neoshqiptarizma doli me flamurin e kulturës, d.m.th. „Jo Politikë, vetëm Kulturë". Në numrin 2 të revistës „Përpjekja Shqiptare" Branko Merxhani, në artikullin „Politika dhe Kultura" shkruante: „Muajin e kaluar, duke filluar nga puna thoshim se revista e jonë s'ka të bëjë aspak me politikën dhe se qëllimi dhe misioni i saj ishte vetëm kultura." Ai (Branko Merxhani) citonte filozofin francez të asaj kohe Alfred Fuje, i cili, si edhe Niçe si fuqi lëvizëse pranon vullnetin e ndërgjegjes dhe sipas (Branko Merxhanit) të dy kanë të drejtë, veçse me një rezervë politikën (sundimin, qeverisjen) sepse „ne jemi për kulturën se kultura dhe politika nuk përputhen". Kontradiktat, sipas neoshqiptaristëve, i shkaktojnë mentalitetet e ndryshëm të njerëzve. „Neoshqiptarizma – nuk është violencë, por një tendencë, me vija realiste", thoshin përfaqësuesit e saj. Proza „Programi i një reviste" është shkruar nga Migjeni mbase për këtë revistë („Përpjekja Shqiptare").

* „Kështjella" e I.Kadare- subjekti përshkruan procesin e disfatës. Ky roman fundin e ka të ditur. Fundin e tij e dimë të gjithë ne. Raporti midis historisë dhe artit. Midis reales historike dhe fantazisë letrare. Disa paralele e  romanit te Ismailit në këto vepra: "Brutis", piktura e Dalakruasë, "Cezari dhe Kleopatra" e Brehtit, "Salambo" e Fl oberit. Paralelja midis historisë dhe veprës artistike nuk është identifikuese, nuk i barazon dy identitetet. Por midis tyre ka përherë diçka që i bashkon. Arti plotëson historinë, ose ndërsjelltas. Analogjinë e ka përdorur shumë arti klasik por edhe arti modern. Romani ka zhvillim linear. Nuk është mozaikor.Por mjaft simbolik, tejkalues.

* Salvator Dali shpalli "Deklaratën e Pavarësisë së Imagjinatës dhe të Drejtat e Njeriut për çmendurinë". Ka vetëm një metodë kritike, sipas S.D. – ajo paranoike. Dali: "I vetmi ndryshim ndërmjet meje dhe një të çmenduri motorik është, se unë nuk jam në të vërtetë i çmendur." Arti ekscentrik, kanibalizmi i stinëve, kënaqësira instiktive të ndriçuara, vërshimi i gjakut dhe tmerrit. Salvator Dali: "A jam sharlatan? Përkundrazi, jam shembulli më tipik i gjeniut. Jeta në lëmshin tokësor do të ishte e pamundur nëse do të ekzistonin 20 a 30 Dali. Por mos u trembni. Kjo s'do të ndodhë kurrë." Librat e tij: "Fitorja e irracionales", poema "Masturbuesi i madh", skenarët për filma: "Qeni i Andaluzisë", "Shekulli i artë". Veprat kriminale të Hitlerit i ka quajtur "fenomene surrealiste". Kritiku Klod Man tek libri i tij „Cirku Surrealist": „Nëqoftëse programi i Hitlerit ishte një revolucion i nihilizmit në politikë, surrealizmi është një revolucion i nihilizmit në art." Teoria e „orëve të prishura", „e orëve të lëngëta". Absurdi universal. Në një nga filmat ku S.Dali është protagonist (aktor i vetes) flet me një gjuhë, të shpikur, që s'ekziston dhe s'ka ekzistuar kurrë. Me këtë „gjuhë" ai flet, rrëfen, me një ligjërim surrealist, pa u kuptuar absolutisht nga askush. Poezi të Majakovskit të përkthyera nga origjinali:

MAJAKOVSKI

SHPORRUNI

Mbas një ore në rrugën bosh,

Do të rrjedhë dhjami juaj kundërmues,

Kutinë e Poezive për ju e kam hapur,

Unë, dorëlëshuari i fjalëve të egra!

 

Ti, mashkull, ke ende nën mustaqe,

Lakrën e supës, që s'e ke mbaruar,

Ti, femër, ke pudër tek faqet

E fryra në plogështi si molusqet!

 

Të gjithë ju, do të futeni të ndyrë,

Me galloshe dhe pa galloshe tek unë.

Turma histerike do ta kapë fluturën time poetike,

Nga morri njëqind kokësh i grishur!

 

Po sot unë, huni brutal,

Do t'ju zgërdhihem përballë,

Do të gajasem dhe do t'ju pështyj,

Unë, dorëlëshuari i fjalëve hakmarrëse!

SHIJE TË NDRYSHME

Kali kur e pa devenë tha në çast:

„Ç'kalë i shëmtuar, gjigant!|

Dhe deveja kalit i kishte thirrur:

"Ç'je ti? Deve e parritur?"

Po Zoti mjekërthinjur vetëm qesh :

« Janë kafshë krejt të ndryshme, për dreq ! »

 

                                      GRIMCA FILOZOFIKE

* Shënime mbi filozofinë. Mbi objektin e filozofisë. Pozitivizmi logjik, B.Raselli thotë, se filozofia s'jep dot një dije mbi botën, ajo është « logjika e marrë si shkencë formale » – Ky është thelbi i filozofisë. P. Karnapi mendon, se analiza logjike është në thelb semantikë, « logjika është sintaksë, pra problemi i filozofisë është në thelb « problem semantik. » Për pozitivistët « filozofia është shkencë për vetveten ». Për ekzistencialistët objekti nuk lidhet me materien dhe raportin e saj me ndërgjegjen, por « ekzistenca e subjektit ». Pra filozofi psikologjike. Jaspersi e ka quajtur filozofinë « psikologji botëkuptimi », bile, duke mohuar përparësinë e arsyes, bën thirrje për një « psikopatologji ».

Raselli, në librin « Historia e filozofisë perëndimore » thotë se filozofia është diçka e ndërmjetme, e tretë, midis shkencës dhe teologjisë, « pra një tokë asnjanëse ». Shembulli i mbretit shekspirian Lir, i cili jua ndau mbretërinë dhe tërë pushtetin vajzave të tij.

Filozofia si « natyrëfilozofi » (filozofi e natyrës), shkalla jonike. Filozofia si « shkenca e shkencave ». Ligjet e mendimit. Problemi i pranimit të ekzistencës së materies si burim objektiv të ndijimeve tona është pikërisht një problem gnoseologjik dhe jo thjesht një problem fizik, apo kimik.

Bekoni e krahason metodën e drejtë (shkencore) me fenerin, që i ndriçon udhën udhëtarit në terr. Engelsi : « dialektika është për shkencat e sotme të natyrës forma më e rëndësishme e mendimit. »

Kritika e M.(arksit) kundër filozofisë idealiste. M.: „si idealistë absolutë, si qenie prej eteri ata (idealistët) mund të jetonin vetëm në eterin e mendimit të kulluar." Kaucki e quante teorinë e Marksit si „një kuptim ekonomik" dhe i sinkronizonte zbulimet e M. me filozofinë e Mahut.

***

Në Indinë e lashtë, filozofët materialistë (çorvakët), luftonin kundër brahmanizmit. Për ta bota përbëhej nga 4 elementë: zjarri, ajri, uji dhe toka. Për kinezët materialistë bota përbëhej nga grimca „ci", kurse zhvillohej sipas ligjësisë „Tao" (taoizmi).

Filozofët e vjetër grekë. Thalesi baza e botës bëhej nga „uji", për Anaksimenin qe „ajri", për Heraklitin e Efesit „zjarri", për Anaksimandrin „apejron". Logosi i Heraklitit, lufta e të kundërtave. Për Heraklitin rruga, që ngjitet sipër (toka – uji – ajri – zjarri) është edhe rruga, që zbret poshtë (zjarri – ajri, – uji – toka). Në shekullin V p.e.s. Euklidi dhe Demokriti, formuluan mendimin mbi „atomin", – teoria atomistike.Atomos, greqisht „i pandarë". U strukturua teoria e determinizmit (e pranimit të ligjësisë universale). Demokriti: „S'ka asgjë pa shkak" (shembulli i breshkës, që bjen mbi kokën e Eskilit, shpjegohet me shqiponjën që e kish ngritur breshkën dhe e lëshoi nga lart). Herakliti: „Shpirti një nga gjendjet kalimtare të zjarrit, d.m.th. të bazës fillestare të botës."Epikuri (341-270 p.e.s.) dhe Lukreci (99-55 p.e.s.) zhvilluan materializmin atomistik të Demokritit. Tezat: „atomi s'lëviz në vijë të drejtë" si dhe „burimi i lëvizjes është vetë materia."Idealistët, shekulli 5 p.e.s.: Sokrati (469-399, Platoni (427-347). Teoria e Platonit për të burgosurin brenda shpellës. Teoria e ideve. Idetë si arketipe të sendeve.Shekulli 4 p.e.s.: Aristoteli (384-322), „Leka i Madh i filozofisë", sipas M(arksit). Kritikoi idetë e Platonit. Elementet e dialektikës. Ai merrte si pasive materien dhe aktive formën. Zhvilloi idenë e teleologjisë, e qëllimit të krijimit. Shkaku fillestar. Aristoteli përballë determinizmit të Demokritit vuri teleologjinë e tij.

Bekoni. Kritikat për idolet dhe fantazmat: a) e teatrit b) agorasë c) e shpellave etj. Dekarti: „materia përbëhet nga thërrmija (korpuskule) në tri lloje: zjarr, ajër, tokë. Teoria e tij e njohjes: „Cogito ergo sum" – „Mendoj, pra jam". Spinoza, si atribute të materies quante shtrirjen dhe mendimin (panteizmin), ose helozoizmi, d.m.th. edhe çdo gjë inorganike mendon.Xh. Berkli. Më 1710, traktati i tij. Idealizmi absolut. Teoria e Lokut (cilësitë e para të trupave janë shtrirje dhe fortësia, cilësitë e dyta janë shija, era, ngjyra). Këtu u kap Berkli. Berkli arriti në solipcizëm.

Zhan Melie („preni duart, ç'do të prekni? Hiqini sytë, çdo të shihni?"). Materialistët Lemetri, Didero, Holbah, Helvetius.

Themeluesi i filozofisë klasike gjermane është E.Kanti, midis materializmit dhe idealizmit. Sipas Kantit "Hapësira dhe Koha – jo forma të materies, por të ndërgjegjes", shkakësia po kështu, sendet në vetvete, imperativi kategorik (etika), teoria agnostike. Dialektika s'ka vetëm karakter mohues "teza dhe antiteza", por edhe karakter pohues, rëndësia e sintezës në shkencë dhe në mendim (pozitive).

Këtë e bëri Hegeli. Burimi i brendshëm: kontradiktat. Sipas Hegelit (mendimi i E(ngelsit) materia zhvillohet vetëm në hapësirë. Zhvillimi i jetës shoqërore për H. qe vetëm në të kaluarën. Spekulimi për konceptin "frut" si një thelb i mollës, dardhës, qershisë (ky është edhe gabimi gnoseologjik i H.)

Ludvig Fojerbahu. Më 1841 boton "Thelbi i kristianizmit" dhe më 1845 "Thelbi i fesë". Për F. natyra është baza e gjithësisë, që ekziston. F. bën antropologjinë filozofike, duke futur këtu edhe fiziologjinë, e kthen në një shkencë universale. Hedh poshtë teorinë e Kantit se ndërgjegjja e ndërton botën, si dhe të Hegelit se natyra është tjetërsimi i idesë absolute. F. kritikon "idealizmin fiziologjik" të natyralistit gjerman Myler, i cili e mohonte karakterin objektiv të ndijimeve. Fojerbahu argumenton sensualizmin materialist dhe njohjen e botës. Njeriu është qenie biologjike, si dhe shoqërore. F. ndjek historinë sipas ndryshimeve në fetë. Ai flet për fenë e dashurisë (mbi luftën e klasave) dhe mohon praktikat shoqërore. Tek F. kemi mosvlerësimin e dialektikës.

Teza 11 e M(arksit): "filozofët e kanë shpjeguar botën, por puna është ta ndryshosh atë".

* Me Frederik Rreshpen tek redaksia e „Dritës". Më lexoi ciklin e poezive të tij. Më pëlqyen. Biseduam për De Radën dhe kiminë. E mban veten për kimist të zotin. Më pyeti se ç'po lexoja. Pjerr Reverdynë, i thashë, në frëngjisht. S'e kam dëgjuar, tha. Pastaj më foli për shkrimtarët provincialë të Shkodrës. Po, ja ktheva, por Migjeni e ka quajtur Shkodrën „Dashnoren e shekujve".

* Migjeni: „I hidhur është Dheu në majën e gjuhës së Kozmosit!". E pabesueshme. Si metaforat e futuristëve. Metaforë e jashtëzakonshme.Në një nga poezitë Migjeni flet për himnin e "Ilirisë së vjetër". Migjeni e kishte të qartë etnogjenezën iliro-shqiptare. Kjo është teza e Çabejit. Zbulimet e arkeologjisë prehistorike i kanë vërtetuar dëshmitë ilire, krijimin e etnosit ilir në epokën e bronxit. Migjeni habitërisht është tepër i saktë.

*PIERRE REVERDY(1889-1960 )

Poezitë dhe prozat poetike të përkthyera nga unë të poetit francez  Pierre Reverdy nga libri i tij "Plupart du temps" – ("Me të shumtën e kohës")Pezi 1915-1922:

 

DIELLI

Dikush sapo u nis

Në dhomë

Qëndron një psherëtimë.

Jeta e shkretë.

Rruga

Dhe dritarja e hapur.

Një rreze Dielli

Mbi barin e gjelbër!

 

KARSHI

Në anë të çatisë

Një re kërcen

Tri pika uji

Varen në ulluk

Tri yje,

Apo diamante,

Dhe sytë tuaj

Të shkëlqyeshëm

Që shohin,

Diellin

Matanë dritares.

Dymbëdhjetë e ditës!

 

SUPRIZË

Në qytet nuk ka asnjeri

Të gjithë ngjiten drejt pyjeve

Disa s'vijnë.

Po ata, që do të vijnë me vonesë

Je ti,

Jam unë!

 

LARG

Atje larg shiu më lag

Ne jemi vetëm

Vetëm hija ime

Dhe unë !

Dhe nata zbret!

 

DIMËR

Në mes të shiut të dendur dhe akullit të asaj nate, kur udha ndriçonte, një burrë i vogël, i veshur me të zeza, e ka fytyrën blu. Është nga të ftohtit? Apo mos është nga zjarri i brendshëm, që ndez alkooli? Por këpucët e tij tepër të mëdha janë të mbushura me ujë dhe sillen rreth shtyllave prej drite. A është ai gëzimi, apo mëshira e vajzave? Çfarë emocioni i rëndë! Cila do të dojë, për ta hequr së andejmi? O, botë, pa mbrojtje, që vazhdon rrugën tënde të vështirë, me të cilën ti tallesh, nuk të kuptoj! E dua ngrohtësinë, komfortin dhe qetësinë. O, botë, që tallesh me to, ti më kall frikën!

 

MË LARG SE ATJE

Në dritaren e vogël, nën tjegullat, shiko! Edhe linjat e syve të mi, edhe linjat e syve të saj takohen! Unë do të kem avantazhin e lartësisë, më tha ajo. Karshi grilat bijen dhe ngrihen dhe vëmendja e bezdisshme fiksohet. Kurse unë kam avantazhin e dyqaneve, që janë për t'u parë. Por më së fundi duhet për t'u ngjitur dhe për të zbritur krahë për krahë. Shkojmë diku, gjetkë, ku askush nuk na shikon.

 

GJITHMONË VETËM

Tymi vjen nga oxhaqet, apo nga pipat tanë? Preferova cepin më të mprehtë të kësaj dhome, për të qenë i vetëm. Dhe dritarja përballë (përkarshi) u hap. A do të vijë ajo?Në rrugën, ku krahët tanë formojnë një urë, asnjeri s'ka ngritur sytë për të na parë, kurse siluetat e shtëpive përkulen.Kur çatitë ngjiten njëra me tjetrën nuk guxon të flasësh. Ke frikë nga të gjithë zërat, oxhaqet shuhen. Bën shumë… natë!

 

SALLA E PRITJEVE, STACIONI I NISJEVE

Një e puthur e buzëve të tua të vdekura dhe largimi i këtij hani (oberzhe) ku unë do të kisha dashur të kaloj tërë jetën time! Por nuk ka oborr, menjëherë hapet rruga dhe pajtonet e zhytur në pluhurin e qetë dhe më i fortë se sa tymrat e trashë. Udhëtimi. Nisjet dhe qetësia. Do të arrijmë! Prandaj do të nisemi! Do të nisemi përjetësisht nga rrugët, gjithmonë të njëjta. Do të nisemi, pavarësisht nga rrugët.Dhe pemët, shtyllat telegrafike, shtëpitë do të marrin formën e moshave tona.

 

UDHËTARI DHE HIJA E TIJ

Bënte kaq vapë sa që ai gjatë ecjes i linte teshat e veta një e nga një. Ai i linte ato mbi kallama. Dhe kur ai u bë fare lakuriq ju afrua qytetit. Një turp pa limit (i madh) e mbërtheu dhe e pengonte të hynte në qytet. Ai ishte lakuriq. Si mund të tërhiqte shikimet?Ahere ai i ra rreth e rrotull qytetit dhe hyri nga një derë anësore. Ai kishte zënë, në fakt, vendin e hijes së tij. Hija kishte kaluar përpara tij në qytet. Dhe e mbronte tani.

 

YLLI I BUKUR

 

Ndoshta do ta kem humbur çelësin. Dhe të gjithë qeshin rreth meje dhe secili më tregoi një çelës të madh, të varur në qafë. Jam i vetmi, që s'kam asgjë, për t'u fshehur diku. Po ata të gjithë janë zhdukur dhe dyert e mbyllura e bëjnë rrugën të trishtueshme. Asnjeri prej tyre. Do të trokas kudo! Sharjet shpërthejnë nga dritaret. Pastaj shuhen. Ahere pak më tutje, nga qyteti, buzë një lumi dhe një pylli, gjeta një derë shtëpie. Një derë e thjeshtë. E rrethuar me kangjella. Transparencë. Pa bravë. U vendosa mbrapa derës. Në natën që nuk ka dritare për perde të mëdha. Midis pyllit dhe lumit, nën yllin e bukur, që më mbronin, kam mundur të fle!

 

31 DHJETOR 1970

 

Sot, e enjte, 31 dhjetor 1970. Në mëngjes tek gazeta "Adriatiku". Bëra skicën e pushkës së ujit për zhytjet nën det. Po shkruaj, duke dëgjuar radion. Nëna shtroi tryezën. Me grafikën e natës dhe të dritave tani e ndjej veten edhe zë edhe heshtje, edhe strukturë urbane edhe mendim, edhe pemë edhe ajër. Rilind në çdo zjarr dhe në çdo dallgë. Përshëndetje Pol Elyar! Horizontet nuk mbyllen dot në konserva! Shpërthen muzika.Jam bir i dy shekujve (XX dhe XXI). Një Poemë për një Fundvit: 30 vjet në të Ardhmen:

 

31 DHJETOR 1999!

Unë jam i ndërmjetëm, një Centaur,

Gjysma ime e kaluar – shekulli 20.

Gjysma ime e pafilluar – shekulli 21

 

Jam i dyzuar

Në Hapësirë dhe në Kohë!

 

Në Hapësirë do t'i kem shtuar jetës fëmijë,

Do të kem shumëzuar profilin,

Gjakun tim

Dhe të së dashurës time,

 

Kush do të jetë ajo?

 

Rinia ime Fenikse

Shfaqet në degët e lulëzuara

Kurse unë, rrënjë e pemës

Jam i lumtur!

 

Sonte po pi në këtë gotë

Agimin e Ri të shekullit!

 

Shekulli 20,

Ti s'mund të më mbash mua  nën sqetull,

Siç mbahet një libër,

Qoftë ky dhe i Ismail Kadaresë.

 

Po unë vetë mbaj

Radiostacionet,

Kozmodromet

Dhe kryeqytetet e botës!

 

Jam Atlasi i miteve,

Mbaj të Ardhmen e njerëzimit

Dhe njëkohësisht jam  gati, i pafuqishëm,

Për supet e brishta!

 

Si ta përfytyroj

Shekullin e ri?

 

Fantazia tendoset

Për pamjet

Dhe transfigurimet.

 

Fantazia ime, shpesh efemere,

Lind dhe mplaket në moment !

Para enigmave të shekullit 21,

Ah, fantazia!

E verbër?

 

31 dhjetor 1999!

A do të jem vallë i gjallë?

Ç'familje do të kem krijuar!

Ç'më rezervon Koha?

 

Me një ndjesi naive

Unë kërkoj

Në shpellat e folklorit

Pasqyrën magjike !

 

Jo, si Mefistofelit,

Koha s'më tregon mua

Të Ardhmen e largët,

Po më ndihmon

Përfytyrimin !

Dhe grish

Imazhet !

 

Unë krijoj

Një film të së Nesërmes

Me xhirime dhe kuadro,

Të së Ardhmes,

(Që s'i ngjan!)

 

Nëqoftëse do të kem vdekur

(50 vjeç!)

Kërkomëni!

Kërkomëni!

 

S'jam Omar Khajami,

Që ngjallet

Nga vera e pavdekshëm

E derdhur mbi varr!

 

Gjemëni!

Gjemëni!

Në buzët e të dashuruarve,

Nën yjet e plazheve

Dhe orleandrat plot muzg!

 

Gjemëni! S'është nevoja të më kërkoni,

Mos më kujtoni fare,

Sepse unë

Do të jem vetja juaj

Dhe ju gjithçka timja!

 

Gjemëni! Në ekranet e shekujve

Unë do të jem filmi

Dhe ju aparati kinematografik!

 

Fytyra ime prej guri

Do të metamorfizohet

Në arkitektura qytetesh,

Ashtu si materiali brut i mermerit

Përpunohet nga artisti!

 

Fytyra ime!

E përkohshmja!

Po më e gjallë se Vdekja!

 

S'ka gjë më të përjetshme

Se sa Vdekja!

 

Deri sa ekziston ajo,

Njerëzimi s'është zhdukur !

 

Planeti përherë lind të dashuruarit e rinj

Midis materniteteve

Dhe krematoriumeve.

Midis akujve

Dhe pemëve !

 

Jeta ime në brigjet e dy shekujve.

Si oqeani ende pa emër

Në një hartë

Ende e pabërë

Nga zbuluesit e lundrimeve.

 

Dallgë sanguine, vetëtima epike

Dhe shtrëngata muzikore.

Në cilin nga brigjet

Është dhe Vdekja

Si një toponim?

 

Do të mbjell tokën!

Do të mbjell tokën!

Vetja ime

Me rrënjët e duarve të nëndheshme.

Do të çelë Pemën fantastike,

Të qyteteve plot xhama të kaltër,

Ku puthen pasqyrimet tona,

E dashura ime … e së Ardhmes!

 

Pasqyrimet!

Në fakt ne jemi

Vetë Pasqyra e Kohës!

 

Fytyrat do të na jenë edhe të të tjerëve,

Të ngjashëm,

Me identitetin e tyre universal.

 

Qofsha për brezat, që do të vijnë,

Si aeroporti për avionët!

Qofsha si porti,

Për anijet e çuditshme !

 

Qofsha !

Qofsha !

 

A do të ketë ardhur komunizmi

Mbi të gjitha atavizmat?

Ashtu si nga majmuni

Njeriu ?

 

Si në një zinxhir nekluar

Sekondat zbërthejnë

Me infinit njëra tjetrën-

Shpërthimi i fundit

Është fishekzjarri i Përjetësisë!

 

Jeta ime ka energjinë,

Që lëviz raketat,

Për fluturimet në Hënë!

 

O, banorë të planetëve të panjohur!

Ju dua, ju dua!

Jemi të ngjashmit e mendjes dhe mendimit!

Ju dua, ju dua!

Nga kozmosi,

Më përshëndetni

Të gjithë !

 

Akrepat e orës bashkohen

Si pjesët e bërthamës së atomit !

Befas bëhem

Shpërthimi kozmik

I Tokës!

 

(Ndryshe nga çdo Hiroshimë!

Fuqi e Tej-jetës!

 

Më me kuptim,

Se harakiri i japonezëve

Në kraterin e Fuxhijamës !)

 

Ndoshta në të vërtetë

Jam i përkohshëm

Si shkuma

Në dallgët e Kohës !

Po Atlantidën e gjej, e gjej,

Edhe në akuariumin e dhomës.

 

Dhe nga nëntokat

E të tërë planetëve,

Arkeologët e Kozmosit,

 

Si një statujë do ta nxjerrin,

Kujtimin tim

Nga lashtësitë!

FUND

 

Shpresa ime s’humb, se do të ketë një gjyq në fund, e mira do shpallet Mbret

Posted: 16 Oct 2018 02:08 AM PDT

Vargje të zgjedhur

 

Vdes në puthjen tënde…

Unë vdes në puthjen tënde,

po puthjes nuk i ndruhem,

se jam një flakëz hëne,

venitem-por nuk shuhem.

 

26.08.1999

 

Gjendet e vërteta…

Këndova nga zëmra,

né një shkretëtirë,

dhe vargu-dhe kënga,

m'u bënë xhevahirë.

 

Këndova gjithë jeta,

këputa zinxhirë,

gjëndet e vërteta,

dhe né shkretëtirë!

3.11.1999

 

Mbi një zjarr të tretur…

Kur shuhet një zjarr,

mbetet një dorë hi,

kur shuhet një zjarr,

dhe një dashuri.

 

Mbi një zjarr të tretur,

mos u lodh më kot,

se hiri i mbetur,

zjarr nuk bëhet dot!

 

2.11.1999

 

Çasti…

O çast që më ke ikur,

o çast që prapë më vjen,

më lë qiri të fikur,

pastaj vullkan më gjen!

 

27.08.1999

 

Frymëzim biblik…

Zoti im-e s'ka më tjetër,

më largo nga çdo gënjeshtër,

mos më bëj Mbret me thesar,

as të varfër gjynahqar…

 

Më jep Ti-o Zot i ndritshëm,

veç ushqimin e përditshëm…

 

8.09.1999

 

I drejti…

I drejti pa ndrojtje,

duhet të bërtasë,

të mbrojë memecin,

që nuk mund të flasë.

 

Të kalojë çdo ditë,

në provën e zjarrit,

në krahë të të mjerit,

dhe të nevojtarit.

 

8.09.1999

 

E mira do shpallet Mbret…

Dhe fituan të pabesët,

dhe u shtypën të pabesët,

nga kjo luftë e kjo përpjekje,

shpresa u plagos për vdekje.

 

U plagos e u hoq zvarrë,

po akoma s'është vrarë…

 

Pak kanë mbetur-shumë kanë ikur,

shumë kanë rënë e pak janë ngritur,

lufton drita errësirën,

lufton e keqja të mirën.

 

Po shpresa ime nuk humb,

se do ketë një gjyq në fund,

paskëtaj do hapen retë,

e mira do shpallet Mbret.

 

Sërish do rilindi jeta,

e drejta dhe e vërteta,

do shfarosen të këqijtë,

matrapazët-fajdexhinjtë.

 

Kur të bjerë vetëtima,

minjtë do futen nëpër vrima,

gjithë ç'duken të paprekur,

do të luten për të vdekur!

 

Kur të ngrihet gijotina,

do t'i shihni këta "trima".

 

21.10.1999

A.DUKA

Gjykata e Apelit lë të lirë mjekët e Shkodrës

Posted: 16 Oct 2018 02:04 AM PDT

Mjekët e spitalit të Shkodrës të arrestuar dy javë më parë për shpërdorim detyre, kanë dalë përpara Gjykatës së Apelit.

Apeli ka vendosur "detyrim paraqitje" për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.

Nga ana tjetër, dy mjekët e tjerë, Dhurata Uruçi dhe Edi Smajlaj vijojnë të jenë në kërkim policor. Seanca në Apelin e Shkodrës zgjati 3 orë dhe trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Hasan Selimi vendosi të japë masa më të lehta sigurie, jo arrest me burg siç kërkoi organi i akuzës, i përfaqësuar nga prokurorja Blerta Hamza.

Dy javë më parë, Prokuroria lëshoi urdhër-arreste përmjekët me akuzën e shpërdorimit të detyrës pas një hetimi dy mujor, duke theksuar se në fund të vitit 2016, mjekët dhe infermierët në bashkëpunim me farmacistët porositën 400 pako barnash për repartin e hemodinamikës, ndërsa bënë vetëm 3 operacione.

l.h/ dita

I keni dërguar dikujt një mesazh që s’do të donit ta shikonte? Messenger sjell opsionin e ri

Posted: 16 Oct 2018 01:47 AM PDT

Së shpejti, Facebook do të bëjë të mundur që mesazhet e dërguara në aplikacionin Messenger të mund t'i fshini, ashtu siç bëni në Whatsapp kur dërgoni një mesazh gabimisht ose pendoheni.

"Facebook Messenger po punon për të fshirë mesazhet e dërguara në aplikacion. Por do të ketë një limit për këtë gjë", thonë nga Facebook.

Fotografitë tregojnë se mesazhi selektohet dhe ekziston mundësia për "unsend" ose "delete".

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more