Skip to main content

Policët që ndjekin njeriun e zhveshur dhe mbi gomar bëhet video virale

Policët që ndjekin njeriun e zhveshur dhe mbi gomar bëhet video virale


Policët që ndjekin njeriun e zhveshur dhe mbi gomar bëhet video virale

Posted: 11 Oct 2018 01:43 AM PDT

Njeriu gjysmë i zhveshur – i cili duket se është i dehur, nuk është në gjendje të rri si duhet mbi gomar, transmeton lajmi.net.

Ai është ndjekur fort nga dy policë turistikë që janë parë duke qeshur ndërsa përpiqen të sigurojnë që ai të mos bjerë në udhëtimin e tij në vendpushimin rus të Soçit.

Videoja e çuditshme virale tashmë ka tërhequr më shumë se një milion shikime në Facebook dhe është ndarë dhjetëra mijëra herë në mediat sociale. /Lajmi.net/

The post Policët që ndjekin njeriun e zhveshur dhe mbi gomar bëhet video virale appeared first on DRENICA PRESS.

Rafael Nadal udhëheq ekipet e shpëtimit në përmbytjet në Majorka

Posted: 11 Oct 2018 01:40 AM PDT

Njëri nga tenistët më të mëdhenj që ka pasur Spanja në historinë e tyre në këtë sport, ka bërë një gjest mbresëlënës pas përmbytjeve të mëdha që kanë përfshirë qytetin e Majorkas.

32 vjeçari ka hequr dorë nga pjesëmarrja në turneun 'Shangai Masters', për të qëndruar në qytetin e tij për t'iu ndalë në ndihmë bashkatdhetarëve të përmbytur nga reshjet e shiut.

Raportimet nga Spanja bëjnë të ditur që së paku nëntë persona kanë vdekur nga mbi 200 janë plagosur nga kushtet e tmerrshme të motit të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut në ishujt Belearic.

Trupave të intervenimeve të shpejta në Spanjë iu është bashkuar edhe Rafael Nadal.

Spanjolli jo vetëm që ka ndihmuar në pastrimin e rrugëve, por në të njëjtën kohë ka hapur dyert në akademinë e tij të tenisit për t'i strehuar qytetarët e prekur nga kjo fatkeqësi./Lajmi.net/

The post Rafael Nadal udhëheq ekipet e shpëtimit në përmbytjet në Majorka appeared first on DRENICA PRESS.

Anglezi që ua kalon të gjithë vushtrriasve, ai i pi 300 çaja në ditë

Posted: 11 Oct 2018 01:35 AM PDT

Çajërat përveç që rregullojnë gjumin, ndihmojnë të luftoni dhe urinë nervore.

Por në Mbretërinë e Bashkuar, gjendet një njeri i cili ka pasion çajrat dhe po ashtu ka profesion t'i pijë ato çdo ditë.

Është Patrick Geldard – Ëilliams, ai i cili ka pranuar se shijon për një ditë të paktën 300 lloje çajrash.

Megjithatë kjo nuk përfundon me kaq, pasi në kompaninë ku ai punon në testimin e çajrave ai thotë se ka arritur të thyej rekordin pasi në një nga ditët kishte shijuar deri në një mijë çajra në ditë.

Për më shumë detaje ja pamjet më poshtë:

The post Anglezi që ua kalon të gjithë vushtrriasve, ai i pi 300 çaja në ditë appeared first on DRENICA PRESS.

Deputetja e Kuvendit “thyen” kodin e veshjes në punë, për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës

Posted: 11 Oct 2018 01:30 AM PDT

Në prag të ndeshjes Kosovë-Maltë, Musliu në Mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka shkuar me një bluzë me mbishkrimin "Dardanët", duke treguar kështu përkrahjen e pakusht ndaj përfaqësues sonë, si një tifoze e flakët, shkruan Indeksonline.

"Një ditë pune në Kuvendin e Kosovës.

E thym pak kodin e veshjes zyrtare ne përkrahje të tifozëve #Dardanë në prag të ndeshjes KOSOVA🇽🇰: MALTA🇲🇹

#kuvendiikosoves @dardanetks", ka shkruar Musliu./Indeksonline/

The post Deputetja e Kuvendit "thyen" kodin e veshjes në punë, për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Banorët e 18 fshatrave paralajmërojnë bllokimin e rrugës

Posted: 11 Oct 2018 01:27 AM PDT

Banorët e 18 fshatrave të Komunës së Vushtrrisë, që lidhen me rrugën Bukosh – Gllavotin, e cila ndonëse ka filluar të ndërtohet në maj të këtij viti nuk ka arritur të përfundojë as faza e parë (shtresa e parë e asfaltit), do të protestojnë të dielën.

Ata kanë paralajmëruar se do ta bllokojnë për një orë rrugën Mitrovicë – Prishtinë, në Pestovë. Vonesat e mëdha në ndërtimin e rrugës janë bërë për shkak të mungesës së fondeve, ndonëse Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.9 milion euro për ndërtimin e kësaj rruge.

Banorët e kësaj zone kanë protestuar edhe në gusht të këtij viti, duke kërkuar që punët të përfundojnë, pasi gropat e mëdha dhe pluhuri, siç thonë ata, "janë bërë tmerr" për banorët e asaj ane. Ata disa herë janë kërcënuar se do të protestojnë nëse nuk fillon riasfaltimi i rrugës, të paktën shtresa e parë, por kërcënimet e tyre siç duket nuk janë marrë seriozisht nga Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë arsye banorët kanë vendosur që të dielën ta bllokojnë për një orë rrugën Prishtinë – Mitrovicë, në Pestovë.

The post Banorët e 18 fshatrave paralajmërojnë bllokimin e rrugës appeared first on DRENICA PRESS.

A e dini cili shtet shpiku rrethrrotullimin në trafik?

Posted: 11 Oct 2018 01:20 AM PDT

Një rrethrrotullim, i quajtur edhe një rreth trafiku, rreth rruge apo ishull, është një lloj kryqzimi rrethor në të cilin trafiku rrugor rrjedh pothuajse vazhdimisht për të reduktuar shpejtësinë e trafikut dhe minimizuar incidentet.

Kryqëzimet egzistuan para rrethrrotullimeve. Së pari në qytetin Bath të Anglisë në vitin 1768, në Gorlit të Gjermanisë në vitin 1899 apo në Place de e'Elotiole të Parisit në vitin 1907.

Përdorimi i gjithanshëm i rrethrrotullimit filloi kur inxhinierët e Laboratorit të Kërkimit të Transportit në Mbretërinë e Bashkuara, rikonstrukturuan kryqëzimet rrethore gjatë viteve 1960.
Franck Blackmore është njeriu i parë që udhëhoqi këtë zhvillim dhe i cili shpiku mini-rrethrrotullimin për të ndërtuar kufizimet dhe kapacitetet e sigurisë.

Dizajni u bë i detyrueshëm në Mbretërinë e Bashkuar për të gjitha rrethrrotullimet e reja në nëntor të vitit 1966.

Që nga fillimi i shekullit njëzet e një, rrethrrotullimet ishin në përdorim të gjerë në Evropë. Për shembull, në vitin 2010 Franca kishte më shumë se 30,000 rrethrrotullime.

The post A e dini cili shtet shpiku rrethrrotullimin në trafik? appeared first on DRENICA PRESS.

Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një 11-vjeçar në Mitrovicë

Posted: 11 Oct 2018 01:13 AM PDT

Një aksident trafiku me pasoja fatale është raportuar rreth orës 15:00 gjatë ditës së djeshme.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Lushtë të Mitrovicës, ku si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara ka ndërruar jetë viktima fëmijë rreth 11 vjeç.

Hetuesit e njësisë së trafikut rajonal, nën udhëheqjen e prokurorit të rastit, janë duke zhvilluar hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me aksidentin fatal.

Sipas Policisë së rajonit të Mitrovicës, me urdhër të prokurorit të rastit trupi i pajetë i viktimës së aksidentit është dërguar për obduksion. Ndërsa ndaj të dyshuarit drejtuesit të minibusit, është caktuar masa e ndalimit policor.

The post Policia jep detaje për aksidentin ku vdiq një 11-vjeçar në Mitrovicë appeared first on DRENICA PRESS.

Tronditet Shqipëria, dy tërmete brenda pak orësh ja epiqendrat

Posted: 11 Oct 2018 01:09 AM PDT

Dy lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të mëngjesit në vend. Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit lëkundja e parë është ndjerë rreth orës 3:05 të mëngjesit, rreth 3 km në veriperëndim të Golemit në GJirokastër.

Tërmeti ka qenë më magnitudë 2.5 dhe me thellësi 19 km, ndërsa sipas raportimeve është ndjerë në të gjithë zonën përreth.

Lëkundja e dytë ka qenë në Myzeqe, rreth 3.7 km në Perëndim të fshatit Bubullimë, Lushnjë, me magnitudë 2.4 dhe me thellësi 13.2 km. Lëkundjet kanë qenë relativisht të lehta dhe nuk raportohet për dëme materiale.

The post Tronditet Shqipëria, dy tërmete brenda pak orësh ja epiqendrat appeared first on DRENICA PRESS.

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar

Posted: 11 Oct 2018 01:07 AM PDT

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare shkrimtari i njohur Fatos Arapi. Të afërmit kanë bërë me dije me dije se ceremonia e varrimit bëhet në varrezat e Sharrës në Tiranë.

Fatos Arapi lindi në vitin 1929 në Vlorë, Shqipëri. Po atje ai kreu shkollën e mesme, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin Histori Filologji të Tiranës.

Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Në vitin 2008  fitoi 'Kurorën e artë' në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, F. Arapi ka shkruar disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa kokë, 1999 etj; disa romane: dhjetori i shqetësuar, 1970; Shokët, 1977; Deti në mes, 1986; disa drama: Partizani pa emër, 1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme.

The post Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar appeared first on DRENICA PRESS.

Kundërshtohet amnistia për “veteranët mashtrues”

Posted: 11 Oct 2018 01:01 AM PDT

Organizata e Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që çështja e statusit të veteranëve të kthehet në pikën zero.

Drejtuesit e kësaj organizate thonë se kjo duhet të bëhet në mënyrë që të sqarohet gjithçka dhe të hiqen dyshimet për veteranët ‘mashtrues’.

Kryetari i Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, tha për Radion Evropa e Lirë, tash nga gjendja e krijuar, më e mira e mundshme tash është që procesi për verifikimin e veteranëve të bëhet edhe një herë nga e para.

“Veteranët nuk kanë nevojë të aplikojnë prapë, sepse aplikacionet janë brenda dhe ato janë pranë Zyrës së Kryeministrit dhe ne mund të punojmë. Nëse bëhet Ligji për amnisti është një kohë që do të jepet 60 apo 90 ditë, që të dorëzohen certifikata nga ata të cilët nuk e ndjejnë veten veteranë dhe që kanë gabuar që kanë aplikuar. Është mirë që të dorëzohen ato certifikata dhe në momentin që dorëzohen ato certifikata, ata hiqen nga listat dhe ne na mbetet shumë më pak punë për të ardhur deri te numri i saktë i veteranëve”, tha Gucati.

Ai tha se është kërkuar nga institucionet e Kosovës që të behet një Ligji për amnisti për ata persona të dyshuar ‘mashtrues’, dhe siç tha ai, deri tani për këtë çështje e kanë mbështetjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Unë mendoj se me vullnetin e mirë dhe punën që do të bëjnë institucionet e Kosovës, kjo çështja do të zgjidhet shumë shpejt”, tha ai.

Për propozimin e OVL-së është deklaruar edhe presidenti Thaçi, i cili tha se përfaqësuesit e OVL-së së UÇK-së i kanë kërkuan që ai të ushtrojë autoritetin e tij për të dërguar në rivlerësim këtë proces, "duke e thënë se kjo është e vetmja mundësi për tejkalimin e parregullsive të shumta".

Gucati tha se është e vërtet dhe të gjithë e dinë se ka fryrje të listave të veteranëve.

Nga ana tjetër, në Qeverinë e Kosovës thotë se është e pamundur që procesi i statusit të veteranëve të kthehet në piken zero. Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Gazmend Syla, njëherësh drejtor i Zyrës për kategoritë e dala nga lufta, tha për Radion Evropa e Lirë se përderisa ka një aktakuzë që është në dorën e drejtësisë, nuk mund të merret asnjë vendim tjetër. Sipas tij, tani gjykata e ka në pronësi gjithë dosjen.

“Pa marrë një vendim ata [gjykata], ne nuk mund ta precizojmë diçka se çka do të ndodhë më tutje. Do të thotë, ne presim një vendim të gjykatës, pastaj pas atij vendimi të gjykatës të shohim çka do të ndodhë më tutje. Por, për momentin neve po presim që gjykata të kryejë punët e veta dhe nuk do të ndërhyjmë në drejtësi asnjëherë", tha Syla.

Sa i takon propozimit për miratimin e një Ligji për amnisti, Syla mendon se diçka e tillë është e pamundur dhe ide e vonuar.

"Po ligjërisht unë mendoj se tash nuk ka kohë për shkak se kjo ishte dashur të ndodhë më herët përpara se të ngrihet aktakuza. Tash do të thotë ne e kemi kaluar atë fazë kur është dashur të kërkohet një amnisti. Do të thotë kjo ka është dashur të ndodhë përpara se të ngrihet aktakuza, të kërkohet një amnisti prej gjithë atyre që kanë përfituar statusin jashtëligjshëm edhe të jepej një amnisti për ata. Edhe ata do të duhej t'i kthenin certifikatat, në qoftë se i kanë marrë pa meritë, pandershëm ose në forma të ndryshme.Por, tash besoj që ka kaluar ajo fazë. Gjykata po e trajton rastin dhe nuk mundemi tash të kthehemi prapa. Unë mendoj se ligjërisht kjo tash është e pamundshme të ndodhë”, tha Syla.

Anëtari i Komisionit për legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Sami Kurteshi, nga Lëvizja Vetëvendosje, tha kjo që tani po kërkohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është e pakuptimtë dhe një lojë, siç u shpreh ai, e rrezikshme. Ai madje thotë se kjo ide e përkrahur edhe nga presidenti Thaçi ka të bëjë edhe me kritikat e ndërsjella mes presidentit dhe kryeministrit.

“Çdo person që në mënyrë të rrejshme gjendet në listën e veteranëve, ai në të vërtetë konsiderohet se ka mashtruar publikun dhe ka marr apo ka vjedhur mjetet publike. Prandaj unë mendoj se edhe kjo loja me një Ligj për amnisti për ata persona, në të vërtet është një lojë shumë e rrezikshme. Kush kërkon ta amnistojë një hajn që ka mashtruar, ka marrë mjetet publike, para, pension, benificione apo privilegje”, tha Kurteshi.

Kurteshi thekson pos tjerash se kjo nismë edhe një përpjekje tjetër e radhës për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Ne të vërtetë është një përpjekje për të ndryrë në drejtësi edhe njëherë siç kanë bërë tash e njëzet vjet të gjitha këto qeveri”, tha Kurteshi.

Në fryrje e listave, sipas Gucatit, nuk ka ndikuar vetëm hierarkia ushtarake, por edhe politika.

“Ne e dimë që janë bërë gabime dhe për këtë arsye po kërkoj kthim në pikën zero dhe ta gjejmë numrin e vërtet të saktë të veteranëve. Po ta pyesim edhe një fëmijë e dinë se ka fryrje të listave. Në fyerjen e listave është edhe politika, nuk është vetëm hierarkia ushtarake”, tha Gucati.

Me herët, OVL e UÇK-së, kishte reaguar pas publikimit të disa listave të veteranëve të rremë, të publikuar nga disa media, duke thënë se në këtë listë bëjnë pjesë edhe shumë ish-luftëtarë që kanë luftuar nën emblemën e UÇK-së.

OVL e UÇK-së ka shprehur zhgënjimin lidhur me atë se si si prokuroria ka bërë gabime të tilla, duke kërkuar përmirësim të menjëhershëm të listave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar më parë se "ka ngritur aktakuzë, të cilën e ka dërguar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kundër 12 të pandehurve, për lëndën e njohur në opinion si ‘veteranët’, në drejtim të veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar".

Protesta në Prishtinë ku është kërkuar shkarkimin i Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, i cili ka hetuar rastin e njohur si "Veteranët"

Kurse, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur, se aktakuza për rastin e "veteranëve të rrejshëm", i është kthyer Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë për plotësim dhe qartësim.

Prokuroria Speciale e Kosovës, nga provat e siguruara deri më tani ka vërtetuar se nga pagesat e kundërligjshme për veteranët luftëtarë të ish-UÇK-së, buxheti i Republikës së Kosovës është dëmtuar në shumën prej mbi 68 milionë eurosh.

Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga kjo kategori, mund të jetë deri në 19 mijë veta.

The post Kundërshtohet amnistia për “veteranët mashtrues” appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more