Skip to main content

“Përfundon pjesa e parë, Kosova avancon me supergolin e Rashicës” plus 9 more Ekonomia Online

“Përfundon pjesa e parë, Kosova avancon me supergolin e Rashicës” plus 9 more Ekonomia Online


Përfundon pjesa e parë, Kosova avancon me supergolin e Rashicës

Posted: 14 Oct 2018 10:06 AM PDT

Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Ishujve Faroe dhe Kosovës, me epërsinë minimale të kosovarë, 0-1.

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshje Ishujt Faroe-Kosova, një ndeshje që me posedim e ka kontrolluar Kosova, edhe pse vendasit disa herë u treguan të rrezikshëm.

Kosova kaloi herët në epërsi, pasi që në minutën e 9'të, Milot Rashica shfrytëzoi shumë mirë një gabim në mbrojtjen e Ishujve duke shënuar një supergol për Kosovën, ndoshta më të mirin deri me tani në Ligën e Kombeve.

Pas pësimit të golit, Kosova e kishte posedimin por vendasit u mbrojtën, derisa Kosova.

Rreziku i vetëm për Kosovën në këtë ndeshje ishte në minutën e 37, ku Ujkani bëri një pritje të Joensen.

 

Lajmi i mirë për Kosovën, Azerbajxhani po humbet kundër Maltës

Posted: 14 Oct 2018 10:00 AM PDT

Një befasi ka ndodhur gjatë pjesës së parë në mes të Azerbajxhanit dhe Maltës.

Derisa u tha se Azerbajxhani do ta këtë të lehtë për ta mposhtur Maltën sonte, ka ndodhur e kundërta, pasi që Malta është duke fituar në Baku me rezultat 0-1.

Muscat ka shënuar për Maltën pas një kundërsulmi të shpejtë të mysafirëve.

 

Çitaku reagon pas alarmit nga Beogradi për sulm terrorist ndaj serbëve në Kosovë

Posted: 14 Oct 2018 09:55 AM PDT

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj agjencisë së lajmeve serbe "Kurir.rs", pasi që kjo e fundit ka raportuar se Prishtina është duke përgatitur një sulm terrorist ndaj serbëve.

"Paralajmërim dramatik për shërbimet e sigurisë: Terroristët përgatisin sulm ndaj serbëve! Prishtina fshehurazi krijon një ushtri", është titulli që ka bërë ambasadoren të reagojë.

Çitaku ka thënë se Kosova është vendi më pro perëndimorë në rajon dhe asnjë propagandë e sponsorizuar nga shteti serb nuk mund të ndryshojë këtë.

"Propaganda e sponsorizuar na Beogradi kurrë nuk pushon së mahnituri me imagjinatën e tyre. Kosova është vendi më pro SHBA dhe BE në rajon, anëtar aktiv i koalicionit kundër ISIS-it. Asnjë propagandë e sponsorizuar nuk mund ta ndryshojë vizionin dhe angazhimin tonë", ka shkruar ambasadorja Çitaku në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook.

 

Portugalia u godit nga uragani Leslie

Posted: 14 Oct 2018 09:50 AM PDT

Një uragan i fuqishëm ka goditur Portugalinë, duke lënë 300,00 mijë shtëpi pa energji elektrike.

Uragani Leslie përfshiu vendin me shpejtësi prej 174 kilometra në orë. Shumë fluturime u anuluan dhe qindra pemë u shkatërruan tërësisht.

Ky uragan që konsiderohet më i fuqishmiqë ka goditur vendin, po kalon në jugun e Spanjës.

Vendet më të prekura nga uragani janë rreth qytetit të Lisbonës dhe pjesët periferike si Coimbra, Leiria. Aveiro, Vise.

Rreth 1,900 incidente u raportuan në qendrat e emergjencave, por komandanti i Mbrojtjes Civile, Luis Belo Costa tha se rreziku i madh ka kaluar.

Dhjetëra migrantë mbetën të vdekur gjatë transportimit në Izmir

Posted: 14 Oct 2018 09:47 AM PDT

Njëzetedy persona, duke përfshirë fëmijë, janë vrarë kur një kamion që po barte migrantë u ndesh në Izmir, raportuan agjencitë e lajmeve.

Trembëdhjetë persona u lënduan dhe u dërguan në spitalin më të afërt.

Prokurori i Shtetit ka shpallur hetime dhe ka deklaruar se ngasësi i kamionit mund të arrestohet pas trajtimit.

Sipas raportimeve, migrantët që ishin në kamion po shkonin në ishullin grek Samos në jug të Izmirit.

Nëntë nga të lënduarit janë fëmijë. Nuk dihet ende për prejardhjen e migrantëve.

Rashica me supergol kalon Kosovën në epërsi ndaj Ishujve Faroe, feston me shqiponjë

Posted: 14 Oct 2018 09:36 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës ka gjetur golin e parë në ndeshjen e tyre në udhëtim te Ishujt Faroe në kuadër të Ligës së Kombeve.

Është sulmuesi i Werder Bremenit, Milot Rashica, i cili ka shënuar për 1-0.

Goli i Rashicës ishte i hatashëm dhe erdhi nga një distancë rreth 25 metra.

Ky gol u shënua në minutën e nëntë të ndeshjes.

Pas këtij goli, Rashica festoi me shqiponjën dy krenare.

PDK-ja beson se do të rikthehet në “Jerusalemin” e saj, e Veseli do të bëhet kryeministër

Posted: 14 Oct 2018 09:27 AM PDT

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka hapur fushatën për zgjedhje të brendshme në Degën e saj në Prizren.

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, shprehu besimin se në zgjedhjet e ardhshme do ta rimarrin këtë qytet, të cilin ai e quajti sërish “Jerusalemi” i PDK-së.

E zyrtarë të partisë së tij thanë se “pa u bërë Kadri Veseli kryeministër nuk ka Kosova integrime evropiane”, raporton Ekonomia Online.

Veseli, i cili shoqërohej nga nënkryetari Enver Hoxhaj dhe ministri nga Prizreni, Kujtim Gashi, premtoi edhe ministra të tjerë nga ky qytet.

"Ka me pasë shumë ministra nga Prizreni në Qeverinë e PDK-së. Prizreni gjithmonë ka me qenë Jerusalemi i Partisë Demokratike të Kosovës. Do t'i japim përkrahje çdo projekti. Kur kemi qenë në pushtet nuk kemi sharë, por kemi punuar”, u shpreh Veseli para drejtuesve të strukturave partiake.

Veseli kritikoi qeverisjen aktuale komunale, për të cilën tha se erdbi si rezultat i pazareve të natës në raundin e dytë. “Qytetarëve të Prizrenit iu duhet ndryshimi”, theksoi ai.

Hoxhaj: Për "partitë ishuj" të Kosovës, PDK-ja është kontinent

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, tha para drejtuesve dhe strukturave të tjera të Degës në Prizren, se është i sigurtë se PDK do të jetë e pathyeshme në qendër, raporton Ekonomia Online.

"Nuk pe di a jemi në Konventën në Prishtinë apo në Prizren. Fuqia e PDK-së ka filluar me Prizrenin”, tha Hoxhaj, duke akudyar në masovitetin e tubimit.

“Jemi parti politike që kemi prirë për ide politike. Jam i bindur se këto zgjedhje brenda partiake do të sjellin ide dhe njerëz të rinj. Neve na duhet mbështetja e të gjitha profesioneve, gjuhëve dhe feve. PDK është një ndër partitë më të organizuar në Ballkan. Kur PDK është e madhe, Kosova është më e fortë”.

“Gara e brendshme duhet të jetë e fortë, në mënyrë që në garën e jashtme të jemi të pathyeshëm. Është ba sport nacional me sulmu PDK-në që për partitë tjera në Kosovë, të cilat janë ishuj, PDK-ja është kontinent," është shprehur Hoxhaj.

Gashi: Riorganizimi do ta rikthejë PDK-në në qeverisje komunale

Sekretari i PDK-së në Prizren, Kujtim Gashi, njëherësht ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, i ka quajtur si zgjedhjet më të rëndësishme në PDK, raporton EO.  Ai ka ftuar degën nga ai vjen, që të hapen për kuadro dhe njerëz që e nderojnë Prizrenin.

"Pritet edhe rikthimi i fuqishëm i PDK-së në qeverisjen e Prizrenit. Asnjë banor i Prizrenit nuk pajtohen me qeverisjen aktuale. Riorganizimi do të rikthejë PDK-në në qeverisje komunale. Pa u bërë Kadri Veseli kryeministër nuk ka Kosova integrime evropiane. Nga ky proces PDK do të dalë edhe më e bashkuar. Do ta bëjmë Kadri Veselin kryeministër," pohoi ministri Gashi.

Hoxha: Synojnë dyfishimin e anëtarësisë

Samir Hoxha,  kryetar i komisionit zgjedhor të PDK-së në Prizren, thotë se procesi zgjedhor në Prizren do të jetë shembull i një procesi demokratik dhe transparent.

Ai tha se synojnë dyfishimin e anëtarësisë.

“Besojmë se nga këto zgjedhje do të dalim më të fortë dhe nën udhëheqjen tuaj z. Veseli do ta marrim sërish udhëheqjen e Prizrenit”, tha Hoxha.

"Jemi të bindur dhe të vendosur, me unanimitet do të dëshmojmë se jemi të hapur ndaj sfidave. Zotohemi se nga këto zgjedhje do të dalim edhe më të përgatitur nga betejat e radhës dhe do ta marrim sërish Prizrenin," është shprehur Hoxha.

Veseli: Do ta fuqizojmë integritetin dhe sovranitetin

Posted: 14 Oct 2018 09:16 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, ka kërkuar unitet politik në dobi të fuqizimit të integritetit dhe sovranitetit.

"Është faza e një modernizimi të shtetit dhe kjo mund të arrihet vetëm përmes një vizioni dhe objektivave që i ka PDK-ja, dhe e transformon shoqërinë tonë. Nuk do ta fyejmë askënd dhe do të punojmë me dinjitet për vetë faktin se me shumë sakrificë kemi arrit deri këtu," është shprehur Veseli, në hapjen e fushatës për zgjedhje të brendshme partiake në Prizren.

Veseli rikonfirmon angazhimin për miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporton Ekonomia Online.

"Kërkojmë të fuqizojmë integritetin dhe sovranitetin, kur sot po ka zëra se PDK nuk ka qëndrim të qartë. Qëndrimin e kemi të qartë qysh kur e kemi largu Serbinë. Nuk ka parti në Kosovë, në hapësirën shqiptarëve që do të punojë për rrethana të reja dhe integrime euroatlantike.  Ne jemi ata që e përcaktojmë të ardhmen miqësinë e përhershme me ShBA-të, anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian," është shprehur Veseli.

Reforma zgjedhore pret disponimin pozitiv të partive politike

Posted: 14 Oct 2018 08:35 AM PDT

Reforma zgjedhore në Kosovë do të mbetet peng i vullnetit politik, sikurse edhe shumë procese tjera që kanë filluar, por nuk janë përmbyllur për shkak të mungesës së harmonizimit ndërmjet subjekteve politike.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, thonë se ende nuk ekziston vullneti i duhur politik për të bërë një reformë zgjedhore.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka tha për Radion Evropa e Lirë, se kjo çështje është duke u përfolur që prej vitit 2011. Sipas saj, asnjë nga qeveritë dhe as qeveria aktuale nuk kanë shprehur interesim të dukshëm për të bërë reformën e kërkuar për sistemin zgjedhor.

"Ata janë bartësit e reformës zgjedhore sepse nga parlamenti nga partitë politike të cilat janë në pushtet gjithmonë varet se a do te kemi reformë zgjedhore apo jo. Përderisa nuk po lëvizë asgjë unë nuk shoh që ka ndonjë gatishmëri politike nga kushdo qoftë që të filloj reforma", tha Daka.

Presidenca e Kosovës, kishte formuar një grup punues për ketë çështje dhe sipas zyrës për media nga presidenca, grupi ka kryer punët që kishte për obligim rreth kësaj çështje.

"Grupi punues i formuar nga presidenti për reformën zgjedhore, i përbërë nga ekspertë vendorë e ndërkombëtarë dhe nga përfaqësues të shoqërisë civile, e ka kryer punën e vet. Janë finalizuar propozimet e tyre për ndryshimet zgjedhore dhe tani nevojitet vetëm konsensusi i subjekteve politike për të përfunduar në tërësi ky proces",thuhet në një përgjigje me shkrim nga Zyra për Informim e Presidencës.

Eksperti i çështjeve juridike – kushtetuese, Mazllum Baraliu, profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për Radion Evropa e Lirë se partitë politike, konkretisht liderët e partive nuk duan që të ketë një sistem të reformuar zgjedhor, pasi që siç thotë ai nuk duan që t'i humbin privilegjet dhe pozicionet që i kanë.

Ai tha se sistemi aktual u përgjigjet elitave politike, dhe se ata nuk duan as një transformim të brendshëm demokratik.

"Me vite dhe dekada të njëjtit njerëz në krye të të njëjtave parti e kështu me radhe ose afërsisht të njëjtit me përjashtime të disa subjekteve politike që kanë ndodhur ndryshimet…atëherë kjo është qasja konservative mungesa vullnetit politik dhe institucional që thjesht të ketë dyshime, të ketë reformime të sistemit dhe të ketë avancime për arsye se proceset elektorale dhe kjo gjendje legjislative sjellin shumë probleme në zbatimin dhe përmbylljen e proceseve elektorale, prandaj nëse e shohim në tersi nuk duan t'i humbin privilegjet dhe pozicionet që i kanë dhe që u sjell ky legjislacion e sistem elektoral elitave, udhëheqjeve politike të subjekteve politike kryesore, pra ato më të mëdhat", tha Baraliu.

Instituti Demokratik i Kosovës e konsideron si të nevojshme dhe të domosdoshme përfundimin e reformës zgjedhore para zgjedhjeve të ardhshme.

Blerta Aliu, koordinatore për marrëdhënie me publikun në KDI, tha për Radion Evropa e Lirë se kohëve të fundit organizata me projektet e saj ka punuar edhe me shoqërinë civile, por edhe me partitë politike për të marrë qëndrimet e tyre lidhur me elementet specifike të reformës zgjedhore.

"Partitë e përkrahin reformën, megjithatë ajo që vërehet është se nuk ka një qëndrim unik tek partitë lidhur me kohën se kur duhet të mbahet. Opozita po kërkon zgjedhje përderisa pozita po kërkon reformë para zgjedhjeve. Në anën tjetër kemi edhe presidentin që pati iniciuar çështjen e reformës, megjithatë nuk është duke u marrë në vazhdimësi me këtë çështje. Duket se ka ngecur iniciativa e tij", tha Aliu.

Aliu thekson po ashtu se partitë politike deklarohen se janë për ndryshime dhe reformë zgjedhore, por ato nuk e kanë prioritet atë kur është fjala për të zbatuar një gjë të tillë.

"Agjendat e partive politike janë duke dalluar. Partitë opozitare po kërkojnë zgjedhje dhe normalisht që nuk e kanë fare prioritet që të merren me reformën zgjedhore. Ata thotë se tek pas zgjedhjeve të ardhshme mund ta iniciojnë si çështje të mblidhen dhe t'i rregullojnë elementet e caktuar të sistemit zgjedhor, përderisa partitë në pushtet duan që ky proces të iniciohet paraprakisht në mënyrë që të mos shkohet në zgjedhje të shpejta", tha Aliu.

Njohësit e sistemit zgjedhor kanë thënë se duke pasur për bazë që në secilin proces zgjedhor janë vërejtur probleme, dhe kjo sipas tyre, në mungesë të ndryshimit të ligjit, reforma zgjedhore duhet të jetë prioritet i institucioneve shtetërore.

KDI ka zhvilluar një pyetësor për subjektet politike kryesore në vend, me anë të së cilit janë marrë preferencat për elemente specifike që duhet të përfshijë reforma zgjedhore.

Të dhënat në tabelë:

Mick Schumacher në gjurmët e të atit, shpallet kampion i Evropës në F3

Posted: 14 Oct 2018 08:28 AM PDT

Mick Schumacher po ndjek me ritme të shpejta gjurmët e të atit, Michael Schumacher.

Djali 19-vjeçar i legjendës së Formulës 1 u shpall kampion i Evropës në kampionatin F3, titull që e siguroi në pistën e Hockenheimit, aty ku i ati ka fituar tre gara në Botërorin e Formulës 1 me Ferrarin gjatë karrierës së tij.

Schumacher Jr e përfundoi i 12-i garën e parë të këtij Çmimi të Madh, por në të dytën paraqitja e tij ishte shumë më e mirë dhe adoleshenti gjerman u rendit në vendin e dytë, pozicion që i mjaftoi për të fituar edhe titullin evropian.

Ajo e zhvilluar në Hockenheim ishte ndalesa e fundit e Evropianit të Formulës 3 dhe Mick Schumacher arriti të marrë pikët e duhura për triumfin përfundimtar.

Në fund të kampionatit, 19-vjeçari grumbulloi 329 pikë, duke e lënë rivalin e tij britanik, Dani Ticktum, në kuotën e 290 pikëve.Gjatë këtij sezoni, fillimi i të cilit ishte shumë i vështirë, Mick Schumacher regjistroi tetë fitore dhe 13 podiume, transmeton TopChannel.

Tashmë Mick Schumacher, edhe pse në një moshë shumë të re, fitoi të drejtën për të marrë superlicencën e FIA-s për të kaluar në Botërorin e Formulës 1.

Por, për vitin 2019, me shumë gjasa ai do të garojë në Formulën 2, ose në kampionatin e ri të Formulës 3, që do të bashkohet me kategorinë GP3.

"I jam shumë mirënjohës skuadrës sime, që më dha mundësinë për të përjetuar një eksperiencë të tillë dhe për të realizuar ëndrrën time. Ky titull erdhi falë skuadrës dhe unë ia dedikoj asaj", tha Schumacher Jr.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more