Skip to main content

“Nga vrasjet dhe masakrat, te largimi për të mbijetuar: Elizabeta Ejupi, refugjatja që tani po shkëlqen në futboll, rrëfen ikjen nga Kosova dhe jetën e re në Angli” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Nga vrasjet dhe masakrat, te largimi për të mbijetuar: Elizabeta Ejupi, refugjatja që tani po shkëlqen në futboll, rrëfen ikjen nga Kosova dhe jetën e re në Angli” plus 9 more Telegrafi Futboll


Nga vrasjet dhe masakrat, te largimi për të mbijetuar: Elizabeta Ejupi, refugjatja që tani po shkëlqen në futboll, rrëfen ikjen nga Kosova dhe jetën e re në Angli

Posted: 15 Oct 2018 03:14 PM PDT

Udhëtimi i mesfushores së Charlton, Elizabeta Ejupi, tani 24 vjeçe, fillon diku mbi 1,500 kilometra larg nga vendi ku jeton tani.

Pas një kërkimi me 'Google Maps’, e kupton se sa larg është vendin nga vjen ajo, pasi udhëtimi zgjatë 27 orë. Me aeroplan, tri orë.

Në moshën trevjeçare, Ejupi zbriti nga aeroplani që e kishte transportuar atë, prindërit e saj dhe vëllain e saj më të madh, për në Londër, larg Kosovës, që ishte në luftë.

“Kishte masakra, vrasje. Ne u larguan për të mbijetuar”, shpjegon Ejupi.

Familja e saj u arratis, duke bërë kështu që Elizabetën ta kursejnë nga një fëmijëri e tmerrshme dhe e papërshkrueshme.

Në mes të shkurtit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, lufta shpërtheu në mes Republikës Federale të Jugosllavisë – RFJ, që përbëhej nga Serbia dhe Mali i Zi – dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kërkonin të ndanin Kosovën nga RFJ dhe u mbështetën nga NATO, shkruan ‘The Telegraph’.

Pamje kur familja arriti në Angli

Ndërhyrja e NATO-s u pasua pas dëbimit masiv të shqiptarëve të Kosovës.

Në vitin 2001, një Gjykatë Supreme e administruar nga Kombet e Bashkuara vendosi që trupat serbe nuk kishin kryer gjenocid kundër shqiptarëve etnikë, pasi kishin pasur për qëllim zhvendosjen dhe jo shkatërrimin, por krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës kishin ndodhur në këtë luftë.

Aty ishin vrasjet, përdhunimet, zjarrvënie dhe keqtrajtimet të rënda.

Që atëherë është vlerësuar se 13,517 njerëz u vranë ose u zhdukën gjatë konfliktit, dhe me rreth 1.45 milion shqiptarë të Kosovës u zhvendosën.

Elizabeta në aksion

E ëma e Elizabetës ishte ende duke studiuar në universitet, kur familja u arratis.

“Ata u desh të linin gjithçka”, shpjegon Ejupi në intervistën e saj për ‘The Telegraph’.

“Kushërinjtë dhe xhaxhallarët e mi shkuan në Gjermani. Tani keni kosovarë në Zvicër, në Amerikë – ata janë kudo për shkak të asaj lufte. Nuk mund të bëje asgjë…  Thjesht duhet t’i thoshe gjysmës së familjes: lamtumirë dhe të ikje".

Ajo thotë se ikjen e kujton pak, pasi ishte e vogël, por nuk mungojnë kujtime të fëmijërisë, duke luajtur duke qenë një fëmijë, trevjeçar.

Ata arritën në Maqedoni, ku NATO kishte aranzhuar avionë për të transportuar refugjatët në Angli dhe ajo mbërriti në Londër.

Elizabeta, kur luante te Aston Villa

“Ishim një familje e qetë dhe e re me fëmijë të vegjël. Mund të kemi pasur përparësi. Mbaj mend nënën dhe babanë duke thënë se nga aeroplani shihnin poshtë dhe shihnin vetëm drita, ishte natë. Ata e panë qytetin dhe menduan, ku jemi? Ata ishin të rinj 22, 23 vjeç – kur kjo po iu ndodhte. Ata kishin me vete dy fëmijë. Kur ata arritën këtu, filluan ta rindërtojnë një jetë të re për veten e tyre”, vazhdon rrëfimin Elizabeta.

Por, çfarë mendonte Elizabeta, në atë kohë? Mendova se po shkoj në një festë, se ishim larguar për pak kohë”, thotë ajo.

“Ishte një aventurë”.

Ajo shpejt e kuptoi se nuk ishte aq e thjeshtë dhe peripecitë në fillimet e saja në Angli.

"Kisha një pengesë të madhe gjuhësore në fillim. Shkoja në çerdhe dhe thjesht nuk mund të flisja anglisht. Nuk mund të thosha asgjë".

Rikthimi në Charlton

“Shikonim lajmet në televizor rreth situatës në Kosovë. Mamaja ime gjithmonë përpiqej të kapte diçka rreth familjes së saj, sepse ata ishin të gjithë atje. E kujtoj vazhdimisht duke u përpjekur të flasë me njerëzit e saj".

Ishte futbolli që e nxori në pah dhe i siguroi asaj një të ardhme më të mirë, duke e parë të kaluarën.

“Ishte më e lehtë që të bëja miq përmes futbollit, sepse nuk keni nevojë të flisni shumë”, thotë Ejupi.

“Ju vetëm duhet ta goditni topin"

Ajo u rrit në Qendrës së Ekselencës së Charltonit (akademia e njohur angleze), ndërsa e kreu edhe shkollën për psikologji në Nottingham.

Elizabeta kaloi një sezon në Aston Villa, para se të kthehej në Charlton, në këtë verë.

Ekipi i femrave të Charlton Athletic

Ajo përfaqëson Shqipërinë dhe ka zhvilluar tri ndeshje. Familja e saj e kujton të kaluarën me krenari dhe e viziton Kosovën çdo verë.

“Ka këngë që dolën pas luftës dhe babai im ende i këndon ato”, thotë ajo.

“E dëgjoj atë duke kënduar, dhe kanë të bëjë me largimin dhe humbjen e shtëpisë. Është diçka që ata do të mbajnë në zemër për të gjithë pjesën e mbetur të jetës së tyre".

"I kam pyetur kushërinjtë e mij se çfarë u ka ndodhur atyre. Ata më tregojnë se si nuk kanë mundur të ikin si ne dhe janë fshehur maleve”.

"Ne kurrë nuk kemi menduar se është e kaluara jonë dhe duhet ta lëmë. Ne kemi lëvizur prej saj, por ne ende i njohim rrënjët tona, kulturën tonë. Ne ende e kemi atë në jetën tonë”, përfundoi rrëfimi i Elizabeta Ejupit për ‘The Telegraph’. /Telegrafi/

The post Nga vrasjet dhe masakrat, te largimi për të mbijetuar: Elizabeta Ejupi, refugjatja që tani po shkëlqen në futboll, rrëfen ikjen nga Kosova dhe jetën e re në Angli appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Spanjë 2-3 Angli: Sulmi i ‘Tre Luanëve’, lë në hije mbrojtje spanjolle

Posted: 15 Oct 2018 02:17 PM PDT

Anglia ka arritur të fitojë si mysafir i Spanjës me rezultat 3-2 në kuadër të Ligës së Kombeve.

'Tre Luanët' e nisën mirë duke shënuar tre herë në pjesën e parë me Sterling që shënoi dy herë dhe Rashford një herë.

Spanja shënoi herët në pjesën e dytë, por që nuk arriti më shumë se sa edhe një gol të vonshëm për ta mbyllur takimin me një gol diferencë.

Lojtari i ndeshjes është Harry Kane me 8.6, pasi dha dy asistime perfekt.

Raheem Sterling në aksion . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Pas tij vjen Rashford me 8.2, ku shënoi dhe asistoi, ndërsa Sterling me dy golat e tij merr notën 8.0.

Lojtari më pak i notuar te Anglia është Trippier me 6.1.

De Gea është lojtari me notën më të vogël në këtë takim 5.3.

David de Gea . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Nota të ulëta morën pothuajse të gjithë lojtarët spanjoll, që kishin një ndeshje për tu harruar. /Telegrafi/  

The post Notat e lojtarëve, Spanjë 2-3 Angli: Sulmi i 'Tre Luanëve', lë në hije mbrojtje spanjolle appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Islanda 1-2 Zvicra, Xhaka lojtar i ndeshjes

Posted: 15 Oct 2018 02:08 PM PDT

Zvicra ka regjistruar fitore të rëndësishme në kuadër të Ligës së Kombe duke triumfuar përballë Islandës.

Në ndeshjen e zhvilluar në Reikjavik, mysafirët ishin lehtësisht më të mirë (6.99) se skuadra vendase (6.61).

Lojtari më i mirë në fushë ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka (8.2), i cili pos lojës së mirë ishte edhe arkitekt i golit të parë.

Zvicra mposht Islandën, asistim fantastik nga Xhaka Zvicra mposht Islandën, asistim fantastik nga Xhaka

Me notë të lartë është vlerësuar edhe mesfushori tjetër shqiptar, Xherdan Shaqiri (7.6).

Sa u përket islandezëve, faza e mbrojtës është vlerësuar me nota më të ulëta.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Islandës (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Zvicrës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Islanda 1-2 Zvicra, Xhaka lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Anglia i hakmerret Spanjës, shkëlqen Sterling në ndeshjen që u shënuan pesë gola

Posted: 15 Oct 2018 01:40 PM PDT

Anglia ka arritur ta mposht Spanjën si mysafirë me rezultat 3-2, duke iu hakmarrë  për humbjen e shkaktuar një javë më parë.

Spanjollët e nisën mirë takimin pasi rrezikuan me Marcos Alonson, por  Jordan Pickford bëri pritje madhështore.

Anglezët kaluan në epërsi në minutën e 16-të kur Marcus Rashford pasoi te Raheem Sterling i cili shënoi për 1-0.

Raheem Sterling . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë.

Më minutën e 30-të, Marcus Rashford pasi asistoi në golin e parë, shënoi vetë për 2-0.

Pjesa e parë u mbyll me golin e dytë personal të Raheem Sterling.

Marcus Rashford . (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Mëe të filluar pjesa e dytë Alcacer Paco që ishte futur në lojë para dy minutash shënoi për 3-1.

Spanja kishte dy raste të mira me Marco Asension, por që nuk arriti të shënojë.

Paco Alcacer . (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Krejt në fund në minutën e tetë të kohës shtesë, Sergio Ramos e gjeti golin, por që nuk vlejti për më shumë se sa për statistikë.

Spanja mbetet lider me gjashtë pikë, Anglia ka katër, ndërsa Kroacia ka një pikë. /Telegrafi/  

The post Anglia i hakmerret Spanjës, shkëlqen Sterling në ndeshjen që u shënuan pesë gola appeared first on Telegrafi.

Zvicra mposht Islandën, asistim fantastik nga Xhaka

Posted: 15 Oct 2018 01:38 PM PDT

Me rezultat 2-1, Zvicra e ka mposhtur Islandën para tifozëve në Reikjavik, në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Në takimin, ku nga minuta e parë startuan Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në pjesën e parë nuk pati gola.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 52-të, kur pas një harkimi të bukur të Granit Xhakës në zonë, Haris Seferovic shënoi me kokë.

Michael Lang e shënoi golin e dytë (67′), pasi u gjend më së miri në zonë pas një topi të kthyer.

Michael Lang e shënoi golin e dytë (67′), pasi u gjend më së miri në zonë pas një topi të kthyer.

Edhe se dukej që Helvetikët do ta mbyllni ndeshjen pa presion, kështu nuk ndodhi pasi Alfred Finnbogason shënoi një gol të bukur (81′).

Në minutat e mbetura, islandezët krijuan shumë raste shënimi, mirëpo zviceranët arritën të mbaheshin deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Zvicrës në Grupin 2 të Ligës A në Ligën e Kombeve dhe numëron gjashtë pikë, aq sa ka edhe lideri Belgjika (me një ndeshje më pak të zhvilluar). Për Islandën kjo ishte humbja e tretë nga po aq ndeshje të zhvilluara.

Në xhiron e ardhshme Zvicra luan në shtëpi kundër Belgjikës, kurse Islanda është mysafir i belgëve. /Telegrafi/

The post Zvicra mposht Islandën, asistim fantastik nga Xhaka appeared first on Telegrafi.

Capello: Po të isha te Real Madridi do të nënshkruaja me Mauro Icardin

Posted: 15 Oct 2018 01:25 PM PDT

Ish trajneri i Real Madridit dhe Juventusit, Fabio Capello, ka thënë se po të ishte te Los Blancos, ai menjëherë do të nënshkruante me sulmuesin e Interit, Mauro Icardin për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon.

Icardi i cili u formua si futboll në Akademinë e Barcelonës, La Masia, ka luajtur për Interin që nga viti 2013 dhe ishte dy herë golashënues më i mirë i Serie A.

Ai ishte më i miri në vitet 2014/15 (22 gola) dhe në 2017/18 (29 gola) .

“Icardi? Unë jam tifoz i tij”.

“Ai është një specialist në zonën e penalltisë, ashtu siç ishte Cristiano Ronaldo, dhe nëse gjuan tre topa në atë zonë, ai i godet të tre".

“Nëse do të isha te Real Madridi, do ta nënshkruaja menjëherë me të".

Capello foli edhe për Gonzalo Higuainin, pasi në fundjavë zhvillohet Derbi Madonina.

Trajneri italian ka punuar me ‘Pipita’ në vitin 2007 në Real Madrid dhe thotë se cilësitë të mëdha njerëzore’ përveç atyre teknike.

“Ai kishte cilësi të madhe për të gjetur gjithmonë golin. Kjo do të thotë se ai kishte koordinim, mentalitet dhe aftësi teknike".

“Tani ai është përmirësuar edhe më shumë, sepse ai merr pjesë në aksion, dhe duke luajtur në Evropë e ka ndihmuar atë".

“Ai është një person shumë interesant në nivel njerëzor dhe ai gjithmonë ka qenë një djalë i mirë”.

Capello ka folur edhe për luftën për titull në Serie A, duke e parë Juven si favorit absolut.

“Nuk e shoh si mund të humbasë Juventusi  titullin, sepse ata kanë treguar forcë, bindje, pothuajse arrogancë ndaj rivalëve dhe unë i shoh ata si ultra favorit”, ka thënë Capello për Radio Rai. /Telegrafi/

The post Capello: Po të isha te Real Madridi do të nënshkruaja me Mauro Icardin appeared first on Telegrafi.

Çfarë ndodh nëse Kosova e mbyll grupin në vendin e parë ? Rregullat që do të ndiqen

Posted: 15 Oct 2018 12:53 PM PDT

Kosova të dielën mori një barazim (1-1) si mysafir i Ishujve Faroe, duke zhgënjyer pak tifozët edhe pse mbeti e para në grup.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e katërt të Grupit 3, Divizioni i katërt të Ligës së Kombeve.

Kanë mbetur edhe dy ndeshje për tu zhvilluar, për tu mbyllur grupi.

"Dardanët" janë të parët në grup me 8 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani që është në vendin e dytë.

Nëse Kosova përfundon e para në grup, atëherë sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Ligës C, një nivel më lartë.

Për ta bërë këtë duhet që ta mbajë nën Azerbajxhanin.

Kosova luan si mysafir ndaj Maltës dhe në shtëpi e pret Azerbajxhanin në dy ndeshjet e fundit.

Nëse arrin ta mbyll në vendin e parë, atëherë Kosova do të luajë 'play-off' për Ligës D kundër fituesve të tre grupeve tjera.

Fituesi do të kualifikohet direkt në Kampionatin Evropian.

Në grupin e tyre në vendet e para aktualisht janë Gjeorgjia, Luksemburgu dhe Maqedonia. /Telegrafi/   

The post Çfarë ndodh nëse Kosova e mbyll grupin në vendin e parë ? Rregullat që do të ndiqen appeared first on Telegrafi.

Kush është Mohammad bin Salman, blerësi i mundshëm i Manchester United: Shok me Donald Trumpin, zotëron shtëpinë më të shtrenjtë në botë, jahte dhe miliarda euro

Posted: 15 Oct 2018 12:13 PM PDT

Klubi më i pasur i futbollit në botë, Manchester United, mund të fitojë shumë më tepër para. Kjo nëse Mohammad bin Salman, Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, e blen klubin, pasi ai është i interesuar për blerjen e Djajve të Kuq nga familja Glazer.

SunSport, raporton pasurinë e tij materiale, duke shkuar se shifra e kërkuar prej 3 miliardë funte për klubin angleze, nuk do të jenë asgjë për të.

Ai është djali i mbretit Salman bin Abdulaziz Al Saud, dhe familja e tij thuhet se ka pasur në vlerë afër 1 trilion funte.

Princi i Arabisë Saudite i interesuar që ta blejë Manchester Unitedin Princi i Arabisë Saudite i interesuar që ta blejë Manchester Unitedin

Bin Salman, 33 vjeç, ka një oreks të pangopur për shpenzimin  e parave.

Playboy raporton se ai ka harxhuar qindra miliona në të kaluarën, duke blerë një jaht, një shtëpi franceze dhe madje disa vepra arti të rralla, pasi ai jeton në një jetë luksoze.

Kjo do të thotë se ai është bërë edhe mik me njerëz të niveleve të larta, duke përfshirë Shtëpinë e Bardhë dhe takimin me presidentin Donald Trump , të cilin ai e quan, një mik.

Ja vetëm një fragment i jetës së tij të mrekullueshme.

U raportua se kishte blerë shtëpinë më të shtrenjtë në botë …

Në vitin 2015, bota mbeti e habitur kur një blerës i paidentifikuar deponoi 230 milionë funte për një vilë mahnitëse në Francë, në perëndim të Parisit.

Në atë kohë, ajo u regjistrua si shitja më e shtrenjtë në botë.

Dy vjet më vonë, u raportua se u shfaqën edhe blerësi, i cili ishte bin Salman.

Prona ka dhjetë dhoma gjumi, pishinë të brendshme dhe të jashtme, një bibliotekë dhe një akuarium.

Dhe jahti i tij është…

Nuk ka frikë nga harxhimi i parave të gatshme, pasi bin Salmani njoftohet se ka blerë në vlerë 380 milionë funte nga manjati rus i vodkës, Yuri Shefler.

Serena është një nga anijet më të mëdha në botë.

Dhe nuk janë vetëm shtëpitë e mëdha dhe jahtet, ajo që ju nuk e dini…

Ashtu si çdo njeri i pasur, Bin Salman e do artin. Megjithatë, ka mister për këtë.

Në 2017, u raportua se dikush bleu një pikturë të rrallë të Leonardo da Vinçi në vlerë 340 milionë funte në emër të princit të kurorës.

Kjo shumë e bëri veprën e artit 'Salvator Mundi' të Da Vincit, si shitja më e shtrenjtë e artit ndonjëherë.

Piktura tani është në muzeun e Luvrit në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ka miq në poste të larta …

Nuk do të shkojmë më largë se sa në shtëpinë e bardhë.   Princi i Kurorës udhëton nëpër botë për biznes dhe politik, duke takuar disa nga influencuesit më të mëdhenj në botë.

Donald Trump mund të jetë aktualisht i bllokuar në një betejë me sauditët për zhdukjen e gazetarit të vrarë Jamal Khashoggi, por për bin Salman, ai është një mik.

Në mars të vitit të kaluar, bin Salman vizitoi Presidentin e SHBA-së.

Pas takimit, Princi zbuloi se e konsideron Trump një mik të vërtetë të myslimanëve dhe që do t’i shërbejnë botës myslimane.

Nuk mungojnë as takimet me Vladimir Putin dhe mbretëreshën e Britanisë Madhe, Alizabet.

Ashtu si çdo princ, edhe ai e ka princeshën e tij … ose ndoshta 4 …

Pavarësisht nga statusi i tij publik, bin Salman ka një jetë personale private.

Ai u martuar me Sarah bint Mashhoor, e njohur si “Princess Barbie” në vitin 2008 dhe ata kanë katër fëmijë.

Por ai nuk e merr atë në udhëtimet e tij të punës. “Unë dua që fëmijët e mi të jetojnë një jetë shumë normale larg vëmendjes, presioneve politike dhe vëmendjes”, tha ai në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin francez Emmanuel Macron në prill 2018.

“Unë dua që ata të jetojnë një jetë shumë normale, dhe gruaja ime dëshiron të njëjtën gjë”, shtoi ai.

Raportet nga atdheu i tij pretendojnë se ai ka gjithsej katër gra, megjithatë kjo nuk është konfirmuar kurrë. /Telegrafi/

The post Kush është Mohammad bin Salman, blerësi i mundshëm i Manchester United: Shok me Donald Trumpin, zotëron shtëpinë më të shtrenjtë në botë, jahte dhe miliarda euro appeared first on Telegrafi.

Kosova U21 e gatshme për duelin me Izraelin, flasin para ndeshjes Broja, Mema e Daku

Posted: 15 Oct 2018 11:30 AM PDT

Kosova U21 të hënë e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Izraelit, që njëherësh është edhe dueli i fundit i Dardanëve të rinj në ciklin e tyre të parë kualifikues për Evropianin 2019.

Përzgjedhësi Rafet Prekazi me ndihmësin Erdogan Celina gjatë kësaj stërvitjeje, e cila u zhvillua në stadiumin "Ramat Gan" në Tel-Aviv, punuan në skema të ndryshme dhe dhanë idetë e tyre të fundit për lojtarët.

Prekazi kërkoi nga futbollistët që të jenë syçelë dhe të mos i lejojnë hapësira kundërshtarit, duke e ditur që në ndeshjen e parë izraelitët kishin shfrytëzuar në maksimum mundësitë që iu dhanë para portës sonë.

Nga djemtë po ashtu u kërkua që ndeshjen e fundit ta luajnë pa presion, por me angazhim maksimal dhe me dëshirë për sukses.

Gëzon fakti se gjendja e të gjithë futbollistëve është shumë e mirë dhe që të gjithë janë të gatshëm për të dhënë maksimumin në duelin e nesërm.

Ndeshja Izrael – Kosovë zhvillohet nesër (e martë) në stadiumin "Ramat Gan" në orën 18:00 sipas kohës në Tel Aviv (17:00 sipas kohës tonë).

Mesfushori Rron Broja thotë se janë të përgatitur mirë për këtë ndeshje.

"Jemi përgatitur mjaft mirë për këtë ndeshje. Siç dihet kjo është sfida e fundit për ne në këto kualifikime dhe disa prej lojtarëve do të përshëndetemi me Kombëtaren U21".

"Gjatë këtyre kualifikimeve kemi zhvilluar lojëra shumë të mira dhe pres që edhe nesër të kemi paraqitje dinjitoze dhe shpresoj të arrijmë fitore për t'iu hakmarrë Izraelit për humbjen e pamerituar në stadiumin "Adem Jashari"".

Edhe Lirim Mema beson që forma e ekipit është e mirë dhe kërkon hakmarrje për humbjen në Mitrovicë.

"Ekipi është në formë të mirë dhe ka treguar seriozitet gjatë tërë këtyre ditëve në stërvitje. Po e presim me padurim duelin me Izraelin dhe pres që t'i hakmerremi për atë humbje në Mitrovicë".

"Kemi punuar shumë gjatë stërvitjeve dhe besoj se në fund këtë fushatë të kualifikimeve ta mbyllim me fitore".

Në anën tjetër sulmuesi Mirlind Daku, e di që nuk do të jetë një ndeshje e lehtë.

"Sigurisht se ndeshja me Izraelin nuk do të jetë e lehtë, por ne kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve dhe jemi optimist për sukses".

"Duam që të dëshmojmë si me lojë ashtu edhe me rezultat se humbja në Mitrovicë nuk ka qenë epilog real. Kam besim te ky kolektiv dhe shpresoj ta kemi ditën tonë", ka deklaruar Daku. /Telegrafi/

The post Kosova U21 e gatshme për duelin me Izraelin, flasin para ndeshjes Broja, Mema e Daku appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Derbi ndërmjet Spanjës dhe Anglisë në Ligën e Kombeve

Posted: 15 Oct 2018 10:34 AM PDT

Spanja dhe Anglia zhvillojnë derbin e xhiros së tretë në Grupin 4 të Ligës A, në kuadër të Ligës së Kombeve.

La Roja ka qenë fantastike në dy ndeshjet e para duke regjistruar dy fitore dhe është në krye të grupit me gjashtë pikë.

Skuadra e Luis Enriques fitoi në Wembley ndaj Anglisë (2-1), ndërsa e mposhti Kroacinë me rezultat 6-0.

Nga ana tjetër, Tre Luanët kanë regjistruar një barazim dhe një humbje dhe kanë arkëtuar vetëm një pikë nga dy xhirot e para.

Pos humbjes nga Spanja, të zgjedhurit e Gareth Southgate kanë barazuar pa gola kundër Kroacisë.

Formacioni startues i Spanjës: De Gea, Jonny, Nacho, Sergio Busquets, Saul Niguez, Thiago Alcantara, Alonso, Ramos, Aspas, Rodrigo, Asensio.

Formacioni startues i Anglisë: Pickford, Trippier, Chilwell, Dier, Gomez, Maguire, Barkley, Winks, Kane, Sterling, Rashford.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Derbi ndërmjet Spanjës dhe Anglisë në Ligën e Kombeve appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more