Skip to main content

Më shumë shqiptarë se sa maqedonas në kombëtaren e futbollit. Ç’menden Gençov e Shehtanski… (Foto)

Më shumë shqiptarë se sa maqedonas në kombëtaren e futbollit. Ç’menden Gençov e Shehtanski… (Foto)


Më shumë shqiptarë se sa maqedonas në kombëtaren e futbollit. Ç’menden Gençov e Shehtanski… (Foto)

Posted: 15 Oct 2018 02:25 AM PDT

Përherë të parë në historinë e kombëtares së Maqedonisë kanë luajtur më shumë shqiptarë dhe të nacionaliteteve tjera se sa lojtar maqedonas.
Kjo ka ndodhur në lojën e kombëtares me Lihtenshtajnin ku loja ka mbaruar me rezultat 4 me 1, njofton agjencia e lajmeve INA.
Përderisa në Zvicër, ku njëjtë në kombëtares e saj luajn më shumë shqiptarë kjo si shihet si pasuri e diversitet, në Maqedoni ka ngjallur reagime të shumta.
Në rrjetet sociale kanë pasur sharje dhe ofendime të shumta për lojtarët shqiptarë të cilët e kanë forcuar kombëtaren me profesionalitetin e tyre.
Reagime ka pasur edhe nga analistë dhe politikanë nacionalistë maqedonas, të cilët këtë ngjarje e cilësuan si turp.
Analisti Aleksandar Gencov, i cili njihet për qëndrimet e tij kontraverse kur bëhet fjalë për raportet mes shqiptarëve dhe maqedonasve doli me reagim, duke theksuar se për herë të parë në histori kombëtarja ka më shumë lojtar jo maqedonas.
"6 shpirtra himnin nuk e këndojnë. Luan ekipi kombëtar. Turpërohu Maqedoni…turpërohu nga vetja", shkroi Gencov.
Në rrjetet sociale me një qëndrim lidhur me këtë ndeshje doli edhe Vanco Aleksandar Shehtansi.
„Para 25 viteve kombëtarja maqedonase e luajti ndeshjen e parë. Atëherë në ekipin e parë ishin 10 maqedonas dhe një vlleh, kurse në të njëjtën ditë sot më 2018 në ekipin e parë janë 5 maqedonas, 5 shqiptarë dhe një turk. Kjo është treguesi më i mirë se fotografia etnike tani më nuk është e njëjtë, ky është realiteti. Atëherë himnin e kanë kënguar, kurse sot gjysma heshtin", thekesohet në reagimin e tij.
Shumica e maqedonasve kanë reaguar për faktin se lojtarët Musliu, Bejtullai, Alioski, Bardhi dhe Hasani nuk e kanë kënduar himnin maqedonas.

The post Më shumë shqiptarë se sa maqedonas në kombëtaren e futbollit. Ç'menden Gençov e Shehtanski… (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Kim Mehmeti: Mbetëm në duart e disa ‘komandantëve’

Posted: 15 Oct 2018 02:13 AM PDT

"Mbetëm në duart e disa 'komandantëve' të deridjeshëm, e politikan të sotëm, që duan t'u takojë edhe lavdia e djeshme edhe pasuria e sotme, e të cilët nuk e kanë kuptuar se kur je injorantë dhe i pavlerë, si dhe kur 'lavdinë' e djeshme e përdorë si 'kartë-kredie' për ta mbuluar hajninë dhe pët ta blerë të sotmen politike, herdo-kurdo 'kartela' të zbrazet dhe përballesh me të vërtetën se nuk ka pasuri apo pushtet, që ta mbulon 'varfërinë' morale dhe njerëzore!" (Kim Mehmeti)

The post Kim Mehmeti: Mbetëm në duart e disa 'komandantëve' appeared first on DRENICA PRESS.

Joe Biden pritet ta sfidojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale

Posted: 15 Oct 2018 02:10 AM PDT

Ish – zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Joe Biden është më i favorizuari për të fituar nominimin nga Partia Demokratike për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020-të.

Kështu bënë të ditur CNN në bazë të një sondazhi të publikuar të dielën që e lëm pas, ndërsa thuhet se fushata e Partisë Demokratike në SHBA do të jetë ndër më madhështoret ndonjëherë.

75-vjeçari ende nuk ka deklaruar synimet e tij për të kandiduar në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, por ka pasur lë të kuptohet se ai do të sfidojë Presidentin Donald Trump.
Të anketuarit u pyetën rreth preferencës së tyre për 16 kandidatë të mundshëm në sondazh. Biden doli në krye, por mori vetëm 33% të votave.

Ai ndiqet nga senatori Bernie Sanders i Vermontit, i cili është kandidati i favorizuar në mesin e 13% të të anketuarve dhe senatorja Kamala Harris nga California, të cilët 9% e të anketuarve ishin të favorizuar.

The post Joe Biden pritet ta sfidojë Donald Trump në zgjedhjet presidenciale appeared first on DRENICA PRESS.

Emigracioni i paligjshëm rikthen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë

Posted: 15 Oct 2018 02:05 AM PDT

Janë rikthyer kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë, në pikë-kalimin kufitar kryesor Morin-Vërmicë.

Por ndryshe nga tre vjet më parë, kësaj radhe është Shqipëria që në mënyrë të njëanshme ka vendosur kontrollin e dyfishtë, ndërkohë që në pjesën e Kosovës kontrollet vazhdojnë si më parë, vetëm në hyrje të këtij shteti.

Përgjegjësi i turnit në pikë-kalimin kufitar të Morinit ka bërë të ditur se rikthimi i kontrolleve të dyfishta në kufi me Kosovën është bërë pas një urdhri të Drejtorisë së Policisë së Shtetit të Shqipërisë, por pa dhënë detaje se çfarë përmban ai.

Në interesimin e "Kohës Ditore" për arsyet e rikthimit të kontrolleve të dyfishta, drejtori i kufirit dhe migracionit për Kukësin, Ferdinad Gjeta, i është përgjigjur përmes zëdhënëses së Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës, Diana Deda.

Por arsyeja e vërtetë e rivendosjes së kontrolleve të dyfishta është emigracioni i paligjshëm i shtetasve të Shqipërisë. Burime të policisë kufitare dhe atyre doganore në Morin të Kukësit kanë bërë të ditur për "Kohën Ditore" se frenimi i azilkërkuesve nga Shqipëria drejt vendeve të BE-së është emergjencë kombëtare, pasi BE-ja i ka vënë si kusht kryesor Shqipërisë frenimin e azilkërkuesve për hapjen e negociatave në qershor të vitit të ardhshëm.

The post Emigracioni i paligjshëm rikthen kontrollet e dyfishta në kufirin Shqipëri-Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Telegraph sjell historinë e refugjates kosovare, sot futbolliste e suksesshme

Posted: 15 Oct 2018 01:54 AM PDT

Të shumtë ishin refugjatët të cilët gjatë luftës së fundit lëshuan Kosovën për të marrë rrugë drejt vendeve perëndimore duke kërkuar një jetë më të sigurtë edhe pse jo me dëshirë.

Disa prej tyre krijuan karrierë në shumë fusha në ato shtete, e nuk mungojnë edhe ata që në sport bëjnë që të përmendet emri i shtetit më të ri në Evropë, që ndoshta dikush nuk ka dëgjuar kurrë për të.

Një nga këta refugjatë është edhe futbollistja e ekipit anglez Charlton, Elizabeta Ejupi e cila në moshën tre vjeçare së bashku me prindërit dhe vllaun e saj më të madh iku nga lufta për në Londër, njofton Telefraph.

"Atje kishte masakra, vrasje dhe ne duhej të iknim për të shpëtuar", ka sqaruar Ejupi.

Nëna e saj ishte ende duke studiuar në universitet kur ajo me familje u shpërngulë.

"Ata vetëm duhet të linin gjithçka, kushërinjtë e mi dhe axhallarët shkuan në Gjermani. Ju gjeni kosovar në Zvicër, Amerikë, ata janë gjithkund për shkakë të asaj lufte", shton futbollistja kosovare.

Ejupi tregon se gjatë asaj kohe ajo mendonte se udhëtimi drejt Londrës ishte vetëm për pushime.

"Mendova se ne po shkonim për pushime, se po shkonin jashtë vendit për pak, ishte një aventurë", shton 24 vjeçarja.

Megjithatë ajo dhe familja e saj nuk ka harruar vendlindjen.

"Ne jemi larguar por ne ende kujtojmë rrënjët tona, kulturën tonë dhe nuk kemi thënë kurrë ajo ëshët e kaluar, ta harrojmë", thotë Ejupi për Telegraph.

Mesfushorja e Charlton ka përfunduar se ajo gjithashtu mban kontakte edhe me të afërmit e saj që kishin fatin e njëjtë me të saj duke ikur nga vendlindja.

The post Telegraph sjell historinë e refugjates kosovare, sot futbolliste e suksesshme appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo është pasuria marramendëse e Vladimir Putinit

Posted: 15 Oct 2018 01:35 AM PDT

Vladimir Putin është një nga krerët më kontrovers të shteteve në mbarë botën.

Ai fillimisht ishte kryeministër i Rusisë, president nga viti 2000 deri në 2008, dhe më pas është rizgjedhur në maj të vitit 2012. Si udhëheqësit tjerë nëpër botë, njerëzit duan ta urrejnë Putinin, dhe shpesh kritikojnë taktikat e tij të lidershipit.

Në fakt, edhe në zgjedhjet që e kanë nxjerr fitues, ishin polemizuar shumë për shkak tëthashethemeve në lidhje me kurdisjen e tyre. Përveç këtyre akuzave, kreu i Rusisë është kritikuar gjerësisht për shpenzimet joserioze.

Derisa ekonomia ruse po lufton për mbijetesë, shpenzimet e Putinit po rriten në mënyrë eksponenciale. Ai u lind në një familje të varfër, ndërsa pas shumë viteve iu bashkua KGB-së si një spiun, para se të vazhdonte karrierën e tij në politikë. Duke punuar në popullarizimin e tij në politikë, Putin u zgjodh president pas një dekade. Fitorja e tij është përcjellë me polemika, veprime të dyshimta si dhe sjellje imorale.

Sipas Departamentit të Shtetit, pasuria neto e Putinit kap vlerën e 150.000 dollarëve. Megjithatë, këto shifra janë larg më të ulëta krahasuar me ato që flitet për 70 miliardë dollarë e deri në 200 miliardë.

Edhe pse është kritikuar gjerësisht për këtë, Putin jeton si një mbret në mes të një ekonomie të zbehtë. Ju sjellim 8 mënyra me të cilat Putin thuhet se bën jetë luksoze në Rusi. Fillojmë me të preferuarën e të gjitha kohërave.

Orët:

Një orë e bukur është një nga lukset e shumta që shumica prej nesh nuk mund të përballojmë, dhe nuk duhet, sepse shumica prej nesh posedojmë telefona mobil që na flasin dhe na tregojnë se sa është ora. Megjithatë, kur keni një grumbull të parave, orët janë gjëja e parë me të cilën mburreni. Putin është pronar i një prej orëve më të shtrenjta të gjithë kryetarëve tjerë të shteteve. Është raportuar se Barack Obama dhe Francois Hollande, kanë ora që kushtojnë nën 200 dollarë.

Megjithatë, Putin posedon një koleksion të tërë të orëve që kapin vlerën prej gati tri të kartën e milionit. Ndërkaq, ora më e shtrenjtë në koleksionin e Putinit është ajo" Lanz & Son" që është i mbuluar me xham të kristaltë dhe ari, dhe që besohet se kapë vlerën e gjysmë milioni dollarë. Me sa duket, kjo orë vlen plotë 5 vite të pagës së Putinit.

Jahtet

Shumica prej nesh do të ishim të lumtur po të kishim një jaht privat në jetën tonë. Për Vladimir Putinin një nuk e mjaftueshme.

Udhëheqësi i Rusisë ka një flotë prej 4 jahteve të vendosura në mënyrë strategjike nëpër vendin e tij në rast se dëshiron të organizojë një festë në ujë, ose dëshiron të pushojë përgjatë bregdetit dhe të shohë se si po sillen njerëzit nëpër Rusi.

Me sa duket, njërin nga jahtet Putin e ka fituar si dhuratë nga njëri prej njerëzve më të pasur në Rusi, por mund të paramendohet se çfarë shërbimi i ka kryer Putin që ia ka dhuruar këtë jaht. Jahti më i madh i tij është i gjatë mbi 175 metra dhe kushton rreth 37 milionë dollarë. Ky mega jaht ka një enterier të dekoruar për mrekulli dhe bodrum të verës plotë me verërat më të mira.

Veturat

Vladimir Putin ka pasur gjithmonë pasion të zjarrtë për veturat.

Flitet se vetura e tij e parë ishte një dhuratë nga nëna e tij që fitoi lotarinë kur ai ishte në vitin e tretë të universitetit. Pasi ishte rritur pa kurrfarë mjeti të transportit, Putin këtë gjë e kishte kompensuar kur erdhi në pushtet si njeriu më i fuqishëm në Rusi. Sa vetura i posedon? Lista më e fundit flet për rreth 700 vetura, që janë 699 më shumë se sa i nevojiten një njeriu.

Putin e ka në dispozicion edhe një Formula 1, por thuhet se të preferuarat e tij janë makinat e prodhuara në Rusi. Por duke pasur parasysh se Rusia nuk ka histori të gjatë të prodhimit të veturave luksoze, supozohet se deklarata e tij ishte vetëm sa për të tingëlluar si një patriot i madh. Vetura më e shtrenjtë në garazhin e Putinit, peshon plotë 3.5 ton dhe është një limuzinë luksoze e cila i ka gjitha tiparet e sigurisë, dhe është e pamundur të hidhet në ajër madje edhe me një raketë.

Aeroplanët

Në raste të rralla, edhe një person i zakonshëm mund të përballojë një fluturim privat, zakonisht kur shkon në muajin e mjaltit ose kur e shfrytëzon bonusin e fituar nga puna e madhe. Megjithatë, fluturimet private janë tw përditshme për Vladimir Putin-in.

Pavarësisht faktit se aeroplani kryesor i takon presidencës, kjo gjë nuk e ka kënaqur edhe aq shumë Putinin. Në fakt, ai preferon të ketë në dispozicion aeroplanë të të gjitha madhësive, sa herë që i bie ndërmend për ta.

Në total, Putin posedon 43 aeroplanë, vlera totale e të cilëve kap shumën e rreth një miliardë dollarëve. Por opinioni ende nuk e ka të qartë se pse aeroplani presidencial nuk është i mjaftueshëm për të, duke pasur parasysh brendësinë e tij të larë në ar, dhe të dizajnuar nga më të mirë me të vetmin qëllim që t'ia plotësojnë dëshirat. Pa marrë parasysh, ai shpenzon shuma të majme të hollave në çka do dhe kur do.

Tualeti

Tashmë kemi përmendur flotën e tij ekstravagante, por tipari kryesor në njërën prej tyre është tualeti në vlerë prej 75.000 dollarë. Edhe pse nuk e dimë saktë se çfarë e bën këtë tualet kaq të shtrenjtë, për ato para do të ishte më së miri të lëshojë muzikë, të bëjë masazh dhe të lustroj këpucët. Tualeti ndoshta paraqet më së miri shprehinë e pabesueshme të shpenzimeve të panevojshme të Putin, dhe atë se pse është nën 'zjarr" të kritikave gjatë gjithë këtyre viteve. Ai thjesht ka hedhur paratë në tualet.

Pallatet

Këtu paksa i falet sepse Rusia është një vend i madh, dhe personi përgjegjës për atë duhet të ketë shumë shtëpi për të qëndruar në mënyrë që të udhëtojë lirshëm nëpër gjithë vendin.

Megjithatë, kur ndërtohen 20 pallate masive në gjithë vendin që kushtojnë miliarda dollarë, kjo çështje bëhet problem, sidomos nëse ekonomia e atij vendi po pëson kolaps. Putin jo vetëm që i ka 20 pallate nëpër Rusi, ai ka 20 pallate që janë shumë më të mëdha dhe më luksoze sesa banesat për të cilat ëndërrojnë të tjerët të pensionohen në to.

Gjitha shtëpitë janë të shkëlqyera dhe përfshijnë vetëm luks që nuk mund të paramendohet. Ky projekt është mbajtur si sekret i madh, dhe mediat kanë qenë të bllokuara të hyjnë në zonën e ndërtimit. Kur kritikoheni si Putin, njerëzit dëshirojnë të dinë më shumë rreth pallateve tuaja.

Helikopterët

A mund ta besoni se 43 aeroplanë janë të mjaftueshëm për të kaluar qiellin e Rusisë? Edhe pse janë mese të mjaftueshëm për të kaluar pjesën tjetër të botës, Vladimir Putin nuk dëshiron të dëgjojë për këtë. Gjithë helikopterët në flotën e Putinit janë të armatosur deri në dhëmbë, në rast se dikush dëshiron ta lëndojë atë.

Flota e armatosur e Putinit nuk është edhe aq qesharake sa mendojnë të tjerët. Ai është në gjendje të shpenzojë pasuri në helikopterë për vete. Madje edhe Barack Obama ka një flotë që besohet se kapë vlerën prej rreth 20 miliardë dollarë, kështu që Putin është "peshk i vogël" në raporton me Presidentin e SHBA-ve. Helikopteri më mbresëlënës në flotë është Mi-8, i cili është plotësisht i përshtatur për siguri dhe komoditet për Vladimir Putinin.

Testuesi i ushqimit

Kur mendoni për mbretin e vërtetë, zakonisht mendoni për mesjetën. Në atë kohë mbretërit ishin të ekspozuar ndaj helmimeve nga personat që dëshironin ti rrëzonin nga froni, dhe të zënë vendin, pozitën dhe pushtetin e tyre. Putin padyshim se mendon për vetën si një mbret sa i përket këtij aspekti, sepse ai ka dikë nga stafi i tij që i provon gjitha ushqimet në mënyrë që të sigurohen se nuk janë vdekjeprurëse./NOA

The post Kjo është pasuria marramendëse e Vladimir Putinit appeared first on DRENICA PRESS.

Thellohet skandali në Champions, UEFA lejoi trukimin e kësaj ndeshje

Posted: 15 Oct 2018 01:29 AM PDT

Sinjalizimi në ditët e shkuara nga gazeta franceze "L'Equipe" rreth një trukimi të mundshëm të ndeshjes ndërmjet PSG dhe Cervena Zvezda, ka tronditur mbarë opinionin në futbollin europian.

Së fundmi, e përditshmja franceze shkruan se UEFA ka qenë në dijeni të tentativës për trukim dhe ka sinjalizuar Prokurorinë Financiare të Francës.

Një prej bastvënësve thuhet se është zyrtar i klubit serb, i cili sipas tyre ka vendosur shumë e 5 milionë eurove për një fitore me pesë gola diferencë të francezëve.

Ndërkohë, klubi serb e ka akuzuar gazetën për shpifje dhe po mendon ta hedhë çështjen në gjyq.

The post Thellohet skandali në Champions, UEFA lejoi trukimin e kësaj ndeshje appeared first on DRENICA PRESS.

Aksident në Stanoc të Vushtrrisë, mbetet i vdekur një 18 vjeçar

Posted: 15 Oct 2018 01:26 AM PDT

Një 18 vjeçar ka humbur jetën mbrëmë rreth orës 23:00, si pasojë e goditjes nga një veturë në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Stanoc të Komunës së Vushtrrisë. Më këtë rast, numri i viktimave në aksidente trafiku shkon në më shumë se 70, shkruan Gazeta Express.

Rastin e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka deklaruar se Policia e Kosovës është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, derisa vozitësi i automjetit është ndaluar në polici.

"Një 18 vjeçar, në cilësinë e këmbësorit, ka humbur jetën mbrëmë si pasojë e goditjes nga një automjet. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar në zbardhjen e plotë të këtij aksidenti, ndërsa vozitësi i automjetit është ndaluar në polici", ka thënë Zahiti.

Ndryshe, vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën. /Gazeta Express

The post Aksident në Stanoc të Vushtrrisë, mbetet i vdekur një 18 vjeçar appeared first on DRENICA PRESS.

Lajm jo i mirë, rritet çmimi bukës dhe drithërave në Kosovë

Posted: 14 Oct 2018 10:14 PM PDT

Çmimi i bukës dhe i drithërave është shtrenjëtuar në Kosovë, tregojnë statistikat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Sipas "Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit", të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës gjatë kësaj jave, çmimi i bukës dhe drithërave është rritur në muajin shtator.

Përveç çmimit të bukës dhe drithërave, rritje në çmim është shënuar edhe në produkte të tjera ushqimore, si: peshku, qumështi, pijet joalkoolike etj.

Ndërkaq, sipas këtij raporti të ASK-së, gjatë muajit shtator të këtij viti ka shënuar rënie çmimi i veturave në vend.

The post Lajm jo i mirë, rritet çmimi bukës dhe drithërave në Kosovë appeared first on DRENICA PRESS.

Shakira vjen në Kosovë, Ura e Ibrit do ta mbajë emrin e saj?

Posted: 14 Oct 2018 10:10 PM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim zyrtar me Kryetarin e Mitrovicës Agim Bahtirin, me ç'rast kanë diskutuar edhe për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

Pacolli ka bërë të ditur se ka bashkëbiseduar me Bahtirin për të realizuar një ceremoni të veçantë për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, datë historike kjo e shumëpritur për gjithë kosovarët, njofton Klan Kosova.

Më tej ai ka theksuar se është propozuar që në këtë ceremoni të jetë e ftuar një këngëtare amerikane për të performuar.

Por, klankosova.tv merr vesh se këngëtarja e cila pritet të performojë atë ditë në të cilën do të bëhet hapja zyrtare e Urës së Ibrit, është Shakira, emër i njohur ky në botën e shoubizit dhe më gjerë.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të klankosova.tv nga zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ndërsa është thënë se "ende nuk ka diçka konkrete, veçse ajo është propozuar si ide e mundshme".

Sipas ministrit të Jashtëm Behgjet Pacolli, këngëtarja e cila do të performojë në ceremoninë e hapjes së Urës së Ibrit, do ta mbahet mend edhe më gjatë pasi për të ka dhe një propozim-vendim tjetër:

"Hapja do të bëhet me një ceremoni të veçantë, ku do të performoj edhe një këngëtare amerikane, emrin e së cilës do të propozojmë që ta mbaj Ura e Ibrit", ka theksuar Pacolli në llogarinë e tij të Facebook-ut.

The post Shakira vjen në Kosovë, Ura e Ibrit do ta mbajë emrin e saj? appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more