Skip to main content

“Loja e dhëndrit nuk shkoi si duhet, e rrëzoi nusen me shpinë në dysheme (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Loja e dhëndrit nuk shkoi si duhet, e rrëzoi nusen me shpinë në dysheme (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Loja e dhëndrit nuk shkoi si duhet, e rrëzoi nusen me shpinë në dysheme (Video)

Posted: 11 Oct 2018 01:28 PM PDT

Gjatë një ceremonie martesore në New York të Shteteve të Bashkuara, të porsamartuarit kryen një ritual të pazakontë pasi e prenë tortën.

Ata duheshin ta qëllonin njëri-tjetrin me tortë në fytyrë, por loja e dhëndrit ishte shumë e ekzagjeruar dhe nuk shkoi si duhet, transmeton Telegrafi.

Për pasojë, nusja u rrëzua me shpinë në dysheme, ndërsa ishte e rrethuar nga dasmorët.

Megjithatë, ata e ngritën sërish dhe pasi u pastruan, shkëmbyen nga një puthje për të treguar se nuk ka hatër mbetje. /Telegrafi/

The post Loja e dhëndrit nuk shkoi si duhet, e rrëzoi nusen me shpinë në dysheme (Video) appeared first on Telegrafi.

Arrest për aktoren gjermane që luajti rolin e një murgeshe, u kap nga policët teksa ekspozohej skaj rruge (Video)

Posted: 11 Oct 2018 10:02 AM PDT

Antje Monning nga Gjermania, e njohur për rolin e murgeshës në një serial televiziv, është dënuar me 1,200 euro, për shkak të sjelljeve të pahijshme në publik.

Aktorja 40-vjeçare, i kishte ekspozuar pjesët intime skaj një rruge në Jengen të Bavarisë, gjatë qershorit të këtij vitit, transmeton Telegrafi.

Madje, ajo kishte vazhduar me këtë sjellje, megjithëse po filmohej nga tre polic civil, që po patrullonin në atë zonë.

"Ishte vendim i momentit, e bëra vetëm që të mahitem me shoqëruesit. Nuk merrem me prostitucion apo gjëra të ngjashme" ka thënë Monning në momentin e arrestit.

Sipas saj, zhveshja në publik nuk do duhej të ishte e ndaluar, ndërsa ka akuzuar policët që nuk ia tërhoqën vërejtjen, por e filmuan në fshehtësi. /Telegrafi/

The post Arrest për aktoren gjermane që luajti rolin e një murgeshe, u kap nga policët teksa ekspozohej skaj rruge (Video) appeared first on Telegrafi.

Mbeti për dy ditë me fytyrë të kuqe, aplikoi preparat tjetër dhe jo ngjyrën për maskim (Foto)

Posted: 11 Oct 2018 05:23 AM PDT

Leanne Short nga Britania e Madhe, ka mbetur për dy ditë me fytyrë të kuqe, pasi maskoi fytyrën me një preparat që i skuqë buzët dhe nuk fshihet lehta.

Derisa po luante me të bijat dhe vizatonin maska në fytyrë, 35-vjeçarja e përdori pa dashje këtë mjet kozmetik, aplikimi i të cilit në buzë, zgjatë për një kohë të gjatë, transmeton Telegrafi.

"Tëra banja u bë e kuqe, derisa përpiqesha ta fshija dhe nuk kisha sukses. Kështu mbeta për dy ditë", ka thënë Short.

Short me fytyrë të kuqe

Fotografitë ku shihet me fytyrën e kuqe, ajo i ka shpërndarë në rrjetet sociale, për t'ju treguar të gjithëve rrezikun nëse përdorin këtë preparat në fytyrë.

Aq më shumë, këto ditë kur kanë filluar festimet për Halloween dhe të gjithë duan të maskohen për festa të ndryshme. /Telegrafi/

The post Mbeti për dy ditë me fytyrë të kuqe, aplikoi preparat tjetër dhe jo ngjyrën për maskim (Foto) appeared first on Telegrafi.

Nxjerr të dashurën në ankand për shaka, çuditet kur ia blejnë vërtet

Posted: 11 Oct 2018 12:36 AM PDT

Një burrë në Angli thotë se kur kishin hyrë në një dyqan për të parë pajisje për kuaj, e dashura e kishte qëlluar me kamxhik në vithe, për shaka. Por i kishte rënë aq fort sa ai kishte vendosur të hakmerrej.

Kështu, për t'u hakmarrë, kishte nxjerrë një njoftim ankandi në e-Bay, ku thoshte se e dashura e tij ishte "në shitje për koleksionistë", në kategorinë "makina të vjetra" ngaqë, sipas përshkrimit të shkruar, "bënte një zhurmë të bezdisshme dhe kishte pak rrjedhje nga pas, por asgjë që s'mund të taposej".

E dashura qeshi kur ia tregoi, pa e ditur asnjëri që njoftimi tashmë kishte marrë dhenë. Ofertat nisnin që nga Evropa, Australia  e deri nga SHBA-të, dhe çmimi maksimal kishte arritur në 119 mijë dollarë.

Edhe pse u kthyen në një ngjarje virale në internet, çifti e ka marrë gjithçka me sportivitet. I dashuri thotë duke qeshur që ankandi anulohet, gjithsesi, "ngaqë nuk arriti 170 mijë dollarë". /tch/

 

The post Nxjerr të dashurën në ankand për shaka, çuditet kur ia blejnë vërtet appeared first on Telegrafi.

Ledhatonte tjetrin në park, bashkëshorti e zbulon në Google Maps (Foto)

Posted: 11 Oct 2018 12:18 AM PDT

Derisa po kërkonte për një rrugë alternative nga do të kalonte më shpejtë për në punë, një burrë i paemëruar nga Lima e Perusë, zbuloi tradhtinë e bashkëshortes.

Në pamjet e Google Maps, ai pa gruan e tij që e ledhatonte tjetrin, që ishte shtrirë në ulësen e parkut dhe kishte mbështetur kokën në prehrin e saj, transmeton Telegrafi.

Pasi pamjet nga të gjitha anët përputheshin me dukjen dhe veshjen e bashkëshortes, ai e paditi në gjyq dhe kërkoi të shkurorëzohet prej saj.

Fillimisht, ajo hodhi poshtë mundësinë se është duke tradhtuar, por me faktet që tregonin të kundërtën, pranoi ka kishte edhe një lidhje jashtëmartesore.

Kjo mund të jetë hera e parë që shkaktohet ndonjë shkurorëzim si pasojë e Google Maps, por jo edhe hera e parë që në to janë parë edhe skena bizare.

Njerëz të veshur si pinguin, një njeri të arratisur, çifti duke kryer marrëdhënie seksuale pranë veturës dhe një grua duke lindur, janë disa prej skenave që janë parë në këto harta. /Telegrafi/

The post Ledhatonte tjetrin në park, bashkëshorti e zbulon në Google Maps (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more