Skip to main content

“Kush e ka nxirë kështu Vincent Cassel-in? (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kush e ka nxirë kështu Vincent Cassel-in? (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kush e ka nxirë kështu Vincent Cassel-in? (Foto)

Posted: 16 Oct 2018 02:01 AM PDT

Fytyra e fryrë, një sy i nxirë. Vincent Cassel ndan në Instagram një foto që mund të thuhet pak “tronditëse” dhe frikëson fansat e tij. Por kjo është e gjitha një mashtrim.

Aktori francez, i cili duket se është "dhunuar", ka postuar një skenë të filmit të tij të fundit “L’empereur de Paris”, që shfaqet në kinematë franceze që nga 19 dhjetori: “Pas dy muajsh …” shkruan ai.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Më lironi, kam gruan shtatzënë”, Apeli lë në burg ish-kreun e Hipotekës

Posted: 16 Oct 2018 01:59 AM PDT

 "Arrest me burg", është masa e sigurisë që Gjykata e Apelit në Shkodër ka dhënë për ish-drejtorin e Hipotekës, Zamir Leka.  Edhe pse avokati i tij paraqiti pretendimet për një masë më të lehtë, ajo u refuzua nga gjykata duke mos marrë parasysh as garancinë pasurore dhe as kushtet familjare.

Gjykata e Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë pas shqyrtimit të provave dhe kërkesës së prokurorisë që i qëndroi masës për “arrest me burg”. Gjatë seancës në apel ish-drejtori i Hipotekës Zamir Leka ka kërkuar lirimin e tij për shkak të rrethanave familjare.

Kjo pasi gruaja e tij është shtatzënë, duke kërkuar kështu që t'i jepet një masë më lehtësuese ndërsa ka qenë i gatshëm të vendosë edhe garanci pasurore. Leka u arrestua së bashku me juristen Frida Mirashi nën akuzën e korrupsionit. Ndaj kësaj të fundit është caktuar masa e sigurisë "arrest shtëpie".

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vettingu, KPK konfirmon në detyrë prokurorin Adnan Xholi

Posted: 16 Oct 2018 01:51 AM PDT

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dha sot vendimin për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Xholi, i cili iu nënshtrua procesit të vetingut.

Trupi gjykues i përbërë nga Brunilda Bekteshi, Valbona Sanxhaktari dhe Suela Zhegu, konfirmoi në detyrë prokurorin Xholi, i cili rezultoi "i pastër" nga verifikimet e kryera sa i takon figurës së tij dhe pasurisë.

Adnan Xholi njihet si prokurori i dosjeve "të forta", për shkak se me urdhër të tij janë konfiskuar pronat e Aldo Bares dhe po i njëjti që hetoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij.

Nga verifikimet e ILDKPKI, rezulton se prokurori ka bërë deklarim të saktë dhe nuk ka fshehje pasurie. Ai rezulton me një apartament 107 metra katrorë në Tiranë, të blerë me kredi dhe një makinë prej 4 mijë euro.

Për blerjen e apartamentit ai deklaruar edhe një hua prej 5 mijë eurosh. Po ashtu ka deklaruar 2 milionë lekë të vjetra kursime si dhe një tokë bujqësore të së shoqes në Lushnje.

Edhe sa i takon pastërtisë së figurës, nuk konstatohet pa përshtatshmëri.

Në fjalën e tij para KPK në seancën dëgjimore të pak ditëve më parë, deklaroi se gjatë aktivitetit të tij ka kërkuar disa dënime me burgim të përjetshëm si dhe "Me urdhrin tim janë sekuestruar disa pasuri të bandave të Lushnjes, Durrësit dhe të grupeve të tjera"

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Australia mund ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Posted: 16 Oct 2018 01:45 AM PDT

Australia do të shqyrtojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së saj atje, tha kryeministri australian, Scott Morrison.

Nëse ndodh, ky veprim do të pasonte politikën e ngjashme të SHBA-së, e cila ka shkaktuar kritika në nivel ndërkombëtar, vitin e kaluar.

Morrison tha se Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Kundërshtarët politikë thonë se komentet e tij janë një “taktikë mashtruese” për vota, përpara një procesi të rëndësishëm zgjedhor që do të mbahet të shtunën.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e njohu Jerusalemin si kryeqytetit të Izraelit, ndërsa ambasada amerikane u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem në muajin maj.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tifozja speciale e MIlanit para derbit! (Foto)

Posted: 16 Oct 2018 01:30 AM PDT

Pak frymëzim për futbollistët dhe të gjithë tifozët e Milanit vetëm pak ditë para derbit të Madoninës ndaj Interit vjen nga tifozja speciale e kuqezinjëve Angelika del Rio. Modelja spanjolle e cila njihet si një tifoze e Milanit së fundmi ka përfunduar në qëndër të prozhektorëve me një set të ri fotografik superseksi ku nxjerr në pah të gjitha hiret e saj.

Fansave të Milanit nuk u mbetet gjë tjetër veçse të frymëzohen sa më shumë nga fotot e Angelikas në mënyrë që të mbështesin fort skuadrën të dielën në mbrëmje në duelin ndaj kushurinjëve zikaltër.

Dashuria, si të kaloni rutinën në çift (para se të jetë tepër vonë)

Posted: 16 Oct 2018 01:15 AM PDT

Mërzia është një armik që duhet luftuar pa u ndalur: këtu janë aleatët tanë më të mirë për një jetë intime perfekte

Të mbash të ndezur flakën e pasionit, veçanërisht në marrëdhëniet afatgjata, mund të duket e lehtë, por shpesh nuk është. Për t'i mbijetuar rutinës dhe për t'i qëndruar larg mërzisë, këtu janë disa sugjerime për të lënë pas krahëve ngjyrën gri të përditshmërisë!

Rroftë surpriza: Le t'i shtojmë pak piper marrëdhënies tonë. Le ta lëmë pas krahëve rutinën dhe të hedhim një ide që del nga modelet e zakonshme. Sugjerime? Një udhëtim jashtë qytetit, një piknik i befasishëm, një koncert apo një fundjavë totalisht për ne. Nëse përvjetori po afrohet, ne rezervojmë një largim romantik, por lëmë pak mister: asnjë detaj në lidhje me destinacionin, aktivitetet ose ndonjë gjë tjetër, por vetëm disa informata për të përgatitur bagazhet: surpriza është gjithmonë e mirëpritur dhe disa ditë jashtë rutinës do të na dhurojnë entuziazëm dhe lumturi.

Jo vetëm femra: E kush e ka thënë se burrat nuk janë kureshtarë? Kurioziteti dhe aftësia për të na sfiduar na bëjnë të gjalla dhe vitale. Le të përpiqemi të bëjmë një aktivitet së bashku, ndoshta diçka që nuk e kemi provuar më parë: një eksperiencë e re e ndarë së bashku na bashkon, argëton dhe ka shijen elektrizuese të të paeksploruarit. Trekking, një kurs vallëzimi apo ndonjë punë së bashku: idetë janë të shumta, le të zgjedhim dhe pastaj të mirat vijnë më vonë.

Fjalëkalimi: relaks! Tanimë është e mundur që të gjejmë një qendër termale apo një qendër të vogël spa: le të organizojmë një pasdite me të përkëdhelura, për të fërkuar lëkurën të dy së bashku nën ujë. Rigjetja e kontaktit fizik rrit ndjenjën e afërsisë dhe ndez pasionin. Pasi të keni shijuar kënaqësitë në spa, fundi i ditës midis çarçafëve do të jetë një finale perfekte.

E qeshura është ilaçi më i mirë: Vetëm kur i lëmë gjërat pas, kur e braktisim kontrollin, kur largohemi nga detyrat e jetës familjare, ne mund të ndjehemi të lirë për të hapur mundësinë e lojës, duke kaluar kohë së bashku, duke qeshur dhe duke u argëtuar. Gëzimi dhe lumturia që kur jemi njohur nuk ka pushuar së ekzistuari, thjesht duhet të rilindë. Atëherë le ta transformojmë çdo ditë në një aventurë, të cilën e projektojmë së bashku dorë për dore.

Ndarja e gjërave me njëri-tjetrin: Keqkuptimet dhe mërzia shpesh marrin përparësi mbi ndjeshmërinë fillestare kur ndalojmë ndarjen e emocioneve dhe mendimeve tona. Një periudhë e vështirë nuk duhet të ballafaqohet me heshtjen dhe izolimin, sepse mund ta bëjë gjithçka edhe më të vështirë. Nuk duhet të harrojmë kurrë të pyesim: "Si je?": injorimi i vështirësive, shpresave, ndjenjave tona është një telash serioz dhe një mëkat që mund të thellojë marrëdhënien tonë. Përkundrazi, le të mësojmë të tregojmë pa frikë dyshimet, frikërat, frustrimet dhe t'i kapërcejmë së bashku momentet e vështira: në jetë këto nuk mungojnë kurrë.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Gjermania “e dënuar” të fitojë në Francë

Posted: 16 Oct 2018 01:00 AM PDT

Gjashtë javë pas barazimit pa gola në "Allianz Arena", Gjermania me Francën përballen sërish në Ligën e Kombeve, këtë herë në "Saint-Denis", në orën 20:45, në një ndeshje përcaktuese për fatin e Grupit të Parë të Divizionit A. Në këtë grup fillon kështu faza e dytë e ndeshjeve dhe situata është shumë e paqartë, pasi kampionët në fuqi të botës për momentin kryesojnë në kuotën e 4 pikëve, ndërsa Holanda ndjek nga afër me vetëm një pikë më pak.

"Blutë" rikthehen në "Stade de France", ku muajin e kaluar skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps fitoi jo pa vështirësi me Holandën, megjithatë "tulipanët" treguan shenja të qarta përmirësimi vetëm tre ditë më parë, teksa mundën bindshëm në "Johan Cruyff Arena" 3-0 Gjermaninë.

Në Amsterdam natyrisht "panzer"-at patën mundësitë e tyre dhe deri në minutën e 87′ Gjermania ishte krejtësisht në lojë, megjithatë pas eliminimit të turpshëm në botërorin rus apo qoftë edhe ecurisë së dobët gjatë gjithë kësaj periudhe, kuptohet qartë që gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm dhe ekipi i Joachim Loë ka shfaqur probleme të mëdha në organizim, pa lënë mënjanë edhe defektet si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Në 12 ndeshjet e fundit "die mannschaft" ka mposhtur vetëm Arabinë Saudite, Suedinë dhe Perunë, madje dy prej këtyre kundërshtarëve Gjermania i ka mundur vetëm në çastet e fundit, gjithsesi edhe "gjelat" në krahun tjetër nuk është se po shkëlqejnë, pasi në tre sfidat e fundit francezët kanë krijuar fare pak raste, duke fituar vetëm duelin me "portokallinjtë", ndërsa në miqësoren me Islandën në Guingamp "blutë" ia dolën mbanë për të barazuar me shumë shumë fat, me dy gola të vonë. Një fitore në kryeqytet me shumë gjasa do t'i kualifikojë futbollistët e trajnerit Deschamps për në fazën gjysmëfinale të këtij divizioni, për më tepër Franca nuk njeh humbje në katër përballjet e fundit ndërmjet tyre.

Me interes pritet gjithashtu edhe takimi tjetër i orës 20:45 Ukrainë-Republika Çeke. Kjo ndeshje është e vlefshme për Grupin e Parë të Divizionin B, grup ku "verdheblutë" kryesojnë me pikë të plota, pas dy sfidave të para, ndërsa çekët pozicionohen të dytët, falë triumfit 2-1 brenda në Trnavë vetëm tre ditë më parë ndaj Sllovakisë.

Nën drejtimin e trajnerit Andriy Shevchenko, Ukraina është përmirësuar ndjeshëm gjatë vitit të fundit. Gjithçka madje përkon me miqësoren 2-1 që "verdheblutë" fituan në L'viv pikërisht ndaj Republikës Çeke 12 muaj më parë, sepse që nga ajo kohë Ukraina ka fituar 5 dhe barazuar 3 nga 8 ndeshjet e fundit, ku spikat edhe barazimi 1-1 me Italinë e Mancini-t në Gjenovë, në një tjetër takim miqësor.

Muajin e kaluar ukrainasit pësuan gol që në 4′, megjithatë futbollistët e Shevchenkos treguan karakter dhe përmbysën gjithçka, duke shënuar golin e fitores vetëm në fund, me anë të mesfushorit të City-t Zinchenko, gjithsesi gjërat janë të qarta dhe për t'u kualifikuar për në fazën tjetër në Nations League vendasve në këtë duel iu mjafton edhe barazimi. Shumë pranë kualifikimit për në fazën gjysmëfinale të edicionit të parë të Ligës së Kombeve është gjithashtu edhe Maqedonia, që në kategorinë më të ulët, pra divizionin D kryeson Grupin e Katërt me 9 pikë pas tre ndeshjeve të para.

Këtë herë gjithsesi skuadrën e Igor Angelovskit e pret një mision i vështirë, pasi Maqedonia do të vizitojë Armeninë në orën 18:00. Tre skuadrat e tjera ndjekin nga prapa me nga 3 pikë, sidoqoftë Maqedonia po kalon një formë të shkëlqyer, teksa nuk njeh humbje në 10 ndeshjet e fundit, kështu që edhe një pikë në Yerevan do t'i afronte ndjeshëm miqtë me kualifikimin për në "final four". Po në Supersport në orën 20:45 gjithë abonentët do të kenë gjithashtu rastin për të ndjekur edhe takimin miqësor Belgjikë-Holandë.

Ndeshja do të luhet në Bruksel dhe për shkak të afërsisë gjeografike, apo dhe rivalitetit historik, përballjet ndërmjet tyre nuk konsiderohen kurrë si miqësore. Kjo është sfida e 127 në histori ndërmjet tyre dhe Holanda kryeson 55-41 me fitore, por sidoqoftë "djajtë e kuq" nuk njohin humbje në shtatë ndeshjet e fundit dhe nuk munden prej plot 21 vjetësh, më saktë që nga viti 1997 kur "portokallinjtë" nën drejtimin e trajnerit Guus Hiddink fituan 3-1 në një ndeshje të vlefshme për fazën eliminatore të Kupës së Botës Francë 1998.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tragjedia e Butrintit me 5 viktima, kapet një prej organizatorëve

Posted: 16 Oct 2018 12:47 AM PDT

Policia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit. U ndalua shtetasi Albert Gega, 36 vjeç,  i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”..

Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi Albert Gega në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.

Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve”.

FierPolicia e Fierit kap dhe ndalon një prej organizatorëve të tragjedisë së Butrintit.U ndalua shtetasi A.G., i dënuar me 10 vite burgim për veprën penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve". Në vijim të zbatimit të planit operacional "Për kapjen e personave të shpallur në kërkim" nga shërbimet e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale Fier, në fshatin Kurjan u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: •A.G., 36 vjeç, banues në fshatin Kurjan.Në Tetor të vitit 2008 në liqenin e Butrintit, shtetasi A.G., në bashkëpunim me 5 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme 22 persona ku 5 prej të cilëve u mbytën në liqen.Gjykata e Sarandës e ka dënuar këtë shtetas me 10 vjet burg, për veprën penale "Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve" parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.

Gepostet von Policia e Shtetit am Dienstag, 16. Oktober 2018

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rezervon në restorant luksoz, por refuzohet për shkak të këpucëve

Posted: 16 Oct 2018 12:40 AM PDT

Një klient nuk është pranuar në restorantin luksoz sepse këpucët i tij kushtonin vetëm 340 Euro. Kjo ngjarje ka ndodhur në 'Olivia' La Cala, një restorant 20 km larg Marbella në Spanjë. Klienti anglez  Michael Farrell donte që të festonte ditëlindjen e gruas së tij Kellie.

Restoranti është i famshëm për realuty shoë që shfaqet në një ekran komercial anglez. Farrell, raporton e përditshmja "The Sun", kishte prenotuar 6 muaj më parë për tavolinën. Disa ditë përpara se ai të shkonte atje, drejtuesit e restorantit e pyetën se çfarë kishte planifikuar  për veshjen e mbrëmjes. Kështu që ai dërgoi fotografinë e këpucëve.

Njoftimi për anulimin e rezervimit erdhi pikërisht ditën kur ai do të nisje për atje. Në e-mail thuhej:-"Fatkeqësisht këpucët në fotografinë tuaj, sipas politikës së dress code të restorantin Olivia, klasifikohen si atlete. Për shkak të kësaj, nuk mund të lejojmë që të prenotoni për darkën".

"Michael ishte absolutisht i shkatërruar-tregon Kellie për The Sun- ka punuar kaq shumë për ta bërë speciale ditëlindjen time, por duhet të më thoshte se surpriza ime është anuluar".

Michael nuk u dorëzua por i propozoi restorantit që të rivlerësonte edhe një herë përgjigjen, por gruaja e tij nuk donte që të shkonte më në një lokal ku ndihej e padëshiruar. Kështu që ai telefonoi në restorant për të thënë se rezervimi ishte anuluar.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Futbollisti danez frymëzohet nga e fejuara (Foto)

Posted: 16 Oct 2018 12:37 AM PDT

Nicklas Bendtner, ish-futbollist i Arsenalit dhe Juventusit, është gati për të dhënë maksimumin në dy muajt e ardhshëm me Rosenborgun. Sulmuesi 30-vjeçar danez ka ndarë me fansat e tij disa foto të realizuara në Cannes së bashku me të fejuarën e tij seksi, Philine Roepstorff. "Po karikoj bateritë, na presim dy muaj emocionues, ja pse unë luaj futboll", – shkruante Bentdner në Instagram. Sigurisht që frymëzimi tij është bukuroshja Philine.

16 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more