Skip to main content

“Kërcen nga “kafazi transportues”, momenti kur një dem thyen të dy këmbët në Spanjë (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Kërcen nga “kafazi transportues”, momenti kur një dem thyen të dy këmbët në Spanjë (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Kërcen nga “kafazi transportues”, momenti kur një dem thyen të dy këmbët në Spanjë (Video)

Posted: 15 Oct 2018 12:05 PM PDT

Ky është momenti kur një dem i madh ka mbetur duke u zvarritur në tokë pasi ka thyer këmbët gjatë një festivali në Spanjë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet janë regjistruar në fshatin Mejorada del Campo, pranë kryeqytetit spanjoll Madrid dhe janë shpërndarë nga Partia Animaliste Kundër Keqtrajtimit të Kafshëve (PACMA).

Në video, një dem mund të shihet duke dalë nga kafazi i tij i transportit para se të përdoret për një ngjarje të demave në fshat.

Siç raportohet, demi kërcen nga kafazi poshtë në rrugë, duke thyer këmbët, pas "përplasjes" për tokë.

PACMA tani kanë raportuar incidentin tek autoritetet si një rast abuzimi me kafshët dhe u kanë kërkuar përdoruesve të mediave sociale të mbështesin një peticion për një ndryshim në ligjet për mbrojtjen e kafshëve në Spanjë. /Telegrafi/

The post Kërcen nga "kafazi transportues", momenti kur një dem thyen të dy këmbët në Spanjë (Video) appeared first on Telegrafi.

Bllokohet në oxhakun e restorantit ku tentoi të vidhte, zjarrfikësit e shpëtuan pas katër orëve të mundimshme (Video)

Posted: 15 Oct 2018 11:27 AM PDT

Luciano de Oliveira kishte tentuar të vidhte, në një restorant mishi në Machado të Brazilit, duke hyrë nëpërmjet oxhakut.

Mirëpo, 41-vjeçari është bllokuar në hapësirën e ngushtë dhe është dashur një intervenim i mundimshëm prej katër orëve, që të nxirret nga zjarrfikësit, transmeton Telegrafi.

Hajni i ngathtë është larguar i mbuluar me blozë dhe vaj, vetëm pasi është thyer muri me tulla dhe është prerë një shtresë e brendshme nga llamarina.

Thirrjet e Oliverias i kishte dëgjuar një kalimtare rasti, që e ka njoftuar policinë se dikush mund të jetë i bllokuar në kulmin e lokalit.

"Sikur mos të dëgjohej, mund të qëndronte aty tërë natën, derisa ta hapja lokalin. Më vjen mirë që ka shpëtuar gjallë", ka thënë pronari i restorantit pa dashur të identifikohet.

Derisa ai po e mbanë lokalin mbyllur derisa të ri konstruktohet ngjarja, i dyshuari për vjedhje po qëndron nën kujdesin mjekësor me gjendje të rëndë shëndetësore, shkaku i dehidrimit dhe hipotermisë. /Telegrafi/

The post Bllokohet në oxhakun e restorantit ku tentoi të vidhte, zjarrfikësit e shpëtuan pas katër orëve të mundimshme (Video) appeared first on Telegrafi.

Aeroplani me 136 udhëtarë goditi një mur gjatë nisjes, vazhdoi fluturimin edhe për katër orë (Foto)

Posted: 15 Oct 2018 11:26 AM PDT

Air India i ka suspenduar dy pilotë, pasi një aeroplan i tyre që kishte 136 udhëtarë e ka goditur murin rrethues të aeroportit, për të vazhduar udhëtimin për katër orë, megjithëse me dëmtime të mëdha.

Një Boeing 737 pësoi dëmtime të konsiderueshme në pjesën e poshtme, teksa po e linte aeroportin e Tamil Dadu të Indisë, që të shkonte në Dubai, transmeton Telegrafi.

"Muri ishte i dëmtuar rëndë, por aeroplani po e vazhdonte fluturimin në trajektoren e paraparë, nuk raportohej për asnjë problem", kanë thënë zyrtarë të aeroportit.

Por, njëjtë nuk menduan edhe zyrtarët e aeroportit në Emiratet e Bashkuara, të cilët kritikuan veprimin e pilotëve që të udhëtojnë me aeroplan të dëmtuar.

Derisa pilotët vazhdojnë të jenë nën masën e suspendimit, po hetohen rrethanat e aksidentit rreth fluturimit të rrezikshëm, që përfundoi siç ishte planifikuar. /Telegrafi/

The post Aeroplani me 136 udhëtarë goditi një mur gjatë nisjes, vazhdoi fluturimin edhe për katër orë (Foto) appeared first on Telegrafi.

E ëma habitet duke shikuar futbollin, foshnja humb baraspeshimin dhe rrokulliset kodrës (Video)

Posted: 15 Oct 2018 06:20 AM PDT

Se futbolli është sporti më i preferuar në botë e dëshmon videoja e publikuar më poshtë, ku shfaqet çifti bashkëshortor në një zonë të gjelbëruar, ku derisa shikonin ndeshjen e Anglisë harrojnë që me vete kishin foshnjën që u rrokullis.

Mjaftoi një moment shpërqendrimi i nënës, që foshnja të rrokulliset kodrës, kurse për këtë “fajtor” ishte adrenalina e lojës që i dhuronte nënës së saj, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë foshnja nuk ka pësuar ndonjë lëndim, ndërsa e ëma e saj është kritikuar për mos kujdes dhe neglizhencë, pasi fëmija vjen para futbollit.

Por është interesant se si personat tjerë që ishin afër foshnjës, nuk e kanë vërejtur kur e ka humbur baraspeshimin dhe filloi të rrokulliset. /Telegrafi/

The post E ëma habitet duke shikuar futbollin, foshnja humb baraspeshimin dhe rrokulliset kodrës (Video) appeared first on Telegrafi.

Kapet duke vjedhur vegla pune në vlerë të 10 mijë euro, policët anglezë e lejojnë të largohet (Foto)

Posted: 15 Oct 2018 04:57 AM PDT

Banorët e një lagjeje të Londrës, njoftuan policinë për një burrë të dyshimtë, që sillej çuditshëm afër furgonit të një hidrauliku.

Me të arritur njësiti, gjeti se ai ka vjedhur vegla pune në vlerë të afro 10 mijë eurove, por nuk e ndaluan dhe e lan të lirë, pasi vetëm e morën në pyetje, transmeton Telegrafi.

"Shikoja i hutuar dhe nuk kisha guxim të dilja përjashta, derisa ai është kthyer sërish pas gjysmë ore dhe po ma boshatiste furgonin" ka thënë Slawek Zareba.

Rikthimi për të boshatisur furgonin

Pronari 42-vjeçar i furgonit, tani më nuk mund të kryejë asnjë punë, ndërsa po ankohet se policët ishin të paaftë ta ndalonin dhe nuk e identifikuan.

Në anën tjetër, sipas një raporti policor, është thënë se për këtë rast ka një të ndaluar, ndërsa po punohet që të dëmtuarit t'i kthehen mjetet e vjedhura. /Telegrafi/

The post Kapet duke vjedhur vegla pune në vlerë të 10 mijë euro, policët anglezë e lejojnë të largohet (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more