Skip to main content

“Kanabis në ‘Benz’ dhe autobus, 3 të arrestuar në Muriqan (EMRA & FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kanabis në ‘Benz’ dhe autobus, 3 të arrestuar në Muriqan (EMRA & FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kanabis në ‘Benz’ dhe autobus, 3 të arrestuar në Muriqan (EMRA & FOTO)

Posted: 14 Oct 2018 12:41 AM PDT

Policia kufitare në pikën doganore të Muriqanit ka goditur në tjetër rast të trafikut të lëndëve narkotike, duke arrestuar 3 persona dhe sekuestruar 23 kg kanabis.

"Nga shërbimet e Policisë Kufitare të P. K. K. Muriqan u arrestuan në flagrancë shtetasi Maliq Kruja, 54 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur në P. K. K. Muriqan në dalje, me mjetin e tij tip Benz, ku nga kontrolli i ushtruar në vijën e dytë u gjetën dhe u sekuestruan 23 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa", njofton policia.

Gjithashtu policia ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale E. M., banues në Durrës dhe shtetasin A. B. 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në autobuzin e linjës Shqipëri-Gjermani në sediljen e këtyre shtetasve, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e vogël kanabisi.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, në ngarkim të shtetasit Maliq Kruja, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal, ndërsa në ngarkim të shtetasve E. M. dhe A. B. u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

ISMAIL QEMALI, BEDRI SPAHIU DHE Z. BABALE – ALBERT VELIU

Posted: 14 Oct 2018 12:32 AM PDT

Nga Artan FUGA

Çfarë lidhje kanë këta personazhe me njeri tjetrin? Sigurisht asnjë.

Ismail Qemali themeloi shtetin shqiptar. I përulemi babait tonë politik!

Bedri Spahiu, pas një lufte me okupatorin dhe tradhtarët e kuislingët, u bë xhelati në emër të diktaturës, dhe pastaj u dënua rëndë nga ajo duke bërë pendesën publike në vitet 90.

Zoti Albert Veliu – Babalja dihet se kush është, Nuk ka nevojë për t’a prezantuar sepse është personazhi më i pranishëm dhe më interesant (më i dashuri) në ekranet tuaja të televizionit. (Unë televizorin tim e mbaj në frigorifer – dihet tashmë).

Cfarë i lidh pra këta tre personazhe të njohur të historisë shqiptare?

Ja u them unë. Sa herë del z. Albert Veliu, alias Babalja, në ekrane, apo inçizime nga ai ose nga të tjerë që thonë se janë ai, më kujtohet Bedri Spahiu, i ndjerë.

Aty nga viti 50 e ca, në burgjet e rënda të monizmit, Bedri Spahiu i thirri mendjes dhe pati një ndriçim. Kuptoi se sistemi për të cilin ai kishte kontribuar duke gjakosur të tjerët do ta bënte mal pirgun e viktimave të tij.

Në burg ai kupton një të vërtetë të madhe. Të burgosurit e tjerë depononin në biruca dhe nën torturë ose me premtime lirimi, për hir të ndonjë privilegji të vogël, kundër njerëzve që ishin jashtë. Sa herë dikush me pushtet që ishte jashtë donte të lante hesapet me ndonjë konkurrentin e tij, e niste çështjen duke marrë ose krijuar deponime fallco ose të vërteta nga të burgosur në qeli. Kollaj të gjendej një njeri tashmë në hall dhe në duart e shtetit për t’a shkundur si batanije që të jepte deponime të vërteta apo të gënjeshtra kundër atij që ende në liri, po i përgatitej qelia apo skuadra e pushkatimit.

Duke kuptuar këtë Bedri Spahiu lëshon piskamën nga qelitë në një letër që i dërgon Mehmet Shehut, ku pak a shumë shkruante që nëse ata që janë jashtë burgut duan t’a gëzojnë lirinë, ka vetëm një fillesë : duhen mirëtrajtuar “armiqtë”, të burgosurit, qofshin këta politikë, ordinerë, si vjedhës të vegjël apo brigandë të mëdhenj. Vetëm kur ata që kanë rënë në hall me shtetin do të kenë të drejta, dhe do të trajtohen si njerëz, vetëm atëhere ata nuk do t’i përdori çdo gardian burgu sipas qefit të vet kundër njeri dhe tjetrit të atyre që ndodhen përkohësisht jashtë burgut.

Liria nis me të drejta për ata që kanë hall me shtetin, pra me ata që ndiqen nga policia, që janë në burg, apo që kanë probleme me ligjet.

Qytetari mund të ndihet i lirë vetëm kur i burgosuri të ketë të drejta. Ja përse qytetari është më i interesuar edhe sesa vetë njeriu që ka probleme me drejtësinë, që ky i fundit të mos merret nëpër këmbë, të mos dhunohet psikologjikisht, të mos shkelet me këmbë, të mos i nxirret boja nga hetuesit ose gazetarët e propagandistët.

Por, çfarë lidhje ka letra e Bedri Spahiut me Ismail Qemalin?

Sepse në mendjen time pas tekstit të dorëheqjes të Ismail Beut, një monument politik ku parathuhen të gjitha gjëmat e dramat e shtetit shqiptar në këto njëqind vjet, letra në fjalë e Bedri Spahiut është dokumenti politik i dytë më i rëndësishëm në mendimin politik shqiptar. Pastaj vijnë edhe dy a tre të tjerë sepse pjesa tjetër është ulurimë nëpër mitingje.

Ismail Beut mbeti për mua i famshëm jo aq me ngritjen e flamurit, por me dorëheqjen e vet. Na tregon se çfarë na ka ndodhur dhe çfarë na pret!

Bedri Spahiu nga qelia i thërret Mehmet Sehut : Liri dhe të drejta për “armiqtë” se përndryshe të gjithë do të përfundoni këtu te unë. Të drejtat për të burgosurit janë themeli i lirive qytetare.

Dhe ja së fundi, hallka ku mbahet sot ekuilibri i shtetit shqiptar, z. Albert Veliu – Babalja me miqtë e tij, që lëshon deklarata kontradiktore. Mirë bën. Ai do të shpëtojë nga belaja me shtetin. Sepse nuk ka të drejta të mjaftueshme.

Mirëpo te të drejtat që duhet të gëzojë Babalja, Alizoti, etjj., qendron themeli i lirive qytetare – do të thoshte mendimtari politik me shumë të drejtë.

Prandaj kujdes kur i marrim nëpër këmbë, kur i keqpërdorim, kur nuk u respektojmë të drejtat që duhet t’i kenë me ligj, kur i ofendojmë a thua se veç deputetëve, gazetarëve, profesorëve dhe ca opinionistëve, pjesa tjetër e shoqërisë, veçanërisht ajo që ka probleme me me ligjin, nuk duhet trajtuar njerëzisht.

Ja pra sepse z. Albert Veliu – alias Babalja – më kujton Bedri Spahiun – alias bilbilin e Labërisë, dhe ky i fundit me letrën e tij nga burgu (perlat shkruhen gjithmonë në burg) më kujton Ismail Bej Vlorën, alias Ismail Qemalin.

Si duket më mirë, më shpejt, se ne, gjykatësi kosovar që e la në gjendje të lirë zotin Babale, e ka kuptuar edhe Ismail Qemalin dhe Bedri Spahiun.

Jemi pak si rrota ne!

14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“S’dua të jem më prostitutë”, kapen 3 vëllezërit tutorë të 26-vjeçares (EMRAT)

Posted: 14 Oct 2018 12:25 AM PDT

Mediat italiane të gjitha shkruajnë sot për historinë e një 26-vjeçare shqiptare, e cila është torturuar, dhunuar dhe detyruar që të prostituonte nga tutorët e saj pasi nuk iu bindej.

Tutorët e dhunshëm janë tre, vëllezërit Bacuku nga Shqipëria. Më konkretisht Ledjani 28 vjeç, Aleksandri 32 vjeç dhe Gentjani 35 vjeç, ndërkohë që është arrestuar edhe shtetasi italian Alessandro Gallineri 46 vjeç.

Ata u kapën nga policia e Savonës më 12 tetor dhe akuzohen për shfrytëzim prostitucioni, rrëmbim dhe vjedhje.

Hetimi për 4 të arrestuarit kishte nisur në nëntor të 2017-ëë, pasi në datat 29 dhe 30 nëntor të këtij viti një vajzë 26 vjeçare shqiptare, që kishte punuar si prostitutë në Sanremo, u dhunua, u rrëmbye dhe u mbyll në një banesë në Albissola Marina nga tutorët.

E gjithë kjo pasi vajza ishte shprehur donte t’i jepte fund prostituimit dhe daljes në rrugë. Për të shpëtuar, vajza dyshohet se u hodh nga kati i tretë i banesës në rrugën "Gentile", që ishte në pronësi të italianit, por nuk përjashtohet as mundësia që 26-vjeçarja të jetë shtyrë nga tutorët.

Ajo u transportua në spitalin në Sanremo dhe mjekët i caktuan një prognozë shërimi 30 ditore.

E frikësuar nga kërcënimet vajza deklaroi para hetuesve se, ishte sulmuar nga një klient i Sanremos, por dëshmia e një qytetari bëri që hetuesit të dyshonin për vërtetësinë e deklaratës së saj.

Hetimet vijuan me analizën e kamerave të sigurisë, përgjime telefonike, vëzhgime dhe ndjekje, por 26-vjeçarja nuk bëri asnjëherë denoncim për katër tutorët.

Arrestimi i tyre u bë pas një viti. Vëllezërit Bacuku, të regjistruar rezident në Savona, por me vendbanim në komunën Cairo Montenotte, kishin regjistruar një biznes ndërtimi, por që rezulton fiktiv.

"Ne po përpiqemi të hetojmë nëse femra të tjera janë shfrytëzuar nga grupi, që detyroi vajzën të vinte në Itali falë tre shqiptarëve, dhe të ushtronte aktivitetin e prostitucionit. Viktima ka përjetuar këtë eksperiencë terrori nga frika e dhunës fizike", tha për gazetarët Dario Ragusa, kreu i Repartit Hetues të Komandës së Karabinierëve të Savonas-s.

14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Australi, shqiptari vritet në banesë. Autorët i marrin drogën e makinën (Foto)

Posted: 14 Oct 2018 12:09 AM PDT

Një shqiptar është gjetur i vdekur në verilindje të Australisë, me televizionin "7 News" që konfirmon shtetësinë e viktimës por jo identitetin e tij.

Shqiptari është ekzekutuar brenda shtëpisë dhe autorët kanë marrë një sasi të konsiderueshme lënde narkotike, por edhe makinën e shqiptarit të vrarë.

Media australiane sqaron se vrasja mund të ketë ndodhur ditë më parë, por trupi u gjet nga detektivët vetëm të premten. Pista ku dyshon policia ka të bëjë me prishje të pazareve të drogës.

"Ky njeri duket se ka qenë viktimë e një sulmi të rëndësishëm dhe për arsye operacionale nuk mund të hyj në detajet e plagosjeve që ka pësuar", tha për mediat inspektori Billy Thompson.

14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 14 tetor 2018

Posted: 13 Oct 2018 10:00 PM PDT

Dashi

Ulja e intensitetit të punës mbasdite do t'jua sjellë humorin që ju mungonte në mëngjes. Sot do të ndiheni optimist dhe plot besim për të ardhmen.

Demi

Yjet në shenjë sot do t'ju dhurojnë aftësi intuite vërtet fantastike, përfitoni; kështu do të arrini të largoni të gjitha tensionet që ju shoqëronin prej kohësh. Kini më shumë besim në intuitën tuaj sesa në arsyen.

Binjakët

Jini të vëmendshëm! Mos u besoni shumë fjalëve që mund t'ju thuhen sot. Dyshoni në ato që ju thonë, mendohuni mirë, pastaj flisni. Në të kundërt do të rriskoni t'ju vënë në lojë.

Gaforrja

Kujdes! Një ngjarje jo e këndshme në familje do t'ju bëjë të ndiheni tepër nervozë. Bëni një xhiro në ajër të pastër, do t'ju bëjë shumë mirë si gjendjes fizike ashtu dhe asaj mendore.

Luani

Duhet të bindeni se ndonjëherë jeni ju që i shihni gjërat zi, edhe kur nuk janë. Sot do të ndjeni nevojën për t'u dëgjuar nga njerëzit që ju rrinë pranë.

Virgjëresha

Mundohuni të përqendroheni më shumë në punën tuaj. Hëna në shenjë sot, do t'ju sjellë ndonjë shqetësim të vogël. Në vend që të dilni, në mbrëmje bëni mirë të vini në rregull ambientin ku jetoni.

Peshorja

Mundohuni të hiqni nga mendja mendimet nostalgjike, ato po ua bëjnë jetën të komplikuar. Pakënaqësia do të mbretërojë gjatë gjithë ditës së sotme. Nëse jetoni larg prindërve, bëni një telefonatë në mbrëmje, do t'ju bëhet shumë qejfi.

 

Akrepi

Energjia fizike, emotive dhe sensuale nuk do të jenë në harmoni sot. Bëni kurajo, sepse e nesërmja do të shkojë më mirë. Nëse merreni me biznes, sot do të jetë një ditë paksa stresuese, sepse jo çdo gjë do të shkojë mirë.

Shigjetari

Mos refuzoni një ftesë që do t'ju prezantohet në mbrëmje. Shoqëria e partnerit do të jetë shumë e këndshme sot. Nuk do të pendoheni sepse do të mund të argëtoheni.

Bricjapi

Zgjidhni objektivin tuaj dhe veproni: do të qëlloni në shenjë! Gjithçka r mirë për sa i përket studimeve. Në mbrëmje, miqtë do të arrijnë t'ju bindin të dilni për darkë. Mos u tregoni të ndrojtur nëse doni vërtet të argëtoheni.

Ujori

Mundohuni të qetësoheni, të paktën sot, po afron një periudhë shumë e lodhshme dhe stresuese  për ju. Mundohuni të dëgjoni të gjithë ata që ju rrinë pranë, nuk mund t'i kushtoni vëmendje vetëm punës.

Peshqit

Sot dilni të blini ndonjë dhuratë për personin që dashuroni. Zgjidhni me kujdes, mos e blini vetëm se ju pëlqen juve; por çka pëlqen edhe ai/ajo. Energjia fizike sot, do të kompensojë të gjithë sferat e tjera.

14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zhdukja e gazetarit, ekip saudit në Turqi për të hetuar rastin

Posted: 13 Oct 2018 01:55 PM PDT

Një delegacion nga Arabia Saudite ka shkuar në Turqi si pjesë e hetimeve pwr zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

Një burim saudit tha se princi Khaled al-Faisal ka vizituar Turqinë të enjten për bisedime dhe të dyja vendet u pajtuan për formimin e një grupi të përbashkët pune për të hetuar rastin.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se do të bisedojë së shpejti me mbretin Salaman për zhdukjen e gazetarit. Khashoggi, kritik i qeverisë saudite, nuk është parë qw prej ditws kur ka hyrë në ndërtesën e konsullatës saudite në Turqi, saktwsisht më 2 tetor.

Ndërkohë, zyrtarët turq kanë siguruar prova me zë dhe video që tregojnë se gazetari i zhdukur është torturuar dhe vrarë brenda konsullatës saudite në Stamboll, raportojnë mediat amerikane. Nga ana tjetwr, Arabia Saudite i mohon akuzat.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Çelin “tulipanët”, Holanda leksion futbolli Gjermanisë

Posted: 13 Oct 2018 01:53 PM PDT

Më në fund "çelin" edhe "tulipanët". Në "Johan Cruyiff Arena" të Amsterdamit Holanda i dha një leksion futbolli Gjermanisë, duke iu imponuar formacionit të Joakim Low në lojë dhe rezultat. 3-0 përfundoi kjo sfidë në favor të skuadrës së Ronald Koeman, që ngjalli shpresën e ringritjes pas mungesës në dy turne madhorë radhazi, Europian dhe Botëror.

Van Dijk shënoi me kokë golin e parë në minutën e 30 në zhvillimet e një këndoreje, ndërsa të dytin, që i dha një tjetër goditje të rëndë Gjermanisë e realizoi Depay 3 minuta para përfundimit të kohës së rregullt. Loja korale e "tulipanëve" u shpërblye me golin e tretë të Wijnaldum në kohën shtesë, kur vetëm pak çaste më parë Holanda kishte "shkundur" mirë traversën. Holanda me këtë sukses ngjitet në vendin e dytë, me një pikë me pak se Franca në Grupin 1 të Ligës A.

Në Ligën b, Republika Çeke mori një fitore me shumë vlerë në transfertë me Sllovakinë, me të tre golat e sfidës që u shënuan në pjesën e dytë. Kmencik zhbllokoi takimin në favor të miqve në minutën e 52-të, por Hamsik ktheu baraspeshën në rezultat 10 minuta më vonë. Në momentin më të mirë të sllovakëve, që ishin në kërkim të fitores, Shcick realizoi të dytin për çekët, që morën fitoren e parë në grup pas humbjes në premierë me Ukrainën.

Në Grupin 4 të Ligës D, Damimarka mori një pikë në fushën e Irlandës, pasi takimi përfundoi me rrjeta të paprekura.

Në Ligën C u luajtën dy ndeshje të Grupin 3, ku spikati fitorja 1-0 e Norvegjisë ndaj Sllovenisë, me gol të Solnaes, ndërsa Bullgaria triumfoi 2-1 me Qipron. Pjesë e parë u mbyll me epërsinë e një goli të qipriotëve, të shënuar nga Kastanos, por bullgarët përmbysën rezultatin në të dytën me finalizimet e sakta të Despodov dhe Nedelev.

Në Ligën D, Gjerogjia mposhti lehtësisht 3-0 Andorran, Letoni-Kazakistan përfundoi 1-1, ndërsa Maqedonia fitoi thellë 4-1 me Lichtensteinin.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Nga De Biasi te Panucci, Duka në një intervistë ndryshe

Posted: 13 Oct 2018 01:46 PM PDT

Në një intervistë krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim e dëgjojmë deri tani, Armand Duka, presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit ka zbuluar detaje të pathëna më parë përballë Luana Vjollcës në "Shiko Kush LUAN".

Edhe pse u mundua të tregojë shumë diplomaci, sërish Duka dha disa përgjigje, të cilat si kishte dhënë më parë.

Duka u shpreh se nuk ka asnjë peng për ato që ka bërë në jetën e tij deri tani, ndërsa kur u pyet për çmendurinë më të madhe që ka bërë, u shpreh se nuk është aventurier.

Sa i përket futbollit, ai u pyet nga Luana se kush është trajneri më kërkues që ka drejtuar Shqipërinë gjatë viteve të fundit dhe pa hezitim, ai u përgjigj: Panucci.

Duka zbuloi edhe ndryshimin mes Panuccit dhe De Biasit, duke u shprehur se i pari është më i drejtpërdrejtë ndërsa Gianni është më diplomat.

Në fund, ai dha edhe një lajm me mjaft interes. "Arena Kombëtare" do ta luajë topin e parë në muajin mars", u shpreh Duka.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Vjeshta e “nxehtë” e Erjona Sulejmanit (Foto)

Posted: 13 Oct 2018 01:25 PM PDT

Për Erjona Sulejmanin vera nuk ka ikur akoma. Modelja shqiptare, shumë e njohur në Itali sidomos pas Euro 2016, vazhdon të tërheqë vëmendjen në rrjetet sociale. Ish-bashkëshortja e futbollistit shqiptar Blerim Xhemaili, nuk ka ndërmend ta pranojë që jemi në vjeshtë dhe duhet ndërruar veshja.

Ajo vazhdon të publikojë foto me bikini, ku shfaqet mjaft seksi. Sigurisht që fansat e saj kanë vetëm komplimente për të.

Ndarja e Xhemailin nuk ka ndikuar aspak në popullaritetin e saj, përkundrazi Erjona po bëhet gjithë e më ndjekur në rrjetet sociale.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Pasaporta greke, Mavraj: Nuk ishte e imja, kam shqiptare dhe gjermane

Posted: 13 Oct 2018 01:00 PM PDT

Mërgim Mavraj nuk e ka humbur as sensin e humorit dhe as patriotizmin që shumë prej tifozëve ja vunë në diskutim pas lajmit të publikuar se kapiteni kuqezi, ka vendosur të marrë edhe pasaportën greke, jo thjesht të luaj në Greqi.

Në këtë sezon ai ka filluar të aktivizohet tek Arisi për një aventurë të re të parë jashtë Gjermanisë. I kontaktuar nga Top Channel, Mavraj qartëson se gjithçka sa i përket asaj fotoje me pasaportën greke në dorë dhe me mbishkrimin greqisht "faleminderit" ishte shaka.

"Ka qenë një nga shakatë që bëj shpesh nëpër rrjetet sociale. Pasaporta greke nuk ishte e imja, por e lojtarit më të ri të kombëtares, Enea Mihaj, me të cilin u takuam në aeroport kur po vinim për ndeshjen miqësore me Jordaninë. Unë vazhdoj të kem pasaportën gjermane dhe shqiptare sigurisht", deklaroi Mavraj.

Në këtë mënyrë kapiteni më i ri i kuqezinjve mohon të gjitha zërat mbrojtësi kuqezi i cili ka dashur të bëjë të qartë, duke demonstruar edhe pasaportën gjermane, këtë herë serioz, pasi i duhet qetësia mbi të gjitha në prag të ndeshjesh me Izraelin, shumë të rëndësishme për fatin e kombëtares sonë në Ligën e Kombeve.

13 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more