Skip to main content

“CSU-SPD, humbëset më të mëdha të zgjedhjeve në Bavari” plus 9 more Gazeta SHQIP

“CSU-SPD, humbëset më të mëdha të zgjedhjeve në Bavari” plus 9 more Gazeta SHQIP


CSU-SPD, humbëset më të mëdha të zgjedhjeve në Bavari

Posted: 15 Oct 2018 01:24 AM PDT

Partia kristiansociale CSU e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer dhe kryeministrit aktual Markus Söder ka fituar numrin më të madh të votave në zgjedhjet për landin e Bavarisë. Mirëpo pikërisht kjo parti ka shënuar rënien më të madhe në vota, në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

CSU sipas prognozave të para ka fituar 37,3% të votave, që do të thotë se ajo e ka humbur shumicën absolute, që e ka pasur në mandatin e deritanishëm. Ky është rezultati i dytë më i dobët i CSU pas Luftës së Dytë Botërore. CSU-së, e cila tradicionalisht gjendet në pushtet në Bavari, për të vazhduar qeverisjen i duhet të paktën një partner në koalicion.

Parnter i mundshëm i CSU-së në koalicionin e ardhshëm mund të jetë Partia Ekologjiste, e cila ka shënuar një rritje serioze të votave, me rreth 17,7%. Vendin e tretë e kanë zënë “Zgjedhësit e Lirë” me rreth 11,5% të votave të fituara. Edhe kjo parti mund të jetë partnere e CSU në koalicion.

Fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve

Krahas ekologjistëve, ndër partitë të cilat mund të festojnë për shkak të rezultat të arritur është edhe partia ekstremiste e djathtë, Alternativa për Gjermani (AfD), e cila ka fituar 10,3% të votave. Ndërsa krahas CSU-së, humbëse e madhe e këtyre zgjedhjeve në Bavari është edhe Partia Socialdemokrate (SPD), e cila deri tani ka qenë forca dytë politike në këtë landi.

Në këto zgjedhje SPD ka fituar sipas prognozave të para, vetëm rreth 9,6 % të votave, që do të thotë se ka rënë në pozitën e pestë, që është një prej rezultateve më të dobëta të kësaj partie. Shikuar ngë rezultatet e deritanishme në Landtag (parlamentin e landit) është futur edhe partia liberale FDP, me rreth 5% të votave.

Por kjo parti duhet të dridhet deri në numrimin e të gjitha votave, për të qenë e sigurt nëse vërtet e ka kaluar cenzusin prej pesë përqind. Ndërkohë që e sigurt është se e Majta do të mbetet jashtë parlamentit, për shkak se ajo ka fituar vetë,m 3,5% të votave.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Një koleksion i rrallë dhe i veçantë i trashëgimisë së vlerave kulturore (FOTO)

Posted: 15 Oct 2018 01:15 AM PDT

Bajram Peçi

Vite më parë, kur ndodhte të përmendej termi "Koleksionist", gjithkujt qytetari, të ardhur kryesisht nga familjet me prejardhje ose gjendje që i përkisnin shtresave të mesme të popullsisë, do i ndërmendeshin filatelistët, mbledhësit e pullave postare. Vetëm kaq! Këta kishin mbetur "gjallë", por dhe ata ndodheshin në frymën e fundit. Erdhën vitet '90, me hapësira të reja dhe liri të shpenguara, ku pasioni derdhej pa pengesa. Sa shumë forca e talente u shfaqën! Lindën koleksionistët numizmatë, mbledhësit e monedhave e kartëmonedhave, lindën faleristët, mbledhësit e dekoratave e të stemave. Të qenurit një kohë relativisht të gjatë si Kryetar i Shoqatës së Koleksionistëve, më dha mundësi të shihja, prekja e shijoja koleksione të gjithëfarllojshme: të kostumeve kombëtare në shekuj, të etiketave të birrave, të cigareve, të shisheve e artikujve të qelqit dhe natyrisht, rrjedhë kjo e mbërritjes të një niveli tjetër të gjëndjes pasurore, të koleksionimit të pikturave.

Habitesh kur shikon se sa shumë ndikon në shpirtin e njeriut, grumbullimi, shijimi, shpesh edhe studimi i objekteve që koleksionon. Llojshmëria e koleksioneve sa përmenda më sipër, janë në madhësi aq sa mund të përfshihen brenda disa sirtarëve në etazhera ose shumë-shumë, brenda hapësirës së një dhome. Kur ndodhi, që në këto ditë të gjendesha para koleksionit të Arben Prrenjasit, s'më mbeti përpos se të mbetem i hutuar para përmasave dhe vlerave të asaj pasurie të trashëgimisë kulturore që mbartte. Do duhej mbase një fushë futbolli.

Kultura e koleksionimit me natyrë muzeore, si veprim i individëve tashmë përbën një risi që kapërcen çdo përfytyrim. Ka një historik lakmues Shqipëria jonë me nisma të guximshme që kanë çuar trashëgiminë e fondeve në nivel muzeor.

Koleksionet etnografike të mjekes së njohur Linda Spahiu, koleksionet e xhubletave të shkrimtares Luljeta Dano, Koleksioni i flamurëve kombëtarë të Artan Lames, koleksioni i shumëllojshëm në Shijak i të pasionuarit Lulim Perati, ku shquhen mes të të tjerave stolitë e grave, koleksioni në Korçë i prodhimeve të qelqit dhe i 820 lodrave për fëmijë të kohërave të shkuara, të ngritura nga Mirgen Shamblli, janë disa prej tyre.

Kam parë syresh që kaplimi prej pasionit u ka ngarkuar barra fizike e financiare. I kanë pranuar me kënaqësi. Dhe duhet thënë se nuk janë të paktë ndër ne koleksionistët, ata që e lëshojnë veten si fëmijë në prehrin e kënaqësisë së objektit që ka gjetur. Është njerëzore, mos u orvat me kot të gjesh shpjegime!? Por, këtu ndër ne, në përgjithësi ca dukuri si këto i shohin ndryshe. Ndoshta këto që shkruaj duken paradoksale, sidomos kur parasysh na del mosbesimi i përgjithshëm i njerëzve që u rrinë larg dhe nuk i kuptojnë këto veprime që shoqërojnë shtresa të veçanta sociale.

Bëhet fjalë për një fond mjetesh e artikujsh të koleksionuar të një natyre krejt të veçantë, i përvetshëm në llojin e tij në Shqipëri, i vetmi që njoh e që s'di të ketë të dytë në vendin tonë. Pasioni i z. Prrenjasi ja ka bërë të mundur të mbledhë (për një pjesë, edhe t'i riparojë) biçikleta e motoçikleta mbi një shekullore që kanë qarkulluar në Shqipëri, automjete të transportit dy e katër tonëshe, kokore dhe helmeta të përdoruesve të mjeteve motorike, uniforma dhe motorra të policisë rrugore, autozjarrfikëse e pajisjet e tyre, mbetje të makinerisë së luftës të nazizmit gjerman në Shqipëri, pajisje të kamuflazhit të përdorura nga sigurimi i shtetit, e të tjera, e të tjera.

Sapo e pashë muzeun, m'u mbush mëndja t'i hedh në letër mbresat, jo aq për të bërë të njohur mëndjemprehtësinë e fisnikërinë e mbledhësit dhe ekspozuesit, por sepse lipsen të bëhen të njohura edhe për shoqërinë, për atë shtresë të saj që pareshtur tërhiqet nga objektet e trashëgimisë, nga kultura që i kemi lënë pas, të zëvendësuara, por të mbetura me gjurmë të thella në kujtesë. Se, e di mirë, që këta lloj njerëzish, me ndihmesë të pamatë në rrugëtimin tonë kulturor, të heshtur, fjalëpak e kokëulur, mund të mos jenë promotorë çështjesh, por janë nismëtarë të guximshëm dhe ekzekutues të përsosur. I tillë është Arben Prrenjasi.

Në vëndet e industrializuara të Europës dhe Amerikës, prodhuesit e kanë patur traditë (të paktën nga vitet që pasuan Luftën e Dytë Botërore) ruajtjen e mostrave të prodhuara, ngritjen dhe funksionimin e ekspozimit të tyre. Gjithsesi, s'do të thotë se gjithçka u shkoi fjollë. Di raste kur muzeume prodhuesish të mëdhenj janë vënë në ndjekje të gjetjes të ndonjë mostre që s'u ndodhej në fondin e koleksionuar. Sa i përket Shqipërisë, në këtë fushë gjendja ka qenë dhe vazhdon të mbetet e mjerë.

Studiuesi dhe koleksionisti Bajram Peçi, autor i shkrimit

Edhe atje ku ishin, u shkatërruan. Nga muzetë lokalë, përveç atij të etnografisë që ka Rrësheni, s'di të ketë ngelur tjetër të vijë prej asaj kohe që lamë pas. Aq më pak, të mblidhje e ruaje mjete që vetëm sa ishin përdorur në vend, do ishte një utopi. Nuk di se çka në brendinë e vet muzeu Ford ose ai mitiku Smithsonian, muze tipike këto, sepse i përkasin një vendi që nuk është dëmtuar nga luftërat? Ja, psh., e ka muzeu Ford diskun prej druri të Fordit të parë të vitit 1900?

Është plotësisht e besueshme ta ketë, sepse janë muzeume të popujve të iluminuar, por që të ndodhet një disk i tillë në fondin e muzeut Prrenjasi, kjo mund të habisë këdo!? E njëjta ndjesi të përshkon kur sheh diskun prej druri të biçikletës së parë, pa komardare. Si e qysh kanë ngelur ato në Shqipëri, janë pjesë të historisë të rrugës që përshkoi koleksioni, që vetëm z. Arben mund t'i shpjegojë e ku çdo njëra prej objekteve të çon në rrëfime e vende që s'ta kap truri!?

Le ta fillojmë me seksionin e biçikletave dhe moto-biçkletave. Janë në koleksion 5 copë të stërvjetra dhe 7 copë të tipit me motor. Spikat mes të tjerash Bianchi italian i vitit 1940, shumë i njohur nga biçiklistët tanë. Përdoruesi i mjetit pajisej në vitet '50 me leje përdorimi, një kopje e të cilës ruhej si objekt ilustrimi. Biçikletat me motor, Acylon francez i vitit 1923, Mosquito i vitit 1948 apo Sparta holandez i vitit 1952, janë ca relike shumë të rralla. Për kënaqësinë e lexuesit shtoj se Shqipëria, për çudinë e çdo kujt, renditet fill pas Francës për organizimin e rretheve çiklistike në Europë.

E para etapë, Shkodër-Tiranë, u organizua në vitin 1926. Nisma u përket pedaluesve shkodranë, këtij qyteti të mirënjohur për përdorimin e dyrrotakëve. Spanja dhe Gjermania vijnë pas nesh në organizimin e rretheve të tyre kombëtare. Ne morëm pjesë në garimet e famshme të etapave Varshavë-Berlin-Pragë të vitit 1952, e quajtur “e paqes”. Pirro Angjeli, Gani Lacej apo Fadil Murriqi ishin pjesëmarrës e biçiklistë të famshëm. Në vitin 1955, në këtë garim dy javor, Pirro Angjeli doli mes qindra çiklistëve, i 18-ti. Po në këtë vit Bilal Agalliu merrte pjesë për herë të parë.

Ja ku janë tipet e biçikletave që kanë përdorur. Ato ndodhen të sistemuara, të vendosura e të rrethuara me dashurinë e koleksionistit. Një disk biçiklete prej druri mban datëlindjen 1903. Fiuuu…e pabesueshme!

Kalojmë pak më tej, vendi ku fillon sesioni i motoçikletave. Janë të renditura sipas viteve 30 copë e vijnë të prodhuara nga shtatë shtete. Pa drojë duhet thënë se pothuaj ndodhen atje gjithë tipat e mjeteve që kanë hyrë në vendin tonë. Spikat motoçikleta Guzzi, legjendarja italiane. Është e vitit 1934 – më shpjegon Beni. Ja një motoçikletë e ushtrisë gjermane, një tjetër është BMË e vitit 1960! Më tej: tërë llojet e motoçikletave që importoheshin prej prodhuesve të lindjes, që rëndom i quanim, "Të kampit Socialist", Çekosllovakisë e Gjermanisë demokratike, ku vendin qendror e zënë 9 copë JAËA të viteve 1948-1987; 4 copë MZ që renditen nga viti 1956; IFA e vitit 1952 e më tej të tjera kineze e hungareze.

Një qoshkë u përket motoçikletave të policisë rrugore, të sistemuara me kulturë, efekt e përkormëri, së bashku me uniformat, kaskat e mjetet e tjera ndihmëse të këtij shërbimi. Dhe si qershi mbi tortë, Vespa e pararendësja e saj. Komode, luksoze, edhe tani, ashtu e stërpërdorur nga viti 1981, rrezëllon të fismen, atë që ndikoi jo pak në revolucionarizmin e jetës gjinore dhe emancipimin e shoqërisë.

Vendosura në një radhë, njëra pas tjetrës, janë automjetet e transportit, Zis i vitit 1968, zjarrfikse e vitit 1970, Gaz 51 sovjetik i vitit 1956, gas 51 kinez i vitit 1970, Gas 69 sovjetik i vitit 1955, Zuk polak i vitit 1970, Skoda Saurel çekosllovak i vitit 1978, Fiat 125 i vitit 1978, Aro rumune e vitit 1981, BÇ kineze e vitit 1970. Emra këta që tingëllojnë të afërt për brezin tim, ndodhen atje, rreth 15 copë. Por ka edhe nga ato që nuk kanë qenë të familjarizuara për ne, si Ëolksvagen Beatle e Gjermanisë Perëndimore e vitit 1969 apo Mercedes Benz 113, i vitit 1972, Limousine e vitit 1976, etj.

Nuk duhet lënë pa përmendur edhe prania e një traktori me zinxhirë, DT 54, prodhim i vitit 1970. Të heshtura, të vendosura me pekul e merak si pjesë e rëndësishme e strukturës së koleksionit, e ansamblit të mjeteve, ato në shumicë janë ende në gjendje pune. Harmonia mes tyre ishte motivi, domethënja që Arbeni kish arritur t'u jepte objekteve. Tek biçikletat, motoçikletat dhe automjetet shihet më së miri evolucioni, ndryshimi në rritje drejt të më rendimentes, më të përsosurës.

Pak fjalë mbi njeriun që e ka krijuar këtë koleksion dhe si ja mundur ta organizoj! Arben Prrenjasi, me profesion oficer policie, ish drejtues i rangut të lartë në këtë institucion dhe pedagog, ka pasur një karrierë e veprimtari policore plot përkushtim, për të cilën Presidenti i Republikës e ka dekoruar me "Medaljen e Artë të Shqiponjës".

Pas daljes në rezervë punoi në detyra të ndryshme të administratës së mesme shtetërore e më pas me veprimtari private në biznes. Sportist skiator e motoçiklist, është nga ata njerëz që kur e bëjnë të tyren një ide, i shkojnë deri në fund.

Natyra të tilla si kjo e Arbenit janë të aftë t'i shpalosin gjithë ç'kanë si aftësi, e tregojnë veten si njerëz të veprimit. Objektet që ka koleksionuar nuk është se shiten në pazar, pra: merr lekë me vete dhe shkon i blen. Sikur të ishte kaq e thjeshtë? Përkundrazi, ato duhet t'i gjesh, ato duhet t'i kërkosh, t'i nuhasësh, të biesh në gjurmë, t'i ndjekësh deri kur në fund të kesh mundur ta bësh tënden. Gjithsecila prej tyre fsheh një histori dhe mjerisht (lexuesi na mirëkupton) që përmes pak faqe gazetë s'mundesh t'i shpalosësh.

Gjeratorja e hobit të koleksionimit është e njohur për ne, se si është e zonja të të kapërthej në vorbullën e saj. E pyes Arbenin: si ka ndodhur, si ja keni bërë të mundur? Ky më tregoi, se si njëherë e një kohë zbuloi, që dëshira për koleksionimin e gjërave të vjetra flinte fshehur brenda tij. E filloi me kartëmonedha, pije të ndryshme dhe armë të vjetra, por pa qenë i qartë nëse po i shërbenin për ndonjë koleksion. Gjithçka u profilua në drejtimin që ekziston sot, kur së bashku me mikun e tij M.Halili, bashkuan dëshirat dhe filluan kërkimet, udhëtimet, takimet me njerëz dhe…koleksioni rritej, merrte formë. Nuk rreshtnin sa informacionet aq dhe rendja pas tyre. Sqimën për të arritur më të përsosurën në këtë fushë e kam të njohur të vjetër, ndaj i kujtoj ç'kanë hequr. Kam parë dhe ç'ndikim kanë pasur mbi kërkimin e pasosur, për ndërtimin e një koleksioni.

Me vështirësi mund t'i gjesh objektet, por synimi ishte që ato të bëheshin aktive, të viheshin në gjendje pune. Dhe këtu del e merr vlerat një tjetër personazh me ndihmesë të jashtëzakonshme për ripërtëritjen e mjeteve të koleksionit. Ai është Medi Halili, mekanik, motorrist, xhenerik, elektricist, elektroauto. I rritur mes motorrash dhe automjetesh, i pandarë asnjëherë nga pasioni për guidimin e motorrave JAËA, është personi që në bashkëpunim të ngushtë me Arbenin, ju dha jetë mjeteve dhe automjeteve, duke kryer riparimin e rigjenerimin e tyre.

E përgëzova Arbenin! E mënjanoi përgëzimin me një buzëqeshje dashamirëse, si të donte të theksonte që puna në këtë mes ishte arti i koleksionimit e jo gjë tjetër. Dhe natyrisht, në prag të ndarjes nga koleksioni flasim mbi të ardhmen. Arbeni projekton muzeun e Koleksionit Ron, emri i djalit të tij, dhe ëndërron të ndajë kënaqësinë e tij me të tjerët, ta bëjë të vizitueshëm.  Dal nga hapësirat e këtij muzeu me përulësi për atë që e krijoi dhe me një ndijim dehës, si të isha bërë pjesë e këtij koleksioni. Nga qoshka fundore e këtij "Muzeu", ndërsa dalim, na ndjek në distancë transmetimi në bardh e zi, mbase i të vetmit aparat TV Iliria, që është funksional.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Magjia e akrobatëve të Cirkut Kombëtar zbret te Liqeni

Posted: 15 Oct 2018 01:07 AM PDT

Parku i Liqenit Artificial në Tiranë është shndërruar tashmë një nga zonat më të preferuara të kryeqytetasve në çdo orë.

Këtë të mërkurë, ora 18:00, Bashkia e Tiranës dhe Cirku Kombëtar sjellin shfaqjen "Nata e Zjarreve", një event dedikuar fëmijëve të cilët do të kenë mundësi të bëhen pjesë e lojës së mrekullueshme të artistëve të cirkut. Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra të përzgjedhur akrobacie, magjie, humori e argëtimi dhe sigurisht qershia mbi tortë do te jetë performanca me zjarr e artistëve, të cilët do t'i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë.

Krahas rregullimit të çerdheve, kopshteve dhe shkollave, Bashkia e Tiranës I ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe ndërtimit të parqeve për fëmijë, këndeve sportive si dhe organizimit të aktiviteteve të shumta sportive-kulturore me qëllim promovimin e një jetese aktive dhe të shëndetshme për të vegjlit.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ish-kryeministri Berisha feston sot 74-vjetorin e lindjes

Posted: 15 Oct 2018 01:02 AM PDT

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 74-vjetorin e lindjes. Ai ka lindur në 15 tetor të vitit 1944 në Viçidol të Tropojës. Urimet për të kanë nisur që në orët e para të ditës së sotme.

Pavarësisht viteve që ka mbi supe, ai është mjaft aktiv në jetën politike në vend. Aktualisht mban postin e deputetit në parlamentin shqiptar.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Biondet shqiptare magjepsin Los Anxhelesin! (Foto)

Posted: 15 Oct 2018 01:00 AM PDT

Seksi, të famshme, por para së gjithash bionde. Dy këngëtaret me origjinë shqiptare dhe me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha dhe Rita Ora, kanë qenë në qendër të vëmendjes në mbrëmjen gala të "City Of Hope" në Los Anxheles, SHBA.

Rita ishte e veshur me një fustan të kuq dhe dukej mahnitëse, ndërsa Bebe vuri në pah format e saj të mrekullueshme një fustan ngjyrë vishnje. Rita dhe Bebe nuk u ndanë nga njëra-tjetra gjatë gjithë mbrëmjes, siç dëshmon edhe seti fotografik që kanë realizuar së bashku.

14 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bebe në familjen mbretërore, Harry e Meghan presin një fëmijë

Posted: 15 Oct 2018 12:53 AM PDT

Një tjetër bebe mbretërore do të vijë se shpejti në jetë. Dukesha e re Meghan Markle është në pritje të një fëmije.

Harry dhe Meghan ia kanë dhënë lajmin e mirë Mbretëreshës dhe pjesës tjetër të familjes në dasmën e princeshë Eugenias.

Pallati Mbretërorë ka bërë edhe njoftimin zyrtar: "Lartësitë e tyre, Duka dhe Dukesha e Sussex janë shumë të lumtur të njoftojnë se Meghan do sjellë në jetë një fëmijë në pranverën e vitit 2019".

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Itali, sherr në burgun e Gjenovës mes shqiptarëve dhe afrikanëve

Posted: 15 Oct 2018 12:46 AM PDT

Pas revoltës së burgut të Sanremos, një tjetër incident i rëndë është raportuar në institucionet penitenciare italiane: një përleshje e dhunshme u ndez në mes të burgosurve shqiptarë dhe atyre nga Afrika Veriore në teatrin e burgut të "Marassi"-t, në rajonin e Ligurias, në Gjenovë. Kjo nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë, raportojnë mediat italiane. Edhe në të shkuarën, po në këtë burg ka pasur përleshje mes të dënuare shqiptarë dhe atyre nga Maroku.

Përleshja shpërtheu gjatë performancës së zakonshme teatrale. Sipas policisë, gjatë përleshjes një i burgosur u plagos dhe u shtrua në spital për shkak të plagëve.

Në një komunikatë, policia e burgjeve theksoi “rrezikun e vazhdueshëm e të pranishëm në burgjet e Rajonit, ku personeli i policisë së burgjeve i nënshtrohet garantimit të sigurisë”. Lidhur me episodin, nënvizohet se “pavarësisht nga kontigjenti i policisë së vogël të burgjeve, ne arritëm të menaxhonim ngjarjen e rrezikshme pa pasoja të mëtejshme”.

Sekretari i sindikatës së policisë rajonale, Michael Lawrence, denoncoi mungesën e stafit në lidhje me të paraburgosurit: “Por si mund të organizohet një lojë, të dielën, ku morën pjesë 140 të burgosurit nën mbikëqyrjen e vetëm 6 agjentëve. Nuk mund të lihet personeli në një rrezik të tillë të lartë për vetëm disa dhjetëra euro dhe pa asnjë masë paraprake për sigurinë e përgjithshme".

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Demi Rose shkëlqen në setin e ri fotografik (Foto)

Posted: 15 Oct 2018 12:43 AM PDT

Ajo është emëruar si ambasadorja e re "Sharleen Collins Cosmetics" dhe Demi Rose nuk mund të zhgënjejë. Në setin e parë fotografik, Demi ka arritur që të tërheqë vëmendjen, duke i mahnitur të gjithë më pozat e realizuara.

Modelja 23-vjeçare tregoi fizikun e saj të mirë, teksa prezantonte koleksionin luksoz të produkteve kozmetike.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Itali, 3 shqiptarë aksidentohen me makinë në Itali (Foto)

Posted: 15 Oct 2018 12:27 AM PDT

Tre shqiptarë në arrati, të cilët udhëtonin me 200 kilometër në orë, me një makinë të vjedhur tip BMW, u aksidentuar për shkak të shpejtësisë së madhe.

Gjatë ndjekjes nga policia italiane e Cremona, mjeti me të cilët udhëtonin tre shqiptarët, u përplas. Për pasojë njëri prej tyre, një 31-vjeçar, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë dy të tjerët, ndodhen në spitalin e Maggiore të Cremona, në gjendje të rëndë.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, e shtunë, rreth orës 22.30, në rrugën që lidh Rovlta me Padinon. Në bordin e mjetit u gjetën argjendari, para kesh dhe sende të tjera të vjedhura.

Policia italiane thotë se tre shqiptarët ishin në ndjekje për vjedhje, ku dhe gjatë arratisë u përplasën me mjetin me të cilin udhëtonin.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Dosja “Tahiri”, Prokuroria vendos sot për fatin e hetimeve

Posted: 15 Oct 2018 12:19 AM PDT

Pas disa muajsh hetime, gjatë ditës së sotme do të mësohet se çfarë do të ndodhë me çështjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ish-ministri akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim të detyrës dhe përfshirje në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që të vendosë mbi fatin e procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akzuohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve, që u godit në Itali.

Prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish-ministrin Tahiri apo do të pushojë çështjen ndaj tij.

Ndërkohë, burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda kanë pohuar se grupi i hetimit i kësaj çështjeje pritet të kërkojë dërgimin për gjykim të Tahirit. Kjo kërkesë pritet t'i bëhet Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe do të jetë kjo e fundit që do të vendosë mbi fatin e dosjes.

Hetuesit kanë administruar deri tani përgjigjet e letër-porosive të mbërritura nga Greqia Italia dhe Mal të Zi, por pritet që të vije edhe përgjigja e një një letër-porosie që është dërguar së fundi në Itali.

Në këto vende, Tahiri ka kryer disa lëvizje me disa nga personat që janë në të njëjtën dosje hetimore me të. Ndaj ish-Ministrit, Prokuroria po zhvillon edhe një hetim pasuror, pas dyshimeve se një pjesë e pasurisë së tij është produkt i aktiviteteve kriminale.

Por deri tani, pas gati një vit hetim, nuk janë gjetur të ardhura të dyshimta. Llogaritë e tij bankare, të familjarëve dhe pasuritë e paluajtshme rezultojnë të justifikuara.

15 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more