Skip to main content

“Challandes: Ishte një fitore ekipore” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Challandes: Ishte një fitore ekipore” plus 9 more Telegrafi Futboll


Challandes: Ishte një fitore ekipore

Posted: 11 Oct 2018 02:30 PM PDT

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, natyrisht se i është gëzuar fitores së Kosovës në ndeshjen e të enjtes mbrëma kundër Maltës.

Përfaqësuesja jonë shënoi fitoren e dytë në Ligën e Kombeve duke fituar me rezultat 3-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri është shprehur i kënaqur me lojën ekipore të zhvilluar nga të zgjedhurit e tij që në fund rezultoi me sukses.

Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës Lajmet për Përfaqësuesen e Kosovës

Ai ka thënë se ndeshja ka mundur të zgjidhet që në pjesën e parë, po të konkretizoheshin rastet, ndërkohë që mundësi akoma më të mira pari në fraksionin e dytë.

Strategu zviceran ka refuzuar të veçojë një lojtar më të mirë në takim duke thënë se gjithë skuadra bëri lojë të mirë.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kosova është lider i Grupit 3 në Ligën D me shtatë pikë të arkëtuar.

Rivali më i afërt është Azerbajxhani me pesë pikë të arkëtuara nga tri ndeshje. /Telegrafi/

The post Challandes: Ishte një fitore ekipore appeared first on Telegrafi.

Urimet e liderëve shtetërorë për fitoren e Kosovës ndaj Maltës

Posted: 11 Oct 2018 02:17 PM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar lojtarët e Përfaqësueses së Kosovës për fitoren ndaj Maltës dhe për krenarinë që po i japin gjithë futbolldashësve.

Veseli e ka ndjekur nga afër ndeshjen që u zhvillua në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Ai është parë i veshur me bluzën e tifozërisë "Dardanët".

“Kosova jonë e dashur. Faleminderit djema edhe për një tjetër natë fantastike, për gëzimin dhe krenarinë që na jepni”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Lajmet për PËRFAQËSUESEN Lajmet për PËRFAQËSUESEN

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk ka mundur ta ndjekë gjithë ndeshjen, porse ka mundur t’i shikojë golat.

“Ndeshjen nuk e pashë, por golat po. I lumtur me fitoren e verdhekaltërve. Ngadalë, por me hapa të sigurt po e ndërtojmë një ekip fantastik, që pa asnjë dyshim do të korrë edhe shumë fitore të tjera në të ardhmen”, ka shkruar presidenti.

Kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur krenar me paraqitjen e skuadrës dhe ka uruar vazhdimin e kësaj rruge drejt Kampionatit Evropian.

“Krenar me paraqitjen shumë dinjitoze dhe fitoren e merituar kundër Maltës. Faleminderit djelmoshave të Përfaqësueses sonë për spektaklin dhe emocionet e fuqishme që na i dhuruan. Forca drejt Kampionatit Evropian!”, ka shkruar kryeministri. /Telegrafi/

The post Urimet e liderëve shtetërorë për fitoren e Kosovës ndaj Maltës appeared first on Telegrafi.

Ujkani: Ishte fitore fantastike, të fitojmë edhe në ndeshjen e radhës

Posted: 11 Oct 2018 02:05 PM PDT

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e skuadrës në ndeshjen kundër Maltës.

Ekipi jonë i arkëtoi tri pikë të reja pas triumfit prej 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sonte (e enjte) në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Portieri ka thënë se ndeshja ishte fantastike dhe se “për 90 minuta kemi treguar se mund të luajmë futboll, kemi organizim, kemi aksione dhe mbrohemi si grup”.

Ai ka theksuar se goli i pranuar erdhi nga një goditje standarde, porse me rëndësi është fitorja.

Ujkani e ka përmendur sfidën e radhës në fundjavë, si mysafirë të Ishujve Faroe, ku Kosova duhet të arkëtoj një triumf të ri.

Kapiteni e ka ngushëlluar familjen e Labinot Harbuzit, futbollistit shqiptar që ndërroi jetë mëngjesin e të enjtes.

Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Kosova është lider i Grupit 3 në Ligën D me shtatë pikë të arkëtuar.

Rivali më i afërt është Azerbajxhani me pesë pikë të arkëtuara nga tri ndeshje. /Telegrafi/

The post Ujkani: Ishte fitore fantastike, të fitojmë edhe në ndeshjen e radhës appeared first on Telegrafi.

Portugalia mposht edhe Poloninë

Posted: 11 Oct 2018 01:53 PM PDT

Portugalia e ka regjistruar fitoren e radhës në kuadër të Grupit 3 të Ligës A në Ligën e Kombeve duke fituar me rezultat 3-2 në udhëtim te Polonia.

Vendasit kaluan të parët në epërsi më golin e Krzysztof Piatek (18′), ndërsa Andre Silva (31′) e barazoi rezultatin.

Me autogolin e Kamil Glik (43′) u përmbys rezultati dhe portugezët shkuan në pushim me epërsi.

Në gjysmën e dytë, mysafirët e shënuan edhe golin e tretë. Bernardo Silva e realizoi golin që mund të konsiderohej i sigurisë.

Sidoqoftë, vendasit vazhduan përpjekjet dhe shënuan edhe një gol. Jakub Blaszczykowski ishte golashënues (77′).

Portugalia numëron dy fitore nga po aq ndeshje të zhvilluara dhe ka gjashtë pikë në krye të Grupit 3 të Ligës A.

Polonia është në vend të dytë në grup me tri pikë, nga një fitore dhe një humbje. /Telegrafi/

The post Portugalia mposht edhe Poloninë appeared first on Telegrafi.

Kosova e mrekullueshme, fitore me spektakël ndaj Maltës

Posted: 11 Oct 2018 01:35 PM PDT

Kosova ka shënuar fitore të mrekullueshme ndaj Maltës me rezultat 3-1, pas një paraqitje jashtëzakonisht dominuese në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Një atmosferë impozante e krijuar nga mbi 12 mijë shikues në stadiumin me emrin e legjendës “Fadil Vokrri” ndikoi për një paraqitje po ashtu që do të mbahet gjatë në mend nga djemt tanë.

Me kombinime të bukura dhe me qetësi në mbrojtje, Kosova krijoi rastet e para.

Fillimisht Edon Zhegrova krijoi hapësirën i pari, duke rrezikuar me një gjuajtje portën mysafire.

Pas 30 minutash lojë, ishte një pasim i mençur nga Valon Berisha ai që gjeti të hapur Benjamin Kolollin që vazhdoi formën e tij të shkëlqyer me klubin e Zurichut, duke e bartur për Kosovën për 1-0 dhe gëzimin e madh në stadium.

Deri në fund të pjesës së parë Edon Zhegrova qëlloi shtyllën, dhe Vedat Muriqi me portën zbrazur nuk arriti që të dyfishonte epërsinë.

Kjo u hakmorr në pjesën e dytë, kur shënuan maltezët.

Pas kornerit të parë të harkuar nga Failla, ishte kapiteni Agius ai që me kokë realizoi për 1-1 (51′).

Nga ky moment filloi një ofensivë e madhe e Dardanëve, që krijuan shumë raste shënimi duke bombartuar portën kundërshtare.

Edon Zhegrova qëlloi shtyllën sërish duke u treguar i pafat, dhe në rastin vijues, Muriqi me një rrotullim të shkëlqyer tipik për një sulmues klasi shënoi për 2-1 dhe epërsinë shumë të merituar (68′).

Pas inkuadrimit të Milot Rashicës loja në sulm vetëm sa mori edhe më shumë intensitet dhe pas një pasimi të Rashicës, sërish Kololli gjeti portën me një goditje të ulët për 3-1.

Deri në fund të ndeshjes nuk ndryshoi rezultati pavarësisht tendencës së Kosovës për të shënuar.

Pas kësaj fitore, Kosova gjendet në vendin e parë të Grupit 3 të Ligës D me shattë pikë, pasuar nga Azerbaixhani që gjendet në vendin e dytë me pesë pikë pasi mposhti Ishujt Faroe në udhëtim.

/Telegrafi/

The post Kosova e mrekullueshme, fitore me spektakël ndaj Maltës appeared first on Telegrafi.

Pjesa e parë: Kosova në avantazh ndaj Maltës me performancë dominuese

Posted: 11 Oct 2018 12:33 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës ka epërsinë ndaj Maltës pas pjesës së parë dhe jo vetëm – djemt tanë kanë dominuar fuqishëm sfidën.

Stadiumi për plot me tifozë ju gëzua një performance të mrekullueshme në pjesën e parë.

Kosova pati një numër të madh të pasimeve, duke krijuar shumë raste.

Fillimisht ishte Zhegrova e më pas Muriqi që patën mundësi të mira shënimi.

Më pas erdhi goli nga Kololli pas një kombinimi perfekt me Berishën pas 30 minutash lojë.

Në fund të pjesës së parë Zhegrova sërish u tregua spektakolar duke krijuar një mundësi të mrekullueshme me një shtyllë të qëlluar.

Në fund të pjesës së parë ishte Mruiqi ai që në portë të zbrazët nuk dyfishoi epërsinë.

Statistikat e pjesës së parë:

Posedimi i topit: 68%-32%
Goditjet: 10-2
Kornerë: 3-0
Pasimet: 334-155

The post Pjesa e parë: Kosova në avantazh ndaj Maltës me performancë dominuese appeared first on Telegrafi.

Spektakolare Kosova, Kololli shënon pas aksionit perfekt me Berishën

Posted: 11 Oct 2018 12:21 PM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës ka kaluar në epërsi ndaj Maltës.

Skuadra e Kosovës dominoi fuqishëm minutat e para të takimit, duke krijuar disa raste, fillimisht me Edon Zhegrovën më pas edhe me Muriqin.

Ishte një pasim i mrekullueshëm i Valon Berishës ai që e gjeti Kolollin që u hap për mrekulli duke shënuar për 1-0 me klas të hatashëm.

Goli erdhi pas 30 minutash lojë dhe një dominimi të fuqishëm.

Kosova kështu ka kurorëzuar lojën e mrekullueshme me gol në një stadium me atmosferë të shkëlqyer.

Nëse Kosova fiton do të triumfojë do të vazhdojë me lidership në grup me plot shtatë pikë. /Telegrafi/

The post Spektakolare Kosova, Kololli shënon pas aksionit perfekt me Berishën appeared first on Telegrafi.

Shtohen zërat për Skriniar te Bayerni

Posted: 11 Oct 2018 11:19 AM PDT

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich nuk po kalon momentet më të mira në kampionatin gjerman.

Gjigantët gjerman aktualisht janë në pozitën e gjashtë në Bundesliga dhe po mendojnë ta përforcojnë repartin defensivë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Bavarezët janë duke monitoruar situatën e mbrojtësit sllovak, Milan Skriniar që po shkëlqen me Interin.

23-vjeçari është në bisedime ka kontratë me Interin deri në vitin 2022 por që klubi po mendon t’ia zgjasë edhe më shumë.

(Photo by Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Bayerni po mendon të ofrojë rreth 80 milionë euro në janar për ta rrëmbyer Skriniarin nga Interi.

Por për të arritur deri te mbrojtësi i talentuar sllovak, Bayerni duhet ta mposhtë konkurrencën e skuadrave tjera të mëdha.

Barcelona, Manchester United dhe Chelsea janë ekipet tjera që kanë kërkuar shërbimet e Skriniarit.

Ditëve të fundit u përmend për interesimin e Bayernit, por duket se kampionët në fuqi të Gjermanisë e kanë marrë seriozisht transferimin e sllovakit.

Skriniar iu bashkua Interit në verën e vitit 2017 nga Sampdoria për 27 milionë euro. /Telegrafi/

The post Shtohen zërat për Skriniar te Bayerni appeared first on Telegrafi.

Reali gati për transferimin e bujshëm të Eriksenit, danezi shihet si zëvendësim i Modricit

Posted: 11 Oct 2018 11:19 AM PDT

Christian Eriksen vazhdon të jetë lojtari më i kërkuar nga Real Madridi.

Mesfushori danez ka shkëlqyer në vitet e fundit me fanellën e Tottenham Hotspur.

Por së fundmi në garë për transferimin e tij janë futur fuqishëm gjiganti spanjoll Real Madrid.

Sipas asaj që ka shkruar Daily Mail, Real Madridi do të tentojë transferimin e danezit qysh në afatin kalimtar të janarit.

Los Blancos e shohin Eriksenin si zëvendësimin adekuat për kroatin Luka Modric që mund të largohet në drejtim të Interit.

Christian Eriksen dhe Luka Modric . (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

Kampionët e Evropës janë gati të paguajnë 120 milionë euro në drejtim të Spurs për transferimin e Eriksen.

Por për të ardhur deri tek ky transferim i bujshëm, Los Blancos duhet ta mposhtin konkurrencën e Barcelonës dhe Paris Saint Germainit.

26-vjeçari ka kontratë me Tottenham deri në qershor të vitit 2020 por që ende nuk ka pranuar rinovimin.

Eriksen iu bashkua skuadrës angleze pesë vite më parë nga Ajaxi për një shumë prej 13,5 milionë euro. /Telegrafi/

The post Reali gati për transferimin e bujshëm të Eriksenit, danezi shihet si zëvendësim i Modricit appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Kosova kërkon një tjetër triumf ndaj Maltës

Posted: 11 Oct 2018 10:49 AM PDT

Kosova është nikoqir i Maltës për ta zhvilluar ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit 3 të Ligës D, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Përfaqësuesja jonë do ta kërkojë triumfin dhe tri pikët në këtë përballje, ku konsiderohet favorite.

Përzgjedhësi Bernard Challandes tashmë i ka kumtuar taktikat e tij dhe e ka zgjedhur formacionin me të cilin do ta nisë sfidën.

Formacioni startues i Kosovës: Samir Ujkani, Fidan Aliti, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu, Arber Zeneli, Amir Rrahmani, Valon Berisha, Mergim Vojvoda, Benjamin Kololli, Vedat Muriqi, Edon Zhegrova.

Formacioni startues i Maltës: Andrew Hogg, Joseph Mbong, Steve Borg, Andrei Agius, Paul Fenech, Michael Mifsud, Andre Schembri, Rowen Muscat, Clayton Failla, Juan Corbolan, Ferdinando Apap.

Në dy ndeshjet e para, Kosova ka regjistruar një barazim dhe një fitore, dhe pozicionohet në vend të parë në grup me katër pikë.

Malta është në fund të grupit me një barazim dhe një humbje, gjegjësisht ka arkëtuar vetëm një pikë. /Telegrafi/

(Foto: uefa.com)

The post Formacionet zyrtare: Kosova kërkon një tjetër triumf ndaj Maltës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more