Skip to main content

“Bella Hadid mbush 22 vjeçe dhe puth The Weeknd (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Bella Hadid mbush 22 vjeçe dhe puth The Weeknd (Foto)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Bella Hadid mbush 22 vjeçe dhe puth The Weeknd (Foto)

Posted: 12 Oct 2018 01:50 AM PDT

Topmodelja Bella Hadid mbush 22 vjeçe dhe ka festuar me motrën e saj Gigi, miqtë më të ngushtë dhe të dashurin, The Weeknd.

Me të, ka shkëmbyer puthje e përqafime gjatë festës si në rrugët e Nju Jorkut, ku disa fotografë kanë kapur momentet "intime" të çiftit.

Me sa duket, pas shumë mosmarrëveshjeve, mes reperit dhe modeles, historia vazhdon më së miri dhe në rrjetet sociale, Abel Tesfaye (emri i vërtetë i artistit), i ka dhuruar me rastin e dirëlindjes së të dashurës një "seri" nga puthjet mes tyre.

11 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Anglia për “hakmarrje” në Kroaci, Belgjikë-Zvicër për kreun e grupit

Posted: 12 Oct 2018 01:40 AM PDT

Në Kontinentin e Vjetër vazhdojnë ndeshjet eliminatore të Ligës së Kombeve. Këtë të premte do të vijojnë rregullisht, sipas kalendarit, takimet në Divizionet A, B, C dhe D. Dueli që tërheq vëmendjen është pa dyshim Kroaci-Angli, takim që përsërit në njëfarë mënyre pikërisht sfidën e fazës gjysmëfinale të botërorit të fundit, ku skuadra e drejtuar nga trajneri Zlatko Dalic i eliminoi "Tre Luanët", duke regjistruar absolutisht rezultatin më të mirë në gjithë historinë e përfaqësueses kroate, për më tepër bëhet fjalë për dy vende që pozicionohen në gjashtë vendet e para në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s.

Për shkak të renditjes në Konfederatën e UEFA-s, dy vendet bëjnë pjesë në Nations League, natyrisht në Divizionin A, ku luan gjithashtu edhe kombëtarja e Spanjës. Dihet, të drejtën për të vazhduar në "final four" e fiton automatikisht vetëm ekipi që mbyll ndeshjet në vendin e parë, prandaj është e kuptueshme që të dy ekipet do të bëjnë çmos për të siguruar 3 pikët nga kjo sfidë, për të shpresuar në një mrekulli të mundshme, pasi "La Furia Roja" kryeson grupin me pikë të plota.

Në Wembley, fillimisht ishte skuadra e Gareth Southgate që kaloi në epërsi, megjithatë Spanja e Luis Enrique-s përmbysi gjithçka që në pjesën e parë, ndërsa në takimin tjetër, ndonëse e filloi mirë dhe shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi, Kroacia u shpërfytyrua që në pjesën e parë, për të dalë nga Elche me disfatën e turpshme 6-0.

Në Rusi, në përballjen ndërmjet tyre Luka Modric u eklipsua plotësisht dhe ishte një ndër lojtarët më të dobët në fushë, megjithatë pavarësisht se u dominua për afërsisht një orë lojë, Kroacia përmbysi gjithcka falë lojës shumë të mirë të lojtarëve të tillë si Perisic, Mandzukic, Vrsaljko, Brozovic, Rebic apo dhe Vida. Ndeshja do të luhet në Stadiumin "Rujevica" të Rijekës në orën 20:45 dhe do të drejtohet nga arbitri gjerman Felix Brych, gjithsesi për vendësit do të mungojë dyshja Vrsaljko – Brozovic, ndërsa Southgate nuk do të mund të mbështetet te mbrojtësit Luke Shaw, James Tarkowski dhe Danny, Rose që mungojnë për shkak dëmtimi.

Pavarësisht se Anglia ka një bilanc të përgjithshëm më të mire, Kroacia ka fituar 3 nga 5 përballjet e fundit ndërmjet tyre, për më tepër pas këtij dueli vendësit, vetëm tre ditë më pas, do të presin po në Rijeka Jordaninë, në një takim miqësor, ndërsa Anglia, pa u shplodhur mirë nga ndeshja me skuadrën e drejtuar nga Zlatko Dalic, të hënën e ardhshme do të përballet menjëherë me Spanjën, në Sevilje, në stadiumin "Benito Villamarin".

Ngjall shumë interes edhe takimi tjetër i vlefshëm për Grupin e Dytë të Divizionit A, Belgjikë – Zvicër, grup ku bën pjesë gjithashtu edhe përfaqësuesja e Islandës. "Ishullorët" i kanë humbur që të dyja ndeshjet respektive me këto dy përfaqësuese, kështuqë Grupi i Dytë kryesohet pikërisht dyshja Zvicër – Belgjikë, madje "Djajtë e Kuq" pozicionohen vetëm në vendin e dytë, për hir të golaverazhit, pas fitores mbresëlënëse 6-0 të kombëtares helvete në St. Gallen në ndeshjen hapëse pikërisht ndaj Islandës.

Takimi do të mbahet në Bruksel, në orën 20:45, dhe do të drejtohet nga spanjolli Mateu Lahoz, gjithsesi edhe këtu bëhet fjalë për një duel tepër të fortë, duke patur parasysh që të dy vendet renditen në dhjetëshen e parë të botës, Belgjika në krye, me pikë të barabarta me Francën, ndërsa Zvicra aktualisht pozicionohet në vendin e tetë. Sidoqoftë sikur të mos mjaftonte rëndësia që mbart ky takim për kreun, përfaqësuesja helvete do të bëjë llogaritë edhe me kalendarin, sepse vetëm tre ditë më vonë "bardhekuqtë" do të masin forcat në Reykjavik me Islandën.

Po për Ligën e Kombeve në Divizionin C, në Grupin e Dytë Greqia do të presë në të njëjtën orë në Stadiumin Olimpik të Athinës Hungarinë. Dy përfaqësueset ritakohen pas vetëm një muaji, sepse në shtator, në Budapest, ndonëse luajti në një stadium të zbrazët, kombëtarja maxhare arriti ta fitonte takimin me rezultatin 2-1. Në këtë grup për momentin kryeson Finlanda me pikë të plota pas dy ndeshjeve, ndërsa Hungaria dhe Greqia ndjekin nga prapa, në kuotën e 3 pikëve.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Siguria ushqimore në shkolla, AKU mbyll dhe gjobit disa subjekte

Posted: 12 Oct 2018 01:25 AM PDT

Në kuadër të sigurisë ushqimore dhe monitorimit të të gjithë operatorëve të biznesit ushqimor pranë institucioneve arsimore në vend si shkolla, kopshte, çerdhe AKU ka kryer në rang vendi 227 inspektime.

Në njoftimin e AKU-së thuhet se “nga trupat inspektuese janë marrë 65 masa administrative me paralajmërim, 13 masa administrative me gjobë në vlerën 1 720 000 lekë si dhe dy ndërprerje aktiviteti.”

Ndërkohë gjatë inspektimeve, janë dhënë edhe këshillime ndaj subjekteve duke bërë të mundur eliminimin e problemeve që mund të konstatohen nga produktet ushqimore.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Historia e Ruby-t dhe Ronaldos: Më dha 4000 euro pas një nate, por…

Posted: 12 Oct 2018 01:15 AM PDT

Fjalët në një procesverbal të vitit 2010. Ish-modelja atëherë minorene foli për një marrëdhënie me lojtarin, por pastaj burrit të saj i thotë: "Kam shpikur gjithçka". Dhe sot në një mesazh avokatit: "Jam e mërzitur, emri im është shfrytëzuar"

Ishte ora 09:50 e 22 korrikut 2010. Karima El Mahrough ishte vetëm 17 vjeç (ajo ka lindur në nëntor të vitit 1992) dhe është ulur përpara zëvendësprokurorit të atëhershëm të Milanos, Pietro Forno dhe një inspektori policie në një dhomë të komunitetit që e strehon atë në Gjenova. Në këtë hetim brenda pak muajsh është përfshirë edhe kryeministri i atëhershëm, Silvio Berlusconi, i cili më pas u ndjek penalisht i akuzuar për marrëdhënie seksuale me një vajzë minorene. Ruby mbushi faqet, në të cilat u përzien edhe fakte reale, verifikuar më vonë nga hetuesit, për të kompletuar shpikjen, rrethanat në të cilat as edhe një test minimal nuk është gjetur.

Ashtu si çështja me Cristiano Ronaldon, lojtarin aktual të Juventusit. Në atë moment, Karima është një vajzë e humbur. Ajo u largua nga shtëpia duke lënë familjen në Letojanni (Messina), arriti në Milano ku u përpoq të hyjë në stacionin e Lele Mora, atëherë agjent shumë i rëndësishëm, me qëllim të kalimit të dyerve të modës apo argëtimit, por nuk ia doli. Shkon nëpër klubet e natës, përfundon në shtëpinë e Silvio Berluskoni në Arcore gjatë darkës, por nuk ka dëshmi se në vilën e kryeministrit dikush e dinte se ishte e mitur.

Deri në maj të vitit 2010 nuk është ndaluar nga policia për dëmet e shkaktuara një të panjohure. Silvio Berluskonit ajo i kishte thënë se ishte mbesa e presidentit të atëhershëm egjiptian, Mubarak. Edhe kjo ishte një histori e rreme.

"Në 13.40 Rubi fillon të flasë për Ronaldon me kryeministrin"

"Unë kurrë nuk kam prostituuar, as nuk kam pranuar marrëdhënie seksuale të paguara; Kam pasur marrëdhënie seksuale me djemtë që më pëlqenin. E vetmja herë që unë jam paguar ka qenë për një marrëdhënie seksuale që kisha me futbollistin Cristiano Ronaldo që e njoha më 29 janar 2009". Ajo thotë se u takua me CR7 në një klub nate në Milano, Hollywood, ku e dinte se ai ishte aty. Donte ta shihte atë thjesht nga kurioziteti. "Ndërsa kalova, ndalova te Ronaldo", shtoi ajo në procesverbal, "më ka komplimentuar dhe kemi shkëmbyer numrat e telefonit". Këtu ajo kundërshton veten: së pari tha se kishte shkuar në klub për të parë lojtarin që ishte "i famshëm", pastaj shtoi se nuk e dinte se kush ishte ai. Kështu ajo tregoi se e kishte parë sërish për darkë në një restorant. "Unë kurrë nuk i kam treguar atij moshën që në mbrëmjen e pare", tha ajo, duke shtuar se e kishte takuar disa herë atë derisa ata vendosën të shkonin në shtrat në hotelin e famshëm të qytetit, Princi i Savojës, ku "ai tashmë po qëndronte" në katin e pestë.

Askush në hyrje nuk do të kishte kërkuar dokumentet

Të nesërmen, futbollisti ka ikur pa u zgjuar ajo, duke i lënë një shënim në tryezën e krevatit, në të cilën i shkruante: "Shpresoj që kur të kthehem, mos të të gjej në dhomën time". Në tryezën e krevatit ishin 4.000 euro në para cash. Ajo thotë se kishte filluar të qante dhe kur u takuan përsëri me Ronaldon në një tjetër klub nate, ia kishte përplasur në fytyrë paratë. Të dy do të takohen përsëri, në historinë e Ruby, në qendër të Milanos.

"Ai kërkoi falje për sjelljen e tij, duke thënë që mendonte se vajza ishte si gjithë të tjerat dhe se kërkonte vetëm para prej tij. Asnjë nga pretendimet e Karima El Maha, por për Ronaldon nuk gjeti ndonjë dëshmi. Për hetuesit, ishte fantazi e pastër. Ajo ia konfirmon këtë partnerit të saj, duke thënë se ajo ka shpikur gjithçka. Ndërsa, edhe para gjyqtarëve e kishte përsëritur se kishte thënë shumë gënjeshtra. Në gjyqet e ndryshme mbrojtësit, para së gjithash nga ajo e Silvio Berluskonit, kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur që Ronaldo të merret në pyetje në gjykatë për të demonstruar pabesueshmërinë e të rinjve marokenë. Por, gjyqtarët mendonin se dëshmia e yllit të futbollit ishte plotësisht e re.

"Jam e mërzitur. Edhe një herë e shoh emrin tim të shfrytëzuar për qëllime të tjera".

Këto janë fjalët për rastin Ronaldo të shkruara nga Ruby, në një mesazh të dërguar të martën në mëngjes tek avokatja e saj, Paola Boccardi. Karima mohon atë që është raportuar në akuzat amerikane kundër kampionit të Juventusit, duke iu referuar një artikulli të botuar nga tabloidi anglez "Sun" në të cilin sipas avokatit Leslie Stovall – avokati i Katryn Mayorga, SHBA që akuzon lojtarin e Juventusit për përdhunim – do të fliste për tre gra të tjera që do të akuzonin Ronaldon për ngacmime. Në të njëjtën shkrim është vënë edhe emri i Ruby, e cila në deklaratat përpara prokurorëve italianë kishte thënë se kishte pasur marrëdhënie seksuale me pagesë me lojtarin portugez. Një histori pastaj e mohuar nga vetë Karima.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com

Drogë armë dhe municione luftarake, 3 nëpranga e 1 në kërkim

Posted: 12 Oct 2018 01:01 AM PDT

Arrestohen në flagrancë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim në saj të operacionit të koduar "Argjinatura".  Nga ky aksion është sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular. Ndërkohë që në pranga kanë rënë shtetasit  Shaqir Jeminaj, 23 vjeç, banues në Tiranë; Hektor Krrashi, 18 vjeç, banues në Tiranë dhe Bashkim Hysa, 42 vjeç, banues në Tiranë.  Si dhe u shpall në kërkim shtetasi  E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.

Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën "Berisha", ku shtetasit E. M., dhe Shaqir Jeminaj, ndodheshin brenda mjetit tip "Mercedez Benz", ndërsa shtetasit Hektor Krrashi dhe Bashkim Hysa, jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva", armë zjarri automatik, 3 krehëra metalik arme zjarri, 442 fishekë arme zjarri Model 56,  129 fishekë arme zjarri Model 54, automjet Mercedez Benz dhe 3 aparate celularë

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim" në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Tiranë – Operacion antidrogë i koduar "Argjinatura".Arrestohen në flagranë tre shtetas dhe një tjetër shpallet në kërkim.Sekuestrohet lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, automjet dhe aparate celular.Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar "Argjinatura", arrestuan në flagrancë shtetasit :- Sh.J, 23 vjeç, banues në Tiranë.- H. K 18 vjeç, banues në Tiranë.- B.H, 42 vjeç, banues në Tiranë.Si dhe u shpall në kërkim shtetasi :- E. M., 32 vjeç, banues në Tapizë.Për shtetasit e lartpërmendur disponohej informacion se merreshin me aktivitet të kundraligjshëm të shitjes së lëndës narkotike. Këta shtetas janë konstatuar në rrugën "Berisha", ku shtetasit E. M., dhe Sh. J., ndodheshin brenda mjetit tip "Mercedez Benz", ndërsa shtetasit H. K., dhe B. H., jashtë mjetit. Në momentin që këta shtetas kanë konstatuar shërbimet e Policisë shtetasi E. M., ka arritur të largohet me vrap, ndërsa tre të tjerët janë kapur në flagrancë ku dhe gjatë kontrollit të ushtruar në pjesën e bagazhit të mjetit është gjetur një qese brenda të cilës kishte lëndë të dyshuar narkotike, armë zjarri dhe municion luftarak.U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :- 1 kg e 36 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sattiva"- armë zjarri automatik- 3 krehëra metalik arme zjarri- 442 fishekë arme zjarri Model 56- 129 fishekë arme zjarri Model 54- automjet Mercedez Benz- 3 aparat celular Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim" të parashikuara nga neni 283/2 d i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 12. Oktober 2018

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Babalja”, Salianji mbërrin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Posted: 12 Oct 2018 01:00 AM PDT

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji, ka mbërritur në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për të dëshmuar në lidhje me hetimet për dosjen e pagëzuar si "Babalja".

Prokuroria e Krimeve të Rënda tregoi se deputeti demokrat Salianji është në hetim për akuzën e kallëzimit të rremë.

Akuza është ngritur në lidhje me audiopërgjimin e Albert Veliut dhe Agron Xhafës, vëllait të ministrit të Brendshëm, por që më pas, sipas hetimeve, rezultoi se bashkëbiseduesi i Veliut nuk ishte Agron Xhafaj, por Fredi Alizoti, një aktor që kishte imituar zërin e Agronit, kundrejt një shpërblimi prej 200 mijë eurosh.

Sot është ftuar për tu paraqitur në Prokurori për dy çështjen “Xhisiela” kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Basha është thirrur në prokurorinë e Tiranës në orën 12, pas procedimit të nisur për shpërdorim detyre të ish-oficerit Emiljano Nuhu në çështjen " Xhisiela".  Prokuroria e Tiranës u shndërrua në institucionin pritës të padive të ndërsjellta me deklarata politike mes maxhorancës e opozitës për çështjen Xhisiela.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama publikon foton: Si do jenë pikat e basteve në datën 1 janar

Posted: 12 Oct 2018 12:50 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e një pike basti e cila është mbyllur nga ana e tatimorëve.

Rama thotë se në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s'do ketë ndërruar destinacion.

Sipas tij “tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh pa letrat në rregull”.

"Tatimet do të mbyllin dhe referojnë në prokurori, çdo pikë bastesh si kjo (shih foton më poshtë) që është kapur sot pa letrat në rregull!

Dhe në 1 janar kjo do të jetë pamja e çdo bastoreje e kumarhaneje që s'do ketë ndërruar destinacion", shkruan Rama.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Plagosi disa herë me thikë 20-vjeçarin, në pranga autori

Posted: 12 Oct 2018 12:42 AM PDT

Plagosi disa herë me thikë një 20-vjeçar për shkaqe banale, arrestohet në Durrës një nga autorët e akuzuar. Në pranga ka rënë shtetasi J. Deda 17 vjeç pasi akuzohet për veprën penale vrasje me paramendim, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur më 25 gusht 2018, ku J.Deda është konfliktuar me shtetasin D.D., 20 vjeç. Fillimisht konflikti nisi me sharje dhe ofendime mes tyre. Situata degjeneroi në përleshje fizike ku ndërhynë edhe shtetasit e tjerë,  Nikoll Përlleshi 31 vjeç dhe Bibë Deda 48 vjeç, babai i 17-vjeçarit. Tre personat goditën disa herë me thikë 20-vjeçarin D.D., duke tentuar ta vrasin.

Pse më shikon me inat? Kjo mësohet se ka qenë arsyeja e nisjes së sherrit fillimisht mes 17-vjeçarit dhe 20-vjeçarit, që degradoi më pas në goditje me thikë dhe dhunë. I plagosuri është dërguar në spitalin e Durrësit, ku pasi ka kryer operacione.

Policia atë kohë  njofton se në cilësinë e provës materiale, u bllokua thika me të cilën autori goditi 20-vjeçarin pas sherrit, ndërsa u arrestuan Nikoll Përlleshi dhe Bibë Deda, babai i J. Dedës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kreut të KLSH i përfundon mandati, Meta hap garën

Posted: 12 Oct 2018 12:40 AM PDT

Presidenca njofton hapjen e procesit për kandidatë për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, për shkak se kreut aktual Bujar Leskaj i mbaron mandati.

Presidenti Ilir Meta, në mbështetje të nenit 162 pika 2 të Kushtetutës, si dhe të neneve 19 pika 2, 20, 21, 23 pika 1/a, të ligjit nr. 154/2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit", duke qenë se mandati 7-vjeçar i qëndrimit në detyrë i z. Bujar Leskaj si Kryetar i Kontrollit të Lartë Shtetit, përfundon më datë 22 dhjetor 2018, si dhe me vullnetin për realizimin e një procesi sa më objektiv e transparent për përzgjedhjen e një kandidature me integritet të lartë moral dhe profesional të përshtatshme për këtë pozicion Kushtetues, ka vendosur:

Hapjen e procesit për çdo të interesuar, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për pozicionin kushtetues të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit që do të zgjidhet nga Kuvendi i Shqipërisë me propozim të Presidentit të Republikës.

Presidenti i Republikës fton;

Çdo person të interesuar që plotëson kushtet dhe kriteret e parashikuara në, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, nenin 20 të ligjit nr.154/2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit", dhe legjislacionin e brendshëm, që të marrë pjesë në këtë proces të hapur publik, për të shprehur interesin për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të paraqesë pranë Institucionit të Presidentit të Republikës dokumentacionin si më poshtë;

-Kërkesën për shprehjen e interesit për të qenë kandidat për Kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit;

-Jetëshkrimin në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;

-Dokumentacionin shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t'u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20 të ligjit nr.154/2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit".

Kërkesa për shprehje interesi dhe dokumentet shoqëruese mund të dorëzohet me postë ose drejtpërdrejt në ambientet e Presidencës, në adresën: Institucioni i Presidentit të Republikës, Blv. "Dëshmorët e Kombit", Nr.1 Tiranë, Kodi Postar 1001.

Afati i paraqitjes së shprehjes së interesit shoqëruar me dokumentacionin e nevojshëm, do të jetë duke filluar nga data 12 tetor 2018 deri më datë 30 tetor 2018.

Pas administrimit të dokumentacionit, emrat e personave që kanë shprehur interesin dhe CV e tyre do të bëhet publike në faqen zyrtare të internetit të institucionit të Presidentit të Republikës.

Kandidatit të përzgjedhur për këtë pozicion kushtetues, do t'i kërkohet paraqitja e dokumentacionit shtesë si më poshtë:

-Formularin e vetëdeklarimit të plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike";

-Formularin e aplikimit të plotësuar "Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta", në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë";

-Vetëdeklarim i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të nenit 21 pika 1, të ligjit nr.154/2014 "Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit".

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

Skandali i trukimeve në futbollin belg, nën hetim 22 persona

Posted: 12 Oct 2018 12:32 AM PDT

Prokurorët belgë thanë të enjten se 22 persona janë nën hetim, përfshirë edhe një arbitër kryesor, pasi një skandal mashtrimesh dhe trukimi të rezultateve të ndeshjeve përfshiu futbollin e vendit.

Gjykatësi i çështjes gjithashtu ka lëshuar dy mandate arresti ndërkombëtar ndaj të dyshuarve që ndodhen jashtë shtetit, njoftoi një zëdhënëse e Prokurorisë Federale Belge. Një ditë më parë u arrestua në pranga trajneri i skuadrës së Bryzh.

Të inkriminuar në këtë skandal janë disa nga klubet e Superligës belge përkatësisht e njohur si Jupiler Pro League. Policia belge ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e klubeve të dyshuara. Mes tyre jo pak, por pikërisht klubet e renditura në kreun e klasifikimit si Genk, Anderlecht, Club Brugge dhe Standart Liege.

12 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more