Skip to main content

“Avokado, fruti magjik për shëndetin tuaj” plus 9 more Ekonomia Online

“Avokado, fruti magjik për shëndetin tuaj” plus 9 more Ekonomia Online


Avokado, fruti magjik për shëndetin tuaj

Posted: 11 Oct 2018 10:19 AM PDT

Keni dëgjuar për ndonjë frut magjik?
Nëse jo,ju prezantojmë avokadon dhe gjithë aftësitë e tij në përmirësimin e shëndetit tonë.

Avokado ngadalëson plakjen, ul kolesterolin dhe i shërben zemrës së shëndetshme.

Parandalon alzaimerin, ndihmon shërimin e depresioneve, ka fuqi anti-grip dhe është i shkëlqyer për flokët e thatë.

Avokadot janë plot me magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut.

Yndyrat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë karotenoidet dhe të tresë yndyrat e këqija.

Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, kuron të djegurat duke parandaluar irritimin e lëkurës, dhe deri në ngadalësimin dhe eliminimin e rrudhave.

10 shenja se jeni i fuqishëm mendërisht

Posted: 11 Oct 2018 10:09 AM PDT

Nëse i bëni këto gjëra, atëherë të jeni të sigurt se jeni më shumë elastik sesa mesatarja.

1. Ju balancon emocionin dhe logjikën

Ju nuk mund të merrni vendime të mira pa pakëz emocion, por nuk mundet as të merrni vendime të mira me shumë emocion. Elastiku i vërtetë godet në ekuilibrin e vërtetë. Njerëzit e fuqishëm mendërisht e kuptojnë sesi emocionet e tyre mund të influencojnë të menduarin e tyre. Në një përpjekje për të marrë vendimet më të mira të mundshme, ata i balancojnë emocionet me llogjikën.

2. I përshtateni ndryshimit

Ndryshimi është një konstante. Ky realitet nuk streson ata që janë me të vërtetë të fuqishëm mendërisht. Njerëzit e fuqishëm mendërisht e dinë se ndryshimi, megjithëse nuk është i rehatshëm, është i tolerueshëm. Ata e fokusojnë energjinë e tyre në përshtatjen me ndryshimin, dhe jo rezistencën ndaj tij.

3. Përballeni me frikërat tuaja

Çdokush ndien frikë dhe jo çdokush prej tyre duhet të mposhtet, por ata njerëz më elastikë mes nesh përpiqen të përballen me frikën që i frenon.

4. Mësoni prej gabimeve që bëni

Mos i justifikoni ato. Mos u fshihni prej tyre. Mësoni prej tyre. Kjo është ajo që bëjnë njerëzit e fuqishëm mendërisht.

5. Ekuilibroni vetë-pranimin me vetë-përmirësimin

Njerëzit e fuqishëm mendërisht e pranojnë vetveten për atë që janë, ndërsa në të njëjtën kohë e njohin nevojën që kanë për zhvillim dhe përmirësim personal.

6. Festoni suksesin e të tjerëve

Nëse ju me të vërtetë ndjeheni i fuqishëm, nuk asgjë për t'u frikësuar kur të tjerët ia dalin – në fakt, ka një arsye të madhe për të festuar. Njerëzit mendërisht të fuqishëm nuk ndihen sikur suksesi i njerëzve të tjerë i zbeh disi arritjet e tyre. Kështu nëse kuptoni që ndjesitë tuaja të zilisë janë duke u zbehur, merreni atë si një shenjë të mirë, që elasticiteti juaj është duke u përmirësuar.

7. Jetoni sipas vlerave tuaja

Njerëzit e fuqishëm mendërisht marrin vendime me lehtësi relative, për arsye se ata i kuptojnë prioritetet e tyre dhe jetojnë sipas vlerave të tyre.

8. Nuk është nevoja që duhet të keni arritje, për t'u ndjerë mirë me vetveten

Është e natyrshme të ndihesh mirë kur arrin sukses dhe keq kur dështon, por njerëzit mendërisht të fuqishëm nuk i lejojnë ngritjet e uljet e jetës, të ndërhyjnë në vetëvlerësimin e tyre. Njerëzit e fuqishëm mendërisht ndihen mirë rreth vetes, qoftë nëse humbasin, qoftë nëse fitojnë. Herën tjetër që jeta ju godet, vini re se sa thellë ndikon tek ju kjo gjë. Nëse e përballoni lehtësisht, pa u ndjerë keq me veten, atëherë urime! Ka të ngjarë të keni arritur një shkallë të lartë të fuqisë mendore.

9. Ju shprehni mirënjohje

Është e lehtë të vështrosh rrotull dhe të shikosh gjërat që të mungojnë, por njerëzit mendërisht të fuqishëm zgjedhin të përqëndrojnë vëmendjen e tyre në gjërat që ata kanë – dhe ndihen me të vërtetë mirënjohës për to. Apo jo?

10. Nuk përpiqeni të fshehni dobësinë

Jo vetëm që përpjekja për të maskuar dobësinë të çon dëm energjitë, ajo gjithashtu ka më pak të ngjarë t'ju shtyjë të përpiqeni për të bërë përpirësime. Ndërsa shumë njerëz punojnë shumë të fshehin dobësitë e tyre, njerëzit e fuqishëm mendërisht i investojnë energjitë e tyre në përmirësimin e dobësive.

Behgjet Pacolli optimist për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL

Posted: 11 Oct 2018 09:53 AM PDT

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur optimist në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Pacolli në Info Magazine ka bërë të ditur se diplomatët kosovarë vazhdimisht kanë lobuar për këtë anëtarësim, gjë që ka vazhduar edhe gjatë qëndrimit të tij në Jerevan të Armenisë, në kuadër të Konferencës së Frankofonisë.

"Jemi takuar me shumë shefa të shteteve të ndryshme, me Kryeministrin e Kanadasë, kemi lobuar për votë në nëntor. Kemi biseduar me të gjitha shtetet, pa marrë parasysh a na kanë njohur apo jo, për votën e nëntorit në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL".

"Unë nuk besoj që ka një shtet në botë që nuk e di se Kosova është në agjendën e Samitit Ndërkombëtar të INTERPOL-it këtë vit. Të gjithë e dinë dhe mund t'ju them se kemi arsye të jemi të inkurajuar që do të kemi sukses në nëntor".

Kryediplomati kosovar bëri të ditur se Serbia vazhdimisht ka lobuar kundër anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë ndërkombëtare.

"Nuk është një proces i lehtë. Ju e dini që Serbia kundërlobon. Serbia me bllokun tjetër që s'na kanë njohur ende vazhdimisht kundërlobojnë. Edhe sot ishte një situate 'deja vu', ku ne jemi duke lobuar, ndërsa në dhomën tjetër është Serbia që lobon kundër anëtarësimit tonë në INTERPOL".

Jahjaga: Kërkesë e viktimave të dhunës seksuale është dënimi i fajtorëve

Posted: 11 Oct 2018 09:36 AM PDT

Në diskutimin e hapur me temën "Luftimi i stigmës ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë", organizuar nga Fondacioni "Jahjaga", ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se takimet e para me viktimat e mbijetuara nga kjo lloj dhune kanë qenë nga më të dhimbshmet dhe më emocionalet të cilat kanë lënë shenjë tek ajo.

Jahjaga deklaroi se kërkesa e vetme e viktimave të dhunës seksuale është nxjerrja para drejtësisë e kryerësve të këtyre krimeve, sipas saj, makabre, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka shprehur mllefin që ende asnjë prej autorëve të këtyre krimeve nuk është dënuar, duke thënë se kultura e mosndëshkimit po i dëmton viktimat.

"Kërkesa kryesore është që t'i shohin para drejtësisë ata që kanë kryer këto krime makabre. Trupi i këtyre grave dhe burrave është shndërruar në fushëbetejë, derisa ne kemi përjetuar lirinë në një mënyrë apo tjetër".

"Deri më tani nuk kemi as edhe një kryerës të dënuar për këto raste, qoftë në Kosovë apo në Gjykatën e Hagës. Kultura e mosndëshkimit po reflekton ndaj viktimave".

Jahjaga ka thënë se ajo dhe gratë janë ndier të fyera nga deputetët e Kuvendit të Kosovës kur kundërshtohej që viktimat t'i nënshtrohen ekzaminimit gjinekologjik, raporton EO.

"Kur kishte iniciativa që këto viktima t'i nënshtrohen ekzaminimit gjinekologjik 14 vjet pas luftës, kjo ishte fyerje për mua dhe për gratë. Kjo ka qenë pikë kthese. Kompetencat nuk ishin edhe aq të qarta që të punoje për adresimin e kësaj çështjeje".

Jahjaga tutje tha se shkaktarët kryesorë pse kjo çështje nuk është trajtuar menjëherë pas luftës janë mentaliteti i shoqërisë dhe pakujdesia e institucioneve për të trajtuar këtë çështje.

Ajo ka theksuar se kultura e mosndëshkimit është e paarsyeshme, si për institucionet vendore ashtu edhe për ato ndërkombëtare.

"Është proces goxha i vështirë dhe duhet të jemi mirënjohës për secilin anëtar të komisionit qeveritar. Nuk kemi shumë aplikime, por qe 5 vjet ofrohet mundësia e aplikimit. Kultura e mosndëshkimit që po dominon në Kosovë, për një numër rreth 20 mijë gra dhe burra që janë dhunuar, është e pajustifikueshme, si për institucionet vendore edhe për ato ndërkombëtare".

"Çështja tjetër që i kam dhënë rëndësi  ka të bëjë edhe me ndërkombëtarizimin e çështjes së viktimave të dhunës seksuale. Kjo po vazhdon të neglizhohet vetëm pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së".

Minire Begaj, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, tha se sot po diskutojnë me një progres të shtuar, raporton EO.

Sipas saj, deri më tani institucionet kanë marrë një mori aktivitetesh dhe veprimesh për këtë çështje, duke përmendur miratimin e ligjit më 2014 dhe vendimin për formimin e komisionit qeveritar.

Begaj deklaroi se mënyra e aplikimit për ta fituar këtë status është e lehtë.

"Ata që kanë përjetuar dhunë seksuale mund të drejtohen në sekretarinë e komisionit, katër OJQ-ve që janë të autorizuara dhe shtatë zyrtarëve".

Begaj tha se përgjatë 7 muajve sa janë duke u marrë me shqyrtime të aplikimeve, deri në fund të shtatorit te ky komision janë bërë 780 aplikime në nivel vendi. Sipas saj, nga rastet e shqyrtuara, ua kanë njohur statusin 143 personave, ndërsa 103 raste janë refuzuar.

Begaj u shpreh se puna është duke shkuar mirë përkundër sfidave, derisa shtoi se po bëjnë të pamundurën që vlerësimi në fund të jetë objektiv.

"Procesi po shkon mirë, përkundër që gjatë shqyrtimit kemi disa vonesa. Lëndët nganjëherë nuk na vijnë të kompletuara ose storjet janë të mangëta. Nëse një dokumentacion ose storje  është jo e plotë, komisioni mund të kërkojë të dhëna shtesë".

Begaj tha se për këtë kategori të personave duhet të ketë qasje më të lehtë në punësim e drejtësi.

"Stigma është zbehur sepse institucionet kanë menduar për këtë kategori, po kemi më shumë gjithëpërfshirje. Për këtë kategori duhet të ketë qasje më të lehtë në punësim, drejtësi. Kemi një pension 230 euro, nuk është i kënaqshëm por sipas mundësive është solid".

Përfaqësuesja e ambasadës së Finlandës në Kosovë, Jehona Demaj – Salihu, tha se ambasada qysh në fillim përmes fondeve ka ndihmuar organizatat e shoqërisë civile.

"Përvec qasjes në drejtësi, shumë i rëndësishëm do të ishte fuqizimi i këtyre grave. Fuqizimi ekonomik dhe vetëdijësimi duke filluar nga familjet e deri te shoqëria. Ngritja e vetëdijes duhet të jetë projekt i vazhdueshëm, me vite të tëra".

Fondacioni "Jahjaga", i cili është formuar së voni, ka për qëllim të punojë dhe kontribuojë drejt një shoqërie demokratike që do të mundësojë gjithëpërfshirje shoqërore. Fondacioni ka në fokus kryesisht gratë dhe rininë. Qasja në drejtësi për viktimat e dhunës seksuale është një nga çështjet me të cilat merret ky fondacion.

Si të prezantohesh në më pak se 15 sekonda

Posted: 11 Oct 2018 09:30 AM PDT

Gjetja e një pune në këto kohëra po bëhet gjithnjë më e vështirë dhe kompetitive. Sigurohuni që ju mund të ngjallni interes për veten tuaj me efektivitet me një punëdhënës të mundshëm, qoftë dhe gjatë një ngjitje/zbritje me ashensor.

Përdor këto këshilla për të "shitur" veten në më pak se 15 sekonda:

1. Bëj ushtrime praktike. Mos u kap pa mendje. Bëj praktikë me situata të ngjashme shumë herë para se rasti të shfaqet.

2. Përqëdrohu tek vlerat tuaja dhe ndikimi që ato kanë.  Mos thuaj me një frymë CV-në tënde. Në vend që të përqëndrohesh tek vitet e eksperiencës, përshkruaj ndikimin tuaj pozitiv tek punët e mëparshme, dhe çfarë mendon të arrish tek puna të cilën po kërkon..

3. Harro çfarë keni mësuar nga prindërit. Na është thënë mos të mburremi, por të "shesësh" veten e kërkon thyerjen e kësaj tabuje. Përgatitu të "mburesh" për veten por me respekt.

Manolas dëshiron rinovimin me Romën

Posted: 11 Oct 2018 09:10 AM PDT

Kostas Manolas dëshiron që ta vazhdojë karrierën e tij me Romën, dhe raportohet se është i gatshëm të nënshkruajë kontratën e re me klubin italian.

Football-italia raporton se ai dëshiron vetëm rregullim në klauzolën e tij të largimit që është 36 milionë euro, transmeton Koha.net.

Mbrojtësi grek ishte afër të kalonte gjatë verës 2017 me Zeniti, por ndryshoi mendje për shkak të mosmarrëveshjes për pagën e tij.

Chelsea është lidhur me transferimin e tij, dhe klubet jo italiane mund ta aktivizojnë klauzolën e tij. Megjithatë, Manolas tani dëshiron rinovimin e kontratës me klubin nga Stadio Olimpico.

Në Austri aksidentohet autobusi nga Maqedonia

Posted: 11 Oct 2018 09:07 AM PDT

Disa persona u plagosën në aksidentin që ndodhi si pasojë e përplasjes së një autobusi nga Maqedonia dhe një kamioni në afërsi të Linzit të Austrisë.

Sipas Kryqit të Kuq austriak, dy udhëtarë të autobusit nga Maqedonia u plagosën rëndë, gjashtë të tjerë pësuan lëndime të lehta, ndërsa udhëtarët e tjerë kanë kaluar pa pasoja.

Edhe Ministria e Jashtme e Maqedonisë konfirmoi aksidentin dhe shtoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritet austriake.

Sipas policisë austriake, aksidenti ndodhi kur autobusi nga Maqedonia ndaloi për shkak të një defekti dhe u përplas nga kamioni, që transportonte lëndë drusore, raporton Alsat.

Qepa ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak

Posted: 11 Oct 2018 09:04 AM PDT

Numri i rasteve të diabetit të tipit 2 po rritet me shpejtësi, dhe sa i përket sëmundjes së rëndë, e cila kërkon terapi të përshtatshme dhe konsultime me mjekun, është e mundur të rregullohen simptomat dhe të reduktohen nivelet e sheqerit në gjak.

Ky problem shëndetësor po bëhet gjithnjë e më i shpeshtë, dhe një nga shkaqet kryesore është zakoni i varfër jetësor dhe menaxhimi i jetës së çrregullt. Kjo është arsyeja pse është thelbësore të jesh fizikisht aktiv për të parandaluar, për të marrë trajtim mjekësor dhe për t’u kujdesur për peshën, transmeton kp.

Gjithashtu, duke konsumuar ushqim të shëndetshëm mund të rregulloni nivelin e sheqerit në gjak, si dhe të lehtësoni simptomat e sëmundjes. Pra, çfarë ushqimi duhet të hani për të parandaluar diabetin tip dy?

Një studim ka treguar se qepa e kuqe dhe e bardhë mund të ndihmojë rregullimin e nivelit të glukozës në gjak.

Nutricionistet Julie Kelow dhe Sara Brever kanë zbuluar se duke konsumuar 100 gramë qepë të kuqe mund të ulni shanset për të pasur diabetin e tipit 2. Qepa e kuqe është një burim i shkëlqyeshëm i quercetin, i cili është i rëndësishëm për shëndetin e zemrës dhe lufton kancerin.

Në një studim, pacientët me diabet hanë 100 gramë qepë të kuqe në ditë, dhe rezultatet treguan se nivelet e sheqerit në gjak ishin kryesisht të rregulluara.

Qepa e bardhë dhe e kuqe mund të ndihmojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke i bërë ato të rëndësishme për njerëzit që kanë krizë insuline ose diabet.

Miratimi i buxhetit për Malishevën lajm i mirë, por sa do të realizohet nga qeverisja Begaj

Posted: 11 Oct 2018 08:54 AM PDT

Para ca ditësh Kuvendi Komunal në Malishevë miratoi draft buxhetin e komunës për vitin 2019.

Siç ka ndodhur tashmë sa vite edhe këtë vit procesi i hartimit të tij u tentua të kaloi formalisht pa pjesëmarrje përmbajtësore të qytetarëve, pa debat paraprak me grupet e interesit, pa konsultim me grupe ekspertësh e profesionistësh, duke tentuar të anashkalohen tërësisht edhe anëtarët e Kuvendit Komunal e sidomos ata të opozitës.

Takimet e proklamuara të komunës me qytetarët ishin hedhje pluhuri syve ndaj publikut se gjoja po merren për bazë nevojat e qytetarëve derisa në njërin nga takimet kryesore që u zhvillua në sallën e Kuvendit komunal ku isha edhe vet pjesëmarrës nuk kishte më shumë se 15 qytetarë, shumica e të cilëve lëshuan sallën vetëm 10 minuta pasi filloi mbledhja në shenjë pakënaqësie për mosinformim nga komuna sepse pothuajse të gjithë të pranishmit ishin aty falë njoftimit që kishim bërë ne si subjekt.

Në këtë takim mungonte Kryetari i Komunës, pjesëmarrësve nuk ju dha as edhe një copë letër e shkruar që ata ta shihnin se cili ishte buxheti dhe çka synohej me të, prezantimin e buxhetit apo më mirë të them leximin e disa shifrave e bëri Drejtori i Financave i cili nuk ishte në gjendje të jepte as informacionin bazë dhe arsyeshmërinë e asaj që ai vet e prezantonte. Prezantimi i tij nuk zgjati më shumë se 3 minuta.

Kaq "serioze" ishte komuna ndaj 14 milion eurove që pritet ti menaxhoi vitin e ardhshëm!

Në ndërkohë në mbledhjen e Kuvendit Komunal të mbajtur me 26 shtator u bë leximi i parë i projekt buxhetit i cili u prezantua njëjtë nga Drejtori i Financave duke lexuar për 3 minuta disa shifra, por pa dhënë asnjë përshkrim mbi objektivat, arsyeshmërinë dhe rezultatet që do sjellë buxheti për vitin 2019.

Për më tepër Kryetari Begaj dhe Drejtori i Financave ishin në gjendje t'i japin përgjigje mbi 15 pyetjeve konkrete mbi shpenzimet e planifikuara në dokumentin e buxhetit.

Andaj, shtrohet pyetja se si është e mundur që zyrtarët kryesorë që menaxhojnë mbi 14 milion euro të taksapaguesve nuk ia kanë idenë se për çfarë qëllimi shkojnë qindra mijëra euro të cilat vet ata thanë se i kanë planifikuar saktë!

Pyetjet që i ngritëm së bashku me kolegët tjerë asamblistë nuk morën përgjigje në këtë mbledhje, por as pas saj dhe as në mbledhjen e fundit të mbajtur me 28 shtator kur edhe u miratua buxheti alternativ i hartuar nga opozita lokale.

Po i përmend vetëm disa prej çështjeve që i shtruam si pyetje: Tek pjesa e mallrave dhe shërbimeve për shumat prej 128,550 euro dhe 60,000 euro që i dedikoheshin shërbimeve të tjera kontraktuese nuk kishte shpjegim dhe as arsyeshmëri nga Drejtori i Financave dhe nga Kryetari  se kujt i dedikoheshin këto mjete duke lënë hapësirë për keqpërdorimin e tyre. Mbi 130 mijë euro ishin paraparë në emër të kanalizimeve në shëndetësi gjë që nuk ka logjikë por që me gjithë pranimin  e gabimit nga komuna ata nuk ishin në gjendje të shpjegonin se si do rregullohej ky ''gabim teknik''. Apo kur mbi 40 mijë euro ishin paraparë për mirëmbajtje dhe riparim të automjeteve në QKMF, derisa me këto mjete mund të blihen tërësisht të reja dy autoambulanca.

Duke e parë këtë qasje sa arrogante aq edhe neglizhente të qeverisjes Begaj e cila shpërfaqte edhe mungesën e theksuar të profesionalizmit dhe bollëkun e padijes filloi edhe mobilizimi opozitar për të vepruar në drejtim të shqyrtimit të thellë të projekt buxhetit.

Analiza fillestare e draft buxhetit nxori një konkluzion të përbashkët që buxheti i propozuar nga Kryetari Begaj ishte aq kaotik, i çakorduar, diskriminues dhe aq i dobët teknikisht e profesionalisht sa ishte i pamundur të arnohej. Pra, ai duhej ribërë nga fillimi, me një fjalë të hartohej buxhet alternativ i cili i përgjigjet sadopak kërkesave dhe nevojave qytetare.

Andaj, grupe punuese të asamblistëve opozitarë të ndihmuar nga ekspertë e profesionistë lokal, nga qytetarë aktiv të lagjeve e fshatrave pa dallim, për një javë radhazi punuan bashkërisht për ti dhënë formë dhe përmbajtje buxhetit të komunës për vitin 2019 i cili ndonëse është larg të qenit perfekt, ai është pakrahasimishtë më cilësorë dhe më afër nevojave të qytetarëve se sa ai që Begaj me tërë atë armatë drejtorësh, punëtorësh me kontrata në vepër dhe zyrtarë partiak e kishin ''shkarravitur''.

Ku dallon buxheti alternativ i opozitës nga ai i qeverisë Begaj?

Kohezioni ekonomik dhe social: Buxheti i opozitës ka arritur të balancojë nevojat infrastrukturore me ato sociale duke orientuar buxhetin tek rritja e fondit për shujtat për nxënës, ndarjen e mjeteve për nënat me fëmijët e porsalindur, ndërtimin e qendrës për kategoritë e dala nga Lufta e UÇK-së, Renovimin dhe mirëmbajtjen e memorialëve dhe lapidarëve, E-kioskat në Malishevë dhe Kijevë ku qytetarët mund ti marrin disa certifikata në mënyrë automatike dhe gjatë tërë javës në 24 orë, ndërtimin e parqeve në disa fshatra, orientimin e ndërtimit të trotuareve dhe ndriçimit tek qendrat e  fshatrave dhe afër shkollave, ndërtimin e çerdhes së fëmijëve në Kijevë që do mbulojë edhe fshatrat Bubavec, Pllaqicë, Golluboc, Mleçan, Stapanicë, Llazicë, Balincë etj, kabinete të kompletuara shkollore dhe fusha sportive në 15 shkolla fillore etj.

Gjithpërfshirja: Mbi 300 lagje të të gjitha fshatrave të Komunës së Malishevës janë përfshirë në investimet infrastrukturo si asfaltim rrugësh, rrugë me kubëza, trotuarë, ndriçim, parqe, ujësjellës.

Zëvendësimi i qasjes ad hoc me atë të planifikuar: Deri me tani investimet e bëra nga komuna dhe ato të planifikuara nuk marrin për bazë asnjë ndikim ekonomik, mjedisor e social, pra më shumë i ngjasojnë investimeve "sot për nesër". Ndërsa qasja e cila është integruar brenda buxhetit të opozitës synon të orientoi buxhetin kah planifikimi dhe njëri nga treguesit e kësaj qasje është futja në buxhet e hartimit të hartës zonale, dokument i cili ndalë "xhunglën" urbane në Malishevë, duke i harmonizuar dhe standardizuar nevojat socio-ekonomike brenda këtij plani.

Dokumenti i hartuar nga opozita ndonëse me kushte minimale pune është profesionalisht dhe teknikisht shumë më cilësor të cilin e mundësuan vullnetarisht edhe ekspertë dhe profesionistë të lëmive përkatëse dhe si i tillë uroj të shërbejë si model për drejtorin e financave dhe kryetarin Begaj.

Kontribuues në hartimin e buxhetit komunal janë edhe shumë qytetarë të lagjeve dhe fshatrave të komunës së Malishevës të cilët me informacionet e tyre përfshire ato teknike dhe video/ fotografike mundësuan përfshirjen e shumë lagjeve në investimet inrasftrukturore.

Buxheti komunal i miratuar nga opozita nuk është drejtuar kundër askujt, pra nuk ka humbës por vetëm fitues. Të vetmit që mund të konsiderohen humbës janë ata që kanë shpresuar të keqpërdorin paqartësinë e buxhetit për klientelizma dhe tenderomani.

Hapi i radhës:

Kryetari Begaj ka shansin që të tregoj pjekuri politike dhe të dal përtej lëvozhgës partiake dhe inatit provincial duke e konsideruar buxhetin si dokument të shenjtë i cili nuk duhet shkelur dhe as nuk duhet keqpërdorur. Qytetarët presin realizimin e tij pikë për pikë sepse në fund të fundit buxheti i komunës është para publike e paraja publike mbi të gjitha i takon qytetarëve kurse komuna është asgjë ma shumë se sa shërbim i kontraktuar nga qytetarët përmes votës për menaxhimin e buxhetit dhe resurseve publike.

Anëtarët e Kuvendit Komunal, pozitë dhe opozitë së bashku me qytetarët duhet të angazhohen maksimalisht që të sigurohen që zotimet e bëra në buxhet do të zbatohen në praktikë dhe që cilësia e investimeve dhe shërbimeve të rritet rrënjësisht, kurse të mos ketë fare kompromis dhe mirëkuptim me qasjen diskriminuese dhe klienteliste që jemi mësuar ta shohim zakonisht nga qeverisja lokale.

Për fund konsideroj që ajo që ne kemi bërë si anëtarë të Kuvendit Komunal është thjeshtë kryerje e detyrave dhe e obligimit tonë të dhënë nga qytetarët.

(Autori është anëtar i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Malishevës)

Melania Trump: Jam personi më i thumbuar në botë

Posted: 11 Oct 2018 08:44 AM PDT

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka thënë se ajo ka nisur fushatën 'anti – buliste' pasi ajo është personi më i sulmuar në botë në mënyrën elektronike.

Në një intervistë të gjerë me ABC News, ajo gjithashtu tha se nuk i beson disa njerëzve që kanë punuar në West Wing, njofton Klan Kosova.

Dhe ajo tha se gratë që pretendojnë abuzimin seksual duhet të prodhojnë "prova vërtet të vërteta". Intervista u regjistrua javën e kaluar gjatë udhëtimit të saj në katër vende afrikane.

"Mund të them se unë jam personi më i keqtrajtuar në botë", tha zonja e parë në prononcimin e saj.

"Ju jeni me të vërtetë personi më i thumbuar nga fjalët, në botë?" pyeti prezantuesi Tom Llamas.

"Njëri prej tyre – nëse vërtet shihni se çfarë po thonë njerëzit për mua," tha Trump në intervistën, e cila u regjistrua javën e kaluar në Kenia.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more