Skip to main content

“Akuzat e Salianjit për Ballën, Albcontrol: S’i kemi ne të dhënat, deputeti të gjejë tjetër burim” plus 9 more - Gazeta Dita

“Akuzat e Salianjit për Ballën, Albcontrol: S’i kemi ne të dhënat, deputeti të gjejë tjetër burim” plus 9 more - Gazeta Dita


Akuzat e Salianjit për Ballën, Albcontrol: S’i kemi ne të dhënat, deputeti të gjejë tjetër burim

Posted: 14 Oct 2018 02:44 AM PDT

Pas akuzave të deputetit demokrat Ervin Salianji, drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, se ky i fundit ka udhëtuar disa herë me Charter me biznesmenin Edmond Bego, ka ardhur reagimi edhe nga drejtoresha e Albcontrol. Belinda Balluku, drejtoresha e Albcontrol, në një status në Twitter, sqaron se Albcontrol nuk ka disponuar dhe nuk disponon të dhënat e pasagjerëve. Balluku shkruan se Salianji duhet të gjejë një tjetër burim për të vërtetuar deklaratën e tij për Ballën.

“#Albcontrol ofron navigimin ajror ne RSH. Albcontrol nuk ka disponuar ndonjehere e as nuk disponon te dhenat e pasagjereve, sepse ky informacion nuk eshte ne tagrin dhe interesin e operimeve qe kryejme. Deputeti Salianji te gjej burim tjeter per vertetesine e deklarates se tij”, shkruan Balluku.

Ditën e djeshme, deputeti nën hetim i PD, Ervin Salianji, akuzoi Taulant Ballën se kishte udhëtuar rreth 25 herë jashtë Shqipërisë, me biznesmenin Edmond Bego, i dënuar më parë në Itali për disa vepra penale.

o.j/dita

“Do gënjej prokuroren”, zbulohet biseda mes Xhisielës dhe Rexhepit

Posted: 14 Oct 2018 02:29 AM PDT

Zbardhen përgjimet e Xhisiela Malokut dhe djalit të deputetit socialist Rrahman Raja, Rexhep Rraja. Prokuroria e Krujës ka finalizuar dosjen penale kundër djalit të deputetit të PS në Krujë. Çështja penale kundër tij tashmë është përfunduar dhe Rraja, do përballet në gjykatë me akuzën e "Përndjekjes", ku rrezikon të dënohet nga 6 muaj deri në 5 vite burg.

"Shqiptarja.com" mëson se vendimi për dërgimin e Rexhep Rrajës është marrë në 4 tetor 2018 nga prokurorja e Krujës Mirela Kapo (Kostaqi), e cila gjatë kësaj kohe ka administruar të gjithë hetimin, duke kryer pjesën më të madhe të veprimeve hetimore vetë dhe pa ndikimin e asnjë oficeri të policisë së Krujës dhe Fushë-Krujës.

Ndër provat-fakte që prokurorja e çështjes i ka dërguar gjykatës së Krujës është dhe përgjimi ambjental që ka kryer në ambjentet e prokurorisë mes dy protagonsitëve të kësaj çështje, të pandehurit Rrexhep Rraja dhe të dëmtuarës Xhisiela Maloku. Përgjimi është kryer fill pas përfundimit të seancës së ballafaqimit të këtyre dy personave, të cilët janë konfliktuar me njëri-tjetrin përpara prokurorëve.

Në këto kushte të tensionuara është vendosur që Maloku dhe Rraja të futen në një zyrë që të qetësoheshin dhe pikërisht aty janë përgjuar.  Në këtë moment mes tyre ka nisur një bisedë, ku Rexhep Rraja i thotë ‘çfarë na bërë pse e sajove gjithë këtë histori, në hotel me pistoleta’.

Ndërsa nga ana tjetër Xhisiela ia kthen Rrajës se ç'ke ti se unë nuk do flas më për dhunën, nuk do i tregoj gjë asaj (për prokuroren) kam për ta gënjyer atë se më ka çmendur, më kërkon shumë dhe këmbëngul’.

Ndërsa më tej Xhisiela i thotë Rrajës se sapo të dalë nga aty do i kërkojë prokurores se është keq psikologjikisht dhe nuk do pranojë që ta marrë në pyetje.

Ndërsa djali i deputetit i thotë "Të kam thënë kam plane të tjera për ne të dy, por gjërat i ke komplikuar ti. Plus që babai nuk është dakord për këtë lidhje. Gjithashtu Rraja ka vijuar t'i flasë Xhisielës duke i pohuar se ajo kishte gënjyer edhe për pistoletën në hotel. "Pse ke gënjyer për pistoletën xhanëm", i thotë ai.

Më tej ai e pranon "Dakord të kam goditur në hotel, por pistoletë nuk kisha. Ti e shpike. Ndërsa i kërkon Xhisielës të mos merret më me prokuroren se ajo  është e çmednur. Ndërkohë fjala e fundit e regjistruar në prokurori nga biseda e të dyve është se pasi të dalin nga aty do drekojnë së bashku.

Biseda pasi u pajtuan:

Xhisiela: Do ikim pastaj të hamë se vdiqa?

Rexhepi: Po a tu prit Indriti, pra do ikim me hangër bukë.

Xhisiela: Do vish ti?

Rexhepi: Po do vij unë. Prandaj po të them mos prish punë.

Xhisiela: Jo mor s'prish punë, por ti m'çmene./shqiptarja.com

o.j/dita

Marrëveshja për “Brexit”, e kryer!

Posted: 14 Oct 2018 02:26 AM PDT

Britania raportohet të ketë arritur një marrëveshje sekrete "Brexit"-i me shefat e Bashkimit Europian. Lajmi raportohet nga "The Sun", që shton gjithashtu se një memo e siguruar vjedhurazi zbulon se negociatorët europianë pritet të bien dakord me kushtet pikërisht këtë të dielë, përpara se kabineti qeveritar britanik të informohet mbi to.

Në memo theksohet me mburrje fakti se "marrëveshja është arritur, pa bërë asgjë publike (në teori)". Në të theksohet gjithashtu se plani do të vuloset nga qeveria e "Downing Street", përpara se të shpallet me zhurmë të madhe në Bruksel.

Por, memoja që po qarkullon mes ambasadorëve të BE-së ka shkaktuar irritim masiv mes atyre që e mbështesin "Brexit"-in, apo shkëputjen e Britanisë nga blloku europian.

Dokumentet thuhet të kenë rrjedhur nga ekipi i negociatorit te BE-se, Michel Barnier.

Mes diskutimeve për dorëheqje, ata akuzojnë ekipin e kryeministres May për "tradhti", duke arritur një akord pas shpinës së tyre dhe në tradhti të plotë të rezultatit të referendumit.

Ish-ministri i kabinetit, Priti Patel tha mes tërbimit se "memoja vjen erë marrëveshjeje sekrete, të parapërgatitur nga dhoma e pasme. Nëse detajet janë të vërteta, atëherë ajo kutërbon dhe shumica e deputetëve do ta konsideronin totalisht të papranueshme".

Një tjetër figurë e lartë politike e përshkroi marrëveshjen e propozuar si një "pirg të vjellash", shkruan tch.

Theresa May do të kërkojë mbështetjen e kabinetit për propozimet e fundit mbi "Brexit" gjatë së martës, përpara bisedimeve me negociatorët e BE-së në Bruksel. Ndërsa këtë të dielë, nga "Downing Street" kanë këmbëngulur se "negociatat janë duke vijuar, kështu që nuk është korrekte të themi se një marrëveshje është arritur".

Dokumenti, i cili u publikua nga gazeta gjermane "Suddeutsche Zeitung", hedh poshtë një kalendar të përkohshëm për largimin e Britanisë.

o.j/dita

Fier/ Arrestohet juristi i Hipotekës, akuzohet për korrupsion

Posted: 14 Oct 2018 02:12 AM PDT

Policia e Fierit ka arrestuar ish-juristin e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të këtij qyteti. Ervis Bregasi 32 vjeç ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018 për akuzën e korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike.

Gjykata e Fierit ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg" në mungesë. Juristi Ervis Bregasi ishte denoncuar në media pasi kishte kryer një akt korruptiv.

Përveç hetimit penal, Ministria e Drejtësisë e shkarkoi atë menjëherë nga detyra. Në muajin Maj, Ministria urdhëroi gjithashtu inspektimin e të gjitha dosjeve të ndjekura nga ky nëpunës, për të verifikuar ligjshmërinë e veprimeve të tij.

o.j/dita

VIDEO-FOTO/ Transformimi i “Zogut të Zi”, vendoset kryevepra e skulptorit shqiptar me famë botërore

Posted: 14 Oct 2018 02:01 AM PDT

Tirana ka tashmë një tjetër vepër të mirëfilltë artistike. Bëhet fjalë për skulpturën e Helidon Xhixhos, një nga artistët më të njohur shqiptarë dhe më të kërkuar në Evropë dhe Amerikë, e cila është vendosur në një nga nyjat më të rëndësishme të Tiranës, siç është rrethrrotullimi i "Zogut të Zi". Skulptura e krijuar nga Xhixho paraqet një vepër abstrakte, të shndritshme dhe që vjen si një stoli shtesë për rrethrrotullimin e "Zogut të Zi" që i është nënshtruar gjithashtu rikualifikimit.

"Mirëmëngjesi nga Zogu i Zi, ku artisti shqiptar bashkëkohor – ndër më të njohurit botërisht – Helidon Xhixha, po i jep dorën e fundit kryeveprës së tij në hyrje të Tiranës…edhe pak e jemi gati!" shkruan Veliaj në rrjetet sociale, ndërsa ka publikuar edhe një video që tregon veprën e Xhixhos.

Vepra e Xhixhos është projektuar si dy piramida të parregullta të balancuara me përpikmëri njëra mbi tjetrën, që pasqyrojnë dy përqasje të ndryshme.

Ndërkohë që më herët, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, në prezantimin e projektit të ri për rrethrrotullimin tek Zogu i Zi, ka thënë se projekti i ri parashikon një minipark, me një hapësirë qendrore për vendosjen e instalacioneve të ndryshme artistike, të cilat do të ndërrohen sipas stinëve.

Ndërkohë, pjesa tjetër do të ketë disa hapësira me shatërvanë, ku do të mbjellim edhe bimësi shumë stinore, në mënyrë që edhe hyrja e Tiranës të ketë të njëjtin dinjitet si sheshi Skënderbej.

Helidon Xhixha, është një nga skulptorët më të kërkuar në Evropë, SHBA, Amerikë Latine dhe Lindje e Mesme. Punët e tij janë prezantuar në sheshet më të njohura të Evropës, ku dallojnë format abstrakte prej çeliku të pandryshkshëm. Xhixho ka vazhduar studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë dhe më pas është transferuar në Itali. Më pas në vitin 1998, ai ka shkuar në Londër ku ka vazhduar Universitetin Kingston, ku ka përvetësuar mësë miri teknikën e gdhendjes, skulpturës dhe fotografisë. Mediat e huaja shkruajnë se punimet e Helidon Xhixhas konsiderohen si "fatsjellëse" për vendet ku ato vendosen.

Xhixha mbahet mend mend edhe për skulpturën e tij gjigante "Kalin" e Ferrarit, rreth 5 metra të lartë e 800 kg të rëndë, të cilën e realizoi në 2003-shin. Këtë skulpturë ia dhuroi komunës së Maranellos në shenjë të pasionit të tij si ferrarist.

Në vitin 2015, ai ka marrë pjesë në Bienalen e Venecias me veprën "Iceberg". Ai e ka zhvilluar karrierën e tij në Itali. Xhixha ka gdhendur vepra arti edhe për qiellgërvishtësen "Muza" në Florida.

 

 

Fisi dhe pasardhësit e Fan Nolit në Trakën e sotme

Posted: 14 Oct 2018 01:53 AM PDT

Prof. Nasho Jorgaqi 

Në fshatrat e Trakës ku rrojnë shqiptarët mund të gjesh disa që mbajnë mbiemrin Noli apo Mavromati. Këta mund t’i ndeshësh në Feres e Qipi, në Tiqero e gjetkë, por me sa dëgjova prej tyre e të tjerëve, ata nuk kishin të bënin me fisin e vërtetë të Fan Nolit. Rrallë e tek gjen të jenë fis, po dhe këta të largët. Fisi i Nolëve nuk ka qenë madh dhe, përgjithësisht, fiset në Qytezë kufizoheshin në pak familje. Kjo, ndoshta, është një arsye tjetër, që provon se koha e ardhjes së shqiptarëve në fshatrat e vilajetit të Edërnesë është e vonë. Prej njerëz, të afërm të Fan Nolit, që kanë mbetur në ditët tona, në shumicën e tyre janë nipër dhe mbesa e sidomos stërnipër e stërmbesa, nga ana e motrave. Ata rrojnë në Greqnë e veriut, nga Oristiadha, Feresi, Kavalla e deri në Selanik. Por nga Nolët e vërtetë, në vijë mashkullore, ekziston vetëm një familje, ajo e trashëgimtarit të vëllait të Fan Nolit. Është familja e stërnipit e Dhimitër Mavromatit, të birit Jorgos, djalit të vetëm të Dhimitër plakut. Kjo është e vetmja derë e hapur e dajave, më thotë

– Kjo është e vetmja derë e hapur e dajave, -më thotë Ksanthia dhe më shpjegon lidhjet dhe gjendjen e pasardhëse të sotëm të Nolëve. Prej saj mora vesh se ku banonin ata, ç’bënin cilat kishin qenë marrëdhëniet e tyre me Fan Nolin dhe sa mund të ndihmonin për njohjen e tij. Ishte e qartë se duhej shkuar në shtëpinë e stërnipit, Dhimitër Mavromatit, i cili jetonte larg Feresit, në fshatin Kipseli të prefekturës së Ksanthit. Për në Kipseli u nisëm qysh herët në mëngjes. Udhëtuam së bashku me Ksanthinë dhe Kostën. Kaluam nëpër qytetin bregdetar te Aleksandropulit, morën anës brigjeve te Egjeut dhe dolëm në qytetin Komotini. Vende të bukura, të veshura blerimin e argjenduar, ku rrihte era e butë mesdhetare dhe ajri kishte një transparencë të kaltëruar. Kosta, kishte hapur magnetofonin dhe gjithë rrugës më shoqëroi muzika arvanitase. Ai jepte e merrte me kasetat dhe fliste me entuziazëm për këngët e bukura të arvanitasve.

– Këto këngë, -thotë Kosta,- i këndojnë këngëtarë të njohur në mbanë Greqinë, po meritën kryesore e ka Thanas Moraiti, i cili organizoi me ta dhe një koncert, që pati sukses, në Teatrin Orfeu të Athinës. Kanë kënduar këngëtarët Maria Kronopulli, Jorgjia Moraiti, Fotulla Safoi dhe grupi i tyre. Për vlerat e shquara të muzikës arvanitase kanë dhënë mendime mjaft pozitive personalitete të artit grek, si: Mikis Teodoraqis, Irenë Papas, Ilia Ciakos e të tjerë. Teodoraqisi, bie fjala, edhe pse vëren ndikime të muzikës bizantine dhe të asaj vendëse, thotë se ajo që ka mbetur është thjesht shqiptare, me një gjuhë çuditërisht të pastër, të fuqishme, të figurshme e delikate por gjithmonë tronditëse. Vërtet, këto këngë të vjetra janë të mbushura plot mall e dhimbje, veç herë-herë përmes tyre shpërthen natyra jonë optimiste për të mos u qëndruar besnik vetvetes…

Si kalojmë Komotininë dhe rrethinat e saj, marrin drejtimin për në Ksanthi. Rruga na shpalos gjire të vogla e mënga deti, që vezullojnë nga druta e kaltër e ujërave. Gjelbërimi mesdhetar këndej merr variacione nga më delikatet. Në këto anë sikur e ndien akoma më të gjallë botën helene, qiellin dhe peizazhin e saj plot ngjyra, diellin e fortë, që derdhet mbi shtëpitë e bardha, mbi tarracat e ballkonet. Në Ksanthi për aq kohë sa ndalemi, takohemi me shqiptarë. Rastësia krijon situata nga më të çuditshmet. Ne s’ishim as arabë e as japonezë, që të binim në sy, e megjithatë në tërë atë tollovi e lëvizje njerëzish, u gjet një rrethanë që të njihemi. Erdhën na takuan gjithë gëzim dhe shtruan në muhabet. Njëri ishte Koçja, nga Qyteza e Nolit, tjetri Nikoja nga Ziçishti i Devollit. I pari punonte shofer taksie, një mesoburrë, jashtëzakonisht i gjallë e i përzemërt, që e fliste shqipen shumë mirë, aq qartë dhe bukur dhe i pëlqente të tregonte veç për qytezën e Nolit. I dyti, një plak fjalëpakë, që kishte dalë nga Shqipëria në kurbet vjeç dhe i kishte rënë bretku duke punuar si qymyrxhi për 50 vjet maleve të Pindit, të Gramozit e të Athosit. Ai tregonte se kishte djegur qymyr nëpër ca humbëtira, shpeshherë fill vetëm, si eremit, aq sa fliste dhe me veten, si e si për të përballuar jetën në mërgim. Tashti-tregon Nikoja-, rroj këtu, kam një kafene që më kushtoi jetën dhe që ma mbajnë djemtë. Po, siç më shikoni, puna e rëndë më ka vrarë dhe sado që rri në këmbë, spital e kam trupin. Në këtë vërsë që jam, më merr malli qamet për Devollë. Atje kam gjithë të dashurit dhe çmallem sa herë takoj shqiptarë, ja siç takova juve. Kush është si unë sot! Para se të ndaheshim, tek rrinim në një lokal buzë rrugës kryesore, Koçoja na këndoi disa këngë shqipe.

Ta dini, — tha më në fund, — këto këngë që këndova unë do t’i ketë ditur dhe Fan Noli. Janë të fshatit tonë! Kipseli nuk është larg nga qyteti i Ksanthit. Do të na duhej të përshkonim një rrugë përmes fushash e arash, ku valaviteshe gruri e thekra, ndërmjet pemishtesh të lulëzuara e vreshtash, që të shihnim nga përtej fshatin. Ai gjendej përfund tyre, në shpatet e një kodre të vogël, e cila i ngjante një dune të blertë, tek zbardhëllonin shtëpitë me çati të kuqe. Njerëzit në Kipseli na prisnin, sepse sapo iu ngjitëm kodrës dhe dolëm në sheshin e vogël të fshatit, vura re se nga porta e drunjtë e njërës prej shtëpive, po dilte një prift e pas tij dy gra. E kuptova se ishte Dhimitri, stërnipi Nolit me nënën dhe të shoqen. U takuam dhe kësaj here sikur të njiheshim prej kohësh, gjithë emocione, ndërsa plaka më puthi në ballë dhe pastaj u ulëm në hajatin e shtëpisë. Të dy gratë zunë të më pyesnin e të flisnin me një shqipe aq të natyrshme e të gjallë, sa harrova se gjendesha në Tra-kë. Urata vetëm -dëgjonte, me një vështrim pak të hutuar dhe herë pas here buzëqeshte i druajtur. Djali s’më flet shqip, po për të kuptuar kupton, — tha plaka me keqardhje dhe Urata uli sytë. Mua menjëherë më sëmboi në zemër. M’u duk një ironi tepër e hidhur, që me të vetmin trashëgimtar të Nolëve të mos merresha vesh në gjuhën tonë të përbashkët. E shoqja e ndjeu befasinë time dhe tha: -Ç’të bësh, prifti u rrit nëpër shkolla që i vogël, pastajza dhe në kishë greqisht… Ai tundi kokën, por ndihej keq që të dyja gratë, si e ëma ashtu edhe nusja, që kishin të njëjtin emër Stavrulla, bisedonin shqip lirisht, kurse ai jo. Duke qenë natyra të çiltra, ato shpejt m’u bënë të dashura, gati familjare, sidomos nënë Stavrulla. Ajo herë pas here më rrokte në gafë dhe s’dinte ç’të më uronte më parë:

Qofsh i gëzuar e i nderuar, mor bir, ashtu si na gëzove dhe na nderove ne. Erdhe zotrote nga Shqipëria, dritë shtëpia e Mavromatëve! Nusja Stavrulla një grua e shkurtër dhe e bëshme, që, vinte e ikte pa pushim, herë duke na gostisur me ëmbëlsira herë me qershi e fruta të tjera, një fotografi të madhe, të vënë në një kornize të trashë druri.

-Ja ku është nikoqiri i parë i kësaj shtëpie, tha duke treguar me dorë. Dhimitri, i vëllai i vetëm Theofanit. Ka dalë me të shoqen dhe të bir Stilianon, që i vdiq në versë të djalërisë. Jorgoja, djali tjetër, që më vonë u bë vjehrri im, s’është këtu! Fotografia edhe pse e vjetër dhe e dëmtuar vende-vende, portretin e Dhimitrit e kishte të qartë. Ishte hera e parë që e shihja fytyrën e tij, me ato tipare karakteristike të Nolëve, veç mustaqet i kishte të trasha, veshur allafrënga, me kostum e kravatë. Nga mënyra si qëndronte, nga vështrimi burror, nga njëfarë sigurie në vetvete, ndihej si të thuash pesha e personalitetit të tij. Ishte qytezalliu i kahershëm, me trupin në Trakë dhe rrënjët në shkëmbinjtë, Kolonjës. Te ky mendim më çonin dhe rrëfimet, që po niste të tregonte nënë Stavrulla për të. Ajo të magjepste me devocionin që kishte ndaj të vjehrrit, me vërtetësinë e detajeve që zbulonte, me bindjen për ato që thoshte, me tonin sa të aq dhe nostalgjik për të kaluarën. Vitaliteti saj, në të folur, në gjeste, në lëvizje të bënte të harroje këtë mes ekzistonte mosha, se ajo po i afrohej të nëntëdhjetave, të harroje se te kjo grua shtatulët, dhe e mbledhur, me fytyrë të brazduar nga rrudhat, koha ishte në gjende të vepronte akoma. Unë gati u shastisa nga tingujt që lëshonte gjuha e saj. Ishte një shqipe që gurgullonte nga gjoksi i Qytezës, shpërndante hire dhe përftonte kuptime, të cilat vetiu ktheheshin në lidhje shpirtërore në mes nesh. Ishte shqipja me të cilën qe mëkuar Noli, një shqipe plot nerv, burrërore e delikate, që thërriste e këndonte në gojën e kësaj shqiptarke të Trakës. Në Qytezë u lindsh„ po këtejza u madhova e u martova zu të më tregonte pastaj nënë Stavrulla. Kur u martuash me Jorgon, Fan Noli na dërgoi kartë të vemi në Amerikë. Jorgoja punonte atje e të rronim tok me të. Se kish mallë për të tijët, po im vjehrr nuk desh. E para e punës se Jorgon e kish djalë të vetëm; pastajza se nikoqiri i madh e dijë ç’është Amerika veje, po s’dije si ktheheshe e a ktheheshe? Mua për vete, pse të gënjej ma kish qejfi. Jeta këtu aherna ishte jetë qeni. Mos vështro Kipselin siç është tani. Kur ardhmë ne këtu, gjithë vendi rreth rrotull ishte batak, kënetë dynjaja e të hanin ret (rnushkonjat). Ato të kllisnin sëmundjen në trup dhe vdisnin. Kështu vdiq dhe jetëshkurtri Stilianosi, i vëllai Jorgos, në vërsën më të mirë, tetëmbëdhjetë vjeç. Rrojtëm aherna për dy mote nëpër çadëre, në mes të ujërave dhe gomareve. Ja, vështro, ata mure atje, ajo është tërë shtëpia e prokopia e Dhimitër Mavromatit, që ngriti këtu, pas moteve të para. Rronim në një konak, pastajza shtoi dhe një tjetër, si mblodhi mendjen se s’kish pse të mbante shpresa të kthehej në Qytezë. Ishte e thënë të mbeteshin muhaxhirë këtu. Të gjithë shqiptarët e shqiptarkat, që erdhën e u ngulën në Kipsel ishin nga Qyteza, sikundër jemi dhe ne sot e kësaj dite.

Im vjehrr qëndronte në krye të tyre, sido nga trupi vijë mesatar, po mend e urtësi kishte plot, prandajza, sa rroi ishte mydyr i fshatit e fjala i dëgjohej në hyqymet. Pa po ishte dhe psalltës dhe ashtu si në Qytezë, merrej punërat e kishës. Jipte e merrte me dhespotërit që venin e vinin, se të thuash të drejtën ishin ca kohëra që nuk na vështronin me sy të mirë. Nuk dojë të dëgjonin emrin e Fan Nolit. E thirri një herë nikoqirin një nga dhespotërit, që kish qenë në shkollë me Theofanin dhe ia shau të vëllanë në sy të tjerëve. Ai si e dëgjoi, ia dha xhevapin fët e fët dhe s’u ndie më dhespoti. Se nikoqiri e desh shumë të vëllanë, jo vetëm se e kish vëlla, po se Theofani ish për t’u dashur. Edhe Theofani kësisoj për Dhimitrin. I çonte letra, para, rrobe aq sa mundte, se dhe ai s’kish kushedi se çfarë. Perëndia të dy vëllezërve ua kish ndarë të mirat, njërit i punonte shumë mendja, tjetrit krahët. Nikoqiri ish punëtor i madh, dhe sido që s’kish gramatikë, ai i vuri të gjitha ç’i duhen shtëpisë: me ara, me bafshe, me deleza, me kukule. Prandajza e vranë hallet, vdiq në vërsën më të mirë të burrit. Aherna sapo kish filluar lufta e fundit… Unë e di sa e kam dashur dhe nderuar nikoqirin. Po dhe ai mua më desh, se ai më kërkoi nuse për të bir.

Margjinërit, nga vi unë nuk ishin shtëpi e parë, si Mavromatët, po e patën për nder të madh që më dhanë në derë të tyre. Tek këta erdha vashëzë, u bëra mëmë e u plaka siç më vështron. Gjynah nga perëndia të qahem!

Dy gratë më pas hynë brenda në shtëpi dhe unë mbeta në hajat me papa Dhimitrin. I lartë e i hollë, me mjekër të lëshuar mbi gjoks, me ca sy të butë e vështrim të qetë, veshur me një anteri në blu të çelur, ai nuk ngjante drejtpërdrejt nga Nolët, as nga gjyshi, as nga vëllai i tij peshkop. Urata që s’i kish mbushur të pesëdhjetat, ishte më shumë një prift fshati, si në pamje e aq më tepër në mentalitete. Dhe kjo u kuptua nga gjithë biseda që Papa Dhimitri kish kryer një shkollë të mesme teologjike dhe duke qenë stërnipi i Nolit, nuk e kish pasur të lehtë. Në një mënyrë a në një tjetër i kishin rënë në qafë. Dhespotët e të tjerë nuk do ta harronin se ç’kishte bërë i vëllai i gjyshit të tij për të krijuar një kishë shqiptare. Këtë gjë urata nuk e thoshte, jo vetëm se nga natyra ishte fjalëpakë, po me sa kuptova etika e priftit nuk ia lejonte të hynte në këto biseda.

— Kam tre fëmijë, tha ai greqisht me në zë të druajtur. Dy djem e një vajzë. Njërit prej djemve ia kam vënë emrin Theofan. Ai është Fan Noli i gjallë. Duam t’i ngjajë xhaxhait të madh nga mendtë, se nga të parët ka marrë shumë nga nëna. Shpresojmë se vatra e Nolëve të mos shuhet. Të ketë një derë të tyre, ku shqiptarët që e duan dhe e nderojnë Fan Nolin të vijnë e të trokasin, paçka se jemi larg këndej. Kaloi një kohë në heshtje. Papa Dhimitri rrinte i menduar. Pastaj shtoi:

– Kemi këtu dhe disa antika me vlerë nga Qyteza. Kur ikëm muhaxhirë, i ngritëm nga kisha e fshatit të gjitha ikonat e vjetra. Në radhë të parë morëm ikonën e shenjtorit tonë Shën Gjergjit. Pastaj dhe kambanën, një kambanë e derdhur në vitin 1806. Biseda kalon nga Qyteza te Shqipëria. Urata pyet për jetën, për njerëzit; në fillim duket pak i rezervuar dhe nuk para beson kollaj, po më vonë sikur ngrohet, dëgjon me interes dhe qeshin sytë. Më pëlqen, – thotë, të vij, të shoh vendin nga kemi ardhur. Tua mësojmë udhën dhe fëmijëve…

-Të urdhëroni!

– Po unë jam prift?

— S’ka gjë se jeni prift.

– Dua të vij kështu, me raso, me kamillaf, me mjekër

— Si të keni qejf, mjafton të vini.

Ju faleminderit, — thotë dhe sytë i qeshin me një çiltërsi që të bën për vete. Biseda jonë për Nolët nuk reshti as gjatë kohës kur u ulëm të hamë drekë. Kishin shtruar në kuzhinë, ku orenditë fshatare trazoheshin në ato qytetare.

— Mirseerdhe, mor bir dhe të bëftë mirë! — tha nënë Stavrulla duke bërë kryq. Shembullin e saj e ndoqën dhe i biri me të renë. Këtu do të hash si në fshat –  shtoi priftëresha buzëgaz. Dhe vërtet në tavolinën e madhe u shtruan me radhë qengji i pjekur, byreku, djathi i njomë, kosi i kulluar, hudhrat e reja… dhe natyrisht vera me ngjyrë qelibar, e bërë vetë, që e kishin nxjerrë nga butet e shtëpisë.

– Shëndet e vërtet! – Ngriti gotën i zoti i shtëpisë, duke shqiptuar me një lehtësi të çuditshme këto dy fjalë shqip. Vura re se ai e kuptonte gjuhën e nënës, por druhej se nuk e fliste mirë dhe heshte.

– Pulë (gjysh) e kishim peshkopin, po për të njohur s’e njohëm njëherë, thotë me keqardhje priftëresha, e cila rrinte më shumë në këmbë. – Greku këtu s’e doje dhe ai mbeti nëpër botë. Botës i bëri të mira, ne asgjë s’na bëri, veç na la emrin e mirë…

-Pse i pak është emri? – ia priti plaka. Po të mos kish puli atë emër që kish, as ne nuk do të na nderonin siç ‘na nderojnë. As ky burrë me skoli nuk do të kishte ardhur nga Shqipëria të na piqte e të na thoshte ato fjalë të mira që na tha. Prifti dëgjonte me vëmendje dhe kësaj here tundi kokën, duke u kthyer nga unë. Plaka ndërkaq më shumë fliste e tregonte sesa hante. Ajo ishte jo vetëm e ndërgjegjshme, por dhe krenare, që kishte hyrë nuse në derë të Nolëve. Pastaj, meqë fjala vërtitej rreth së kaluarës, jeta e plakës s’mund të merrej me mend jashtë saj. Isha vashë e re aherna kur rronte Stilianoi, — filloi të rrëfente rishtazi ajo. Ja, sikur të ishte aty, në vendin e zotërisë tënde, burrë i dukur shumë, fytyrëbardhë, vetulla e flokë të zinj, hundën e drejtë, qe esmer si Theofani. Vishej resmi me jelek të kuq, të qëndisur e me fes prapë të kuq në kokë. Im vjehërr rrëfente për të jatin se siç e mbante veten, mbante dhe shtëpinë, donte rregull dhe paqllëk. Ishte sqimëtar e buzëhollë, dojë që të gjithë të shtëpisë të vështrojnë atë prandaj i thonin dhe xhani i Nolëve. Në fshat e vinin në bashin e burrave. Skoli të madhe s’kish, po i dijë të gjitha dhe kuvendin dhe vivllat. Politikën e desh, po me masë, se thosh, është si zjarri, kur s’di ta përdorësh, të djeg. Marien, të shoqen, nuk e kam arritur, po thonë se ishte zonjë grua, nikoqire e madhe, e shkuar me të gjithë, zemrën e kish kambanë. Trembëdhjetë fëmijë bëri; por si rrëfejnë kishe qejf ta vështroje, e drejtë selvi, bardhoshe, me flokë të verdha, gjithë nur, si Maria e Galloçëve! Edhe Theofanin e kam me të dëgjuar, po sa kam dëgjuar për të, s’kam dëgjuar për asnjë qytezalli. Në gojë e mbanin dhe e mbajnë sado që ngahera rroi larg. Thonë e rrëfejnë plot, po kush i mban mend të tëra. Kur vajt për herë .të parë në skoli, s’e merr vesh dhaskallosin (mësuesin) se dhaskallosi flit greqisht. Ai greqisht, Theofani shqip. Bëj ta kthejë dhaskallosi, po ai kish kokë të tij. Theofani e di sa shkopinj ka ngrënë. S’desh që s’desh të flasë greqisht. Po pastajza kur mësoi shkronjat i kish aq qejf, sa i zografiste dhe në qeramidhe. Në gjimnazio të Adrianopolit vajt me shallvare, me poture. Shokët e qeshën dhe ai pastajza i hoqi.

Një mot e dy, para se të vdes, Maria, sikurse ta dijë vajt me të shoqin dhe vajzën e vogël, Sulltanën, në Sofje të Bullgarisë dhe e poq të bir. Thofani kish ardhur nga Amerika të mëshonte shqip dhe shqip mëshoi. Maria u mallëngjye shumë kur e pa dhe e dëgjoi të birë. Stilianoi bile i prishi punët me të. Këtë nuk di ta shkoqis mirë. Ca thonë se i erdhi liksht, kur e pa të birë të nxirosur me rrobat e priftërisë. Ai e kish çuar të bëjë skoli të madhe e jo për prift. Ca të tjerë thonë se i jati me të bir u zunë për politikë. I biri i tha se do të vinte në Qytezë e të bënte luftë për Shqipëri. Stilianoi s’desh, se i dijë mirë punët e andrallat e politikës në ato anë ku turku e greku haheshin si macja me miun. Me një fjalë, në vend të çmalleshin, u hëngrën. Ku ta dinin, të gjorët, se nuk do të piqeshin më!

Pas drekës u kthyem prapë te hajati para shtëpisë. Këtë herë ia arritëm disa nga pleqtë e fshatit Kipseli që nuk ka më shumë se dyqind shtëpi, banohet i tëri nga qytezallinj. Është një tjetër Qytezë, po më e vogël se ajo Feresit dhe Tiqeros dhe më kompakte se ata. Pleqtë vijnë me dëshirë të takohen, jo vetëm për t’i uruar vëllait të ardhur nga larg mirëseardhjen, por dhe për të biseduar si vëllai me të vëllanë, për të folur shqip, për të marrë vesh edhe ç’bëhet andej nga vendi i tyre i vjetër. Secili e tregon si ngjarje të rëndësishme kur ka takuar rastësisht ndonjë shqiptar në Ksanthi a në Komotini, në Selanik a në Athinë. E njoha nga maqina, nga ç’kish të shkruar prapa dhe përpara, thotë një nga këto burra të vjetër që ka ardhur. I vajta e i fola, e sa i fola shqip, iu hodhmë në qafë njëri-tjetrit. Na u ndezë të dyve gjaku dhe të s’kishim ndarë. U mblodhën aq njerëz sa hajati nuk nxinte e megjithatë kuvendi u bë. Kur Theofani u kthye prapë në Amerikë, tha një nga pleqtë veshur me poture e me xhaketë qytetare, zu të nxjerrë një gazetë, «Republika» e pagëzoi.

Ekskluzive/ Hakif Bajrami: Ato që nuk dini për Enver Hoxhën

Posted: 14 Oct 2018 01:43 AM PDT

Dy fjalë si hyrje

Në këtë 110 vjetor të lindjes së ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë Enver Hoxha, ka një dilemë, më shumë të pashprehur se sa të deklaruar. A duhet kujtuar Enveri? Nga shumë lexues të DITA-s, na kërkohej që të shkruanim, me doemos. Mirëpo, si? Në një kohë që Enveri dhe epoka e tij është anatemuar skajshmërisht, të flasësh ndonjë fjalë të mirë për atë kohë duket ende si një herezi. Sidomos nga politika. Ndaj dhe kanë ndodhur paradokse të çuditshme: flitet për luftën antifashiste nacionalçlirimtare, por nuk përmendet komandanti i saj. Enverit i përmenden burgjet dhe dhuna gjate viteve të sundimit të tij. Por ata që bënë luftën, ata që derdhën djersë pa kursim për ngritjen e Shqipërisë, madje dhe historianë e studiues seriozë janë më racionalë, mendojnë dhe argumentojnë ndryshe. Janë më objektivë në gjykimet e tyre…

Njëri nga këta është padyshim Hakif Bajrami, një historian i njohur nga Kosova, i cili në këtë 110-vjetor të Enverit solli në DITA këtë shkrim ekskluziv për ish-udhëheqësin komunist, me fakte dhe dëshmi të panjohura për figurën komplekse të tij, pa u tutur se mund të dalin disa e ta anatemojnë.

Duke e falënderuar Profesorin dhe për bashkëpunimin e herëpashershëm me gazetën tonë, dhe sidomos për këtë shkrim të guximshëm që po botojmë, pa i ndryshuar asnjë presje, jo vetëm qëndrimeve dhe analizës së tij, madje edhe duke lejuar edhe ndonjë gabim ortografik.

Përgatiti për botim Xhevdet Shehu

Enver Hoxha dhe shqiptarët në majë të thikës, të dhunuar ideologjikisht nga Lindja dhe Perëndimi

Dr. Hakif Bajrami

Në një fond arkivor më 1974, pata hasë në një karikaturë. Aty ishte vizatuar një gomar. Karikaturisti ia kishte vënë emrin "ALBANIA". Shqipërinë e shkretë nga e majta e kishin plagosur me shigjetë ruse mu në kokë; gjermanët në qafë, ndërsa austriakët në kurriz. Në anën  e djathtë  Gomarin "Albania" e kishin plagosur rëndë me shigjetë: anglezët në sy, francezët në mushkri, Italianët në veshkë duke ia thyer dy këmbët e pasme. Si të jetojë i shkreti gomar me këto plagë në trup?

Përgjigjen nuk është vështirë ta japim por është më vështirë ta përjetojmë dhe të kthehemi në historinë tone tragjike, edhe pse luftën çlirimtare kurrë nuk  e kemi ndalur, por prapë jemi ndrydhur dhe nënçmuar sikur të ishim "belaja" e Evropës. Nuk është fjala këtu te feja, as te ideologjitë, as te fakti se jemi vendas e të tjerët me përjashtim të Grekëve janë ardhacakë, por është fjala te një filozofi që nuk ka emër, nuk ka mbiemër, nuk ka "përgjigje", sepse askush sot nuk pyet pse ky popull është persekutuar kaq keq duke e copëtuar në gjashtë shtete?!! Dhe kush ndalet sot e ta sjellë në mendjen se çka ka ndodhur  me muhaxhirët shqiptarë nga Sanxhaku i Nishit. Jo,  mjerimi i refugjatëve që sot po i ushqen peshkaqenët në Mesdhe, është ashtu si fati i shqiptarëve më 1876-1886, me 350 000 të mbetur pa kulm mbi kokë, me 28500 vrarë në mënyrë masive…

Dr. Hakif Bajrami

E mbi këto vrasje Serbia, Mali I Zi dhe Greqia kanë thurur heroizma dhe lavde. Gjashtë Fuqitë e Mëdha për këtë tragjedi ka thurur oda e lavdata se: "ma në fund e shporrëm osmanlinë nga Evropa" e ne nuk ishim fare  osmanlinj, sepse në të kaluarën nuk mbeti vit pa u ngritur në kryengritje kolektive e lokale.)

 

Në Luftën Nacionalçlirimtare: 1939-1944 në Shqipërinë Bregdetare, u vranë 26.594 armiq, 20. 800 u zunë robër, dhjetëra mijë të tjerë u plagosen. Shqipërisë i kushtoi shumë shtrenjtë fitorja. 28 000 bij e bija të saj në lulen e rinisë bënë jetën fli. Për çdo kilometër katror një dëshmor; 12, 600  u plagosen, ndërsa 10 000 të tjerë u internuan në kampe përqendrimi".(E Hoxha, Rreziku… për Shqipërinë, Tiranë 1982, f. 340). Të shënojmë këtu se Qeveria sovjetike e pranoi Qeverinë e Tiranës më 10 XI 1945. Ndërsa më 2 XII 1945 i kishte shpallë zgjedhjet parlamentare.

Lidhur me këtë deri më 18 maj 1946, jugosllavët dhe sovjetikët do të kanë mjaftë hapësirë prapa shpinës së KANÇ-së, kur Londra kishte lajmëruar në Beograd se misioni britanik nisej për në Shqipëri.

Misioni i ambasadorit britanik do të ndalohet me të kuptuar se më 15 maj 1946 anijet britanike 'Superb" e "Orion" ishin fundosur afër Sarandës. Këtë fundosje, sipas dokumenteve sekrete jugosllave, titistët e kishin bërë aq tragjike, edhe pse nuk mund të thuhet se nuk ishte, sa që kishin propozuar që hakmarrjes t'i bashkohen me një njësi desante kah deti për t'u stacionuar në Durrës.  Ky plan rankoviqisto-titist ishte koduar me shifrën "Durrësi 1", me dallim që një vit më vonë zbarkimi i Divizionit Kupresjaninit do quhet "Korça 2". Lidhur me këtë intrigat dhe inskenimet nuk do të pushojnë nga UDB dhe KGB në asnjë etapë, here hapur e herë heshtur. Prapë më duhet të them se me intrigat UDB+CIA ishte zbuluar se ku gjendet ari shqiptar në Gjermaninë e rrënuar.

***

Enver Hoxha do të hidhërohet pa masë ndaj titistëve, kur Qamil Luzha ia dërgoi Raportin e Komitetit Demokratik Shqiptar, të përpiluar nga Prof, Ibrahim Kelmendi (Preshevar) ku prezantoheshin statistikat e krimeve nga Ushtria dhe komuniste-çetnikët e rehabilituar (21 Xi 1944 nga Kryesia e AVNOJ-it) të Titos deri më 1947).

Në Raport, profesor, Ibrahim Kelmendi i shpreh ngushëllime Qamil Luzhës për vrasjen mizore të vëllait,  Asim Luzhës nga komunistët e Millovan Gjillasit dhe A. Rankoviqit.

Ja ai raport, të cilin pastaj e botoi edhe "Kosova e Lirë" si dhe Hamdi Zajmi, Lidhja e Dytë e Prizrenit, në Kairo.

Ja faktet: "Prej mizorive serbo-çetnike gjatë viteve 1945-1947 nëpër Kosovë janë likuiduar: në Gjilan dhe rrethinë 7954 veta, në Drenicë 4820 veta, ku do të prezantohet se Shaban Polluzha u kthye nga Podujeva për ta bërë vdekjen HEROIKISHT në Drenicë, pasi që S. Gjakoviqi, Krsta Filipoviqi, Sergja dhe Pera Brajeviq i kishin maskaruar 24 shqiptarë dhe i kishin "varrosur" nën akullin e Lumit Drenica, pastaj  në Tivar 4200 veta, në Tetovë 4100 veta, në Bihor të Sanxhakut 3820 veta (varianti i më parmë 9237 veta), në Prishtinë 3675 veta, në Pejë 3540 veta, në Mitrovicë dhe rrethinë 1970 veta, në Llap 1670 veta, në Sanxhak 1410 veta, në Shkup dhe rrethinë1450 veta, në Ferizaj 1260 veta, në Gostivar 750 veta, në Plavë-Gusi 710 veta, në Rahovec 750 veta, në Rozhajë 715 veta, në Kumanovë 780 veta, në Preshevë 690 veta, në Dragash 500 veta, në Kërçovë 490 veta, në Ulqin dhe rrethinë 515 veta, në Suharekë 420 veta, në Dubrovnik 120 veta, në Trogir –Trieshtë 85 veta, në Deçan 70 veta, në Vërshac 15 veta, në luftimet Sarajevë-Zagreb-Maribor likuidohen pas shpine 65 udhëheqës shqiptar". (Arkiva e K.D. Sh. Krimet 93/94, K. 25/45/47).

Këto fakte e kthyen Enverin për 180 shkallë kundër Titos dhe "miqësisë" tij me thikë pas shpine, por për çështje të Informbyrosë, ku PKSh nuk ishte anëtare fare.

Enver Hoxhën do ta kthej në kritikues të revizionizmit dhe social-imperializmit jugosllav edhe fakti që e mësoi nga një korrespodencë me pseudonim "Asime Gjakova nga Stambolli", e cila ia prezantonte Shtabin e Rankoviqit për shpërnguljen e shqiptarëve në Vilajetin Mysh të Anatolisë në bazë të Marrëveshjes Xhentelmne Tito-Kyprili 1953, Split.

Ja emrat e Shtabit: Aleksander Rankoviq, kryetar i KEF-it, Kerste Cervekovsi, Svetislalv Stefanoviq, Millna Bartosh, Leo Grishkoviq, Vojkan Llukiq, Marko Vuçkoviq, Pavle Iviçeviq. Ky shtab deri më 1966 do t'i  deportojë së pari në Maqedoni e pastaj prej këndej në Turqi 415000 shqiptarë, boshnjakë dhe turq. Mu për këtë në Tiranë më 1956 do të shpërthejnë kundërshtimet, prej kah Panjot Plaku një vit më vonë do të transferohet në Jugosllavi, prej kah do të kërkojë mbështetjen e Nikita Hrushovit e kompanisë. Dokumente sekrete ende nuk janë botuar, e ato janë edhe në Tiranë e Beograd!!!

Enver Hoxha për sjelljet e tij ndaj kundërshtarëve ideologjik në rrethanat që janë sot, nuk mund të arsyetohen, por në rrethanat e Luftës së Ftoftë, ku për çdo ditë ka pasur diversione për ta vrarë dhe për ta ndarë Shqipërinë, për ta shfarosur popullin Shqiptar në Jugosllavi, (sepse ai në Çamëri ishte shfarosë), e që të paktën me propagandë civilizuese është angazhuar të mësojë bota, kjo nuk mund t'i  mohohet.

E di që sot është vështirë ta valorizosh një politikë totalitare, por shkenca tani është në pozitë që ta thotë të vërtetën. Në këtë drejtim edhe unë kam të meta në vlerësime nga viti 1873 e deri më 1983. Por më vonë çdo gjë e kemi pasur të njohur, vetëm që "aeroplani i havarisur" është dashur të zbres në tokë, pa pasoja të mëdha shoqërore dhe politike.

***

Shqipëria ishte më 1939, kur u okupua ishte një vend agrar. Në saje të rreshtimit patriotik me kohë do të shpërthej kryengritja, e cila nga viti 1941, me program do të drejtohet për çlirimin e vendit nga okupatori. Ajo kryengritje nuk ka mundur të realizohet me sukses pa e krijuar forcën e armatosur për një luftë të drejtë, duke u lidhur në çdo etapë me popullin. Historia e këtij ngadhënjimi shënohet në dokumentet e PKSH-PPSH e zhvilluar nëpër tri etapa: Etapa antiimperialiste, ku në fillim luftohet pushteti okupues fashist dhe ai nazist, për të vijuar me një luftë të pandërprerë  për të filluar Etapa e dytë, për ndërtimin e bazës ekonomike, duke shkatërruar pronën çifligare dhe tregun kapitalist. Etapa e tretë e ndërtimit shoqërisë plotë socialiste, ku PKSH-PPSh peshonte në Frontin Demokratik.

E vërteta është se nuk ka pengesë dhe gjykim apo dënim që iu ka shqiptuar individit apo grupit, në këtë sistem e që nuk e ka pasur shenjën e PKJ-ës, (UDB-së), KGB dhe CIA, por të gjitha janë me dokumente "Made in Jugosllavia".

 

Pse ndodhte kjo tragjedi? Jugosllavia gjithmonë ishte nën presion nga shqiptarët që i mbante nën robëri. Ajo masë (mbi gjysma e kombit) që në disa raste e nxinte vendin e dytë për kah ushtarët në Jugosllavi, konsiderohej si bombë me sahat. Prandaj për ta fashitur atë peshë politike, komplotet kurdiseshin në Shqipëri, për ta diciplinuar Shqiptarësinë Brenda e ku ndihma nga KGB-ja nuk ka munguar sidomos nga viti 1955 kur Hrushqovi e vizitoi Beogradin dhe i akordoi planet për shkatërrimin e komunizmit. Por ai komunizëm ekstrem do të shkatërrohet vetëm atëherë kur Shqiptarët nën robërinë jugosllave refuzuan pushtetin dhe kur nga burgu do të dalin patriotët që kishin qenë recidivist e së bashku me ta edhe Adem Demaçi, për ta filluar Epokën e tij, Epokën e luftës së armatosur për çlirimin definitive të Republikës Kosovës, së cilës ia dolën krah ma në fund  e përkrahën edhe forcat e NATO-s.

Lidhur me këtë duhet konstatuar se ndërtimi i Republikës Kosovës ka filluar nga viti 1945 dhe është zhvilluar nëpër etapa të vështira politike. Por, fitorja nuk ka mundur të sigurohet pa krisë lufta në mes sllavëve, pa u shkatërruar hapësira unike jugosllave, për çka Enver Hoxha në çdo kohë ka qenë kritik i saj dhe e ka emërtuar si shtet burg  i popujve.

 

U lakmova gjermanëve

 

Më 3 shtator 2018 hyra në një hotel, në "Gërmi" ku shkruante se është përgatitur për një koktej ku gjermanët do ta festonin bashkimin. U lakmova, dhe pa emocione më shkuan lotët. Ç'faj kemi bërë ne shqiptarët që nuk guxojmë ta përmendim bashkimin as në Perëndim e në Lindje jo se JO. U ktheva në shtëpi dhe mendova se Enver Hoxha është drejtuesi me kohë ma të gjatë i Shqipërisë Bregdetare, dhe sa herë që e ka përmend Shqipërinë Kontinentale ka qenë i anatemuar në Lindje dhe Perëndim. Pra jo për shkak të ideologjisë, por për shkak se kombi i tij duhej të mbetet i ndarë copa-copa, e për këtë plagë kombëtare nuk pushoi kurrë pa folur e akuzuar nga çdo pozitë dhe hapësirë, ata që e kurdisën dhe e realizuan copëtimin. Pra, tjetër çështje është çka, si dhe pse ka sunduar me një totalitarizëm që është pjesëtuar në dy hapësira. Në të parën, Enverit, mund t'i përshkruhen mjaft suksese dhe gabime, të cilat duhet objektivizohen (jo të arsyetohen), të ngjizura me rrethanat e Luftës së Ftoftë. Në të dytën (Shqipërinë Kontinentale-tokë shqiptare mijëra-vjeçare, Çamëria e shkretuar  me gjenocid nga greku, por me dalje solide në det.

Jo, jo Enver Hoxha, pak ka kritikuar dhe pak ka akuzuar!

 

Historia e hidhur krijon edhe iluzione

 

Tradhtitë ndaj kombit shqiptar të ushtruara nga Gjashtë Fuqitë Evropiane (1878,1913, 1919, më 1946 edhe shumë fuqi tjera ngadhënjyese mbi Nazifashizmin) për 75 vjet nuk kanë pasur shpresë, nëse nuk reagojnë civilizueshëm, me greva, demonstrata e luftë të drejtë, se për ndryshe do ta pësonin fatin e Sanxhakut Nishit (1877/8), që me gjenocid u shfarosen 714 lokalitete dhe 6 qytete me shumicë absolute dhe relative shqiptare, dhe, për këtë sot është bërë temë tabu të flitet në Evropë. Nuk duhet harruar këtu as Çamërinë e shfarosur nga neofashistet grek. E Evropa duhet ta dijë por nuk do ta dijë se shqiptarët i kanë bërë 54 kryengritje kundër Turqisë, por në fund (1912/3) janë dënuar e copëtuar sikur të ishin kriminelët e kohës së Luftës Dytë Botërore.

 

Mjaft arkiva evropiane, aziatike dhe amerikane i kam hulumtuar. Të gjitha dokumentet relevante të rreshtojnë që në përpjekjet e shqiptarëve për ta bërë Shqipërinë Etnike, sidomos më 1919, është dashur si rreshtim të shfaqet ideologjia socialdemokrate (majtiste), sepse fuqia e të djathtëve na kishte prerë trupin copa-copa nga viti 1856 e deri më 1913.

Në këtë drejtim rreshtimi majtist, ma i rëndësishmi tani për tani mbetet. Ali Kelmendi dhe lidhjet e tij të para me Kominternin (1919…). Këtij rreshtimi do t'i bashkohen në vijim edhe ca intelektualë dhe punëtorë patriotë shqiptarë, gjithnjë për ta siguruar "shpresën se me metoda revolucionare do të arrijnë bashkimin dhe lirinë e ëndërruar dhe të paguar me vargojë gjaku, ku nuk kanë marrë pjesë vetëm soldateskat e fqinjëve por edhe tradhtia e Stambollit dhe grupet e mobilizuara kryqëzatë oficerësh nga Evropa(1912). Analizoni sa oficerë të Gjashtë Fuqive Evropiane ishin rreshtuar për ta luftuar deri në vdekje luftën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878), sa në Luftën Ballkanike (1912- nja 614 oficerë të lartë evropian, kundër shqiptarëve me nga një martinë dhe me nga 10 -20 plumba e fqinjët sa topa i fituan vetëm nga Vjena, Berlini, Peterburgu e Parisi, shifrat dihen.

Jo, jo  Enver Hoxha pak ka kritikuar, por iu kanë frikësuar, sepse ishte intelektual që as nuk shitej e as nuk blihej me asgjë, si paraardhësit e tij. Në Perëndim kishte fituar një kulture solide franceze e ku frekuentonte edhe Sejfullah Maleshova etj.

 

***

Kur e analizojmë të majtën politike Evropiane, sikur nuk duhet heshtur se tërë Evropa vlonte në damar për republikanizëm dhe kushtetutshmëri e liri për çdo kënd, gjithnjë për ta shpëtuar popullin në rend të parë nga monarkitë dhe fashizmi ekskluziv urrejtës (1945).

Nuk ka qenë në fillim majtizmi (socialdemokracia) dhe komunizmi i urrejtur në fazat e para të jetës, sepse po të urrehej nuk do ta dekoronte Londra Stalinin me "Shpatën e artë" dhe në grade "generalisimus". Shtrohet pyetja pse Perëndimi bashkëpunonte me te, e ne shqiptarët e paskemi pasur të ndaluar.

E vërtetë është se duke e marrë pushtetin totalitarizmi ekstrem Leninist dhe Stalinist edhe në Tiranë, prej të cilit (totalitarizëm) do të pësojnë me mija njerëz, vetëm pse mendojnë ndryshe (djathtas, apo social demokratë), dëshmohet lehtë se tirania  e totalitarizmit po mbulohej me një parullë, që ishte joshëse: "Diktaturë e proletariatit". Askush nuk mendonte në fillim se diktatura është diktaturë, pra nuk mund të bëhet dhuna, dashuri. Në këtë vale të "vetëtimave të kuqe", që vranin  dhe kthjellnin, do të ndeshen dy forca kundërshtare totalitare: fashizmi dhe komunizmi. Duke e luftuar njërën dhe tjetrën ideologji me paradigmë "demokratike", në vendet tjera përpos Gjermanisë, Italisë dhe BRSS, të tjerat do të mbesin të zhveshura pjesërisht nga mundësia të futën në "vallen e re", për rindarje të botës dhe për stabilizim në te.

 

Lidhur me këtë, nga viti 1878, në Evropë,  populli liridashës nëse donte të rreshtohej drejtë në fitore, i kishte TRI kushte nga Gjashtë Fuqitë e mëdha:

  1. Të ishe anti islam,
  2. Të ishte anti -turk (1908) dhe
  3. Të ishte pro Vaselenës, sipas Paqes së Krimesë 1856.

 

Në mes dy Luftërave Botërore, filozofia e rreshtimit ndryshoi, edhe pse ishte matematikor: 1+1+1. E përkthyer ai rreshtim duhej të ishte: Anti gjerman; Anti Komintern; Pro Vatikanit, sepse fjalën kryesore e mori Franca, si djep i "kulturës së revolucioneve" racionale dhe SHBA si bërthama e evolucionit empirik. Kuptohet kulturën revolucionare e përvetësuan disa intelektualë shqiptarë, pasi që klasë punëtore të "civilizuar" nuk kishin. Për këtë primat do të fillojë përgatitja dhe zbatimi i planeve totalitare në Moskë dhe Perëndim në stilin: "o ne, o ata" e që u zbërthye në Luftën e Dytë Botërore.

 

(Vijon nesër)

 

Ndotja nga furrat e gëlqeres, 9 të arrestuar në Krujë

Posted: 14 Oct 2018 01:34 AM PDT

Nëntë persona janë arrestuar në Krujë gjatë një operacioni të befasishëm të policisë në Krastë, pas shqetësimeve të qytetarëve për ndotjen e mjedisit.

Policia bën me dije se aktiviteti i djegies së materialeve të ndryshme për prodhimin e gëlqeres, rrezikonte shëndetin e banorëve.

Të arrestuarit janë Lulian Agiçi 38 vjeç, Mirgen Sheta 37 vjeç, Atdhe Sula 43 vjeç, Ilir Sula 34 vjeç, Bajram Sula 64 vjeç, Liradin Kraja 61 vjeç, Fatmir Shullazi 47 vjeç, Ilir Babasi 48 vjeç dhe Dalip Islamaj 49 vjeç.

Të arrestuarit në mënyrë të përsëritur digjnin furra për prodhimin e  gëlqeres, duke përdorur si material djegës mbetje të ndryshme lëkure të fasonerive,  goma të përdorura automjetesh dhe materiale të ndryshme plastike dhe sintetike. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një mjet  kamion tip Mercedez Benz i ngarkuar me mbetje fasonerie dhe plastike të rrezikshme që do të përdoreshin për djegie në këto furra në pronësi të shtetasit I.Babasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndotja e ajrit"në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

o.j/dita

Zhdukja e gazetarit saudit, Britania e SHBA bojkotojnë “Davosin e shkretëtirës”

Posted: 14 Oct 2018 01:31 AM PDT

Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara po marrin në konsideratë bojkotimin e një konference të rëndësishme ndërkombëtare në Arabinë Saudite, pas zhdukjes së gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

I njohur si një kritik i ashpër i qeverisë saudite, ai u zhduk më 2 tetor pasi kishte hyrë në Konsullatën saudite në Stamboll, pa dalë më prej andej. Autoritetet turke besojnë se ai është vrarë brenda konsullatës nga agjentë sauditë, një pretendim që Rijadi e ka hedhur poshtë si "të gënjeshtërt".

Për këtë rast nuk ka munguar as reagimi i presidentit Donald Trump, i cili është shprehur i gatshëm "ta ndëshkojë rëndë" Arabinë Saudite, nëse zbulohet të ketë përgjegjësi në zhdukjen e tij.

E mbiquajtur edhe si "Davosi i shkretëtirës", konferenca ndërkombëtare e investitorëve që do të mbahej këtë muaj në Rijad është bojkotuar edhe nga një sërë grupesh mediatike dhe sponsorësh, pikërisht për shkak të fatit të pazbardhur të Khashoggit.

o.j/dita

Bedri Islami sjell dhe thyen “Vetmi Akujsh”

Posted: 14 Oct 2018 01:18 AM PDT

Nga Bashkim Koçi

 

Libri me poezi i Bedri Islamit "Vetmi Akujsh", teksa e lexoj me vëmendjen e qetësinë që kërkon poezia,  më solli një ndjesi tronditëse, më trazoi shpirtin, më çori muret e zemrës  dhe nuk di për ç' arsye u ndjeva edhe unë "pak Bedri Islam", në raport me vendin tim. Nuk nxora zë e as pëshpërita, por diçka, një betim i përbrendshëm,  ashtu si ai i poetit, ia shpreha dikujt: "Shpirtin e kam tek ti/Me emrin tënd në buzë më daltë shpirti!…"

Kapitulli i parë dhe i fundit në këtë vëllim poetik është ndershmëria, është sinqeriteti si i një fëmije të padjallëzuar  për t'i shfaqur ndjenjat ashtu si gëlon përbrendshmi zjarri i dashurisë për jetën. Tek poeti Bedri Islami, si kurrëkund tjetër poet, është zemra ajo që vendos se kë duam në jetën tonë, se ndaj kujt kemi detyrimin për t'u përulur me dhembshuri, se kur dhe ku  fjala të të bëhet zemër për të treguar dashurinë. Dhe të gjitha këto pyetje "si, kur, ku" tek poezitë e tij kanë vetëm një objekt, atë që nuk tjetërsohet kurrë: vendlindjen. Në këtë vazhdë të gjykimit poezitë në "Vetmi Akujsh", pa përjashtim, vlerësojnë fuqinë e ndjenjave të poetit, të cilat shfaqen tek "…thyerja e natës bregut të liqenit",  tek " Mirëdashja e hallës si aromë mollësh në vjeshtë", apo tek "Kur të mos jem më /Kokën ma ktheni nga nëna". Poeti, pra Bedri Islami, në çdo rresht të poezive të tij ka vendosur të jetë ai që është, njeri që ka vendor që zemra të rrahë vetëm për ata  që e dëgjojnë, që e besojnë se ajo është stërvitur për t'u përballur edhe me mungesa të dhimbshme. Ndoshta janë këto ndjesi të fuqishme, të cilat herë-herë kërcejnë  mbi vullnetin  e "komanduar" të poetit, duke shfryrë të përbrendshmen që ia thotë zemra. "Kujt t'ia them tjetër,/Kujt t'ia them?/Është mbrëmje e heshtur,/ Shpirti më dhemb…".  Mesa duket ka nevojë për një prekje, për një buzëqeshje, për një fjalë të bukur apo kompliment që t'i vijnë nga njerëzit e tij të dashur.

Është një fakt, të cilin duhet ta kishim bërë të njohur qysh në fillim të këtyre radhëve. Poeti Bedri Islami  vëllimin "Vetmi Akujsh" e ka shkruar larg atdheut, atje ku, siç thotë ai,  "Të gjithë duan të kenë nën kokë gurin e vendlindjes." Në këtë hulli qëndrojnë në radhë të gjitha dëshirat, ëndrrat dhe gjithçka që i  mungon diku larg në mes të Evropës si "Zhurmën e rrugicave në mbrëmjen/Ku përflaket fëmijëria." apo "Erën që tund çarçafët e bardhë të reve,/Shiun marroq, mjegullën e hirtë,/ Natën me yje e hënë,/ Mëngjesin plot dritë." Dhe poeti në fund jep ultimatumin e pakthyeshëm: "Më ktheni në vendlindje/Kur të afrohet dita të vdes!" Të gjithë këtë dashuri për vendin e tij Bedri Islami përpiqet që ta ngjisë deri në majë për ta parë të gjithë, duke nxjerrë në pah edhe arsyet pse e bën këtë gjë, pse e shfaq kaq bujshëm këtë mall. Tek poezia "Shumë gjëra do të më mungojnë" ai i merr një e nga një, i numëron të gjitha. E pastaj vë një kapak trishtues: Nëse s'do më mungonin këto,/Do të thotë se nuk paskësha jetuar…".

Njerëzorja tek poezitë e Bedri Islamit është si një gjallesë, merr frymë, lëviz dhe shpesh kthen kokën pas. Në vëllimin e tij poetik  është një poezi e titulluar "Mungesë". Aty poeti, për çka përjeton brenda mureve të shtëpisë ku i ka rënë koka, pas kthimit nga larg, trishtimi është shumë i madh. Janë muret e lagështitur, xhamat e thyer dhe ambienti i ftohtë të cilën ai do t'i konsiderojë "vetmi akujsh". Nuk e njohin rrugicat, nuk e njohin njerëzit sepse "Të tjerë janë tashmë në vendin tim,/ Mjerisht unë jam në vendin e askujt,/ Një copëz mjegull e bardhë…". E pastaj ai pyet pa kërkuar përgjigje. "Mos vallë/Në këta mijëra mëngjese e perëndime,/Askujt, asgjë/Nuk i mungon/Mungesa ime?"

Ndonjëherë me poetin Bedri Islami mjafton që vetëm një person t'i  mungojë dhe gjithçka është e shkretuar. Në këtë rast për të është i tillë, pra që gjithçka ia shkreton jetën nëse i mungon, është  një dhe vetëm një, mungesa e nënës, Dritës. Brenda këtij emri janë  të gjitha: Qyteti i tij i dashur, Shkodra dhe shtëpia, ku nga aty nisën të gjitha udhët. Dhe për nëna Dritën: " Kam një shtëpi të përjetshme aty,/Pa mure guri, pa net jetime, /E mira, e shenjta, e shtrenjta,/Nëna ime!"

Tek poezitë  në vëllimin "Vetmi akujsh" gjithçka ka portretin e njerëzores dhe se çdo gjë është mësuar në rrjedhën e jetës. Vet poeti nxjerr dufshëm mallin që ka për njerëzit. Ai dëshiron të flas për gjithçka të paktën me një person, ashtu siç flet për hallet  me veten e tij. Ndërkohë është i gatshëm ta lëre zemrën  të rrahë vetëm për ata që mund ta dëgjojnë."Merrni nga unë ç'të doni!"- u thotë lexuesve poeti tek poezia "Merrni nga unë". Ai tregohet bujar dhe është i gatshëm t'ua falë të gjitha: Shpirtin e lodhur rrugëve pa fund ku brodha,/Sytë ku ende është mrekullia e ditës së përflakur,/ Erën që fryn nëpër flokët e vajzës/që desh tërë jetën e nuk u lodha,/Ditët e mbetura dhe dritën e syve."  Në këmbim të të gjithave  që fal poeti kërkon me përulje: "Dhe jepmëni mua/ Vetëm ëndrrën që kam dashur,/ Vetëm ëndrrën që dua!"

Tek ky vëllim poetik është paksa  e vështirë të gjesh  atë për të cilin Bedri Islami  jep energjinë e tij. Por dallohet lehtaz se i pëlqen të ruaj kohën, entuziazmin   dhe shpirtin e tij  për ata që janë të ndershëm. Madje kjo gjë është njësi matëse dhe absolutisht e patjetërsueshme për poetin. Ai, për të triumfuar e mira, që shoqëria njerëzore të mund të mos vdes çdo ditë  ngadalë, bën një thirrje qëi del nga shpirti: Mos hesht. Nuk është vendi për të  analizuar fjalë për fjalë atë që Bedri Islami dëshiron  të  thotë me këtë togfjalësh, por esenca është thjesht një thirrje  që njeriu, qytetari i emancipuar të mund të ngrihet mbi veten. Nëse hesht, qorton poeti, I braktisur do të jesh si skelë antike.

Bedri Islami është poet që me fjalën e tij ta jep realitetin në sy, por herë-herë dhimbshëm. Poezitë e tij lexuesin e fusin në të thella, ia shkretojnë shpirtin dhe zemrën. "Ikën djemtë!- e fillon poezinë ai, si ta ketë nxjerrë nga "xhepi" i pantallonave  të tij në çastin që niset të mërgojë. "Rri nëna ime përpara pantallonave të varura,/Kujtohet kur janë blerë/Dhe kur janë larë sëpari,/Ishte dimër apo kishte ardhur pranvera./Paratë që u harxhuan, rasti pse u blenë,/ Dasmat e mortet, ndarë nga njëra-tjetra,/Gëzimin, pikëllimin e tyre paskan lënë."Poeti në çdo rresht, në çdo fjalëz të zgjedhur me shumë dashuri për gjëmën e mërgimit, e sjell të regjistruar si në një film me metrazh të shkurtër tërë atë që i ndodhi e vazhdon ende në zbrazjen e Shqipërisë nga brezi më vital i vendit. "Edhe unë ika"- gjëmon shpirti i poetit, duke lënë më pas amanetin-mallkim: "Askush mos më përcjellë mua,/Shkretan m'u endtë shpirti varreve,/Gjithë jetën tjetër zvarrë u heqsha udhëve,/Dielli mos më ndriftë./Kurrë mos pafsha hënën,/Në mos mundsha,/Të mos përcjell as nënën!"

Dashuria për Bedri Islamin është kur lumturia e dikuj tjetër është dhe e tija. Ai në të gjitha poezitë e tij ndjehet i përulur dhe i gatshëm të ndihmojë dikë që të ngrihet. Nuk ka as ndrojtje e as qibër për t'iu gjendur pranë, ashtu si ia thotë ndërgjegjja, njerëzve të zënë në çark nga mërgimi në dhe të huaj, nga situatat e vështira që ua ka sjellë jeta me tepri. Ai e bën këtë edhe sepse në çka sheh e përjeton gjen veten e tij. Kjo ndjesi me siperi njerëzore shkëlqen tek poezia "Vetmi akujsh". "Ngjajmë edhe ne me njëri-tjetrin,/Sozia ime e një miljonta je,/Unë e një miljonta pjesë e dikujt…/Paj, mos u mërzit e mira ime!"

Bedri Islami është një ndër intelektualët shqiptarë  që ka kontribuar në Luftën e Kosovës si kurrkush tjetër. Në të gjitha trojet e Kosovës, në të gjitha, falë pjesëmarrjes së tij në frontin e luftës nga fillimi deri në çlirimin e saj, atë e thërrasin Bac Bedriu. Ai aty u njoh me heronj të vërtetë të asaj lufte, një pjesë e të cilëve ranë në fushën e betejës. Në vëllimin poetik "Vetmi akujsh" luftëtarët, tashmë disa prej tyre dëshmorë, si Fehmi e Xhevë Lladrovci, Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, etj. janë personazhe sa të lavdishëm, po aq edhe heroikë. Duke qënë se Bedri Islami i ka njohur nga afër, ua ka parë me sytë e tij trimërinë dhe "marrëzitë" e papërmbajtura, tëcilat  kishin të bënin me çlirimin e Kosovës, vargu i poetit vjen "taze", ka marë erën e gjakut e të barutit.  "Nga varri më nxjerrshin shkiakët/E ma ndyfshin gjakun,/Mos më thënçin Fehmi Lladrovci,/Në mos ia marrsha Edit hakun!"

Një fjalë nuk vjen kurrë vetëm. Edhe fjala “vetmi” ka nevojë për dikë që të vuajë prej saj. Tek vëllimi  "Vetmi akujsh"  i poetit Bedri Islami lexuesi do të gjejë diçka origjinale, diçka të veçantë e që nuk i ngjan tjetërkujt. Por "Vetmi akujsh" përveç kënaqësisë estetike të mëson edhe se si mund të thyhen akujt e vetmisë.

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more