Skip to main content

“Shkupi, një qytet për t’u zbuluar në 10 lëvizje (FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Shkupi, një qytet për t’u zbuluar në 10 lëvizje (FOTO)” plus 9 more Gazeta SHQIP


Shkupi, një qytet për t’u zbuluar në 10 lëvizje (FOTO)

Posted: 30 Sep 2018 02:15 AM PDT

Të rizbulosh historinë. Antikiteti absurd i kryeqytetit të Maqedonisë, mes identitetit dhe miteve. Një udhëtim fotografik!

Kur lufta për identitetin merr përmasa absurde. Në grindjen se kujt i përket trashëgimia maqedonase, qeveria e mëparshme maqedonase e ndryshoi nga viti 2009-2015 në mënyrë radikale kryeqytetin, duke i dhënë një fytyrë antike, herë pas here qesharake.

Shatërvani Nëna e Aleksandrit

Edhe pse emri i vendit nuk është zgjidhur, emri i kryeqytetit është i palëkundur. Shkup! Qyteti i ndërtuar në kohën antike romake. Por fytyra e Shkupit duhet të dëshmojë edhe diçka tjetër: Ne jemi maqedonas, pasardhës të Aleksandrit të Madh. Një shatërvan pompoz tregon stacionet e jetës së heroit dhe nënës së tij. Në sfond përshëndet babai, Filipi.

Kalorësi Aleksandri i Madh

27 vjet zgjati grindja për emrin e Maqedonisë, me kokëfortësi e ka pushtuar sheshin qendror të Shkupit statuja 23 metra e lartë e Aleksandrit të Madh. Një tabelë në greqisht, kështu është bërë kompromisi me fqinjin grek, do ta deklarojë pa ekuivoke si grek “luftëtarin mbi kalë”, skulpturë 9,4 milionë euro e shtrenjtë.

Muzeu Arkeologjik – historizëm i pastër

Rreth 540.000 banorë ka Shkupi sot. Rreth 20% janë shqiptarë. Shumica banojnë në anën e lumit Vardar, që ende sot e ruan fytyrën karakteristike të qytetit ballkanik me rrugë të ngushta dhe dyqane të vogla. Një urë mesjetare lidh të dyja anët dhe dy botë kulturore. Ky monument historik duket i vogël dhe i thjeshtë përballë tempullit antik të Muzeut Arkeologjik.

Perandori Justinian më në fund në shtëpi…

Justiniani i I lindi në në vitin 482 në Tauresium, Shkupi i sotëm. Perandori romak mbështeti ndërtimin e zgjerimin e shumë qyteteve ballkanike. Statuja e tij prej mermeri është tani në Shkup. Por edhe një monument i tillë nuk mund të fshehë problemet e vërteta të Maqedonisë – një prej vendeve më të varfra të Europës.

Nga e vjetra bëj të renë – Shtylla të rreme para betonit

Në vitin 1963 një tërmet i fortë tronditi Shkupin dhe shkatërroi sidomos pjesën perëndimore të tij. Arkitekti i njohur japonez, Kenzo Tange krijoi pas kësaj fytyrën e re të qytetit. Një qytet modern, funksional, dhe me beton. Por pak ka mbetur nga kjo strukturë e qartë. Në vend të kësaj sundon iluzioni i antikes me shtylla dhe statujat e rreme të vendosura përballë.

Anije betoni dhe me vela

Një pikë kulmore e inskenimit absurd të antikitetit janë pa dyshim edhe tre modele të ndërtuara të anijeve tregtare mesjetare, të derdhura në beton në bregun e Vardarit. Kurrë nuk do mundnin këto anije me vela barkgjera të lundronin përmes ujit për të mbërritur në këto anë. Këto anije nuk duhej të hiqeshin menjëherë vetëm për arsye estetike. Blloqet e betonit e dëmtojnë ndjeshëm rrjedhën e lumit.

E vërteta lakuriq e Prometeut

Statuja e Prometeut finok u bë shkas për një skandal, para se të ngrihej në vitin 2012. Arsyeja: Heroi paraqitej lakuriq! Disa organizata femrash u zemëruan, një paturpësi në park, në një park, ku shëtisin nëna me fëmijë. Mjeshtrit pragmatikë i vunë heroit një “përparëse” para organeve gjenitale. Tani Prometeu mund të pozojë pa problem edhe para të rinjve.

Samueli – Car i kujt perandorie?

Grindje për trashëgiminë historike nuk ka vetëm me Greqinë. Car Samueli (958-1014) është kthyer në mollë sherri edhe mes Bullgarisë e Maqedonisë. Ishte ky car që e zhvendosi kryeqytetin bullgar nga Sofia në Ohër. Pika e grindjes: Po shteti Bullgari mbeti apo u ngrit fillimisht shteti i parë i sllavëve të Maqedonisë? Për të çtensionuar situatën, statuja duhet të zhvendoset tani nga Shkupi në Ohër.

Hark i Triumfit dhe pengesë në trafik

“Porta Makedonija”- është një nga monumentet me domethënëse të kësaj megalomanie të viteve të fundit. Harku i triumfit është 22 metra i lartë dhe ka kushtuar 4,4 milionë euro. Një orë lart llogarit tani se sa para të shpenzuara dëm nga qeveria e mëparshme janë paguar, një masë e qeverisë së re të Zaevit për rimëkëmbjen e buxhetit

Kërcim në ujë

Hop – por mos e ndiqni këtë shembull! Kush kërkon të kërcejë me kokë në Vardar do të dalë me hundë të gjakosur, sepse lumi nuk është i thellë sa duhet. Për fat të dyja zonjat janë prej bronzi. “Dy notaret” notojnë në lumin, që kalon nëpër Greqi (atje quhet Axios) dhe derdhet në Egje. Sikur fqinjët të ishin pak më të lirshëm dhe të relaksuar ndaj njëri-tjetrit….

1 tetor 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Playboy”-i italian vdes gjatë seksit me një 23-vjeçare

Posted: 30 Sep 2018 02:10 AM PDT

Ndërron jetë në moshën 63 vjeçare, Maurizio Zanfanti, ose siç njihej "Zanza", i cili konsiderohet si “Mbreti i demave” në Rivierën Romanjole.

Në natën mes të martës dhe të mërkurës, "playboy" i njohur ishte goditur nga një sulm në zemër, ndërsa ai po konsumonte një marrëdhënie seksuale me një 23 vjeçare nga Rumania, me të cilë kishte raporte miqësir, raporton shtypi italian.

Ishte vajza që dha alarmin tek një mik i përbashkët, i cili më pas thirri ambulancën. Megjithatë, përpjekjet për ringjallje ishin të padobishme.

I konsideruar si një legjendë e vërtetë në mesin e "latin lover" të Rivierës që nga vitet shtatëdhjetë, Zanza ishte bërë gjithashtu i njohur përtej Italisë: historitë e tij të dashurisë, arritën deri te gazeta gjermane 'Bild" e cila i kushtoi një artikull.

Siç mësohet nga shtypi italian, duke punuar pë vite si një "dashnor" për një lokal frekuentuar si "Bloe Up", Zanfanti ishte në gjendje për të rritur reputacionin e tij si një "heartbreaker", duke u bërë i papërmbajtshëm.

Në fakt, dhjetëra turistë zgjodhën Rivierën e Romanjës për t’u takuar dhe përjetuar dashurinë latine me të. "Zanza" ka thënë se kishte marrëdhënie me mijëra vajza të huaja që arritën, sipas tij, një mesatare prej 150-170 vajza në sezon.

“Unë mendoj se kam bërë shumë promovim të turizmit për Riminin, se sa njëqind agjenci”, kishte deklaruar në 2015-ën.

Një jetë “e ekzagjeruar”, që ka ushqyer legjenda më të pabesueshme: më e famshmja, sipas thashethemeve, është se dikur ndoqi një grua deri në Suedi, me të cilën ishte dashuruar, por më pas zbuloi në komodinën e kësaj të fundit një fotografi të tij si një nga "playboy"-t më të njohur italianë.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Xhisiela”, Paloka i përgjigjet Ramës: Prapë nuk zhgënjeu

Posted: 30 Sep 2018 01:59 AM PDT

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me denoncimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për ngjarjen në Fushë-Krujë.

Përmes një statusi në "Facebook" Paloka thekson se Rama dje nuk zhgënjeu, pasi pranoi që vajza, Xhisiela Maloku, e cila denoncoi djalin e deputeti të PS-së, po ridhunohej.

Po ashtu Paloka shtoi se kreu i qeverisë kërcënoi policin si dhe sulmoi opozitën. Mes të tjerash Paloka ironizoi edhe udhëtimin e Ramës me "Air Albania".

"Ja pra dhe legeni kryeminister foli dje. Prape nuk zhgenjeu ! Pranoi se vajza eshte dhunuar kur deklaroi se ate po "e ridhunojne" dhe… Kercenoi se nuk do ti ndahet kemba kembes "horrit" , nenkomisarit te policise qe denoncoi perdhunimin . Sulmoi "derrat"; opoziten dhe median qe denoncojne faktin se perdhunuesi me mbrojtjen e "rilindjes", vazhdon te bredh i lire . Sot nga Rinasi, prane Fushe-Krujes, mori charterin e tij, nga postoi dhe video per shetitjen e radhes ne Stamboll. Ne video, bashke me Ramen, duken disa familjare me vajzat e tyre adoleshente… Felliqesire!", shkruan Paloka.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ibra “e tepron”, dy gola të tjerë në oazin amerikan (Video)

Posted: 30 Sep 2018 01:54 AM PDT

Sa më e vjetër të jetë vera, aq më e mirë është shija e saj. Një shprehje e tillë përdoret rëndomë dhe për sulmuesin Zlatan Ibrahimovic. Një thënie shumë klishe për suedezin që po thyen rekorde në kampionatin amerikan të futbollit. Gjiganti i sulmit të Los Angelos Galaxy ka arritur të realizojë dy gola të tjerë në ndeshjen e luajtur sot në orët e para të mëngjesit.

Ibrahimovic udhëhoqi ekipin e tij në fitoren 3-0 kundër Vancouver-it. Ai hapi serinë e golave që në minutën e 4′ duke kaluar Galaxy-n në avantazh me anë të një penalltie. Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, pavarësisht tentativave të tjera dhe formës së mirë të suedezit. Në 45 minutat e tjera, 36-vjeçari shpalosi të gjithë arsenalin në shënimin e golit të dytë. Elasticitet, driblime dhe një gjuajtje e fortë dhe e saktë duke pushuar topin në rrjetë. Përfundimisht, ky njeri është i çmendur. 24 ndeshje, 20 gola për të!

Pas një krizë me 6 ndeshje pa fitore, ekipi i Ibrahimovic-it është kthyer në rrugën e duhur, pasi ka fituar dy takimet e fundit. Sulmuesi suedez është i dyti në listën e golashënuesve të MSL. Vendin e parë e mban sulmuesi Martinez i Atalanta United me 30 gola. 10 rrjeta të përshëndetura më shumë se legjenda e gjallë e futbollit botëror.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Mbi 1 mijë ushtarë me certifikata të NATO-s, Xhaçka: Hap historik (Foto)

Posted: 30 Sep 2018 01:45 AM PDT

Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke nisur nga dita e sotme kanë një grup batalioni me aftësi të plota luftarake, sipas standarteve të NATO-s.

Në fund të stërvitjes një javore "Albania Lion/Biza 18", ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u çertifikua si "Combat Ready" (i gatshëm për luftë), nën monitorimin e ekspertëve të NATO.

Në stërvitje mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila në fjalën e saj u shpreh FA-të kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke u renditur të barabartë mes të barabartëve.

“Çertifikimi, nga ana e NATO-s, i Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij, (Combat Ready), "I gatshëm për luftë" shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj pa frikë mund ta quajmë këtë hop cilësor, një eveniment historik në marrëdhëniet tona me NATO-n", theksoi më tej, ministrja Xhaçka.

Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18”, iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kapet me 11 kg drogë, pranga të riut nga Korça (EMRI)

Posted: 30 Sep 2018 01:34 AM PDT

Policia e Korçës ka kapur 11 kilogramë lëndë narkotike, të ndara në pako gati për tu shitur, duke bërë që të vihet në pranga një person.

Saimir Kroi, 29 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, Maliq, u arrestua në orët e vona të kësaj të shtune.

Ai u kap në flagrancë nga shërbimet e policisë, në fshatin Vreshtas, me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 9 kg lëndë narkotike kanabis sativa, sasi kjo e ndarë në pako.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kilogramë lëndë narkotike.

Aktualisht nga ana e uniformave blu po punohet për të identifikuar personat e tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Sakaq për ndjekje të mëtejshme lidhur me këtë rast, materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Air Albania”, Rama bashkë me familjen fluturojnë në Stamboll (Video)

Posted: 30 Sep 2018 01:23 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka bërë publike një video në profilin e tij të Facebook, duke treguar se kush ishin udhëtarët e radhës që fluturuan me "Air Albania".

Kësaj here ata që kanë fluturuar kanë qenë disa familje në vështirësi e ekonomike, ndërsa Rama ka qenë vetë pjesë e tyre, së bashku me bashkëshorten Linda dhe djalin e tyre Zaho.

"MIRËMËNGJES dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIR ALBANIA
që me siguri do t'ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super", shkruan ai në Facebook.

.

MIRËMËNGJES 😃dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIR🦅ALBANIA❤ që me siguri do t'ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super👍

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 29. September 2018

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Indonezi, më shumë se 800 të vdekur nga tërmeti dhe tsunami (Foto)

Posted: 30 Sep 2018 01:11 AM PDT

Qindra njerëz u vranë nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 7.5 ballë dhe cunami që goditi ishullin Sulaëesi në Indonezinë qendrore. Fotot e publikuara në qytetin Palu, tregojnë disa nga viktima pranë plazhit pas valëve të cunamit deri në 3 metra të lartë. Tashmë janë gjetur 832 kufoma. Autoritetet janë të shqetësuar për fatin e pjesëmarrësve në një festival në plazh: dyshohet për qindra të humbur.

Pothuajse të gjitha viktimat janë gjetur në qytetin e Palu, ku valët mbi një metër e gjysmë e kanë përfshirë qytetin me 350 mijë banorë në ishullin e Sulawesi, në pjesën qendrore të Indonezisë. Djetëra kufoma të tjera u gjetën në qytetin e Donggalës.

“Ka shumë objekte mjekësore në Palu. Por vetëm në këtë spital ne kemi dhjetëra të vdekur, 12 persona që duhet të operohen për fraktura dhe nëntë të tjerë për dëmtime në kokë,” tha Komang Adi Sujendra, i cili është edhe drejtor provincial i Shoqatës së mjekëve indonezianë, në një video tre minutëshe të regjistruar dhe të punlikuar në llogarinë e "Twitter"-it të shoqatës.

Në video, Komang shpjegon se furnizimi me energji elektrike dhe uji është ndërprerë nga koha e fatkeqësisë, gjë që pengon detyrën e mjekëve. “Ne kemi nevojë për tenda, ilaçe, mjekësore, batanije dhe shumë gjëra të tjera. Unë shpresoj se ju mund të na ndihmoni për t’i dhënë viktimave të gjithë ndihmën që ata kanë nevojë”, ka thënë Komang.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Jetë grash të shthurura

Posted: 30 Sep 2018 01:10 AM PDT

Ato konsiderohen si jetë grash të shthurura. Në fakt ato mund ti gjeni në libra pasi vetëm aty mund të tregohet jeta pa doreza. Shumë shkrimtarë janë përpjekur të tregojnë vuajtjet erotike në libra. Më poshtë po ju tregojmë disa prej tyre. Candy – Terry Southern 18- vjeçarja Candy Christian është një vajzë tejet tërheqëse, por shumë e pafajshme, e cila gjendet në aventura të paqëllimta seksuale me burra që kërkojnë ta posedojnë.

Profesori i filozofisë përpiqet ta joshë. Më pas ajo përpiqet të bëjë seks me kopshtarin, të cilin i ati i saj e sulmon pasi i has bashkë. i ati përfundon në spital me frakturë në kafkë, i vëllai Jack dhe bashkëshortja e tij libertine vijnë për vizitë e kur e shoqja largohet, Jack –u përpiqet ta përdhunojë Candy –n. Një infermiere kërkon ta ndalojë, por Candy –i largohet dhe përfundon në zyrën e Dr. Krankeit –it.

Ai është autoritet në masturbim… Rrugës për në shkollë, një mëngjes, Candy –i takohet me një kurrizo pervers dhe mendon se ai është artist performues, dhe e fton në apartamentin e saj. Ajo ka marrë oferta seksuale nga meshkujt e shkollës dhe një gjinekolog e dëgjon dhe i bën një ekzaminim të improvizuar në tualet. Ka ende fatkeqësi seksuale për Candy –n kur e nisin në kamp si aktiviste paqeje dhe aty bën seks me një guru të ardhshëm, frikësohet se ka mbetur shtatzënë dhe përfundon në Indi si pjesë e zhvillimit shpirtëror për t'u përdhunuar më pas nga i ati.

Shkruar nga Maxwell Kenton (pseudonim për Terry Southern) bashkë me Mason Hoffenberg, për botuesin e librave të pistë "Olympia" , të dy autorët e pranojnë me gëzim që e kanë bërë për paratë dhe menduan se ishte "vjellëndjellës". Ata nuk mund ta kuptonin sesi gjithkush e merrte librin aq seriozisht. Më 2006-n, revista 'Playboy' e renditi Candy –n si një prej 25 librave më seksi. I mbushur deri në grykë me seks ( i interpretuar nga shumë si një satirë femërore e Kandidit të Volterit) është argëtues, interesant dhe mizor.

Është gjithashtu shumë bajat dhe pervers. Një xhevahir për letërsinë e ndyrë! Vox – Nicholson Baker Thuhet se Monica Lewinsky –i dhuroi më 1992-shin një kopje të romanit Bill Clinton–it. Dhe ka qenë një bestseller i "New York Times" –it. Praktikisht, një burrë i ri dhe një grua e re –Jim dhe Abby – bisedojnë në një linjë telefonike bisedore me pagesë rreth seksit, seksit dhe më shumë…seksit. Dhe kjo është e gjitha.

Mund të mësosh fjalë të reja argëtuese për pjesë të trupit dhe veprime seksuale dhe mund ta gjesh veten të eksituar. Jim–i ka një fetish për masturbimin femëror dhe Abby –i ndizet në dëshirë nga monumentet historike. Është coha e nuancimit të personazheve si ky që e bën librin shumë të lexueshëm. Baker–i nuk i lë asgjë imagjinatës në këtë libër, por shpëtohet nga të quajturit pornografi për shkak të detajeve që i jep prozës – heshtjet dhe pauzat e çuditshme, sikleti fillestari i Abby–it dhe Jim–it ndërsa ndajnë fantazitë seksuale.

Disa e urrejnë librin dhe mendojnë se detajet e ngadalësojnë, por nëse gjendesh brenda erotikës, ky libër duhet pasur për të të sjellë në qejf. Justine: Or The Misfortunes Of Virtue – The Marquis de Sade Justine–a dhe Juliette–a janë të bijat e reja të Monsieur de Bertole –it. Ai kryen marrëdhënie seksuale me gruan e një burri tjetër i cili u fye rëndë nga kjo dhe e helmoi. Vajzat jetojnë në një jetimore dhe Juliette–a korruptohet nga murgeshat libertine. Justine–a e ruan virtytin e saj. Kur zbulohet sfondi i tyre familjare, vajzave u duhet të largohen nga jetimorja.

Historia e Juliette–s rrëfehet në një libër tjetër, por ndërkohë e virtytshmja Justine kalon një kohë të tmerrshme në përpjekje për të ruajtur moralin e saj. Ajo largohet drejt një manastiri për mbrojtje dhe përfundon duke u bërë një skllave seksi e murgjve, që e përdorin atë si subjekt përdhunimesh dhe orgjish. Ajo ndihmon një burrë që e kanë grabitur dhe ai e merr me vete në shtëpinë e tij dhe e mban në një shpellë.

E akuzuar për zjarrvënie të qëllimshme, ajo i përgjërohet gjykatësit për mëshirë dhe ndërkaq poshtërohet dhe tallet. Historia rrëfehet nga Therese-a për Madame de Lorsagne–ën. Ndodh që Therese-a është Justine-a dhe Madame-a është motra e saj e humbur, Juliette-a. Në mënyrë ironike, Juliette-a iu dorëzua një jete me mëkat dhe lulëzoi ndërsa Justine-a që e refuzoi, u shty më thellë drejt një jete të zymtë me vese. Fatmirësisht për heroinën e gjorë, ajo më në fund doli nga mjerimi i saj nga një rreze drite.

Shanset të ndizesh nga Justine-a janë të vogla. Po, ka përshkrime grafike të seksit, por ato ndodhin brenda kontekstit të mjerimit te Justine-ës. Megjithatë është më i lexuar sesa "120 ditët e Sodomës", Justine –a është i shkruar në stilin klasik i cili ishte popullor për kohën me pak prozë të lulëzuar dhe i mungon shthurja e ligë dhe fjalët e pista që kanë lezetuar veprat e më vona të De Sade-it. Kjo i bëri përshtypje të madhe Napoleonit, i cili e përshkroi librin "si më i neveritshmi libër i shkaktuar nga imagjinata më e shthurur".

Ai urdhëroi arrestimin e De Sade-it , i cili kaloi 13 vite deri në fund të jetës së tij i mbyllur në Bastille. i detyrohemi De Sade-it ta blejmë këtë libër dhe të zhgërryhemi në mëkat siç kanë bërë të gjithë ata francezë, disa shekuj më parë. Fear Of Flying – Erica Jong Përzierja e feminizmit dhe seksit për një pije letrare tejet erotike, romani i vitit 1973 i Erica Jong-ut " Frikë nga fluturimi" ishte një sukses i madh dhe shkaktoi mjaft debat. Në roman Jong –u shpiku termin 'zipless f**k' që është një takim seksual pa asnjë lidhje emocionale apo dashuri që e pengon. Hyri në leksikun popullor në vitet '70 de ka parë një rigjenerim me valën e tretë të feminizmit.

Rrëfimtari është në një avion drejt Austrisë i mbushur plot me psikanalistë- disa prej tyre e kanë trajtuar atë. Ajo mediton rreth frikës që ka për të qenë në një avion për shkak të rebelimeve të fundit dhe rrëmbimeve në avion. Ajo zbret në Vjenë, ka një takim seksual me një mik besnik, Benett–in dhe një hallakatje të mëvonshme me një djalë tjetër me emrin Adrian. i jep atij adresën e saj në Nju Jork, duke e ditur se ai nuk do e telefonojë kurrë.

Gjatë udhëtimit me tren drejt Londrës për t'u takuar me Benett-in, ajo ngacmohet nga faturinoja dhe largohet drejt një kabine tjetër. Ajo e kupton se ai mund të qe i fundit 'zipless f**k' dhe kupton që kjo fantazi e revolton. Ka shumë debat se ku mund të jetë bazuar autorja për detajet autobiografike të protagonistes së saj Isadora Wing. A është bazuar te dikush që ajo ka njohur? Më 2008-n, motra e Jong-ut, Suzana zbuloi se libri është bazuar në të dhe në kohën që ajo ka kaluar në Liban.

Ajo e denoncoi Jong-un dhe libri n për shkak se ishte shumë faktik. Megjithatë "Frikë nga fluturimi" ka shitur 20 milionë kopje në të gjithë botën – me jehonë të veçantë te gratë me martesa të topitura dhe pa jetë. Personazhi i Isadora Wing–ut është ekscentrik, unik, egërsisht inteligjent dhe i ka argëtuar lexuesit për 40 vjet tashmë. Një vepër me klas. Story Of O – Pauline Reage me ndikim të madh nga BDSM, "Historia e O-së" është shkruar nga Anne Desclos nën pseudonimin Pauline Reage, ajo nuk e zbuloi identitetin për disa dekada derisa zbuloi se libri është shkruar për dashnorin e saj,  Jean Paulhan, i cili ishte admirues i Markezit De Sade. Megjithëse duhet thënë se është larg krahasuar me gjithçka ka krijuar De Sade.

Libri përshkruan gjyqin e O-së, një fotografe e bukur mode franceze e trajnuar për të qenë gati për seks oral, anal e vaginal sa herë i kërkohet. Ajo lidhet dhe fshikullohet dhe kalon një sërë perversionesh të tjera.

Kjo është falë dashnorit të saj, Rene, i cili e çon në një vilë ku ajo trajnohet t'u shërbejë anëtarëve të një klubi elite. Rene e dorëzon te Sër Stephen, një mjeshtër i fortë. Rene do që ajo t'i shërbejë një burri, të cilin ajo nuk e dashuron e as ai nuk e dashuron atë. Sigurisht O-ja bie në dashuri me Sër Stephen-in. Ai e dërgon atë në një trajnim më të përparuar nënshtrimi ku ajo bën një piercing në buzët e vaginës si një vulë për pronësinë e Sër Stephen-it mbi të.

Rene e inkurajon O-në të joshë Jacqueline – një modele – në rrugët e nënshtrimit. Jacqueline –a tmerrohet nga trupi gjithë vraga i O-së, por O-ja e sheh veten me krenari. Në fund të librit, O-ja shfaqet e veshur vetëm me një maskë kukuvajke në fytyrë dhe një zinxhir në piercing-un e saj vaginal. "Historia e O-së" ka mbërthyer dhe skandalizuar lexuesit qysh prej botimit të parë. Ka fituar një çmim prestigjioz në Francë në vitin 1955, por autoritetet e paditën botuesin për akte të turpshme.

Dashnori i Desclos-it, Paulhan-i i pat thënë asaj se një grua nuk mund të shkruajë si Markezi De Sade dhe ai kishte të drejtë. Ky libër është një arritje mbresëlënëse erotike, por nuk është veçanërisht saedian- ka shumë theks të dashur dhe ndjenjat romantike. De Sade nuk bën dashuri, viktimat e tij normalisht nuk kanë dëshirë të degradohen dhe detyrohen kundër dëshirës së tyre.

Dhe ka një mungesë të plotë romance në veprën e tij. Sidoqoftë, libri i Desclos-it është shumë më eksitues erotikisht sesa vepra e De Sade-it, sepse ajo çka ndodh është me pëlqimin e palëve dhe i mungon teprimi i shthurjes që kronikon De Sade. Filmi është shndërruar në një film të butë pornografik. Një klasik BDSM që tërheq të dyja sekset. Venus In Furs – Leopold von Sacher-Masoch I botuar për herë të parë në vitin 1870, ky libër ishte një arritje pioniere, duke ekspozuar botën e dominimit femëror dhe aktivitetet sadomazohiste duke na dhënë, përmes emrit të tij termit "mazohizëm".

Ka pasur ndikim të pamasë në kulturë. Ka pasur adaptime filmike nga Jess Franco dhe Massimo Dallamano dhe The Velvet Underground kompozuan një këngë në vitin 1967, titulluar " Venusi me peliçe" , duke trajtuar temën e nënshtrimit dhe dominimit.

Libri portretizon një burrë të quajtur Severin, i fiksuar me një grua të bukur të quajtur Wanda. Ai dëshiron të jetë skllavi i saj dhe dëshiron që ajo ta poshtërojë. Wanda habitet nga kjo dhe ngurron të bëjë çfarë ai thotë, por në fund kapitullon ndaj dëshirave të tij dhe e sheh këtë përvojë si fuqizuese ( edhe pse e urren Severinin që e detyron t'i bëjë këto).

Çifti udhëton drejt Firences dhe Severini ndryshon emrin, duke e bërë Gregor në mënyrë që të jetë shërbyesi personal i Wanda-s. Në Firence ajo e poshtëron atë duke ftuar tri gra afrikane për ta dominuar atë. Megjithatë, rolet kthehet kur Wanda njeh një burrë që dëshiron t'i nënshtrohet me emrin Alex. Severin-i i poshtëruar heq dorë nga përvoja e të qenët skllav i saj. "Venusi me peliçe" është një libër i mahnitshëm mbi psikën e ndrydhur dhe psikologjinë anormale. Një roman bardhezi me ekstremitet të pasionit, ndjenjave dhe veprimeve perverse. Ia vlen leximi për kureshtarët.

Delta Of Venus – Anaïs Nin "Delta e Venusit"- një përmbledhje me 15 tregime botuar postume, pas vdekjes së Nin-it, ky libër u shkrua fillimisht më 1940-n për një koleksionist privat të erotikës. Rrëfenjat tregojnë personazhe të ndryshme edhe pse janë tregime të ndara, gjuha dhe stili i lidh bashkë. Nin-i shqyrton botën e pedofilisë, incestit, tradhtisë, homoseksualitetit dhe vuajerizmit.

Me sa duket koleksionisti i kishte kërkuar skena grafike seksi. Anaïs Nin jo vetëm siguroi çfarë kërkohej, por e bëri në mënyrë letrare. "Delta e Venusit" është jo vetëm një arritje e madhe e erotikës, por një prej letërsive më elegante të Nin-it. Është mbresëlënëse të gjesh erotikë të shkruar aq mirë sa në rastin e Nin-it- ajo fut ide dhe motive në prozë dhe jo vetëm që e bën një libër të mirë, por edhe shumë ndjellës. Nin-i shpesh e përbuz të shkruarit pornografik.

Pak dinte se ato do të bëheshin erotikë klasike. Tropic Of Cancer – Henry Miller Shkruar nga Miller-i kur ishte shkrimtar i panjohur në Paris në fund të viteve '20 dhe fillimviteve '30, "Tropiku i Gaforres" është një klasik i vërtetë erotik. Është shkruar në vetë të parë gërsheton trillin me realitetin me një procesion të plotë të personazheve nga jeta e vërtetë.

Disa kapitull rrëfejnë një histori. Disa kapituj janë derdhje e ndërgjegjes ku Miller hera-herës fiton epifani. Miller –i e përshkruan jetën e tij si një autor i brengosur që jeton në Paris mes komunitetit bohem. Ka shumë takime seksuale eksplicite në libër.

Ky libër shkaktoi skandal kur shkoi për botim. Ishte në qendër të një gjyqi mbi akte të turpshme në Amerikë dhe u ndalua dhe u padit në Kanada, po ashtu edhe në Britani. Poeti i nderuar T S Eliot e mbrojti librin. Libri është përgëzuar nga gjigantë letrarë si H L Mencken , i cili e quajtur " një vepër të shkëlqyer". George Orwell –i shkoi në ekstazë për librin dhe e quajti Miller-in " shkrimtar jashtë së zakonshmes".

Madje edhe Njeriu i Madh i Letërsisë Irlandeze – Samuel Beckett – e quajtui librin "një ngjarje monumentale në historinë e shkrimit modern". Epokat kanë qenë të mira me librin e Millerit, i cili tashmë arrihet lehtë. Nëse kërkon letërsi erotike të shkruar mirë dhe të vlerësuar nga gjigandë të letërsisë, zgjidh "Tropiku i Gaforres" dhe nuk do pendohesh.

Lady Chatterley's Lover – D H Lawrence Famëkeq për përshkrimet grafike të seksit mes një kujdestari të klasës së ulët dhe një gruaje aristokrate- shtuar këtu edhe të gjitha fjalët e pista që ishin të ndaluara për kohën "Dashnori i Ledi Shaterleit" është një klasik i erotikës ndër epoka. Një grua e re e martuar Constance (Lady Chatterley) ka një bashkëshort të quajtur Clifford, i cili është shumë i pashëm dhe maço, por tragjikisht gjatë një dëmtimi në luftë, ai është paralizuar nga mesi e poshtë dhe nuk mund t'i përmbushë dëshirat seksuale të Constance-s. Ajo nis një lidhje epshore me Oliver Mellors – kujdestarin. Përmes kësaj lidhjeje ajo kupton se nuk mund të jetojë vetëm me mendje, por duhet të përjetojë edhe anën fizike të dashurisë gjithashtu.

Libri është një eksplorim i mendjes kundrejt trupit dhe një konflikt mes klasave shoqërore. Libër i ndaluar për shumë vite, "Dashnori i Ledi Shaterleit" është kuintesenca e trillit erotik. Fanny Hill: Memoirs of a Woman of Pleasure – John Cleland Romani i parë pornografik që vjen nga Anglia, Fanny Hill është një copëz e kënaqshme për blozën letrare që gjallëron kalendarin tuaj të leximit. Fanny–ja mbetet jetime në moshën 15-vjeçare. Ajo shkon në Londër në përpjekje për të gjetur një punë si shërbyese, por bie në duart e një madame bordelloje- znj. Brown. Meqenëse Fanny-ja është e virgjër, znj. Brown e shet te pasaniku Lord B.

Fanny–ja sheh znj. Brwon që bën seks me një burrë të mbajtur mirë dhe habitet me përmasat e penisit të tij, pak e trembur prej tij. Vajzat e sigurojnë për penisët e mëdhenj dhe e joshin në një seksion të ndërsjellë masturbimi. Fanny-ja bie në dashuri me një fisnik të ri të quajtur, Charles. Ai e çon Fanny-n në një apartament dhe ajo përpiqet të bëhet më urbane dhe e edukuar.

Mbetet shtatzënë pas tetë muajsh, por tragjedia e godet kur Charles-i e dërgon në Detet e jugut për të gjetur pasuri. Ajo dështon dhe bie në depresion. Dhe i kthehet sërish prostituimit. Prezantohet me Z.H dhe zbulon se mund të bësh seks pa dashuri. Ai e vendos në një apartament dhe e mbush me të mira, por zbulon se ai shkon edhe me shërbyesen. Ajo vendos të joshë Will-in, shërbyesin e Z.H.

Sërish ka përshkrime të anëtarëve gjigantë mashkullorë. Z.H i kap ata dhe e zbon Fanny-në. Ajo shkon të jetojë me një grup prostitutash dhe merr pjesë në orgji, sadomazohizëm, seks anal, seks me homoseksualë. Ajo merr pjesë gjithashtu në seks të rregullt- gjithmonë me burra me penisë të mëdhenj. Duket se është një fiksim i Cleland-it. Atë e merr një burrë më i moshuar, i cili i lë pasurinë e tij Fanny-së kur vdes.

Charles-i kthehet nga aventurat e tij në Detet e jugut, gati për të rënë në këmbët e Fanny-së sërish. Ky roman u shfaq për herë të parë më 1748-n dhe i ka skandalizuar lexuesit e autoritetet qysh prej asokohe. Cleland-i hoqi dorë nga romani në sallën e gjyqit, pasi u akuzua për korruptimin e subjekteve të Mbretit dhe çfarë korruptimi i lavdishëm qe! Kur lë pas stilin e errët prozaik, libri bëhet tejet tërheqës dhe shumë eksitues. Fanny Hill është adaptuar për ekranin e madh në një sërë rastesh, por asnjë nga versionet filmike nuk mbërthen paturpësinë e papendueshme seksuale të librit.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Itali, vjen lamtumira surprizë e arkitektit të Juventusit

Posted: 30 Sep 2018 01:02 AM PDT

 

Rrugët mes Juventusit dhe Beppe Marotta janë ndarë. Administratori i deleguar i bardhezinjve në mënyrë krejt të papritur, fill pas fitores së rëndësishme të Juventus ndaj Napolit me rezultatin 3-1, ka dalë në një intervistë për "Sky Sport" për të njoftuar lamtumirën e tij nga "Zonja e Vjetër".

"Mandati im në cilësinë e administratorit të deleguar do të skadojë në 25 tetor, klubi dhe aksionerët po punojnë mbi një politikë rinovimi. Në listën e kandidatëve të rinj nuk do të jetë më emri im. Do të qëndroj te Juventus si drejtor i përgjithshëm të pjesës sportive. Përgënjeshtroj në mënyrë kategorike se mund të jem kandidat për Figc, për momentin është një eksperiencë që nuk më përket", deklaroi Marotta, i cili më pas, i nervozuar nga pyetjet e gazetarëve bëri edhe pohimin më të bujshëm: "Po, rrugët tona ndahen!", duke lënë të kuptohet se edhe roli i tij i ri te Juventus është vetëm i përkohshëm.

Në aventurën e tij në Torino, Marotta ka fituar shtatë tituj kampion, katër Kupa të Italisë dhe tre Superkupa italiane. Vlerësimi më i fundit për atë në cilësinë e drejtuesit të Juventus, morriti vetëm javën e kaluar, kur Marotta fitoi çmimin "The Best" për kategorinë ekzekutive, si menaxheri më i mirë i vitit.

Njoftimi i tij i mbrëmjes së të shtunës, për tu larguar nga Torino, ndërsa në ditët në vijim do të mësohen padyshim motivet e këtij divorci mes Marotta dhe Juventus.

30 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more