Skip to main content

“Seks dhe pushtet” plus 1 more Telegrafi Opinione

“Seks dhe pushtet” plus 1 more Telegrafi Opinione


Seks dhe pushtet

Posted: 29 Sep 2018 07:17 AM PDT

The Economist

Një vit më parë, Harvey Weinstein u ekspozua si një abuzues seksual. Deri më atëherë trajtimi që ai u bënte femrave ishte një sekret i hapur në mes të disa publicistëve të industrisë së filmave, avokatësh dhe gazetarësh. Z. Weinstein ishte i mbrojtur nga një hamendësim i pathënë që në disa situata një njeri i fuqishëm mund të vendosë rregullat e tij. Gjatë vitit të kaluar ai hamendësim është zgjidhur me një shpejtësi të mirëpritur. Në çdo fushë të jetës njerëz të fuqishëm janë larguar me forcë dhe jo vetëm në Amerikë.

Kohët e fundit Brett Kavanaugh mund t'i mohohet një vend në gjykatën më të lartë të Amerikës si pasojë e një sërë akuzash që thonë se ai kreu sulme seksuale disa dekada më parë si student. Ajo çfarë filloi në një divan aktrimi ka arritur deri në stolin e Gjykatës Supreme. Ky është progres. Dhe megjithatë, fati i lëvizjes #Edheunë akoma varet në balancat e Amerikës, në vendin ku filloi dhe ku ka patur efektin më të madh. Për të parë pse, vetëm shihni rastin e z. Kavanaughi cili, teksa ne shkuam te shtypi, ishte i detyruar të jepte dëshmi në Komitetin e Drejtësisë së Senatit së bashku me Christine Blasey Ford, akuzatoren e tij kryesore. Lajmi i mirë është që oreksi për ndryshim është i thellë; lajmi i keq është që grabitqariteti i meshkujve ndaj femrave rrezikon të bëhet një tjetër fushëbetejë në luftërat konsumuese të kulturave në Amerikë. Falë lëvizjes #Edheunë, dëshmitë e femrave të paktën po merren disi më seriozisht.

Për një kohë të gjatë, kur një grua foli kundër një burri, dyshimi i kthehej mbrapsht asaj. Në vitin 1991 kur Anita Hill akuzoi Clarence Thomas, tani një gjykatës në Gjykatën Supreme, për kanosje seksuale, mbrojtësit e tij e ofenduan atë duke e cilësuar "sikur është pak kuçkë". Makineria që mbështet z. Kavanaugh është e përcaktuar në mënyrë të ngjashme. Gjithsesi, është përmbajtur nga vënia në pikëpyetje e pastërtisë apo moralit të znj. Blasey Ford. Në 2018 votuesit do ta merrnin këtë gjë si të papranueshme. Abuzimi nga meshkujt po merret më seriozisht, gjithashtu. Z. Weinstein akuzohet se ka kryer me dhjetëra sulme seksuale, përfshirë përdhunimin. Kontrasti mes brutalitetin të tij dhe mosndëshkimit të tij, tronditi botën nga vetëkënaqësia e saj. Këtë javë Bill Cosby, dikur aktori më i paguar i Amerikës, u burgos si i akuzuar të jetë një grabitqar i dhunshëm seksual. Por femrat kolege në vendet e punës nëpër të gjithë Amerikën janë të dëmtuara nga abuzime, të cilat pak gjë i ndan nga përdhunimi. Falë #Edheunë, tani ka më shumë gjasa që këto akte të ndëshkohen.

Shumica e mbrojtësve të z. Kavanaugh janë përqendruar në pafajësinë e tij të prezumuar; 30 vite më parë ata do të kishin këmbëngulur që veprimet e shkujdesura të një 17-vjeçari të dehur janë një bujë për asgjë. Këto ndryshime reflektojnë një ndryshim të gjerë social. Një shqetësim është se mund të ketë një boshllëk mes retorikës së korporatave dhe realitetit. Një tjetër shqetësim është pasiguria se çfarë quhet si provë. Kjo është e gjerë sepse provat e një rrethane abuzimi shpesh konsistojnë në diçka që ka ndodhur në ambiente me dyer të mbyllura dhe në shumë raste para shumë kohësh. Për të gjetur një balancë mes akuzueses dhe të akuzuarit është e vështirë. Znj. Blasey Ford ka të drejtën të dëgjohet, por këtë të drejtë e ka edhe z. Kavanaugh.

Reputacioni i z. Kavanaugh është në rrezik, por në rrezik gjithashtu është edhe reputacioni i Gjykatës Supreme. Në peshimin e këtyre pretendimeve konkurruese, barra e provave duhet të jetë e arsyeshme. Z. Kavanaugh nuk po përballet me një gjyq që do t'i kushtonte lirinë, por një intervistë pune. Standardi i provave duhet të jetë në mënyrë korrespondente më i ulët. As gjykata, as drejtësia natyrale nuk shërbehet nga nxitimi. Duhet një dekadë apo më shumë që strukturat e sjelljes sociale të ndryshojnë. #Edheunë është vetëm njëvjeçare. Nuk ka të bëjë me seksin më shumë se sa ka të bëjë me pushtetin- se si pushteti shpërndahet dhe se si njerëzit mbahen përgjegjës kur abuzohet me pushtetin.

Pashmangshmërisht, prandaj, #Edheunë do të transformohet në diskutime për mungesën e femrave veterane nga kompani dhe hapësira me fitime mesatare mes punonjësve meshkuj dhe femra. Një mbrojtje ndaj abuzimit është për femrat e reja që të punojnë në një ambient që gratë e tjera ndihmojnë të krijohet dhe të jetë i qëndrueshëm. Konservatorët shpesh e vajtojnë rolin që luan Hollywood në minimin e moralit. Me #Edheunë, Tinseltown ka nxitur pa dashje një lëvizje për barazinë. Mund të rezultojë të jetë forca më e fuqishme për vendosjen e një raporti më të drejtë mes meshkujve dhe femrave që nga vendosja e së drejtës së votës.

The post Seks dhe pushtet appeared first on Telegrafi.

Koha më e përshtatshme për amanetin e Merkelit

Posted: 29 Sep 2018 01:52 AM PDT

Michaela Kufner

Para saktësisht një viti, në 26 shtator 2017, presidenti francez Emmanuel Macron mbajti fjalimin e tij në Sorbonë, me të cilin ai paraqiti vizionin e tij për BE-në. Që atëherë ky fjalim trajtohet në Berlin si një “listë detyrash” e përgjigjeve që duhet t’i jepen Evropës.

Varësisht nga shkalla e entuziazmit për Macronin ndahet edhe Grupi Parlamentar i Merkelit: në njërën anë ata që ndihen të thirrur që të guxojnë tani me këtë President hapin e madh. Në anën tjetër ata që pas buxhetit të Eurozonës, garantimit të përbashkët të depozitave bankare dhe zhvillimit të mëtejshëm të Mekanizmit Evropian të Stabilitetit supozojnë gjithmonë një gjë: përpjekjen për të rishpërndarë në të gjithë BE paratë gjermane të mbledhura me taksa, për të mbyllur me to, në vende të tjera, vrima të buxhetit.

Me zgjedhjen e Ralph Brinkhausit si kryetar të Grupit Parlamentar, partia e saj jo vetëm e dëmtoi politikisht Angela Merkelin, por i vuri asaj një zinxhir më të shkurtër edhe për sa i përket politikës ndaj Evropës. Brinkhausi vërtet që nuk është në asnjë mënyrë kundërshtar i BE, por ai mbështet 100 përqind atë që Macroni e quan “objektin magjik gjerman”: zeron në borxhe – më e mira për të gjithë Evropën. Që për këtë nuk do të arrihet ndonjë herë ndonjë konsensus, kjo e shqetëson pak ekspertin e buxhetit Brinkhaus. Në njëfarë mënyre ai përfaqëson pikërisht atë, të cilën shumë partnerë evropianë e quajnë “sjelljen si mësues” në politikën gjermane ndaj Evropës. Në vështrimin e brendshëm të Grupit Parlamentar ai konsiderohet si ajër i freskët.

Tek premtimi evropian për “siguri dhe mirëqenie”, të cilën Merkeli dhe Macroni dëshirojnë që të kuptohet si mesazh qendror i Deklaratës së tyre të përbashkët të Mesebergut, bën pjesë krahas një euroje të fortë, edhe – dhe para së gjithash – demonstrimi i aftësisë së përbashkët për të vepruar. Këtë Kancelarja vazhdon ta ketë të vështirë, edhe dhe pikërisht te buxheti i përbashkët i Euros. Kjo tani duhet të zbërthehet e qartësohet.

Edhe më e rëndësishme: t’u vihen përballë pikërëndesa forcave të shumëpërmendura centrifugale në Evropë. Në fund të fundit është një dëshmi për mjetet e kufizuara politike të Merkelit, kur edhe në kohë të tilla të jashtëzakonshme në lidhje me Evropën dhe me postin e saj si Kancelare vazhdon të ndjekë taktikën: të pengohet me çdo kusht të kuptuarit se çfarë ka ndër mend ajo, në mënyrë që të arrihet të përgatitet në minutën e fundit ndonjë paketë. Dinamikat politike, të cilat u treguan tani edhe në partinë e saj, ka kohë që janë shumë të paqendrueshme, për të vazhduar që të mendosh vetëm në rrugët dhe proceset e zakonshme.

Më e vonta me aferën e shefit të Shërbimit të brendshëm të fshehtë Maaßen, edhe kritikët e fundit të Merkelit e kuptuan se qëndrimi pritës i Merkelit mund të jetë taktika më e mirë edhe për të: thjesht të presin që të përfundojë epoka e Merkelit. Edhe Merkeli vetë duhet ta kuptojë tani, se kapitalin politik që e ka mbledhur prej 13 vjetësh duhet ta nxjerrë në pah përpara se kriza e ardhshme për një shkak të kotë ta kufizojë edhe më tepër ndikimin e saj. Zëra me peshë e shohin çelësin për stabilitetin e Evropës edhe më tej në Berlin.

Po ta ketë seriozisht Angela Merkeli me synimin e saj për të lënë pas vetes një BE stabil dhe të aftë për të përballuar të ardhmen, ajo duhet të dalë tani shpejt nga pozicioni i mbrojtur. Duhet të vërë gjithë kapitalin e saj dhe ndikimin që i ka mbetur në një kartë vizionare për Evropën. Gjë që është kundër natyrës së saj.

Macroni në shtëpinë e tij njëkohësisht është vetë nën presion, sa të krijohet dyshimi se shansi historik për të guxuar hapin e madh gjermano-francez për Evropën e së nesërmes mund të ketë vajtur dëm. Sepse para së gjithash për Angela Merkelin, koha dhe pushteti po ikin.

The post Koha më e përshtatshme për amanetin e Merkelit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more