Skip to main content

Reagon PDK në Skenderaj: Bekim Jashari para se të etiketoj subjekte politike, ai të ofroj siguri dhe liri të fjalës

Reagon PDK në Skenderaj: Bekim Jashari para se të etiketoj subjekte politike, ai të ofroj siguri dhe liri të fjalës


Reagon PDK në Skenderaj: Bekim Jashari para se të etiketoj subjekte politike, ai të ofroj siguri dhe liri të fjalës

Posted: 28 Sep 2018 01:02 PM PDT

Drenica Press Posts

Partia Demokratike e Kosovës dega në Skenderaj denon dhunën që është shfaqur sot gjatë zhvillimit të punimeve në seancën e Kuvendit komunal të Skenderajt, të ushtruar nga zyrtarët Komunës së Skenderajt ndaj njërit nga asambleistët e zgjedhur. Veprimet e tilla janë totalisht të papranueshme dhe përbëjnë akte të turpshme dhe skandaloze mbi të zgjedhurit në mënyrë demokratike.

E drejta e shprehjes së mendimit të lirë ka qenë vlerë e përherëshme në institucionet e Skenderajt deri më tani, e cila duhet të promovohet dhe t'i garnatohet secilit asamblesistë të zgjedhur pavarësisht bindjeve politike. Prandaj kërkojmë nga Kryetari i Komunës Bekim Jashari që para se të etiketojë përfaqsuesit e subjekteve politike për gjoja bllokim të punës së tij, të garantojë siguri të zgjedhurve në punën e tyre brenda institucionit dhe të ndalojë vartësit e tij në shpërfaqjen e muskujve ndaj përfaqsuesve të zgjedhur të qytetarëve të Skenderajt.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj Sami Lushtaku asnjëherë dhe ndaj askujt nuk ka përdorur "dorën e zgjatur", përkundrazi ai ia ka zgjatur dorën çdo kujt dhe çdo herë, kur i është kërkuar, përfshirë edhe kryetarit të tanishëm të Skenderajt Bekim Jashari.

The post Reagon PDK në Skenderaj: Bekim Jashari para se të etiketoj subjekte politike, ai të ofroj siguri dhe liri të fjalës appeared first on DRENICA PRESS.

Pas valës së kritikave në rrjetet sociale, Pacolli përmend krimet e Beogradit

Posted: 28 Sep 2018 11:55 AM PDT

Drenica Press Posts

Zv. kryeministri Behgjet Pacolli ka thënë ditë më parë në një televizion serb, se Kosova dhe Serbia nuk duhet të kenë kufij dhe "topi duhet të hidhet te fusha e ekonomisë". Ai pati thënë se "Në vend se të krijojmë pengesa, ne duhet të largojmë kufijtë dhe të lejojmë njerëzit të lëvizin lirshëm". Këto deklarata të Pacollit u kritikuan ashpër në rrjetet sociale.

Por, duket se tash Pacolli ka ndryshuar paksa, ai sot ka përmendur krimet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Pacolli në një takim që ka zhvilluar me homologun tij leton Edgars Rinkēvičs, ka bërë me dije se ia ka përmendur historinë e kosovareve që kanë pasur në kohën e sundimit të Milosheviqit.

"Ne po dialogojmë me Serbinë, por mesazhet e Presidentit Vuçiç gjatë vizitës së tij në Kosovë, i sollën në mend krejt rajonit, historinë tonë tragjike gjatë sundimit të Milosheviqit, kur një milionë shqiptarë u përzunë brenda një nate”, i thashë homologut tim leton Edgars Rinkēvičs, në përgjigje të interesimit të tij", ka shkruar Pacollii.

Ai po ashtu ka treguar se homologun e tij e ka informuar për zhvillimet në Kosovë.

"E informova për zhvillimet e tjera në Kosovë, posaçërisht ato ekonomike. Ftova biznesin leton që është i njohur gjerësisht për të ofruar eksperiencën e vet në fusha si ato të teknologjisë së informacionit, start-up-eve, dhe sistemeve hekurudhore rajonale. E kemi të sigurt mbështetjen letone, për sfidat tona të ardhshme si Interpol dhe Frankofonia. Homologu leton, vlerësoi nivelin e lartë të bashkëpunimit tonë dhe më ftoi për vizitë në Letoni".

The post Pas valës së kritikave në rrjetet sociale, Pacolli përmend krimet e Beogradit appeared first on DRENICA PRESS.

Albin Kurti: Protestën e nesërme do të ketë anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës

Posted: 28 Sep 2018 11:53 AM PDT

Drenica Press Posts

Kryetari i Lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti ka konfirmuar se në protestën e nesërme pritet të ketë edhe deputetë të partive të tjera parlamentare.

Në një lidhje direkte në "Facebook", ai i është drejtuar qytetarëve për protestën që pritet të mbahet nga ora 14:00 në Prishtinë kundër presidentit Hashim Thaçi. Kurti është shprehur optismit se të pranishëm do të jenë edhe anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nisma-s.

"Unë kam kontaktuar me deputetët tjerë që të jenë pjesë e organizmit. Ka pas që kanë dhënë mbështetje. Nuk kanë qenë pjesë e organizimit por kjo ka pak rëndësi. Për neve është e rëndësishme që të ketë masivitet në kryeqytet nesër.  Aty nuk ka rëndësi se i cilës parti je, kjo do të jetë pa flamuj partiak sepse ne aty jemi si qytetarë të Republikës. Lëvizja "Vetëvendose", ka marrë iniciativën por ka edhe të tjerë që kanë punuar sepse e duan këtë vend", është shprehur ai. /Indeksonline/

The post Albin Kurti: Protestën e nesërme do të ketë anëtarë të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës appeared first on DRENICA PRESS.

Protestë me biçikleta në Prishtinë

Posted: 28 Sep 2018 11:40 AM PDT

Drenica Press Posts

Grupi i çiklistëve "Critical Mass Prishtina", të premten ka mbajtur protestë vetëdijesuese.
Qëllimi i protestës ishte ndërgjegjësimi i shoferëve dhe mbi të gjitha, krijimi i hapësirave të reja dedikuar çiklistëve.

Pjesëmarrësit kanë kërkuar shenjëzim dhe përmirësim të kushteve, madje kanë kërkuar respektim të rregullave të komunikacionit nga shoferët e automjeteve.

Marshi vetëdijesues ka filluar nga sheshi "Ibrahim Rugova", ka vazhduar në disa rrugë të kryeqytetit dhe ka përfunduar në Dragodan.
Organizim i njëjtë është mbajtur edhe në maj të këtij viti.

The post Protestë me biçikleta në Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

Rrëfimi i Donika Kastratit: Jam sulmuar në mes të ditës në Prishtinë

Posted: 28 Sep 2018 11:39 AM PDT

Drenica Press Posts

U godit me grusht nga një person të cilin se njeh. Donika Kastrati, aktiviste e të drejtave të grave rrëfen për sulmin fizik që pati në qendër të Prishtinës, para një jave.

Donikën për disa minuta nuk e ndihmoi dhe nuk u interesua për gjendjen e saj asnjë kalimtar rasti.

Për raste të ngjashme të sulmit verbal e fizik nga ana e një të riu rreth 25 vjeçar është raportuar edhe në rrjetet sociale ditët e fundit. Sipas raportimeve të viktimave tjera të dhunës fizike, i dyshuari zakonisht sulmon vajzat dhe gratë që kalojnë në rrugën 'Agim Ramadani' në Kryeqytet.

Kjo është hyrja e ndërtesës ku banon i dyshuari. Banorët tjerë të ndërtesës, thonë që janë ankuar te nëna e personit në fjalë, por e cila iu është përgjigjur se nuk ka mundësi ta pengojë.

Në dyqanet përreth rrugës 'Agim Ramadani' prapa kamerave pronarët dhe punëtorët pohuan se kanë parë disa herë personin në fjalë, të cilin të gjithë e përshkruajnë njësoj, zeshkan, i dobët, rreth 25-27 vjeçar. Sipas tyre, i njëjti kalon shpesh duke bërtitur, dhe kanë parë të sulmojë verbalisht kalimtarë.

Në Policinë e Kosovës thonë se është raportuar vetëm një rast i sulmit fizik që ka ndodhur mesditën e së enjtes. Komandanti i Stacionit Qendror në Prishtinë thotë se personi në fjalë ka dosje tjera në polici për raste të ngjashme.

Jo të gjitha rastet që janë bërë publike në rrjete sociale janë lajmëruar në polici. As Donika nuk e ka bërë këtë gjë. Ajo ka një arsye pse nuk iu është drejtuar institucioneve përgjegjëse.

Raste të raportimit të sulmeve fizike gjatë vitit 2018 në polici janë shënuar 4. Tre prej personave janë të identifikuar kurse njëri po hetohet.

The post Rrëfimi i Donika Kastratit: Jam sulmuar në mes të ditës në Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

Veseli viziton familjen italiane në Klinë që po ndihmon familjet kosovare

Posted: 28 Sep 2018 11:33 AM PDT

Drenica Press Posts

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot familjen e Massimo Mazzalit, udhëheqës i Caritas Umbria të Italisë me seli në Kosovë.

Veseli ngushëlloi familjen italiane për humbjem e djalit të tyre në një fatkeqësi, ndërsa ka blerësuar lart rolin e kësaj familje e cila ka ndihmuar dhe vazhdon të ndihmojë familjet kosovare.

"Sot, në Klinë, vizitova familjen e Massimo Mazzalit, udhëheqës në Kosovë i Caritas Umbria të Italisë. Pak kohë më parë familja Mazzali, në një fatkeqësi, ka humbur djalin e saj. Prej 19 vitesh kjo familje dhe organizata që ajo drejton kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për shumë e shumë familje kosovare, duke ndërtuar me qindra shtëpi për të pastrehët, duke strehuar qindra fëmijë të mbetur pa familje, e duke u dhënë atyre edukim dhe ngrohtësinë e munguar familjare. U preka nga mikpritja që gjeta në këtë familje dhe nga dashuria e madhe e saj për vendin tonë.

Do t'i propozoj Presidentit të Kosovës që kësaj familje të jashtëzakoshme për humanizmin e saj t'i ndaj medaljen presidenciale", ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook./Indeksonline/

The post Veseli viziton familjen italiane në Klinë që po ndihmon familjet kosovare appeared first on DRENICA PRESS.

Thaçi thotë se është i gatshëm ta përfshijë Albin Kurtin në dialogun me Serbinë

Posted: 28 Sep 2018 11:31 AM PDT

Drenica Press Posts

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për protestën që do të mbahet nesër nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se e respekton të drejtën e reagimit të gjithsecilit.

Ai është shprehur i gatshëm që të bisedojë me kryetarin e kësaj partie, Albin Kurtin, në lidhje me dialogun dhe "ta përfshijë edhe në këtë proces".

"Besimi i qytetarëve fitohet përmes votës, e jo me anë të revolucioneve".
"E respektoj të drejtën e protestës, të reagimit. Jam kundër shpifjeve dhe urrejtjes. Pres çdo kritikë, kjo vetëm sa më ndihmon, më bën negociator më të mirë. Kam pozicion të qartë: nuk ka ndarje as shkëmbim, as Asociacion me elemente ekzekutive. Unë e përkrahi kërkesën legjitime të shqiptarëve të Luginës për bashkim me Kosovën".

"Pushteti fitohet përmes votës dhe në asnjë rrethanë përmes revolucioneve. Ata që duan ta bëjnë këtë me anë të revolucioneve nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve".
"Me të tjerët kam diskutuar për dialogun, me Albin Kurtin jo. Jam i gatshëm të bisedoj. Jam i gatshëm ta përfshij në proces dhe në betejën me Serbinë. Albin Kurti ka qenë i zemëruar kur janë bërë bombardimet e NATO-s, ka qenë i zemëruar kur është shpallur pavarësia dhe unë dua t'ia largoj atë zemërim".

The post Thaçi thotë se është i gatshëm ta përfshijë Albin Kurtin në dialogun me Serbinë appeared first on DRENICA PRESS.

Presidenti Meta: Vendet e OKB të njohin pavarësinë e Kosovës

Posted: 28 Sep 2018 11:13 AM PDT

Drenica Press Posts

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta u ka kërkuar vendeve të Kombeve të Bashkuara që të njohin shtetësinë e Kosovës. Në Sesionin e 73'të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara Meta foli për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe rëndësinë e njohjes së pavarësisë së shpallur 10 vjet më parë.

"Ne u bëjmë thirrje dhe mirëpresim çdo përpjekje të shteteve anëtare të OKB'së për vazhdimin e njohjes ndërkombëtare të Kosovës si dhe mbështetjen e mëtejshme të anëtarësimit të saj në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare', tha Meta.

"Është shumë e rëndësishme që kjo Marrëveshje të shënojë një ndarje nga historia dhe e kaluara, si dhe të përmirësojë jetën e përditshme të njerëzve në të dyja shtetet", theksoi presidenti shqiptar.

Meta gjithashtu përmendi nevojën për integrim të Ballkanit perëndimor duke paraqitur siç tha ai të arriturat në këtë pjesë të botës.

"Strategjia Kombëtare e Shqipërisë për Zhvillim dhe Integrim përmban të njëjtin vizion strategjik dhe objektiva për zhvillim: atë të mirëqeverisjes, sundimit të ligjit, të një ekonomie konkurruese e të qëndrueshme, promovimit dhe respektimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Ndërsa presim një vendim pozitiv në të ardhmen për të hapur negociatat e pranimit me Bashkim Europian, ne mbetemi të përkushtuar për të ecur përpara dhe pa vonesë me reformat e brendshme në fusha kyçe", tha Meta.

The post Presidenti Meta: Vendet e OKB të njohin pavarësinë e Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Kuvendet komunale në Kosovë sikurse në Ukrainë, kërcasin boksat në Drenicë dhe Malishevë

Posted: 28 Sep 2018 11:08 AM PDT

Drenica Press Posts

Në gjitha komunat e Kosovës sot u votuan buxhetet vjetore për vitin 2019. Mirëpo, jo në të gjitha qytetet shkoi gjithçka mbarë.

Pos Skenderajt, edhe në komunën e Malishevës kishte përleshje fizike.

Valon Mazreku, drejtor për Ekonomi dhe Financa dhe asamblisti nga radhët e LDK-së, Valon Krasniqi janë përleshur në seancë.

Ndryshe, një përleshje fizike ka ndodhur sot edhe në Kuvendin Komunal të Skenderajt. Kjo është konfirmuar edhe nga kryetari i komunës, Bekim Jashari.

Ky i fundit, në një prononcim për "Indeksonline", ka treguar se asamblisti Malsor Bejta e ofendoi atë dhe kryesuesen, Fatbardha Halili.

"Po, sot në rend dite ishte buxheti i cili me shumicë votash kaloi. Pas pauzës gjysmëore asamblisti Malsor Bejta (iniciativa qytetare) ka kërkuar fjalën dhe ka nisur me ofendime në drejtim timin dhe kryesueses ku na ka quajtur "të poshtër", ka thënë Jashari.

Pas këtyre fjalëve, kryesuesja e Kuvendit Komunal ka kërkuar përjshatimin e Bejtës, i cili u largua me forca nga sigurimi i Kuvendit. Më pas, në korridoret e Komunës kishte edhe një konfrontim fizik ndërmjet asamblistëve (krahu i Bekim Jasharit) dhe Malsorit.

"Qysh s'të vjen marre. Pse i thu ashtu kryetarit", dëgjoheshin teksa flisnin asamblistët.

Momenti i përleshjes mund të shihet në sekondat e fundit të kësaj video.

The post Kuvendet komunale në Kosovë sikurse në Ukrainë, kërcasin boksat në Drenicë dhe Malishevë appeared first on DRENICA PRESS.

Pamje të reja nga Skenderaj: Ramiz Shala duke sulmuar asamblistin Bejta

Posted: 28 Sep 2018 10:55 AM PDT

Drenica Press Posts

Një përleshje fizike mes shumë asamblistëve e drejtorëve komunalë ka ndodhur sot në kuvendin e Skenderajt. Gazeta Express ka siguruar pamjet të reja nga përleshja.

Në një video që ka siguruar Express shihet drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Ramiz Shala, teksa i vërsulet asamblistit nga Iniciativa Shoqërore 40000, Malsor Bejta.

Asamblisti Hysni Mehana ka folur për Frontal rreth përleshjes fizike që ka ndodhur gjatë seancës së sotme në Kuvendin Komunal të Skenderajt.

Mehana ka thënë se është sulmuar fizikisht asamblisti i Iniciativës Qytetare 40000, Malsor Bejta.

"Malsor Bejtën kanë fillu me sulmu fizikisht. Kur kam shkuar ta shikojë se cfarë ka ndodhur, rojet e Bekim Jasharit", ka thënë Mehana në Frontal të T7.

Mehani ka thënë se atë dhe Bejtën e ka sulmuar drejtori për Kulturë, Rini  dhe Sport, Ramiz Shala dhe rojet e Bekim Jasharit.

Ndërsa drejtori Shala në një lidhje direkte ka thënë se atë e ka kërcënuar Bejta me thikë, prandaj është detyruar tën sulmojë. Megjithatë thotë se asamblisti në fjalë nuk ka pasur lëndime.

"Nuk është e verëtë në këmbë ka dalë. Asnjë lëndim nuk e ka" , ka thënë Shala. /Express/

The post Pamje të reja nga Skenderaj: Ramiz Shala duke sulmuar asamblistin Bejta appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more