Skip to main content

“Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”, shfaqje muzikore dhe akrobaci në ajër” plus 9 more - Gazeta Dita

“Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”, shfaqje muzikore dhe akrobaci në ajër” plus 9 more - Gazeta Dita


Qytetarët mbushin sheshin “Skënderbej”, shfaqje muzikore dhe akrobaci në ajër

Posted: 30 Sep 2018 01:42 AM PDT

Sheshi "Skënderbej" ia ka dalë të kthehet në një qendër të madhe eventesh artistike. Pas një vere të mbushur me spektakle kulturore e sportive, sheshi kushtuar qytetarëve të Tiranës është hapësira më e frekuentuar për shfaqje të ndryshme.

Këtë të shtunë, qytetarët e shumtë dhe të vegjlit patën mundësi të ndiqnin një nga spektaklet më të njohur në botë, i njohur si Teatri i Rrugës "Mobile Homme", i organizuar nga Ambasada franceze në Shqipëri, me mbështetjen e Bashkisë së Tiranës dhe Aleancës Franceze.

Shfaqjen e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili tha se kryeqyteti ka pasur aktivitete të shumta kulturore dhe shtoi se kjo traditë e bukur do të vijojë edhe më tej.

"Jam shumë i lumtur që, në fakt, Tiranës nuk i kanë munguar aktivitetet gjatë gjithë verës, por sidomos edhe tani në vjeshtë. Dua të falenderoj shumë kolegët e Ambasadës franceze, ambasadoren Christine Vasak që bashkëpunoi për të na sjellë një shije të veçantë të Francës, diçka jo klasike sportive, por mbi të gjitha një dhuratë për fëmijët e Tiranës; besoj se për fëmijët e Tiranës më e mira është gjithmonë përpara", tha ai.

Kryebashkiaku theksoi se përkundër skeptikëve që mendonin se sheshi nuk do të arrinte të mbushej asnjëherë, evente të tilla kulturore janë tregues se ky transformim e ka kthyer atë në një nga hapësirat më të preferuara për qytetarët e Tiranës.

"Për të gjithë ata që mendonin se sheshi "Skëndërbej" ishte shumë i madh dhe nuk do mbushej kurrë, ja ku është sot, plot me fëmijë, plot hare, plot gëzim; unë besoj se e gjithë e ardhmja e Tiranës do të jetë plot gëzim. Kështu që, shumë faleminderit miqve francezë dhe mezi pres të bëjmë akoma më shumë gjëra të bukura bashkë", u shpreh Veliaj.

Spektakli vijoi me shfaqje të ndryshme dhe nga trupa e Cirkut Kombëtar dhe Banda Frymore e Qytetit të Tiranës.

 

o.j/dita

Lëvizte me 9 kg kanabis me vete, pranga të riut nga Korça

Posted: 30 Sep 2018 01:35 AM PDT

Policia e Shtetit ka sekuestruar 11 kg marijuanë në Maliq. Për ngjarjen ka rënë në pranga Saimir Kroi, 29 vjeç, banues në fshatin Vreshtas-Maliq.

29-vjeçari u kap në flagrancë me një qese plasmasi të madhe, brenda së cilës ndodheshin edhe 9 kg drogë.

Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij, iu gjet një sasi tjetër me peshë 2 kg. Policia ka vazhduar punimet për të identifikuar persona të tjerë të cilët mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje.

o.j/dita

“Të barabartë mes të barabartëve!” Një mijë ushtarakë certifikohen nga NATO

Posted: 30 Sep 2018 01:26 AM PDT

Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke nisur nga dita e sotme kanë një grup batalioni me aftësi të plota luftarake, sipas standardeve të NATO-s.

Në fund të stërvitjes një javore "Albania Lion/Biza 18", ku morën pjesë mbi 1 mijë e 200 trupa e mjete ushtarake, Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë u çertifikua si "Combat Ready" (i gatshëm për luftë), nën monitorimin e ekspertëve të NATO.

Në stërvitje mori pjesë edhe ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila në fjalën e saj u shpreh FA-të kanë shënuar një pikë kthese në historinë e tyre, duke u renditur të barabartë mes të barabartëve.

"Çertifikimi, nga ana e NATO-s, i Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë dhe deklarimi i tij, (Combat Ready), "I gatshëm për luftë" shënon përmbushjen e pjesës më të rëndësishme të detyrave tona të shtëpisë, detyrimeve të Paketës së Objektivave të Kapaciteteve të vendit tonë ndaj Aleancës. Ndaj pa frikë mund ta quajmë këtë hop cilësor, një eveniment historik në marrëdhëniet tona me NATO-n", theksoi më tej, ministrja Xhaçka.

Më tej, ministrja Xhaçka nënvizoi se progresi është i prekshëm dhe ambicia do të jetë modernizimi i plotë strukturave të FA.

Forcat e Armatosura i dalin zot çdo pune dhe detyre që ju ngarkohet. Ashtu siç dinë të kryejnë operacione luftarake dhe paqeruajtëse, ashtu dinë edhe të kryejnë shërbime, atje ku të tjerët e kanë të pamundur. Të tillë jeni ju, të gatshëm në çdo kohë në shërbim të qytetarëve dhe të vendit. Falë këtij shembulli që ju keni vendosur, të rinjtë dhe të rejat që do të zgjedhin forcat tona të armatosura, e që do t'i bashkohen shumë shpejt shkollës së NATO-s, do të kenë shumë më tepër arsye për t'u afruar e shumë më tepër hapësira për të ngjitur shkallët e karrierës së profesioneve të ndryshme në Forcat e Armatosura njësoj si kolegët tanë të Aleancës“.

Grup- Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (GBKL) gjatë stërvitjes certifikuese “Albanian Lion/Biza 18”, iu nënshtrua një sërë skenarësh, të përgatitur mbi praktikat më të mira të vendeve të NATO dhe të bazuar në doktrinat e Aleancës për sa i takon GBKL, duke testuar kapacitetet operacionale që ata zotërojnë, por edhe për aftësitë e tyre profesionale në fushën e luftimit.

o.j/dita

Shpejtësi e frikshme në Tiranë – Durrës, Policia Rrugore: Familja ju pret

Posted: 30 Sep 2018 01:11 AM PDT

Policia Rrugore ka ushtruar kontrolle me radarë në rrugën interurbane Tiranë-Durrës me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Gjatë kontrolleve është ndaluar një 28-vjeçar nga Preza, i cili po udhëtonte me 225 km/h.

Në postimin e tyre, Policia Rrugore shkruan se kjo shpejtësi është vrasëse, papërgjegjshmëri ndaj jetës, rrezik potencial edhe për jetën e përdoruesve të rrugës. Sipas tyre, policia nuk ka qëllim gjobat por ka prioritet sigurinë e jetës së përdoruesve të rrugës.

Në fund të ata i dërgojnë një mesazh drejtuesve të mjeteve:

“Mos shpejtoni të dërgoni patentën në shtëpi por ecni brenda limiteve që të shkoni me patentën në shtëpi se familja ju pret”

o.j/dita

Meta e Haradinaj, takim në Nju Jork

Posted: 30 Sep 2018 12:57 AM PDT

Gjatë qëndrimit në Nju Jork, Presidenti Ilir Meta dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kanë zhvilluar një takim jo formal.

Haradinaj ka publikuar një foto dhe një status në rrjetet sociale, ku thekson se gjatë bisedës u konfirmua vendosmëria e dy vendeve për ta çuar përpara axhendën  euro-atlantike.

Reagimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

Kosova dhe Shqipëria janë në të njëjtin kurs të përcaktimit euro-atlantik dhe miqësisë së përhershme me Amerikën. Në këtë frymë u zhvillua edhe agjenda e ngjeshur gjatë vizitës zyrtare në ShBA.

Në një takim rasti me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, rikonfirmuam se vendosmëria jonë për ta çuar përpara agjendën euro-atlantike mbetet e palëkundur.

o.j/dita

Zyrtarët më të paguar në Shqipëri, nga 1 janari pagë 3 mln lekë (Lista)

Posted: 30 Sep 2018 12:47 AM PDT

Nga 1 janari i vitit 2019, pagat e njerëzve të drejtësisë shqiptare, të cilët kanë kaluar dhe që do të kalojnë me sukses sfidën e trefishtë të Vetingut, do të trefishohen.

Nëse aktualisht, paga mesatare për gjyqtarët dhe prokurorët është nga 100 deri në 130 mijë lekë në muaj, pas 1 janarit 2019, paga mesatare do të bëhet nga 280 deri në 380 mijë lekë në muaj, duke u bërë njerëzit më të paguar në Shqipëri, madje mbi Presidentin dhe kryeministrin.

Paga e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë do të rritet deri në 380 mijë lekë në muaj ose 3 333 USD në muaj. Rritje page do të përfitojnë vetëm gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët janë konfirmuar në detyrë me një vendim të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ka marrë formë të prerë apo me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Hyrja në fuqi e pagave të reja për njerëzit e drejtësisë që kalojnë Vetingun parashikohet në pikën 6, të nenit 169 të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Pika 6 parashikon që magjistrati që ka kaluar procesin e rivlerësimit pas datës 1 janar 2019 gëzon të drejtën për të marrë diferencën mes pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve ligjore të zbatueshme para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe pagës dhe përfitimeve të tjera, sipas parashikimeve të këtij ligji, brenda tre muajve nga vendimi i formës së prerë të rivlerësimit. Kjo pikë është lënë në fuqi edhe nga vendimi numër 35, datë 18.04.2017, i Gjykatës Kushtetuese.

Krahas gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar dhe do të kalojnë Vetingut, siç shkruan shqiptarja.com, paga të larta do të vijojnë të marrin edhe anëtarët e komisioneve të Vetingut.

Paga reale bruto e kryetares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit më të rëndësishëm të Vetingut, është zyrtarisht 395,376 lekë, ndërsa paga neto është 305.400 lekë në muaj.

Paga bruto e anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është 372,661 lekë në muaj, ndërsa paga neto është 288.296 lekë në muaj.

Gjyqtarët dhe prokurorët që përfitojnë rritje paga nga 1 janari

Arta Marku,              Prokurore e Përgjithshme e përkohshme

Vitore Tusha,            anëtare e Gjykatës Kushtetuese

Medi Bici,               gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë Tiranë

Ardian Dvorani,          gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë

Marçela Shehu,           gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Anila Leka,              prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme

Manjola Xhaxho,          gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë

Fatjona Memçaj,            prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Tiranë

Dritan Prençi,           Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet

Vate Staka,              prokuror në Prokurorinë e Shkodrës

Brikena Ukperaj,         gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë

Dritan Hallunaj,         gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda

Besnik Muçi,             prokuror pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda

Kostaq Beluri,           Prokuroria e Përgjithshme

Ilir Toska,              Gjykata  e Apelit Tiranë

Arben Dollapaj,          prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit

Artur Malaj,             Gjykata Administrative të Apelit

Gentian Osmani,          Prokuroria e Krimeve të Rënda

Xhezair Zaganjori,       kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Bashkim Dedja,           kryetar i Gjykatës Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Edmond Islamaj,          gjyqtar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Nertina Kosova,          gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Gentjan Medja,           Gjykata Administrative Shkalla e Parë, konfirmuar nga KPK, ankimur në Kolegj

Astrit Faqolli,          gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Antoneta Sevdari,        Prokuroria e Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Alma Brati,              gjyqtare pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, konfirmuar nga KPK, ankimuar në Kolegj

Pagat e anëtarët të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Genta Tafa (Bungo),      kryetare,    395,376 lekë

Alma Faskaj,             komisionere, 372,661 lekë

Brunilda Bekteshi,       komisionere, 372,661 lekë

Etleda Çiftja,           komisionere, 372,661 lekë

Firdes Shuli,            komisionere,      372,661 lekë

Lulzim Hamitaj,          komisioner, 372,661 lekë

Olsi Komici,             komisioner, 372,661 lekë

Pamela Qirko,            komisionere,      372,661 lekë

Roland Ilia,             komisioner, 372,661 lekë

Suela Zhegu,             komisionere,      372,661 lekë

Valbona Sanxhaktari,     komisionere,      372,661 lekë

Xhensila Pine,           komisionere,      372,661 lekë

Pagat e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit

Natasha Mulaj,           436.851 lekë

Albana Shtylla,          436.851 lekë

Ardian Hajdari,          436.851 lekë

Ina Rama,                436.851 lekë

Luan Daci,               436.851 lekë

Rezarta Schuetz,         436.851 lekë

Sokol Çomo,              436.851 lekë

Kategoritë që përfitojnë rritje page

Të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët që kanë kaluar dhe që do të kalojnë Vetingun.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit

Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme

Gjyqtarët e Gjykatave Speciale

Anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (vijon zbatimi)

Anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit (vijojë zbatimi)

 

o.j/dita

Familjet në nevojë, Rama, Linda dhe Zaho, bashkë drejt Stambollit me “Air Albania”

Posted: 30 Sep 2018 12:38 AM PDT

Kompania 'Air Albania' ka bërë fluturimin e radhës, por kësaj here në bordin e avionit ka qënë edhe kryeministri Rama, bashkëshortja e tij Linda dhe djali i tyre i vogël, Zahon.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama ka publikuar vidoen e udhëtimit me fëmijë dhe njerëz të cilët trajtohen me ndihmë ekonomike. Gjatë udhëtimit të tyre për në Stamboll, Rama ndau për ta edhe tortën.

Postimi i Ramës në Facebook:

"MIRËMËNGJES

dhe me këtë udhëtim krejt të pazakonshëm në krahët e AIR ALBANIA që me siguri do t’ju pëlqejë edhe juve për kaq sa do shihni, ju uroj një të dielë super", shkruan Rama.

Për më tepër ndiqni videon

Indonezi, shkon në 832 numri i viktimave nga tërmeti e cunami

Posted: 30 Sep 2018 12:28 AM PDT

Numri i viktimave nga tërmeti dhe cunami i shkaktuar prej tij në ishullin indonezian të Sulawesit është rritur në mënyrë drastike në 832 jetë të humbura.

Lajmi është konfirmuar këtë të dielë nga Agjencia Kombëtare për Zbutjen e Katastrofave, që shtoi gjithashtu se edhe zonat e prekura janë më të gjera nga sa mendohej fillimisht.

Shumë persona raportohen të kenë mbetur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara prej tërmetit me magnitudë 7.5 që goditi vendin të premten, e vetëm pak më vonë shkaktoi edhe një cunam me dallgë 6 metra të larta.

Në konferencën për shtyp, zëdhënësi i agjencisë në fjalë, Sutopo Purwo Nugroho tha gjithashtu se ekipet e kërkim-shpëtimit po gërmojnë me duar në përpjekjet e ethshme dhe të pandalshme për të mbijetuar në qytetin indonezian të Palusë.

Shqetësim të madh përbën në fakt fati i qytezës Donggala, ku ende mbetet i paqartë impakti nga tërmeti dhe cunami i së premtes.

o.j/dita

Referendumi në Maqedoni, nis votimi

Posted: 30 Sep 2018 12:19 AM PDT

Prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm janë hapur qendrat e votimit në Maqedoni për referendumin që ka të bëjë me ndryshimin e emrit të shtetit.

Autoritetet maqedonase kanë bërë me dije se të drejtë vote kanë 1.806.336 qytetarë.

Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00. Vota e sotme në referendum konsiderohet historike sa i përket aspiratave të Maqedonisë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe NATO.

Në fletën e votimit, qytetarët do të zgjedhin pro apo kundër ndryshimit të emrit në "Maqedonia Veriore" në kuadër të marrëveshjes me Greqinë.

Një numër i lartë vëzhguesish ndërkombëtarë dhe vendas po monitorojnë të gjithë këtë proces. Autoritetet më të larta të Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u kanë bërë thirrje qytetarëve të Maqedonisë që të votojnë pro ndryshimit të emrit, në mënyrë që vendi të vazhdojë në rrugën euroatlantike.

o.j/dita

“Ata që qeshën me Trump në OKB, kanë për t’u penduar rëndë”

Posted: 30 Sep 2018 12:01 AM PDT

Ishte një e qeshur që u dëgjua në të gjithë botën.

Ishte gjithashtu një e qeshur që bota, ose të paktën udhëheqësit e botës, bënë me fjalët e Donald Trump.

Në fillim të fjalimit te Asambleja e Përgjithshme e OKB, Trump nuk dukej se i priste të qeshurat që shpërthyen në sallë pasi nisi të renditë arritjet e administratës.

Nuk ishte ndonjë ndërprerje e madhe, thjesht një pauzë e shkurtër, në të cilën ndoshta kuptoi se çfarë po ndodhte.

Twitter u ndez brenda pak sekondash.

Menjëherë më pas, televizionet nisën të transmetojnë një shprehje që Trump e përsëriste shpesh kur qortonte administratën e Obamës: "Po na qesh bota".

Përgjigjja ishte e qartë. Presidenti bëri një gabim. Më keq, madje. Iu sulmua egoja.

Siç ka thënë dhe gruaja e tij, Zonja e Parë, Melania Trump, presidenti Trump nuk është njeri me të cilin mund të bësh shaka: "Siç do ta keni parë deri tani, nëse dikush e sulmon, ai ua kthen 10 herë më fort".

Bota është mësuar me grushtet që kthen mbrapsht Trump. Ka qenë si pika identifikuese e presidencës së tij që nga dita e parë.

E mbani mend debatin me turmat e njerëzve gjatë përurimit të presidencës?

Trump nuk e mban mend.

Duke folur të nesërmen te baza e CIA-s, Trump u tha zyrtarëve që merren me mbledhje informacioni: "Mbajta fjalimin. Pashë jashtë. Fusha ishte… dukej e mbushur me nja një milion, një milion e gjysmë njerëz."

Problemi është se kur u krahasuan fotot e fjalimit të përurimit të Trump me atë të Obamës, historia ishte ndryshe. Turma e presidentit Trump ishte shumë më e vogël.

Pas kësaj, Trump e përshkallëzoi betejën me gazetarët.

Kelli An Konuej e mbështeti presidentin Trump dhe zëdhënësin e tij, Shon Spajser, duke thënë se Shtëpia e Bardhë do të paraqiste "fakte alternative".

Dhe që atëherë, Trump nuk ka hequr dorë. Ai ka vazhduar të dyfishojë, trefishojë e katërfishojë versionin e tij, dhe ka vazhduar të mburret për numrin e madh të pjesëmarrësve në përurim, por që më pas u vërtetua se nuk ishin fakte alternative, por gënjeshtra.

Dhe dy ditë pas fjalimit me udhëheqësit e OKB, Trump u pyet nga gazetarët për ngjarjen me të qeshurat. Trump i ktheu grushtet menjëherë. Dhe askush nuk u habit me përgjigjen e tij. "Lajmet e rreme thanë që njerëzit qeshën me Trump. Nuk qeshën me mua. Njerëzit ia kaluan bukur me mua. Po qeshnim bashkë. U kënaqëm. Ata e respektojnë atë që kam bërë."

Të përqendrohemi te kjo fjala. "Respekti". Është në fakt thelbi i pikëpamjes që ka Trump për botën.

Ajo që mori nga këto të qeshura, është që zhbëri arritjet e Obamës me respektin, duke u thënë gazetarëve: "SHBA-të janë sërish të respektuara. SHBA-të nuk ishin të respektuara më parë. Të gjithë po përfitonin prej nesh."

Nëse kemi mësuar diçka nga ngjarja me përurimin, Trump ka për ta ndier prapë nevojën për t'u kapur me gazetarët. Por për ata udhëheqës që qeshën në OKB, kostoja e të qeshurës mund të jetë më e madhe.

Më pas, gjatë fjalimit në OKB, Trump dha paralajmërimin për më shumë se 180 udhëheqës botërorë: "Po shohim me kujdes ndihmën e jashtme që japin SHBA-të. Që tani e tutje, do t'u japim ndihmë vetëm atyre që na respektojnë e që janë vërtet miqtë tanë."

Dhe kur Trumpi zemërohet me një vend, është vështirë t'ia kthesh mendjen. Pyesni Trudonë e Kanadasë apo Merkelin e Gjermanisë.

Trump doli më herët nga samiti i G7 këtë verë, dhe e akuzoi Trudonë se nuk ishte treguar i sinqertë. Trump shkroi në Twitter: "Trudoja u soll sjellshëm dhe butë gjatë takimit, por më pas tha në konferencë për shtyp se tarifat e SHBA-ve ishin fyese për vendin e tij, e që Kanadaja nuk lejonte të tërhiqej prej hunde. U tregua shumë i pasinqertë dhe i dobët."

Teksa mëria për Trudonë u shtua, Trump iu kthye edhe mbarë kanadezëve: "Kjo ka për t'i kushtuar shumë para popullit të Kanadasë."

Tre muaj më pas, kur Trudoja erdhi në Nju Jork për Asamblenë e OKB, mëria e Trumpit (ose taktika e negocimit) u ashpërsua edhe më tej, e madje tha se kishte refuzuar të takohej me kryeministrin kanadez. Pse? "Sepse tarifat e vendit të tij janë shumë të larta. Ai nuk duket se ka dëshirë që të punojmë me bisedime, kështu që i thashë ta linte fare. Dhe sinqerisht, tani po mendojmë t'u vëmë taksa makinave që vijnë nga Kanadaja."

Ata udhëheqës që kanë qeshur me Trump në OKB duhet të reflektojnë e të mendojnë për fatin e kancelares gjermane, Angela Merkel.

Trump ishte treguar i ashpër me të që përpara, duke kritikuar numrin e Mercedes Benz-ëve nëpër rrugët e Nju Jorkut. Disa muaj më vonë, gjatë takimit të parë mes tyre, në Shtëpinë e Bardhë, Trump refuzoi t'i japë dorën.

Edhe këtë verë, Trump foli kundër saj te samiti i NATO-s, në Belgjikë, ku e qortoi për shkurtimin e shpenzimeve ushtarake. Në OKB e qortoi për gazsjellësin me Rusinë. "Gjermania do të varet tërësisht nga energjia ruse, nëse nuk ndryshon udhë."

Mërinë me Gjermaninë Trump e ka më shumë për rregullat tregtare të BE-së. Merkel mund të jetë udhëheqësja më me ndikim në Europë, por dy thembrat e saj të Akilit, që e ndajnë nga vendet e tjera të BE-së, janë kontributi në NATO dhe gazsjellësi.

Mësimi që duhet të marrin delegatët në OKB, ata që mund të kenë qeshur me Trump, është ky: "Uroni të mos ju ketë parë."

Presidentit Trump i pëlqen të respektohet. Ai s'ka për ta harruar. Dhe mund të jetë ai që do të qeshë i fundit./ Nic Robertson, CNN

o.j/dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more