Skip to main content

“Notat e lojtarëve: Sevilla 3-0 Real Madrid, Andre Silva lë në hije Benzeman” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Notat e lojtarëve: Sevilla 3-0 Real Madrid, Andre Silva lë në hije Benzeman” plus 9 more Telegrafi Futboll


Notat e lojtarëve: Sevilla 3-0 Real Madrid, Andre Silva lë në hije Benzeman

Posted: 26 Sep 2018 03:47 PM PDT

Një paraqitje për t'u duartrokitur e andaluzianëve (7.22), në raport me lojën që bënë Los Blancos (6.44).

Lojtari i ndeshjes në këtë sfidë ishte sulmuesi Andre Silva (9.0), i cili i shënoi dy gola.

Nga ana tjetër, lojtari me vlerësimin më të ulët është shpallur sulmuesi i Los Blancos, Karim Benzema (5.9).

Raphael Varane ka marrë paraqitjen më të mirë te mysafirët (7.3), ndërkohë që është vlerësuar edhe Thibaut Courtois (7.0), i cili nuk lejoi që humbja të ishte më e thellë.

Franco Vazquez (8.0), Jesus Navas (7.9) dhe golashënuesi tjetër, Wissam Ben Yedder (7.8), janë futbollistët që janë vlerësuar në këtë sfidë.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Sevillas (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Sevilla 3-0 Real Madrid, Andre Silva lë në hije Benzeman appeared first on Telegrafi.

Reali nënshtrohet nga Sevilla

Posted: 26 Sep 2018 02:51 PM PDT

Sevilla ka regjistruar fitore bindëse prej 3-0 përballë Real Madridit në ndeshen e xhiros së gjashtë na La Liga.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 17-të të ndeshjes së zhvilluar në Ramon Sanchez Pizjuan me golin e Andre Silvas.

Vetëm katër minuta më pas (21'), i njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë duke i vënë në vështirësi Los Blancos.

Një tjetër gol për andaluzianët e realizoi Wissam Ben Yedder dhe me avantazh prej tre golash vendasit shkuan në pushim.

Në fraksionin e dytë nuk pati gola, ndërsa Mbretërit nuk arritën të bënin asgjë për t'i ndryshuar gjërat.

Kjo humbje e lë Real Madridin në vend të dytë në tabelë me 13 pikë, aq sa ka edhe Barcelona që po ashtu pësoi në këtë xhiro nga Leganes.

Sevilla është ngritur në vend të katërt në tabelë me 10 pikë, tri më pak se dy liderët e kampionatit spanjoll.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos në La Liga është derbi lokal kundër Atletico Madrid. Skuadra andaluziane luan si mysafir i Eibarit. /Telegrafi/

The post Reali nënshtrohet nga Sevilla appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Juventus 2-0 Bologna, shkëlqen Dybala

Posted: 26 Sep 2018 01:59 PM PDT

Juventusi ka vazhduar me rekordin e qind për qindtë të fitoreve edhe në xhiron e gjashtë në Serie A.

Bianconerët bënë paraqitje më të mirë (7.16) se Bologna (6.29), prandaj vlerësimi mestar i tyre ishte më i mirë.

Paulo Dybala e nisi ndeshjen si startues dhe shkëlqeu në këtë takim duke u vlerësuar më notën më të lartë në ndeshje (8.7).

Juventus perfekt, mposht Bolognan dhe merr fitoren e gjashtë me radhë në Serie A Juventus perfekt, mposht Bolognan dhe merr fitoren e gjashtë me radhë në Serie A

Blaise Matuidi është vlerësuar me notë të mirë (8.3), ndërsa pas tij ndodhen Joao Cancelo (7.8) e Cristiano Ronaldo (7.7).

Mesfushori shqiptar, Blerim Xhemaili, ka marrë notën 6.3 për paraqitjen te skuadra e tij.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Juventusit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Bolognas (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Juventus 2-0 Bologna, shkëlqen Dybala appeared first on Telegrafi.

Roma dhe Di Francesco gjejnë qetësinë, fitore bindëse në shtëpi ndaj Frosinones

Posted: 26 Sep 2018 01:56 PM PDT

Roma është kthyer te fitoret, pas dy barazimeve dhe dy humbjeve, duke mposhtur bindshëm Frosiononen me rezultat 4-0.

Trajneri Eusebio Di Francesco ka qenë kryefjala e medieve italiane në këtë javë, duke u aluduar për një shkarkim të tij.

Por djelmoshat e tij reaguan mirë, duke fituar.

Ndeshja nisi me këmbë të mbarë për romakët, që shënuan që në minutën e dytë me Cengiz Under.

Cengiz Under . (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i dytë me Pastoren që shënoi në minutën e 28-të.

Vulës takimit që në pjesën e parë ia dha El Shaarawy që shënoi për 3-0 në minutën 35-të, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Roma e kontrolloi ndeshjen.

Roma shënoni edhe një herë në fund me Koloarov.

Kjo fitore e dërgon Romën në kuotën e tetë pikëve. /Telegrafi/

 

The post Roma dhe Di Francesco gjejnë qetësinë, fitore bindëse në shtëpi ndaj Frosinones appeared first on Telegrafi.

Parisi vazhdon garën me vetveten në Francë, fiton bindshëm ndaj Reims

Posted: 26 Sep 2018 01:55 PM PDT

PSG ka arritur të shënojë fitore me rezultat 4-1 ndaj Reims në kuadër të Ligue 1.

Kampionët e Francës e nisin ndeshjen me një gol të pësuar që në minutën e dytë i shënuar nga Chavalerin.

Por nuk vonoi shumë dhe në minutën e pestë Cavani shënoi për 1-1.

Neymar nga pika e bardhë e kaloi në epërsi skuadrën në minuan e 24-të.

Pjesa e parë u mbyll me gol pasi shënoi Cavani për 3-1.

Meunier konfirmoi formën e tij të mirë dhe shënoi në minuan e 5-të për 4-1.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe PSG me këtë fitore arrin në kuotën e 21 pikëve në shtatë ndeshje. /Telegrafi/

The post Parisi vazhdon garën me vetveten në Francë, fiton bindshëm ndaj Reims appeared first on Telegrafi.

Juventus perfekt, mposht Bolognan dhe merr fitoren e gjashtë me radhë në Serie A

Posted: 26 Sep 2018 01:52 PM PDT

Gjashtë ndeshje dhe gjashtë fitore, duke arritur në kuotën e 18 pikëve në start të kampionatit.

Juventusi nuk njeh kundërshtar dhe viktima e radhës ishte Bologna.

Në fakt Juventusin e mbylli ndeshjen që në minutat e para duke shënuar dy herë brenda një kohë të shkurtër.

Fillimisht shënoi Paolo Dybala në minutën e 11-të një super gol.

Paulo Dybala . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Pas tij nuk vonoi shumë dhe shënoi edhe Matuidi për ta dërguar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e parë edhe pse kishte shumë raste Juventusi nuk shënoi më.

Njëjtë shkoi edhe pjesa e dytë, ku Zonja e Vjetër  rrezikoi disa herë portën kundërshtare.

Rodrigo Bentancur . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Dylbala, Ronaldo e Pjanic rrezikuan, por pa sukses.

Juventusi në ndeshjen e ardhës e pret Napolin që është në vendin e dytë me tri pikë më pak. /Telegrafi/  

 

The post Juventus perfekt, mposht Bolognan dhe merr fitoren e gjashtë me radhë në Serie A appeared first on Telegrafi.

Arsenal kalon tutje, Welbeck u kthehet golave

Posted: 26 Sep 2018 01:44 PM PDT

Arsenal ka fituar ndaj Brentford me rezultat me rezultat 3-1 për të kaluar tutje.

Skuadra e Unay Emery e nisi shumë mirë takimin kur shënoi që në minutën e pestë.

Ishte Danny Welbeck që shënoi me kokë pas një rivënie nga këndi.

Danny Welbeck . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Loja e mirë e Arsenalit vazhdoi edhe më tutje, ndërsa sulmuesi anglez gjeti edhe goline  dytë në minutën e 37-të.

Pasimin e Moreal e ktheu në gol sulmuesi Welbeck nga afër.

Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë mysafirët u kthyen në lojë me golin  shënuar nga Judge në minutën e 58-të.

Në kohën shtesë e gjeti golin e Lacazette për 3-1. /Telegrafi/

The post Arsenal kalon tutje, Welbeck u kthehet golave appeared first on Telegrafi.

Chelsea përmbys Liverpoolin, Hazard shënon gol magjik

Posted: 26 Sep 2018 01:38 PM PDT

Chelsea ka arritur ta përmbys rezultatin në Afield Road kundër Liveprooli, për të fituar në fund 2-1 dhe për të kaluar tutje në Kupën e Ligës.

Chelsea e nisi shumë mirë takimin me dy raste të njëpasnjëshme me Alvaro Moratan në minutat 18' dhe 20', ku në të dy rastet Mignole ishte në vend.

Liverpooli u kundërpërgjigj me Naby Keita dhe Sadio Mane, por portieri Canallero priti në të dy rastet.

Sadio Mane e Cesar Azpilicueta . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Daniel Sturridge provoi në kohën shtesë për të shënuar, por pa sukses.

Pjesa e dytë nisi më mirë për vendasit.

Sturridge gjeti golin në minutën e 58-të për ta kaluar në epërsi Liverpoolin (1-0).

Pas golit vendasit kishin edhe disa raste, por nuk ia arritën të gjenin portën.

Daniel Sturridge . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Chelsea u këndell në fundin e ndeshjes, kur shënoi Emerson në minutën e 80-të.

Por kjo nuk ishte e gjitha.

Lojtari më i mirë i Chelseat, Eden Hazard e tha fjalën e tij në këtë përballje kur shënoi për 2-1 në minutën e 85-të.

Deri në fund gola nuk kishte dhe Chelsea iu gëzua kualifikimit tutje. /Telegrafi/ 

The post Chelsea përmbys Liverpoolin, Hazard shënon gol magjik appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Leganes 2-1 Barcelona, megjithatë Messi ndër më të mirët

Posted: 26 Sep 2018 01:25 PM PDT

Leganes ka bërë befasinë e xhiros së gjashtë në La Liga duke e mposhtur Barcelonën.

Nota mesatare e skuadrës vendase (6.83) është më e lartës se ajo e ekipit mysafir (6.47).

Lojtari i ndeshjes në këtë sfidë është shpallur golashënuesi Nabil El Zhar (7.7).

Leganes ia shkakton humbjen e parë sezonale Barcelonës Leganes ia shkakton humbjen e parë sezonale Barcelonës

Golashënuesi i vetëm i Barcës, Philippe Coutinho, ka marrë notën 7.6, njësoj sikur superylli i skuadrës, Lionel Messi.

Dështimi i ndeshjes është shpallur anësori Munir El Haddadi, i cili ka marrë notën 5.9.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Leganes (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Barcelonës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Leganes 2-1 Barcelona, megjithatë Messi ndër më të mirët appeared first on Telegrafi.

Leganes ia shkakton humbjen e parë sezonale Barcelonës

Posted: 26 Sep 2018 12:50 PM PDT

Leganes ka befasuar Barcelonën në javën e gjashtë të La Ligas duke fituar me rezultat 2-1.

Golin e vetëm për katalunasit e shënoi Philippe Coutinho në minutën e 12-të, ndërsa pas pak minutash Lionel Messi kishte shans të mirë për gol.

Në minutën e 45-të vendasit kishin mundësi të mirë të barazonin rezultatin me anë të Oscar, por Marc-Andre ter Stegen bëri një pritje vendimtare.

© (Foto nga Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Të motivuar nga kjo Nabil El Zhar (52′) dhe Oscar (53′) i dhanë epërsi vendasve me dy gola të shpejtë.

Në vazhdim katalunasit tentuan të shënojnë, por nuk ia arritën të tundin rrjetën e portës së Ivan Cuellar.

© (Foto nga Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Aktualisht Barcelona vazhdon në vendin e parë me 13 pikë, kurse Leganes ngjitet në vendin e 13-të me katër pikë.

Ndeshja e ardhshme e Barçës është kundër Athletic Bilbaos, kurse Leganes ndaj Real Betisit. /Telegrafi/

The post Leganes ia shkakton humbjen e parë sezonale Barcelonës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more