Skip to main content

“Mungesa e golit, Allegri: Ronaldos s’po i ecën, i lumtur me pikët e plota” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Mungesa e golit, Allegri: Ronaldos s’po i ecën, i lumtur me pikët e plota” plus 9 more Gazeta SHQIP


Mungesa e golit, Allegri: Ronaldos s’po i ecën, i lumtur me pikët e plota

Posted: 02 Sep 2018 02:40 AM PDT

Juventusi mbylli me sukses 3 ndeshjet e para ta kampionatit, duke grumbulluar 9 pikë të plota dhe tashmë Masimiliano Allegri mund të pushojë dhe punojë i qetë gjatë ndërprerjes për t'i hapur udhë Ligës së Kombeve.

"Skuadra më ka bërë dhuratë shumë të bukur për ndërprerjen, pasi kemi ardhur me pikë të plota dhe do të kemi mundësi të kalojmë pak ditë pushime të qeta, për të rifilluar pastaj me fazën më të rëndësishme", deklaroi Allegri.

Mbrëmë bardhezinjtë mposhtën Parmën me rezultatin 1-2, jo pa vështirësi, ndërsa nota e vetme negative e këtij Juventusi, vijon të jetë mungesa e golit nga ana e blerjes së bujshme verore, Cristiano Ronaldo.

"Ndaj Parmës ishte e vështirë dhe këtë e dinim që në fillim. Për fat të mirë ia dolëm të marrim 3 pikët, ato për të cilat luhen ndeshjet. Ronaldos nuk po i ecën aspak në këto javë të para, por unë jam i kënaqur me të. Në aspektin e asaj çfarë jep në fushë, duket se është përshtatur mjaft mirë dhe krijon hapësira për shokët e skuadrës. Besoj se shumë shpejt do të vijnë edhe golat", tha trajneri i bardhezinjve.

Paulo Dybala e nisi sërish nga stoli, për të luajtur pak minuta në fund të sfidës, ndërsa Mario Mandzukiç vijon të befasojë, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndonëse iu bashkua shumë vonë skuadrës, për shkak të angazhimit në Botëror.

"Është një sezon i gjatë dhe do të kemi nevojë për të gjithë, përfshi edhe Dybalën, prej të cilit presim vërtetë shumë. Po më befason Mandzukiç, pasi nuk e prisja këtë start kaq të mirë të tij, duke qenë se na u bashkua shumë vonë", u shpreh Allegri pas takimit me Parmën.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shtatori i “nxehtë”, me radhë në kufi. Kosovarët dynden drejt Shqipërisë

Posted: 02 Sep 2018 02:32 AM PDT

Pavarësisht se ditëve të nxehta të verës po ju vjen fundi, kjo e dielë i ka gjetur sërish mijëra qytetarë të Kosovës të gatshëm për të udhëtuar drejt bregdetit shqiptar, për të pushuar në Durrës, Velipojë apo Shëngjin.

Radhët e gjata të pritjeve nuk kanë munguar as sot në kufirin Shqipëri-Kosovë, teksa dhjetëra makina janë fotografuar duke hyrë në territorin e vendit tonë në pikën e kalimit kufitar të Morinës.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zhduket në Durrës shoferi kosovar, policia kërkon ndihmë për ta gjetur (Foto)

Posted: 02 Sep 2018 02:19 AM PDT

Një shofer kosovar raportohet të jetë zhdukur ditën e djeshme në qytetin e Durrësit dhe policia e qytetit bregdetar kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij.

"Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e djeshme ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më", sqaron policia.

Për të bërë më të lehtë identifikimin e tij, Blutë e Durrësit sqarojnë se Rama është rreth 1,75 cm i gjatë, i dobët dhe ka të veshur një këmishë të bardhë dhe xhinse të zeza. Në rast identifikimi të tij, jeni të lutur të telefononi në numrin 0694110217.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Autori qëlloi në largësi, biznesmeni në Shkodër dyshohet se u vra gabimisht

Posted: 02 Sep 2018 02:14 AM PDT

Hetimet për të zbardhur vrasjen e biznesmenit Arjan Ferracaku po zhvillohen intensivisht, edhe pse deri tani nuk ka asnjë të dhënë që mund të hedhë dritë mbi motivet dhe autorët e krimit.

Në orët e vona të së shtunës, policia ka shoqëruar në Komisariat më shumë se 30 persona, duke shpresuar se dëshmia e tyre do të hedhë më shumë dritë mbi krimin, por pa rezultat. Nga dëshmia e tyre nuk është përfituar asnjë e dhënë për identifikimin e autorëve, por policia, pjesës më të madhe të personave të shoqëruar u ka marrë gjurmët e gishtave.

Dy janë pistat ku po përqendrohen më së shumti hetimet, atë të përplasjeve mes grupeve kriminale dhe një gjobëvënie të mundshme që mund t'i jetë vendosur 30-vjeçarit, i cili ka kundërshtuar dhe nuk e ka paguar.

Ndërkohë ka dyshime se nuk ka qenë biznesmeni 30-vjeçar objektivi i autorëve të ngjarjes dhe ai mund të jetë vrarë gabimisht teksa po kalëronte. Ferracaku ka qenë i shoqëruar nga 5-6 persona të tjerë në zonën e Livadhes dhe objektivi i vrasjes së rëndë mund të ketë qenë njëri prej tyre.

Mësohet se autori i vrasjes ishte fshehur në një shkurre dhe ka qëlluar nga 70-80 metra me kallashnikov.

Familjarët e viktimës kanë rrëfyer në polici se nuk kanë konflikte me askënd, ndërsa vetë viktima njihet si një person aspak problematik.

Ndërkohë sa i përket dy personave që e shoqëronin Ferracakun mbi kalë, fatmirësisht ata i kanë shpëtuar më së miri plumbave të kallashnikovit, ndërsa dy plumba janë gjetur në trupin e kafshës.

Ata mësohet se janë marrë në ruajte nga Policia e Shkodrës, t4eksa fillimisht ishin larguar me vrap, duke tentuar të fshihen, nga frika se mos ndiqeshin nga autorët dhe ekzekutoheshin si 30-vjeçari Ferracaku.

Dy personat, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, janë shoqëruar me urgjencë në Policinë e Shkodrës, ku janë marrë gjatë në pyetje, në prani të drejtorit të Policisë së Shkodrës dhe vet Ardi Veliut, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, që mbërriti me urgjencë në kryeqendrën e veriut.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Si të harrosh tradhtinë?

Posted: 02 Sep 2018 02:11 AM PDT

Sapo ke mësuar se i dashuri ju ka tradhtuar? Mund të jetë bashkëshorti, apo dikush me të cilin po dilni prej pak kohësh…?

Çfarë rëndësie ka, tradhtia dhemb njësoj në të gjitha format. Me siguri jeni të trishtuar, ka nga ju që mendoni se jeta juaj mori fund, se ju jeni një femër që nuk vleni aspak dhe se gjithë bota ka rënë në këmbët tuaja. Në fakt diçka është shembur tek ju por jo bota, ajo është aq e madhe sa do t'u bëjë të rishihni veten në një tjetër formë sërish. Por kujdes nuk duhet të merrni asnjë vendim menjëherë, pasi jo çdo tradhti duhet t'ju çoj në divorc apo të humbi një dashuri që sapo ka nisur.

Përpiquni ti jepni vetes kohë disa ditë për të reflektuar. Bëni një udhëtim ose qëndroni vetëm në shtëpi. Gjatë kësaj kohe risillni në kujtesë historinë tuaj për të parë ditët e bukura dhe gjërat që nuk shkojnë tek ju. Përpiquni të kuptoni arsyen e kësaj tradhtie. Nëse gjërat mes jush kanë kohë që nuk shkojnë mirë atëherë kjo që ka ndodhur ka qenë e pritshme.

Por nëse disa ditë më parë jeni ndjerë të lumtur dhe tani morët vesh këtë lajm, atëherë duhet të reflektoni. Ndoshta ka qenë vetëm një flirt dhe burrat si gjithmonë nuk kanë mundur ta shmangin. Sigurisht kjo s'duhet të prishë lidhjen tuaj. Atëherë duhet të mendoni të peshoni gjërat pozitive në këtë lidhje. Nëse ato anojnë më shumë se të tjerat atëherë jepini vetes kohë të shihni nëse kjo tradhti duhet falur…

Mos pranoni ta takoni pa kaluar një javë. E nëse telefoni ju bie pa pushim.  Jo mos e ngrini. Lëreni të pushtohet nga paniku i humbjes, vetëm kështu do të mund të kuptojë çfarë ka bërë.

E kur të keni reflektuar e të merrni vendimin tuaj atëherë ngrije telefonin dhe lër një takim. Dëgjojeni. Mos flisni ju lëreni atë të flasë … e nëse pendimi i tij është i njëjtë me ritmin e zemrës suaj, ia vlen ta hidhni tej atë çfarë ka ndodhur dhe ti jepni njëri tjetrit një shans të ri. Por nëse sytë e tij shkëlqejnë si të një tradhtari atëherë thjesht dëgjoje, telefonoji një taksie e ktheu pa të në shtëpi.

Por mos u përpiqni asnjëherë të krahasoni veten me tjetrën që ju ka zëvendësuar, aq më tepër të takoheni me të. Nuk ka asnjë më të mirë se ju, thjesht meshkujt do të shkonin dhe me dikë që është më pak e bukur. Kjo nuk ka shpjegim, sepse për flirte ata nuk mendojnë gjatë.

Por ndoshta kjo tradhti është një shenjë se lidhjes suaj i ka ardhur fundi, dhe se më shumë se lotët dhe gjykimi i vetvetes është koha për një njohje të re, ndoshta diçka e bukur është duke ju pritur…

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ekspozita e motorëve vjen më joshëse se kurrë (Foto)

Posted: 02 Sep 2018 02:04 AM PDT

Vjeshta sapo ka ardhur, ndërsa Motor Bike është gati për të startuar me sallonet e motorëve në qytetet kryesore të Europës. Kështu gjithçka do të startojë në Këln të Gjermanisë, në muajit Tetor, për të vijuar më pas në Nëntor me "EICMA" në Milano, në Verona gjatë Janarit dhe në kryeqytetin italian, Romë, në muajin Mars.

Nuk do të mungojnë as ekspozitat në qytete të tjera europiane, ku të gjithë të pasionuarve pas motorëve, do t'u jepet mundësia të njihen me të rejat më të fundit mbi ndërtimin e tyre.

Për t'i bërë edhe më tërheqëse këto ekspozita, organizatorët kanë menduar t'i pasurojnë me femra të bukura, të cilat do të rrinë mbi motorë dhe do të prezantojnë ata te klientët.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sherr për 100 euro, 3 shqiptarë masakrojnë patriotin e tyre në Greqi

Posted: 02 Sep 2018 01:52 AM PDT

Tre shqiptarë kanë masakruar një bashkëkombës të tyre në Agrinio të Greqisë dhe motivi ka qenë një borxh prej 100 euro. 24-vjeçari që ka marrë plagë të rënda si pasojë e goditjes me mjete bujqësore, është dërguar në spitalin Universitar të Patras, ku po trajtohet me ndihmë të specializuar mjekësore.

Mediat lokale shkruajnë se tre burra të moshës 67, 24 dhe 22 vjeç kanë rrahur barbarisht të riun për borxhin që ai u kishte. Ata e goditën 24 vjeçarin në kokë me grahu, një mjet bujqësor që përdoret për mbledhjen e barit.

Policia greke ka nisur hetimet ndaj tre autorëve, të cilët akuzohen për dëmtime të rrezikshme fizike.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Makarona e çokokrem me insekte, AKU bllokon 33 ton mallra të skaduar (Foto)

Posted: 02 Sep 2018 01:41 AM PDT

Një tjetër sasi e konsiderueshme me mallra të skaduar që prej 2017-ës është sekuestruar nga agjentët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Subjekti që posedonte rreth 33 ton produkte të skaduara, sipas AKU, ishte gati t'i shpërndante ato në treg.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti "IN FOOD" shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.

Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta.

  1. çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
    2. cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
    3. makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
    4. lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
    5. konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg

Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

  1. Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg
    2. Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copë/sasi 357 kg
    3. Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg

"Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore. Veç të tjerash subjekti "IN FOOD" shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit", sqaron AKU.

AKU ka vendosur mbyllje të menjëhershme të aktivitetit të ësubjektit në fjalë duke vendosur edhe një gjobë prej 1.000.000 lekë, ndërsa janë bllokuat produktet, që do të asgjësohen.

Ndërkohë AKU do të vijojë verifikimet e mëtejshme duke kërkuar bashkëpunim edhe me instancat e drejtësisë për një kontroll më të detajuar ndaj këtij rasti.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën sërish thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para – produkte shtazore dhe jo shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tiranë, gjendet i pajetë në një çantë foshnja e porsalindur

Posted: 02 Sep 2018 01:21 AM PDT

Trupi i pajetë i një foshnje të porsalindur është gjetur brenda një çante në Tiranë.

Policia njofton se rreth orës 07:30, në rrugën "Azem Galica", në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur.

Blutë e kryeqytetit po kryejnë veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale për të zbardhur ngjarjen.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Bashkia e Tiranës rehabiliton rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

Posted: 02 Sep 2018 01:16 AM PDT

Një investim i ri në rrjetin e ujësjellësit po merr jetë në rrugën “Ali Shefqeti”. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet dhe specialistët e saj për të përmirësuar furnizimin me ujë në zonën e Shkozës, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit.

Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

Ndërkohë, për të shmangur problemet gjatë shirave lokalë, Bashkia e Tiranës ka pastruar një pjesë të konsiderueshme të pusetave në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Punonjësit e UKT-së janë kujdesur të pastrojnë me sondë të gjitha pusetat e ujërave të ndotura në rrugën "Ali Demi", ku janë evidentuar një sërë mbetjesh plastike të hedhura nga qytetarët.

2 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more