Skip to main content

“Mou nuk i shpëtoi pyetjes për paraqitjen dëshpëruese të Pogbas ndaj West Hamit: Ai u përpoq” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Mou nuk i shpëtoi pyetjes për paraqitjen dëshpëruese të Pogbas ndaj West Hamit: Ai u përpoq” plus 9 more Telegrafi Futboll


Mou nuk i shpëtoi pyetjes për paraqitjen dëshpëruese të Pogbas ndaj West Hamit: Ai u përpoq

Posted: 29 Sep 2018 03:08 PM PDT

Tema më e diskutueshme në botën e futbollit në javën e fundit është raportet jo të mira mes Jose Mourinhos dhe Paul Pogbas.

Para stërvitjes ndaj West Hamit, kamerat kishin kapur një moment kur Special One po i fliste me ashpërsi yllit francez.

Duket se kjo ndikoi në paraqitjen e Pogbas në fushë ndaj West Hamit, teksa Djajtë e Kuq humbën në fund me rezultat 3-1.

Pogba pas zëvendësimit ndaj West Hamit © (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Ish-mesfushori i Juventusit u zëvendësua nga Mourinho në minutën e 70-të dhe në vend të tij u fut Fred. Në momentin e zëvendësimit 25-vjeçari dhe Mou kishin një përshëndetje, por në fytyrën e lojtarit shikohej një dëshpërim i madh.

Kjo për shkak të raporteve me trajnerin e tij dhe se nuk arriti të ndihmojë skuadrën e tij, e posaçërisht dyshen e mesfushës Nemanja Matic dhe Marouane Fellaini.

Përshëndetja e Mourinhos dhe Pogbas në momentin e zëvendësimit © (Foto: Warren Little/Getty Images/Guliver)

I pyetur nga gazetarët për paraqitjen e Pogbas, Mourinho shkurtimisht tha: “Ai u përpoq”.

Portugezi vazhdoi i pakënaqur me atë që përjeton te Unitedi aktualisht: “Kam ankesa për kualitetin dhe qasjen mendore. Duhet të përpiqesh gjithmonë, kjo është natyra im si një profesionist futbolli”.

Ndeshja e ardhshme e Man Utd në Ligën Premier është kundër Newcastle Unitedit. /Telegrafi/

The post Mou nuk i shpëtoi pyetjes për paraqitjen dëshpëruese të Pogbas ndaj West Hamit: Ai u përpoq appeared first on Telegrafi.

Klopp shpjegon zëvendësimin e Salahut: Nuk është i lënduar

Posted: 29 Sep 2018 02:43 PM PDT

Trajneri i Liverpoolitm, Jurgen Klopp, foli pas barazimit 1-1 ndaj Chelseat dhe normalisht nuk mungoi pyetja rreth zëvendësimit të Mohamed Salah në minutën e 66-të.

Trajneri gjerman me pak fjalë tentoi të shpjegojë se largimi nga loja i egjiptianit nuk erdhi për shkak të ndonjë lëndimi, por thjesht nuk ishte i kënaqur me mënyrën e lojës.

“Salah nuk është i lënduar. E di që njerëzit do të tentojnë të bëjnë bujë me këtë”.

Pas Shaqirit, Klopp diskutim tensionues edhe me Van Dijkun Pas Shaqirit, Klopp diskutim tensionues edhe me Van Dijkun

“Nuk ishte ndeshja më e mirë e Mo në karrierë. Ai vazhdimisht futet në situata dhe kjo e bën atë lojtar të klasit botëror”.

“Ai dëshiron të jetë vendimtar”. ka thënë Klopp pas ndeshjes në Stamford Bridge .

Xherdan Shaqiri në duel me Alonson © (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Në vend të Salah u fut Xherdan Shaqiri, i cili asistoi te goli i barazimit i shënuar nga Daniel Sturridge.

Ndeshja e ardhshme e Reds është kundër Manchester Cityt dhe natyrisht që Klopp si dhe gjithë tifozët e Liverpoolit presin një paraqitje të madhe nga Salah. /Telegrafi/

The post Klopp shpjegon zëvendësimin e Salahut: Nuk është i lënduar appeared first on Telegrafi.

Pas Shaqirit, Klopp diskutim tensionues edhe me Van Dijkun

Posted: 29 Sep 2018 02:19 PM PDT

Në javën e fundit një nga temat më të përfolura ishte diskutimi në fushë mes Jurgen Klopp dhe Xherdan Shaqirit pas humbjes ndaj Chelseat në Carabao Cup.

Por, pasi kjo u bë temë në media dhe në rrjetet sociale, dyshja e Liverpoolit dolën dhe qartësuan çdo gjë.

Trajneri gjerman tha se e gjitha ishte për arsye taktike dhe se ai nuk ka asnjë problem me lojtarin nga Kosova.

Diskutimi mes Klopp dhe Shaqirit (Foto: Sky Sport)

Gjithsesi, pas barazimit 1-1 ndaj Bluve në Ligën Premier, një gjë të tillë e përsëriti prapë Klopp.

Këtë herë ‘viktima’ e një diskutimi paksa të ashpër ishte mbrojtësi holandez, Virgil Van Dijk.

Klopp duke kritikuar Van Dijkun rrugës për në tunelin e stadiumit (Foto: BT Sport)

Klopp njihet për karakterin e tij impulsiv dhe dëshiron maksimumin nga lojtarët e tij, posaçërisht nga 27-vjeçari që në fundin e ndeshjes ishte edhe kapiten.

Nuk duhet harrojmë se holandezi është mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit, por që nga ardhja e tij mbrojta e Liverpoolit ka pësuar një transformim për të mirë. /Telegrafi/

The post Pas Shaqirit, Klopp diskutim tensionues edhe me Van Dijkun appeared first on Telegrafi.

Real 0-0 Atletico, notat e lojtarëve në derbin e javës në La Liga

Posted: 29 Sep 2018 02:00 PM PDT

Real Madrid dhe Atletico Madrid kanë luajtur baras 0-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në La Liga.

Mbretërit nuk kanë arritur të fitojnë derbin e madh lokal ndaj Los Colchoneros, edhe pse ky u zhvillua në Santiago Bernabeu.

Kështu, pas 90 minutave lojë të dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë për të qëndruar në hap me liderin, Barcelonën.

Derbi i Madridit përfundon pa fitues Derbi i Madridit përfundon pa fitues

Lojtari më i vlerësuar i kësaj ndeshje ishte portieri i vendasve, Thibaut Courtois, i cili u vlerësua me notë 7.8.

në anën tjetër, nota më e ulët e kësaj ndeshje shkoi për sulmuesi mysafirë, Diego Costa që u notua me 6.0. /Telegrafi/

Real Madrid: 

Atletico Madrid:

 

The post Real 0-0 Atletico, notat e lojtarëve në derbin e javës në La Liga appeared first on Telegrafi.

Inter 2-0 Cagliari, notat  e lojtarëve

Posted: 29 Sep 2018 01:46 PM PDT

Interi ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A.

Skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti tani po hynë në formë të mirë pasi ka arritur të marr edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Golat në këtë fitore të Nerazzurrëve u shënuan nga Lautaro Martinez (12′) dhe Matteo Politano (89′).

Fitorja e tretë radhazi në Serie A, Interi mposht Cagliarin Fitorja e tretë radhazi në Serie A, Interi mposht Cagliarin

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht italiani, Politano, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët në këtë ndeshje shkoi për mesfushorin e Cagliarit, Artur Ionita që u notua me 6.1. /Telegrafi/

Inter:

Cagliari:

 

The post Inter 2-0 Cagliari, notat  e lojtarëve appeared first on Telegrafi.

Derbi i Madridit përfundon pa fitues

Posted: 29 Sep 2018 01:40 PM PDT

Derbi numër 163 mes Real Madridit dhe Atletico Madridit në Santiago Bernabeu ka përfunduar pa gola.

Los Blancos kontrolluan topin, por shanse për gol kishte nga të dy anët.

Shansin e parë serioz për gol e kishte Atletico me anë të Antoine Griezmann në minutën e 18-të, por Thibaut Courtois nuk lejoi që të tundet rrjeta e portës së tij.

Thibaut Courtois dhe Diego Costa gjatë një momenti të derbit © (Foto: Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Gareth Bale lëshoi një shans për gol në minutën e 21-të, ndërsa ishte edhe një herë Courtois që ia mohoi golin mysafirëve, këtë herë Diego Costas (37′) dhe me rezultatin 0-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë rastin më të mirë për gol e kishte Marco Asensio, spanjolli nuk arriti të shënojë në portën e Jan Oblak në minutën e 66-të.

Karim Benzema në tentim për të kaluar Filipe Luisin dhe Diego Godin © (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Pas kësaj fitore Real Madridi ngjitet në vendin e dytë me 14 pikë (aq sa Barcelona), kurse Atletico në pozitën e katër me 12 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blancos është kundër Alaves, kurse skuadra e Diego Simeones luan ndaj Real Betisit. /Telegrafi/

The post Derbi i Madridit përfundon pa fitues appeared first on Telegrafi.

Fitorja e tretë radhazi në Serie A, Interi mposht Cagliarin

Posted: 29 Sep 2018 01:24 PM PDT

Interi ka arritur të fitojë ndaj Cagliarit me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë të Serie A dhe vulos formën e mirë tani me tri fitore radhazi.

Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve të Interit, të cilët përveç rasteve të krijuara arritën ta gjejnë edhe rrugën e rrjetës.

Luhej minuta e 12-të e ndeshjes kur në skenë doli Lautaro Martinez, i cili shënoi një gol të bukur me kokë për 1-0 pas asistimit të Henrique Dalbert.

Festa e Martinezit pas golit (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Në vazhdim të kësaj pjesë, Interi menaxhoi mirë lojën dhe shkoi në pushim me epërsi minimale.

Në pjesën e dytë, Interi përsëri ishte më e mirë, por edhe Caglari pati rastet e veta të rrezikshme teksa gjeti edhe golin, por që iu anulua nga VAR-i pasi pati lojë me dorë.

Andrea Candreva (65′) pati rastin më të mirë për Interin, por goditja e tij u prit nga portieri, ndërsa golin e anuluar për Cagliarin e shënoi Daniele Dessena  (73′).

Kur pritej që ndeshja të përfundonte në skenë doli Matteo Politano, i cili shënoi një supergol për 2-0 dhe me këtë vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Nerazzurrët tani kanë 13 pikë në vendin e katërt, ndërsa Cagliari në vendin e 16-të me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e radhës, zikaltrit udhëtojnë te SPAL-it, teksa klubi nga Sardenja e pret në shtëpi Bolognan. /Telegrafi/

 

 

 

 

The post Fitorja e tretë radhazi në Serie A, Interi mposht Cagliarin appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Marotta largohet nga Juventusi

Posted: 29 Sep 2018 12:38 PM PDT

Drejtori i përgjithshëm, Beppe Marotta ka konfirmuar se do të largohet nga Juventusi më 25 tetor, por jo për tu bërë president i Federatës Italiane të futbollit [FIGC].

Marotta ka treguar tashmë se do të largohet nga Zonja e Vjetër, pas tetë viteve të kaluara me klubin nga Torino, ku nuk munguan sukseset dhe trofetë.

“Ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm tetëvjeçar, Juventusi do të jetë gjithmonë në zemrën time”, ka thënë fillimisht Marotta për Sky Sport Italia.

Marotta: Juve i dëshiron të gjitha objektivat Marotta: Juve i dëshiron të gjitha objektivat

“Dua të ju njoftoj për këtë, sepse një listë e drejtorëve do të dalë të hënën dhe emri im nuk do të jetë në të”.

“Mendoj se ishte e drejtë të tregoja dhe të jepja lajmin para se dikush të përpiqet të krijojë një version tjetër të largimit tim”.

Giuseppe Marotta (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images)

“Fundi u kontratës sime është më 25 tetor dhe nuk do të rinovohet. Do të mbetem si drejtor i përgjithshëm i zonës sportive. Për sa kohë është një detaj, ne do të vendosim me Presidentin”.

“Unë mund ta përjashtoj kategorikisht raportet që do të jem kandidat për presidencën e FIGC-së. Kjo nuk është një përvojë që më intereson”.

Marotta: Juve ndër favoritët e Ligës së Kampionëve Marotta: Juve ndër favoritët e Ligës së Kampionëve

“Ne do të shpjegojmë më në detaje më vonë, por kjo është ajo që ndjeva nevojën për të konfirmuar tani. Është një moment emocional”, përfundoi italiani.

Në kohën e tij në Juventus, Marotta fitoi shtatë tituj të Serie A, katër trofe të Coppa Italia, tre Superkupa Italiane dhe ishte dy herë në Finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Marotta largohet nga Juventusi appeared first on Telegrafi.

Chelsea 1-1 Liverpool, nota e Shaqirit dhe të tjerëve

Posted: 29 Sep 2018 11:42 AM PDT

Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së shtatë në Ligën Premier.  

Reds kanë vazhduar serinë pozitive edhe pas ndeshjes së shtatë duke mbetur të pamposhtur me gjashtë fitore e një barazim deri më tani.

Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Eden Hazard (25′) për vendasit, ndërsa për mysafirët shënoi Daniel Sturrdige (89′).

Liverpooli vazhdon pa humbje, luan baras me Chelsean në derbin e javës në Ligën Premier Liverpooli vazhdon pa humbje, luan baras me Chelsean në derbin e javës në Ligën Premier

Lojtari më i vlerësuar në këtë ndeshje ishte ylli belg Hazard, i cili u notua me 8.4, ndërsa nota më e ulët shkoi për Victor Moses që u notuan me 5.8.

Në këtë ndeshje nga minuta e 66-të luajti edhe ylli me prejardhje shqiptare, Xherdan Shaqiri, i cili pati një paraqitje deri diku të mirë dhe u vlerësua me notë 6.4. /Telegrafi/

Chelsea:

Liverpool:

 

The post Chelsea 1-1 Liverpool, nota e Shaqirit dhe të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Liverpooli vazhdon pa humbje, luan baras me Chelsean në derbin e javës në Ligën Premier

Posted: 29 Sep 2018 11:20 AM PDT

Chelsea dhe Liverpooli kanë barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen derbi të javës së shtatë në Ligën Premier.  

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, të cilat patën raste të mira, por vendasit bënë diferencën duke gjetur edhe golin.

Pas një rasti të humbur nga Willian (22′), në skenë doli Eden Hazard (25′), i cili shënoi për 1-0 pas një asistimi të mirë të Mateo Kovacic.

Momenti i golit të Hazard (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Liverpooli pati rast të mirë të barazojë me anë të Mohamed Salah (32′), por egjiptiani gaboi edhe pse arriti të kalojë portierin kundërshtar.

Në pjesën e dytë, përsëri u zhvillua lojë e hapur, e barabartë dhe me shumë raste nga të dyja skuadrat.

Mysafirët provuan me anë të Sadio Mane (59′), ndërsa vendasit me Hazard (64′), por asnjëri nuk arriti të ndryshojë shifrat.

Shaqiri humbi një rast ideal (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Rastin më të mirë në këtë pjesë e pati ylli shqiptar, Xherdan Shaqiri (70′), por gjilanasi nuk goditi mirë dhe rezultati mbeti i pandryshuar.

Në minutat e mbetur të ndeshjes, Reds u munduan shumë të gjejnë golin e barazimit dhe atë e gjetën në minutën e 89-të me anë të Daniel Sturridge, i cili shënoi një supergol për 1-1 pas asistimit të Shaqirit dhe vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Chelsea ka 17 pikë në vendin e tretë, ndërsa Liverpooli gjendet në pozitën e dytë me 19 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Blutë e Londrës luajnë në udhëtim te Southamptoni, ndërsa Liverpooli e pret Manchester Cityn. /Telegrafi/

 

 

 

The post Liverpooli vazhdon pa humbje, luan baras me Chelsean në derbin e javës në Ligën Premier appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more