Skip to main content

Momenti kur aeroplanët aterojnë shumë afër njëri-tjetrit

Momenti kur aeroplanët aterojnë shumë afër njëri-tjetrit


Momenti kur aeroplanët aterojnë shumë afër njëri-tjetrit

Posted: 27 Sep 2018 02:05 AM PDT

Drenica Press Posts

Ky është momenti i pabesueshëm kur dy aeroplanë u filmuan duke fluturuar shumë afër njëri-tjetrit.

Për disa, kjo video e aeroplanëve duke fluturuar shumë afër njëri-tjetrit mund të duket sikur fillimi i një filmi horror me aeroplanë.

Por, shikojeni dhe prisni. Çfarë do të shihni në fakt është mahnitëse – dhe shumë e sigurt, transmeton Gazeta Express.

Kjo video tregon dy aeroplanë duke ateruar paralelisht me njëri-tjetrin në Aeroportin Ndërkombëtar të San Franciskos.

The post Momenti kur aeroplanët aterojnë shumë afër njëri-tjetrit appeared first on DRENICA PRESS.

Sami Lushtaku ia shpreh dashurinë gruas në emison

Posted: 27 Sep 2018 01:59 AM PDT

Drenica Press Posts

Lushtaku zgjedh gruan e tij mes Thaçit dhe Veselit, shkruan GazetaBlic.

Në emisionin e fundit i ftuar ishte Ish- komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Sami Lushtaku.

Në mesin e shumë pyetjeve të bëra nga drejtuesi i emisonit Sadri Imeri, ai u pyt se cilin nga miqtë e tij e don më shumë. Presidentin Hashim Thaçi, apo kryeparlamentarin Kadri Veselin, por, në përgjigjen e tij Lushtaku nuk e zgjedh as Thaçin, e as Veselin, ai u deklarua se e do gruan e tij.

'Jo me deshtë e du grun, po me i respektu po', ishte pergjigjia e Lushtaku.

Sami Lushtaku në këtë emisoni shplaosi edhe shumë detaje të tjera nga jeta e tij politike dhe private.

The post Sami Lushtaku ia shpreh dashurinë gruas në emison appeared first on DRENICA PRESS.

Digjet një veturë në hyrje të Vushtrrisë

Posted: 27 Sep 2018 01:53 AM PDT

Drenica Press Posts

Një veturë ka marrë flakë në mëngjesin e hershëm në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë.

Vetura e markës Audi, ka shpërthyer në zjarr në hyrje të rrethrrotullimit në hyrje të Vushtrrisë, rreth orës 07:00, njofton Klan Kosova.

Si ka ardhur deri te shpërthimi i zjarrit nuk dihet, por që mësohet se askush nuk ka pësuar.

Në vendin e ngjarjes shihet se kanë dalë edhe policia dhe zjarrëfikësit.

The post Digjet një veturë në hyrje të Vushtrrisë appeared first on DRENICA PRESS.

Publikohen detaje nga kontrata për zgjatjen e pistës së Aeroportit të Prishtinës

Posted: 27 Sep 2018 12:15 AM PDT

Drenica Press Posts

Sot do të bëhet prezantimi i raportit në lidhje me Kontratën për zgjatjen e pistës së Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës.

Gjatë prezantimit do të tregohet se cilat procedura janë ndjekur për të shpërblyer me kontratë kompaninë Limak, si dhe a ka pasur shkelje ligjore gjatë këtij procesi.

Po ashtu, do të prezantohet edhe skema me anë të së cilës planifikohet që të dëmtohet buxheti i shtetit për dhjetëra miliona euro.

The post Publikohen detaje nga kontrata për zgjatjen e pistës së Aeroportit të Prishtinës appeared first on DRENICA PRESS.

Aida Dërguti flet më në fund: Ja pse e quajta m*** Abin Kurtin

Posted: 27 Sep 2018 12:14 AM PDT

Drenica Press Posts

Për ndarjen nga VV-ja, deputetja Aida Dërguti ka thënë se problemi në këtë parti kishte nisur një vit e gjysmë para publikimit të mesazhit ku ajo fyente kryetarin e kësaj partie, Albin Kurti.

Për publikimin e mesazhit ka thënë se "VV-ja është mobilizuar dhe ishte bërë gati për të viktimizuar Kurtin". Ajo ka thënë se ka marrë shumë ofendime nga aktivistë të Vetëvendosjes, por ka shtuar se gjithçka do të merret vesh "kur t'i vijë koha".

"Gjithçka ka nisur një vit e gjysmë më herët. E dinë të gjithë në VV. Mesazhi im doli në pikën e vlimit kur gjithçka po shkaktohej. S'ishte vendimtare për ndarje. E vërteta mund të ftohet në një debat publik mes Albin Kurtit dhe Dardan Molliqajt. Ka qenë fjalë e pamatur që e kam thënë në kulmin e zemërimit", ka thënë ajo.

Aida Dërguti, deputete e PSD-së, ka thënë se me mënyrën se si po funksionon opozita në Kuvendin e Kosovës, nuk mund të rrëzohet qeveria.

Ajo ka kritikuar dy partitë tjera opozitare, LDK-në dhe Vetëvendosjen, për "injorimin" ndaj PSD-së. Sipas saj, po të vazhdohet me këtë injorim, nuk mund të bëhet asgjë për rrëzimin e qeverisë. Në Interaktiv të KTV-së, Dërguti ka thënë se opozita mund të bëjë shumë më shumë në Kuvend, duke marrë parasysh se i ka 58 ulëse.

"Nuk janë domosdoshmërish numrat, por strategjia dhe sinqeriteti se ku duam të shkojmë e rezultati që duam të arrijmë. Deri tash s'kemi pasur ftesë për t'u ulur. Mendoj se i takon LDK-së siç e kemi pasur ne në mandatin e shkuar. Si Vetëvendosje (ish-partia e Dërgutit) i kemi bashkërenduar veprimet si opozitë duke i trajtuar edhe tjerat si partnerë të barabarta. Ishim opozita më e fuqishme ndonjëherë. Duhej të ishim më të fuqishëm tash me numrat që kemi, po të ishte bashkëpunimi i duhur. LDK-ja duhet t'i prijë opozitës e të bëjë strategji për aktivitetet. Pa diskutim s'mund të bashkohemi. Neve na akuzuan edhe se po e mbështesim qeverinë e ne ua dorëzuam gjitha nënshkrimet për ta rrëzuar qeverinë. Vazhdojeni këtë proces nëse po konsideroheni partia më e madhe. Nuk është mirë të kesh bashkëpunim e të tregosh kush është i pari, i dyti e i treti. Nëse dëshiron ta rrëzosh qeverinë duhet lënë inatet e të bashkëpunohet. Qëllimi i opozitës është që të rrëzohet qeveria. Këtë duhet ta bëjmë bashkërisht jo duke injoruar një subjekt me 12 ulëse në Kuvend e të kërkosh vetëm shërbim prej tyre. Le të na thirrin e të bëjmë strategji", ka deklaruar Dërguti.

The post Aida Dërguti flet më në fund: Ja pse e quajta m*** Abin Kurtin appeared first on DRENICA PRESS.

Jakup Krasniqi: Hashim Thaçi e solli këtu Kosovën, në kulmin e degradimit

Posted: 27 Sep 2018 12:10 AM PDT

Drenica Press Posts

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka vlerësuar se Kosova aktualisht po përjeton "kulmin e degradimit" të saj.

Krasniqi ka thënë në emisionin "DPT Te Fidani", në televizionin T7, se këtë degradim vendit po ia bëjnë udhëheqësit e saj – teksa ka veçuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

Sipas Krasniqit, Thaçi s'është aspak i denjë për ta udhëhequr Kosovën.

E pse vendi nuk po përfaqësohet në mënyrë të dinjitetshme, Krasniqi ka thënë se fajet i ka i tërë spektri politik.

Krasniqi ka vlerësuar se Thaçi po përpiqet të bëhet mbret modern i Kosovës.

The post Jakup Krasniqi: Hashim Thaçi e solli këtu Kosovën, në kulmin e degradimit appeared first on DRENICA PRESS.

Ritestim për shoferët recidivistë

Posted: 27 Sep 2018 12:07 AM PDT

Drenica Press Posts

Me vendimin e ri të Ministrisë së Infrastrukturës (MI) të gjithë shoferët që përsërisin kundërvajtjet në trafik do t'i nënshtrohen edhe një herë testimit për patentë të shoferit. Pa e provuar procesin e ritestimit nuk do të shpëtojnë as vozitësit profesionistë. Por, një vendim i tillë po cilësohet i kundërligjshëm nga ekspertët e komunikacionit rrugor.

Ministra e Infrastrukturës po planifikon që vozitësit që nuk përfillin shenjat e komunikacionit dhe bëjnë shkelje të njëpasnjëshme në komunikacion do të fillojnë edhe një herë procesin e testimit nga e para.

Kështu ka sqaruar në një prononcim dhënë gazetës "Zëri" ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

"Për të gjithë personat, qofshin shoferë të rinj, fillestarë ose profesionistë, parashihet rivlerësimi i njohurive të trafikut përmes trajnimit shtesë dhe nënshtrimit të testit përkatës, për të cilët me vendim të gjykatës kompetente u është revokuar patenta e shoferit. Këto praktika zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian, janë të parapara me ligjet tona dhe do të fillojnë të aplikohen edhe në vendin tonë, por për të gjitha këto me kohë do të njoftohet opinioni i gjerë", është shprehur Lekaj.

Ai ka treguar se ritestimit do t'i nënshtrohen të gjithë shoferët që në vazhdimësi përsërisin kundërvajtjet në trafik.

The post Ritestim për shoferët recidivistë appeared first on DRENICA PRESS.

Dhembjet e shpinës nuk vijnë vetëm nga kurrizi

Posted: 26 Sep 2018 11:03 PM PDT

Drenica Press Posts

Para se të mendoni për problemet me kurrizin, sigurohuni në mos po ju dërgon sinjale ndonjë organ tjetër i trupit.

Prandaj, para se të mendoni në problemet me kurrizin, sigurohuni në mos ndonjë organ tjetër i trupit dërgon sinjale, të cilat manifestohen me dhembje therëse në fund apo në mes të shpinës.

Trakti urinar

Infeksionin e rrugëve urinare më së shpeshti e shkaktojnë bakteret. Manifestohen si dhembje gjatë urinimit,dhembje në pjesën e poshtme të shpinës apo në bark. Më së shpeshti i sulmon femrat dhe nëse nuk shërohen, mund t'u shkaktojnë edhe inflamacione.

Gur i veshkave

Dhembje e vazhdueshme në një pjesë të shpinës, e cila shfaqet me dhembje në stomak, në gilca, me rastin e urinimit apo me gjak në urinë, mund të jetë shenjë e gurëve në veshka. Rol të madh ka edhe gjenetika, prandaj disa njerëz janë më të prirë të kenë gurë në veshka se sa të tjerët.

Inflamacioni i veshkave

Nëse bashkë me dhembjen në shpinë shfaqet edhe temperatura e lartë e trupit, gjendja e tillë mund të tregojë inflamacion të veshkave. Ajo dhembje më së shpeshti shfaqet në pjesën e poshtme të shpinës dhe mbi komblik. Gjashtë herë është më e shpeshtë te femrat se sa te meshkujt.

Inflamacioni i pankreasit

Inflamacionin e pankreasit, pos dhembjeve në pjesën e poshtme të stomakut, vjellja dhe krupa, e përcjell edhe dhembja e shpinës. Ajo dhembje mund të jetë e befasishme dhe të përhapet nga barku në drejtim të shpinës, mirëpo më shpesh është pasojë e inflamacionit akut apo kronik.

Gurët e tëmthit

Edhe pse nuk theksohet në tëmth, dhembja në shpinë bashkë me dhembjet në stomak dhe duar, me krupë dhe me dhembje me rastin e frymëmarrjes, është simptomë e gurit të tëmthit apo të inflamacionit të tëmthit./Telegrafi/

The post Dhembjet e shpinës nuk vijnë vetëm nga kurrizi appeared first on DRENICA PRESS.

Lushtaku letër publike Thaçit e prokurorëve, kërkon të dijë pse emri i tij përfshihet në aktakuzën për veteranë

Posted: 26 Sep 2018 11:00 PM PDT

Drenica Press Posts

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku përmes një letre publike iu është drejtuar presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe prokurorëve prej të cilëve ka kërkuar shpjegim lidhur me atë se pse është ngritur aktakuzë ndaj tij për rastin e 'veteranëve mashtrues'.

Lushtaku , emri i të cilit figuron në mesin e 12 të akuzuarve në këtë rast ka thënë se në 29 mbledhje sa kishte mbajtur gjithsej Komisioni Qeveritar, ai mori pjesë vetëm në një mbledhje ku sqaron se në atë mbledhje nuk është marrë asnjë vendim, edhe pse sipas tij në atë mbledhje ishte diskutuar çështja e legalizimit të së ashtuquajturës Brigada 'Hasan Pristhina', transmeton Indeksonline.

Lushtaku ka thënë se është plotësisht i pafajshëm dhe se çdo gjë do të dëshmohet në gjykatës por që sipas tij tashëm i është shkaktuar dëm në aspektin personal e familjarë dhe se aktakuza është ngritur pa fakte dhe me qëllime të këqija.

Letra e plotë:

Të nderuar qytetarë,
Të nderuar bashkëluftëtarë,
I nderuar ish prokuror Blakaj,
I nderuar prokuror Hoxha,
I nderuar kryeprokuror Lumezi,
I nderuar president Thaçi,

A mundeni të më jepni një sqarim publik përse unë ndodhem në aktakuzë, për shkak se unë kam marrë pjesë në vetëm një mbledhje të Komisionit Qeveritare për Verifikimin e Veteranëve, nga njëzet e nëntë (29) mbledhje sa janë mbajtur gjithsejtë, që ka qenë mbledhja nr.26, e në të cilën nuk kemi aprovuar asgjë. Ndërsa, në diskutim në atë mbledhje ka qenë e ashtu quajtura Brigada "Hasan Prishtina" për të cilën unë kam deklaruar se nuk ka ekzistuar gjatë luftës dhe nuk kam pranuar që ajo të aprovohet, për çka ekzistojnë dëshmitë e deklarimit tim (te cilën i'a bashkangjes këtij reagimi).

Pra, unë kam marrë pjesë në vetëm një mbledhje nga njëzet e nëntë (29) sa janë mbajtur gjithsejtë, në të cilën kam zëvendësuar Sami Lushtakun, ish Komandantin e ZO të Drenicës,

Sipas procesverbaleve të marrura nga shkresat e prokurorisë në te gjitha mbledhjet e Komisionit Qeveritar Për Verifikimin e Veteranëve pjesëmarrja në mbledhje është kjo:

  1. Hashim Thaqi (ish Kryeminister) – ka marrë pjesë në 4 takime
    2. Azem Syla ( SHP UÇK) – ka marrë pjesë në 2 takime
    3. Agim Çeku (SH.P.UÇK) – ka marrë pjesë në 24 takime
    4. Sami Lushtaku (ZO Drenicës) – ka marrë pjesë në 11 takime
    5. Sadik Halitjaha (ZOP) – ka marrë pjesë në 28 takime
    6. Shkumbin Demalijaj (ZOD) -– ka marrë pjesë në 25 takime
    7. Qelë Gashi (ZOLL) – ka marrë pjesë në 27 takime
    8. Rrahman Rama (ZOSH) – ka marrë pjesë në 17 takime
    9. Shukri Buja (ZON) – ka marrë pjesë në 13 takime
    10. Ahmet Daku (ZOK) – ka marrë pjesë në 22 takime
    11. Avdi Raci (SH.P.TMK) – ka marrë pjesë në 18 takime
    12. Muharrem Xhemajli (OVL-UÇK) – ka marrë pjesë në 15 takime
    13. Fadil Shurdha (OIL – UÇK) – ka marrë pjesë në 26 takime
    14. Xhavit Jashari (OFD-UÇK) – ka marrë pjesë në 27 takime
    15. Rrustem Berisha (ish MINISTER I MBROJTJES) – ka marrë pjesë në 25 takime
    16. Fadil Racaj (MPMS) – ka marrë pjesë në 8 takime
    17. Faik Fazliu (ZKM-OVL-UCK) – ka marrë pjesë 27 takime
    18. Jahir Demaku (FSK) – ka marrë pjesë në 8 takime
    19. Smajl Elezi (OVL UÇK) – ka marrë pjesë në 11 takime
    20. Shemsi Syla (ZOK) – ka marrë pjesë në 1 takim
    21. Emin Musa (ZOSH) – ka marrë pjesë në 1 takim
    22. Faton Klinaku (OVL UÇK) – ka marrë pjesë në 1 takim
    23. Hysni Gucati (OVL-UCK) – ka marrë pjesë në 1 takim
    24. Nuredin Lushtaku (ZO Drenicës) – ka marrë pjesë në 1 takim

Atëherë pyes publikisht: ku është drejtësia këtu, ku është barazia para ligjit?

Për cilën shkelje ligjore më keni futur në këtë proces? Nëse është për pjesëmarrje në Komision Qeveritar siç janë pretendimet e Prokurorisë, nga të gjithë pjesëmarrësit unë kam marrë më së paku pjesë në mbledhje, pra vetëm një herë. Logjikisht dhe juridikisht kam pas përgjegjësinë më të vogël ose thënë më mirë, nuk kam pasur kurrfarë përgjegjësie në Komision Qeveritar.

Nuk dua të keqkuptohem, sepse të gjithë janë dijeni se kam deklaruar publikisht që kam nënshkruar Listën e ushtarëve të Brigadës 114 "Fehmi Lladrovci" dhe për këtë jam i gatshëm të përgjigjem në çdo kohë. Por nga prokuroria nuk po më kërkohet përgjegjësi për këtë, por për pjesëmarrje në Komisionin Qeveritar, në mbledhjen e të cilit me rastin e pjesëmarrjes time nuk është marrë asnjë vendim.

Këtë reagim e bëra pasi që kam marrë shkresat e lëndës së "hetimeve" dhe "aktakuzës", a po marrisë së "drejtësisë" tonë!

Për hir të së drejtës dhe transparencës së plotë dhe për ta kuptuar çdo qytetarë procesin në Komisionin Qeveritarë, këtij reagimi po ia bashkëngjiti edhe të gjitha procesverbalet nga njëzet e nëntë (29) takimet e mbajtura. Gjithashtu, nëse është e nevojshme do t'i publikoj edhe transkriptet e këtyre takimeve, në mënyrë që qytetarët ta kuptojnë drejtë të vërtetën në procesin e verifikimit të veteranëve dhe t'i dinë përgjegjësit për shtimin e numrit te tyre, për çka ju garantoj se unë nuk kam kurrfarë përgjegjësie.

Unë jam plotësisht i pafajshëm, gjë që do të dëshmohet në gjykatë, mirëpo tashmë veçse më është shkaktuar dëm në aspektin personal e familjar. Kjo aktakuzë është ngritur pa fakte (me 'fakte' të montuara) dhe me qëllime të këqija, për të më dëmtuar për shkak të qëndrimeve të mia të palëkundura, për të cilat asnjëherë në jetën time nuk kam bërë kompromise.

Sinqerisht,

Gjeneral Nuredin Lushtaku

The post Lushtaku letër publike Thaçit e prokurorëve, kërkon të dijë pse emri i tij përfshihet në aktakuzën për veteranë appeared first on DRENICA PRESS.

Dyshonte se e ëma nuk i trajtohej si duhet nga kujdestaret, vendos kamera të fshehta për të shuar dilemat – shokohet kur sheh duke ia shkulur flokët (Video)

Posted: 26 Sep 2018 02:22 PM PDT

Drenica Press Posts

Pamjet e kamerave të fshehta kanë filmuar momentin, kur dy kujdestare ia shkulin flokët 92-vjeçares të cilën e përplasin me dhunë për shtrati.

Ed Robins kishte vendosur të instalojë kamera të fshehta në dhomën e nënës së tij në Perth të Australisë, pasi dyshonte se ajo nuk ishte trajtuar mirë nga kujdestaret, transmeton Telegrafi.

Dyshimet se diçka po ndodhte me nënën e tij kishin lindur kur vërejti mavijosjet në trupin e saj. Por dilemat e tij dolën të jenë të vërteta, kur kontrolloi pamjet e kamerave të vendosura.

Aty shiheshin kujdestaret duke e trajtuar në mënyrën më çnjerëzore, derisa njëra prej tyre madje ia shkulte flokët duke e detyruar dhunshëm të shtrihet në shtrat.

92-vjeçarja që vuan nga demenca mundohej të ngritet nga shtrati edhe pse e vetëdijshme që nuk mund të ecte për shkak të këmbës së thyer, por ishin kujdestaret ato që e përplasnin për shtrati. Sikur kjo të mos mjaftonte, ato dëgjoheshin duke qeshur me të.

Ndërsa kur i biri  i saj i dërgoi pamjet në polici për të ngritur padi ndaj Glenda Lua, 40-vjeçe dhe Luz Ando Freeman, 63, menaxhmenti i qendrës për kujdesin e të moshuarve ka reaguar menjëherë duke i shkarkuar nga puna. /Telegrafi/

Megjithatë, dyshja i kanë shpëtuar burgut pa vendimit të gjykatës, por ato pretendojnë se janë "viktima" dhe se për shkak të këtyre pamjeve kanë humbur padrejtësisht vendin e punës. /Telegrafi/

The post Dyshonte se e ëma nuk i trajtohej si duhet nga kujdestaret, vendos kamera të fshehta për të shuar dilemat – shokohet kur sheh duke ia shkulur flokët (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more