Skip to main content

“Kalonin ilegalisht njerëz në kufi, në pranga 2 policë të Rinasit” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Kalonin ilegalisht njerëz në kufi, në pranga 2 policë të Rinasit” plus 9 more Gazeta SHQIP


Kalonin ilegalisht njerëz në kufi, në pranga 2 policë të Rinasit

Posted: 29 Sep 2018 01:13 AM PDT

Dy punonjës policie, me shërbim në komisariatin e Rinasit janë arrestuar pasi dyshoheshin se ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ata akuzohen se ndihmonin persona të ndryshëm për kalimin e kufirit në kundërshtim me procedurat ligjore.

Ministria e Brendshme njoftoi sot arrestimin e Almir Doda, 42 vjeç dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana.  Arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e  një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore.

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Grup i strukturuar kriminal". Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg". Arrestimi u krye nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Apokalips në Indonezi, vdesin 400 persona nga tërmeti dhe cunami

Posted: 29 Sep 2018 01:07 AM PDT

Natyra është treguar shumë e egër me Indonezinë, pasi është shkaktuar njëkohësisht një cunam dhe një termet, duke shkaktuar deri më tani 400 të vdekur . Puna e mjekëve është penguar edhe për shkak të mungesës së ujit dhe energjisë elektrike. Deri më tani numërohen 400 të vdekur por bilanci ndryshon në çdo moment.

Qindra njerëz u vranë nga tërmeti masiv i magnitudës 7.5 dhe nga cunami që goditi ishullin Sulaëesi, në Indonezinë qendrore. Imazhet e marra në qytetin Palu, që ka rreth 350 mijë banorë, tregojnë disa nga viktimat pranë plazhit, pas valëve të cunamit deri në 1.5 metra të lartë. Pothuajse 400 kufoma janë gjetur tashmë.

“Në Palu ka shumë institucione mjekësore, por vetëm në këtë spital kemi dhjetëra të vdekur, 12 njerëz që duhet të operohen për thyerje dhe nëntë persona me plagë në kokë”, tha Komang Adi Sujendra, i cili është gjithashtu drejtor provincial i Shoqatës e mjekëve indonezian, në një video tre minutëshe të regjistruar dhe të botuar natën në llogarinë e Twitter të shoqatës.

Në video, Komang shpjegon se furnizimi me energji elektrike dhe uji është ndërprerë, gjë që pengon detyrën e mjekëve. “Ne kemi nevojë për çadra, ilaçe, personel mjekësor, batanije dhe shumë gjëra të tjera dhe shpresoj se ju mund të na ndihmoni, në mënyrë që ju të jepni të gjithë ndihmën që u nevojitet”, tha Komang.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA mund të mbyllë konsullatën në Irak pas kërcënimeve nga Irani

Posted: 29 Sep 2018 12:57 AM PDT

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të mbyllin një konsullatë në Basra të Irakut, duke theksuar se kanë pranuar kërcënime nga qeveria iraniane dhe grupet e mbështetura nga Iraku se do të ketë sulme ajrore ndaj objektit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ai do të mbaj përgjegjës Iranin për çdo veprim dhe sulm ndaj popullit amerikan dhe stafit diplomatik në shtetin fqinj.

"Kërcënimet ndaj stafit tonë në Irak nga qeveria e Iranit dhe grupe të tjera nën udhëheqjen e liderit të Forcave të Kudsit Qassem Soleimani, janë rritur gjatë javëve të fundit".

"Unë kam këshilluar qeverinë e Iranit se SHBA do të mbajë përgjegjës direkt Iranin për çdo dëm ndaj amerikanëve dhe ndaj stafit tonë diplomatik në çdo vend. E kam bërë të qartë se SHBA-të do të përgjigjen në mënyrën e duhur ndaj çdo sulmi", ka shtuar Pompeo.

Pomepo shtoi se Uashingtoni po punon me aleatët tjerë paqedashës për të adresuar këto kërcënime.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Lutja” rikthen Gazmend Lekën

Posted: 29 Sep 2018 12:53 AM PDT

“Lutja” quhet ekspozita personale e artistit Gazmend Leka, që do të hapet më 4 tetor në Galerinë Fab. Nën kurimin e Ermir Hoxhës kjo ekspozitë sjell një cikël të ri të veprave të Lekës.

“Në heshtjen tonë, ne të gjithë lutemi. Lutemi për shëndetin e trupit e më së shumti, lutemi për shëndetin e shpirtit.

LUTJA është një akt i gjatë që kryhet në vetmi të plotë. Në shurdhërinë e hapësirës, si për të gjithë ne, ashtu dhe për artistin, ajo është kredhja në një dimension tejet personal, ku rregullat dhe arsyeja tokësore bëhen të pafuqishme e përthyhen.

LUTJA është akti përgatitor para kryerjes së një riti antik, që ndoshta zë fill që nga muret e errëta të shpellave prehistorike.

LUTJA është akti i murgjve, para pikturimit të ikonave, për t'i bekuar ato me frymë krijimi.

LUTJA është një akt i thellë shpirtëror, para se të ngjizet vepra. Është shpërthim që paraprin mpiksjen e imazhit mbi sipërfaqen e bardhë sterile”, shkruan Hoxha në tekstin kuratorial.Penelat, telajot, tavoloci i stërmunduar… të gjitha janë aty, gati për t'u sakrifikuar.

Ta flasësh e ta përflasësh atë, është gjithnjë e vështirë. “Pavarësisht bisedave të gjata me artistin, në momentin fundor, logjika të bën të kuptosh, që ajo është një territor metafizik, që nuk duhet prekur, por si pa kuptuar, ajo bëhet e vërtetë për të gjithë ne. Duket sikur artisti krijon Gjithçka nga Hiçi, pasi krijimin vërtet e paraprin Heshtja e Madhe. E gjatë sa një fraksion sekonde, apo sa një përjetësi, artisti dhe objektet që e rrethojnë, humbasin gravitet. Ato ngrihen nga dimensioni tokësor, për t'u rigjetur në një nivel të ri metafizik, ku marrëdhënia me hapësirën dhe hyjnoren, ngjizen përfundimisht ndryshe”, shkruan Hoxha.

Kjo ekspozitë i dedikohet kësaj Heshtjeje të Madhe. Aty, si në një manifest artistik, pesha e arsyes dhe trupi i artistit, përhumben në një perspektivë personale, ndërkohë që studioja kthehet në tempullin e tij vetjak. Ai është aty, i vetëm, me personazhe reale e irreale, me miq e demonë, erën e vajit të linit dhe tingujt e muzikës. Mes rrëmujës së përhershme, ato ngatërrohen e përzihen njëra me tjetrën. Në mes të kësaj rrëmuje, i përulur, fanitet imazhi i tij, që endet i vetmuar në studio, i përndjekur shpesh nga imazhi i fundmë i një varri fantazmë, apo nga një hije-kryq "i rastësishëm", gjithë-përfshirë në një dimension shpirtëror të thellë, tërësisht i zhveshur nga çdo gjë materiale, si në një rit shamanik, ku qiellorja dhe tokësorja bëhen njësh.

“Të gjitha tablotë janë vegime imagjinare, shpirtërore, të një bote metafizike, të atij fraksioni kohe, para ngjizjes. Secila prej tyre është metafora e vdekjes së artistit. Është harxhimi i përditshëm i qenies. Është një dialog i gjatë e i pandërprerë, një shkarkim i madh. Vdes brenda, për t'u ringjallur jashtë”, thotë kuratori.

Kjo ekspozitë, është një reflektim në vetë të parë i aktit shpirtëror të krijimit, në habitatin e vet, si një bunacë shurdhe para një stuhie të egër.

Është autoportret i brendshëm, intim, tejet sekret, i ngjizur në 24 piktura, si 24 copëza të një mozaiku ekzistencial.

Leka e ka konsideruar veprën e tij gjithnjë si një akt të gjatë lutjeje, që: "… fillon çdo ditë me lindjen e diellit". E shkruar, që në vitin e largët 1994, ajo mbetet ende sot e pandryshuar, si përkufizim dhe udhërrëfyes i njërës prej krijimtarive më të vrullshme të kohës që jetojmë.

Në rrjedhën e shumë ekspozitave personale: "Black Box", "Kutia e Zezë e Qenies", "Ikarus", "Simbolon", "Molla", "Natura Morta" dhe së fundmi "Taso", lutja, për herë të parë, nuk i drejtohet më një teme të caktuar, porse ofrohet si një vështrim i krijuesit në dimensionin e vet më shpirtëror, zhytur thellë në habitatin e tij, si prifti i lartë i qytetërimeve të para, në kërkim të gjuhës së vjetër, për të vazhduar atë dialog që nisi në gjenezë.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Lajmi i shumëpritur, del në treg makina fluturuese (Video)

Posted: 29 Sep 2018 12:48 AM PDT

Nga muaji i ardhshëm  në tregun botëror pritet të dalë makina fluturuese. Ende pa përfunduar prodhimi i tyre, janë bërë disa porosi për blerjen e mjetit fluturues dhe individual gjithashtu.

Dy automjetet e para hibride-elektrike me dy ulëse, që mund të kalojnë në modele fluturuese në më pak se një minutë, do të jenë të gatshme të blihen që nga muaji i ardhshëm.

Sipas prodhuesit të tyre Terrafugiua, që i përket kompanisë simotër të Volvos, vetura mund të fluturojë deri në 640km, me një shpejtësi maksimale prej 160km/h.

Çmimi i veturës nuk është përcaktuar ende, por shitjet e para të modeleve pritet të fillojnë në tetor, thuhet sipas agjencisë kineze të lajmeve, Xinhua.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Frutat e tepërta, norvegjezët i vendosin jashtë që t’i marrin kalimtarët

Posted: 29 Sep 2018 12:41 AM PDT

Norvegjezët gjithmonë tregojnë mes tyre se janë shumë humanë. Ata kanë vendosur një rregull të pashkruar, ku frutat e tepërta i nxjerrin në oborrin e shtëpisë, në mënyrë që të hanë edhe ata që nuk kanë.

Sapo ata i vjelin pemët, pjesën e mbetur e fusin nëpër qese dhe i lënë jashtë oborrit, që kalimtarët të marrin aq sa kanë nevojë.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Referendumi në Maqedoni, sot votojnë të sëmurët dhe burgosurit

Posted: 29 Sep 2018 12:34 AM PDT

Sot në Maqedoni do të votojnë për referendumin, personat e sëmurë, të burgosurit, si dhe shtetasit e Republikës së Maqedonisë që jetojnë jashtë vendit.

Numri i personave të sëmurë që mund të votojnë të shtunën është 4963. Po ashtu, të drejtë për të votuar kanë 1558 të burgosur, në paraburgim dhe në burg shtëpiak dhe 7 të shpërngulur.

Sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, pyetja e referendumit do të jetë: "A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO, duke pranuar marrëveshjen e Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?".

Të drejtë vote të dielën kanë 1.806.336 votues, të regjistruar në Listën Zgjedhore. Vendvotimet më 30 shtator do të hapen prej orës 7 deri në orën 19.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev nga përmendorja "Makedonium", për të fundit herë ka bërë thirrje që të votohet "për" në referendum pasi që sipas tij, ajo mundëson ardhmëri të mirë për të rinjtë, stabilitet ekonomik dhe siguri më të madhe në Maqedoni. "Ju, qytetarët e keni çelësin që ta bëni shtetit tonë anëtare të shtëpisë evropiane", tha Zaev.

 

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Policia Rrugore, kontrolle gjatë natës, 10 të arrestuar në Tiranë

Posted: 29 Sep 2018 12:27 AM PDT

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar edhe përgjatë fundjavës ushtrimin e kontrolleve në funksion të parandalimit të aksidenteve dhe verifikimit të kundra vajtjeve administrative. Nga verifikimet e mbrëmshme janë arrestuar 10 persona, për situata të ndryshme, nga shpejtësia mbi norma, tek xhamat e errët, apo drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Nga kontrollet e deritanishme, janë verifikuar dhe arrestuar ne kushtet e flagrancës 10 persona, nga te cilët 8 për drejtim mjeti ne gjendje te dehur dhe 2 te pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu janë pezulluar 36 leje drejtimi, nga te cilat 25 për drejtim mjeti nen efektin e alkoolit dhe 11 te tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara. Janë konstatuar dhe ndëshkuar 5 drejtues mjetesh për mos rregullim shpejtësie ne qendrat e banuara.

Janë konstatuar dhe ndëshkuar 8 mjete për xhama te errësuar. Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 16 mjete për detyrime administrative te pashlyera. Si dhe janë vendosur 110 masa administrative për shkelje te tjera te rregullave te qarkullimit rrugor.

Kontrollet do vazhdojnë pa ndërprerje, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve te rrugës.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kuçovë, plagoset me thikë 33-vjeçari

Posted: 29 Sep 2018 12:19 AM PDT

Një plagosje me thikë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gegë të Kuçovës. Sipas policisë, i plagosur ka mbetur shtetasi F.Q., 33 vjeç, i cili është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin Roland Bejdo, 21 vjeç, banues në fshatin Gegë, Kuçovë. Dy personat në fjalë janë konfliktuar me njëri-tjetrin fillimisht me fjalë.

Situata ka degjeneruar në fyerje dhe kërcënime të ndërsjella dhe më pas janë përleshur. Në gjaknxehtësi e sipër, Bejdo e ka qëlluar kundërshtarin e tij me thikë në krah. I dëmtuari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndonëse u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësorë.

Ndërkohë, në venin e ngjarjes shkoi policia e cila bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të krimit. Bejdo është marrë në pyetje, ku ka treguar me detaje gjithçka që ka ngjarë mes tij dhe 33-vjeçarit.  Materialet i kaluan Prokurorisë Berat për veprën penale, "Plagosja e rëndë me dashje" dhe ''Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta''.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

“AIR ALBANIA’, MË SHUMË SE KEQARDHJE NORVEGJEZE!

Posted: 28 Sep 2018 11:30 PM PDT

Nga Petrit KUÇANA

Mbase norvegjezët do të përmbaheshin në përqeshjen ironike, nëse do të dëgjonin për "Lasgushin shqiptar", (një imitim i idesë të tyre për figurat e shquara që i dritësojnë në linjën e tyre ajrore), por kurrsesi në lajmet e pafundme që po prodhon ky kopjim.

Me dhjetëra orë transmetimi të drejtpërdrejt ose jo, me dhjetëra lajme, nga ato të pikut të sabahut, nga ato më të çuditshmet dhe qindra komente nëpër media. AirAlbania u bë lajm por disa gjëra spikasin më shumë dhe ka kaq shumë kundërthënie, që s'mund të gjendet një përgjigje e saktë nëse do të ketë Shqipëria linjën e vet ajrore.

Linje misterioze u cilësua, pasi duket që akoma nuk janë qartësuar shumë gjëra, por pritet që muaji i ardhshëm do të jetë pak më shumë dritësues.

Ndoshta për shumëkënd janë "funny" edhe përzgjedhja e atyre që do të provonin avionin me flamurin shqiptar, por tejet konfuze mbetet pse e gjithë kjo energji e shpenzuar, që nga kryeministri e deri tek instancat e tjera shtetërore, gjithë ato lajme qoftë copy-paste apo për një gjë kaq të natyrshme që praktikisht duhet të jetë krejt normale.

Krejt retorikë e paudhë duket edhe pyetja se a mund të ketë shqiptar, që do të nuk do "pasjen" e një linje ajrore shqiptare, si çdo vend tjetër normal.

Por gjithçka i ngjan yndyrës në kazanin e gjellës që u serviret shqiptarëve, pa guxuar të shkohet më tej, në "gjënë" thelbësisht shqetësuese, sidomos për diasporën shqiptare.

Përse Aeroporti i Rinasit vazhdon të aplikojë çmimet më të larta në rajon?

Mbetet shqetësim i gjithë-pranuar, ku më skeptikët mund të shpenzojnë pak minuta dhe të krahasojnë çmimet e biletave nga Rinasi me vendet e tjera të rajonit dhe më pas të fillojmë me lavdet e pafundme për AirAlbanian.

Çdo lloj tentative për të injektuar "dashuri" për flamurin shqiptar në avionin (apo avionët) e TurkishAirlines, marrë hua apo të blerë, (akoma nuk dihet), duket si një shtirje e padrejtë, një gjellë që së paku mërgimtarët shqiptarë kurrsesi nuk mund ta shijojnë. (sa herë i kanë fryrë kosit)

Sado i jashtëzakonshëm të duket lajmi se "avioni shqiptar" tashmë do të çajë qiejt e Evropës, skepticizmi rrëzon çdo emocion dhe gjithkush që ka shijuar çmimet e aeroporteve qoftë edhe të vendeve fqinjë mbetet shpresëhumbur, për çdo Lasgush, Migjen apo Konicë.

"A e dini se?" mund të fillonte një nga fjalitë që mban një të vërtetë të frikshme.

Një biletë nga Londra në Mal të Zi mund të kushtojë më lirë sesa taksia nga aeroporti i Rinasit në Tiranë?

Dhe kjo do të vazhdonte me shumë e shumë tregime të tjera, që i dini më së miri emigrantët që i qasen atdheut nga Mali i Zi apo nga Maqedonia, e sidomos nga Greqia.

Kaq të shumta janë këto tregime saqë Rinasi vazhdon të mbetet mallkim për mërgimtarët shqiptarë.

Sikur të fillonte "promovimi" i avionit shqiptar nga këtu me një ose shumë "Pse" të mëdha në kurrizin e tij që gjithkush (sidomos ata që e shijuan Free) të mund të qëmtonin pak më shumë "në gjënë që s'shkon" me Rinasin.

Sikur Lasgushi të shkonte në Mal të Zi, pakkush do të merrej me emërtimet, aludimet nëse ka qenë edhe AlbanianAirlines, me ngjyrat, publicitetin e pamasë dhe do të kyçej në një qasje tjetër, më praktike dhe krejtësisht normale.

Do të shpenzonte qoftë edhe pak minuta për të lundruar në internet dhe për të kuptuar së pari se nuk është aq e rëndësishme që stjuardesat janë ose jo shqiptare, nëse u folka shqip ose jo, sesa në çmimet ato të pabesueshme krahasuar qoftë edhe me vendet fqinje.

Me patjetër do të reflektonin pak më ndryshe, do të ishin më imunë në fushatën e madhe të "injektimit të dashurisë" për linjën e re dhe në "search"-et e tyre me siguri shumë prej tyre do të habiteshin kur të gjenin se bileta Londër-Podgoricë gjendet edhe me pak se £20 euro, sa kostoja e një taksie nga Rinasi në Tiranë.

A do të mund të flisnim pastaj për AirSerbia" që përlan "klientët shqiptar"?

E përsëri "Pse"-ja do të shtohej këmbëkryq, në Shqiptarinë lajme-shumë, nëse do të krahasoheshim qoftë edhe me Malin e Zi, që ka banorë pak më shumë se gjysma e Tiranës, por që ka dy aeroporte.

Dhe lajmi do të ishte tjetër, ndryshe, më i thjeshtë, larg emocioneve momentale të flamurit shqiptar në avionin e ngjyrosur. Përse në Mal të Zi po dhe në Shqipëri Jo?

Përse linjat "loëcost" nuk ulen në djerrinën e Rinasit?

Çdonjërit që i ka rënë të udhëtojë me "Easyjet" apo "Ryanair" i ka rënë të shikojë hartën ku është gjithandej nëpër Ballkan, por jo në Rinasin famëmadh… E "pse"-ja mbetet më kokëfortë se lajmet mallëngjyese për avionin shqiptar. Mbase norvegjezët së paku do të kishin ndjerë keqardhje.

29 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more