Skip to main content

“Greqia në alarm, cikloni “Ksenofon” shkakton shumë probleme” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Greqia në alarm, cikloni “Ksenofon” shkakton shumë probleme” plus 9 more Gazeta SHQIP


Greqia në alarm, cikloni “Ksenofon” shkakton shumë probleme

Posted: 28 Sep 2018 12:57 AM PDT

Moti i keq alarmon Greqinë. Cikloni "Ksenofon" shkakton një sërë problemesh Cikloni mesdhetar i ashtuquajtur "Ksenofon" shoqërohet me erëra të fuqishme e dallgë që shkojnë deri në 10 ballë, duke shkaktuar probleme sidomos në transportin detar. Në shumë porte të Greqisë është ndaluar lundrimi.

Vetëm në Prefekturën e Atikës janë regjistruar qindra pemë të thyera e të shkulura nga fuqia e erës, ndërsa organet vendore urdhëruan që këtë të premte, të gjitha shkollat e kësaj prefekture të qëndrojnë të mbyllura.

Shkollat do të jenë të mbyllura edhe në ishujt e Jonit, Zakintho dhe Kefaloni, në Peloponez, si dhe në ishujt e Egjeut jugor.

Sipas parashikimeve të meteorologëve grekë, cikloni ka shumë mundësi të prekë orët në vijim një pjesë të mirë të ishujve të Greqisë jugore, midis tyre edhe Kretën, e më pas pritet që ai të ngjitet në Peloponez, i shoqëruar me erëra të fuqishme dhe reshje shiu.

Ndërkohë, organi i Mbrojtjes Civile ka njoftuar të gjithë organizmat shtetërore, bashkitë dhe prefekturat e vendit, të jenë në gjendje gatishmërie për të përballuar fenomenet e tejskajshme natyrore.

Gjithashtu janë këshilluar qytetarët të jenë veçanërisht të kujdesshëm dhe të marrin masa nga rreziqet që rrjedhin prej këtyre fenomeneve.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Veliu në Hagë: “Forca e Ligjit” do godasë grupet kriminale

Posted: 28 Sep 2018 12:48 AM PDT

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, gjatë punimeve të Konventës së Drejtorëve të Policive Evropiane që u zhvillua në Hagë, Holandë, ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale me delegacione të Policive të vendeve evropiane dhe Policisë amerikane.

Veliu zhvilloi takime me delegacionet e Policisë amerikane, spanjolle e franceze.

Përfaqësuesit e delegacioneve gjatë bisedës me Drejtor Veliun, kanë shprehur vlerësimet për punën e Policisë shqiptare, për bashkëpunimin dhe seriozitetin e treguar gjatë operacioneve të përbashkëta për goditjen e grupeve kriminale, apo në drejtim të shkëmbimit të informacionit për hetimin e veprimtarisë kriminale në fushën e krimit të organizuar,  krimeve ndaj personit, si dhe atë të luftës kundër terrorizmit.

Gjithashtu gjatë takimeve u ra dakord që ky bashkëpunim të thellohet më tej, duke përsosur format dhe metodat  për të hetuar dhe zhvilluar operacione të përbashkëta për goditjen e krimit të organizuar.

Përfaqësuesi i delegacionit amerikan Ricardo Colon, falenderoi në mënyrë të veçantë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Z.Veliu  për bashkëpunimin shumë të mirë në të gjitha fushat me agjencitë ligj zbatuese të SHBA-së.

Drejtor Veliu ka siguruar homologët se Policia e Shtetit është e orientuar dhe e fokusuar tek operacioni "Forca e Ligjit" në veprim për goditjen e grupeve kriminale, duke bashkëpunuar me homologët.

Konventa zhvilloi punimet prej dy ditësh, ku morën pjesë delegacione nga të gjitha vendet e botës, përfshirë edhe institucionet ligj zbatuese të Bashkimit Europian EUROPOL, FRONTEX, EUROJUST, por edhe agjencitë e tjera ligj zbatuese si INTERPOL, DEA etj.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Aktorja amerikane rrëfen: Jam dhunuar seksualisht

Posted: 28 Sep 2018 12:41 AM PDT

E ndërsa SHBA është përfshirë nga debati në lidhje me abuzimet seksuale, pas akuzave ndaj të nominuarit të Trump për Gjykatën e Lartë, një aktore amerikane ka rrëfyer historinë e saj.

Sarah Hyland rrëfeu se ajo është abuzuar seksualisht nga një miku i saj gjatë një festë, kur ishte adoleshente.

27-vjeçarja ka treguar: "Ngjarja ndodhi në mbrëmjen e Vitit të Ri të shkollës së mesme. Të gjithë ishim të dehur. Një miku im hyri në banjon ku isha dhe më dhunoi seksualisht. Ka qenë një ngjarje e tmerrshme. Shpresoja të ishte vetëm një ëndërr, por për fat të keq gjithçka ishte reale".

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Izraeli akuzon Iranin për posedim të depove bërthamore

Posted: 28 Sep 2018 12:37 AM PDT

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka akuzuar Iranin për posedim të depove atomike sekrete afër Teheranit.

Ai i ka bërë këto deklarata në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, të cilat janë hedhur poshtë nga zyrtarët iranianë.

Netanyahu ka prezantuar disa fotografi të kryeqytetit iranian dhe disa zona të përcaktuara me ngjyrë të kuqe, për të cilat ka thënë se janë zona ku gjenden deponitë që mbajnë material bërthamor.

Sipas tij, këto të dhëna tregojnë se Irani është ende duke synuar të krijojë armë bërthamore, pavarësisht marrëveshjes së vitit 2015 që ka me fuqitë botërore dhe e cila parasheh lirim të sanksioneve ndërkombëtare në këmbim të frenimit të aktivitetit bërthamor nga ana e Iranit.

Ai i ka bërë thirrje Agjencisë Atomike të OKB-së për të vëzhguar lokacionet, kërkesë e cila është përmendur më 27 shtator edhe nga Departamenti amerikan i Shtetit.

Mirëpo zyrtarët iranianë kanë hedhur poshtë të gjitha pretendimet.

"Bota vetëm do të qeshë me të madhe nga një lloj i tillë, i rremë, pakuptim dhe i panevojshëm i fjalimit", ka thënë zëdhënësi i ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Qassemi, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, Fars.

Mirëpo lideri izraelit e konsideron Iranin si armikun më të madh të shtetit të tij andaj edhe më herët ka bërë akuza lidhur me aktivitetet bërthamore të Iranit, të cilat kanë qenë të vështira për t'u verifikuar.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Motori del nga rruga në Elbasan, plagoset një person

Posted: 28 Sep 2018 12:34 AM PDT

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ngjarja ndodhi në lagjen "Shënkoll" të Elbasanit.

Duke drejtuar motoçikletën e tij, 31-vjeçari G. M., banues në lagjen "Emin Matraxhiu" Elbasan, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

“Skifteri” që vidhte në Gjermani, nën gjykim në Shqipëri

Posted: 28 Sep 2018 12:29 AM PDT

Gentian Duraku është njëri nga 40 të pandehurve për grabitje, i ashtuquajtur ndryshe si skifteri. Ai është nën gjykim në Shqipëri, ndërsa shumë të tjerë janë nën gjykim në Gjermani për një seri grabitjesh që kapin shifrën e gati 500 mijë eurove.

Në seancë u tha se Gjermania kishte sjellë një letërporosi, që implikon Durakun për 50 grabitje. Por në gjykatë u tha se janë në pritje edhe të një letërporosie nga Franca, për episode të tjera grabitjesh edhe në këtë shtet.

Gentian Duraku u arrestua në Kukës gjatë një operacioni në shkallë ndërkombëtare, në të cilin u përfshi edhe EUROPOL.

Paralelisht në Gjermani po zhvillohet proces penal edhe për anëtarët e tjerë të bandës, ndërsa janë në kërkim edhe të paktën 3 të tjerë.

"Për një vit, Duraku ishte larguar nga Shqipëria – tha prokurori, – dhe i pajisur me pasaportën e të vëllait të quajtur Fabjan Duraku, ai hyri në bandën e skifterave, si një nga specialistët e vjedhjes së dhjetëra banesave, nga ku rrëmbeheshin bizhuteri të shtrenjta".

Qendra e grupit ishte Ofenburg, aty ku aktualisht po mbahet edhe procesi penal. Prokuroria përmend se, në disa raste, i riu pas shitjes së objekteve të çmuara ka transferuar shuma përmes bankave në Shqipëri.

Ajo që dihet është se, fillimisht gjermanët kanë kërkuar arrestimin e të vëllait të grabitësit, i cili është sozia e Gentian Durakut. Pas krahasimit të gjurmëve papilare, autoritetet janë bindur se grabitësi ishte dikush tjetër.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Planifikonin sulm të madh terrorist në Holandë, arrestohen 7 persona

Posted: 28 Sep 2018 12:24 AM PDT

Autoritetet holandeze arrestuan 7 persona, të cilët dyshohet se po planifikonin një sulm terrorist në vend. Sipas prokurorëve, ata kishin planifikuar të organizonin një sulm të madh terrorist.

Zyra e prokurorit kombëtar tha në një deklaratë se të dyshuarit janë arrestuar në qytetet Arnhem dhe Ëeert. Arrestimet pasuan një hetim disa muajsh të mbështetur mbi njoftimet e shërbimeve të zbulimit se një 34 vjeçar me prejardhje nga Iraku po planifikonte një sulm në një ngjarje të madhe, që mund të shkaktonte shumë viktima.

Të dyshuarit, mendohet se kishin planifikuar të përdornin bomba, jelekë me mjete shpërthyese dhe pushkë për të kryer sulm në një zonë dhe një makinë bombë për një sulm tjetër. Autoritetet thanë se ende po hetojnë se cilat mund të ishin shënjestrat e mundshme.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Lufta anti-drogë, Xhafaj takon komandantin e GDF-së

Posted: 28 Sep 2018 12:20 AM PDT

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj priti në një takim Komandantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza-s, Gjeneral Giorgio Toschi.

Gjatë takimit me të bisedoi rreth bashkëpunimit në luftën kundër kultivimit të narkotikëve, trafikimit dhe rritjes së sigurisë në të dy anët e kufirit.

Xhafaj falënderoi për asistencën në monitorimin nga ajri të sipërfaqeve të mundshme të mbjella me kanabis. Ai nënvizoi se kjo ndihmë mishërohet në dy fusha, kontrollin e kufirit detar dhe monitorimin ajror në kuadër të programit të Ministrisë së Brendshme Italiane e asistuar edhe nga projekti i BE, SANCAS.

Ministri shtoi më tej se për Qeverinë shqiptare lufta ndaj kultivimit mbetet një prioritet i qartë politik dhe kombëtar. Ai e ilustroi këtë me masat e marra për të çrrënjosur përfundimisht nga territori shqiptar fenomenin e mbjelljes së bimëve narkotike, i shoqëruar me rezultate solide për të dytin vit radhazi.

Kreu i GdF, Giorgio Toschi vlerësoi bashkëpunimin me strukturat e Policisë së Shtetit dhe nënvizoi angazhimin e Qeverisë italiane për të konsoliduar arritjet e derisotme.

Ai falënderoi partnerët shqiptarë, duke veçuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit në përgjithësi dhe kultivimit të kanabisit në veçanti.

Toschi u shpreh më tej se ishte i kënaqur për punën e përbashkët dhe për rezultatet e arritura.

Ai tha se rezultatet e vitit 2018 janë tejet entuziaste sidomos duke pasur parasysh se këtë vit është shtuar numri i orëve të fluturimit, mbulohet një pjesë më e madhe e territorit dhe është rritur gjithashtu hapësira kohore gjatë së cilës është kryer monitorimi ajror.

Komandanti i GdF nënvizoi se gjatë këtij viti, në territorin shqiptar janë mbjellë një numër edhe më i vogël bimësh kanabisi se në vitin 2017, që ishte viti më i suksesshëm në luftën kundër kanabisit.

Ai konfirmoi zhvendosjen e tentativave për trafikim, në shtetet fqinje të Shqipërisë dhe shprehu interesin e GdF që, në të ardhmen, të shtrijë monitorimin ajror edhe drejt këtyre vendeve.

Pas takimit në Ministrinë e Brendshme, delegacioni i lartë i GdF u prit në një takim nga Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Aida Hajnaj, në të cilin u diskutuan çështje konkrete të bashkëpunimit dypalësh.

Pas disa javësh do të raportohen të dhënat përfundimtare të misionit të GdF për monitorimin nga ajri të territorit shqiptar për luftën kundër kultivimit të kanabisit.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rama: Rritja ekonomike në 6 muajt e parë, më e larta në 8 vite

Posted: 28 Sep 2018 12:10 AM PDT

Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan se në 6 mujorin e parë të këtij viti, rritja ekonomike ka qenë në nivele më të larta në 8 vitet e fundit.

"Mirëmëngjesi dhe me ecurinë e rritjes reale së ekonomisë tonë, që për 6-mujorin e parë të këtij viti ka shënuar rritjen më të lartë në 8 vitet e fundit, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama në Facebook.

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

Zbardhet vdekja e të moshuarës në Durrës, e vrau nipi 21-vjeçar

Posted: 27 Sep 2018 11:49 PM PDT

Policia ka zbardhur vdekjen e 81-vjeçares dje në Durrës. Sipas policisë, Floresha Shkurti 81-vjeçe humbi jetën, pasi është qëlluar me thikë në kokë nga nipi pas sherrit që kishin pasur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës kanë bërë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në lagjen Nr.16 ku u gjet e vdekur në banesë shtetasja F.Sh. 81 vjeçe.

Raportohet se është arrestuar në flagrancë nipi i shtetases së mësipërme si autor i dyshuar i ngjarjes, shtetasi Redmon Gruda, 21 vjeç, banues në Durrës.

Gruda, dyshohet se mesditën e datës 27.09.2018, por motive të dobëta ka goditur disa herë me thikë në kokë gjyshen e tij, e cila si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare".

28 shtator 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more