Skip to main content

“Gjashtë pyetje që do të marrin përgjigje në derbin Real Madrid-Atletico Madrid” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Gjashtë pyetje që do të marrin përgjigje në derbin Real Madrid-Atletico Madrid” plus 9 more Telegrafi Futboll


Gjashtë pyetje që do të marrin përgjigje në derbin Real Madrid-Atletico Madrid

Posted: 28 Sep 2018 03:15 PM PDT

Atletico Madrid do ta vizitojë 'Santiago Bernabeun' në momentin më të keq të sezonit për Real Madridin, ku disa pyetje do të marrin përgjigje, siç janë fitoret dhe humbjet, taktikat e trajnerit dhe lojtarët.

Humbja katastrofike kundër Sevilles ka bërë që shumë ta vënë në pikëpyetje frymën e ekipit të Julen Lopetegui, por lojtarët duhet të këndellen dhe të jenë të zellshëm dhe ambicioz kundër Atleticos.

Do të jetë një nga ato ndeshje, të cilat do të shënojnë një moment historik në sezonin e LaLiga Santander.

Si do të shërohet Madridi nga humbja e tyre me Sevillan?

Julen Lopetegui kishte një mesazh të qartë në konferencën për shtyp para ndeshjes dhe ishte në lidhje me motivimin.

Pas disfatës së tyre të papritur në Estadio Ramon Sanchez Pizjuan, trajneri i Los Blancos kërkoi motivim nga ekipi i tij për derbin e Madridit, si dhe për kampionatin në përgjithësi.

“Përveç që duhet të luajmë, do të duhet edhe të garojmë”, kishte thënë trajneri.

Lopetegui është i vetëdijshëm se Diego Simeone ka marrë shënime të mira për humbjen e fundit të Madridit dhe e di se mungesa e përqendrimit mund të jetë vendimtare, është derbi.

A do të dominojë Simeone në Estadio Santiago Bernabeu?

Trajneri argjentinas është i tunduar të ndjekë qasjen dhe taktikat e Pablo Machin, që kishte të bënte me presion të lartë, duke limuar aftësitë e Luka Modric dhe Toni Kroos për të diktuar posedimin.

Megjithatë, duket sikur Simeone ka një stil tjetër në të cilin ai beson dhe ka provuar të punojë, pasi Rojiblancos nuk kanë humbur një ndeshje të vetme në Bernabeu gjatë pesë viteve të fundit.

Duke marrë parasysh se futbolli më i mirë i Realit vjen kur ata mbizotërojnë në posedim, do të jetë interesante të shihet nëse trajneri i Atletico do t’i japë rivalëve të tij përgjegjësinë e topit.

Cilat janë dyshimet në formacionet bazë?

Ka vetëm disa dyshime për Realin, pasi humbja e Isco Alarcon për shkak të një problemi shëndetësor dhe rimëkëmbjes e Dani Carvajal i jep trajnerit një ide solide se çfarë do të për formacionin e tij.

Lopetegui ndoshta do të fillojë me Thibaut Courtois; Carvajal, Raphael Varane, Ramos, Nacho; Casemiro, Kroos, Modric; Gareth Bale, Karim Benzema dhe Marco Asensio.

Ndërkohë, Simeone ka të ngjarë të fillojë Thomas Partey në mesfushë, si dhe Thomas Lemar, Saul Niguez dhe Koke.

Dilema e tij e vetme do të jetë me Rodriun.

Kush do të jetë më i prekur nga humbja?

Pasi humbi në Sevilla dhe tashmë ka humbur kundër Atleticos në Superkupën e UEFA – s, Lopetegui është trajneri që do të goditej më shumë nga një humbje në derbi.

Edhe në rastin e humbjes së tre pikave, gjigantët spanjollë nuk do të përjashtoheshin për titullin.

Si do t'ia bëjë Lopetegui me mungesën e Iscos dhe Marcelos?

Kjo është një sfidë e madhe taktike për Lopeteguin.

Pa Iscon dhe Marcelon, ai duhet të rinovojë sulmin e ekipit të tij, kundër një rivali që ka bërë mbrojtjen një forme arti.

Të dy do të mungojnë në këtë ndeshje vendimtare dhe koha do të tregojë nëse pjesa tjetër e skuadrës mund ta kompensojë mungesën e tyre.

A do të shkëlqejnë Benzema dhe Diego Costa në derbi?

Benzema, përkundër se ka shënuar katër gola ​​në LaLiga Santander, ka pasur paraqitje të dobëta.

Ndërkohë Diego Costa, megjithëse i përfshirë shumë në triumfin në Superkupë, ai ka 15 ndeshje pa shënuar një gol të vetëm. /Telegrafi/

The post Gjashtë pyetje që do të marrin përgjigje në derbin Real Madrid-Atletico Madrid appeared first on Telegrafi.

Spalletti: Nuk flas për Tottin pa e lexuar librin, Zanetti është kapiten legjendat i Interit

Posted: 28 Sep 2018 02:57 PM PDT

Interi do ta pres Cagliarin në 'San Siro' do ta kërkojë fitoren e tretë radhazi, pas atyre me Sampdorian dhe Fiorentinën.

Spalletti fillimisht ka folur për ndeshjen me Cagliarin, ku ka thënë se kërkon tri pikë.

"Do të jetë një ndeshje e vështirë, pasi Cagliari ka lojtarë që mund të na i komplikojnë punën".

"Kam porositur lojtarët që ta vlerësojnë maksimalisht këtë sfidë, pasi kemi gabuar mjaftueshëm dhe tashmë do të kërkojmë të rikuperojmë".

Luciano Spalletti . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

"Ndoshta fakti që do të përballen kryesueset, mund të na ndihmojë të rikuperojmë disi me ata", tha fillimisht Spalletti.

Trajnerit iu kërkua një prononcim për librin e Francesco Tottit, i cili doli në treg këtë javë, por ai tha se do ta lexojë kur të ketë kohë, pa e lexuar, nuk do të jep koment.

"Unë jam këtu për të folur për Interin, që ka kapiten Icardin dhe ka edhe një tjetër jashtë fushë, si Javier Zanetti".

Luciano Spalletti . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

"Librin e Tottit do ta lexoj me qetësi dhe vetëm më pas do të vlerësoj mundësinë e të dhënit të një komenti".

"Por gjatë kësaj kohe kemi ndeshje çdo tre ditë dhe nuk kam kohë të lexoj librin", tha ai.

Në fund Spalletti foli për Radja Nainggolan.

Spalletti . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

"Nëse do bëja një vlerësim në shifra, nga 1 në 10, Nainggolan meriton notën 6, për atë që ka dhënë deri tani. Ai mund të japë shumë më tepër, por ambientimi po i zgjat më shumë, për shkak edhe të dëmtimit në verë", ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Spalletti: Nuk flas për Tottin pa e lexuar librin, Zanetti është kapiten legjendat i Interit appeared first on Telegrafi.

Giggs zbulon tri skuadrat për titull në Ligën Premier, përjashton Manchester Unitedin

Posted: 28 Sep 2018 02:31 PM PDT

Manchester City, Liverpool dhe Chelsea do të konkurrojnë për titullin e kampionit në Ligën Premier, sipas Ryan Giggs.

City i Pep Guardiola e fitoi titullin sezonin e shkuar duke grumbulluar 100 pikë dhe duke shënuar mbi 100 gola, ndërsa kanë edhe bërë një fillim mbresëlënës në edicionin e ri.

Pas gjashtë ndeshjeve të sezonit të ri, Manchester City janë të dytit në Ligë Premier vetëm dy pikë prapa liderëve të Liverpoolit.

Sadio Mane e Cesar Azpilicueta . (Photo by Jan Kruger/Getty Images)

Legjenda e Manchester United thotë gjithashtu se edhe Chelsea i Maurizio Sarri mund të futet në 'luftë'.

“Duket si një 'luftë' e Manchester City kundër Liverpool për titull, edhe pse nuk mund të largoni Chelsean, sepse ata janë duke luajtur mirë”.

“Mos harroni vetëm dy vjet më parë ata ishin kampionë dhe ata kanë lojtarët në dhomën e veshjes që e dinë se çfarë duhet. Liverpooli nuk e ka këtë, por ju duhet të filloni diku dhe Liverpooli ka qenë mbresëlënës".

“Sa për Man City, unë i pashë ata kundër Lyonit dhe mendoj se diçka shkoi gabim, pasi shkuan te Cardiffi dhe bënë shfaqje të jashtëzakonshëm".

“Kështu që do të thosha se titulli do të vendoset mes këtyre dyjave, por nuk mund ta përjashtojë Chelsean", ka thënë Giggs për Sky Sports. /Telegrafi/

The post Giggs zbulon tri skuadrat për titull në Ligën Premier, përjashton Manchester Unitedin appeared first on Telegrafi.

Shaqiri flet për herë të parë për konfrontimin me Kloppin pas ndeshjes me Chelsean : Nuk më bërtiti, folën për një goditje dënimi

Posted: 28 Sep 2018 01:33 PM PDT

Xherdan Shaqiri ka folur për herë për bisedën që kishte me trajnerin Jurgen Klopp në fund të ndeshjes Liverpool–Chelsea.

Klopp hyri në fushë pas humbjes së 2-1 të mërkurën, duke biseduar me Shaqiri dhe toni nuk dukej i ulët.

Shaqiri e filloi ndeshjen dhe luajti deri në fund, ndërsa e ka zbuluar se çfarë biseduan me trajnerin në fund.

‘[Klopp] nuk ishte intensiv, as nuk më bërtiti diçka. Ishte thjesht një gjë taktike, diçka për goditjen e lirë, ne duhet të bënim më mirë".

“Në fund, Jordan mori goditjen e lirë dhe ndoshta nuk ishte zgjidhja më e mirë që bëmë atje”.

Liverpool ka bërë një fillim të shkëlqyeshëm për sezonin e 2018-19 dhe dukej që po shkonte edhe në ndeshjen me Chelseas te fitorja.

Por mbrojtësi Emerson Palmieri barazoi dhe Hazard shënoi në fund për 2-1.

Edhe Klopp ka thënë se 'muhabeti' me Shaqirin në fund të ndeshjes ka qenë për një goditje dënimi.

"Oh jo. Jo, kemi folur për një goditje dënimi, atë të fundit", ka nënvizuar Klopp. /Telegrafi/   

The post Shaqiri flet për herë të parë për konfrontimin me Kloppin pas ndeshjes me Chelsean : Nuk më bërtiti, folën për një goditje dënimi appeared first on Telegrafi.

Bayern Munich njoftohet me humbjen, Hertha e dominon në shtëpi

Posted: 28 Sep 2018 01:20 PM PDT

Bayern Munich e ka pësuar humbjen e parë në Bundesliga, ku ka humbur me rezultat 2-0.

Skuadra nga kryeqyteti i Gjermanisë fitoi në shtëpi në 'Olympiastadion', duke shënuar dy herë në pjesë e parë.

Ibesivic në minutën e 23' u tregua i saktë nga pika e penalltisë, duke shënuar për 1-0 edhe pse paraprakisht kishte humbur një rast të mirë.

Në minutën e 44', vendasit shënuan edhe golin e dytë ku Duda realizoi për 2-0.

Bayern Munich provoi në pjesë e dytë, por nuk ia arriti të gjejë golin.

Ky është dështimi i dytë i Bayern brenda pak kohës, pasi barazoi në shtëpi 1-1 me Augsburgun.

Me këtë fitore, Hertha Berlin renditet në vendin e dytë me 13 pikë, ndërsa me pikë të njëjta Bayerni mban kreun e Bundesligës. /Telegrafi/

The post Bayern Munich njoftohet me humbjen, Hertha e dominon në shtëpi appeared first on Telegrafi.

Partizani mposht Tiranën, vendos një gol i kosovarit Esat Mala

Posted: 28 Sep 2018 12:56 PM PDT

Partizani ka fituar si mysafir me Tiranën me rezultat 1-0. 

Tirana- Partizani njihet si derbi më i madh shqiptar, ku nuk mungojnë tifozët  në shkallët e stadiumit, siç ndodhi edhe në ndeshjen e fundit.

Goli i vetëm u shënua nga kosovari Esat Mala në pjesë e parë, pikërisht në minutën e 20-të.

Pas golit Tirana u mundua ta barazojë rezultatin, por nuk ia arriti.

Edhe Partizani kishte rastet e veta në pjesën e dytë nuk shënoi më, ndërsa trajneri Skënder Gega provoi ta përforcojë mesfushën duke mos lejuar hapësira.

Të kuqtë kishin raste më shumë dhe e merituan fitoren.

Tirana mbetet pa fitore në derbi që prej vitit 2014.  /Telegrafi/

The post Partizani mposht Tiranën, vendos një gol i kosovarit Esat Mala appeared first on Telegrafi.

Courtois, njeriu i derbit me të dy klubet

Posted: 28 Sep 2018 12:21 PM PDT

Julen Lopetegui ka një politik me rotacione prej se ka ardhur në Real Madrid, ndërsa Thibaut Courtois mund të jetë në portë në 'Derbin e Madridit'.

Ai do të jetë futbollisti i nëntëmbëdhjetë që ka luajtur derbin për të dyja skuadrat.

Një këtë listë përfshihen emra të tillë të shquar në historinë e futbollit si Hugo Sanchez, Reyes, Paco Llorente, Solari ose Esnaider.

Thibaut Courtois te Atletico Madrid. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)

Courtois bashkohet me klubin mbretëror, pasi ka luajtur një total prej nëntë ndeshjeve për Atleticon. Ai humbi gjashtë, fitoi dy dhe barazoi një.

Kujtimi i tij më i ëmbël është finalja e Copa del Rey në sezonin 2012/13, në të cilin Atletico mundi Realin e Mourinhos në Madrid 2-1 , me një gol në kohë shtesë nga Miranda.

Courtois te Real Madridi . (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Dhe, padyshim më e keqja është finalja e Ligës së Kampioneve në sezonin (2013/14), në të cilin nuk mund ta ndalë golin  e Sergio Ramos në minutën e 93-të.

Në kohë shtesë, Courtois pranoi tre gola të tjerë (Bale, Marcelo dhe Cristiano Ronaldo ), ku ndeshja u mbyll 4-1.

Thibaut Courtois . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Hija e Keylor Navas, portieri që i ka fituar tre Liga të Kampionëve mbetet aty, me Julen Lopetegui që mund të bëjë ndryshim edhe në minutën e fundit. /Telegrafi/

The post Courtois, njeriu i derbit me të dy klubet appeared first on Telegrafi.

Interit raporton 18 milionë euro humbje

Posted: 28 Sep 2018 11:43 AM PDT

Nerazzurrët kanë pasur një mbledhje të aksionarëve ku është folur për financat deri në me 30 qershor ku flitet për 18 milionë euro humbje.

ANSA raporton se ka zvogëlim të humbjeve pasi para një viti ishin 24 milionë euro, ndërsa ceket se është arritur marrëveshje edhe për Financial Fair Play.

Shpenzimet për infrastrukturën dhe sektorin e të rinjve janë përfshirë, ku Interi duhet të t'i bëjë llogaritë pa këto shpenzime.

Është rritur numri i shitjeve për 6 për qind dhe janë mbledhur 280 milionë euro.

Bordi do ta ketë një mbledhje të ardhshme me 26 tetor.

Mësohet se Steven Zhang do të bëhet president në vend të Erick Thohir.

Interi është kthyer në binar financiar në vitin e fundit pasi në të shkuan funksiononte në humbje. /Telegrafi/

The post Interit raporton 18 milionë euro humbje appeared first on Telegrafi.

Costa ‘sulmon’ Conten: Ku është sot ai?

Posted: 28 Sep 2018 11:08 AM PDT

Sulmuesi i Atletico Madrid, Diego Costa vazhdon ta fajësojë Antonio Conten për largimin e tij nga Chelsea, ndërsa pyet tash se ky është italiani.  

Conte i kishte thënë Costas se ai nuk ishte pjesë e planeve të tij në Chelsea me anë të mesazhi, duke bërë që sulmuesi të largohej nga Blutë dhe përfundimisht t’i bashkohej Atletico Madridit.

“Ishte një kohë e keqe për mua, por nuk ishte faji im. Njerëzit thanë shumë gjëra, por koha i vë gjithçka në vendin e vet. Shikoni se ku është tani Conte".

Diego Costa e Antonio Conte . (Photo by Ian MacNicol/Getty Images)

“E lashë Chelsean në një mënyrë të keqe për shkak të mënyrës se si veproi. Simeone është një trajner i cili flet para jush".

“Kur Cholo nuk ju do, ai është i qartë, por ai përpiqet t’ju ndihmojë. Në Chelsea ishte e kundërta".

“Ne fituam me Conten dhe pas gjithë kësaj, ai më dërgoi një mesazh për të më thënë se nuk donte më".

Conte e Costa. (Photo by Clive Rose/Getty Images)

“Kam pasur rastin të kthehem në Atletico dhe nuk ka pasur pengesa, por kur më thanë të kthehesha në ekipin e rezervë …".

“Ishte e qartë se unë doja të shkoja në Atletico, edhe pse kam pasur oferta të tjera. Po të dështonte, do të kisha preferuar të qëndroja në Brazil me familjen time".

“Kam vlera të tjera që paratë nuk mund të blejnë”, ka thënë Costa. /Telegrafi/

The post Costa ‘sulmon’ Conten: Ku është sot ai? appeared first on Telegrafi.

Katër lojtarët e Chelseat që tani janë te Liverpooli

Posted: 28 Sep 2018 10:28 AM PDT

Chelsea dhe Liverpool do të takohen përsëri në fundjavë, v etëm pas tri ditësh, ku në Anfield, londinezët morën një fitore prej 2-1 në kuadër të Kupës së Ligës. 

Reds do të jenë të etur për hakmarrje në Stamford Bridge të shtunën në mbrëmje.

Lojtarët e Jurgen Klopp do të tentojnë të vazhdojnë me fitore pasi kanë arritur shtatë të tilla në Ligën Premier.

Në ndeshjen e Kupës EFL, një ish-lojtar i Chelseat e shënoi golin e fitores.

Daniel Sturridge është lojtari që shënoi dhe luajti për të dy skuadrat

Janë katër lojtarë që kanë qenë pjesë e Chelseat e tani janë te Liverpooli.

T'ia hedhim një sy katër ish-lojtarëve të Chelseat të cilët aktualisht janë pjesë e Liverpoolit. /Telegrafi/

# 4 Rhian Brewster

#3 Dominic Solanke

#2 Daniel Sturridge

#1 Mohamed Salah

The post Katër lojtarët e Chelseat që tani janë te Liverpooli appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more