Skip to main content

“Evropën do ta quaj si Fishta dikur, Amerikën të degjeneruar…” plus 9 more Ekonomia Online

“Evropën do ta quaj si Fishta dikur, Amerikën të degjeneruar…” plus 9 more Ekonomia Online


Evropën do ta quaj si Fishta dikur, Amerikën të degjeneruar…

Posted: 30 Sep 2018 10:45 AM PDT

Po të më blejë e djathta do veproj në këtë mënyrë; në emër të seriozitetit, konservatorizmit, vlerave kombëtare, por me britma patetike si ekstremist majtist, si revolucionar i paepur, do tund dheun, do ja shkul së majtës dhëmbë e dhëmballë.

Si fanatik i pamposhtur, si militant i kudondodhur konservativ, favoret që më ka bërë partia do di t'i mbroj edhe me atë lëngun e kuq që quhet gjak. Në 364 ditë do t'i zhvat Shqipërisë ç'të më zërë dora, ndërsa në ditën e 365-të do ngre lart një flamur me shkabë që nxjerr zjarr nga goja duke e valavitur era. Do uluras me gishta në vesh "o sa mir me ken shqiptar, o sa keq me ken amerikan".

Pa luajtur vendit, do shkruaj në rrjetet sociale statuse mallëngjyese mbi padrejtësitë historike që i janë bërë Shqipërisë në shekuj duke e katandisur sa më të vogël. Europën do ta quaj si e ka quajtur Fishta "kurva plakë". Amerikën të degjeneruar. Perëndimin të korruptuar. Ambasadorët e tyre do t'i shaj shtatë breza me libër shtëpie. Do ngre në qiell, lindjen, Turqinë, Arabinë, mullirin e kafes, shilten, haremin, lëngun e shegës.

Do llap gjithandej për t'i bërë të ditur Amerikës se po na bëri shtetin e 51, nuk kemi kundërshtim. Pasi të futemi në gjirin e saj të ngrohtë, pa llogaritur Zërin e Amerikës që e kemi mposhtur dhe albanizuar me kohë me anë të Sigjrimit, s'do lemë gur pa lëvizur pa ja zhvatur Amerikës Hollivudin, Internetin, Alaskën. Nëse nuk na bën shtetin e 51, në djall Amerika me gjith Uillsonin, Harry T. Fultz-in, ambasadorët e saj, diversantat, bombardimin e Serbisë, pavarësinë e Kosovës. Do hiqem dhe si shkrimtar, si poet, përmes ca lëtyrave letrare.

Në bashkëpunim me ca çapaçulë, ato këllira do t'i paraqes si kryevepra përmes falenderimeve dhe komplimentave reciproke në formën e një katarakti qurresh më të madh se uji që do bjeri nga diga e hidrocentralit të Moglicës. Nuk do tu dal kurrë në krah liderëve të djathtë edhe në rastet e shpifjeve më të ndyra që do tu bëjnë të majtët. Dy duar për një kokë. Le të mbrohen vetë ata. Me të majtët nuk do merrem në emër të Etikës por nga nga frika, se janë të gojës dhe të marrin erzin ata dreqër. Luani vendit ju ish deputetët dhe ish ministrat e së djathtës që keni vjedh si n'harradoz. Mos u hiqni si shenjtorë. Më blini sa më parë. Po s'më bletë ju, shitem tek e majta. Për të blerë njerëz si unë, të majtët nuk i kursejnë paret.

Fill pasi të më blejnë të majtët, do tu premtoj se nga njëra anë do vjedh me të gjitha mënyrat, nga ana tjetër me lot krokodili në sy dhe rënkime mallëngjyese prej hoxhe ose prifti do hiqem si mbrojtës i fukarenjve, të cilët i urrej, por më duhen për propagandë. Në të gjitha gazetat, sidomos ato të Sigurimit ku mund të shkruash edhe me pseudonim, do ta paraqes sikur në Shqipëri nuk ka pasur kurrë burgje dhe internime. Vetëm nomenklaturistë që kanë rivalizuar me njëritjetrin përmes historive rozë, deri në inceste të paimagjinueshme nga masat popullore në kundërshtim flagrant me mësimet e pavdekshme të shokut kurvi. Krerët e së majtës nuk do ti mbroj drejtpërdrejt por tërthorazi duke sulmuar pa mëshirë krerët e së djathtës. Kujdes të veçantë do bëj ta zmadhoj sa më tepër hambarin e paçmuar të së majtës shqiptare, budallallëkun e të djathtëve. Do ngre në qiell fanatizmin e tyre, egoizmin, perceptimin bukolik të jetës dhe botës, që bashkë me hajvanllëqet në arenën ndërkombëtare, do jenë kuajt e luftës time për tkurrjen e pandalshme numerike elektorale të së djathtës. Jo aq sa e majta ti marri të gjitha votat duke e lënë të djathtën me biberon në gojë, çka vërtet do ta rrënonte të djathtën e mykur, por njëkohësisht do bënte të pabesueshme të majtën e ndritur, dhe do dëmtonte pluralizmin. Më pak.

Me gjithë këto premtime që po bëj dhe garancira që po jap tani që ndodhem mbi tezgë gati për tu shitur, mund të ngjall zilinë dhe rivalitetin e dy krahëve për të më patur. Ku ma gjen të shitem edhe te e djathta edhe te e majta. Nga asnjëra te të dyja, do ishte ideale. Un me kontribute të shquara, ata me pare të vjedhura, do korrim fitore të njëpasnjëshme.
Nëse nuk do më blejë as e majta as e djathta, do shitem te e veja e diktatorit. Nuk do mi kursejë kuçedra në prag ngordhje ca kacidhe marksiste leniniste që i ka qime bythe si dhurate Zotit për t'ja shpëtuar nga flakët e Ferrit shpirtin inekzistent.

The post Evropën do ta quaj si Fishta dikur, Amerikën të degjeneruar… appeared first on Ekonomia Online.

Rregullat e marinimit të mishit dhe peshkut

Posted: 30 Sep 2018 10:12 AM PDT

Pjekja e mishit dhe e peshkut e ka zanafillën që kur njerëzit filluan të ndezin zjarrin dhe ne, edhe sot e kësaj dite, vazhdojmë të pjekim dhe na pëlqen shumë kjo gjë. Thuhet që mjeshtër të grilës kanë qenë grekët, të cilët përcaktuan dhe tre rregullat e saj: verë, mish dhe femra.

Të kalosh ditën me një grilatë të mirë në kopsht, është e këndshme, pasi është një rast i mirë për t'u mbledhur me miq apo të afërm, kurse zonjat do të kënaqen edhe më shumë, sepse grilata, në përgjithësi, është detyrë e të zotit të shtëpisë.

Era e mishit të pjekur që mbush gjithë kopshtin, bën që të na shkojë goja lëng ende pa u ulur në tavolinë. Ama, që kjo drekë ose darkë të jetë e përsosur dhe të kënaqemi të gjithë, duhet t'u kushtojmë vëmendje disa detajeve. Fillimisht, duhet të vendosim se çfarë do të pjekim: mish, peshk apo perime.

Nëse duam mish të bardhë, fillimisht duhet ta marinojmë, në të kundërt, mund të thahet gjatë pjekjes. Nëse duam të bëjmë grilatë peshku, mund të përdorim çdolloj peshku, përfshirë edhe frutat e detit.

Nuk mund të mungojnë limoni, vaji i ullirit, uthulla, gjethet e rozmarinës, dafina, sherbela, piperi e majdanozi.

Marinimi për mishin e bardhë

Në një tas, përziejmë 130 g kos, 1 lugë të vogël curry, majdanoz të grirë, lëngun e një limoni, piper kokërr dhe një thelb hudhër në copa.

Më pas, hedhim copat e mishit, i përziejmë dhe i lëmë të marinohen për 2 orë në një mjedis të freskët.

Marinimi për peshkun

Marinimi i zakonshëm: e vendosim peshkun në një enë.

Më pas, shtojmë pak majdanoz të grirë, hudhër të grirë, lëng limoni dhe gjethe trumze (nëse i keni).

Shënim: Në të gjitha rastet, përpara se mishi të piqet në grilë, duhet të kullohet mirë nga lëngu i marinimit, si dhe të thahet me letër thithëse kuzhine.

The post Rregullat e marinimit të mishit dhe peshkut appeared first on Ekonomia Online.

Edhe Thaçi sikurse Haradinaj: Tranzicioni i FSK-së po bëhet në koordinim me ShBA

Posted: 30 Sep 2018 09:59 AM PDT

Presidenti, Hashim Thaçi, thotë se tranzicioni i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, përmes ndryshimeve ligjore, po bëhet në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

"Jemi shumë afër kohës së tranzicionit të FSK-së në ushtri përmes ligjeve përkatëse, një rrugë shumë e gjatë e bërjes së Kosovës me ushtrinë e saj. Ky proces do të jetë unifikues për politikën dhe qytetarët e Kosovës. Ky tranzicion do të bëhet në koordinim të plotë me NATO-n," është shprehur Thaçi në një konferencë për medie, pasditën e së dielës.

LEXO Edhe: Thaçi: Për vizitën në veri nuk kam marrë aprovim nga askush, dënoj sulmin tek lokali

Gjatë ditës edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, dha lajmin se ka marrë bekimin e ShBA-ve për transformimin e FSK-së në ushtri.

LEXO Edhe: Haradinaj kthehet nga ShBA: E kemi bekimin e Amerikës për ushtri

LEXO Edhe: Thaçi mori mediet në veri, Haradinaj: Unë shkoj pa medie

Aktualisht, ligjet përmes të cilave i fuqizohet roli FSK-së, janë në Kuvendin e Kosovës për shqyrtim.

Derisa ka folur për protestën, ai ka vënë në dyshim motivin e qytetarëve për çfarë kanë protestuar.

"Përshendes mbarvajtjen e protestes qe ka qenë e qetë dhe besoj që cdo proteste që organizohet nga cdo kush është shëndet dhe vlerë pëe demorkacinë që po zhvillojmë në Kosovë dhe ndjehem mirë si president i vendit dhe është kulturë qytetare shprehja e opinionit të lirë dhe të respektuar nga të gjithë."

"Motivi është i paqësndrueshëm, ata nuk janë kundër bashkimit të Luginës së Preshevës."

 

The post Edhe Thaçi sikurse Haradinaj: Tranzicioni i FSK-së po bëhet në koordinim me ShBA appeared first on Ekonomia Online.

Thaçi: Për vizitën në veri nuk kam marrë aprovim nga askush, dënoj sulmin tek lokali

Posted: 30 Sep 2018 09:44 AM PDT

Presidenti, Hashim Thaçi, në një konferencë për medie tha se për vizitën në veri nuk ka marrë aprovim nga askush.

"Kosova është shtet i lirë demokratik në të cilin liria e lëvizjes është e garantuar për të gjithë qytetarët.  Dje kam vizituar veriun dhe do ta vizitoj sa herë të jetë e nevojshme. Kurrë nuk kam marrë aprovim nga askush për një gjë të tillë. Kjo ka qenë mjaftë transparente," është shprehur Thaçi, raporton EkonomiaOnline.

"Dënoj sulmin tek lokali në veri. Shpreh keqardhje për sulmin që ka ndodhur në kafenen ku kam qenë i ftuar dhe ftoj autoritetet të zbardhin rastin. "

"Ne jemi ata që i japim leje atyre që vijnë në Kosovë. Qëndrimi në Bërnjak, ishte vizitë në një pikë kufitare që funksionon krejtë në rregull, një pikë me përbërje shumë etnike."

"Vizitova liqenin e bukur të Ujmanit. Nuk është përcjellur me asnjë incident. Jam pritur ngrohtë edhe nga banorët lokal."

"Nga xhiroja lundruese dhe pamjet e bukura u ktheva edhe me më shumë energji në Prishtinë. Falënderoj gjithë mekanizmat ndërkombëtar. Ujmani është aset i pazavendësueshmë ekonomik, energjetik."

Ai ka përsëritur faktin se normalizimi i raporteve me Serbinë, në fund të këtij procesi, do t'I sjellë të ardhme premtuese të ardhmes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës.

"Rruga e vetme në NATO dhe Bashkim Evropian, për njohjen e pesë vendeve, anëtarësimi në Këshillin e Evropës është arritja e marrëveshjes që normalizon marrëdhëniet me Serbinë.  Dallimet politike besoj se do të tejkalohen këto ditë për vendime të vështira por të mira për vendin."

Ai ka përsëritur se ridefini i kufirit si pjesë e marrëveshjes do të përfshijë edhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovës.

Sipas tij, ky përkushtim është në kundërshtim me ndarjen, shkëmbimin, apo asociacionin plus.

"Pikat që na bashkojnë janë marrëveshja duhet të nënkuptojë njohje, Kosova të bëhet shtet anëtar i OKB, të lëvizë drejtë NATO-s dhe BE, të gjithë jemi kundër ndarjes, shkëmbimit dhe asociacionit plus. Statusquoja është e paqëndrueshme në Kosovë," ëshë shprehur Thaçi.

"Dallojmë vetëm në një pikë, tek propozimi që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t'i bashkohen Kosovës. Unë e dua dhe disa të tjerë jo."

Sa i përket liberalizimit të vizave ai kërkon fokusim në afirmimin e progresit të Kosovës, raporton  EO.

"Të tregojmë se Kosova ka përmbushur kriteret, dhe askush të mos frikësohet se 80 për qind e qytetarëve do të largohen. Çdo mesazh do të mund të përdoret nga ata që nuk na njohin. Me liberalizimin e vizave nuk ka humbës dhe askush nuk ka të drejtë të mbajë peng këtë të drejtë."

 

The post Thaçi: Për vizitën në veri nuk kam marrë aprovim nga askush, dënoj sulmin tek lokali appeared first on Ekonomia Online.

Veseli në Britani të Madhe me ftesë të partisë së kryeministres Theresa May

Posted: 30 Sep 2018 09:35 AM PDT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku me ftesë të Partisë Konservatore të kryeministres britanike Theresa May, do të ketë disa takime me lidershipin e Partisë Konservatore, njëherësh zyrtarë të lartë britanikë.

Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë britanikë, kryeparlamentari Veseli do të diskutoj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të vendit tonë në strukturat euro atlantike.

Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Veseli është ftuar të marrë pjesë edhe në punimet e konventës së partisë konservatore e cila po i zhvillon punimet në Bermingham.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i PDK-së do të takojë zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet PDK-së dhe Partisë Konservatore britanike.

Kreu i PDK-së po synon që krahas reformave dhe fuqizimit të Partisë Demokratike në Kosovë, ta fuqizojë atë edhe në rrafshin ndërkombëtar duke e bërë pjesë të aleancës ndërkombëtare të partive konservatore.

The post Veseli në Britani të Madhe me ftesë të partisë së kryeministres Theresa May appeared first on Ekonomia Online.

May: Unë besoj te Brexit-i

Posted: 30 Sep 2018 08:33 AM PDT

Theresa May ka hedhur poshtë pretendimet se ajo nuk beson te Brexit-i dhe këmbënguli se ajo do ta bënte një sukses të saj Brexit-in, pavarësisht rezultatit të bisedimeve.

Ajo u shpreh për BBC se plani i saj për tregtinë me Bashkimin Europian pas Brexit nuk kishte vdekur, edhe pse është refuzuar nga krerët e BE-së.

"Unë besoj te Brexit. Ç'është më e rëndësishmja, besoj te Brexit që të respektojë votën duke mbrojtur gjithashtu bashkimin tonë, duke mbrojtur vendet e punës dhe duke siguruar sukses të Brexit për të ardhmen. Kjo është arsyeja pse unë jam ambicioze për këtë vend. Kjo është arsyeja pse unë dua që ne të marrim një marrëveshje me të vërtetë të mirë të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian, gjë që është në qendër të planit", deklaroi May.

Por ajo gjithashtu tha se ishte e përgatitur për një skenar ku nuk ka marrëveshje me BE-në, duke thënë: "Ne do ta bëjmë një sukses Brexit-in, pavarësisht nga rezultati i negociatave".

Partia Laburiste ka thënë se do ta mbështesë May në Parlament nëse ajo pajtohet me planin e tyre për një bashkim doganor me BE dhe një marrëveshje Brexit që garanton të drejtat e punëtorëve dhe mbron vendet e punës.

May tha: "Mesazhi im ndaj Partisë Laburiste është se ata duhet të ndalojnë të luajnë politikën me Brexit dhe të fillojnë të veprojnë në interes kombëtar. Mesazhi im për partinë time është që të bashkohemi dhe të marrim marrëveshjen më të mirë për Britaninë".

Udhëheqësit e BE kanë hedhur poshtë planin e Theresa May sepse ata besojnë se kjo do të dëmtonte tregun e vetëm, duke lejuar Mbretërinë e Bashkuar të merrte "copat" e ligjit të BE-së që i pëlqen dhe të hedhë pjesën tjetër.

May tha: "Ne mendojmë se po bëjmë një propozim që do të ruajë integritetin e tregut të vetëm".

Ajo shtoi se donte një përgjigje më të detajuar nga BE për kundërshtimet e tyre.

The post May: Unë besoj te Brexit-i appeared first on Ekonomia Online.

FBI nis hetim të ri për Kavanaugh, kontakton me akuzuesen e dytë

Posted: 30 Sep 2018 08:26 AM PDT

FBI ka kontaktuar me gruan e dytë e cila po e akuzon kandidatin për Gjykatën Supreme në ShBA, Brett Kavanaugh, për sjellje të keqe seksuale dhe ka nisur një hetim të ri ndaj tij.

Deborah Ramirez e ka akuzuar gjykatësin Kavanaugh se kishte ekspozuar veten gjatë një loje me pije, përderisa këta të dy ishin studentë në Universitetin Yale në vitet 1980'ta.

Ai i ka mohuar këto akuza duke i cilësuar si tentative për ta njollosur.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar një hetim të ri pas dëshmisë së akuzueses së parë pranë një paneli ne Senatin Amerikan.

Ky panel ka aprovuar nominimin e Kavanaugh mirëpo ka kërkuar për një hetim të mëtejmë para se Senati të votojë për emërimin e tij në Gjykatën Supreme.

The post FBI nis hetim të ri për Kavanaugh, kontakton me akuzuesen e dytë appeared first on Ekonomia Online.

Ligjet mbi dëshirat për automobilat elektrikë

Posted: 30 Sep 2018 08:03 AM PDT

Prodhuesit e automobilave po shpenzojnë shumë para në elektrifikimin e automobilave, teksa ligjet lokale dhe të Evropës po i shtyjnë t'i elektrifikojnë automobilat me kombinime të ndryshme të baterive – deshën apo jo prodhuesit.

Numri i vogël i automobilave elektrikë aktualisht në dispozicion, qoftë tërësisht elektrikë apo 'plug-in' hibridë, po rritet ngadalë me përmirësimin e teknologjive të baterive dhe uljen e shpenzimeve për to.

Më 2018, "Jaguari" lansoi modelin "I-Pace", automobilin e parë tërësisht elektrik nga një kompani në Evropë, me performanca dhe çmim që sfidon "Tesla". Në sektorin e përgjithshëm, "Hyundai" prezantoi modelin me kapacitet deri në 480 kilometra distancë me një bateri të plotë, "Kona EV SUV".

Brendet gjermane po ashtu po e sfidojnë gjigantin amerikan "Tesla" përmes modeleve "e-tron SUV" të "Audi" dhe "EQC" nga "Mercedes-Benz". Zgjedhja për automobila elektrikë me distancë të gjatë do të zgjerohet edhe më tej kur "Porsche" të lansojë modelin "Taycan".

The post Ligjet mbi dëshirat për automobilat elektrikë appeared first on Ekonomia Online.

Telekom Albania drejt shitjes, kërkon ta blejë Telekom Serbia

Posted: 30 Sep 2018 07:54 AM PDT

Telekom Albania, kompania e parë e telefonisë së lëvizshme në Shqipëri është në negociata për t'u shitur. Gjiganti Deutsche Telekom, i cili zotëron paketën e plotë të aksioneve të Telekom Albania, përmes grupit grek OTE po shqyrton mundësinë e largimit nga Shqipëria. Negociata janë konfirmuar zyrtarisht nga grupi OTE në një përgjigje zyrtare për Top Channel, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

"Bazuar në prioritetet strategjike, grupi OTE vlerëson në mënyrë konstante të gjitha asetet, përfshirë ato në Shqipëri me qëllim që të krijojë vlerë për aksionerët dhe të avancojë interesat e grupit. Aktualisht është në vazhdim procesi i vlerësimit dhe ka diskutime të rëndësishme me disa subjekte. Sipas praktikave tona ne do të njoftojmë autoritetet dhe publikun kur të kemi diçka thelbësore për të njoftuar", thuhej në përgjigjen zyrtare.

Burimet bëjnë të ditur se në garë për të blerë Telekom Albania janë tre kompani, mes të cilave dy bullgare dhe Telekom Serbia. Madje kjo e fundit po përflitet si kandidatja kryesore për të blerë Telekom Albania.

Top channel ka mësuar se këtë javë mbërrin të Tiranë një drejtues i lartë i Deutsche Telekom, i cili do të ketë takime me zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Sipas burimeve, ende jo të konfirmuara zyrtarisht, bashkë me të do të jetë edhe një përfaqësues nga Telekom Serbia, për të kërkuar nga qeveria shqiptare dhënien e pëlqimit në rast të një marrëveshje të mundshme.

Por çfarë qëndrimi do të mbajë qeveria shqiptare, përballë mundësisë që nga nga sektorët strategjik të vendit të blihet nga një kompani serbe? Një zyrtar i lartë i qeverisë dha këtë përgjigje.

"Qeveria shqiptare akoma nuk është njoftuar zyrtarisht për blerësin potencial të Telekom Albania. Qeveria do e shprehë qëndrimin e saj vetëm pasi të njoftohet zyrtarisht, megjithëse kemi të bëjmë me një transaksion privat".

Largimi i gjigantit Deustche Telekom nga Shqipëria dhe zëvendësimi i mundshëm i tij me një kompani serbe, që do të shtinte në dorë një sektor strategjik, përbën një zhvillim të fortë në treg me impakte, jo vetëm ekonomike, por edhe gjeopolitike. Deri më tani gjithçka është në fazë negociatash, por burime jo zyrtare thanë për Top Channel se paraprakisht presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka kërkuar miratimin për këtë transaksion edhe nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

The post Telekom Albania drejt shitjes, kërkon ta blejë Telekom Serbia appeared first on Ekonomia Online.

Qeveria ka rritur shpenzimet e luksit, 10 milionë më shumë për mallra e shërbime

Posted: 30 Sep 2018 07:51 AM PDT

Qeveria e Kosovës, sipas raportit financiar për gjashtë mujorin e këtij viti, për mallra dhe shërbime ka shpenzuar 92 milionë euro. Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka një rritje të këtyre shpenzimeve për rreth 10 milionë euro.

Shpenzimet për mallra dhe shërbime përfshijnë shpenzimet e udhëtimit, shpenzimet e telekomunikimit, derivatet, mirëmbajtjen, qiranë e objekteve publike, blerjen e mobilieve dhe pajisjeve si dhe blerje të tjera.

Derisa, zyrtarë të Qeverisë së Kosovës thonë se shpenzimet janë bërë në pajtim për Ligjin për Buxhetin, ekspert të çështjeve ekonomike i konsiderojnë shpenzime të shumta e që do të duhet të fillohet me politika të kursimit.

Eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se institucionet publike duhet të kenë një qasje më pozitive në kursim të shpenzimeve dhe ulje të tyre.

Ai thotë se duhet të punohet në rritjen e përgjegjësisë të shpenzimit të parasë publike, duhet të ketë monitorim dhe nëse ka keqpërdorime të ketë ndëshkim.

"Në Kosovë është duke dominuar një agjendë politike, një agjendë e cila merret për të zbukuruar të kaluarën sesa për të ndërtuar të ardhmen, e ardhmëria është zhvillimi ekonomik. Nuk duhet të jetë sektori privat çdo herë ai i cili gjeneron mirëqenie dhe stabilitet ekonomik, këtu duhet një kontribut i institucioneve publike. Në këtë drejtim nëse analizohen trendet moderne të menaxhimit ekonomik kursimet dhe ulja e shpenzimeve janë indikator kyç që reflektojnë pozitivitet në ndërmarrësi dhe institucione, por një gjë e tillë nuk është duke ndodhur në Kosovë", thotë Gërxhaliu.

Në anën tjetër, këshilltari për ekonomi në Qeverinë e Kosovës, Haki Shatri, thotë për Radion Evropa e Lirë se shpenzimet janë bërë brenda kuotave të lejuara me buxhetin e Kosovës.

"Shpenzimet publike janë plotësisht në pajtim me Ligjin për buxhetin aktual dhe në pajtim më Ligjin për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë. Çdo organizatë buxhetore nuk e ka tejkaluar limitin e caktuar me buxhet dhe janë brenda kuotave të lejuara. Për të gjitha shpenzimet ka kontroll", thekson Shatri.

Sidoqoftë, eksperti i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu thotë se këto shpenzime mund të jenë paraqitur si kërkesë, mirëpo ka mundësi që të reduktohen.

Ai shton se nuk është obligim i Ministrisë së Financave që të jetë gjithmonë monitorues në këtë drejtim dhe sipas tij, duhet edhe agjencionet buxhetore të kenë një kulturë më të lartë të shpenzimit të parasë publike.

"Sot në institucionet publike në Kosovë nuk është trend për të kursyer, por është një tentativë për të grabitur, një tentativë për t'u pasuruar dhe keqpërdoruar. Besoj që është koha që të kemi një kampanjë vetëdijesuese për këto institucione që se nëse sot kursehet kontribuohet për nesër për gjenerata e reja. Duhet të kuptohet se kursimi është vlerë nga e cila do të përfitojnë qytetarët dhe do të rritet mirëqenia në institucionet shtetërore", thekson Gërxhaliu.

Buxheti i Kosovës për vitin 2018 është 1.8 miliardë euro.

Agjencitë buxhetore në Kosovë në vazhdimësi janë kritikuar nga organizatat ekonomike dhe nga ekspertë të çështjeve ekonomike për keqmenaxhim dhe keqpërdorim të parasë publike.

The post Qeveria ka rritur shpenzimet e luksit, 10 milionë më shumë për mallra e shërbime appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more