Skip to main content

“Europa ime: Ekstremizëm i djathtë, i zbutur nga paaftësia” plus 9 more - Gazeta Dita

“Europa ime: Ekstremizëm i djathtë, i zbutur nga paaftësia” plus 9 more - Gazeta Dita


Europa ime: Ekstremizëm i djathtë, i zbutur nga paaftësia

Posted: 29 Sep 2018 02:16 AM PDT

“Austria është një despote, e zbutur nga rrëmuja”, tha legjendari Victor Adler, duke vënë atëherë në shënjestër Perandorinë absolutiste. Sot në Austri është në pushtet ekstremizmi i djathtë, por i zbutur nga paaftësia e tij.

Herbert Kickl, deri vitin e kaluar farkëtari kryesor i parullave të partisë ultra të djathtë Partia e Lirisë, sot ministër i Brendshëm është sulmuesi i krahut të djathtë të qeverisë së djathtë të Vjenës. Në periudhën e shkurtër që ka prej ardhjes në post Kickli ka prodhuar tashmë një rrëmujë pas tjetrës. Në fillim ai foli që azilkërkuesit duhet “të mbahen në mënyrë të përqëndruar” dhe pastaj u habit, që këto fjalë të tij dolën në tituj të mëdhenj gazetash nga New Yorku në Melbourne. Pastaj përpjekja për ta vendosur shërbimin e mbrojtjes së rendit kushtetues nën kontrollin e partisë dështoi, kështu që shërbimi i sigurisë ndodhet që atëherë në gërmadha dhe ministri, pa ardhur mirë në post, ka në qafë një komision hetimor.

Dhe tani nga kabineti i tij erdhi urdhëri me shkrim që të bojkotohen mediet kritike, që të furnizohen me informacione vetëm mediet që mbajnë qëndrim miqësor dhe që aktivitetet e policisë të përdoren për hartimin e agjendës së të djathtës. Me siguri, edhe partitë demokratike janë përpjekur ta drejtojnë në mënyrë të qëllimshme raportimin. Por që të prodhosh një dokument të tillë prej disa faqesh, i cili mund t’u përcillet pastaj menjëherë medieve, dëshmon për të dyja: për paramendim dashakeq dhe për paaftësi të plotë.

Pas kësaj ministri, personifikimi i njeriut që nuk i mbyllet goja, u tha me zë të ulët punonjësve të tij: nuk isha unë, ishte sekretari im! Por e gjitha kjo natyrisht që është më shumë se një difekt i madh. Hap pas hapi edhe Austria ecën drejt Orbanizimit. Reformim autoritar plus helmim i klimës. Memorandumi drejtuar stacioneve të policisë është për këtë gati paradigmatik. Sepse në të stacionet e policisë udhëzohen jo vetëm që ta kufizojnë në minimum në të ardhmen përcjelljen e informacioneve ndaj medieve kritike – shprehimisht përmenden Falter liberal i majtë, Standard-i liberal dhe Kurier, liberal-konservatore, në një kohë që mediet më pak kritike dhe shtypi brohoritës i djathtë kërkohet të shpërblehen me “sheqerka”; por thuhet edhe se në të gjitha krimet seksuale në hapësirën publike në të ardhmen të përmendet në mënyrë të veçantë kombësia e dorasve.

Por meqenëse shumica e krimeve seksuale ndodhin në hapësirë të afërt personale (si rregull ato nuk bëhen të njohura më tej, jo më të përmendet edhe kombësia e dorasve), synimi del i qartë: fjala “i huaj” dhe fjala “përdhunim” duhet të lidhen në mënyrë të pandashme me njëra-tjetrën.

Helmim i klimës që nga kreu i ministrisë

Veç kësaj, synimi tjetër është i qartë: të krijohet një klimë frikësimi. Sigurisht që për momentin u vjen rëndë atyre medieve, që nuk janë përfshirë në listën “gazeta kritike” të Kicklit, sepse kush dëshiron të ketë noterizimin zyrtar, që të klasifikohet si “jo kritik”nga ministri? Por në plan afatgjatë, të gjithë gazetarët, të cilët varen nga informacione të ministrisë do të maten dy herë, nëse do ta lëndojnë ministrin.

Dhe kush e di se kush e ka radhën tani? Kontrolle në ndërtesat e medieve që punojnë në mënyrë investigative? Që kjo çështje duhet të jetë diskutuar seriozisht në kuadër të aferës së shërbimit të fshehtë pranë drejtimit të ministrisë, kjo ka kohë që qarkullon në botën mediatike. Redaksitë gjithsesi i kanë pajisur me manuale gazetarët e tyre se çfarë duhet të bëjnë në rastin e aksioneve policore komandë kundër gazetave.

Gjithçka ecën sipas një skenari të frikësimit të opozitës, siç është sprovuar ai prej kohësh në vende të BE si Poloni dhe Hungari. Kjo mënyrë veprimi ende duket skandaloze dhe shkakton tituj të mëdhenj gazetash dhe komente luftarake. Por Evropa megjithatë ndodhet në një lloj niveli të pjerrët. Ajo që më parë konsiderohej si sjellje krejtësisht e pamundur në një demokraci pluraliste, është sot njëri prej shumë opcioneve, në njëfarë mënyre një mundësi e diskutueshme.

Më parë ishte demokracia pluraliste me standardet e saj të konsensusit, mbi bazën e të cilave zhvilloheshin debate pikëpamjesh të kundërta, sot pluralizmi dhe standardet demokratike vetë janë vetëm një mundësi dhe në këtë mënyrë jo më konsensus, por të diskutueshme. Ende është një shumicë ajo që e kërcënon ministrin, por ithtarët e tij kjo nuk do t’i bëjë të pasigurtë: FPÖ në fund të fundit gjithmonë u ka rënë daulleve se do t’i spastrojë “elitat”. Dhe me këtë partia e ka fjalën më pak për donatorët e saj nga Big Business dhe lobingu i armëve, por për redaktorët, të cilët pengojnë transformimin autoritar të shtetit./DW

Harrohen në makina, gjenden të vdekur dy fëmijë

Posted: 29 Sep 2018 02:13 AM PDT

Dy fëmijë janë gjetur të vdekur në dy makina të ndryshme me temperaturë të lartë në pjesën qendrore të Florida të premten.

Zyra e policisë tha se një kalimtar ka zbuluar një djalë, 4 vjeç, i cili gjendej vetëm në një makinë të mbyllur pranë një shkolle në Florida.

Zjarrfikësit e dërguan djalin me urgjencë në një spital aty pranë, ku u shpall i vdekur.

Rreth dy orë më vonë, policia lajmëroi se një tjetër fëmijë, një vajzë 1-vjeçare u gjet e vdekur brenda një automjeti në një pikë karburanti.

Mediat lokale raportuan se hetuesit morën në pyetje nënën e foshnjes dhe ajo tha se shkoi në punë të premten në mëngjes por harroi se fëmija ishte në makinë.

Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë, rreth 37 fëmijë vdesin çdo vit pasi harrohen nga prindërit në makina me temperatura të larta.

Prodhuesit e makinave po punojnë për të zhvilluar teknologjinë për të bërë të mundur parandalimin e vdekjeve të fëmijëve në makina.

o.j/dita

Rasti i Xhisiela Malokut, Rama: Policia, asnjë favor djalit të deputetit

Posted: 29 Sep 2018 02:02 AM PDT

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për rastin e Xhisiela Malokut.

Shefi i qeverisë shprehet përmes një statusi në Twitter se dhuna ndaj vajzës është e pafalshme, por shton se policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit.

Referuar akuzave të shumta nga opozita në ditët e fundit, Rama thotë se është 'i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën'.

Dhuna ndaj vajzës është e pafalshme!Po aq i pafalshëm është abuzimi politik me vajzën. Policia ka bërë detyrën pa i bërë asnjë favor djalit të deputetit. Ata që hungërrijnë si derra në llucën e gërrgërreve politike e mediatike po ridhunojnë vajzën. Për ne askush s’është mbi ligjin“, thotë Rama.

o.j/dita

Tentuan të kalonin drogë nga dogana e Muriqanit, arrestohen

Posted: 29 Sep 2018 01:55 AM PDT

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona dhe shpallur në kërkim në tjetër për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Arrestimi është bërë në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan ku në pranga ranë shtetasit Vullnet Kolaveri, 23 vjeç, banues në Sukth, Durrës dhe Denis Dedaj, 28 vjeç, banues në Shijak, Durrës.

Arrestimi i tyre u bë pasi në PKK Muriqan, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në mjetin tip Mercedez-Benz, me targë AA676TJ me të cilin udhëtonin, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 8  kg e 266.8 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit Gj. M. 60 vjeç, banues në fshatin Plan,Shkodër, pasi në fshatin Plan, vendi i quajtur "Gropa Thanit", në një serë, u gjet një sasi lënde narkotike Canabis Sativa, me peshë 8.5 kilogram.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve e kryer në bashkëpunim", "Prodhim e shitje të narkotikeve" e "Kultivimi i bimëve narkotike".

o.j/dita

Mit’hat Frashërit nuk meriton t’i bëhen nderime qeveritare

Posted: 29 Sep 2018 01:47 AM PDT

Siç mësohet nga shtypi, qeveria, nëpërmjet ministrisë së Kulturës po përgatit sjelljen në atdhe të eshtrave të Mit'hat Frashërit e t'i ngrejë një bust që do të vendoset pranë tre vëllezërve Frashëri, xhaxhallarëve të tij, Naimit e Samiut dhe të jatit Avdylit.

Nuk ka gjë më të turpshme e më të shëmtuar se ky vendim i qeverisë. Mit'hat Frashërin nuk e lidh asgjë me ta veç gjakut e mbiemrit. Tre gjeneralët e kulturës e patriotizmit shqiptar siç i quante Dritëro Agolli, tre vëllezërit Frashëri, shkrinë tërë jetën e tyre për ta bërë Shqipërinë. Mit'hati u shkri në tradhti për ta shitur e shpërbërë Shqipërinë. Nëse sjellja e eshtrave do të ishte një gjest familjar, kjo do të ishte një gjë normale, pasi çdo shqiptari i takon një copë tokë, ku t'i prehen eshtrat, por sjellja në mënyrë ceremoniale e me nderime pompoze nga qeveria, nuk është aspak normale.
Mit'hat Frashëri edhe pse mund të ketë merita në fushën e letrave, të cilat kanë ardhur si rezultat i prejardhjes së tij familjare, ato merita i varrosi me tradhtinë e tij, me qëndrimet e tij antishqiptare e antikombëtare gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pas saj. Çdo meritë bëhet zero përballë tradhtisë ndaj Atdheut e popullit.
Gjithë jetën e vet Mit'hat Frashëri ka pas bërë aventura dhe dredhira politike. Më 1908, u bë një nga përkrahësit e doktrinës reaksionare të xhonturqve që synonin të shpallnin gjithë popujt e Perandorisë Turke "osmanllinj". Në kundërshtim me idetë e të gjithë patriotëve të vërtetë ai u bënte thirrje shqiptarëve që ishin ngritur në kryengritje kundër Perandorisë Turke, për liri dhe pavarësi, që t'i shkatërronin armët dhe t'i bënin vegla pune… Poeti ynë i madh Çajupi do ta ironizonte te Klubi i Selanikut: "Po si nuk the një fjalë për Shqipërinë, të plastë koka, o beu ynë?!".
Mit'hat Frashëri, edhe pse u thirr e mori pjesë në aktin e madh historik, Shpalljen e Pavarësisë më 28 Nëntor 1912 dhe qeveria e Ismail Qemalit e zgjodhi ministër të Punëve Botore, ai shpejt e braktisi atë. Edhe Qeveria e Princ Vidit e caktoi Ministër të Postave dhe Punëve Botore, por edhe aty s'e pati të gjatë. Siç shkruan një bashkëkohës i tij, Mit'hat Frashëri nuk ishte për popullin e thjeshtë, por për bejlerët.
Por dëmin më të madh popullit shqiptar dhe Atdheut të vet ia bëri me qëndrimin gjatë Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Ai nuk pranoi të merrte pjesë në Konferencën e Pezës, më 16 shtator 1942, i ftuar si pinjoll i një familjeje të madhe e cila ishte dhe është krenaria e kombit shqiptar, po edhe si nacionalist, edhe pse ai Kuvend po e radhiste Shqipërinë në anën e duhur të popujve përparimtarë që luftonin kundër nazifashizmit. Mit'hat Frashëri me dhelpërinë e tij, për t'iu kundërvënë vendimeve historike të Konferencës së Pezës, e cila kërkonte as më shumë e as më pak, bashkimin e popullit pa dallim feje, krahine e ideje, në një front lufte kundër pushtuesve fashistë, krijoi Organizatën e Ballit Kombëtar.
Ai, në qendër të programit të kësaj partie, parashtroi pikëpamje që binin ndesh me situatën e ndezur të luftës në Shqipëri e më tej, siç qe ajo e pritmërisë, të cilën populli e satirizoi: "Prit gomar të mbijë bar, se kështu thotë Balli Kombëtar" , si dhe pikëpamjen tjetër kundër pjesëmarrjes së rinisë në luftë, gjoja për të ruajtur brezin e ri… Ai u bashkua me nazifashistët dhe iu kundërvu Frontit Antifashist Nacionalçlirimtar. Për këtë flasin faktet e dokumente të shumta, flet vetë populli dhe historia.
Nuk duhet harruar, se më 15 mars 1943, Mitat Frashëri ngarkoi Ali bej Këlcyrën që të nënshkruante Protokollin që njihet me emrin "Protokolli Dalmaco- Këlcyra" i cili ishte preludi i një tradhtie të madhe, ku zotoheshin dhe bënin thirrje të mos luftonin kundër italianëve. (!)
Mit'hat Frashëri me Ali Këlcyrën e krerë të tjerë shkuan në Veri dhe organizuan në Lurë "Kuvendin e 40 krerëve të maleve" ku mes të tjerave vendosën që asnjë këmbë partizani të mos lejohej të shkelte në Veri dhe të luftoheshin kudo forcat e Frontit ANÇ. Është firma e Mit'hat Frashërit në qarkoren që lëshoi kundër marrëveshjes së Mukjes: "Marrëveshja me komunistët nuk duhet të pezullojë propagandën tonë dhe të lejojë komunistët të shtojnë veprimtarinë e tyre, por të luftojmë për kapjen e pushtetit politik me rastin e kapitullimit të mundshëm dhe të tërheqjes së ushtrisë italiane".
Historia nuk harron se Mit'hat Frashëri, me cilësinë e kreut të Ballit Kombëtar, në korrik të 43-shit porosiste forcat e veta që asnjë pushkë të mos shkrehej kundër nazistëve gjermanë, por të priteshin si miq. Ndërsa më 7 tetor 1943 ai u drejton të vetëve një qarkore në të cilën thuhet fare hapur: "Të sulmohen forcat partizane dhe të bëhet propagandë kundër FANÇ". Një muaj më vonë, pra në nëntor të atij viti, Mit'hat Frashëri i hodhi forcat e veta ushtarake të qarqeve Berat, Elbasan e Korçë në sulm të përgjithshëm kundër forcave partizane në Jug. Ishte pikërisht koha kur në këto zona nazistët ndërmerrnin operacionin e egër të dimrit 1943-1944, me qëllim që të shuanin Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të zhduknin udhëheqjen e saj. Kështu forcat e Ballit, Legalitetit dhe bajraktarëve u bashkuan hapur me nazistët gjermanë në Operacionin e Dimrit 1943-44 dhe në atë të Qershorit 1944, ku u bënë masakra nga më çnjerëzoret ndaj popullatës, u dogjën e zhuritën fshatra e qytete, u vranë deri edhe nëna me foshnjë në gji e në bark… Një lemeri që nuk ishte parë. Oficerët e Misionit Anglez në Shqipëri, Xhon Bllok Viliam e Jon Price në kujtimet e tyre që i referohet dokumenteve te Foreign Office shprehen: "Ballistët ishin një thes miks i kriminelëve shqiptarë që u ngjanin ustashëve të Serbisë. Ata krijonin terror dhe shkaktonin dëme kudo që shkonin".
Tradhtia e Mit'hat Frashërit do të arrinte kulmin në prag të çlirimit të Shqipërisë. Ai e ndjeu kapitullimin e ushtrisë naziste dhe fitoren e Frontit NÇ për çlirimin e Shqipërisë nga Ushtria Nacionalçlirimtare dhe u përpoq me çdo kusht të merrte pushtetin. Dhe për këtë gjeti sërish rrugën e tradhtisë. Iu drejtua shovinistëve grekë përmes renegatit Dhimitër Fallo, ku kërkonte të përfundonte një marrëveshje me Greqinë. Në atë marrëveshje Mit'hat Frashëri pabesisht propozonte krijimin e një federate, ku forcat e armatosura shqiptare të shkriheshin me ato të Greqisë, në një ushtri të përbashkët, të komanduar nga grekët, që do të përdorej për të shtypur Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe në Greqi.
Në ditët e fundit të Luftës dhe të çlirimit të vendit Mit'hat Frashëri me krerët e tjerë u arratis. Ai nuk mund të qëndronte në Shqipëri pasi e dinte fort mirë se do të jepte llogari për krimet që kishte bërë. Po edhe në arrati duke u vërdallisur nëpër Europë e Botë, nuk hoqi dorë asnjëherë nga ëndrra për pushtet dhe krijoi "Komitetin Shqipëria e Lirë" nën kryesinë e tij, me Abaz Kupin, Ismet Kryeziun etj. Ky komitet rekrutonte kriminelët dhe të arratisurit dhe i dërgonte në qendrat stërvitore të diversantëve ku i përgatisnin dhe i dërgonin në Shqipëri fshehurazi, për të përmbysur pushtetin popullor.
Mit'hat Frashëri në arrati nuk i rreshti negociatat me qeverinë greke, ku i kërkonte ndihmë për të përmbysur me dhunë pushtetin popullor të vendosur në Shqipëri. Për këtë qëllim, në vitin 1948 ai shkon vetë në Greqi dhe zhvillon bisedime të fshehta me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme Greke. Lakmia për pushtet dhe jo antikomunizmi, siç mundohen ta justifikojnë ca pasardhës e lakej të tij, bëri që tradhtia ndaj Atdheut të arrinte deri atje sa të nënshkruante një akord me Qeverinë Greke në Kajro që t'i jepej Greqisë Shqipëria e Jugut "Vorio Epiri" dhe ta fusnin vendin në ombrellën e një mbretërie.
Ky është Mit'hat Frashëri që Qeveria Shqiptare e radhës kërkon t'i ngrejë në piedestalin e lavdisë bëmat e tradhtinë e tij. Është më shumë se turp… Por kur përkrahet tradhtia diçka fshihet…
Është një vazhdë e tërë veprimesh të turpshme e absurde që dëshmojnë fare qartë, se Qeveritë shqiptare gjatë këtyre afro tri dekadave të fundit, ashtu si edhe Mit'hat Frashëri, janë shfaqur me marifetet e tyre, kundër Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, që sulmojnë heronjtë e dëshmorët, veteranët e udhëheqjen e asaj lufte të lavdishme, që e vendosi Shqipërinë në krah të popujve përparimtarë dhe në krah me Aleancën e Madhe Antifashiste Anglo- Sovjeto-Amerikane…

Janë të shumta veprimet që tregojnë se Lufta Antifashiste mbetet pa përkrahjen e qeverive. Hiqet emri i rrugës "Dëshmorët e 4 shkurtit" dhe vendoset emri i "Ibrahim Rrugovës" jo pa qëllim; në Elbasan ngrihet monumenti i Lef Nosit, në Peshkopi i kriminelit Halil Alia, në Kukës i Muharrem Bajraktarit, në mes të Tiranës bulevardit i vihet emri i Ahmet Zogut dhe i ngrihet monument këtij kryetradhtari… Presidentët me radhë nuk kanë lënë kriminel pa dekoruar si patriotë të mëdhenj, se na paskan qenë antikomunistë… Po qe se ata besojnë se me antikomunizmin munden të përligjin çdo akt imoral, antikombëtar dhe kriminal të kujtdoqoftë, atëherë duhet të vetëshpallen nazifashistë dhe të kërkojnë rehabilitimin e Hitlerit e Musolinit.

Por historia nuk mund të shkojë mbrapsht. Mirë qeveritë e djathta që dje hëngrën në një çanak me nazifashistët, po qeveria e majtë ç'ka që i përkrah tradhtarët? Asnjë qëndrim i saj ndaj luftës, asnjë mbrojtje, vetëm ca sllogane të përgjithshme të thëna në hava… as mish e as peshk… Kjo është edhe më e rrezikshme se qëndrimi i hapur. Është kjo arsyeja që kalemxhinjtë e zinj me pagesë, organizojnë institute shkencore, gjejnë shesh e bëjnë përshesh, nxijnë Historinë e LANÇ, sipas porosive e qejfit të shefave të tyre.

Organizata e Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar, nuk është pajtuar asnjëherë e nuk do të pajtohet kurrë me këto qëndrime që bien erë neofashizëm. Në radhët e kësaj organizate të lavdishme militojnë akoma luftëtarë të cilët janë ndeshur me "trimat" e Mit'hat Frashërit, ka ende nga ata që kanë plumbat e Mit'hatit në trup, janë ende gjurmët e fshatrave, qyteteve, shtëpive të djegura, janë në Varrezat e Dëshmorëve ata që i shtrinë edhe plumbat e Mit'hat Frashërit me shokë…
Prandaj i bëjmë thirrje qeverisë, që ata që e ndërsyen Mit'hat Frashërin kundër Shqipërisë, ata që e mbajtën sa iu duhej, ata që në fund ia bënë gropën duke e helmuar, le t'i mbajnë edhe eshtrat e tij si hajmali!
Le t'i ngrenë edhe buste dhe poshtë tyre të shkruhet "Epopeja e Ballit Kombëtar"! / Organizata e Veteranëve të LANÇ

Gara e televizioneve, Shqipëria e vetmja që bombardon shikuesit me politikë

Posted: 29 Sep 2018 01:27 AM PDT

Gara e televizioneve, Shqipëria e vetmja që bombardon shikuesit me politikë

Shtatori ka shënuar si çdo vit "startin" e sezonit të ri në televizione. Motorët për garën e re u nxehën që gjatë gushtit kur u njoftuan përmes spoteve prurjet e reja, ndërkohë që kjo u bë edhe më intensive këtë muaj.

Pjesa më e madhe e emisioneve të strukturës që kanë televizionet, kryesisht ato të mëngjesit, debatet politike si dhe disa të tjerë të lidhur me argëtimin, kanë nisur.

Ndërkohë që të tjerë janë ende duke u bërë gati e akoma më tej ende në diskutim, sepse koha në televizione nuk mbaron kurrë.

Ka gjithmonë një hapësirë ku mund të jepet diçka më shumë, të trajtohet një tendencë e re, të sillet një patentë më e fundit për një emision të ri, të serviret një dramë apo serial.

Janë kaq shumë televizione, por një audiencë e vogël e cila në morinë e një oferte të lartë copëzohet. Gjithsesi në finale dy janë boshtet ku rrihet vëmendja e shumicës, debati politik dhe telenovelat, shkruan Monitor.al.

o.j/dita

Video gazmore/ “Lali Eri, lali Eri je i ëmbël si sheqeri…”, nëna i bën poezi Veliajt

Posted: 29 Sep 2018 01:26 AM PDT

Kryetari i Bashkisë së Tiranës ishte i pranishëm këtë javë në Sauk ku një tjetër bllok banimi është transformuar plotësisht.

I rrethuar nga fëmijët që i gëzoheshin edhe këndit të ri të lojërave dhe hapësirave të sistemuara për të luajtur, Veliaj është ndalur nga një prej banoreve të këtij blloku, e cila i recitoi një poezi mjaft origjinale.

Shikoni videon të plotë dhe dëgjoni vargjet origjinale të poezisë së nënës.

Lali Eri, lali Eri je i ëmbël si sheqeri

Si sheqer për bakllava,

lum Tirana që të ka

Lum ajo nënë që të ka rrit,

na e bëre Tiranën dritë

Je si yll, si perëndi, t'u bëftë dita njëmijë

 

View this post on Instagram

 

Surpriza të bukura që gjen kudo në Tiranë! 😂😂😍🎉

A post shared by Erion Veliaj (@erionveliaj) on

Shqipëria “vuan” nga zemra, 2700 raste të reja në vit

Posted: 29 Sep 2018 01:16 AM PDT

Zemra duket se është organi më i dobët në trupin e shqiptarëve. Referuar të dhënave të INSTAT, sëmundjet kardiovaskulare kryesojnë listën e sëmundshmërisë në vend. Çdo vit regjistrohen rreth 2700 raste të reja me sëmundjet e zemrës. Në kuadër të 29 shtatorit ditës botërore të zemrës, në parkun Rinia u ofruan matje e tensionit dhe e glicemisë falas për qytetarët.

Janë rreth 2000 pacientë në vit që paraqiten si raste urgjente pranë QSUT-së ndërkohë që në total trajtohen rreth 8000 pacientë. Trajtimi i këtyre pacientëve me medikamente të rimbursuara kap rreth 20% të vlerës totale të rimbursimeve. Pra rreth 18 milionë euro shkojnë për rimbursimin e sëmundjeve kardiovaskulare me rreth 330 lloje barnash.

"Rreth 18 milionë euro në vit, pra sëmundjet kardiovaskulare, në të gjithë gamën e të gjithë barnave të rimbursueshme zënë 20% të buxhetit të rimbursimit", u shpreh ministrja Ogerta Manastirliu.

Ndërkohë që mjekët ju bëjnë apel qytetarëve që të ushqehen shëndetshëm, të jenë aktivë, t'i thonë jo duhanit.

"Me strategjinë e sëmundjeve kronike, me masat të kombinuara nëpërmjet faktorëve të riskut, si kontrolli i duhanit, kontrolli i ushqyerjes, apo kapje të hershme dhe trajtimi i përshtatshëm i faktorëve metabolikë si tensioni dhe diabeti, ne do t'i vendosim nën kontroll këto sëmundje. Duket se kjo ka filluar të vihet re. Të dhënat e INSTAT tregojnë që prej të paktën 5 vitesh vdekshmëria nga sëmundjet e zemrës nuk po rritet më në Shqipëri", tha specialisti i ISHP, Alban Ylli.

"Më vjen shumë mirë kur marr vesh se vdekshmëria nga sëmundjet kardiovaskulare nuk është rritur, megjithëse jetëgjatësia e popullatës është rritur dhe kjo për shkak të kontrollit më të mirë të faktorëve të rrezikut", u shpreh shefi i shërbimit të kardiologjisë pranë QSUT, Artan Goda.

Ndërkohë  në spitalin e Fierit do të hapet për herë të parë shërbimi i kardiologjisë invazive, i cili do të përballojë urgjencat kardiake me metodat e avancuara. Vlera e këtij financimi është 500 mijë euro.

o.j/dita

Pjesë e grupit kriminal, pranga dy policëve në Rinas

Posted: 29 Sep 2018 01:08 AM PDT

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në zbatim të vendimit të Gjykatës, kanë arrestuar 2 punonjës të policisë, me shërbim në komisariatin e Rinasit.

Ata janë Almir Doda, 42 vjeç dhe Edmond Llaçini, 34 vjeç, nga Tirana.

"Arrestimi u krye pas një hetimi disamujor me metoda speciale, pasi dy efektivët e policisë dyshoheshin se ishin përfshirë në veprimtari antiligjore, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, duke ndihmuar persona të ndryshëm për kalimin e kufirit, në kundërshtim me procedurat ligjore", thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme.

Për të dy efektivët e policisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda vendosi masën e sigurisë "Arrest me burg".

Akuzat e ngritura ndaj tyre janë "Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve" dhe "Grup i strukturuar kriminal". Hetimet për rastin vijojnë.

o.j/dita

Dilot e Sheperit, historia e dhimbshme e një dinastie intelektualësh të vërtetë

Posted: 29 Sep 2018 01:02 AM PDT

Zylyftar Hoxha

Nëse shkon sot në Sheper, ku lindi dhe vdiq mësuesi dhe studiuesi i njohur, Ilia Dilo, të cilit Sheperi i dha emrin e vetë, Ilia Dilo Sheperi, nuk gjen asnjë relikte, asnjë gjurmë. Si shenjëe vetme kujtimi, nëoborr të kishës së Sheperit ka mbetur qeparisi i mbjellë73 vjet mëparë, më14 tetor 1945, kur atij iu hodh aty dheu. Më pas varri u hoq prej këtej dhe eshtrat u vendosën mes varrezave të fshatit. "Vendosjani mes popullit për të cilin punoi", ishte porosia sa ironike aq edhe e hidhur e udhëheqjes së lartë të partisë së asaj kohe!

Megjithëse kishte një kontribut të çmuar në arsimin dhe shkencën gjuhësore shqiptare, emri i tij u hoq nga historia e popullit shqiptar, nga historia e gjuhës dhe e letërsisë shqipe, nga referatet dhe leksionete mediumeve shkencore, deri te Kongresi i Drejtëshkrimit, ku ai kishte pjesën e tij shkencore, sado modeste të ishte kjo pjesë. U retushuan fotot e tij me patriotët dhe studiuesit më në zë të kohës. Po kështu emri i tij nuk u përfshi si zë më vete në Fjalorin Enciklopedik Shqiptar të vitit 1985.

Një farë vlerësimi për të erdhi vonë, pas viteve '90, pas ndryshimit të sistemeve në Shqipëri: atij iu dha titulli Mësues i Popullit dhe më pas titulli tjetër i lartë, Nderi i Kombit Shqiptar; një rrugë në Tiranë mban emrin "Ilia Dilo Sheperi"; emri i tij përmendet në botimet e reja shkencore, ndërsa në Fjalorin Enciklopedit Shqiptar në mënyrë të përmbledhur zëri me emrin e tij ka këtë përmbajtje:

Ilia Dilo Sheperi (1872 – 1945). Veprimtar i arsimit kombëtar, gjuhëtar, Mësues i Popullit. Ka kryer gjimnazin "Zosimea" të Janinës, punoi 15 vjet në Bënjë të Përmetit. Mori pjesë në lëvizjen atdhetare dhe për përhapjen e librave në gjuhën shqipe. Për veprimtarinë e tij në këto fusha u përndoq, u dëbua nga atdheu dhe u dënua me vdekje nga qarqe politike antishqiptare (1914). Në vitet e Luftës së Parë Botërore mori pjesë në veprimtari për mbrojtjen e tërësisë së së vendit.Në vitete 1918-1919 ktheu në gjuhën shqipe shkollate fshatrave të Zagorisë. Ishte ndër themeluesit e shoqërisë "Vllazëria të Gjirokastrës (1919). Mori pjesë në kongresin arsimor të Lushnjes më 1920 dhe në atë të tiranës më 1922. Dha ndihmesë për zgjerimin e rrjetit të shkollave dhe për përgatitjene programeve mësimore. Punoi si mësues i gjuhës shqipe në Vlorë, në Liceun e Gjirokastrës dhe  dhe në shkollën Normale të Vajzave në Korçë. Në fushën e Gjuhësisë botoi veprën "Gramatika dhe sintaksa e gjuhës shqipe, sidomos e toskërishtes për shkollate mesme" (Vlorë 1927), një nga gramatikat më të mira të kohës, me mjaft ndihmesa vetjake, e cila paraqet gjendjen e gjuhës shqipe të atyre viteve. Në parathënien e saj shpreh disa pikpamje dhe mendime me vlerë për probleme të ndryshme të gramatikës e të gjuhës letrare. Vepra është ribotuar në Romë (1972) dhe në Tiranë (2011).

Megjithatë politika shqiptare, që "fut hundët kudo" dhe "përvetëson" çdo gjë, bota akademike shqiptare, ashtu siçështë dhe siç ka ngelur, i ka shumë borxhe këtij njeriu. Se çfarë, nuk e di unë që jam thjesht një qytetar i këtij vendi, por, të paktën t'i gjejnë eshtrat dhe t'ia vendosin atje ku i takojnë, të organizojnëveprimtari të ndryshme shkencore, për t'i vënënë vend emrin, nderin dhe dinjitetin ashtu siç ishte, pa i zmadhuar asgjë; t'i ngrehinnjëmemorial, në mos gjetkë, të paktën në vendlindjen e tij, në Sheper; ta fusin atë në memuarët e kombit ku është hequr në mënyrëtë padrejtë dhe të dhunëshme.

Jokli, për Ilia Dilon: "Mes maleve të ashpra të Zagorisë, keni një oqean diturie"

Më lartë paraqitëm diçkaskematike nga jeta e mësuesit dhe shkencëtarit të njohur, por jeta e tij e vërtetëështë njëlum i rrëmbyshëm, sepse edhe koha ishte e tillë që kërkonte heronj. Kush sadopak e njeh historinë, do ta kuptojë se sa e rrezikshme ishte më 1900 të flisje shqip e jo më të hapje në shtëpinë tënde një shkollë shqip. Dhomëza e vogël vërtet, por kishte madhështinë dhe rëndësinë e një monumenti.  Fëmijët aty, të madhuar para kohe prej varfërisë e vuajtjeve nën pushtimin e egër turk, hynin të heshtur në shtëpinë ku ishte dhomëza e ndritur dhe mësonin shkrim e këndim. Mësonin shqip.

Kur e dënuan me vdekje Ilia Dilo Sheperin për letrën Patrikanës dhe fjalimin e mbajtur përpara popullit për krimin e Hormovës, fjalët e tij ishin: "Edhe kur të më vini thikën në fyt, do të shihni se gurgullimi i gjakut tim do tëshqiptojëA, B, C"!…

Protesta e popullit bëri që gjyqi të ndërronte vendim dhe dënimi me vdekje u shndërrua në "Ezilim". Kjo për të hedhur hi në sytë e popullit sepse kishin vendosur ta mbytnin me barkën që do t'i çonte në anije. Barka navagisi dhe shoku i tij u mbyt, kurse Ilia që shpëtoi duke kyer dënimin e tij jashtë shtetit, në Itali. Më pas, ai u kthye në atdhe, në Sheperin e tij, me mendjesi ta pasuronte dhe ta bënte sa më të bukur e të pavarur atdheun e tij.

Shtëpia, veçanërsisht biblioteka e tij e përmasave të mëdha, u kthye në seli pune patriotike për gjithë Jugun, ku rriheshin problemet e kohës dhe mundoheshin të gjeninzgjidhje e rrugë shpëtimi për Shqipëri e shqiptarë. Shkallët e shtëpisë buçitnin nga hapat e rëndë të Çerçiz Topullit, Aristidh Ruçit, Petro Harritos, Andon Zako Çajupit, Kostikës e shumë të tjerëve… Vatër e ngrohtë patriotizmi, njerëz që mendonin jo si të pasuroheshin e të majmeshin për vete, por si të pasuronin dhe të zbukuroninShqipërinë.

Si një shkencëtar klasi, Ilia Dilo kishte korrespodencë të rregulltProfesor Doktor NorbertJokli, me të cilin ishin të një mendjeje dhe jepnin të njëjtat argumente shkencore se shqipja ishte edhe më e vjetër edhe më e pasur se të tri gjuhët e përparëshme, dhe nuk ishte vetëm pasuria dhe lashtësia e saj, por ishte bujaria e kësaj gjuhe për të dhënë hua shumë rrënjë fjalësh të cilat gjënden në gjuhët e tjera, por me origjinë nga shqipja.

Jokli e adhuronte dhe e respektonte punën e Ilia Dilos. Duke u shprehur konsiderata kolegëve të tij shqiptarë, më shumë se një herë, ai kishte thënë për të se "mes maleve të ashpra të Zagorisë ndodhej një oqean diturie".

Thikë në zemër: Biblioteka në flakë!

Në vitet '30 të shekullit të kaluar, kur ai edhe pse doli në pension, nuk e ndërpreu punën shkencore.Ai rrinte gjithë kohën në bibliotekën e stërmadhe të tij, që zinte një kat të tërë tështëpisë dykatëshe. Kur shtëpia u dogj nga gjermanët në qershor të '44-ës, Ilia, duke njohur kulturën gjermane, kurrë nuk mund të besonte se ata do të digjnin bibliotekën e tij ku ndodheshin 13 volume dorëshkrimi tek të cilat kishte derdhur gjithsa kishte arritur me studimet e tij gjatë gjuithë jetës përsa i përket gjuhës shqipe dhe lashtësisë së saj. Por ai nuk mendoi tradhtinë. Shtëpia u dogj e para ,sepse gjermanët kishin kallauzë shqiptarë, të cilët drejtuan aty zjarrin dhe mllefin që kishin vetë apo që ua kishin këshilluar të tjerët.

Kur Male Dilo, djali i Ilias, i cili e kuptoi nga vendi ku ishin se shtëpinë e kishin përpirë flakët, e pyeti të atin se kush do ta dëshpëronte më shumë, djegja e shtëpisë apo vrasja e dy djemve të tij. Ilia u përgjigj:- Ç'më thua, more bir! Djemtë do të ishin dhimbje e madhe e imja, për biblotekën do ndjente e do të dënohej gjithë Shqipëria!…

***

Ky ishte Ilia Dilo Sheperi.Si një lis i lashtë me rrënjë të thella, aty, në Sheper, prej trungut të fortë u hapën degët që ishin vazhdim besnik dhe i pagabueshëm i trungut të shëndoshë. Të dhjetë pasardhësit e tij, shtatë djem dhe tri vajza, gjatë gjithë jetës së tyre e justifikuan veten si bij të tij.

Djali i madh Themua i vuri shpatullat shtëpisë së madhe dhe ndihmoi deri sa fëmijët e tjerë filluan të përkëmbeshin.

Në ndihmë të tij, dy vjet më i vogël, i 1902-it, Qirjakua, edhe ai punëtor, i urtë e i sjellshëm, por edhe një studiues i shkëlqyeshëm. Në moshën 15 vjeç hapi me iniciativën e tij dhe ndihmën e të atit shkollën e parë shqipe në Nivan. Më pas u bë drejtor i shkollës së Poliçanit ku jepte dhe mësimin e shqipes. Por interesat e tij intelektuale idhin më të gjëra, punoi si gazetar dhe më vonë si ekonomist.

I treti fëmijë i Iliasishte Mihal Dilo, studioi për veterinari dhe punoi me shumë dashuri e pasion edhe në fushën e agrokulturës. Kokojka, kodra e bukur në këmbë të Biseit u kthye në një pemëtore të mrekullueshme me pemë të të gjitha llojeve.Fidanët e pemëve i merrte nga Italia. Para se të vdiste, i vetëm me gruan e tij pranë,  i tha asaj: Hape radion! Një këngë labe rodhi nga radjoja nëpër mendje dhe shpirt të tij. Me mundim zgjati dorën nga rafti pranë. Ishin dorëshkrime me studimet që kishte bërë gjatë punës së tij të mrekullueshme.

Etieni, djali i Males i dha dorëshkrimet në vitin 1996 me qëllimin e mirë që të ishin të vlefshme për universitetin. Por ato u zhdukën dhe nuk gjenden asgjëkundi. Së bashku me to ishte dhe një pjesë e kujtimeve të mikut tlë tij të ngushtë, Bilal Golemi. Edhe ato u zhdukën!

Margaritivazhdoi studimet e larta në Athinë për mathematikë. U arrestua dheu burgos nga diktatura e proletariatit pa as më të voglën arsye, si dhe shumë intelektualë të asaj kohe. Dënimin e vuajti në Maliq. Më pas u martua dhe bëri fëmijë të mrekullueshëm të cilët me sjelljen dhe punën e tyre mbajnë lart emrin e famijes.

Një pinjoll tjetër i Dilove ishte Dr. Jani Dilo, serioz dhe i mençur. Pas studimeve në Romë, vjen në Shqipëri, angazhohet në luftë kundër italianëve dhe më vonë gjermanëve, por nuk u pajtua dot me ndarjet politike dhe teatrin e luftimeve që po zhvilloheshin aty. Ai mbaroi për avokat në Itali shkëlqyshëm dhe në vitin 1950 shkon në Shtetet e Bashkuara duke bërë një karrierë të shkëlqyer profesionale, në fillim si shkrimtar dhe gazetar në "Zërin e Amerikës" dhe më pas i suksesshëm detyra të rëndësishme që mori përsipër. Nëse akademikët shqiptarë do të ishin pak më të vëmendshëm, do t'i kishin lënë atij vendin e merituar në Enciklopedinë Shqiptare. Megjithatë, për korrigjime të tilla esenciale historike, nuk është kurrë vonë.

Oresti Dilo, doktori i shkencavet mjekësore, në një vend nga më të qytetëruar të botës, në Nju Jork. Pati dëshirë të madhe të shërbente në vendin e tij, por ishte e pamundur. I malluar dhe dëshpëruar dërgonte kursimet etij pr njerëzit në Shqipëri. Erdhi në Shqipëri më 1990 dhe mbas takimeve që bëri i përmallur, mori vesh për qëndrimin dhe trajtimin e padenjë të figurës së të atit. Ashtu i çmeritur iku të nesërmen e ditës, për të hyrë në një spital tepër i trondituir ku edhe vdiq.

Viktoria, krenaria e Ilia Dilo Sheperit. Adhuroi punën e të atit, e çmoi atë dhe ushtroi profesionin e mësueses me një zell e dashuri të pamatë.. Të gjitha ngjarjet që ndodhën e bënë të pësojë tronditje të pashëmbëllta dhe ashtu e heshtur dhe në pikëllim u shua në moshën 59 vjeçare. U dekorua Mësuese e Merituar në pluralizëm pas vdekjes

Koço Dilo. Si gjithë Dilot, i mirë, i zgjedhur. Në moshën 50-vjeçare arrestohet dhe dënohet më 10 vjet burg gjoja për tentivë arratisje! Dëshmitari i vetëm që duhej të dëshmonte për padinë që i kishin bërë Koços, dridhej si purteka. Koçua aty në sallë, ballë për ballëi tha gjykatësit: Zoti gjykatës, qetsoheni dëshmitarin që po gjen vend ku të futet. I thoni atij se gjykohem unë dhe jo ai. 10 vjet i bëri kokër për kokër në burgun e tmershëm të Spaçit, ku i shkonin shpeshKrisua, Viktoria, Viktori (Xhamballo) Dilo, Ifi, Ylli, Bardhi, Edi etj. etj. Doli nga burgu dhe pas tre vjetësh vdiq në paqe, në spitalin të Tiranës

Vajza tjetër e Ilias ishte  Thevronia. Ajo ishte një grua nikoqire dhe e urtë. Bëri fëmijë të mirë dhe vuajti edhe ajo si të gjithë Dilot.

E gjithë kjo histori vuajtjesh dhe mundimesh, fatkeqësisht,mbyllet po me një korrnizë të errët: Kaliopi Dilo, gruaja e Male Dilos, kolonë e pathyedhme e shtëpisëë së Dilove, në vitin 1991, në moshë të kaluar, vritet në mënyrën më makabre dhe njëkohësisht më banalen që mund të njihet, brenda nështëpi nga grabitësit, të cilët kujtonin se do të gjenin aty "flori të Dilenjve kurbetlinj"!..

 

 

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more