Skip to main content

“Dhjetë arsyet pse Barcelona duhet të shqetësohet – Busquets e pranoi i pari, tani radha e të tjerëve” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Dhjetë arsyet pse Barcelona duhet të shqetësohet – Busquets e pranoi i pari, tani radha e të tjerëve” plus 9 more Telegrafi Futboll


Dhjetë arsyet pse Barcelona duhet të shqetësohet – Busquets e pranoi i pari, tani radha e të tjerëve

Posted: 27 Sep 2018 03:10 PM PDT

Rrallë herë ndodh që një futbollist profesionist të pranojë shqetësimin në lidhje me drejtimin e ekipit.

Ndoshta është diçka më e zakonshme për ekipet që luftojnë për mbijetesë, por jo për ato që luftojnë për trofe dhe janë klube të mëdha.

Por Sergio Busquets mori vëmendje të mërkurën kur ai ishte i vetmi lojtar që foli me mediat pas humbjes së Barcelonës në Estadio Buturque dhe pranoi se ishte i shqetësuar.

Barcelona vjen pas dy bllokadave të njëpasnjëshme, humbje me Leganesin dhe barazim me Gironan në Camp Nou.

Deri tani, rezultatet kishin fshehur kritikat për lojën e tyre të dobët, por dy ndeshjet e fundit kanë bërë që të hedhim një vështrim në situatën e Barcelonës.

Edhe pse është akoma herët për të nxjerrë konkluzione, është e qartë se Barcelona nuk është një ekip i fortë si vitin e kaluar.

Këtu nuk e thonë vetëm mediat, por e thotë edhe Busquets.

Marca ka zgjedhur 10 problemet e Barcelonës në këtë fillim sezoni.

Banka nuk ka funksionuar

Ernesto Valverde është përpjekur të bëjë rrotacion, por nuk i ka ndezur së fundmi.

Supozohet se stol i Barcelonës është shumë më i mirë se vitin e kaluar, por ende nuk është reflektuar në paraqitje.

Sa herë që ka pasur probleme, Valverde i ka ndryshuar ato vetë, duke sjellë në fushë startuesit e zakonshëm.

Një Luis Suarez i humbur

Megjithëse uruguaiani zakonisht ka nisje të ngadalta të sezonit, e vërteta është se ndjesitë që po transmeton nuk janë të mira.

Tani ai është larg nga të qenit një nga më të mirët në botë.

Barcelona ka nevojë për golat e tij apo ato nga ndonjë lojtar tjetër që është i gatshëm të zërë vendin e tij.

Messi nuk është i njëjtë larg shtëpisë

Megjithëse Lionel Messi është ai që gjithmonë e dërgon Barcelonë para, ai nuk ka qenë i njëjtë larg Camp Nou.

Ai është ende nuk ka shënuar jashtë dhe Barcelona po vuan këtë gjë për shkak të tij.

Në Butarque, ai humbi një rast që zakonisht i shënon me lehtësi.

Cilësia e nënshkrimeve

Asnjë nga lojtarët që erdhën gjatë verës nuk arritën të kapin një vend në formacionin fillestar.

Përveç kësaj, performanca e tyre nuk ka bindur aspak. Clement Lenglet ka marr karton të kuq kundër Gironas, ndërsa Arturo Vidal duket më shumë përforcim për të ruajtur rezultatin se për ta kthyer.

Arthur premton, por për momentin nuk po luan aq, ndërsa Malcom është i lënduar në shumicën e sezonit.

Ter Stegen nuk është i vjetshmi

Gjermani u mundua që t'i shmang rezultatet e fundit, por ka një ndryshim në krahasim me vitin e kaluar.

Në 2017/18, portieri bënte pritje të mrekullueshme në çdo ndeshje.

Këtë vit, ai nuk ka qenë i shoqëruar nga pritjet që vitin e shkuar e bënë lojtar vendimtar si Messin.

Një rënie në mbrojtje 

Barcelona e Ernesto Valverdes njihej si skuadër që u ndërtua nga një soliditet mbrojtës që i lejoi sulmit sigurinë.

Këtë vit nuk ka qenë kështu, pasi ekipi po i pranon golat me lehtësi dhe ka hapësira në mbrojtje.

Të dy golat në Leganes janë shembulli i fundit.

Në këtë pikë sezonin e kaluar, Barcelona kishte fituar të gjitha ndeshjet dhe kishte pranuar vetëm dy gola.

Këtë vit ata tashmë kanë humbur një lojë dhe kanë barazuar një tjetër, ndërsa kanë pranuar shtatë gola.

Në ndjekje të rezultatit

Barcelona ka qenë prapa në rezultate në pesë prej tetë ndeshjeve zyrtare të deritanishme.

Është diçka e çuditshme nga një ekip që është aq krijuar për të fituar.

Sevilla, Real Sociedad, Huesca, Girona dhe Leganes kanë qenë të gjitha përpara kundër katalanasve në një pikë të ndeshjes.

Mungesa e vetëkritikave  

Deri më tani, lojtari më i shqetësuar nga rezultati në Butarque ishte Busquets.

Pas barazimit kundër Girona dhe humbjes me Legane,s vetëm Busquets tregoi fytyrën e tij.

Valverde, po ashtu u shfaq para shtypit, ku e pranoi që po mungojnë golat.

Problemet e stilit

Këtu është ndoshta thelbi i çështjes. Mënyra e lojës së ekipit ka pasur pak të bëjë me atë që pritet nga Barcelona .

Lojërat nuk kontrollohen nga posedimi, madje as kur ata janë në epërsi.

Tani për tani, po luhet një lojë e parashikueshme dhe ka probleme në kapërcimin e mbrojtëseve kundështarë, siç ndodhi të mërkurën.

Përveç kësaj, prania e tridentit të Messit, Suarez, Ousmane Dembele, plus Coutinho në qendër të fushës, po e bllokon ekipin.

Praktikisht ekuivalente është të luash me katër sulmues.

Problemet në anën e majtë

Leganes bëri të qartë se Barcelona ka një problem në krahun e majtë. Askush nuk u ble për të zëvendësuar Lucas Dignen.

Në Butarque, Jordi Alba iu dha një pushim, por Valverde preferoi të vendosi Thomas Vermaelen në vend të tij, në vend që të luaj me Juan Mirandan. /Telegrafi/

The post Dhjetë arsyet pse Barcelona duhet të shqetësohet – Busquets e pranoi i pari, tani radha e të tjerëve appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve, Empoli 1-1 Milan: Portieri vendas lojtar i ndeshjes

Posted: 27 Sep 2018 02:24 PM PDT

Milani nuk ka arritur më shumë se një barazim në përballje me Empolin (1-1) në ndeshjen përmbyllëse të javës së VI-të në Serie A.

Lojtari më i mirë i ndeshjes doli të jetë portieri vendas, Terracciano që është notuar me 9.1.

Paraqitje të mirë kishin Krunic me 7.4, ndërsa shqiptari Frederik Veseli është notuar me 6.6.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Te Milani paraqitjen më të mirë e kishte spanjolli Suso që është notuar me 7.7.

Donnarumma është notuar me 6.1, ndërsa Capezzeli që shënoi autogol ka marr notën 5.5, duke qenë lojtari më i dobët në ndeshje.

Milani nuk bëri paraqitje bindëse dhe pozitat e trajnerit Gennaro Gatusso nga kjo ndeshje do të lëkunden. /Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve, Empoli 1-1 Milan: Portieri vendas lojtar i ndeshjes appeared first on Telegrafi.

Milani nuk shkon më shumë se një barazim me Empolin

Posted: 27 Sep 2018 01:54 PM PDT

Milani ka barazuar si mysafirë me Empolin (1-1) në kuadër të javës së VI-të të Serie A.

Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 10-të me një goditje të Biglia, që u devijua paksa nga Leonardo Capezzi.

Emboli tentoi të barazojë me Antonio La Gumina dhe Francesco Caputo, por nuk parën sukses.

Pamje nga ndeshja . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Milani ka mundur ta rris epërsinë me Giacomo Bonaventura, por as ky nuk ishte i saktë, ndërsa pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Pjesa e dytë nisi qetë dhe nuk kishte edhe raste të mira.

Ismael Bennacer dhe Giacomo Bonaventura . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Alessio Romagnoli e pengoi Michael Fabbri në zonë dhe gjyqtari tregoi në pikë e bardhë.

Nga penalltia i saktë foli Fancesco Caputo që shënoi për 1-1 në minutën e 71-të.

Francesco Caputo duke festuar golin. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

Milani tentoi ta kthejë rezultatin, ku Suso ishte shumë aktiv në minutat e fundit, por nuk arriti më shumë.

Pas këtij barazimi Milani ka gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje duke qëndruar në pozitën e 14-të. /Telegrafi/

The post Milani nuk shkon më shumë se një barazim me Empolin appeared first on Telegrafi.

Barcelona rimodelon logon e saj, largohen shkronjat FCB

Posted: 27 Sep 2018 01:23 PM PDT

Të enjten mbrëma, Barcelona zbuloi logon e re të klubit që do të shfaqet në fanellat e ekipit të parë për sezonin e ardhshëm.

Para kësaj, megjithatë, ajo duhet të miratohet me shumicë në asamblenë e anëtarëve më 20 tetor.

Risi kryesore është se shkronjat ‘FCB’ janë zhdukur, pasi klubi e kupton se këto akronime nuk kanë më asnjë përdorim sepse ekipi i parë dhe klubi në nivel institucional janë identifikuar nga FC Barcelona, ndërsa klubi tjetër është i njohur si Barca.

Përveç kësaj, ato ishin inicialet që mund të çonin në keqkuptime sepse të njëjtat përdoren nga Bayern Munich.

Zëdhënësi i Bordit, Josep Vives, ishte përgjegjës për shpjegimin dhe ndryshimit në një konferencë shtypi.

“Ky ndryshim korrespondon me strategjinë e markës”.

Barcelona . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

“Gjatë gjithë historisë klubi e ka përditësuar rregullisht logon e saj dhe tani do t’i japim më shumë rëndësi ngjyrave të Barcelonës me topin që është në qendër do të jetë më i madh”, ka thënë ai. /Telegrafi/

The post Barcelona rimodelon logon e saj, largohen shkronjat FCB appeared first on Telegrafi.

Candreva: Isha afër largimit nga Interi, ndjehem mirë tani

Posted: 27 Sep 2018 01:06 PM PDT

Antonio Candreva e ka pranuar se ishte afër largimit nga Interi në verë, ku madje kishte arritur një akord huazimi me Monacon.

Në këtë marrëveshje ishte edhe Keita Balde, i cili aktualisht është te Interit.

"Është e vërtetë, në verë isha shumë pranë largimit, por zgjodha që të qëndroj, pasi isha i bindur se kisha ende shumë për të dhënë për këtë fanellë dhe vijoj të jem i bindur që kam marrë vendimin e duhur".

Candreva te Inter. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ai tregon se si u ndje në sezonin e kaluar kur nuk shënoi asnjë gol.

"Më peshonte shumë fakti që nuk po arrija të shënoja".

Candreva . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

"Të luash një sezon si titullar dhe të mos gjesh asnjëherë rrjetën, nuk është aspak një situatë e këndshme për një sulmues".

"Më vjen mirë që arrita ta largoj këtë peshë në Bolognan dhe shpresoj që ai gol të më shërbejë për të shkuar drejt një sezoni mjaft të mirë në aspektin personal", ka thënë Antonio Candreva. /Telegrafi/

The post Candreva: Isha afër largimit nga Interi, ndjehem mirë tani appeared first on Telegrafi.

Bonucci: Juventusi më i fortë dhe më i pjekur, Napoli ka mentalitet me Ancelottin

Posted: 27 Sep 2018 12:20 PM PDT

Leonardo Bonucci beson se Juventusi është përmirësuar prej largimit dhe kthimit nga Milani, ndërsa sipas tij Napoli e humbi stilin, por Carlo Ancelotti kanë fituar mentalitet.

Mbrojtësi kaloi një vit në San Siro me Milanin, por u kthye në një marrëveshje shkëmbimi me Mattia Caldaran.

“Trajneri ka të drejtë, kjo skuadër është më e pjekur dhe mendoj se është dallimi kryesor që unë kam gjetur nga vitet e kaluara”.

Leonardo Bonucci . (Photo by Claudio Villa/Getty Images)

“Gjatë 18 muajve të fundit, besoj se skuadra ka bërë një hap përpara, para së gjithash në ndeshjet kundër klubeve ‘të vogla’, të cilat na kanë shkaktuar shumë më shumë probleme".

“Sot, falë disa lojtarëve të mëdhenj, një klubi të madh dhe një trajneri të shkëlqyeshëm, Juventusi ka bërë një hap tjetër në kualitet".

Juventusi ka fituar të gjitha shtatë ndeshjet e tyre këtë sezon në mes të Serie A dhe Ligës së Kampionëve, por të shtunën luajnë me vendin e dytë, Napolin.

Bonucci te Juventusi . (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Napoli ka humbur një qasje taktike dhe stil të futbollit, me largimin e Maurizio Sarri, por me Ancelottin kanë fituar në aspektin e mentalitetit dhe përvojës".

“Ka vetëm një rezultat dhe kjo është fitorja. Do të jetë një lojë e hapur me futboll të bukur, sepse të dyja ekipet pëlqejnë të sulmojnë. Duhet të jemi të kujdesshëm".

Mario Mandzukic e Leonardo Bonucci. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)

“Unë shënova kundër Napoli në tetor të vitit 2016, ishte një volej i mrekullueshëm me të majtën dhe një gol shumë i vështirë. Kjo na bëri të festojmë dhe shpresoj të shijoj sërish këtë përvojë”, ka thënë Bonucci për JTV. /Telegrafi/

The post Bonucci: Juventusi më i fortë dhe më i pjekur, Napoli ka mentalitet me Ancelottin appeared first on Telegrafi.

Krzysztof Piatek, sulmuesi i Genoas që po e ‘tronditë’ Serien A

Posted: 27 Sep 2018 11:51 AM PDT

Sulmuesi polak, Krzysztof Piatek erdhi me pak bujë në Itali te Genoa, por në javët e para është treguar si vrasës para porte.    

Kur janë zhvilluar gjashtë javë në Serie A, golashënuesi më i mirë nuk është Cristiano Ronaldo e as Mouro Icardi me Ciro Immobilen, por një futbollist që për shumë kë është anonim.

Është fjala për Krzysztof Piatek, i cili shpërthyer në Itali këtë sezon me skuadrën e Genoas, ku në pesë ndeshje ka arritur të shënojë gjashtë gola në Serie A.

Krzysztof Piatek në aksion . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Në debutimin e tij me klubin, ai ka shënuar katër gola në një ndeshje të vetme në Kupën e Italisë.

Krzysztof Piatek është polak dhe ndoshta në Itali pak e njohin.

Por ai është shënues i lindur, pasi para se të vinte te Genoas, ai në 36 ndeshje sezonin e fundit me Cracovia shënoi 21 gola.

Piatek dëshpërohet kur nuk shënon . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Piatek, vetëm ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve.

Sipas Sportmediaset, Borussia Dortmund vetëm është interesuar për të, por nuk mungon as interesimi i gjigantëve italian.

Genoa e ka blerë shumë lirë, pasi për të ka paguar 4.5 milionë euro, ndërsa tani ai kushton katër herë më shumë.

Piatek duke festuar me shokë . (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Ai është lojtari i parë i Genoas në histori që shënon nga pesë paraqitjet e tij të para në Serie A.

Piatek e ka thyer rekordin e Andriy Shevchenko të Milanit të vendosur në vitin 1999. /Telegrafi/

The post Krzysztof Piatek, sulmuesi i Genoas që po e 'tronditë' Serien A appeared first on Telegrafi.

Gjermania do ta organizojë Euro 2024, këto janë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet

Posted: 27 Sep 2018 11:17 AM PDT

Gjermania e ka fituar garën me Turqinë për organizimin e Kampionatit Evropian në vitin 2024.

Gjermanët njihen për infrastrukturë dhe stadiume të bukura.

Ata kishin organizuar Kampionatin Botëror që u zhvillua në vitin 2006 në të cilin kishte triumfuar Italia.

Stadiumi me kapacitetin më të madh është ai i kryeqytetit, Berlinit, me 70 mijë shikues.

Pas tij vijnë Allianz Arena me 66,026 shikues dhe Signal Iduna Park me 61,524.

Stadiumi më i vogël është ESPRIT Arena me 46 mijë shikues.

Gjermania ka kandiduar me stadiumet aktuale, ndërsa pritet të ketë rinovime të tyre deri në kohën kur do të mbahet eventi. /Telegrafi/

Berlin Olympic Stadium (70,033 shikues)

Allianz Arena (66,026 shikues)

ESPRIT Arena (46,264 shikues)

Mercedes-Benz-Arena (50,998 shikues)

Rhein Energie Stadion (46,922 shikues)

Imtech Arena (50,215 shikues)

Red Bull Arena (46,635 shikues)

Signal Iduna Park (61,524 shikues)

Veltins-Arena (49,471 shikues)

Commerzbank-Arena (48,057 shikues)

The post Gjermania do ta organizojë Euro 2024, këto janë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet appeared first on Telegrafi.

Formacionet zyrtare: Milani kërkon tri pikët ndaj Empolit

Posted: 27 Sep 2018 10:57 AM PDT

Milani është mysafir i Empolit në ndeshjen e xhiros së gjashtë në kampionatin italian.

Rossonerët nuk e kanë nisur aq mirë sezonin e ri në Serie A, në të cilin nga katër ndeshje të zhvilluara kanë arritur vetëm një fitore.

Të zgjedhurit e Gennaro Gattusos kanë luajtur baras në dy takime dhe një e kanë humbur, ashtu që numërojnë pesë pikë në vendin e 16-të në tabelë.

Nga ana tjetër, Empoli ka vetëm një pikë më pak se Milani dhe ndodhet një vend më poshtë, me një fitore, një barazim dhe tri humbje.

Trajneri i ekipit vendas, Aurelio Andreazzoli, do të përpiqet të nxjerrë rezultat pozitiv nga kjo përballje.

Formacioni startues i Empolit: Terracciano; Di Lorenzo, Silvestre, Maietta, Veseli; Krunic, Capezzi, Bennacer; Traore; La Gumina, Caputo.

Formacioni startues i Milanit: G Donnarumma; Calabria, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Borini, Calhanoglu.

/Telegrafi/

The post Formacionet zyrtare: Milani kërkon tri pikët ndaj Empolit appeared first on Telegrafi.

Legjenda angleze, Ince: Pogba do të largohet në janar

Posted: 27 Sep 2018 10:54 AM PDT

Paul Ince thotë se Paul Pogba do të largohet që në janar nga Manchester United, pas zënkave me Jose Mourinhon. 

Francezi ishte kthyer në klubin ku u rrit për 89 milionë funte (117 milion dollarë) gjatë verës së vitit 2016, ku kishte kaluar katër vite te Juve.

Legjenda angleze e futbollit Ince, beson se lojtari do të largohet.

“Nëse kjo do të ndodhte në drejtimin e Sir Alex, ai do të kishte thënë një gjë: 'Ai do të largohet. Largojeni nga këtu tani'. Kjo pasi ai nuk do të lejonte që ekipi te prishej për shkak të sjelljes së Paul Pogbas".

“Unë mendoj se fati i tij tashmë është mbyllur plotësisht dhe ai do të largohet në janar. Flasim për Mourinhon që do të shkojë para tij, por do të isha i hutuar nëse Ed Woodward e lejoi këtë gjë të ndodh".

Paul Ince . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Është koha që Woodward ta mbështesë Josen", ka deklaruara Ince.

Pogba dhe Mourinho nuk janë duke e kaluar mirë këtë edicion, ku kanë pasur shumë zënka mes vete. /Telegrafi/

The post Legjenda angleze, Ince: Pogba do të largohet në janar appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more