Skip to main content

Dështimi i Afrikës Perëndimore në luftën kundër drogës Telegrafi Opinione

Dështimi i Afrikës Perëndimore në luftën kundër drogës Telegrafi Opinione


Dështimi i Afrikës Perëndimore në luftën kundër drogës

Posted: 28 Sep 2018 01:07 AM PDT

Olusegun Obasanjo

Nuk ka rëndësi se nga cila anë sheh në Afrikën Perëndimore, ligjet kundër drogës këtu po dështojnë. Pavarësisht politikave të ashpra penale, përdorimi i drogës është në rritje ndërsa trafikantët veprojnë të pandëshkuar. Siç e tha edhe i ndjeri Kofi Annan në një rast, "droga ka shkatërruar shumë jetë, por politikat e gabuara shtetërore kanë shkatërruar shumë më tepër jetë."

Një nga problemet në përqasjen e Afrikës Perëndimore ndaj drogës është ai se si zbatohen ligjet. Në vendin tim, Nigeri, posedimi i çdo sasie droge të paligjshme teknikisht dënohet me burg – deri në 25 vjet në disa raste. Por në praktikë, ata që kanë paratë për të paguar një gjobë apo për të punësuar një avokat shpesh ia dalin të shmangin dënimin. Për shumicën e rasteve, burgu është vetëm për trafikantët e vegjël e të varfër, si dhe për përdoruesit; padronët e krimit zakonisht i shpëtojnë drejtësisë.

Por sfida më e madhe me të cilën përballet rajoni është se shumë qeveri e trajtojnë varësinë nga droga si një dobësi morale më shumë se sa si një sëmundje. Kjo ka krijuar një mjedis frike në të cilën qeveritë nuk kanë vullnetin për të importuar mjekë dhe nuk japin mjekime të ligjshme, përgjithësisht për shtat të dyshimit se fondet mund të keqpërdoren apo për shkak se pacientët mendojnë se mund të përndiqen si shpërndarës droge. Më 2013, për shembull, asnjëri nga 210 mijë njerëzit që vdiqën nga komplikimet e dhimbshme të lidhura me AIDS-in në Nigeri, nuk ishte në gjendje të blinte morfinë në mënyrë të ligjshme. Edhe në Gana, e cila po ecën drejt atyre që janë ligjet më liberale të drogës në rajon, përdorimi i morfinës për frymë është vetëm sa 2% e mesatares së botës.

Të marra sëbashku, këto tregojnë qartazi se ligjet e drogës në Afrikën Perëndimore po bëjnë më shumë dëm se sa mirë. Ne kemi nevojë për një pëqasje të re, njëra që dekriminalizon përdorimin e drogës dhe i jep prioritet trajtimit mjekësor të varësisë prej saj.

Ka një numër hapash që mund të ndërmerren menjëherë për të lëvizur Afrikën Perëndimore në këtë drejtim. Në nivel vendor, klinikat dhe skuadrat e komunimimit me komunitetet duhet të ofrojnë shiringa të pastra për njerëzit që injektojnë drogë në vena për të parandaluar transmetimin e sëmundjeve infektive të gjakut. Ndërkohë, mjekët mund ta bëjnë metadonin të disponueshëm për të gjithë ata që duan të shpëtojnë nga heroina. Iniciativa të tjera për reduktimin e dëmit – të tilla si këshillimi dhe analizat për sëmundshmëri – mund të reduktojnë pasojat shoqërore, ekonomike dhe personale të abuzimit me drogat.

Reformat në nivel qeveritar kërkojnë shumë kohë për t'u zbatuar, por ca progres është bërë edhe këtu. Më herët këtë muaj, Komisioni mbi Drogën i Afrikës Perëndimore, të cilin unë drejtoj, publikoi një ligj model mbi drogën për rajonin, një mjet në internet i dizenjuar për të ndihmuar politikëbërësit rajonalë për të rishkruar ligjet e tyre mbi drogën dhe për të përgatitur politika që mbrojnë shëndetin dhe mirëqenien e të gjithë shtetasve.

Një nga rekomandimet kryesore të ligjit model është heqja e kërcënimit të burgosjes për njerëzit që përdorin drogë. Kjo do t'i mundësojë atyre akses te programet e mbështetjes dhe madje do të fuqizojë mjekët dhe specialistët e shëndetësisë për të dhënë ilaçe me recetë pa frikën e pasojave ligjore. Ligji model ofron gjithashtu strategji për të ndihmuar autoritetet të rishkruajnë masat e dënimit në mënyrë të tillë që gjykatësit të kenë hapësirë për të marrë parasysh faktorët lehtësues kur të japin vendimet e dënimit.

Natyrisht, asnjë nga këto ndryshime nuk mund të bëhet në izolim. Për shkak se shumica e organizatave kriminale të përfshira në biznesin e drogës janë angazhuar gjithashtu në aktivitete të tjera ilegale – të tilla si kontrabanda e mallrave, armëve e njerëzve – zyrtarët ligjzbatues duhet të përqendrohen në luftimin e krimit të organizuar në të gjitha drejtimet, përfshirë korrupsionin dhe pastrimin e parave. Trafiku i drogës është vetëm një nga burimet e fitimeve për kriminelët dhe aksionet duhet të shënjestrojnë të gjitha burimet njëherësh.

Disa qeveri sakaq po bëjnë përmirësime në ligjet e tyre. Nigeria miratoi një politikë kombëtare vitin e kaluar për të lehtësuar prodhimin e morfinës së lëngshme, e cila do ta bëjë më të lehtë për mjekët të rekomandojnë këtë medikament kundër dhimbjes për pacientët pa shpresë shpëtimi. Në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, personat nën varësinë e heroinës kanë tashmë akses te metadoni, një medikament që është provuar se ndihmon në rindërtimin e jetëve të shkatërruara nga droga. Dhe në Gana, ligjvënësit po diskutojnë një ligj që mund t'i japë fund ndëshkimit për shkelësit e ligjeve të drogës që e kanë për herë të parë.

Megjithatë shumë punë mbetet për t'u bërë. Ligji model kundër drogës është vetëm një mikënisje. Për të mbrojtur bashkësitë tona, udhëheqësit duhet të kenë vullnetin politik për të mbrojtur sigurinë, shëndetin, të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e të gjithë banorëve të Afrikës Perëndimore – përfshirë ata që janë nën varësinë e drogës. Annan kishte të drejtë: droga është e keqe. Por ligjet tona kundër drogës nuk kanë nevojë të jenë gjithashtu të këqija. /Project Syndicate/BIRN/

The post Dështimi i Afrikës Perëndimore në luftën kundër drogës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more