Skip to main content

3 mijë metra në ditë, po ndërtohet hekurudha ndër më të mëdhajat në botë

3 mijë metra në ditë, po ndërtohet hekurudha ndër më të mëdhajat në botë


3 mijë metra në ditë, po ndërtohet hekurudha ndër më të mëdhajat në botë

Posted: 26 Sep 2018 03:11 AM PDT

Drenica Press Posts

Në Kinë po ndërtohet një nga hekurudhat më të mëdhaja në botë. Hekurudha përfshinë një pjesë të madhe të qytetit kufitar, Xinjiang.

E veçanta e saj është se kompania po arrinë që brenda një ditë të ndërtoi 3000 metra hekurudhë.

Hekurudha do të jetë e gjatë 278 kilometra dhe pritet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm.

Për më shumë, ndiqeni këtë video që tregon punën shembullore që po bëhet.

The post 3 mijë metra në ditë, po ndërtohet hekurudha ndër më të mëdhajat në botë appeared first on DRENICA PRESS.

Gjermania ndihmon FSK-në me 44 automjete dhe pajisje tjera

Posted: 26 Sep 2018 03:04 AM PDT

Drenica Press Posts

U mbajt aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman, dhënë Forcës së Sigurisë së Kosovës në vlerë prej 329.281.78 euro.

Në këtë donacion përfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera.

Gjenerali Rrahman Rama, pas marrjes së donacionit nga KFOR-i gjerman, tha se Gjermania ishte ajo që e ndihmoi FSK-në, në fillimet e ngritjes së saj.

Sipas tij, FSK-ja është institucioni më i besueshëm në vend.

"Ishte Gjermania ajo që në fillim të ngritjes së FSK-së në vitin 2009, na ndihmoi. Automjetet që po i marrim sot do të jenë në nivel të rritjes së transportit të FSK-së. FSK-ja është institucioni më i besueshëm në vend. Do të vazhdojmë të jemi shembulli më i mirë në rajon. Jam krenar për vajzat dhe djemtë tanë", ka thënë Rama.

Ndryshe, në fund të këtij viti, pas një qëndrimi prej gati dy dekadash në Prizren, përfundon përdorimi i Kampit Fushor nga ana e ushtarakëve gjermanë, të cilët misionin e tyre e kryejnë në kuadër të Trupave Paqeruajtëse të NATO-së.

Përkundër tërheqjes nga Prizrenit, Kontingjenti gjerman do të mbetet edhe më tutje në kuadër të KFOR-it.

Në këtë kontekst me 2019 do të jenë të stacionuar në Prishtinë, rreth 70 ushtarë gjerman.

Kështu Gjermania do të mbetet e pandryshuar në listën e dhjetë vendeve me praninë më të madhe të ushtarëve në kuadër të misionit të KFOR-it./Telegrafi

The post Gjermania ndihmon FSK-në me 44 automjete dhe pajisje tjera appeared first on DRENICA PRESS.

Flet Milaim Zeka, tregon të vërtetën e pragnosjes së tij

Posted: 26 Sep 2018 03:01 AM PDT

Drenica Press Posts

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nisma Socialdemokratike Milaim Zeka u tha së është arrestuar sot nga Policia e Kosovës pas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, por një gjë të tillë e përgënjeshtron deputeti Zeka.

Pas lajmit se Milaim Zeka është arrestuar sot në ora 09:00 të mëngjesit për shkak të kërcenimit të prokurorit special Afrim Shefkiu, Milaim Zeka për "Zëri.Info" nuk pranon së është arrestuar e as që ka ndonjë urdhër arrest, shkruan "Zëri.Info".

"Unë s'kam kurrfarë urdhër arresti prej prokurorisë, unë tash po dëgjojë. Skam kurrfarë urdhër arresti", ka thënë Zeka.

The post Flet Milaim Zeka, tregon të vërtetën e pragnosjes së tij appeared first on DRENICA PRESS.

Prokuroria jep detaje për arrestimin e Milaim Zekës

Posted: 26 Sep 2018 02:56 AM PDT

Drenica Press Posts

Deputeti i Nismës Social Demokrate, Milaim Zeka, është arrestuar sot rreth orës 09:00 nga Policia. Nga Prokuroria kanë konfirmuar për Express se arrestimi i tij vjen pasi një prokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, ka lëshuar urdhër ndalim për të. Express merr vesh se Zeka u prangos për shkak të deklaratave të tij në emisionin “DPT te Fidani” për prokurorin special, Afrim Shefkiu.

Gazeta Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu, i cili ka konfirmuar ndalimin e deputetit Milaim Zeka.

"Një prokuror i Prokurorisë Themelore ka lëshuar urdhër ndalesë për deputetin Milaim Zeka, i njëjti është arrestuar sot në mëngjes", ka thënë Lutfiu.

E zv.kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha, ka thënë për Televizionin 7 se aktualisht Zeka është në mbajtje, dhe se i mbetet prokurorit përgjegjës të merret me hapat e mëtutjeshëm.

Deputeti i Nismës të hënën në Televizionin 7 ka thënë se do t’i qërojë hesapet me prokurorin.

"Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Këqyre ky hajni i vizave", ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu, ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.

Dje edhe Këshilli Prokurorial i Kosovës ka dënuar ashpër deklarimet publike dhe kërcënimet, të cilat kohëve të fundit janë drejtuar ndaj prokurorëve të shtetit, në veçanti, dënon deklarimin kërcënues të deputetit të Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ndaj prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Afrim Shefkiu.

Në një komunikatë për media thuhet se mbrojtja e pavarësisë dhe autoritetit të prokurorit është obligim kushtetues dhe ligjor, andaj aktet e tilla janë të patolerueshme dhe paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejta në misionin e Prokurorit të Shtetit. /Express/

The post Prokuroria jep detaje për arrestimin e Milaim Zekës appeared first on DRENICA PRESS.

Telenovela ‘Pogba’ drejt fundit , ‘regjisor’ Mino Raiola

Posted: 26 Sep 2018 02:06 AM PDT

Drenica Press Posts

Po zhvillohen episodat e fundit të telenovelës së stërgjatur 'Pogba'.

Gjatë gjithë afatit kalimtar të verës, kampioni i botës me Francën ka qenë i lidhur ngushtë me një largim të mundshëm nga 'Teatri i Ëndrrave', shkruan GazetaBlic.

Por si duket largimi i tij pritet të ndodhë në muajin Janar, kur agjenti i tij, Mino Raiola do t'a merr 'timonin' në dorë. Siç raporton tabloidi britanik 'The Sun', Raiola e ka marrë përgjegjësinë dhe do t'a dërgojë çështjen drejt përfundimit.

Shkëndijat e para tashmë kanë filluar të ndizen, sidomos me polemikat e fundit në mes të dyshes Mourinho-Pogba.

Ky i fundit pas eliminimit nga Kupa 'Carabao' kishte postuar një video duke qeshur me të madhe, ndërsa në anën tjetër, Jose Mourinho u kishte thënë lojtarëve para ndeshjes së fantazisti francez nuk do të jetë më kapiten i 'Djajve të Kuq'.

Sipas të gjitha gjasave, ish-anëtari i Juventusit, nga muaji i parë i vitit të ardhshëm kalendarik do t'a djersitë fanellën emblematike të 'blaugranas'.

The post Telenovela 'Pogba' drejt fundit , 'regjisor' Mino Raiola appeared first on DRENICA PRESS.

Shkuarja në mal mund t’i kushtonte me jetë këtij drenicasi!

Posted: 26 Sep 2018 01:56 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Verboc të Drenasit, ka njoftuar se derisa derisa ishte duke prerë dru në pyllin e tij ka vërejtur një mjet të dyshuar.

Njësiti për deminim i FSK-ës dhe KFOR-i, kanë dalë në  vendin e ngjarjes

Mjetin e dyshimtë e kanë larguar pa ndonjë incident./Drenicapress.info

The post Shkuarja në mal mund t'i kushtonte me jetë këtij drenicasi! appeared first on DRENICA PRESS.

Mjet shpërthyes në Drenas

Posted: 26 Sep 2018 01:51 AM PDT

Drenica Press Posts

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Arllat të Drenasit, ka njoftuar se derisa po punonte me ekskavator në oborrin e shtëpisë së tij ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Patrulla policore ka lokalizuar dhe siguruar  vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-ës , ka identifikuar mjetin.

Bëhet fjalë për kasetë-bombë e cila është shkatërruar në vendin e ngjarjes pa asnjë problem./Drenicapress.info

The post Mjet shpërthyes në Drenas appeared first on DRENICA PRESS.

“Legjenda” që e shtyu dje Pacollin t’i flas Trumpit intervistoi “më të fortit e SHBA-së”

Posted: 26 Sep 2018 01:45 AM PDT

Drenica Press Posts

Halil Mula është gazetari kosovar që dje e shtyu ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, t'i flas për "qindtat e sekondës" presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në një nga korridoret e selisë së Kombeve të Bashkuara.

"Jepja dorën Trumpit, jepja dorën Trumpit", dëgjohet gazetari Mula, teksa sugjeron kryediplomatin kosovar, transmeton Indeksonline

Mirëpo, në një kërkim në profilin e Mulës në "Facebook" del se i njëjti ka një biografi tejet të 'pasur'. Ai ka intervistuar presidentët dhe personalitetet tejet të njohura në Amerikë.

Më poshtë, disa foto:

  

TEMA

The post "Legjenda" që e shtyu dje Pacollin t'i flas Trumpit intervistoi "më të fortit e SHBA-së" appeared first on DRENICA PRESS.

Arrestohet deputeti Milaim Zeka

Posted: 26 Sep 2018 01:40 AM PDT

Drenica Press Posts

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urëdhrin për arrestimin e deputetit të  Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për shkak të kërcënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.

Insajderi merr vesh se policia ka arrestuar sot Zekën ndërsa në  ora 09:00 të mëngjesit e ka marrë atë në pyetje .

Pas intervistimit me vendim të prokurorit Zekës i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Prokuroria pritet të kërkoj masë të paraburgimit prej 30 ditësh.

Zeka para dy ditësh e ka kërcënuar Prokurorin Special, Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.

"Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave", ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.

Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro. /Insajderi.com

The post Arrestohet deputeti Milaim Zeka appeared first on DRENICA PRESS.

Stuhia e fortë në Britani detyron aeroplanin të ndërprejë nisjen

Posted: 26 Sep 2018 01:37 AM PDT

Drenica Press Posts

Një aeroplan francez është detyruar të ndërprejë nisjen e aeroplanit për shkak të stuhisë në aeroportin Birmingham në Mbretërinë e Bashkuar.

Piloti ka menaxhuar mirë në të dyja anët aeroplanin duke u e marrë edhe njëherë baraspeshën për t'u ngritur.

Stuhia Ali ka goditur Mbretërinë e Bashkuar me erëra deri në 100mph duke shkaktuar edhe vdekjen dhe plagosjen e disa personave.

Videon mund ta shihni këtu:

http://https://weather.com/en-GB/unitedkingdom/weather/video/watch-wobbly-plane-struggle-to-land-in-storm-ali-high-winds-birmingham?pl=pl-mobile-en-gb

The post Stuhia e fortë në Britani detyron aeroplanin të ndërprejë nisjen appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more