Skip to main content

“Ylli i Bayern Munich e zëvendëson Kovaçiçin te Real Madrid” plus 9 more Ekonomia Online

“Ylli i Bayern Munich e zëvendëson Kovaçiçin te Real Madrid” plus 9 more Ekonomia Online


Ylli i Bayern Munich e zëvendëson Kovaçiçin te Real Madrid

Posted: 11 Aug 2018 09:27 AM PDT

Real Madrid ka gjetur zëvendësuesin e Mateo Kovaçiç.

Mesfushori kroat ditën e fundit të afatit kalimtar kaloi në Premeirligë te Chelsea, në huazim një vjeçar.

E zëvendësuesi i tij te Real Madrid, vjen nga skuadra e Bayern Munich.

'Onda Cero' shkruan se Real Madrid ka arritur marrëveshje me ish mesfushorin e Barcelonës, Thiagon, i cili do të zëvendësoi Kovacicin.

Tani Real Madridit i duhet të arrijë marrëveshje me Bayernin Munich për Thiagon, i cili pritet t'u kushtojë kampionëve të Evropës rreth 50 milionë euro.

The post Ylli i Bayern Munich e zëvendëson Kovaçiçin te Real Madrid appeared first on Ekonomia Online.

Regjisorja Anita Killit sjell përvojën e saj në Anibar, “çka e bën një grua të fuqishme”

Posted: 11 Aug 2018 09:25 AM PDT

Regjisorja e filmave të animuar, Anita Killit më 15 gusht në festivalin e animacionit "Anibar" në Pejë do të sjellë përvojën e saj në këtë fushë të artit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se më 15 gusht nga ora 12:00 në kinemanë "Jusuf Gërvalla" ajo do të ligjërojë mbi temën "Making Films in Old Multi-plan Technique ëith Difficult Themes and Feelings", si dhe çka e bën një grua të fuqishme, transmeton Koha.net.

"A është natyra e saj luftarake? Njerëzit të cilët e rrethojnë? Apo vetë qenia e saj? Ana Kill, regjisore norvegjeze, inspirim i vërtet në industrinë e animacionit ku ndër të tjera sjell kryeveprën "Sinna Mann" ose "Angry Man" ku përmes stilit të filmit të hartuar bukur shpalos historinë prekëse të dhunës në familje, jep idenë se çfarë e bënë një vajzë të ndihet tashmë e pafuqishme", thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet s kjo regjisore u mundua gjatë gjithë karrierës të bënte një ndryshim thelbësor në mendësinë e shoqërisë me anë të armës së saj më të fortë animacionit.

"Puna dhe talenti i Killit bëri që ajo të jetë një nga animatoret dhe regjisoret më të famshme dhe më me ndikim. Duke u inspiruar nga Yuri Norstein and Michaël Dudok de Wit, ajo ndër vite solli vepra si "The Hedge of Thorns", i cili u cilësua si filmi Norvegjez me më së shumti çmime ndërkombëtare, "Glasballen", "Sirkel", Lávrasiid Áigi or Solens datter (titulli internacional Daughter of the Sun), Kongen som ville ha mer enn en krone dhe Langt, langt borte", thuhet në komunikatë.

Sukseset e vazhdueshme, thirrjet e saj për dashuri dhe barazi ku në një fjalim thotë se është më mirë të duash shumë dhe të humbësh se sa të mos duash fare, por më e rëndësishmja thjeshtësia e saj përkundër emrit si artiste e madhe tregon se ajo ka aftësinë jo vetëm të jetë por edhe të inspirojë vajzat e fuqishme. Dhe ndoshta pikërisht ky frymëzim mbi të tjerët që të punojnë dhe bëhen më të mirë, e bëjnë atë një të tillë.

The post Regjisorja Anita Killit sjell përvojën e saj në Anibar, "çka e bën një grua të fuqishme" appeared first on Ekonomia Online.

Irani miraton masa kundër shpëlarjes së parave

Posted: 11 Aug 2018 09:21 AM PDT

Një trup i lartë kushtetues i Iranit ka miratuar masat që janë aprovuar në Parlament, për të afruar vendin me normat ndërkombëtare, sa i përket masave kundër shpëlarjes së parave.

Këshilli Mbrojtës, trup që verifikon legjislacionin që kalon në Parlament, ka miratuar amendamentet që luftojnë financimin e terrorizmit, ka thënë zëdhënësi i këtij trupi, Abbas Ali Kadkhodaei.

"Amendamentet e ligjit për luftimin e financimit të terrorizmit nuk janë në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ligjet e Sheriatit", citohet të ketë thënë për gazetarët Khadkodaei.

Kjo lëvizje vjen në kuadër të përpjekjeve që po bën Irani për të tërhequr investime të huaja, pavarësisht rivendosjes së sanksioneve amerikane, që vijnë pas vendimit të presidentit Donald Trump, për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015.

Organizata botërore për luftimin e krimeve financiare, e quajtur Task Forca për Veprime Financiare, në muajin qershor kishte deklaruar se Irani ka afat deri në tetor që të zbatojë reformat ose do të përballet me pasoja.

Qeveria e presidentit iranian, Hassan Rohani ka prezantuar një sërë ligjesh me qëllim që të adresojë shqetësimet e ngritura nga organizata për luftimin e krimeve financiare, duke shpresuar se kështu, Irani do të hiqet nga lista e zezë e kësaj organizate.

Disa deputetë në Parlamentin iranian kanë shprehur shqetësimin e tyre mbi standardet që u është kërkuar iranianëve të plotësojë, pasi ata frikësohen se me ligje të tilla, do të pamundësohet financimi i grupeve të tilla si Hezbollah, e cila nga Shtetet e Bashkuara konsiderohet organizatë terroriste.

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei në qershor kishte deklaruar se Parlamenti duhet të kalojë ligje që luftojnë shpëlarjen e parave dhe ligje kundër terrorizmit dhe sipas tij, nuk duhet që të punojë që të plotësojë standardet ndërkombëtare.

The post Irani miraton masa kundër shpëlarjes së parave appeared first on Ekonomia Online.

Erdogan u bën thirrje turqve të mos përdorin dollarin dhe euron

Posted: 11 Aug 2018 09:12 AM PDT

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka përsëritur thirrjet e tij që turqit të shesin dollarët dhe eurot, me qëllim që të përkrahin monedhën kombëtare, vlera e së cilës ka rënë, për shkak të shqetësimeve mbi ekonominë dhe përkeqësimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.

Duke folur para mbështetësve në qytetin Unye, Erdogan gjithashtu tha se është për keqardhje që Shtetet e Bashkuara po zgjedhin Andrew Brunson – një pastor amerikan që po gjykohet në Turqi nën akuzat për terrorizëm – përpara se të zgjedhin si aleat strategjik Ankaranë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar lirimin e pastorit. Kjo është vetëm njëra nga çështjet për të cilën Uashingtoni dhe Ankaraja nuk pajtohen.

Më 10 gusht, Trump njoftoi se ka autorizuar dyfishimin e tarifave për çelik dhe alumin, që vijnë nga Turqia.

Pastori Brunson, që mbahet nga autoritetet turke që nga viti 2016, përballet me 35 vjet burgim, nëse gjendet fajtor nën akuzat se ka ndihmuar separatistët kurdë dhe një grup që Erdogani e akuzon se qëndron prapa puçit të dështuar ushtarak të vitit 2016.

Sanksionet dhe kërcënimet me tarifa kanë çuan në pothuajse kolapsimin e valutës turke, lirës – e cila vetëm më 10 gusht, ka rënë për 19 për qind – dhe kanë detyruar Ankaranë që të ndërmarrë hapa në shkurtimin e shpenzimeve, me qëllim që të stabilizojë ekonominë e vendit.

The post Erdogan u bën thirrje turqve të mos përdorin dollarin dhe euron appeared first on Ekonomia Online.

MTV: Dua Lipa nderohet nga Kosova

Posted: 11 Aug 2018 09:06 AM PDT

Performanca e Dua Lipës në Prishtinë, dhe çmimi që i është dorëzuar nga kryetari kryeqendrës së Kosovës, Shpend Ahmeti nuk ka kaluar pa vëmendjen e mediave botërore.

MTV sot ka shkruar se Dua Lipa ka marrë "Çelësin e Prishtinës" nga Shpend Ahmeti, një nder i veçantë që i është bërë këngëtares me famë botërore nga vendlindja e saj, transmeton Koha.net.

"Dua Lipa është nderuar në një mënyrë të veçantë nga Kosova. Këtë fundjavë ajo është rikthyer atje për të mbajtur festivalin e saj, që e ka lansuar me babanë e saj Dukagjin Lipa. Superylli i popit dukej super e magjishme dhe jashtëzakonisht e mrekullueshme në performancën e saj në Sunny Hill Festival", shkruan MTV.

The post MTV: Dua Lipa nderohet nga Kosova appeared first on Ekonomia Online.

Tërmet 5.1 ballë në Shqipëri

Posted: 11 Aug 2018 08:55 AM PDT

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në disa qytete të Shqipërisë, si Tiranë, Lezhë e Bulqizë. Ndërkohë që lëkundje më të lehta raportohen të jenë ndjerë në Berat.

Sipas institutit europian të sizmiologjisë, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në Burrel, 35 km larg Tiranës, në një thellësi prej 9 km. Mësohet se lëkundje të forta janë ndjerë edhe në qytete si Peshkopi, Bulqizë, Laç, Pukë, Elbasan dhe Librazhd. Gjithashtu, lëkundjet raportohen se janë ndjerë edhe në Maqedoni, Kosovë e Mal të Zi.

Ende nuk raportohet për dëme.

The post Tërmet 5.1 ballë në Shqipëri appeared first on Ekonomia Online.

Asnjë qytetar s’e ruan arin në banka në Kosovë – e sigurojnë në shtëpi

Posted: 11 Aug 2018 08:49 AM PDT

Qytetarët e Kosovës posedojnë sasi të ndryshme të metalit të çmuar, përfshirë edhe arin, por që këtë produkt vazhdojnë ta ruajnë në shtëpitë e tyre. Edhe pse bankat komerciale në Kosovë në bazë ligjore, përveç mjeteve financiare, ruajnë gjërat me vlerë, deri më tani asnjë person nuk ka marrë "guximin" që arin ta sigurojë në këto institucione.

Njëra nga to është Blerina nga Prishtina. Ajo, madje, shprehet se nuk ka informacione se ekziston një mundësi e ruajtjes së këtij produkti në institucione.

"Po kam ari, jo në sasi të madhe. E mbaj në shtëpi, nuk e di se ka mundësi ta ruaj në banka. Jo nuk e dërgoj, e përdori herë pas here", thotë Blerina.

Por, Albana nga Mitrovica nuk beson që gjërat me vlerë t'i ruajë në bankat komerciale.

"Po kam shumë ari, kam blerë vetë, por edhe dhurata nga familjarët. Nuk u besoj bankave për ta ruajtur arin. Nuk e dërgoj asnjëherë", thotë Albana.

Edhe zyrtarë të Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se deri më tani asnjë nga këto rezerva nuk mbahen në këtë institucion.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,(BQK) thotë për Radion Evropa e Lirë, "se ligji i lejon BQK-së që në kushte të veçanta, konform mundësive të saj hapësinore, t'u ofrojë palëve të kualifikuara ruajtjen e artikujve (gjësendeve) në trezorë për periudha të caktuara (që mund të jenë edhe në ari apo metale të çmuara). Tarifat për këtë shërbim thuhet se janë simbolike", thotë Ahmeti.

Ky vendim, sipas tij, merret vetëm me aprovimin dhe me përcaktimin e kushteve nga Bordi Ekzekutiv i BQK-së.

Por, ekspertë për çështje financiare, shprehen se kjo çështje është e lidhur me traditën e qytetarëve që gjësendet me vlerë, siç janë paratë dhe ari, t'i sigurojnë në shtëpitë e tyre.

Megjithëkëtë, Nazmi Mustafa, rektor në Kolegjin e Menaxhmentit Internacional "Globus”, për Radion Evropa e Lirë, thotë se institucionet financiare ende nuk e kanë fituar besimin e qytetarëve që të marrin një veprim të tillë.

"Një veprim i tillë ende nuk aplikohet aq sa duhet. Dhe, duhet shumë një besueshmëri ndaj BQK-së, që sipas mendimit tim, ende nuk ka ndodhur. Por, të besojmë të gjithë se do të ndodhë kjo, do të fillojë një proces i tillë. Dhe, praktikisht, do të fitohet edhe një institucion i besueshëm në Kosovë ku njerëzit për gjërat e tilla që e kanë një vlerë edhe familjare edhe trashëgimtare, t'i ruajnë në BQK", thotë Mustafa.

Ndryshe, Ligji për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës i jep të drejtën e mbajtjes së rezervave ndërkombëtare të arit apo metaleve tjera të çmuara, por që momentalisht asnjërën nga këto rezerva BQK-ja nuk e mban.

The post Asnjë qytetar s'e ruan arin në banka në Kosovë – e sigurojnë në shtëpi appeared first on Ekonomia Online.

Autoritetet ruse mohojnë se shëndeti i Sentsov është përkeqësuar

Posted: 11 Aug 2018 08:32 AM PDT

Shërbimi Federal i Burgjeve të Rusisë, ka mohuar se regjisori ukrainas, Oleh Sentsov, i cili është në grevë urie që tre muaj, ka humbur 30 kilogramë.

Në një deklaratë të cilën e ka cituar agjencia TASS, ky institucion ka thënë se "deri sot ne nuk kemi parë se Sentsov ka humbur peshë apo se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore".

Deklarata vjet një dit pas presidenti francez, Emmanuel Macron ngriti çështjen e gjendjes shëndetësore të Sentsov, gjatë një bisede telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Putin ka premtuar se "do të përgjigjet dhe shpejt do të publikojë detajet e shëndetit të Sentsovit", ka njoftuar presidenca franceze.

Më 10 gusht, Bashkimi Evropian i bëri thirrje autoriteteve ruse që Sentsovin ta vendosin në një qendër mjekësore dhe t'i japin atij kujdesin e duhur shëndetësor.

Avokati i Sentsovit, Dmitry Dinze, ka thënë më 10 gusht se Sentsov "është gati të vdes", pasi e kishte vizituar atë në burg më 7 gusht, duke thënë se klienti i tij ka humbur 30 kilogramë

Por, në deklaratën e sotme të lëshuar nga autoritetet ruse thuhet se komentet se Sentsov ka humbur 30 kilogramë "janë informacione që nuk përkojnë me realitetin".

Sentsov, një kundërshtar i aneksimit të Krimesë nga Rusia, u dënua me 20 vjet burgim, pasi u gjet fajtor nga një gjykatë ruse më 2015, nën akuzat për konspiracion për të kryer akte terroriste, akuza të cilat, sipas grupeve për të drejtat e njeriut janë të motivuara politikisht.

Sentsov, 42-vjeç, që po vuan dënimin në një burd në rajonin Yamalo-Nenets, ka hyrë në grevë të urisë që prej mesit të majit dhe po kërkon që Rusia të lirojë 64 shtetas ukrainas, që ai i konsideron si të burgosur politik. Ai është zotuar se do të vazhdojë me këtë kërkesë deri në fund.

The post Autoritetet ruse mohojnë se shëndeti i Sentsov është përkeqësuar appeared first on Ekonomia Online.

23 tonë mish i prishur kapën në Serbi, vinin nga Brazili – kaluan përmes Kosovës

Posted: 11 Aug 2018 07:58 AM PDT

Policia në Jagodinë të Serbisë, në bashkëpunim me drejtorinë e doganës i ka gjetur dhe asgjësuar 23 tonë mish.

Sipas mediave serbe, ky mish nga Brazili, përmes Kosovës ka arritur në Serbi, e që do të duhej t'i dërgohej një kompanie në Çuprij.

Mishi është asgjësuar, transmeton lajmi.net.

Me këtë rast është arrestuar Gj.L., 21 vjeçar, personi përgjegjës i cili është marrë me porositjen e mishit dhe shitjen e mëtutjeshme.

Gj.L., është arrestuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale të krimit dhe ai do të dërgohen në prokurorinë e përgjithshme për luftë kundër korrupsionit në Kraelëvë, thuhet në njoftim.

Inspektorati veterinar ka vërtetuar se mishi ka qenë i dalë afatit dhe nuk është për përdorim, prandaj është asgjësuar.

The post 23 tonë mish i prishur kapën në Serbi, vinin nga Brazili – kaluan përmes Kosovës appeared first on Ekonomia Online.

Stanaj pas performancës në Sunny Hill: Ju Dua

Posted: 11 Aug 2018 07:53 AM PDT

Artisti i njohur shqiptar, Stanaj mbrëmë u prit tejet mirë nga publiku.

Ai kishte ardhur për herë të parë në Kosovë i cili para performancës tha se nuk di të flasë mirë shqip, shkruan lajmi net.

Në profilin zyrtar në Instagram ka publikuar një video të koncertit ku falënderon të gjithë për atmosferën e mbrëmshme.

"ROMANTIC💫 Ju falënderoj te gjithëve qe keni qenë mbrëmë!! Ju Dua❤", ka shkruar ai.

ROMANTIC 💫 Ju falenderoj te gjitheve qe keni qene mbreme!! Ju Dua❤

A post shared by Stanaj (@stanaj) on

 

The post Stanaj pas performancës në Sunny Hill: Ju Dua appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more