Skip to main content

“Vieria paralajmëron Balotellin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Vieria paralajmëron Balotellin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Vieria paralajmëron Balotellin

Posted: 09 Aug 2018 02:55 PM PDT

Trajneri i Nices, Patrick Vieira, ja ka tërhequr vërejtjen Mario Balotellit që të mos bëjë gjeste josportive.

Balotelli duket se do të qëndrojë te Nice për një tjetër sezon, përkundër faktit se ishte lidhur me rikthim në Itali.

Vieira e bëri të qartë se ai nuk do të pajtohet me asnjë veprim të papranueshëm të lojtarëve të tij.

Foto: GettyImages

"Nëse Mario qëndron, atëherë ai duhet që të adaptohet me situatën dhe të respektojë rregullohet, por ky nuk është problemi im", u shpreh Vieira.

Sulmuesit 27 vjeçar i skadon kontrata verën e ardhshme.

Ai ka pa një klauzolë prej 10 milionë eurosh, por atë nuk e aktivizoi asnjë klub. /Telegrafi/

The post Vieria paralajmëron Balotellin appeared first on Telegrafi.

Guardiola gati për fillimin e sezonit pas verës së “qetë”

Posted: 09 Aug 2018 02:07 PM PDT

Pep Guadiola beson se Manchester City vazhdon të jetë në pozitë të fortë përkundër fushatës së qetë transferuese.

Një periudhë jo aq aktive e verës e pa Manchester Cityn të mos bëjë ndonjë lëvizje të madhe.

Riyad Mahrez u bashkua nga Leicesteri dhe mbetet transferimi më i madh i kësaj vere.

"Jemi ekip i fortë. Ne kemi investuar shumë, përgjatë vitit të kaluar kemi investuar më shumë sepse kishim ekip të moshuar dhe kemi dashur të jemi të freskët për vitet në vijim".

"Ne tash u besojmë lojtarëve dhe e përfunduam tregun e transferimeve kështu si jemi", theksoi Guardiola.

Mahrez pritet që të startojë ndaj Arsenalit pasi kështu bëri edhe në Superkupën e Anglisë ndaj Chelseat, por Guardiola pranon se algjeriani ka kokhë që të përshtatet.

Guardiola beson se Superkuap e Anglisë nuk e pengoi përgatitjen e fillimit të sezonit. /Telegrafi/

The post Guardiola gati për fillimin e sezonit pas verës së "qetë" appeared first on Telegrafi.

Allegri u nderua nga interesimi i Realit

Posted: 09 Aug 2018 01:26 PM PDT

Massimiliano Allegri ka thënë se ai ishte i nderuar nga interesimi i klubit më t ëmadh në botë, Real Madridi.

Allegri ishte një prej emrave që u konsiderua shumë nga klubi mbretëror, Real Madrid.

Dhe, megjithëse refuzoi Realin, ai thotë se u nderua nga interesimi.

"Unë i kam thënë "jo" Real Madridit sepse unë isha i përkushtuar ndaj presidentit".

"Për këtë arsye, kam respekt maksimal për Juventusin pasi refuzova telefonatën e Real Madridit, klubit më të madh në botë".

"Do të isha hipokrit të them se nuk u nderova nga ajo thirrje, por jam i bindur se mora vendimin e duhur", deklaroi Allegri.

Juentusi e fillon aventurën në Serie A javën e ardhshme. /Telegrafi/

The post Allegri u nderua nga interesimi i Realit appeared first on Telegrafi.

Malcolm – Barca, një hakmarrje për Romën

Posted: 09 Aug 2018 12:47 PM PDT

Agjenti i Malcolmit ka zbuluar se transferimi kontravers i klientit të tij te Barcelona ishte një hakmarrje ndaj Romës.

Anësori i ri i Barcelons ishte afër Romës dhe u cilësua si një hakmarrje për klubin italian.

Vet agjenti pranon se edhe ai ka ndjerë se ishte një lloj revanshimi.

"E vërteta është se ne kemi vendosur të mos shkojmë te Roma sepse ata u sillën keq me ne".

"Unë po punoja për marrëveshjen për Fuzaton, i cili është një prej klientëve të mi, por Roma e mbylli me një agjent tjetër edhe pse unë s'kam asgjë kundër atij agjenti. Thjesht, ishte hakmarrje".

"Më vjen keq të them këtë, por kjo është e vërteta. Roma kishte sjellje të këqija ndaj nesh, 10 ditë para marëveshjes për Fuzaton, kështu që ne kemi vepruar në të njëjtën formë".

"Duke parë sjelljen e tyre, vendosa bashkë me Malcolmin se Roma nuk ishte destinacioni i duhur".

"Malcolm sot është i lumtur që është transferuar te Barcelona", u shpreh agjenti i Malcolm, Leonardo Cornacini.

/Telegrafi/

The post Malcolm – Barca, një hakmarrje për Romën appeared first on Telegrafi.

Kukësi pëson humbje të thellë në Gjeorgji nga Torpedo

Posted: 09 Aug 2018 11:59 AM PDT

Kukësi ka pësuar humbje të thellë me rezultat 5-2 nga Torpedo Kutaisi në Gjeorgji.

Ndeshja që u zhvillua në një lokacion neutral në stadiumin Mikheil Meskhi në Tbilisi, e pa klubin shqiptar pa gjasa qysh pas pjesës së parë.

Vetëm pas dy minutazh Kukhianidze shënoi për 1-0 para se po i njëjti lojtar në minutën e 15-të të shënonte për 2-0.

Harba (22') ngushtoi për Kukësin në 2-1, por dy gola të shpejtë të vendasve (28') dhe (31') nga Marin dhe Kimadze bënë që rezultati pas pjesës së parë të jetë 4-1.

Kapanadze shënoi për 5-1 në minutën e 86-të para se Plaku në minutën e 88-të të realizonte për 5-2.

Kukësi zhvillon ndeshjen kthyese të rrethit të tretë kualifikues të Europa League pas një jave në Shqipëri, ku ka shumë pak gjasa për t'u kualifikuar, pasi i duhet një fitore e thellë me rezultat 3-0. /Telegrafi/

The post Kukësi pëson humbje të thellë në Gjeorgji nga Torpedo appeared first on Telegrafi.

Vardy nënshkruan për katër vjet me Leicesterin

Posted: 09 Aug 2018 11:21 AM PDT

Jamie Vardy ka vendosur që të ardhmen e tij t'ia përkushtojë Leicester Cityt.

Sulmuesi është shndërruar në një prej golashënuesve më të rrezikshëm duke shënuar 20 gola në sezonin e kaluar.

Jamie Vardy shënoi 88 gola në të gjitha garat për Leicesterin dhe madje fitoi titullin e kampionit në sezonin 2015/2016.

"Të gjithë e dinë se si unë ndihem kur luaj për këtë klub futbolli dhe është vërtet ndjenjë e shkëlqyer që të di se mund të vazhdoj përpara në këtë projekt edhe katër vjet tjera si lojtar i Leicesterit".

"Ky rrugëtim që unë dhe klubi kemi bërë përgjatë viteve të fundit ka qenë fantastik. Tash po fillojmë sezonin e ri dhe është koha e shkëlqyer për Leicester Cityn jam i ngazëllyer që jam pjesë e klubit", u shpreh Vardy.

Vardy ka rekordin e shënimit të 11 herë rresht në 11 ndeshje në Ligën Premier.

Sulmuesi po ashtu është pjesë e kombëtares angleze ku ka shtatë gola në 26 paraqitje për Tre Luanët. /Telegrafi/

The post Vardy nënshkruan për katër vjet me Leicesterin appeared first on Telegrafi.

Robben flet për rëndësinë e Boatengut te Bayerni

Posted: 09 Aug 2018 10:46 AM PDT

Arjen Roben e ka pëshkruar Jerome Boatengun si një prej qendërmbrojtësve më të mirë në botë.

Boateng ka kohë që po flitet se do të largohet nga Bayern Munichu për t'iu bashkuar Manchester Unitedit.

Robben ka luajtur përkrah Boatengut për shumë vite dhe thotë se do të ishte i zhgënjyer që ta shohë mbrojtësin duke u larguar.

"Për mua Jerome mbetet një prej qendërmbrojësve më të mirë në botë".

"Ne kemi pasur sukses me të në të kaluarën dhe unë e njoh mirë atë".

"Jerome është thjesht shumë i rëndësishëm për këtë ekip. Por, ne kemi kompetencë të mjaftueshme në lidershipin e klubit për këtë vendim", u shpreh Robben në një deklaratë të tij.

Boateng thuhet se ka tërhequr interesimin e shumë klubeve të mëdha evropiane. /Telegrafi/

The post Robben flet për rëndësinë e Boatengut te Bayerni appeared first on Telegrafi.

Do të doja të isha përkrah tij – Courtois shpreson që të bashkohet me Hazardin te Reali

Posted: 09 Aug 2018 09:51 AM PDT

Thibaut Courtois tashmë po mban shpresa të mëdha për t'u ribashkuar me ish-bashkëlojtarin e tij te Chelsea, Eden Hazard.

Courtois ka qenë i lidhur një kohë të gjatë me një kalim te Real Madridi.

Por, ai tash shpreson që klubi i ri të mos ndalet dhe të transferojë edhe Hazardin.

"Synimi im ishte të vij këtu, të gjithë e kanë ditur, por unë nuk kam mundur ta them në media. Jam i lumtur dhe krenar që jam këtu".

"Hazard është i kënaqur që unë arrita këtu sepse ai e ka ditur se është ëndërr për mua".

"Unë gjithmonë dua të jem përkrah tij. Ai është lojtar i madh dhe nëse ai mund të vij do të ishte fantastike", deklaroi Courtois.

Courtois thotë se nuk ka problem që të ketë kokurrencë mes portierëve, si në rastin me Keylor Navas, pasi edhe te Chelsea ka pasur raporte të mira me Petr Cech. /Telegrafi/

The post Do të doja të isha përkrah tij – Courtois shpreson që të bashkohet me Hazardin te Reali appeared first on Telegrafi.

Interi ka marrëveshje me Modricin, e pret takimin e tij me Realin

Posted: 09 Aug 2018 08:52 AM PDT

Interi besohet se ka një marrëveshje me Luka Modricin, por po pret që Real Madridi të respektojë një "marrëveshje gjentelmenësh" për të lejuar largimin e tij.

Ishte raportaur se presidenti Florentino Perez ka shtyrë takimin kokë më kokë me Modricin, edhe pse drejtori Angel Sanchez e ka bërë të qartë se nuk do të lejohet largimi i tij pa paguar Interi 750 milionë euro për të.

Sipas La Gazzetta dello Sport, tashmë ekziston një marrëveshje mes Interit dhe Modricit.

AS po ashtu pajtohet me këtë raportim, duke shkruar se Nerazzurët kanë ofruar 10 milionë euro në sezon, me idenë se ai do të marrë kontratë më të madhe nga Jiangsu kur të largohet.

Transferimi do të jetë i lehtë për t'u aranzhuar, duke parë se edhe klubi kinez dhe ai italian janë në pronësi nga grupi Suning.

Modric përfiton 6.5 milionë eur për sezon dhe mënyra e vetme për ta mbajtur Reali atë është t'ia rrisë pagën në mënyrë të ndjeshme.

Perez shtyn takimin kokë më kokë me Modricin Perez shtyn takimin kokë më kokë me Modricin

Sky beson se takimi me Perezin do të ndodhë të permtën dhe Modric do të kërkojë nga presidenti që të respektojë një "marrëveshje gjentelmenësh" mes tyre të bërë më parë që ta lejojë të largohet kur ai të dëshirojë.

Ndërkohë mediat tjera besojnë se Reali ka filluar kontaktet për emra tjerë si Sergej Milinkovic Savic i Lazios dhe Christian Eriksen i Tottenhamit, që shihen si kandiatë potencial për të zëvëndësuar Modricin. /Telegrafi/

The post Interi ka marrëveshje me Modricin, e pret takimin e tij me Realin appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Atletico konfirmon transferimin e Kalinic

Posted: 09 Aug 2018 08:25 AM PDT

Atletico Madridi ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e Nikola Kalinicit nga Milani.

Sulmuesi Nikola Kalinic ishte subjekt i spekulimeve për largim nga Milani pasi nuk arriti të përmbushë pritjet te klubi Rossoner.

Pas një kampanje jo të mirë me Kroacinë në Botëror ku u largua nga kampi, është Atletico që ka lëvizur duke e transferuar sulmuesin kroat.

Nikola Kalinic duke festuar golin ndaj Fiorentinas në Giuseppe Meazza (Foto: Getty Images)

Kalinic ka nëshkruar kontratë trivjeçare me klubin madrilen.

"Kroaci 30 vjeçar bëhet lojtar i ri i Atleticos pasi nënshkroi për tri sezone. Kalicis është sulmues i fuqishëm që ka përvojë të madhe në futbollin evropian", thuhet në një komunikatë të Atleticos.

Kalinic luajti për Fiorentinën ku shënoi 33 gola dhe 11 asistime në 84 ndeshje.

Sezonin e kaluar ai luajti për Milanin me një rol të rëndësishëm duke arritur 41 paraqitje gjatë gjithë sezonit, por duke mos përmbushur pritjet për gola. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Atletico konfirmon transferimin e Kalinic appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more