Skip to main content

VIDEO/ Skandaloze, kali i ngordhur hidhet në det

VIDEO/ Skandaloze, kali i ngordhur hidhet në det


VIDEO/ Skandaloze, kali i ngordhur hidhet në det

Posted: 11 Aug 2018 01:54 AM PDT

Drenica Press Posts

Pamje shqetësuese dhe aspak të hijshme vijnë nga plazhi i Tales në Lezhë. Një kalë i ngordhur është hedhur në det.
Trupi i kafshës së ngordhur, ndihmuar nga temperaturat e larta të verës ka shkaktuar një erë kuturbuese që ka tmerruar pushuesit.

Disa janë organizuar vetë për ta nxjerrë kafshën nga deti.

Ndiqni pamjet e emisionit Stop! /

The post VIDEO/ Skandaloze, kali i ngordhur hidhet në det appeared first on DRENICA PRESS.

Masakra në Vlorë: Gjyshi i autorit tregon si i gjeti familjarët të vdekur

Posted: 11 Aug 2018 01:36 AM PDT

Drenica Press Posts

Gjyshi i autorit të masakrës së Selenicës ka treguar për mediat momentet e tmerrit nga gjithë ajo që i kanë parë sytë.

Ishim në drekë, në atë festë, ai piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete. Unë u ngrita nga tavolina si plka që jam më shpjet, pas meje u ngrit edhe ky. I thashë ca do bësh, më tha do nxjerr dhentë"- tregon gjyshi.

Ai thotë se jeton në shtëpinë më lart, jo me Ritvanin, pasi jeton me djalin tjetër. Kujtim Zykaj nuk ka fjalë të tregojë se si i ka gjetur viktimat mes gjakut, ndërkohë që thotë se do të marrin pjesë në varrim. Ai thote se familjet nuk kishin konflikte.

"Këtu vija pasdite, vija në mëngjes. Nuk kishte konflikte. Më është vrarë vëllai me djemtë, mbesa e nusja. Nuk kishin konflikte", thotë ai, duke i qendruar versionit te dale edhe me pare nga prinderit e autorit, per nje akuze qe nje nga nuset i ka bere atij, per vjedhjen e pulave te detit. Duke u ndalur ne skenen pas krimit, ai tregon:

"Nipin dhe nusen i gjata te vrare ne avlli. Pashe vellane dhe kunaten te vrare. Ulerija me kot, askush nuk me degjonte. Erdha tek byrazeri e gjeta përmbys. E rregullova, gjeta dhe gruan i ujdisa. Pastaj gjeta nuset. Të tërë i gjeta përjashta. Pastaj shkoj tek nipolli i vogël. Ajo ishte kujë e zezë"- thote mes lotesh i moshuari.

The post Masakra në Vlorë: Gjyshi i autorit tregon si i gjeti familjarët të vdekur appeared first on DRENICA PRESS.

Merren vizat, më në fund basketbollistët e Kosovës do të shkojnë në Sarajevë

Posted: 11 Aug 2018 01:29 AM PDT

Drenica Press Posts

Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, më në fund do të udhëtojë drejt Sarajevës për të marrë pjesë në kampionatin Evropian, FIBA-U16.

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, tha për Radion Evropa e Lirë se janë njoftuar nga Ambasada e Bosnje e Hercegovinës në Shkup, se ministri i Jashtëm, Igor Crnadak, ka dhënë leje për lëshimin e vizave për basketbollistët e Kosovës.

"Ne kemi filluar përgatitjet, i kemi mbledhur djemtë që të udhëtojmë në drejtim të Bosnje e Hercegovinës. Jemi shumë vonë, jemi tri ditë prapa orarit, do të kemi shumë telashe tjera, por djemtë do të udhëtojnë drejt Bosnje e Hercegovinës", deklaroi Fetahu, shkruan rel.

"Nuk dua të fajësoj askënd pa e kuptuar saktë se te kush është faji. Një gjë ështëe sigurt, se ne e kemi filluar aplikimin për viza më 8 maj, para 3 muajsh dhe problemi te ne nuk është. Ata kanë probleme të brendshme, probleme politike. Viktimë e krejt kësaj ngjarjeje të keqe janë ata djem që të gjithë janë nën 16 vjeç dhe që do të na përfaqësojnë atje", theksoi kryetari i FBK-së, Arben Fetahu.

Ai tha se do të ankohen edhe zyrtarisht në FIBA për këtë pengesë që iu është bërë nga Bosnje e Hercegovina.

The post Merren vizat, më në fund basketbollistët e Kosovës do të shkojnë në Sarajevë appeared first on DRENICA PRESS.

Kujdes! Mos e teproni me këto ushqime, dëmtojnë dhëmbët tuaj

Posted: 11 Aug 2018 01:27 AM PDT

Drenica Press Posts

Nuk ka asnjë person që nuk dëshiron një buzëqeshje verbuese, por disa ushqime "fshehurazi" ngjyrosin dhëmbët tanë.
Për të zvogëluar ndikimin e tyre të keq, ne duhet t'i njohim ato dhe t'i konsumojmë në mënyrë të moderuar, dhe menjëherë pas ushqimit të lahen dhëmbët.
Këta janë fajtorët kryesorë që ndikojnë në ngjyrën e dhëmbëve tanë: Biskotat Shumë biskota prodhohen nga karbohidratet e rafinuara, të cilat konvertohen në sheqer dhe kështu bëhen një burim ushqimi për bakteret, të cilat ngjyrosin dhëmbët.

Uthulla ndikon negativisht në bardhësinë e dhëmbëve. Për të reduktuar efektin e dëmshëm, përpiquni të zvogëloni sasinë në sallata.
Lajme të këqija për adhuruesit e shijes së thartë. Acidi i trangullit dëmton smaltin dhe ndikon në ndryshimin e ngjyrës së dhëmbëve.

Adhuruesit e kafes dhe çajit mund të përfundojnë me dhëmbë të verdhë, dhe kjo është veçanërisht e vërtetë nëse ata janë të ekzagjeruar duke shijuar këto pije të preferuara.
Domatja me acidin e saj, por edhe ngjyra intensive mund të shkaktojë errësim dhe erozion të dhëmbëve.

The post Kujdes! Mos e teproni me këto ushqime, dëmtojnë dhëmbët tuaj appeared first on DRENICA PRESS.

VAR-i vendoset edhe në La Liga

Posted: 11 Aug 2018 01:19 AM PDT

Drenica Press Posts

Federata e Futbollit të Spanjës, ka njoftuar se për herë të parë në futbollin spanjollë, do të përdoret sistemi VAR.

Teknologjia në futboll e cila përdoret në Itali e Gjermani, nga top-ligat evropiane, në Spanjë do të përdoret për herë të parë në ndeshjen e Superkupës së Spanjës, ndërmjet Barcelonës dhe Sevillës.

Federata spanjolle ka njoftuar se të dyja klubet janë pajtuar që finalja të luhet me VAR. Gjyqtari përgjegjës për VAR do të jetë Carlos del Cerro, me ndihmësit Jesus Manzano dhe Angel Gonzalez.

The post VAR-i vendoset edhe në La Liga appeared first on DRENICA PRESS.

VIDEO/ Masakra e Selenicës, flet gjyshi i autorit: Piu një birrë dhe më pas …

Posted: 11 Aug 2018 01:08 AM PDT

Drenica Press Posts

Një dëshmi e rëndësishme ka ardhur mëngjesin e sotëm për masakrën e Selenicës.

Gjyshi i vrasësit, Kujtim Zykaj ka rrëfyer momentet para dhe gjatë krimit të rëndë të ndodhur gjatë pasdites së djeshme.

Kujtim Zykaj ka treguar se para se të ndodhte tragjedia ata ishin në një festë, drekë familjare.

Gjyshi i 24-vjeçarit Ridvan Zykajt, gjithashtu ka treguar se nipi i tij nuk kishte konsumuar alkool.

'Piu një birrë dhe një tjetër e mori me vete', është shprehur Kujtim Zykaj për gazetarët që kanë shkuar në fshatin Resulaj.

'Ishim në një festë, Ridvani ishte bashkë me ne, piu një birrë e një tjetër e mori me vete.

Ai u ngrit para se të mbaronte dreka. Kur ndodhi krimi ne ishim në një drekë familjare.

E pyeta se ku po shkonte', ka thënë Kujtim Zykaj për mediat.

Më pas ai ka treguar skenën makabër që ka parë, pasi nipi i tij qëlloi dhe vrau 8 kushërinjtë, mes të cilëve edhe 1 fëmijë të mitur.

'Pashë vëllanë dhe kunatën të vrarë. Nipin dhe nusen i gjeta të vrarë pranë avllisë', ka treguar Kujtim Zykaj.

'Ulërija kot, por askush nuk më dëgjonte', ka treguar mes lotësh gjyshi i autorit.

'Do të shkoj në ceremoninë e varrimit të vëllait dhe nipave', ka thënë Kujtim Zykaj.

© SYRI.net

The post VIDEO/ Masakra e Selenicës, flet gjyshi i autorit: Piu një birrë dhe më pas … appeared first on DRENICA PRESS.

VIDEO e frikshme/ Toka çahet papritur, ja si e nxjerrin burrin nga humnera

Posted: 11 Aug 2018 01:06 AM PDT

Drenica Press Posts

Një video e frikshme tregon momentin kur Toka çahet papritur dhe në humnerë kanë përfunduar pemë e makina.

Ngjarja është filmuar në një rajon të Kinës.

Në pamje duken edhe përpjekjet për të nxjerrë nga humnera një burrë, që arrin të shpëtojë pas shumë mundimesh.

The post VIDEO e frikshme/ Toka çahet papritur, ja si e nxjerrin burrin nga humnera appeared first on DRENICA PRESS.

Një qengj pranë të ëmës së ngordhur nga thatësira (FOTO)

Posted: 11 Aug 2018 12:45 AM PDT

Drenica Press Posts

Një fermer ka ndarë pamjet e filmuara me dron të tufës së lopëve të tij që kanë rrethuar një cisternë uji.

Fermeri, Amber Lea nga Australia tha se tankeri me uji dhe govata ishin burimi i vetëm i ujit për bagëtitë e tij.

“Kemi ngarkaur 100,000 litra ujë çdo ditë për mbijetesën e tyre, shpesh ne duhet të udhëtojmë 50 deri në 70 km në mënyrë që të marrim ujë për to”, tha ai.

Thatësira në New South Wales (Wellsi i ri Jugor) në Australi është ndër më të rënda që ka prekur zonën.

Shteti, i cili prodhon rreth një të katërtën e prodhimit bujqësor të Australisë, tani është tërësisht në thatësirë, kanë konfirmuar zyrtarët.

100 për qind e këtij shteti është në thatësirë dhe një e katërta konsiderohet të jetë në “thatësira intensive”

Kushtet e motit të thatë parashikohen të vazhdojnë për tre muajt e ardhshëm

Fermerët po luftojnë me mungesën e ujit dhe ushqimin e rrallë për kafshët e tyre.

Çfarë e shkaktoi thatësirën?!

DW shkruan se thatësira nuk është e pazakontë në Australi, por këtë vit dimri në Australinë lindore dhe jugore ishte më i thatë se sa pritej dhe nuk siguroi ujë të nevojshëm për tokat bujqësore, duke lënë fermerët të ballafaqohen me dështimin e prodhimeve bujqësore, mungesat e ujit dhe shumë pak ushqim për kafshët e tyre.

Autoritetet thanë se më pak se 10 milimetra shi u regjistrua në zonat perëndimore, veri-perëndimore dhe qendrore të këtij shteti gjatë muajit të kaluar. Byroja Australiane e Meteorologjisë tha se në nivel kombëtar, ishte korrja më e thatë në Australi që nga viti 2002.

Në shtetin e New South Wales, bujqësia kontribuon më shumë se 15 miliardë dollarë australianë  (9.6 miliardë euro) në ekonominë e shtetit çdo vit dhe punëson më shumë se 77.000 vetë.

Çfarë po bëhet: Të dielën, kryeministri australian Malcolm Turnbull njoftoi një paketë ndihme prej 121.4 milionë euro për çdo familje të prekur.

Fermerëve u është dhënë leja për të vrarë kangurët që konkurrojnë me bagëtinë e tyre për kullota të rralla.

/S.Ll/

The post Një qengj pranë të ëmës së ngordhur nga thatësira (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Vdesin 8 persona, Bashkia e Vlorës s’e ndalon koncertin midis qytetit (Foto)

Posted: 11 Aug 2018 12:40 AM PDT

Drenica Press Posts

Tetë persona janë qëlluar për vdekje në orët e pasdites së sotme në fshatin Resulaj të Vlorës. Ridvan Zyka është vrasësi i cili pamëshirshëm vrau kushërinjtë e tij përshkak të një problemi banal "futja e pulave në oborrin e huaj".
Mirëpo, edhe pse 8 persona mbetën të vdekur, Bashkija e Vlorës s'ka respektuar aspak të ndjerët, transmeton Indeksonline
Në qendrën e qytetit jugor të Shqipërisë nuk është ndaluar muzika. Një koncert i madh është mbjatur ku ka përferomuar këngëtari, Alban Skenderaj.
Fotot më poshtë:

The post Vdesin 8 persona, Bashkia e Vlorës s'e ndalon koncertin midis qytetit (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

​Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit

Posted: 11 Aug 2018 12:31 AM PDT

Drenica Press Posts

Trajneri i ri i Arsenalit, Unai Emery, e ka emëruar mbrojtësin Laurent Koscielnyn si kapiten të parë, ndërsa një nga katër zëvendës-kapitenët e klubit është edhe shqiptari i cili luanë për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka.

Kosicelny, i cili tani është i lënduar, ishte kapiten edhe sezonin e kaluar në vend të Per Mertesacker, i cili u pensionua në fund të sezonit, duke marrë rolin e menaxherit në akademinë e klubit, transmeton Gazeta Express.

"Kapiteni i skuadrës është Laurent Koscielny, i cili është i lënduar për momentin. Pas Laurentit, kapitenët e tjerë janë Petr Cech, Aaron Ramsey, Mesut Ozil dhe Granit Xhaka", ka thënë Emery.

"Dua liderë në skuadër, cdo lojtarë të ndjehet si kapiten në cdo moment për të treguar aftësinë e tyre në lidership. Por, për momentin, këta pesë lojtarë e kanë mundësinë për të qenë kapitenë". /Gazeta Express/

The post ​Xhaka emërohet zëvendës-kapiten i Arsenalit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more