Skip to main content

“Ushqimi që nuk duhet të refuzohet asnjëherë në mëngjes” plus 9 more Ekonomia Online

“Ushqimi që nuk duhet të refuzohet asnjëherë në mëngjes” plus 9 more Ekonomia Online


Ushqimi që nuk duhet të refuzohet asnjëherë në mëngjes

Posted: 16 Aug 2018 09:40 AM PDT

Nëse e shmangni ngrënien e mëngjesit, rrezikoni obezitetin, sëmundjet e zemrës dhe diabetin, ka konkluduar një studim i ri.

Ekspertët e sëmundjeve të zemrës në Shtetet e Bashkuara e kanë theksuar rëndësinë e vaktit të mëngjesit.

Ata kanë paralajmëruar se një e treta e të rriturve nuk e hanë mëngjesin dhe gjatë ditës konsumojnë grisina, të cilat kanë efekt të dëmshëm në shëndetin e tyre.

 

The post Ushqimi që nuk duhet të refuzohet asnjëherë në mëngjes appeared first on Ekonomia Online.

6 shenja të sëmundjeve të zemrës që s’duhet injoruar

Posted: 16 Aug 2018 09:39 AM PDT

Gërhitja, gjak nga mishrat e dhëmbëve apo dhe probleme në marrëdhëniet intime konsiderohen zakonisht si probleme të lehta shëndetësore.

Për këtë arsye, pjesa më e madhe e njerëzve kanë tendencën t'i injorojnë ato. Megjithatë, këto probleme në dukje të pa rëndësishme, janë në fakt simptomat më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës, arsyeja numër një e vdekjeve në botë.

Kur zemra dhe arteriet fillojnë dështojnë/të mos funksionojnë siç duhet, simptomat manifestohen në pjesë të tjera të trupit. Kështu shprehet për "DailyMail", Dr. John Erwin, kardiolog në Qendrën Shkencore të Shëndetit në Texas.

Eksperti zbulon 6 simptomat më të zakonshme dhe në të njëjtën kohë suprizuese, të sëmundjeve të zemrës, të cilat sipas tij, nuk duhet neglizhuar.

Të qenit në dijeni të tyre mund të çojë në kapjen në kohë të sëmundjes.

Simptoma 1: Problemet seksuale

Shumë, mendojnë se çrregullimet seksuale vijnë si pasojë e probleme të organeve riprodhuese ose të trurit. Megjithatë, sidomos tek meshkujt, disfunksioni seksual është simptomë e zakonshme e sëmundjes së arterieve.

Simptoma 2 : Gërhitja ose apnea e gjumit

Pak janë gjërat më frustruese në jetë sesa të përpiqesh të flesh krah një personi që gërhet. Pavarësisht bezdisë, Dr. Erwin thotë se në fakt, gërhitja mund të tregojë se vuani nga zemra.

Ajo është e zakonshme tek ata që vuajnë nga apnea e gjumit ( një periudhë kohore gjatë gjumit ku njeriu resht së marri frymë)

Sipas Dr Erwin, kjo e fundit lidhet me ndryshime të ndryshme fiziologjike, që shtojnë rrezikun e prekjes nga infarkti në zemër dhe goditja në tru.

Gërhitja mund të jetë gjithashtu tregues i dridhjes atriale, që është një rrahje e çrregullt e zemrës, shpesh shumë e shpejtë dhe që shkakton hemorragji. Ndaj, kapja dhe trajtimi në kohë i apneas së gjumit mund të ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Simptoma 3: Gjakderdhje, enjtje ose mishra dhëmbësh të lënduar

Janë të paktë ata që mund t'i shkojë në mendje se problemet me mishrat e dhëmbëve mund të lidhen me sëmundje të zemrës, por sipas ekspertit, kjo është një simptomë që tregon se mund të vuani nga periodontis.

Ky i fundit është një infeksion tepër serioz i mishrave, që i dëmton ato dhe shkatërron kockat e nofullës. Periodontis mund të çojë në inflamacion të lartë në të gjithë trupin. Dhe pikërisht ky aktivitet i tepërt inflamacioni, sipas Dr. Erwein, është një rrezik i lartë për zhvillimin e aterosklerozës dhe të infarktit.

Ndaj është e rëndësishme që të kryeni vizita të vazhdueshme te dentisti dhe të mbani higjenë orale të lartë.

Simptoma 4: Shtrëngim, dhembje në supe apo qafë

Gjatë një infarkti, shumë njerëzve u duket sikur një elefant i ka hipur në kraharor, ndërsa të tjerë ndjenjë shtypje në krahë. Sidoqoftë, jo të gjithë njerëzit kanë të njëjtat simptoma "klasike".

Në fakt, shumë persona që pësojnë infarkt kanë një ndjesi të pa rehatshme, djegie, dhimbje ose presion në qafë, nofull apo shpatulla. Për disa, një ndjenjë parehatie, është e vetmja shenjë e dhimbjes se zemrës apo të infarktit.

Simptoma 5 : Këmbë të fryra

Këmbët mund të fryhen për disa arsye, edhe për arsye të thjeshta si vapa. Por, këmbët e enjtura mund të tregojnë edhe probleme kongjestive të zemrës. Kjo ndodh në mënyrë të veçantë kur një person ka marrje të pazakontë të frymës gjatë një aktiviteti, apo kur po përpiqet të flejë.

Simptoma 6: Probleme me tretjen dhe urth

Urthi dhe problemet me tretjen janë tepër të zakonshëm dhe rrallë herë probleme serioze. Por në disa raste, ajo ndjesia e djegies, apo dhimbjes në pjesën e sipërme të barkut, mund të jetë shenjë e dhimbjes të zemrës apo të infarktit.

Problemet e vazhdueshme me stomakun dhe lemzë të vazhdueshme mund të jetë një tregues.

Gjithashtu, kur urthi, mostretja dhe lemza shkaktojnë të vjella, djersitje, e marrje fryme, duhet të vizitoheni tek mjeku.

The post 6 shenja të sëmundjeve të zemrës që s’duhet injoruar appeared first on Ekonomia Online.

Rita Ora krenare, një rruge në Prishtinë i vihet emri i gjyshit të saj

Posted: 16 Aug 2018 09:34 AM PDT

Edhe pse është rritur në Londër, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora nuk e mohoi asnjëherë origjinën e saj nga Kosova.

Një rrugë në Prishtinë sot është emëruar me emrin e gjyshit të Ritës, gjë që nuk kaloi pa u komentuar edhe nga ajo.

Ajo para miliona ndjekësve postoi fotografinë ku ndihet falënderuese e njëkohësisht edhe krenare për veprën e gjyshit të saj, Besim Sahatçiut.

The post Rita Ora krenare, një rruge në Prishtinë i vihet emri i gjyshit të saj appeared first on Ekonomia Online.

10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve

Posted: 16 Aug 2018 09:28 AM PDT

Po niseni? Ndoshta jashtë? Para mbylljes fatale të gazit merrni një minutë kohë për menaxhimin e parave. Ja këshillat e Geronimo Emili, president i CashlessWay, për një verë "pa lekë".

1. Përpiquni të përdorni pagesat elektronike në qoftë se keni mundësi, janë të sigurta, komode dhe mund të kontrolloni më mirë buxhetin tuaj.

2. Mos vendoni kurrë asnjë letër në portofolet me PIN

3. Më mirë t'i memorizosh me një emër falso në rubrikën e telefonit kodet e ndryshme, mbase duke u vënë para një prefix telefoni, kështu për të ngatërruar sa më shumë të jetë e mundur një ndërhyrje të mundshme. Bëjeni, edhe memoria më e stërvitur, mund të ketë momente të vështira.

4. Në rubrikë memorizoni edhe numrin e call centerit të huaj të bankës tuaj, kështu që mund të kërkoni ndihmë ose të pezulloni kartën. Mbani mend që nuk është e nevojshme "të digjni" përfundimisht kartën e pagesës: për dyshimin më të vogël të humbjes telefononi dhe zëvendësojeni, mundeni gjithmonë ta aktivizoni në rast konstatimi. Sot mund të nxirren lehtë njoftimet për të bërë pagesën nëpërmjet sms dhe email, kështu që mund të keni edhe konfirmimin e transaksioneve të ndodhura në kohë reale.

5. Verifikoni që kartat tuaja të pagesës të jenë të aktivizuara edhe për jashtë. Në dyqane mund të paguani lehtësisht nëpërmjet kartës së kreditit, kartës bankomat ose kartës së parapaguar. Dukshëm duhet të jenë të gjitha të aktivizuara në qarqet ndërkombëtare. Për shembull në qoftë se paguani me kartën Bankomat (ATM jashtë), do t'ju kërkohet të përdorni qarkun Maestro. Në qoftë se nuk e keni, bëni një kartë të parapaguar, është shumë e mirë për të limituar dëmet në rast të mashtrimit apo klonimit.

6. Verifikoni që kartat tuaja të jenë në gjendje të mirë dhe shiriti magnetik, në qoftë se akoma e keni, të funksionojë. Mund të jetë e dobishme sidomos në USA.

7. Në qoftë se keni nevojë për cash, shmangni sa më shumë të jetë e mundur tërheqjen duke përdorur kartën e kreditit. Komisionet janë të larta mes 4 dhe 6%. Më mirë karta bankomat që ka një komision rreth 2%, por ka një limit të përdorimit të përditshëm që varion nga vendi në vend.

8. Në qoftë se keni nevojë për valutë lokale të ndryshme nga Euro, përpiquni t'i ndryshoni para se të niseni sepse këmbimi në aeroport ose në zona turistike ka një taksë që nuk është e favorshme. Megjithatë në shumë raste mund të negocioni.

9. Bëhuni të larmishëm sa më shumë të jetë e mundur për të qenë më pak të dobët në raste mashtrimi.

10. Në qoftë se keni nevojë për të ndihmuar ekonomikisht për shembull fëmijët tuaj, gjëja më e mirë është wallet elektronik që konsiston në një transferim imediat në rast nevoje si nga banka në wallet edhe nga wallet në wallet.

Ka oferta të ndryshme, më të mira janë ato të lidhura me një kartë fizike kështu që në vazhdim të transferimit vazhdon në qoftë se është e nevojshme edhe një tërheqje cash e menjëhershme.

The post 10 këshilla për të menaxhuar paratë gjatë pushimeve appeared first on Ekonomia Online.

Laxalt kalon testet mjekësore te Milani

Posted: 16 Aug 2018 09:26 AM PDT

Diego Laxalt ka përfunduar me sukses testet mjekësore te Milani, raporton Milan News.

Mbrojtësi i krahut të majtë i Genoas mbrëmë kishte arritur në Milano, dhe ka kryer sot testet mjekësore në prag të transferimit të tij në San Siro për 14 milionë euro, plus 4 milionë euro bonuse, transmeton Koha.net.

Së shpejti pritet të kompletohet transferimi i tij në Milan.

The post Laxalt kalon testet mjekësore te Milani appeared first on Ekonomia Online.

La Liga zyrtarisht do të zhvillojë ndeshje edhe në ShBA

Posted: 16 Aug 2018 09:24 AM PDT

Në këtë sezon, për herë të parë në historinë 89 vjeçare, La Liga do të zhvillojë ndeshje zyrtare jashtë Spanjës.

AS raporton se La Liga sot ka arritur marrëveshje 15-vjeçare me median shumëkombëshe, sportive dhe argëtuese të grupit Relevent në New York, transmeton Koha.net.

Kjo marrëveshje është arritur me synimin që të promovohet futbolli spanjoll në SHBA dhe Kanada, dhe do të shërbejë edhe si platformë për Kupën e Botës 2026 që mbahet në Amerikën Veriore.

The post La Liga zyrtarisht do të zhvillojë ndeshje edhe në ShBA appeared first on Ekonomia Online.

Aksident në magjistralen Istog – Pejë, dy persona të lënduar

Posted: 16 Aug 2018 09:19 AM PDT

Në fshatin Dobrushë, sot rreth orës 15:10, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturash.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Express se dy persona kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa të njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës për të marrë ndihmën mjekësore.

 

The post Aksident në magjistralen Istog – Pejë, dy persona të lënduar appeared first on Ekonomia Online.

Kukësi kërkon vetëm fitore kundër Torpedo Kurtaisit, formacionet zyrtare

Posted: 16 Aug 2018 09:08 AM PDT

Kukësi sonte do të përballet në Elbasan Arena kundër kampionit të Gjeorgjisë, Torpedo Kutaisi
Kuksianët mund ta vazhdojnë aventurën e tyre në Europa ligë vetëm me një fitore prej më shumë se 3 golave, pasi që në ndeshjen e parë kanë humbur me rezultat 5-2.

Para udhëtimit të tyre në Gjeorgji, kuksianët kishin pasur vështirësi të mëdha, sidomos me vizat ku disa lojtarë i kishin marrë në fund vizat për të udhëtuar në shtetin gjeorgjian.

Sonte Kukësi pritet që të paraqitet me një formacion shumë sulmues, pasi që vetëm fitorja më shumë gola bën që ata të kualifikohen tutje. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare

The post Kukësi kërkon vetëm fitore kundër Torpedo Kurtaisit, formacionet zyrtare appeared first on Ekonomia Online.

Joserioziteti që turpëron dhe dëmton!

Posted: 16 Aug 2018 09:06 AM PDT

Madje, edhe njerëzit e rendomtë e kishin të qartë se deklaratat e fundit të të parit të vendit tonë, ishin dhe vazhdojnë të jenë për konsum të brendshëm politik dhe interesa personale, e lere ma analistët politik të cilët as që u morën me deklarata të tilla jo serioze!

Kosova e njohur ndëkombetarisht (1999, 2008) në kufijtë e saj administrativ, ishte kompromisi më i madh që ajo e kishte bërë pas mbarimit të luftës, prandaj janë të pa tolerueshme aventurat politike si dhe qëndrimet deklarative të kujdo qoftë, ngase çështja e kufijve nuk është çështje tenderash e as e privatizimit të ndërmarrjeve publike!

Deklaratat e pamatura të njeriut të parë të vendit, nuk ka dyshim, se e dëmtojnë rënd seriozitetin politik dhe qëndrueshmërinë shtetërore të shtetit të Kosovës, madje këto deklarata spekulative te të parit të vendit, veç tjerash, i japin ngjyrim të vrazhdë në arenën ndërkombëtare qasjes kosovare ndaj bisedimeve me Serbinë, në kohën kur ato duhet të vazhdojnë dhe pas pak muajve edhe të përfundojnë!

Aktualisht është kohë pushimesh verore, kur qytetarët tanë dhe evropianët ia kanë mësy bregdeteve mesdhetare si dhe vendeve tjera atraktive, ndërsa njeriu i pari i Kosovës del me ide kontradiktore për kufijtë e Kosovës me Serbinë, dhe këtë e bën çdo ditë, sikur Kosova të ishte në ndonjë gjendje emergjente politike dhe ushtarake!?

E gjithë kjo përpjekje e tij, për gjoja bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, shtetit të Kosovës, përmes siç thotë ai, korrigjimit të kufijëve me Serbinë, shpërfaq sheshasi joseriozitetin e tij politik, por edhe të atyre cilët me vite të tëra e kishin harruar numrin e madh të shqiptarëve që jetojnë sot e gjithë ditën në kushte shumë të vështira ekonomike, politike, sociale dhe kulturore në Luginë dhe më gjerë. Pra, i kanë harruar me mijëra shqiptarë që jetojnë në Beograd, Zemun, Novi Sad, Nish, etj., të cilët nga pakujdesia e institucioneve të Kosovës si dhe nga neglizhimi i institucioneve të Serbisë, ata po izolohen dhe asimilohen çdo ditë e më shumë!

Nuk e kemi asnjë shkollë në gjuhën shqipe në Beograd, e lëre më në qytetet tjera, edhe pse dihet që numri i qytetarëve shqiptarë në Beograd është shumë i madh. Vetëm një shembull i vogël, Lugina e Preshevës per çdo ditë po varfërohet si dhe po zbrazët nga shqiptarët për shkak të kushteve të vështira sociale, ekonomike dhe politike, ashtu siç po e lëshojnë Kosovën me dhjetëra e mijëra të rinj tanë në mungesë punë etj.

Në asnjërin nga takimet e deritanishme të ashtuquajtura teknike, e që në fakt ishin politike, nuk është shtruar problemi i shqiptarëve në Serbi! Dhe, tani kur dihet se bashkësia ndërkombëtare, respektivisht miqtë e Kosovës së bashku me popullin e saj e kanë pranuar kompromisin më të madh: Pakon e Ahtisarit, pas 10 vitesh pavarësi do duhej që shteti ynë të ishte zhvilluar më shumë, të kishte përparue dhe plotësue kushtet për të qenë pjesë e integrueme në mekanizmat ndërkombëtare, derisa sot në Kosovë po ndodhin çuditë e shekullit, njëra pas tjetrës!

Kështu çdo ditë po del në pah joserioziteti i njeriut të parë të shtetit me deklarata të tipit: "korrigjim kufijësh, bashkimin e Luginës" etj., që duket qartë se e gjitha ështe mbulesë për deformimet e shumta politike që janë bërë gjatë bisedimeve me Beogradin zyrtar, sidomos lidhur me asociacionin e komunave me shumicë serbe!

Analog kësaj, kur presidenti , Dr. Ibrahim Rugova dhe LDK-ja bënim të pamundurën për afirmimin e kërkesave tona për liri dhe pavarësi të Kosovës, për realizimin e të drejtat të shqiptarëve në Ballkan (1989/1999), dhe atë duke i përseritë ato kërkesa në çdo takim dhe çdo të premte në konferenca për shtyp, disa njerëz ato përseritje si dhe ato përpjekje tona maksimale për pavarësi dhe çlirim, i quanin me ironi rituale fetare dhe si të tepërta!

Sikur që edhe tani, kancelares Gjermane znj. Angelika Merkel, iu desht që brenda vetëm pak muajsh ta përseris qëndrimin gjerman dhe të BE-së, se në Evropën juglindore (Ballkan) nuk mund të ketë ndryshim të kufijëve, as lëvizje dhe korigjim të tyre, gjë që secili politikan serioz e kishte të qartë, se loja me fraza për korrigjim kufijësh ishte një broçkullë politike sa për ta hutuar opinionin!

Mendoj se është koha e fundit që qytetarët tanë të aktivizohen bashkërisht dhe t'u prijnë ndryshimeve të domosdoshme politike, ekonomike dhe sociale, të zgjedhin lidership më serioz dhe më kredibil, i cili para vetës i ven interesat shtetërore të Kosovë, atdheun, zhvillimin e saj të gjithanshëm, e jo interesat personale, klanore dhe partiake.

Kosova i ka kufijtë e vet të definuar dhe të pranuar ndërkombëtarisht, dhe këta kufijë ajo duhet t'i mbrojë dhe ruaj me çdo kusht dhe mjet.
Por Kosova duhet gjithëashtu të përkujdeset më seriozisht për shqiptarët në Serbi, në Luginë, në Maqedoni, në Mal të Zi, etj., dhe së bashku me Tiranën t'i koordinojë qëndrimet dhe veprimet për çdo kauzë nacionale, për integrime dhe anëtarësim sa më të shpejt euroatlantik.

Sjellja e çdo politikani serioz nënkupton interesin shtetror si dhe kërkesat e qytetarëve të saj për
ta ruajtur Kosovën nga çdo e ligë dhe e keqe që mund t'i vije nga kushdo qoftë!!

The post Joserioziteti që turpëron dhe dëmton! appeared first on Ekonomia Online.

Komisioni Evropian nis projektin prej afro 500 mijë eurosh për përfshirjen e të rinjve në bujqësi

Posted: 16 Aug 2018 08:58 AM PDT

Komuna e Gjilanit është përfituesja e vetme në Kosovë nga fondet e Komisionit Evropian për përfshirjen e të rinjëve në fushën e Bujqësisë dhe zhvillimin e këtij sektori të madh, ka njoftuar kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, transmeton Ekonomia Online.

"Është njëri nga projektet që ne si komunë kemi konkurruar dhe jemi shpallur fitues. Ka të bëjë me përfshirjen e të rinjëve në programin e bujqësisë dhe zhvillimin e saj. Vlera e projektit është afro 500 mijë euro, prej të cilave 20 për qind participon Komuna e Gjilanit. Pritet që përpos rolit të madh të përfshirjes, përgatitjes dhe edukimit të të rinjve për tregun e punës në Komunën e Gjilanit dhe në Anamoravë, përfitues do të jenë 52 nëngrante të vogla prej 2500 euro si "start up" në biznese të reja", ka deklaruar Haziri.

"Gjithashtu, edhe dhjetë ndërmarrje bujqësore do të përfitojnë nga 10 mijë euro, ndërsa vlera e veçantë do të jetë edhe për 100 studentë ose persona të posadiplomuar në bujqësi, që do të kryejnë praktikë me pagesë në mënyrë që të jetë një përgatitje më e madhe për tregun në përgjithësi", ka pohuar ai.

Haziri ka falënderuar Komisionin Europian për këtë mbështetje të vazhdueshme në disa fusha, duke qenë ky i fundit projekti i katërt që Gjilani e fiton nga ky institucion i rëndësishëm i BE-së.

Kreu i Gjilanit ka thënë se edhe sektori privat i Gjilanit është përfitues nga programe të KE-së në biznese, sic është KAB-I,  përpunues i produkteve të qumështit, pastaj turizmin malor, "Lura" e "Maja e Zezë", ndërsa ATRC në përfshirje të drejtëpërdrejtë në monitorim të programeve komunale.

Kryetari Haziri ka falënderuar edhe partnerët që me projekte konkurruese kanë dalë fitues dhe siç ka thënë ai, shpresohet shumë që programi i fundit me përfshirjen e të rinjve në programet bujqësore, do ta ndihmojë shumë shkollën e bujqësisë, ndërtimin e Institutit të Bujqësisë në të ardhmen, Drejtorinë e Bujqësisë dhe të gjitha familjet që dëshirojnë t'i edukojnë, përgatisin dhe të investojnë në të rinjtë e tyre për programet e ardhshme të bujqësisë në Komunën e Gjilanit.

The post Komisioni Evropian nis projektin prej afro 500 mijë eurosh për përfshirjen e të rinjve në bujqësi appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more