Skip to main content

“Ushqimet e shpejta ju shëndoshin dhe dëmtojnë trurin” plus 9 more Ekonomia Online

“Ushqimet e shpejta ju shëndoshin dhe dëmtojnë trurin” plus 9 more Ekonomia Online


Ushqimet e shpejta ju shëndoshin dhe dëmtojnë trurin

Posted: 09 Aug 2018 11:05 AM PDT

Nuk është ndonjë sekret i madh, është thënë mijëra herë që konsumi i shpeshtë i ushqimeve të shpejta, të skuqura, janë në dëm të shëndetit tuaj fizik. E reja në këtë që po ju themi është se mund të jenë në dëm edhe të shëndetit tuaj mendor.

Kërkimet e fundit janë rezultat i një ndjekje tre vjeçare që i është bërë adoleshentëve të moshës 14 vjeç deri sa janë bërë 17. u pa se ata që konsumonin vazhdimisht ushqime të shpejta, patate të skuqura, mish a pulë të skuqur si dhe pije me gaz e sheqer, kishin reagime më të ngadalta, vëmendje jo të mirë, kujtesë e aftësi për të mësuar më të keqe se pjesa tjetër e grupit e cila ishte ushqyer me fruta dhe perime.

Performanca e këtyre të fundit ishte shumë më e mirë. E dimë që nuk është gjithnjë e lehtë t'i prishni qejfin fëmijëve duke mos i kënaqur me gjënë që duan të konsumojnë por do të jetë më mirë për ta nesër.

Ndihmojini të paktën në shtëpi duke i ushqyer shëndetshëm sepse përveç ushqimeve të shpejta edhe ato që mund të hanë në shkolla a kopshte, mund të mos jenë më të mira.

The post Ushqimet e shpejta ju shëndoshin dhe dëmtojnë trurin appeared first on Ekonomia Online.

UEFA publikon kandidatët për “më të mirët” e çdo roli

Posted: 09 Aug 2018 10:54 AM PDT

Reali i Madridit dominon në listën e prezantuar nga UEFA, për kandidatët në garë për vlerësime individuale për edicionin e kaluar në Champions League.

Mes 22 futbollistëve, që do të diskutojnë çmimet për çdo rol, bien në sy dukshëm përfaqësues të skuadrës "galaktike", e cila u shpall kampione e Europës, duke u rikonfirmuar në të njëjtin fron.

Fituesit do të shpallen ditën kur do të hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League, mesditën e 30 gushtit, në Mynih. Juria, e cila ka dekretuar finalistët për secilin rol, përbëhej nga 32 trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse në grupe sezonin e kaluar. Këtyre iu shtuan 55 gazetarë nga të gjitha federatat e UEFA-s, përfshi dhe Shqipërinë.

Në të njëjtën mënyrë, UEFA bëri publike edhe 3 finalistët për lojtarin më të mirë të Europa League, që u votuan nga trajnerët e fazës së grupeve dhe gazetarët. Bie në sy se, në listën e më të mirëve, dy janë nga Atletico Madrid, Godin dhe Griezmann, e tjetri Dimitri Payet i Marsejës, edhe kjo skuadër finaliste.

The post UEFA publikon kandidatët për "më të mirët" e çdo roli appeared first on Ekonomia Online.

ShBA, prindërit e Zonjës së Parë bëhen shtetas amerikanë

Posted: 09 Aug 2018 10:51 AM PDT

Prindërit e Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, janë betuar këtë të enjte si shtetas amerikanë.

Avokati i Viktor dhe Amalija Knavs tha se, çifti slloven bëri betimin e shtetësisë këtë të enjte në qytetin e Nju Jorkut. Ata jetonin deri më tani në Shtetet e Bashkuara me statusin e banorëve të përhershëm.

Çifti Knavs solli në jetë dhe e rritën Melanian në qytezën rurale industriale të Sevnicës, në kohën kur Sllovenia ishte nën diktaturën komuniste. Viktori ishte një tregtar makinash, ndërsa Amalija punonte në një fabrikë tekstilesh.

Ata u shoqëruan, prej ardhjes e deri në largimin nga ceremonia e zhvilluar në ndërtesën federale të Manhattanit, nga efektivë policorë të Sigurisë së Brendshme.

Viktori është 74 vjeç, dy vite më i madh sesa presidenti Donald Trump, ndërsa Amalija 73 vjeç.

Zonja e Parë e Amerikës, e lindur me emrin Melanija, e ndryshoi emrin në Melania Knauss kur nisi karrierën e modelingut. Ajo u zhvendos më pas në Nju Jork gjatë vitit 1996, ndërsa u takua me Trumpin vetëm dy vite më vonë.

The post ShBA, prindërit e Zonjës së Parë bëhen shtetas amerikanë appeared first on Ekonomia Online.

Çka studiuan CEO-t e 11 kompanive më të suksesshme

Posted: 09 Aug 2018 10:48 AM PDT

Nëse dëshironi të jeni një shef ekzekutiv (CEO) i një kompanie të fuqishme, zgjedhja e duhur për kolegjin është një moment shumë i rëndësishëm për të filluar.

Ne hodhëm një sy në drejtuesit e 11 kompanive kryesore në Fortune 500 të këtij viti dhe në përgjithësi, secili prej tyre u diplomua në një fushë të lidhur drejtpërdrejt me industrinë e punëdhënësit të tyre të ardhshëm.

Dhe pothuajse të gjithë CEO-të kanë marrë arsimin pasuniversitar pas marrjes së diplomës së tyre bachelor.

Lista e 11 CEO-ve të suksesshëm, sa vlejnë dhe çka studiuan:

Steven Collis – AmerisourceBergen
AmerisourceBergen vlen rreth 17.31 miliardë $
Bachelor në Tregti – Universiteti i Witwatersrand

James Hackett – Kompania Ford Motor
Ford Motor Company vlen rreth 46.65 miliardë $.
Bachelor në Financë – Universiteti i Michigan

Randall Stephenson – AT&T
AT&T vlen rreth 212.54 miliardë $.
Bachelor në Kontabilitet – Universiteti Central Oklahoma
Master në Kontabilitet – Universiteti Central Oklahoma

Mary Barra – General Motors
General Motors vlen rreth 61.64 miliardë $.
Bachelor në Inxhinieri Elektrike – General Motors Institute
Master në Administrim Biznesi – Universiteti Stanford

Larry Merlo – CVS Health
CVS Health Corp. vlen rreth 71.18 miliardë $.
Bachelor në Farmaci – Universiteti i Pittsburgh

David Wichmann – UnitedHealth Group
UnitedHealth Group vlen 202.57 miliardë $
Bachelor në Kontabilitet – Illinois State University

John Hammergren – McKesson
McKesson vlen rreth 29.41 miliardë $.
Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Minesotës
Master në Administrim Biznesi – Xavier University

Darren Woods – ExxonMobil
ExxonMobil vlen 339.55 miliardë $
Bachelor në Inxhinieri Elektrike – Universiteti A&M në Texas
Master në Administrim Biznesi – Northwestern University

Tim Cook – Apple
Apple vlen rreth 871.85 miliardë $
Bachelor në Inxhinieri Industriale – Universiteti Auburn
Master në Administrim Biznesi – Universiteti Duke

Warren Buffett – Berkshire Hathaway
Berkshire Hathaway vlen rreth 443.69 miliardë $
Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Nebraska
Master në Ekonomi – Universiteti Columbia

Doug McMillon – Walmart
Walmart vlen rreth 228.28 miliardë $
Bachelor në Administrim Biznesi – Universiteti i Arkansas
M.B.A. në financë – Universiteti i Tulsa

The post Çka studiuan CEO-t e 11 kompanive më të suksesshme appeared first on Ekonomia Online.

5 këshilla për ta bërë prezantimin tuaj të përsosur

Posted: 09 Aug 2018 10:44 AM PDT

Keni një prezantim së shpejti? Më poshtë keni 5 mënyra për ta bërë prezantimin tuaj të ardhshëm të përsosur dhe ju premtoj se do të largoj stresin dhe do t'ju angazhojë më shumë me audiencën.

  1. Kush jeni ju? Çfarë po bëni aty?

Kam 30 vjet që bëj prezantime të ndryshme dhe jam akoma i habitur se si shumë prezantues ende nuk dinë të ndjekin disa principe të thjeshta për përgjigjen e pyetjeve më sipër. Prezantuesit të cilët nuk njohin audiencën e tyre (ose më e rëndësishmja se çfarë duan nga prezantimi) japin një mesazh i cili nuk është ajo çfarë njerëzit duan apo kanë nevojë të dëgjojnë.

Pra hapi i parë është: Të kuptosh audiencën tënde – çfarë ata dinë dhe sa ata po të kuptojnë. Siguroheni që fjalori dhe përmbajtja që përdorni të jetë e kuptueshme nga të gjithë.

  1. 3 P-të

Përpara se të prezantoni mbani mend 3 P-të:

  • Përgatituni
  • Përgatituni
  • Përgatituni

Po, është e mërzitshme të harxhosh kohë duke thënë dhe rithënë prezantimin, por është kohë që shpenzohet në mënyrë të dobishme. Ju nuk keni nevojë të mbani mend çdo gjë nga prezantimi si një aktor Shekspirian i cili ka dalë në skenë, por mos harxhoni kohën tuaj duke lexuar gjatë prezantimit. Gjithashtu ju duhet të dini për çfarë do flisni në mënyrë që të jeni të i aftë të mbani vëmendjen e audiencës. Nëse ju shikoni gjatë gjithë kohës poshtë duke lexuar letrën në të cilën keni prezantimin dhe nuk i shikoni në sy, ju do t'i humbisni ata. Nëse doni mund t'i hidhni një sy të shpejtë për të rikujtuar ndonjë gjë që e keni harruar por jo ta teproni.

  1. Bëhuni prezantuesi "Alpha"

Ju duhet të bëheni prezantuesi më i mirë dhe këtë mund ta bëni duke patur kontroll mbi audiencën tuaj. Ka disa mënyra për ta bërë këtë.

  • Harrojeni prezantimin dhe mendojeni si një show
  • Përgatituni – bëhuni i shkathët dhe profesional dhe mos humbisni nëpër letrat e prezantimit.
  • Mbani kontaktin me sy – shikojeni audiencën tuaj, hidheni shikimin tuaj në çdo pjesë të sallës për t'i dhënë përshtypjen që jeni duke komunikuar me çdo individ që ndodhet aty.
  • Përdorni gjuhën e trupit – ka libra të posaçëm për gjuhën e trupit dhe është e rëndësishme që të mos bëni veprime të cilat nuk do të duken mirë në sytë e audiences. Qëndroni drejt ndërkohë që flisni dhe mundohuni t'i shmangni krahët e kryqëzuar.
  1. Harrojeni prezantimin, mendoni për "show"

Nëse ju them prezantim atëherë çfarë do të mendonit? Me shumë mundësi slide të shumta, shumë të dhëna, diçka që nuk do të jetë tërheqëse. Kjo është arsyeja përse duhet t'i mendoni prezantimet si "show", duke përdorur metoda të cilat ju angazhojne dhe prezantoni sikur jeni në teatër.

Të tregosh histori – ne kemi vite eksperiencë në teknikat e tregimit të historive dhe ju sugjerojmë që historia juaj të ketë një fillim, një zhvillim dhe një fund. Kështu që ju duhet ta filloni skenën me: "Ku jemi ne?", "Çfarë duhet të bëhet?",  më pas në mes duhet ta çoni audiencën në një pjesë tjetër duke u përgjigjur pyetjeve si:  "Çfarë do të bëjmë?" "Si do t'i zgjidhim problemet e ndryshme?" dhe fundi duhet të bëjë një përmbledhje të asaj çka është thënë më sipër dhe t'ju përgjigjet pyetjeve si: "Ku jemi ne tani?", "Ku do të jemi në të ardhmen?"

  1. Çfarë ndodh nëse diçka shkon keq? Vazhdo…

Gjërat mund të shkojnë keq kur prezantoni, kjo është jeta – hiqeni nga mendja. Nëse projektori juaj ndalon ose sistemi i bokseve prishet keni dy mundësi:

  • E para, të ankoheni dhe të dukeni qesharak përpara të tjerëve
  • E dyta të vazhdoni atë çfarë po thoshit dhe ta impresiononi audiencën tuaj.

Audiencës nuk i intereson nëse ka një problem teknik, ajo do që ju të vazhdoni. Përgatituni mjaftueshëm që edhe nëse ndodh kjo gjë, ju të qëndroni i qetë dhe ta impresioni audiencën tuaj. (nëse ata e kuptojnë që ka ndodhur një problem)

Mbani mend gjithmonë: " Shfaqja duhet të vazhdojë."

The post 5 këshilla për ta bërë prezantimin tuaj të përsosur appeared first on Ekonomia Online.

Dhjetë fakte interesante për syzet

Posted: 09 Aug 2018 10:44 AM PDT

Syzet përdoren shumë ditët e sotme. Por ato nuk janë një shpikje e kohëve të fundit.

Ato janë krijuar shekuj më parë, duke ndryshuar vazhdimisht formën deri në modelet që përdoren sot, shkruan Nanyang.

Më poshtë i gjeni dhjetë fakte interesante për këtë shpikje jashtëzakonisht të rëndësishme për njerëzimin.

1.Lloji i parë i syzeve u zbulua në shekullin e 11-të. Fillimisht u quajt "gur për lexim", një sferë e vogël qelqi që vendosej në maje të shkronjave të vogla për t'i bërë ato më të lehta për lexim.

2.Syzet që ngjiten janë shpikur në Itali në vitin 1284. Fillimisht ishin disa lente prej xhami të montuara në korniza të rënda që mbaheshin me dorë dhe viheshin mbi hundë. Ato përbëheshin nga druri, bakri, lëkura ose kockat.

3.Prodhuesit e hershëm spanjollë të syzeve, më 1700 vendosën fjongo në lentet dhe krijuan shirita që vendoseshin mbi veshë që të mos rrëshqasin nga hunda. Me këtë shpikje syzet më nuk ishte nevoja të mbaheshin me duar.

4.Pavarësisht emrit (anglisht: "glasses"), syzet nuk janë të përbëra nga qelqi. Së paku, jo syzet moderne. Sot lentet krijohen nga plastika, me anë të teknologjisë së sofistikuar, dhe përbëhen nga një filtër që i mbron sytë nga rrezet ultravjollce. Lentet e sotme janë më të holla, më të lehta dhe më të qëndrueshme se qelqi, sepse ato nuk thyhen lehtë dhe i rezistojnë gërvishtjeve.

5.Siç dihet, Benjamin Franklin është Babai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai kishte probleme edhe me largpamësi edhe me shkurtpamësi dhe përdorte dy lloje të syzeve. I lodhur duke i ndërruar syzet saherë që i nevojitej, ai zbuloi lentet bifokale. Dy lente të ndryshme i vendosi në të njëjtën kornizë. Pjesa e lartë e lenteve ishte për të parë objekte të largëta, ndërsa pjesa e poshtme i ndihmonte për të lexuar.

6.Përkundër thashethemeve se nëse ngjitni syzet e dikujt tjetër iu prishen sytë, kjo nuk është e vërtetë. Ju mund të keni kokëdhimbje për shkak të tendosjes apo lodhjes së syve nëse i mbani syzet e huaja, mirëpo kjo nuk paraqet dëm të përhershëm.

7.Syzet e lira dhe syzet e shtrenjta nuk kanë dallim në aspektin e mbrojtjes së syve. Të dyja palët i mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollce. Mirëpo, syzet e shtrenjta ofrojnë teknologji më të mia mbrojtëse për shkak se i përshtatet atij personi që i mban. Poashtu çmimi varet edhe nga modeli dhe lloji i kornizave.

8.Këngëtari dhe kompozitori, Sir Elton John, ishte ndoshta koleksionuesi më i madh i syzeve. Në sirtarin e tij ai kishte më shumë se 25 mijë lloje të syzeve.

9.Para se Tom Cruise të luante filmin "Top Gun", syzet e markës "Ray Ban" ishin të projektuara vetëm për pilotët e ushtrisë amerikane.

10.Sipas hulumtimeve, gjysma e njerëzve në botë kanë nevojë për t'i përdorur syzet.

The post Dhjetë fakte interesante për syzet appeared first on Ekonomia Online.

Njihuni me rregullin 90-10 për marrjen e vendimeve

Posted: 09 Aug 2018 10:38 AM PDT

Jennifer Dulski si presidente e Change.org, nxiti miliona njerëz të ngriheshin kundër status quo-së. Në Facebook, ku u bë vitin e kaluar drejtuese e Grupeve, Dulski tërhoqi njerëzit së bashku rreth interesave dhe shqetësimeve të përbashkëta. Pra, nuk është e çuditshme që Dulski zgjodhi angazhimin dhe mobilizimin e njerëzve si subjekt i librit të saj.

Qëllimi: A jeni një menaxher i lëvizjes apo një fillestar? Udhëheqësit e lëvizjeve përfshirë bizneset sipërmarrëse nxisin pasuesit të besojnë në një vizion, tek njëri-tjetri dhe në vetvete. Për të grumbulluar fuqinë e shumë vetave, ata u drejtohen nevojave dhe ëndrrave të individëve. Në bizneset për të cilat ajo ka punuar, e cila gjithashtu përfshin Google dhe Yahoo, Dulski ka zhvilluar dhe përshtatur një sërë mjetesh dhe teknikash për të maksimizuar mision dhe kënaqësinë në rolet e punonjësve.

Ajo i përshkroi disa prej tyre në një intervistë të kohëve të fundit.

Përshtateni motivimin

Ndërsa menaxhonte një ekip në Yahoo, Dulski bëri një zbulim. Një grua shpjegoi hapur se shpërblimet nuk i interesonin. "Nuk do e kisha menduar kurrë këtë," thotë Dulski. "Nëse ajo nuk do të më kishte thënë, unë do të përpiqesha ta motivoj atë bazuar në atë që më motivon, gjë që do të ishte gjëja e gabuar".

E vetmja mënyrë për të ditur se çfarë motivon individët, përfundoi Dulski, është t'i pyesni ata. Prandaj: Grafiku i Modës Motivuese. Dulski u jep punonjësve një vizatim të një rrethi të zbrazët dhe u thotë atyre ta shpërndajnë sipas prioriteteve të tyre personale. 60% mund të jenë zhvillimi personal, 20 % njohje, dhe 20% kompensim. "Ndonjëherë, njerëzit do të thonë gjëra të pazakonta, si p.sh. "Jam vërtet i motivuar ngaqë jam në qendër të vëmendjes"," thotë Dulski.

Punonjësit pastaj ngjyrosin kode me ngjyra ku çdo pjesë tregon nivelet aktuale të kënaqësisë. E gjelbër- nëse kompania bën një punë të madhe motivuese. E verdhë-nëse punonjësi dëshiron më shumë. E kuqe- nëse gjërat janë keq.

Dulski thotë se kompensimi merr një tjetër kuptim kur njerëzit mendojnë se nuk paguhen aq sa vlejnë. Pasi plotësohen nevojat financiare, tre motivatorët më të zakonshëm bëhen qëllimi, rritja dhe lidhja. "Njerëzit duan të dinë se po punojnë për diçka që ka rëndësi dhe rolin e tyre në të", thotë ajo. "Ata duan të punojnë me njerëz që i respektojnë, besojnë dhe kënaqen dhe duan të ndihen sikur po mësojnë, po rriten, po sfidohen".

Qartësoni vendimmarrjet

Pavarësisht se kompania flet për mundësitë për rritje, njerëzit shpesh ndihen të pafuqishëm për të ecur përpara. Dulski sugjeron një rregull: Punonjësit duhet të jenë në gjendje të marrin 90 % të vendimeve të kërkuara nga vendet e tyre të punës. Për të krijuar një fjalor të përbashkët për të diskutuar nivelet e autoritetit, ajo përdor të njëjtin kodim të ngjyrosur të vendosur në tabelë: e gjelbër- për vendimet e bëra në mënyrë autonome; e kuqe- për vendimet që kërkojnë leje; dhe të verdhë -për vendime ku autoriteti është i paqartë.

Dulski thotë se pa Rregullin '90-10, gjërat kanë tendencë të prishen në një nga dy mënyrat. "1- nuk duhet që njerëzit të marrin vendime që nuk duhet të marrin duke u bazuar në rolin e tyre; 2- nuk duhet që për çdo vendim që punonjësi mund të marrë vetë të përfshihet një menaxher". Të dy rastet i lënë punonjësit të ndihen të kontrolluar.

Së bashku me rregullën '90-10, Dulski sugjeron që kompanitë të miratojnë logot e vendimeve për të gjetur se kush ka marrë vendime dhe kur, si dhe arsyetimet e tyre dhe njerëzit që janë konsultuar. Regjistrime të tilla tregojnë nëse vendimmarrja është duke u shpërndarë në mënyrë të mjaftueshme. "Ajo gjithashtu shërben për transparencë", thotë ajo. "Kur merren vendime të mëdha, të gjithë duan të jenë të përfshirë".

Kjo zakonisht nuk është e mundur, por të paktën të gjithë mund të kuptojnë se si dhe pse u mor vendimi.

Vendosni planin afatgjatë

Thuhet "Njerëzit nuk lënë kompanitë, ata lënë menaxherët". "Përvoja ime ka qenë që njerëzit largohen kur ndalojnë të rriten dhe të mësojnë", thotë Dulski. Në Change.org, ajo mësoi një teknikë të quajtur Horizon Mapping për t'i mbajtur njerëzit të motivuar dhe për të drejtuar përparimin e tyre drejt qëllimeve personale. Punonjësit fillojnë duke identifikuar aftësitë e tyre ekzistuese – ndërtimin e marrëdhënieve, për shembull – në bazë të përvojave të tyre. Ata pastaj vendosin qëllime pesë ose dhjetëvjeçare. "Këto priren të jenë ide të mëdha", thotë Dulksi. "Unë kam pasur njerëz që thonin: dua të kandidojë për zyrën e zgjedhur. Dua të jem CEO i kompanisë sime. Dua të krijoj diçka". Së fundi, punonjësit krahasojnë aftësitë me objektivat në horizont. Së bashku me udhëheqësit, ata pastaj përcaktojnë se cilat role ose përvoja do të mbyllin hendekun midis tyre. "Nganjëherë, një projekt mund të duket jo interesant, por nëse ata e kuptojnë se si projekti i çon në hapin e ardhshëm, projekti bëhet imponues".

Njihuni me njerëz

Marrëdhëniet e forta personale – midis drejtuesve dhe punonjësve dhe midis punonjësve, bëjnë që puna së bashku të jetë më e natyrshme dhe e kënaqshme. Punonjësit duhet të mësojnë për njëri-tjetrin si njerëz, jo vetëm si kolegë. Drejtuesve u sugjerohet t'i kushtojnë kohë këtij fakti. (Nga Inc.com/ Përktheu: businessmag.al)

The post Njihuni me rregullin 90-10 për marrjen e vendimeve appeared first on Ekonomia Online.

930 tërmete për një muaj në Shqipëri

Posted: 09 Aug 2018 10:34 AM PDT

Nga data 4 korrik, ku u shënua tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë, deri më 9 gusht, në Shqipëri ka vijuar aktiviteti sizmik. Lëkundja sizmike e 930 është regjistruar mëngjesin e sotëm, në orën 2:38, me epiqendër te Kepi i Rodonit.

Tërmeti ka qenë me magnitudë të ulët, 3.6 ballë të shkallës Rihter. Sipas sizmologëve të Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Mjedisit dhe Ujit, shpeshtësia e këtyre tërmeteve është më e madhe në raport me ato që kanë magnitudë më të madhe.

Vazhdimësia e lëkundjeve sizmike është normale, pasi sa më e vogël të jetë magnituda, aq më shpesh priten të ndodhin.

Tërmeti me epiqendër në Kepin e Rodonit, konsiderohet me intensitet të ulët dhe në frekuencë e në magnitudë. Ai nuk ka pasur lëkundje të tjera pasuese, ndryshe nga tërmeti në Gjirin e Lalzit, një muaj më parë.

Tërmetet janë të paparashikueshme dhe nuk mund të themi a do të vijojnë, por duke qenë se Shqipëria është vend aktiv në aspektin tektonik, sipas sizmologëve, mund të aktivizohen zona të tjera në vend.

The post 930 tërmete për një muaj në Shqipëri appeared first on Ekonomia Online.

Konsumoni kumbulla të thata

Posted: 09 Aug 2018 10:33 AM PDT

Kumbullat e thata janë një mënyrë e mirë për të mbrojtur kockat tuaja. Përbërësit që ato kanë ndihmojnë në një shëndet më të mirë të kockave.

Shkencëtarët në Universitetin e Floridës në Oklahoma kanë vërtetuar se konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë përmirëson dendësinë e kockave.

Ata realizuan një studim tek dy grupe femrash për një periudhë 1-vjeçare. Grupi i parë i femrave nuk konsumoi kumbulla ndërsa i dyti po.

Në fund, shkencëtarët arritën në përfundimin se grupi që konsumoi kumbulla kishte kocka më të forta.

The post Konsumoni kumbulla të thata appeared first on Ekonomia Online.

Sa shpesh duhet të postoni në rrjetet sociale?

Posted: 09 Aug 2018 10:32 AM PDT

Ky është një nga misteret më të mëdha të jetës.

Ju doni të arrini maksimumin nga çdo postim në çdo rrjet social. Por ka dhe momente të mira e të këqija të cilat duhet t'i dini.

Në këtë guidë, do të merni përgjigjen e titullit të artikullit. Por duhet të keni parasysh: Nuk ka asnjë frekuencë magjike të medias sociale dhe nuk duhet të postoni në një kohë të caktuar. Çështja kryesore është që zakonisht të postoni përmbajtje cilësore. Njerëzit do t'ju gjejnë edhe në qoftë se media sociale nuk e tregon postin tuaj.

Facebook

Ndryshimet e vazhdueshme të Facebook, kërkojnë të reduktojnë zhurmën nga postimet e tepërta dhe të përzgjedhin postimet më të mira që ju doni të shihni.

Njihni audiencën tuaj me Facebook Page Insights për të par se kush i ndjek dhe ndërvepron në përmbajtjen tuaj.

Prodhoni përmbajtje cilësore që janë të përshtatshme për platformën dhe që ju i pëlqeni t'i krijoni. Provoni gjithashtu të transmetoni Facebook Live Video në qoftë se mendoni se i përshtatet markës suaj.

Eksperimentoni me orarin e përmbajtjes suaj derisa të gjeni se çfarë funksionon më mirë për ju dhe audiencën tuaj.

Twitter

Twitter ka pësuar gjithashtu ndryshime në politikën e ti për çështjet e automatizimit të tepërt dhe spamming. Ashtu si Facebook, Twitter dëshiron që përdoruesit e tij të kenë një përvojë të mirë në rrjet:

Jepini të gjithëve fuqinë për të krijuar dhe ndarë idetë dhe informacion të menjëhershëm, pa pengesë. – Misioni i Twitter

Instagram

Instagram gjithashtu ka bërë disa ndryshime, që publikimin direkt të fotove në Profilet Business.

Instagram është një platformë vizuale, ndaj si mund ta përdorni më mirë për të reklamuar brandin tuaj?

Postoni foto dhe video me cilësi të lartë që e tregojnë më së mirë produktin apo shërbimin tuaj. Askush nuk do të shof foto të dala mode me xixa apo efekte. Por fillimisht ju nevojitet të projektoni një imazh profesional të markës suaj. Mos harroni të shtoni hashtags dhe të etiketoni persona të ndryshëm që lidhen me postimet tuaja.

Çojeni audiencën në prapaskenë. Tregojini atyre se si është të punosh në kompanine tuaj. Jepini jetë fotove me eksperienca nga jeta reale.

Provoni Instagram Stories për të publikuar përmbajtje të re çdo ditë, sepse ato zhduken pas 24 orëve.

Stories ju lejojnë të postoni më shumë, pa e dëmtuar imazhin e markës suaj.

LinkedIn

LinkedIn po bëhet një platformë më praktike që shpërblen postimet dhe angazhimin e vazhdueshëm.

Suksesi nuk është një sport që kërkon spektatorë. Për ta bërë LinkedIn të funskionojë, ju duhet të keni një plan dhe ta zbatoni atë vazhdimisht.

Bëni postime vetëm me tekst për të marrë më shumë angazhime.

Përdorni emoji dhe ikona në postimet tuaja për të ndarë tekstin dhe për t'i dalluar postimet tuaja nga ato të të tjerëve.

LinkedIn i pëlqen komentet. Ashtu si Facebook, nëse postimi juaj merr komente të mira, atëherë LinkedIn do të fillojë ta ndajë atë me një audiencë të zgjeruar, kështu që do të merrni më shumë pikëpamje, më shumë angazhime dhe më shumë veprime në faqe.

The post Sa shpesh duhet të postoni në rrjetet sociale? appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more