Skip to main content

“Unitedi asnjëherë nuk paraqiti ofertë për Maguiren” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Unitedi asnjëherë nuk paraqiti ofertë për Maguiren” plus 9 more Telegrafi Futboll


Unitedi asnjëherë nuk paraqiti ofertë për Maguiren

Posted: 16 Aug 2018 02:53 PM PDT

Mediat angleze kanë zbuluar se Manchester Unitedi asnjëherë nuk paraqiti një ofertë këtë verë për mbrojtësin e Leicester Cityt, Harry Maguire.

Vera ishte e nxehtë për Djajtë e Kuq, të cilët ishin të interesuar në përforcimin e skuadrës së tyre për sezonin e ri.

Njëri nga emrat më të përfolur padyshim se ishte emri i mbrojtësin anglez, Maguire, por që as ky nuk u transferua në Old Trafford.

United kishte refuzuar ta transferojë vitin e kaluar për 17 milionë euro Maguiren United kishte refuzuar ta transferojë vitin e kaluar për 17 milionë euro Maguiren

Megjithatë, mediumi anglez The Telegraph raporton se Unitedi nuk ka paraqitur asnjë ofertë për mbrojtësin Maguire gjatë verës.

Maguire gjatë një dueli me Salah (Getty Images)

Leicester tani janë në bisedime të avancuara me Maguire mbi një kontratë të re dhe të përmirësuar me ish-kampionin e Ligës Premier.

Harry Maguire me kontratë të re te Leicesteri Harry Maguire me kontratë të re te Leicesteri

Maguire ende ka katër vjet të mbetura në marrëveshjen pesë vjeçare që ai nënshkroi në King Poëer Stadium kur u transferua nga Hull në qershor 2017.

Por, Dhelprat janë gati të shpërblejnë yllin e tyre të mbrojtjes me një pagë prej  75 mijë funtësh në javë. /Telegrafi/

The post Unitedi asnjëherë nuk paraqiti ofertë për Maguiren appeared first on Telegrafi.

Reali jo vetëm që nuk e lejon largimin e Modricit, por edhe raporton Interin në FIFA?

Posted: 16 Aug 2018 02:32 PM PDT

Jo vetëm që Real Madridi nuk do të lejojë Luka Modricin të largohet, por thuhet se ata do të raportojnë Interin në FIFA për qasje ilegale ndaj lojtarit të tyre.

Modric dhe përfaqësuesit e tij kanë shtyrë me javë për të bërë një transferim në kroatit në Giuseppe Mezza.

E gjitha kjo nën pretendimet e tyre se presidenti Florentino Perez kishte premtuar ta linte atë të largohet shkojë nëse ata fitojnë Ligën e Kampionëve për të tretin vit radhazi.

Modric do të kërkojë largimin deri në fund, te Real Madridi thonë diçka tjetër Modric do të kërkojë largimin deri në fund, te Real Madridi thonë diçka tjetër

Megjithatë, me Cristiano Ronaldo të transferuar në Juventus në rrethana të ngjashme, Perez ia mbylli derën Interit për mesfushorin kroat.

Perez nuk dëshiron ta lëshoj Modricin

Sonte (e premte) u njoftua një takim i fundit mes Modricit dhe Perezit, por ai shkoi më keq sesa Interi mund ta priste.

Sipas mediumit Cadena Ser, jo vetëm që Real Madridi nuk do të konsiderojë negociatat për ta lënë atë të largohet, por ata do të raportojnë edhe Interin në FIFA.

Modric pritet të takohet sot me Perezin dhe ta bëjë lutjen e fundit për t'iu bashkuar Interit Modric pritet të takohet sot me Perezin dhe ta bëjë lutjen e fundit për t'iu bashkuar Interit

Raportimi i tyre në drejtim të klubit italian do të vjen në lidhje me qasjen ilegale të tyre për të nënshkruar para-kontratë me lojtarin.

Në anën tjetër, Interi mund të akuzojë Perezin vetëm për hipokrizi, pasi ka emëruar trajnerin e ri Julen Lopetegui vetëm disa ditë para se ai duhej të fillonte Kupën e Botës me Spanjën. /Telegrafi/

The post Reali jo vetëm që nuk e lejon largimin e Modricit, por edhe raporton Interin në FIFA? appeared first on Telegrafi.

Monchi: N’Zonzi më i mirë se Malcom

Posted: 16 Aug 2018 02:06 PM PDT

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka vlerësuar lartë transferimin e ri të skuadrës, Steven N’Zonzi, të cilin e cilëson më të mirë se Malcom që iu ‘vodh’ nga Barcelona.

Roma ka transferuar mesfushorin francez nga Sevilla për një shifër rreth 30 milionë euro në total dhe kjo e ka bërë të lumtur drejtorin sportiv Monchi, të cilit nuk i ka mbetur fare hatri për mos-arritjen e Malcom.

“Thashë se do të merrja një lojtar më të fortë [se Malcom], por jo domosdoshmërisht në të njëjtin rol”, ka thënë fillimisht Monchi në një konferencë shtypi.

Nzonzi prezantohet te Roma dhe do ta mbajë numrin 42: I lumtur që jam këtu, kam ardhur për trofe Nzonzi prezantohet te Roma dhe do ta mbajë numrin 42: I lumtur që jam këtu, kam ardhur për trofe

“A nuk duket kampioni i botës më i fortë se Malcom për ty? Për mua, Steven është më i mirë se Malcom”, shtoi Monchi drejt një gazetari.

Malcom u ‘vodh’ nga Barcelona

“Ne tashmë kemi lojtarë më të fortë në ekipin tonë. Ne kemi përmirësuar ekipin pa menduar për rolet e përcaktuara”.

“Malcom ishte një mundësi sepse ai dukej i fortë, por shkuam përpara duke kërkuar dy lojtarë të njëjtë dhe disa të tjerë”.

“Dhjetë ditë më parë, ishte e pamundur të nënshkruhej Steven për shkak të një arsyeje ekonomike, por falë dëshirës së agjentit të tij – që është babai i tij – që të vijë këtu dhe përpjekjeve të klubit, ne kemi pasur sukses”.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Kemi marrë një lojtar të fortë”, përfundoi drejtori sportiv i Romës. /Telegrafi/

The post Monchi: N’Zonzi më i mirë se Malcom appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Duam që ky të jetë një vit historik për klubin

Posted: 16 Aug 2018 01:37 PM PDT

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu është duke kërkuar një vit historik për klubin dhe i ka kërkuar ekipit të shkojë më mirë sesa sezonin e kaluar.

Duke përmendur dështimin e klubit në sezonin e kaluar, ku u eliminuan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve – Bartomeu ishte në gjendje të mirë përpara se të fillonte sezoni i ri i La Ligës.

Bartomeu shpreson që ky sezon të jetë historik për Barcelonën dhe pret nga futbollistët të bëjnë më mirë se sezonin e kaluar.

Messi bëhet futbollisti me më së shumti trofe në histori të Barcelonës Messi bëhet futbollisti me më së shumti trofe në histori të Barcelonës

“Ne po hyjmë në një sezon të ri me shumë kënaqësi dhe pozitivitet”, ka thënë fillimisht Bartomeu në një konferencë në Barcelonë.

Barca e nisi sezonin me trofeun e Superkupës së Spanjës

“Sezoni i kaluar ishte një mrekulli për klubin – ne morëm titullin e shtatë të ligës në dhjetë vjet dhe fituam trofeun e dyfishtë të vendit”.

“Këtë sezon ne synojmë të shkojmë një hap më tej”.

Messi: Krenar që jam kapiten i Barcelonës, do ta sjellim Ligën e Kampionëve Messi: Krenar që jam kapiten i Barcelonës, do ta sjellim Ligën e Kampionëve

“Ishte e rëndësishme të fillonim me ngritjen e Superkupës spanjolle kundër një skuadre si Sevilla, e cila tashmë kishte luajtur ndeshje konkurruese këtë sezon”.

“Ne duam që ky të jetë një vit historik për klubin”, përfundoi presidenti i Barcelonës. /Telegrafi/

The post Presidenti i Barcelonës, Bartomeu: Duam që ky të jetë një vit historik për klubin appeared first on Telegrafi.

Albian Ajeti shënon golin e vetëm ndaj Vitesses, Baseli kalon tutje në Ligën e Evropës

Posted: 16 Aug 2018 01:03 PM PDT

Sulmuesi me prejardhje shqiptare, Albian Ajeti ka vazhduar me paraqitje të mira dhe gola me fanellën e Baselit.

Ajeti ka shënuar edhe një herë emrin e tij në listën e realizatorëve për skuadrën zvicerane.

21-vjeçari nga Kosova ka shënuar gol ndaj holandezëve të Vitesses.

Të gjitha lajmet rreth Albian Ajetit Të gjitha lajmet rreth Albian Ajetit

Ky gol i Ajetit ka dalë të jetë i fitores për Baselin, të cilët triumfuan në fund me rezultat 1-0.

Sulmuesi shqiptar ka shënuar me kokë në minutën e 30-të pas asistimit të Luca Zuffi.

Ky është goli i dytë i Ajetit në kualifikimet për grupet e Ligës së Evropës, pasi disa javë më parë i shënoi edhe PAOK-ut.

Ajeti përveç garave evropiane, po kalon formë të mirë dhe po shënon gola edhe në Superligës e Zvicrës. /Telegrafi/

The post Albian Ajeti shënon golin e vetëm ndaj Vitesses, Baseli kalon tutje në Ligën e Evropës appeared first on Telegrafi.

Ramos: Reali do të fitoj përsëri, askush nuk dyshon në këtë

Posted: 16 Aug 2018 12:47 PM PDT

Sergio Ramos ka folur pas humbjes së Real Madridit në finale të Superkupës së Evropës ndaj Atletico Madridit.

Real Madridi si fitues i Ligës së Kampionëve u ndesh për Superkupën e Evropës ndaj Atletico Madridit, fituesit aktual të Ligës së Evropës.

Fitorja në këtë ndeshje i takoi Los Colchoneros, të cilët pas vazhdimeve triumfuan me rezultat 4-2, pasi loja e rregullt përfundoi me barazim 2-2.

Gola, përmbysje, vazhdime - Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s Gola, përmbysje, vazhdime - Atletico nënshtron Realin dhe fiton Superkupën e UEFA-s

Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek tifozët e Mbretërve, por jo edhe për kapitenin e tyre Ramos.

Mbrojtësi spanjoll ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të treguar se Reali do t’i kthehet përsëri fitoreve dhe për këtë nuk dyshon askush.

“Ne mësojmë diçka nga çdo humbje”.

Lopetegui aludon se objektivi i Realit për këtë sezon është titulli i La Ligës Lopetegui aludon se objektivi i Realit për këtë sezon është titulli i La Ligës

“Do të fitojmë përsëri me këtë fanellë dhe askush nuk e dyshon atë”.

“HalaMadrid dje, sot, nesër dhe përgjithmonë”, ka shkruar Ramos në profilin e tij në Instagram. /Telegrafi/  

The post Ramos: Reali do të fitoj përsëri, askush nuk dyshon në këtë appeared first on Telegrafi.

Befason Lukaku, mendon pensionimin nga Belgjika

Posted: 16 Aug 2018 12:28 PM PDT

Romelu Lukaku ka befasuar të gjithë me deklaratat e fundit në lidhje me pensionimin e tij.

Lukaku është njëri nga lojtarët kryesor të Kombëtares së Belgjikës viteve të fundit.

Një gjë të tillë e ka treguar edhe në Kupën e Botës “Rusia 2018”, ku me katër gola të shënuara ndihmoi belgët të arrijnë vendin e tretë.

Formacioni më i mirë i Botërorit, dominon Franca Formacioni më i mirë i Botërorit, dominon Franca

Megjithatë, deklaratat e tij të fundit në lidhje me futbollin ndërkombëtar i kanë befasuar të gjithë.

Lukaku është golashënuesi më i madh në histori të Belgjikës (Getty Images)

Sulmuesi i Manchester Unitedit në një intervistë të tij ka thënë se mendon pensionimin nga kombëtarja pas Euro 2020.

“Pas kampionatit evropian, mendoj se unë do të ndalem”, ka thënë shkurt Lukaku kur u pyet në lidhje me futbollin ndërkombëtar.

Kjo është sigurisht një befasi e madhe, pasi Lukaku momentalisht ka vetëm 25 vjet dhe pas Euro 2020 do t’i kishte vetëm 27 vjet.

Ndryshe, Lukaku është golashënuesi më i madh në histori të Belgjikës me 40 gola, të cilat kanë ardhur nga 75 ndeshje. /Telegrafi/

The post Befason Lukaku, mendon pensionimin nga Belgjika appeared first on Telegrafi.

Kukësi mposht Torpedon, por eliminohet nga Liga e Evropës për vetëm një gol

Posted: 16 Aug 2018 12:13 PM PDT

Kukësi ka fituar në shtëpi ndaj gjeorgjianëve të Torpedos me rezultat 2-0, por kjo nuk i ka mjaftuar për të kaluar tutje në Ligën e Evropës.

Skuadra shqiptare është treguar e fortë në ndeshjen kthyese, duke e mposhtur kampionin në fuqi të Gjeorgjisë.

Por, kjo fitore nuk i ka mjaftuar veriorëve të Shqipërisë, pasi janë eliminuar nga garat e Ligës së Evropës me rezultat përfundimtar 5-4.

Kukësi pëson humbje të thellë në Gjeorgji nga Torpedo Kukësi pëson humbje të thellë në Gjeorgji nga Torpedo

Kjo pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në udhëtim skuadra e trajnerit Armando Cungu u mposht thellë 5-2 dhe mbeti peng i vetëm një goli.

Ndeshja e zhvilluar në Elbasan Arena i takoi në përgjithësi kuksianeve, të cilët ishin më të mirë në të dy pjesën e ndeshjes, duke shënuar nga një gol.

 

Pjesa e parë u karakterizua me disa raste të mira të skuadrës shqiptare, por të cilët arritën të shënojnë vetëm në nga penalltia.

Ishte sulmuesi nga Mozambiku, Reginaldo, i cili ishte i saktë në minutën e 29-të për 1-0.

Në pjesën e dytë përsëri ishin vendasit të cilët dominuan, por që përsëri u desh të shënojnë gol nga pika e bardhë me anë të Reginaldos (75′), i cili vulosi rezultatin përfundimtar 2-0. /Telegrafi/

The post Kukësi mposht Torpedon, por eliminohet nga Liga e Evropës për vetëm një gol appeared first on Telegrafi.

Marseille mes Balotellit dhe Zazas

Posted: 16 Aug 2018 11:39 AM PDT

Olympique Marseille do të bëjë një ofertë përfundimtare për të rënë dakord me Nice për sulmuesin italian, Mario Balotelli, ndërsa Simone Zaza mete në pritje.

Sipas mediumit italian Sky Sport Italia, një takim është organizuar për të premten për të diskutuar situatën mes palëve.

Në dy vjet të kaluara te Nice, ‘SuperMario’ shënoi 43 gola dhe tre asistime në 66 ndeshje konkurruese, por e ka bërë të qartë se dëshiron të largohet.

Balotelli arrin në Marseille për teste mjekësore Balotelli arrin në Marseille për teste mjekësore

Ai kishte vizituar fushën stërvitore të Marseillet muajin e kaluar për t’u nënshtruar testeve mjekësore, gjet ky i cili e zemëroi klubin e tij aktual.

Mario Balotelli (Getty Images)

Balo refuzoi të merrte pjesë në trajnimin para-sezonal me Nice, pasi ata refuzuan ofertën e Marseille.

Simone Zaza (Foto: Valencia/Twitter)

Në vend të kësaj, ekipi i Rudi Garcia e ktheu vëmendjen te Valencia dhe bëri një marrëveshje për sulmuesin Zaza.

Vieira: Balotelli dëshiron të largohet nga Nice Vieira: Balotelli dëshiron të largohet nga Nice

Megjithatë, bashkëkombësi i tij, Balotelli mbetet zgjedhja e tyre numër një për repartin e avancuar.

Është raportuar se e premtja do të jetë vendimtare, dhe sikur Marseille të mos arrijë të prishë barrierat e Nice për Balotellin, atëherë ata do të vendosen për Zazan. /Telegrafi/

The post Marseille mes Balotellit dhe Zazas appeared first on Telegrafi.

Ndeshja e parë e La Ligas në SHBA: Kush mund të luajë dhe kur?

Posted: 16 Aug 2018 11:23 AM PDT

Për herë të parë ndonjëherë, një ndeshje zyrtare në La Liga do të luhet në Shtetet e Bashkuara, por njoftimi i federatës spanjolle ka ngritur shumë pyetje.

Është një marrëveshje që ka shumë të panjohura, por gazeta spanjolle Marca është munduar t’i tregojë disa nga to.

Kush do të luajë këtë ndeshje?

Sipas mediumi El Pais, loja që do luhet në Shtetet e Bashkuara do të ishte një ndeshje e Real Madridit ose Barcelonën, pasi ato do të ishin dy klube që do të tërhiqnin më shumë interesim në tokën amerikane.

Zyrtare: Edhe në SHBA do të zhvillohen ndeshjet e La Ligas Zyrtare: Edhe në SHBA do të zhvillohen ndeshjet e La Ligas

Cilat stadiume do të ‘humbasin’ nga Shtetet e Bashkuara?

Kjo është një çështje tjetër, pasi nëse është një ndeshje në Santiago Bernabeu ose Camp Nou, kjo nënkupton shumë mijëra spektatorë që vijnë për ta parë atë dhe secili klub humbet mbështetjen e publikut të tyre lokal.

Tifozët lokal të Realit dhe Barçës mund të humbin ndonjë ndeshje të mirë në stadiumin e tyre (Getty Images)

A do të ketë kompensim të blerësve të biletave sezonale?

Klubet, nëse marrin kompensim financiar për ‘humbjen’ e ndeshjes, mund të detyrohen të ri-mbursojnë blerësit biletave sezonale dhe anëtarët që kanë paguar për atë ndeshje.
Në rastin e një skuadre të vogël, do të linte tifozët e saj pa një nga pikat kryesore të sezonit të tyre; vizita e Real Madridit apo e Barcelonës.

Në cilën kohë të sezonit?

Ky është një tjetër aspekt i rëndësishëm, pasi një udhëtim në anën tjetër të Atlantikut përfshin shumë orë fluturim. Nëse ky takim është nga një ekip i përfshirë në garat evropiane, mund të jetë hendikep kur ai të përgatitet për Ligën e Kampionëve.
Me një orar të ngjeshur, duke ditur se në cilën kohë të sezonit ata do të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara ndikon në planifikimin e zakonshëm të stafit stërvitor.

Në çfarë kohe do të luhet?

Kjo pikë do të ishte më pak problematike. Nëse ndeshja luhet në Miami në orën 14:00, do të ishte ora 20:00 në Spanjë dhe kjo nuk do të shfaq asnjë problem. /Telegrafi/

The post Ndeshja e parë e La Ligas në SHBA: Kush mund të luajë dhe kur? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more