Skip to main content

“Tuchel: Neymari është një artist kreativ, do ta lejoj ta bëjë lojën e tij” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Tuchel: Neymari është një artist kreativ, do ta lejoj ta bëjë lojën e tij” plus 9 more Telegrafi Futboll


Tuchel: Neymari është një artist kreativ, do ta lejoj ta bëjë lojën e tij

Posted: 11 Aug 2018 02:50 PM PDT

Thomas Tuchel do ta lejojë Neymarin t’i shprehë cilësitë e tij te Paris Saint-Germaini dhe nuk dëshiron ta angazhojë brazilianin në fazën mbrojtëse.

26-vjeçari pati një Kampionat Botëror zhgënjyes me Brazilin, ndërsa u kthye në fundjavën e kaluar te PSG, ku u inkuadrua si zëvendësues (për të regjistruar paraqitjen e parë për klubin që nga muaji shkurt kur u lëndua) në triumfin ndaj Monacos, në ndeshjen për kupën ‘Trophee des Champions’.

Neymar në Kampionatin Botëror me Brazilin (Foto: Getty Images)

Tashmë kur e ka tejkaluar lëndimin nga sezoni debutues te kampioni francez, Tuchel dëshiron që futbollisti më i shtrenjtë në histori të shkëlqejë si qendra fokale e skuadrës së tij.

“Është e qartë se Neymari është lojtari im kyç. Ai është njëri prej lojtarëve më të mirë në botë, por njëherësh është një artist, një autor kreativ”.

Lajmet për Neymar Lajmet për Neymar

“Për lojtarët kreativë, nganjëherë është më lehtë që të mos u bëhet shumë presion”.

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel (Foto: Getty Images)

“Ekzistojnë shumë mënyrë për të qenë lider, ndërsa sa i përket Neymarit, sipas mendimit tim, ai është lideri jonë kur është i lumtur në aspektin e lojës”.

“Ai bëhet i rrezikshëm, krijon më shumë. Ka lojtarë që janë përgjegjës për mbrojtjen dhe për mua, mbrojtja nuk është obligim i tij”, ka thënë Tuchel në konferencën për shtyp para ndeshjes së të dielës.

Kampioni i Francës do ta fillojë sezonin 2018/2019 në Ligue 1 me takimin kundër Caen. /Telegrafi/

The post Tuchel: Neymari është një artist kreativ, do ta lejoj ta bëjë lojën e tij appeared first on Telegrafi.

Vieira: Balotelli dëshiron të largohet nga Nice

Posted: 11 Aug 2018 02:26 PM PDT

Trajneri i Nice, Patrick Vieira pranon se Mario Balotelli dëshiron të largohet, kështu që sipas tij nuk ka gjasa që ai të mbetet te francezët për këtë sezon.

Sezoni i Ligue 1 filloi këtë mbrëmje dhe sulmuesi italian, Balotelli, nuk ishte i përfshirë.

Kjo mos-përfshirje e tij në ekip erdhi pasi nuk pranoi të ndiqte stërvitjen para-sezonale kur u përpoq të shtynte një lëvizje drejt Olympique Marseille.

Vieria paralajmëron Balotellin Vieria paralajmëron Balotellin

Tani raportet janë acaruar edhe më shumë dhe trajneri i Nice, Viera ka thënë se Balotelli dëshiron të largohet dhe nuk ka asnjë gjasë që ai të qëndroj.

Balotelli nuk dëshiron të qëndrojë më te Nice

“Lojtari [Balotelli] dëshiron të largohet, kështu që nuk ka gjasa që ai të mbetet këtu”, ka thënë fillimisht Vieira për Canal Plus.

“Ne duam lojtarë të cilët kanë dëshirë të shkojmë përpara me klubin”.

Balotelli i hapur për kalimin te Napoli, por jo rikthim te Interi Balotelli i hapur për kalimin te Napoli, por jo rikthim te Interi

“Është një situatë shumë e komplikuar dhe e vështirë, kështu që klubi do të përpiqet të bëjë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar atë të largohet”, përfundoi francezi.

Balotelli është në dispozicion me një klauzolë prej 10 milionë euro dhe ka qenë i lidhur me një rikthim në Serinë A, por Parma nuk mund t’ia ofronte pagën, ndërsa Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis nuk është një tifoz i SuperMarios. /Telegrafi/

The post Vieira: Balotelli dëshiron të largohet nga Nice appeared first on Telegrafi.

Interi mposht Atletico Madridin në International Champions Cup

Posted: 11 Aug 2018 02:02 PM PDT

Interi ka fituar ndaj Atletico Madridi me rezultat minimal 1-0 në kuadër të ndeshjeve të International Champions Cup.

Nerazzurrët janë treguar më të fortë në miqësoren para-sezonale për International Champions Cup të zhvilluar në Wanda Metropolitano.

Pjesa e parë e ndehsjes ishte e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm italianët atë të cilët gjetën rrugën e rrjetës.

Ishte sulmuesi i talentuar argjentinas, Lautaro Martinez, i cili shënoi në minutën e 31-të një supergol për 1-0.

Ky gol i argjentinasit i dërgoi gjigantët italian në pushim me epërsi minimale.

Në pjesën e dytë, sikurse Luciano Spalletti ashtu edhe Diego Simeone bënë shumë ndryshime duke provuar lojtarë të rinj dhe rezervistë për t’i bërë gati për fillimin e sezonit.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti të gjej rrugën e rrjetës në këtë pjesë edhe përkundër rasteve të shumta nga të dyja ekipet.

Kështu, pas 90 minutave lojë Interi fitoi me rezultat minimal 1-0 dhe nga tri ndeshjet e zhvilluara në këtë turne ka dy fitore dhe një barazim. /Telegrafi/  

 

The post Interi mposht Atletico Madridin në International Champions Cup appeared first on Telegrafi.

Real Madridi fiton trofeun Bernabeu pasi mposhti Milanin

Posted: 11 Aug 2018 01:53 PM PDT

Real Madridi ka fituar ndaj Milanit me rezultat 3-1 dhe kështu ka fituar trofeun Bernabeu, i cili luhet në nder të legjendës Santiago.

Mbretërit këtë vit kanë zgjedhur Milanin si kundërshtar për të luajtur për trofeun Bernabeu.

Ndeshja përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat të ngushtë 3-1, ku të dyja skuadrat dhuruan lojë të mirë.

Momenti i golit të parë nga Benzema (Foto: Real Madrid/Twitter)

Pjesa e parë filloi me një gol të hershëm të Real Madridit, të cilët kaluan në epërsi 1-0 në minutën e dytë me anë të Karim Benzemas.

Milani arriti të kthehet në lojë pas vetëm dy minutave dhe ishte Gonzalo Higuain, i cili barazoi 1-1 me një gol të bukur nga distanca.

Festa pas golit të Higuainit (Foto: Milan/Twitter)

Kur pritej që pjesa e parë të përfundoj në skenë doli uellsiani Gareth Bale (45+) që shënoi nga afërsia për 2-1 dhe dërgoi skuadrën e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, të dy trajnerët vendosën të bëjnë shumë ndryshime duke provuar edhe lojtarë të rinj, por kjo rezultoi më sukseshëm për vendasët që shënuan edhe një herë.

Ishte spanjolli Borja Mayoral, i cili shënoi në minutën e fundit për 3-1 dhe vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes. /Telegrafi/

 

The post Real Madridi fiton trofeun Bernabeu pasi mposhti Milanin appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Sturaro te Sportingu, por transferohet vetëm pasi të shërohet nga lëndimi

Posted: 11 Aug 2018 01:40 PM PDT

Klubi portugez, Sporting CP ka njoftuar se Stefano Sturaro do t’i bashkohet atyre në huazim, por do të qëndrojë në Juventus për disa muaj për shkak të lëndimit.

Marrëveshja ishte pritur të arrihet më herët sot (e shtunë), por u shty pasi një çështje që u zbulua gjatë testeve të tij mjekësore.

Ky lëndim nuk konsiderohet mjaft serioz për të ndërprerë transferimin, por Sturaro do të qëndrojë në Torino dy muaj gjatë procesit të rehabilitimit.

Sturaro dështon në testet mjekësore te Sportingu? Sturaro dështon në testet mjekësore te Sportingu?

Kjo u konfirmua nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të skuadrës portugeze.

Juventusi do të paguajë edhe pagën e Sturaros gjatë periudhës së rikuperimit.

Ai do të shkojë në Lisbonë vetëm pasi ai të jetë plotësisht i përshtatshëm.

Shifra e huazimit nuk është përmendur fare, por ka mundësi të jetë dy milionë euro, me mundësi blerje në fund të sezonit. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Sturaro te Sportingu, por transferohet vetëm pasi të shërohet nga lëndimi appeared first on Telegrafi.

Torino refuzon ofertën e Napolit për Belottin

Posted: 11 Aug 2018 01:21 PM PDT

Napoli ka bërë një ofertë gjatë kësaj javë në drejtim të Torinos për sulmuesin italian, Andrea Belotti, por ajo është refuzuar.

Napoli njoftohet se ka ofruar 30 milionë euro plus shërbimet e Roberto Inglese me qëllim që të marrë Belottin.

Por, kjo nuk ka mjaftuar, pasi është refuzuar nga Torino që dëshiron 60 milionë euro para të thata.

Napoli ka marrëveshje personale me Belottin, i ofron 50 milionë euro Torinos Napoli ka marrëveshje personale me Belottin, i ofron 50 milionë euro Torinos

Sipas gazetës La Stampa në Torino, skuadra e Carlo Ancelottit bëri propozimin gjatë dy ditëve të fundit.

Andrea Belotti (Getty Images)

Ata vlerësojnë ish-sulmuesin e Chievos, Inglese në 20 milionë euro, kështu që kostoja e ofertës së tyre është në total rreth 50 milionë.

Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi Klauzolat më të mëdha në Serie A, komandon Icardi

Megjithatë, i njëjti raport insiston se Torino e ka refuzuar atë, pasi ata kërkojnë të paktën 60 milionë euro dhe të gjitha duhet të jenë të holla pa asnjë shkëmbim lojtarësh.

Ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh në kontratën e Belottit, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë. /Telegrafi/

The post Torino refuzon ofertën e Napolit për Belottin appeared first on Telegrafi.

Milani i bashkohet garës për Martialin

Posted: 11 Aug 2018 12:59 PM PDT

Klubi i madh italian, Milani i është bashkuar interesimit për sulmuesin anësor të Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Martial ka shprehur pakënaqësitë me situatën e tij te Djajtë e Kuq, ku po luan pak nën urdhrat e Mourinhos.

Kjo situatë ka bërë që Martial të shprehur pro largimit nga Old Trafford dhe nuk kanë munguar skuadrat e interesuara për të.

Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, Milani është klubi i fundit që ka treguar interesim për reprezentuesin e Francës, Martial.

Martial nuk është i lumtur te Unitedi (Getty Images)

Një numër i klubeve janë të interesuar në sulmuesin e talentuar, i cili duket se nuk ka rrugëdalje tjetër pos largimit nga Unitedi.

22-vjeçari ka qenë i lidhur edhe me Juventusin, Borussia Dortmundin dhe Atletico Madridin.

Mourinho lodhet nga refuzimi i Martial, i jep leje të largohet Mourinho lodhet nga refuzimi i Martial, i jep leje të largohet

Martial u la në stol në fitoren e mbrëmshme (e enjte) të Unitedit ndaj Leicester Cityt në javën e parë të sezonit të ri në Ligën Premier.

Për francezin ka pasur edhe skuadra angleze të interesuara, por atje është mbyllur afati kalimtar dhe Martial duhet të shikojë kampionate tjera. /Telegrafi/

The post Milani i bashkohet garës për Martialin appeared first on Telegrafi.

Maldini: Milanit i duhet kohë për tu rikthyer në nivele të larta

Posted: 11 Aug 2018 12:29 PM PDT

Paolo Maldini ka thënë se Real Madridi dhe të gjithë tifozët duan të shohin Milanin përsëri në nivelin më të lartë, por duhet kohë për ta bërë atë siç duhet.

Rossonerët arritën në Spanjë për ndeshjen miqësore ndaj Real Madridit për trofeun Santiago Bernabeu.

Gjatë qëndrimit në Madrid ka folur edhe legjenda e kuqezinjve, Maldini, i cili ka thënë se Reali është një kundërshtar i respektueshëm që dëshiron të na sheh përsëri në nivele të larta.

Zyrtare: Maldini rikthehet si drejtues te Milani Zyrtare: Maldini rikthehet si drejtues te Milani

Megjithatë, sipas legjendës italiane duhet kohë për të arritur në nivelin që ata duan.

“Jam i lodhur, por shumë i lumtur. Kthimi në një stadium të tillë të mrekullueshëm kundër një skuadre që ka fituar gjithçka është gjithmonë e mrekullueshme”, ka thënë fillimisht Maldini për Sky Sport Italia.

“Përveç se si kundërshtarë, ne kemi respektin maksimal të ndërsjellët me Real Madridin”.

Maldini flet si drejtues: Dashuri për Milanin, nuk ka blerje të madh, me tifozët nuk ka mosmarrëveshje Maldini flet si drejtues: Dashuri për Milanin, nuk ka blerje të madh, me tifozët nuk ka mosmarrëveshje

“Ata [Reali] dhe të gjithë tifozët duan të shohin Milanin përsëri në nivelin më të lartë, por duhet kohë për ta bërë atë siç duhet”. përfundoi drejtori i ri i Milanit.

Klubi është duke hyrë në një fazë të re nën fondin e mbrojtjes nga SHBA-të, Elliott Management, i cili rimori klubin pasi Yonghong Li nuk arriti të paguajë këstet e kredisë. /Telegrafi/

The post Maldini: Milanit i duhet kohë për tu rikthyer në nivele të larta appeared first on Telegrafi.

Real Betisi përpiqet ta gjejë një mënyrë për transferimin e Joao Marios

Posted: 11 Aug 2018 12:28 PM PDT

Real Betisi nuk i ka humbur shpresat për transferimin e mesfushorit të Interit, Joao Mario, para fillimit të sezonit 2018/2019.

Klubi spanjoll është duke përgatitur një ofertë të re për portugezin 25-vjeçar.

Mario nuk shihet se pjesë e formacionit startues të Nerazzurrëve në sezonin e ri të Serie A dhe klubi italian është duke pritur oferta për të.

Joao Mario (Foto: Getty Images)

Trajneri i Betisit, Quique Setien, e konsideron portugezin si një zëvendësim ideal të Fabian, i cili u transferua te Napoli.

Lajmet për Joao Marion Lajmet për Joao Marion

Mirëpo, qëllimi i ekipit nga La Liga është që të sigurojë shërbimet e Marios në formë huazimi njëvjeçar.

Interi, nga ana tjetër, do të dëshironte ta shesë lojtarin, të cilin e bleu për 40 milionë euro para dy vitesh nga Sportingu.

Joao Mario (Foto: Getty Images)

Betisi natyrisht se nuk e ka shumën e parave që e kërkojnë zikaltrit për të, mirëpo përfaqësuesit e klubit janë duke u përpjekur ta gjejnë një formulë për transferimin e tij.

Vet Joao Mario ka pranuar të marrë pagë më të vogël, në mënyrë që të luajë rregullisht në një skuadër tjetër.

Interi mund ta pranojë huazimin me obligim blerjeje të bazuar në paraqitjet e lojtarit. /Telegrafi/

The post Real Betisi përpiqet ta gjejë një mënyrë për transferimin e Joao Marios appeared first on Telegrafi.

Sturaro dështon në testet mjekësore te Sportingu?

Posted: 11 Aug 2018 12:15 PM PDT

Mediat portugeze raportojnë se kalimi i Stefano Sturaros te Sporting CP ka ngecur për shkak të moskompletimit të ekzaminimeve mjekësore.

Sipas Record, mesfushori i Juventusit ka dështuar në testet mjekësore për shkak të një lëndimi në dorë.

Stefano Sturaro (Foto: Getty Images)

Tashmë janë duke vazhduar bisedimet ndërmjet dy klubeve, ndërsa thuhet se Sportingu nuk do t’i paguajë dy milionë eurot për huazimin e tij.

Lajmet për Sturaron Lajmet për Sturaron

Nga ana tjetër, O Jogo raporton se edhe lojtari akoma nuk ka arritur marrëveshje personale me klubin portugez, ashtu që transferimi mund të dështojë.

Stefano Sturaro (Foto: Getty Images)

25-vjeçari është pjesë e Juventusit që nga viti 2014 kur u transferua nga Genoa, por atë sezon mbeti i huazuar te skuadra paraprake.

Duke qenë se nuk bën pjesë në planet e Massimilano Allegrit, Zonja e Vjetër vendosi ta largonte nga skuadra.

Ai ka luajtur në të gjitha grupmoshat edhe për Italinë, ndërsa nga viti 2016 është përfshirë në ekipin e parë, ku deri më tani i ka regjistruar shtatë paraqitje. /Telegrafi/

The post Sturaro dështon në testet mjekësore te Sportingu? appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more