Skip to main content

“Trump paralajmëron dhunë nëse humb zgjedhjet e mesmandatit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Trump paralajmëron dhunë nëse humb zgjedhjet e mesmandatit” plus 9 more - Gazeta Dita


Trump paralajmëron dhunë nëse humb zgjedhjet e mesmandatit

Posted: 29 Aug 2018 02:25 AM PDT

 

Në një takim privat me pastorë të krishterë, Donald Trump ka paralajmëruar për "dhunë", nëse republikanët nuk ruajnë kontrollin e Kongresit në zgjedhjet e mesmandatit, sipas një audioregjistrimi të takimit të siguruar nga "New York Times".

Në mbrëmjen shtetërore për pastorët e krishterë ungjillorë të së hënës në Shtëpinë e Bardhë, Trump u bëri thirrje udhëheqësve fetarë të përdornin fuqitë e tyre si klerikë për të garantuar se "të gjithë njerëzit e tyre të votojnë" në nëntor, raporton "NYT".

"Jeni vetëm një palë zgjedhje larg humbjes së gjithçka që keni", citohet t'u ketë thënë Trump atyre.

Nëse republikanët humbasin kontrollin në Kongres, "ata do të humbasin thuajse gjithçka menjëherë", ka thënë presidenti, duke iu referuar më pas demokratëve në Kongres.

"Ata do të përmbysin gjithçka kemi bërë dhe do ta bëjnë me shpejtësi dhe në mënyrë të dhunshme. Po në mënyrë të dhunshme. Do të ketë dhunë. Nëse hidhni sytë nga Antifa (lëvizje antifashiste), mund të vëreni se në këto grupe ka edhe njerëz të dhunshëm", ka vijuar Trump.

"NYT" raporton se kjo deklaratë shtesë nuk e bën të qartë se "për cilët ka folur Trump".

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës për të sqaruar nëse presidenti po iu referohej demokratëve në Kongres si "njerëz të dhunshëm", apo të komentonte se çfarë lidhjeje pretendonte presidenti mes establishmentit të ligjvënësve demokratë dhe protestuesve të rinj antifashistë.

Komentet e presidentit amerikan duket se i bëjnë jehonë retorikës së publiciteteve politike nga Shoqata Kombëtare e Armëve, "NRA", e krahut të djathtë.

Në një video publicitare tejet të kritikuar të vitit të kaluar, grupi që mbron të drejtat për armatosje përdori pamje nga protestat në rrugë për të pikturuar të gjithë të majtën amerikane, e gjithashtu të gjithë amerikanët që kundërshtojnë presidentin Trump, si militantë të dhunshëm që "terrorizojnë zbatuesit e ligjit".

Retorika nxitëse e publicitetit u kritikua ashpër, me njërin prej kritikëve që e quajti atë "një përshpërimë e turpshme thirrjeje për luftë civile".

l.h/ dita

“Tornado” te Amfiteatri i Tiranës, grupi “Elita 5” koncert madhështor për 30 vjetorin e krijimit

Posted: 29 Aug 2018 02:18 AM PDT

 

Skena e re e Amfiteatrit të Tiranës do të ndizet më fort se kurrë me fillimin e shtatorit. Gjatë gjithë muajve qershor – gusht amfiteatri i kryeqytet nuk ka ndalur për asnjë moment koncertet dhe aktivitet me artistë shqiptarë dhe të huaj, por radha tashmë është e legjendave, Elita 5.

Grupi 'Elita 5' do të zbresë në Amfiteatrin e Tiranës për të festuar 30-vjetorin e krijimit të grupit por dhe prezantimin e albumit më të ri, "Tornado".

"Legjendat zbresin në Amfiteatrin e Tiranës…

Më 7 Shtator në ora 20:00, festojmë së bashku 30-vjetorin e krijimit të grupit dhe prezantimin e albumit më të ri në një super koncert në qiell të hapur", njofton Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionionit.

l.h/ dita

Përplasi për vdekje dy kushërinjtë, del kokulur përpara gjykatës Amarildo Çalmani

Posted: 29 Aug 2018 02:08 AM PDT

Ka mbërritur në Gjykatën e Fierit autori i aksidentit me dy të vdekur dhe një të plagosur në Arapaj të Roskovecit, Amarildo Çalamani.

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së dielës, rreth orës 20.00. Dy kushërinjtë Amarildo, 29 vjeç, dhe Festim Dogani, 21 vjeç, po ecnin në trotuar, kur u përplasën nga një automjet që lëvizte me shpejtësi në një zonë të banuar.

Amarildo Çalamani, banues gjithashtu në fshatin Arapaj, fillimisht u largua nga vendi i ngjarjes, por u arrestua disa minuta më vonë dhe u shoqërua në rajonin e policisë së Fierit.

l.h/ dita

Bashkëqeverisja, Rama: Na vini në provë, zgjidhje edhe për qytetarët jashtë kufijve

Posted: 29 Aug 2018 01:53 AM PDT

Kryeministri Rama ka mbyllur përfundimisht pushimet duke iu kthyer normalisht jetës politike.

Gjatë një takimi me koordinatorët e bashkëqeverisjes, Rama deklaroi se platforma online po jep rezultate, pasi ka nisur pastrimi i parazitëve nga administrata.

"Parazitët po largohen nga administrata. Platforma e bashkëqeverisjes është rrugë më e shkurtër se e mikut. Mjaftojnë vetëm tre minuta dhe merrni zgjidhje. Ju lutëm na vini në provë për zgjidhjen e problemeve që keni me administratën.  Në rastet e dy muajve ka plot raste nga qytetarë jashtë Shqipërisë që janë përfshirë në platformë, nuk ka kufij. Qytetarët që kanë probleme me administratën këtu, por e kanë të pamundur që të vijnë mund ta bëjnë nga andej”, deklaroi Rama.

Në takim po prezantohen rastet problematike që janë zgjidhur me koordinatorët e bashkëqeverisjes.

“Platforma shqiperiaqeduam.al ka kaluar numrin e 50 mijë të interesuarve, ndërkohë që ka vijuar papushim edhe gjatë sezonit të pushimeve të jetë adresë aktive, ku 4439 qytetarë kanë përcjellë ankesa, shqetësime e opinione, duke marrë zgjidhje për çdo rast kur halli a problemi i tyre ka qenë i lidhur me vonesa a zvarritje në zyrat e shteti. Ka shumë më tepër zgjidhje. Është fakt që platforma Shqiperiaqeduam.al funksionon për këdo", deklaroi kreu i qeverisë.

"Ata që nuk dinë procesin t'u drejtohen njësive administrative dhe zyrat postare", shtoi Rama, i cili theksoi se masat ndaj atyre që nuk kryejnë detyrën e tyre nisin nga vërejtjet, deri në ndjekje penale pas lirimit nga detyra”.

l.h/ dita

Piu fotoksinë, vdes në spital 50-vjeçari nga Saranda

Posted: 29 Aug 2018 01:39 AM PDT

Një 50 vjeçar nga Saranda nuk ka mundur t’i shpëtojë vdekjes pasi piu lëndë toksike të llojit fotoksinë.

50 vjeçari Sali Leka, i cili u transportua ditën e djeshme me helikopter nga Saranda në spitalin e Toksikologjisë në Tiranë, kishte tentuar vetëhelmimin.

Edhe pse ai është dërguar menjeherë drejt Tiranës nuk ka mundur të mbijetojë. Diagnoza sipas mjekëve është "intoksikacion me fosfor organik,  e llojit fostoksine".

Shërbimet policore në Sarandë kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun se pse 50-vjeçari ka tentuar t'i japë fund jetës.

l.h/ dita

Ambasada thirrje për ata që duan të studiojnë në SHBA: Nis në orën 10:00, ja si të aplikoni online

Posted: 29 Aug 2018 01:27 AM PDT

Trendi i viteve të fundit tregon se janë mijëra të rinj shqiptarë që preferojnë të studiojnë jashtë vendit, madje edhe në universitet prestigjioze ndërkombëtare.

E teksa shifrat e atyre që duan të largohen për shkollim rriten, Ambasada e SHBA i bën thirrje të rinjve shqiptarë që duan te studiojnë në Shtetet e Bashkuara, që sot në orën 10:00, t'i bashkohen një bashkëbisedimi online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë.

"Ëndërroni të studioni në Shtetet e Bashkuara? Bashkohuni me EducationUSA dhe CollegeWeekLive sot, ora 10:00 (ora shqiptare), për të bashkëbiseduar online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë. Bisedoni me universitete dhe kolegje, merrni këshilla nga ekspertët se si të filloni me aplikimet, si të shkruani esetë dhe si të përgatiteni për provimet e pranimit. Regjistrohuni tani –> http://edusa.collegeëeeklive.com/”, njofton ambasada.

l.h/ dita

“Jam e pasur? Paratë i ka banka, unë kam buzëqeshjen. Edhe kur humb”

Posted: 29 Aug 2018 01:14 AM PDT

Ende nuk ka fituar një titull botëror ose olimpik dhe garon në një sport pak popullor si ai i bandmintonit.

Por indiania 23 vjeçare është e shtata në renditjen e Forbes si sportistja më e paguar në botë.

Kjo për shkak se është indiane dhe në një treg me 1.3 miliard njerëz çdo mundësi shumëfishohet.

Në një reagim për AFP-në në Lojërat Aziatike në Xhakarta, Sindhu Pusarla tha se është e kënaqur që ka shkuar kaq larg në listën e Forbes-it, pas 6 tenisteve shumë të njohura si Serena Williams, numri një i botës.

"Mirë, ndihem mirë, e kënaqur dhe e lumtur. Kur pashë lajmet ishte sikur: 'Jam një prej tyre", – u shpreh për AFP-në. – "Sa për paratë, ato shkojnë gjithmonë në bankë, por besoj se të jesh në listë me disa emra shumë të rëndësishëm është motiv mëse i mjaftueshëm për të buzëqeshur".

Sindhu u shndrrua në një emër shumë të njohur në vendin e saj të origjinës pas Lojërave Olimpike të vitit 2016 kur u bë femra e parë indiane që fitonte një medalje argjendi.

Kjo solli një ortek sponsorizimesh që nga pijet për sportistët deri tek telefonët celularë dhe gomat për makina.

Sipas Forbes ka fituar 8.5 milionë dollarë në një vit, nga qershori i vitit 2017 deri në qershor 2018, nga të cilat vetëm 500 mijë janë nga çmimet, kurse 8 milionë nga sponsorizimet.

Sindhu, gjithsesi u kritikua kohët e fundit kur humbi finalen e katërt rradhazi për këtë vit në kampionatin botëror kundër spanjolles Carolina Marín.

Sindhu humbi edhe finalen e Lojërave të Komonuelthit kundër Nehwal si dhe u rrëzua në pengesën e fundit në Open India, si dhe në Open Tailandia.

Megjithatë ajo nuk ishte shumë e shqetësuar për rezultatet.

"Të humbësh është pjesë e jetës. Humb diçka dhe fiton diçka tjetër. Duhet marr me pozitivizëm. Shpesh bëhesh më e fortë pas një humbjehe", – përfundoi Sindhu.

b.m. / dita

Shqipëria turistike, Rama: 324 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë

Posted: 29 Aug 2018 01:05 AM PDT

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me publikimin e disa pamjeve të Shqipërisë turistike.

Sipas Ramës vetëm gjatë muajve Janar- Shkurt në Shqipëri kanë ardhur 324 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë.

"Mirëmëngjes dhe me këto pamje mahnitëse të Shqipërisë turistike, që vetëm gjatë muajve janar-korrik ka mikëpritur 324 mijë vizitorë më shumë se një vit më parë, ju uroj një ditë të bukur", shkruan Rama.

l.h/ dita

Patos, 40 vjeçari dhunon fizikisht vëllanë e tij

Posted: 29 Aug 2018 12:56 AM PDT

 

Policia e Fierit ka arrestuar një shtetas 40-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vëllait të tij.

Në pranga ka rënë Luan Asllani, banues në Patos.

Ai ka dhunuar në banesë vëllanë e tij 43-vjeçar.

l.h/ dita

Studimi: Pirja e duhanit tek adoleshentët shkakton dëmtime të pakthyeshme të arterieve

Posted: 29 Aug 2018 12:48 AM PDT

Një studim i fundit ka treguar se adoleshentët që tymosin apo konsumojnë pije alkoolike duhet të dinë se po u shkaktojnë dëmtime të ndjeshme arterieve të tyre që në moshën 17-vjeçare.

Testet treguan se ngurtësimi i arterieve kishte nisur pikërisht nga kjo moshë relativisht e re.

Këto ndryshime fizike lidhen më pas me një rrezik në rritje të problemeve me zemrën apo enët e gjakut, si për shembull goditjet apo sulmet në zemër, në moshë më të madhe.

Por, studimi zbuloi gjithashtu se arteriet e adoleshentëve që ndalen së tymosuri apo konsumuari alkool, rikthehen shpejt në gjendje normale.

Shkencëtarët studiuan të dhënat mes viteve 2004-2008 të rreth 1.266 të rinjve që morën pjesë në "ALSPAC", një organizatë që merret me skicimin e gjendjes shëndetësore të 14.500 familjeve në zonën e Bristolit. Studimi është publikuar edhe në "European Heart Journal".

Pjesëmarrësit detajuan sjelljet e tyre sa i përket konsumit të alkoolit dhe duhanit, në moshat 13, 15 dhe 17 vjeç, ndërsa testet u bënë më pas për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë ngurtësim arteriesh. Atyre iu kërkua të raportonin sesa cigare kishin konsumuar gjatë jetës dhe në ç'moshë kishin nisur të konsumonin alkool.

Ata që kishin tymosur më shumë se 100 cigare, apo prireshin për të pirë alkool kishin më shumë gjasa t'u ngurtësoheshin arteriet sesa ata që kishin pirë më pak se 20 cigare, apo konsumonin më pak se dy gota në ditë.

Në përfundim, autorët e raportit dolën në konkluzionin se lënia e duhanit ishte gjëja më e mirë e vetme që mund të bëhet për të mbrojtur zemrën. Ndërsa nëse konsumoni alkool, këshilla është të siguroheni të mos i kaloni limitet e rekomanduara.

l.h/ dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more