Skip to main content

“Tottenham viziton Newcastle-n, Sarri debuton në kampionatin anglez” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Tottenham viziton Newcastle-n, Sarri debuton në kampionatin anglez” plus 9 more Gazeta SHQIP


Tottenham viziton Newcastle-n, Sarri debuton në kampionatin anglez

Posted: 11 Aug 2018 12:45 AM PDT

Premier League ngriti siparin mbrëmjen e djeshme, me sfidën Manchester United-Leicester, e cila u fitua nga skuadra e Mourinhos me rezultatin 2-0. Paul Pogba zbriti në fushë me shiritin e kapitenit dhe shënoi që në minutën e dytë me 11-metërsh, ndërsa Shaw vulosi fitoren e "djajve të kuq" në minutën e 83-të.

Sot do të jetë radha e Maurizio Sarrit që të debutojë në kampionatin anglez dhe t'i japë udhë eksperiencës së tij të re, me Chelsean. Blutë e Londrës do ta nisin sezonin nga transferta ndaj Huddersfieldit në orën 16:00, ndërsa objektivi për Sarrin, është që të rikthejë skuadrën në 4-shen e parë të renditjes.

Më herët, në orën 13:30 do të zbresë në fushë Tottenhami, që do ta nisë sezonin nga transferta me Neëcastlen e Benitezit. "Spurs" shënuan rekord këtë verë, duke mos larguar dhe mos afruar asnjë lojtar në merkato, ndërsa mbetja brenda zonës Champions duket se do të jetë objektivi i Pochettinos edhe këtë vit.

Pasdite, në orën 18:30 do të luhet sfida Wolves –Everton, me këta të fundit që kanë bërë një merkato mjaft aktive dhe do të synojnë të rikthehen si protagonistë. Duhet theksuar se Evertoni ka qenë shpesh pjesë e zonës europiane të Premier Leagues, por në sezonin e fundit ka vuajtur një formë vërtetë të dobët.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Kanceri nga pesticidet, gjigandi “Monsanto” do paguajë 289 mln $ dëmshpërblim

Posted: 11 Aug 2018 12:42 AM PDT

Gjigandi i prodhimeve kimike dhe industriale "Monsanto" është urdhëruar të paguajë 289 milion dollarë dëmshpërblim për një njeri që pretendoi se herbicidet që përmbanin glyphosate kishin shkaktuar kancer në trupin e tij.

Në një rast të rëndësishëm, një juri kaliforniane zbuloi se Monsanto e dinte se prodhimet e saj Roundup dhe RangerPro ishin të rrezikshme dhe nuk arritën t’i paralajmëronin konsumatorët. Kjo është padia e parë që triumfon në gjyq duke pretenduar një lidhje të glyphosate me kancerin.

Monsanto mohon se glyphosate shkakton kancerin dhe thotë se synon të apelojë kundër vendimit. “Juria vendosi gabim”, tha zëvendëskryetari Scott Partridge jashtë gjykatës në San Francisko.

Paditësi, Dewayne Johnson, është në mesin e më shumë se 5.000 paditësve të ngjashëm në të gjithë SHBA. Korrespondentët thonë se vendimi i Kalifornisë ka gjasa të çojë në qindra pretendime të tjera kundër Monsanto, e cila është blerë kohët e fundit nga konglomerati gjerman Bayer AG.

Johnson u diagnostikua me limfomë jo-Hodgkin në vitin 2014. Avokatët e tij thanë se ai përdorte rregullisht një formë të RangerPro ndërsa punonte në një shkollë në Benicia të Kalifornisë.

Juristët thanë se kompania kishte vepruar me “keqdashje” dhe se avulluesit e saj kontribuan “në thelb” ndaj sëmundjes së fundit të zotit Johnson. Pas një gjyqi që zgjati tetë javë, juria urdhëroi superfuqinë e tregut të produkteve bujqësore të paguajë 250 milion dollarë për dëmet së bashku me shpenzimet e tjera që e çojnë shifrën e përgjithshme deri në gati 290 milion dollarë

Avokati i zotit Johnson, Brent Wisner, tha se aktgjykimi i jurisë tregoi se provat kundër produktit ishin “dërrmuese”. “Kur ke të drejtë, është shumë e lehtë të fitosh”, tha ai, duke shtuar se vendimi ishte vetëm “maja e ajsbergut” për rastet e ardhshme ligjore.

Implikimet e këtij vendimi do të ndjehen përtej selisë së Monsanto në Misuri. Glyphosate është më i zakonshmi në botë dhe siguria e saj ende nuk është vendosur. Në vitin 2015, Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit, agjencia e kancerit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përfundoi se ishte “ndoshta kancerogjen ndaj njerëzve”. Por Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA) vazhdon të këmbëngulë që glyphosate është i sigurt kur përdoret me kujdes.

Disa demokratë kanë bërë thirrje për një hetim të Departamentit të Drejtësisë për marrëveshjen e dyshuar midis zyrtarëve qeveritarë dhe Monsanto. Në Kaliforni, ku një gjyqtar kohët e fundit vendosi se kafja duhet të mbajë një paralajmërim për kancer, industria bujqësore paditi vendimin për parandalimin e një etikete paralajmëruese për glyphosate edhe pse shteti e rendit atë si një kimikat të njohur që mund të shkaktojë kancer.

Në Evropë, gjithashtu, beteja mbi glyphosate ka qenë e ashpër. Presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqet ta ndalojë atë pavarësisht nga rezistenca e disa ligjvënësve francezë dhe fakti që Komisioni Europian kohët e fundit i dha një tjetër patentë pesëvjeçare.

Në një deklaratë pas vendimit, Monsanto tha se ishte "dashamirëse ndaj Johnson dhe familjes së tij” por do të “vazhdonte ta mbronte fuqishëm këtë produkt, i cili ka një histori 40-vjeçare të përdorimit të sigurt”.

“Vendimi i sotëm nuk ndryshon faktin se më shumë se 800 studime dhe rishikime shkencore dhe konkluzione nga Agjencia Amerikane e Mbrojtjes së Mjedisit, Institutet Kombëtare të Shëndetësisë dhe autoritetet rregullatorë në mbarë botën, mbështesin faktin se glyphosate nuk shkakton kancer dhe nuk shkaktoi kancerin e Z. Johnson”, thuhej në një deklaratë të Monsanto.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

SHBA, mekaniku rrëmben një avion udhëtarësh. Përplaset në një ishull (Video)

Posted: 11 Aug 2018 12:27 AM PDT

Një mekanik "kamikaz" vodhi një avion pa pasagjerë të kompanisë ajrore "Horizon Airlines" në Seattle të SHBA, për t'u ngritur pa autorizim në fluturim nga Aeroporti ndërkombëtar "Sea-Tac".

Menjëherë në ndjekje të tij u vunë avionë ushtarakë dhe avioni i vjedhur përfundoi i rrëzuar pranë një ishulli të vogël në "Puget Sound" natën e së premtes.

Mediat amerikane raportojnë se mekaniku 29-vjeçar rrëmbeu një avion "Horizon Air Q400".

 

"Përplasja ndodhi për shkak se ai po bënte manovra të pazakonta në ajër, ose për mungesë të aftësive të pilotimit", deklaroi Departamenti i sherifëve të kantonit Pierce.

Sipas zëdhënësit të policisë, Ed Troyer, personi vendosi thjesht të vriste veten, ndërsa përjashtoi mundësinë e lidhjes me terrorizmin.

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon avionin duke bërë manovra të rrezikshme dhe kthesa të pazakonta në qiell, ndërsa dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë aeroplanin të ndiqej nga avionë luftarakë të ushtrisë, përpara se ai të rrëzohej në ishullin Ketron, në jugperëndim të Tacomws, në Uashington.

Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në bordin e tij. Kjo ngjarje çoi në pezullimin e fluturimeve nga Seattle për disa orë dhe Troyer sqaroi se avionë "F-15" u ngritën në fluturim "brenda pak minutash" dhe se pilotët u përpoqën të ruanin "sigurinë e personave në tokë".

Tashmë policia po ndërmerr një hetim mbi formimin e rezidentit të kantonit Pierce, emri i të cilit nuk bëhet momentalisht i ditur, si dhe për motivet e këtij akti.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rumani, rreth 50 mijë protestues në sheshe, përplasen me policinë (Video)

Posted: 11 Aug 2018 12:13 AM PDT

Policia është përplasur me dhjetëra mijëra protestues antiqeveritarë në mbarë Rumaninë. Një turmë mes 30 mijë e 50 mijë personash, përfshi edhe shumë të riatdhesuar, morën pjesë në protestat mbarëkombëtare, sipas asaj që theksojnë mediet vendase.

Disa prej protestuesve në kryeqytetin rumun, Bukuresht, hodhën shishe dhe pllakat e rrugës kundrejt efektivëve të policisë, ndërsa këta të fundit u kundërpërgjigjën me përdorimin e gazit lotsjellës, sprait djegës e madje edhe hedhëseve të ujit.

Rreth 100 protestues iu nënshtruan kujdesit të nevojshëm shëndetësor, sikurse edhe 10 policë morën ndihmën e parë sipas shërbimeve të emergjencave. Një grup protestuesish u përpoqën të çanin rrethimin dhe të hynin në ndërtesën qeveritare në Bukureshtit, por u zmbrapsën nga kordoni i sigurisë së policisë.

Disa të tjerë mbanin flamuj rumunë e atë të Bashkimit Europian, teksa thërrisnin slogane të ndryshme e u binin daulleve. Protestuesit kërkuan dorëheqjen e qeverisë, pasi kundërshtojnë përpjekjet e perceptuara prej tyre për dobësimin e sistemit të drejtësisë, përpjekje këto nga socialdemokratët (PSD) në pushtet, sikurse edhe për pagat e ulëta dhe korrupsioni i shtrirë gjerësisht në vend.

Protesta kundër partisë në pushtet PSD janë zhvilluar prej muajsh në Rumani. Në korrik, presidenti Klaus Iohannis miratoi shkarkimin e prokurores antikorrupsion, Laura Codruta Kovesi, e cila po udhëhiqte hetimet ndaj politikanëve lokalë e qendrorë për ryshfete. Presidenti Iohannis ishte vënë nën një presion gjithnjë e në rritje nga qeveria e PSD-së për të pranuar shkarkimin e saj.

Rreth 150 mijë shtetas rumunë u mblodhën në Bukuresht vitin e kaluar, pasi qeveria kaloi një dekret që do të mund të lironte të burgosurit e dënuar mbi akuza për korrupsion. Shumë shtetas rumunë të tjerë kanë ardhur nga emigracioni për t'iu bashkëngjitur protestave.

Sipas Bankës Botërore, rreth çereku i popullsisë së Rumanisë – afro 3-5 milionë banorë, – jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, duke kthyer mbrapsht në vendlindje rreth 5 miliardë dollarë, në një nga vendet më pak të zhvilluara të Bashkimit Europian.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Masakra e Vlorës, arrestohet 24-vjeçari që vrau 8 pjesëtarë të fisit

Posted: 11 Aug 2018 12:05 AM PDT

Autori i vrasjes së 8 personave pasditen e së premtes në Resulaj të Selenicës, në Vlorë, u kap mëngjesin e së shtunës nga forcat e policisë, pas disa orëve kërkimi dhe ndjekjeje, në rrethinat afër këtij fshati.

Sipas informacioneve nga terreni, operacioni për kapjen e Ridvan Zykës, gjatë kohës që ai ishte fshehur, është zhvilluar pa situata që mund të vinin në rrezik komunitetin e zonës, ndërsa është gjetur edhe arma me të cilën u krye krimi.

Ngjarja e pasdites së të premtes çoi në humbjen e 8 jetëve. Ridvan Zyka, me kallashnikov u mori jetën 8 anëtarëve të fisit të tij me të njëjtin mbiemër.

Top Channel mësoi se arsyeja që çoi autorin në këtë krim të frikshëm, mendohet të jetë një konflikt për pronën. Ai vrau vëllain e gjyshit, bashkëshorten e tij, dy djemtë e çiftit dhe nipin e mbesën 14 dhe 6 vjeçe.

Ngjarja që mund të cilësohet si një nga më të rëndat në vend gjatë dekadave të fundit, nuk ka si autor një person me probleme mendore. Burime i thanë Top Channel se Ridvan Zyka nuk njihej si i tillë, por si një përdorues droge.

Sherri, siç mësohet nga hetuesit, nisi pas festës së fshatit. Autori ka debatuar me njërën nga viktimat për një gardh, prej së cilës është ofenduar, e në gjakftohtësi e sipër ka shkuar të marrë armën me të cilen kreu aktin makabër.

Pasi kreu vrasjet, Ridvan Zykaj u largua me shpejtësi nga vendngjarja. Policia e Vlorës e kapi atë me ndihmën e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe RENEA-s, pasi rrethoi të gjithë zonën përreth fshatit Resulaj.

Ekspertët e policisë nuk kanë ende një motiv të qartë të shkakut të ngjarjes. Në asnjë ngjarje tjetër të rëndë kriminale në Shqipëri, pas viteve '90, një autor i vetëm nuk ka shkaktuar këtë numër të lartë viktimash.

Policia njoftoi këtë mëngjes se Ridvan Zykaj u shoqërua në Komisariatin e Vlorës, ku më pas do t'iu nënshrohet edhe testeve për shëndetin e tij mendor. Akuza që bie mbi autorin e krimit është "vrasja në rrethana cilësuese ndaj dy ose më shumë personave".

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

E KA FAJIN SISTEMI APO NJERËZIT?

Posted: 10 Aug 2018 11:30 PM PDT

Nga Ledian DROBONIKU

Në një epokë histerizmi si kjo e sotmja, të gjithë priren të japin përgjigje pa u menduar shumë. Shpejtësia dominon mbi reflektimin ashtu si perceptimi mbi arsyen. Në varësi të përgjigjes ndaj kësaj pyetje, krijohen dy botëkuptime krejtësisht të kundërta. Është emblematike që kur partitë janë në opozitë, deklarojnë se problemi është i sistemit.

Por kur vijnë në pushtet, ndryshohet qasja duke thënë se faji është i njerëzve. Këtë bëri psikorama, berishat apo nano. Kjo në fakt nuk ndodh vetëm me partitë por me çdo grupim. Ata që përfitojnë nga një sistem, në pamundësi për të fshehur problemet, priren ti trasferojnë ato jashtë sistemit: tek njerëzit, situata ndërkombëtare, historia, antropologjia e çdo istancë metafizike. Kështu përgjegjësia shpërndahet e tretet.

Të dëgjosh nga kasta, që faji është i popullit, nuk përbën shqetësim. Ajo që përbën shqetësim është se dhe intelekTualet bindin popullin, se faji është i tyre. Nëse dikush afirmon të kundërtën, pra se faji i kësaj situate dramatike, është i sistemit, kundërpërgjigjia pavloviane që merr është: <> duke aluduar se butonin e kanë gjithë njerëzit e jo një oligarki. Pas kësaj përgjigje, askush nuk dëgjon më, i bindur me teza fataliste se “Shqipëria nuk bëhet”, “Çdo popull meriton qeverinë që ka”, “Zgjidh të keqen më të vogël” etj etj si këto.

Nëse populli televiziv shqiptar mendon përgjithësisht kështu, historia 2500 vjeçare dhe shkenca nuk kanë më vlerë. Ato vërtetojnë të kundërtën. Por paragjykimet errësojnë mendjen dhe skllavërojnë trupin. E kishin kuptuar iluministët evropianë dhe rilindasit shqiptarë se lufta ndaj paragjykimeve është e vështirë. Por e vërteta, në fund triumfon pavarsisht kostove. Grekët dhe romakët e kishin kuptuar që “njeriu nuk bëhet vetë” si këlyshët e kafshëve të tjera.

Realizimi i Njeriut varet nga komuniteti që e mirëpret, kushtet që ai krijon për rritjen e tij. Krijimi i këtyre kushteve është detyrë e institucioneve organizuar në sistem. (Shteti, shkolla, ekonomia, media etj). Pra sistemi krijon modelin që njerëzit e ndjekin kudo në sektorët e jetës. Nëse keni arritur deri këtu duke lexuar, duhet t’ju lindë edhe pyetja: <> Dhe kështu rikthehemi në pyetjen e parë.

Që sistemi të realizojë vërtet të drejtat e njerëzve, ai duhet të lejojë pjesëmarrjen e vetë njerëzve. Pra një sistem i hapur nga poshtë, si një PROÇES demokratik autentik.

1. Pra njeriu nuk bëhet vetë, si propagandon ideologjia neoliberiste dhe propaganda e kastës.

2. Njeriu është produkt i sistemit që dikton modelet në çdo fushë të jetës.

3. Por që sistemi të “bëjë” pozitivisht njeriun, duhet që ai të kontrollohet nga vetë njerëzit në një proçes të vaxhdueshëm.

4. Sistemet që kemi eksperimentuar këto 100 vite nuk lejojnë pjesëmarrjen e njerëzve në formimin e vullnetit shtetëror dhe vizionit shoqëror.

5. Modelet vazhdojnë të imponohen nga sipër (mbreti, partia, media apo lobet) por përgjegjësia trasferohet poshtë, tek populli.

6. Vota nuk është mekanizëm pjesëmarrjeje por dele/gimi. Ajo ekzistonte formalisht dhe në komunizëm, por <<çfarë thoshte partia bënte populli>>

7. Mekanizmat e pjesëmarrjes janë ato ku populli vendos për “gjërat” e jo për “njerëzit”.

Një mekanizëm i tillë është referendumi. Pjesëmarrja e popullit në vendimmarrje rrit përgjegjësinë e tij ndaj territorrit, të drejtave dhe atdheut.

8. Pra vetëm një proçes i dykahshëm, ku sistemi formëson njerëzit me kusht që të gjithë këta të kontrollojnë e jo të pësojnë sistemin.

9. Ky është dhe misioni i shkencave sociale, të ndërtojë ato sisteme dhe nënsisteme që mundësojnë formin optimal të aftësive njerëzore.

10. Çdo metodë tjetër që do të ndryshojë gjenetikisht natyrën njerëzore si kavje janë sa antishkencore aq dhe antinjerëzore.

11 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 11 gusht 2018

Posted: 10 Aug 2018 10:00 PM PDT

Dashi

Do të zgjoheni me një interesim të madh për tu përkujdesur për partnerin/en. Një gjë shumë e mirë kjo pasi së fundi keni pasur shumë imenjime në punë. Këtë ditë beqarët do kenë besim te vetja dhe do arrijnë të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Lajme jo të mira për financat.

Demi

Sot do të jetë ditë surprizash për juve. Parashikohet një mbrëmje e bukur me njeriun e zemrës, i cili do t'ju frymëzojë. Priten disa edhe disa zhvillime të reja sa i takon dashurisë. Beqarët do zhgënjehen nga një person që pëlqejnë dhe do tërhiqen. Financat do i vendosni në vijë.

Binjakët

Ju keni nevojë për ndryshime. Pasioni për partnerin/en, ka një dëshirë të madhe që të "lirohet". Kujdes pasi do të merrni vendime të nxituara pothuajse për çdo gjë. Beqarët do të kenë takime interesante sot. Në planin financiar parashikohen vështirësi të mëdha.

Gaforrja

Një ditë e mirë!. Do të ketë një pikë kthese në dashurinë tuaj me partnerin/en. Do arrini të komunikoni me qetësi dhe do merrni hapa të mëtejshëm. Beqarët do kenë ditë të zakonshme dhe pa njohje interesante. Financat varen nga mënyra juaj e menaxhimit.

Luani

Do keni disa shqetësime ju që jeni në një marrëdhënie dashurie. Mundohuni të ruani qetësinë dhe të mos nxitoheni në vendime. Beqarët do kenë takime të njëpasnjëshme dhe do ju ndryshojë jeta si me magji. Në planin financiar gjërat po rregullohen

Virgjëresha

Një ditë mjaft e mirë. Do të jetë e mbushur plot me me kënaqësi, sidomos në dashuri. Lumturia dhe qetësia nuk do të mungojnë aspak. Sot do të shijoni sakrificat që keni bërë prej shumë kohësh. Beqarët do jenë të paqartë në kërkesat e tyre dhe kjo do i pengojë të hedhin hapa. Edhe financat janë mirë.

Peshorja

Priten probleme për të lindurit e kësaj shenje. Dashuria duket se nuk do të jetë afër jush në ditën e sotme. Disa çifte mund të përballen me kriza. Do të jeni shumë konfuz në shumë drejtime. Beqarët duhet të veprojnë vetëm duke dëgjuar zemrën. Në planin financiar gjendja do të vështirësohet shumë.

Akrepi

Ditë ndryshimesh. Për çiftet që kanë kaluar momente revolucioni dhe transformimi do të ketë një ndryshim, një fund ose një fillim të ri. Beqarët më në fund do të realizojnë takimet e ëndërruara prej kohësh. Financat do mbeten të ekuilibruara falë menaxhimit tuaj të mirë.

Shigjetari

Priten zhvillime të reja. Një person i tretë do t'ju ndihmojë në lidhjen tuaj ju që jeni në çift për të kaluar një krizë të fortë dhe do ja dilni. Beqarët do mërziten sepse ende do vazhdojnë të mbeten vetëm. Në planin financiar do keni probleme.

Bricjapi

Dëshira juaj do të jetë që në ditën e sotme ju të "komandoni" në dashuri, por gjasat janë se të gjitha problemet do t'ia shkarkoni partnerit/es. Beqarët më në fund do të kenë ndryshime pozitive në jetën e tyre. Kujdes me shpenzimet edhe spe financat nuk janë keq.

Ujori

Një ditë me momente të zgjatura në marrëdhënien tuaj në çift. Kujtimet do të kthehen t'ju bëjnë shoqëri në jetën tuaj të tanishme. Beqarët do afrohen shumë me një person që kanë pak kohë që e njohin. Kujdes me menaxhimin e financave, mos e teproni.

Peshqit

Një ditë jo fort e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Do të zhgënjeheni për diçka nga partneri/ja që do ju prishë ditën. Por duhet të keni besim te kapacitetetet tuaja për të menaxhuar situatën. Beqarët do kenë takime interesante, ndryshimet ende janë larg. Sa i takon financave ato duken mjaft mirë.

Festa e motrës, por gjoksi i Kim Kardashian “vjedh” shfaqjen (Foto)

Posted: 10 Aug 2018 01:55 PM PDT

Ishte nata e madhe e motrës së saj më të vogël Kylie Jenner, e cila festoi ditëlindjen duke mbushur kështu 21 vjeç.

Por Kim Kardashian u sigurua që të gjithë sytë ishin mbi gjoksin dhe të pasmet e saj mahnitëse, teksa ajo nuk nguroi t'i  tregonte kthesat e saj fenomenale kur mbërriti në restorantin e Craig në Ëest Hollyëood të enjten në mbrëmje.

37 vjeç i kishte shtrënguar kurbat e saj seksi  në një minifund ngjyrë trëndafili që "vodhi" vëmendjen e të gjithëve, por më shumë prej faktit se dekolteja ishte gati duke shpërthyer dhe shumë pask mjaftonte që gjoksi i yllit të TV të plaste sheshit.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ferrat mbulojnë sinjalistikën; Rruga në Mat, burim aksidentesh

Posted: 10 Aug 2018 01:46 PM PDT

12 kilometrat e një aksi në Mat janë kthyer në një burim aksidenti. Rruga Zenisht –Lis është e amortizuar dhe nuk është bërë asnjë  ndërhyrje, ndërsa ferrat dhe bari kane mbuluar sinjalistikën.

Aksi rrugor Zenisht-Lis në rrethin e Matit me një gjatësi prej 12 km nën varësi të Autoritetit Rrugor Shqiptar prej disa muajsh nuk mirëmbahet si pasojë e përfundimit të kontratës së firmës që e kishte më parë.

Ferrat dhe barishtet kane mbuluar të gjithë kanalet kullues anësore. Ndërkohe pemët dhe ferrat kanë dalë deri në asfalt duke u bërë burim aksidenti për mjetet që lëvizin në këtë rrugë.

Madje, për shkak të mungesës se mirëmbajtjes edhe sinjalistika vertikale dalëngadalë po zhduket brenda ferrave. Shumë prej sinjaleve rrugore po mbulohen nga bimësia, ndërsa askush nuk kujdeset per prerjen e tyre.

Drejtuesit e mjeteve thonë se prania e ferrave ne rruge përbën një rrezik të madh per ta.

Nuk dihet saktë se kur do të lidhet kontrata e re e mirëmbajtjes, por ajo që është e sigurt, është që ferrat do të vazhdojnë të rriten nëse askush nuk i pret.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rita Ora, një “sirenë” seksi në Sardenjë (Foto)

Posted: 10 Aug 2018 01:29 PM PDT

Ajo ishte duke shijuar një festë shumë të merituar me të dashurin e saj Andreë Watt.

Dhe Rita Ora e ka "lyer" diellin me stil dhe ngjyra ylberi të premten, teksa u relaksua së bashku me muzikantin e saj të zemrës dhe shokët e tyre të përbashkët në bordin e jahtit të një miku të tij në Porto Cervo të Sardenjës.

Këngëtarja 27-vjeçare e "dashuruar" pas ngjyrave dhe stilit ka vënë në pah të pasmet dhe gjoksin e saj bombastik nën një kostum banje plot "elektricitet" ngjyrash, që i ngjante një mozaiku bashkëkohor.

Bukuroshja shqiptare i provoi të gjitha nga kërcimi prej jahtit luksoz në det, tek përqafimet e nxehta me të dashurin e deri tek zbulimi më shumë seç duhet i pjesëve intime.

10 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more