Skip to main content

“Terrorizimi, Italia dëbon një kosovar dhe një shtetas maqedonas” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Terrorizimi, Italia dëbon një kosovar dhe një shtetas maqedonas” plus 9 more Gazeta SHQIP


Terrorizimi, Italia dëbon një kosovar dhe një shtetas maqedonas

Posted: 09 Aug 2018 02:11 AM PDT

Katër qytetarë të huaj, mes tyre një shtetas kosovar dhe një maqedonas, për të cilin nuk thuhet nëse ka kombësi shqiptare ose jo, janë dëbuar nga Italia për arsye sigurie, pasi cilësoheshin nga autoritetet pranë ekstremizmit islamik.

Shtypi italian shkruan se mes tyre është edhe një francez i kthyer në mysliman, 28 vjeç, i cili konsiderohej i rrezikshëm. Pa një adresë fikse dhe me probleme psikike, francezi mbahej nën kontroll nga anti-terrorizimi italian për shkak të fanatizmit të tij fetar.

Ndërkohë, kosovari është 37 vjeç, maqedonasi 39, ndërsa tjetri është një tunizian 45 vjeç. Janë në total 74 persona të dëbuar në vitin 2018, ndërsa në fillim të 2015-ës, janë 311 objektet e larguar nga Italia për arsye sigurie.

Mediat italiane shkruajnë se shtetasi maqedonas ka qenë i burgosur në Siena për krime kundër pronës. Edhe ai ishte nën vëzhgim, por me një profil më të ulët se niveli i parë, edhe pse dyshohej se i përkiste një njësie para-ushtarake aktive në konfliktin në Ballkan.

I fundit, është kosovari 37 vjeç, i cili jetonte me dokumente të rregullta në Bolonjë. Ai përfundoi në vëmendjen e hetuesve në vitin 2010, pasi kishte marrë pjesë në një konferencë të së ashtuquajturës Unioni i Myslimanëve Shqiptarë në Itali, ku ndërhynte si relator. Ai po ashtu ka qenë edhe imami radikal i xhamisë së Prishtinës i arrestuar në vitin 2014 në Kosovë për rekrutimin e vullnetarëve të shumtë drejt Sirisë dhe Irakut për të luftuar në radhët e ISIS-it.  Po ashtu mediat raportojnë se ishte ndaluar së fundi për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij. Madje në qeli ai kishte manifestuar shenja të besimit radikal.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Përleshje me thika në Belsh, dy të rinj në spital

Posted: 09 Aug 2018 02:04 AM PDT

Disa të rinj në Belsh janë përleshur me njëri-tjetrin, dy prej të cilëve kanë përfunduar në spital.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kajan, ku 29-vjeçari Ervin Hysa pas një sherri banal ka qëlluar me thikë bashkëfshatarin e tij, Përparim Pepa, 23 vjeç dhe ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me thikë.

Mësohet se për momentin është arrestuar vetëm 23-vjeçari, i cili ndodhet në spital me plagë të lehta. Ndërsa Hysa ndodhet në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë në reanimacion.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Shtyhet nesër takimi Perez-Modric, Interi shpreson akoma

Posted: 09 Aug 2018 01:50 AM PDT

Të paktën edhe 24 orë pritje për Interin. Do të jetë e premtja dita vendimtare për të ardhmen e Luka Modricit. Pikërisht më 10 gusht do të zhvillohet edhe takimi i shumëpritur mes presidentit të Realit të Madridit dhe mesfushorit kroat, i cili do të kërkojë largimin nga skuadra ku fitoi tre Champions radhazi (katër në total), për të nisur një epokë të re në karrierën e tij, pikërisht tek Interi në Serinë A.

Reali vazhdon të rezistojë dhe është gatu t'i ofrojë një pagë 12 milionë euro në sezon, por Modric tashmë nuk dëshiron të bëjë prapakthehu.

Gjithçka do të vendoset në këtë takim kokë më kokë, president-lojtar. Perez u shfaq i prerë pak ditë më parë kur u shpreh: "E vetmja mundësi që Modric të braktisë Realin është që dikush të paguajë 750 milionë euro). Edhe zëvendëspresidenti Sanzhez ia ka bërë të qartë mesfushorit se klubi nuk ka plan të privohet nga shërbimet e tij. Por Modric këmbëngul që të largohet, pasi Interi i ofron kontratë katërvjeçare me 10 milionë euro në sezon dhe më pas mbylljen e karrierës në Kinë me një tjetër kontratë "faraonike". Te premten do t'u jepet fund të gjitha spekulimeve.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Rrëzohet ligji për abortin në Argjentinë, përleshje në rrugë

Posted: 09 Aug 2018 01:42 AM PDT

Senati i Argjentinës ka kundërshtuar një projektligj, i cili do ta legalizonte abortin në 14 javët e para të shtatzënisë.

Pas një debati maratonik, 38 senatorë kanë votuar kundër derisa 31 të tjerë kanë përkrahur të njëjtin.

Kjo gjë nënkupton se ligjëvënësit duhet të presin një vit për të nisur sërish procedurat për këtë legjislacion.

Vendimi ka shkaktuar protesta në disa qyteza të Buenos Airesit, ku janë lëshuar shishe me benzinë dhe objekte drejt manifestuesve pro-jetë, ndërsa po festonin me fishekzjarrë. Policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe një person ka mbetur i plagosur.

Aktualisht aborti në Argjentinë është i lejuar vetëm në raste të dhunës, apo nëse shëndeti i nënës është në rrezik.

Protestuesit në të dyja anët e debatit janë mbledhur jashtë parlamentit në kohën kur po ndodhte votimi.

Aktivistët që përkrahin abortin kanë tentuar me vite që të kalojnë legjislacione dhe përpjekjet e tyre janë rritur kur presidenti, Mauricio Macri, që personalisht kundërshton abortin, i ka bërë thirrje Kongresit që ta konsiderojë atë.

Në muajin qershor, Dhoma e Ulët e parlamentit pati kaluar ngushtë projektligjin, pas gati 24 orësh diskutime, çka pati shtyrë qindra mijëra gra të qëndronin jashtë objektit.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Braktis dasmën për të shpëtuar të riun që po mbytej

Posted: 09 Aug 2018 01:36 AM PDT

Nuk është menduar dy herë Zac Edwards, 32 vjeç, teksa ka ndërprerë shërbimin fotografik post-martesor (në plazh) për t'u hedhur në ujë dhe shpëtuar një 18-vjeçar i cili rrezikonte të mbytej. Dhëndri-hero, punonjës në Rojen Bregdetare të SHBA-ve, sapo ishte martuar me Cindy-n, 32 vjeçe, e cila mbështeti gjestin e bashkëshortit. "Duhet të dëgjosh gruan tënde, ose ndryshe je në telashe…", – i tha ajo para aktit heroik. Ngjarja ka ndodhur në Alabama.

Siç raportohet nga "Daily Mail", Zac dhe Cindy sapo ishin duke u paraqitur për xhirimin e fotografive në plazh, kur dëgjuan britmat e një gruaje. Kjo e fundit tregoi se Jamel Robinson, një 18-vjeçar, ishte në rrezik mbytjeje.

Zac arriti të heqë këmishën e tij, u përpoq të bënte të njëjtën gjë me pantallona të shkurtra, por nuk kishte më shumë kohë: Jameli vazhdoi të largohej nga bregu për shkak të rrymave të forta. Dhëndri u zhyt dhe u përpoq ta shpëtojë me vështirësi, derisa arritën shpëtuesit e Departamentit të Zjarrit, "Orange Beach Surf Rescue".

Zac ndihmoi ekipet të hipnin 18-vjeçarin në një motor uji dhe pastaj të ngjitej edhe vetë për të zbritur në breg.

“Ne jemi aq të lumtur që e bëmë këtë”, u shpreh çifti i sapomartuar, duke shtuar: “Unë mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë oqeanin, ishte një ditë e keqe dhe notarët duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këto raste”. “Unë me të vërtetë e vlerësoj këtë,” tha Jamel, duke falënderuar Zac për shpëtimin e jetës së tij.

Pastori, që celebroi martesën e lavdëroi dhëndrin për aktin e guximit: “Ishte e pabesueshme: fakti që ky njeri ka ‘sakrifikuar’ kohën në ditën e tij të veçantë për të shpëtuar dikë tjetër, është i admirueshëm”.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

 

Denoncimi i Izmir Smajlajt: Më manipuluan rezultatin!

Posted: 09 Aug 2018 01:21 AM PDT

Izmir Smajlaj ka reaguar me një postim në Facebook për atë që ai e quan manipulimin të rezultatit të tij në Europianin e atletikës që po zhvillohet në Berlin të Gjermanisë. I renditur në vendin e 6-të në garën e kërcimit së gjati, kampioni shqiptar shkruan, duke shoqëruar edhe me foton përkatëse, se juria nuk e ka matur si duhet rezultatin e tij në provën e tretë. Smajlaj këmbëngul se ky "gabim" ka cënuar rëndë imazhin e tij, ndaj bashkë me Federatën Shqiptare të Atletikës e ka denoncuar rastin në organet përkatëse. Më poshtë, postimi i Smajlajt:

"Te nderuar miq,

Si fillim dua tiu falenderoj per mbeshtetjen e vemendjen qe me kushtuat keto 2 dite ne garen time kualifikuese dhe finale.

Por, me vjen keq qe dhe ne "Kampionatin Europian" te zhvilluar ne Berlin, te kete manipulime ne rezultat ( mund te shikoni videon per te pare te verteten e kercimit te 3-te i cili u deklarua 7,47m e me pas ma dhane 7,73m, duke mos qene te verteta asnje prej tyre ). Ky gabim teper i rende dhe teper i qarte per te gjithe, me demtoj imazhin tim si Kampion Europian i sallave te mbyllura aktual, si dhe me demtoj moralisht qe te isha ne zonen e medaljeve kete vit. Une, si atlet dhe bashke me "Federaten Shqiptare te Atletikes", kemi denoncuar kete rast ne institucionet perkatese si ne IAAF, dhe gjate kohes po behen verifikimet e duhura. Shpresoj me te miren!

Ju falenderoj e ju premtoj qe ne vazhdim do te ngjitem ne podium ne cdo kampionat per te nderuar Shqiperine dhe shqiptaret!".

Gepostet von Izmir Smajlaj am Mittwoch, 8. August 2018

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Akuzat e PD, Ahmetaj: 10 mijë biznese të reja në 7 muajt e parë të vitit

Posted: 09 Aug 2018 01:17 AM PDT

Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj, i është përgjigjur deklaratave të opozitës mbi rënien e biznesit në vend dhe punësimin.

Ahmetaj thotë se në 7-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese, në një kohë që Partia Demokratike ka deklaruar se çdi ditë në vend mbyllen 45 biznese.

E vërteta e punësimit, bizneseve të reja dhe ecurisë ekonomike! Qershor 2017- Qershor 2018, janë 38 mijë vende të reja pune në ekonomi, – shkruan Ahmetaj në një postim në rrjetet sociale. – Në shtatë-mujorin e parë të vitit 2018, janë shtuar mbi 10 mijë biznese të reja (efekti neto nga diferenca mes bizneseve të reja të regjistruara rishtazi dhe atyre të çregjistruara). Dhe sa për t’ju kujtuar korbave të dëshpëruar….rritja ekonomike aktualisht është 4.5 herë më e lartë se ajo që gjetëm në 2013!", – shpjegon ministri.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Seksi, zbuloni 5 gjëra që u pëlqejnë meshkujve!

Posted: 09 Aug 2018 01:07 AM PDT

Jetojeni pasionin pa turp: ja pesë dëshirat mashkullore që mund ta bëjnë intimitetin perfekt

Ne e dimë: burrat dhe gratë kanë pikëpamje shumë të ndryshme për marrëdhënien në çift dhe madje edhe për seksin. Jeta intime është një temë themelore për marrëdhënien, por nganjëherë është e vështirë që të hysh në trurin e meshkujve për të kuptuar se çfarë duan ata. Le ta lëmë mënjanë frikën, pengesat dhe censurat dhe le të vazhdojmë: sekreti i vërtetë është pikërisht ky, të përpiqesh ta ndjesh tjetrin dhe të sigurohesh që çdo takim të jetë një moment komunikimi i jashtëzakonshëm. Për një verë me pasion perfekt le të shohim pesë gjëra që meshkujt do të donin midis çarçafëve.

Lamtumirë mërzitje: Në dhomën e gjumit nuk ka asnjë kufizim të imagjinatës, mjafton të gjeni anën më sexy dhe më të keqe të gjërave. E transformojmë përditshmërinë në një rast të veçantë: edhe të gatuash ose të lash pjatat mund të bëhet ekstremisht erotik me masat e duhura. Sidomos në çiftet që kanë kohë të gjatë bashkë është e lehtë të biesh në rutinë: tani është koha për një ndryshim. Të brendshmet fantastike, përkëdhelja e lëkurës ose dushi së bashku janë vetëm disa nga truket që mund të nxisin dëshirën për të eksperimentuar.

Boshatisni kokën: Për fat të keq, ne gratë nuk jemi në gjendje të çlirojmë veten nga pengesat që kanë rrethuar trupin e grave për shekuj. T'i lëmë fare bëhet akoma më e vështirë, veçanërisht nëse kondicionimi i familjes ka peshuar në edukimin tonë. Kjo nuk bën gjë tjetër përveçse rrit ndjenjën e ngurtësisë dhe pasigurisë që lidhet me sferën intime. Le ta ndalojmë për një moment trurin së funksionuari dhe ta lëmë veten në duar të partnerit: në vend që të mendojmë për atë që jemi duke bërë, nëse jemi në lartësinë e duhur apo jo, le të përqendrohemi në atë që ndiejmë dhe tek ai.

Çështje shikimesh: Meshkujt tanimë është e vërtetuar që si shqisë kryesore kanë shikimin. Prandaj për ta shikimi është shumë i rëndësishëm kur bëjmë dashuri, pasi i ndihmon për t'u eksituar si dhe për të përjetuar plotësisht marrëdhënien. Ndërkohë, ne gratë shpesh jemi më modeste, kemi frikë për celulitin tonë dhe për kilet e tepërta që ndoshta i kemi vënë gjatë dimrit, për të mos përmendur që lakuriqësia është shpesh një burim turpi për shkak të edukimit që kemi marrë. Këshilla? E zgjedhim ne dritën, duke vendosur llamba që krijojnë një atmosferë të butë, të afta për të ndriçuar butësisht dhomën dhe format tona, ose ndezim qirinj për të ndriçuar me romantizëm, por edhe për të përmbytur dhomën me aroma dhe temjan: edhe aromat kanë rëndësinë e tyre.

Vetëm për sytë tuaj: Vetëm për sytë tuaj, jo vetëm filmin e famshëm 007, por një sugjerim i dobishëm për ata që duan të ndezin partnerin e tyre. Ne e befasojmë atë duke improvizuar një striptiste: ndërkohë që ai do të ulet në mënyrë të qetë në një kolltuk, mund t’i heqim një nga një rrobat tona derisa të ngelemi vetëm me të brendshme. Përfundimi? Shtrat ose divan, nuk ka rëndësi: do të jetë sigurisht një takim me një shkallë të lartë pasioni.

Ambient intim…: Nganjëherë, sidomos kur intimiteti është i konsoliduar, përgatitoret kthehen në një kujtim sepse arrijmë shumë shpejt në pikën kulminante. Ky është një gabim serioz, sepse puthjet, përkëdheljet dhe masazhet janë tepër emocionuese edhe për partnerin. Taktika na kthen në ndjenjat e thella dhe ancestrale dhe aktivizon një kanal komunikimi të menjëhershëm dhe efektiv. Në vend të filmit të zakonshëm televiziv, le t'i përkushtohemi partnerit, duke i propozuar një masazh relaksues: dritat e buta, qirinjtë dhe vaji i parfumosur do të jenë të përsosura si një prolog për një natë erotike. Sugjerimi: nuk duhet të lëmë pas dore zona si kyçin e këmbës, kofshën e brendshme dhe gjurin; ata shpesh neglizhohen, por janë jashtëzakonisht të ndjeshme dhe erogjene. Provojeni që ta besoni!

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Elbasan, makina përplas prindërit dhe fëmijën 1 vjeç

Posted: 09 Aug 2018 01:03 AM PDT

Pas aksidentit tragjik në Kodër Kamzë, ku dy persona humbën jetë, një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur këtë herë në qytetin e Elbasanit.

Policia njofton se shtetasi Indrit S., 25 vjeç, banues në fshatin Mengël, duke drejtuar mjeti tip "Seat" me targa AA 041 BO, ka aksidentuar 3 persona, dy prindërit K.V., 26 vjeç, M.Sh., 25 vjeçe si dhe fëmijën e tyre A.V., 1 vjeçe.

Të tre të lënduarit janë dërguar në spitalin e Elbasanit, nga ku mësohet se fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

25-vjeçari, drejtues i automjetit është ndaluar nga policia. Shkaqet e aksidentit janë të paqarta.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tentoi të vriste një grek, arrestohet i dënuari me 13 vite burg

Posted: 09 Aug 2018 12:52 AM PDT

Një 36 vjeçar është arrestuar pasi është dënuar me 13 vite burg për tentativën e vrasjes së një shtetasi grek.

Policia e Mallakastrës arrestoi Florent Kodhelaj, 36 vjeç, banues në Fier.

“Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Kyparisssis Greqi me Vendimin datë 07.06.2017 e ka dënuar me 13 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Shtetasi Florent Kodhelaj ka tentuar të vrasë një shtetas grek për motive të dobëta” informoi policia e Fierit.

9 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more