Skip to main content

“Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 8 të vdekur dhe 7 të plagosur” plus 9 more Ekonomia Online

“Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 8 të vdekur dhe 7 të plagosur” plus 9 more Ekonomia Online


Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 8 të vdekur dhe 7 të plagosur

Posted: 10 Aug 2018 09:41 AM PDT

Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Resulaj në Selenicë të Vlorës ku nga të shtënat me armë zjarri kanë mbetur 8 të vdekur dhe 7 të plagosur.

Forca të shumta policie janë nisur drejt vendit të ngjarjes. Paraprakisht mësohet se shkak për ngjarjen ka qenë një konflikt mes disa personave i cili ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit.

 

 

Dyshohet se viktimat janë nga i njëjti fis, ndërsa autori është një 24-vjeçar, me mbiemër Zyka, i sëmurë mendor, i cili është vënë në ndjekje nga Policia.

The post Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 8 të vdekur dhe 7 të plagosur appeared first on Ekonomia Online.

Diskutimi për kufirin Kosovë-Shqipëri përplas eksponentë të PS-së e PD-së

Posted: 10 Aug 2018 09:23 AM PDT

Ish-kryeministri i Shqipërisë, tani ministër për shqiptarët në Qeverinë Rama, Pandeli Majko ka thënë se të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri.

Këtë ai e ka thënë duke iu referuar një deklarate të Tritan Shehut, ish-ministrit të jashtëm. Shehu, që tash është deputet nga partia demokrate, ka kërkuar që Shqipëria të marrë një rol kyç në çështjen e kufijve dhe të qëndrojë kundër rishikimit të kufijve. Ai ka thënë se ideja e ndryshimit të kufijve në Kosovë është e lidhur me Beogradin. Sipas tij kjo ide nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi erdhi pas deklaratave të ministrit të Diasporës Pandeli Majko.

Por Majko, tash në një postim të tij ka thënë se ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit evropian. "Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të "ndahen" për tu integruar", thotë ai.

Shkrimi i plotë i Pandeli Majkos:

Tritan Shehu ka deklaruar se ideja për ndryshimin e kufijve e hapur së fundmi…"E mori zanafillën në një deklaratë të ministrit Majko… në një ambient të papërshtatshëm duke hedhur një ide të tillë që nga janari kryeministri do rrëzojë kufirin Shqipëri-Kosovë." (!?) (As serbi Gjuric nuk e rëndoi kaq shumë këtë deklaratë të pathënë).

Të lidhësh dëshirën për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave midis Shqipërisë dhe Kosovës, me temën ndryshimit të kufijve është papërgjegjshmëri. Kjo temë është dakordësuar midis Shqipërisë dhe Kosovës dhe u ripohua sërish nga Kryeministri Haradinaj gjatë vizitës së fundit në Vlorë.

"Rrëzimi i kufirit" si term, përdoret në rastet e embargove… Lëvizja e lirë nuk ndryshon kufijtë. Ndryshimi i kufirit nuk është funksional në kohët e reja të procesit të integrimit europian. Shqipëria dhe Kosova nuk mund të bëjnë dy gjëra të kundërta në të njëjtën kohë. Këto dy shtete nuk mund të "ndahen" për tu integruar. Integrimi europian është një proces ku shqiptarët kanë hyrë pasi aty përfaqësohen edhe interesat e tyre. Kjo i bën ata protagonistë dhe jo frikacakë. Sigurisht.

Ndërkaq, pas kësaj, Shehu ka shkruar se "deformimi i interesave tona nga goja e shqiptarëve, është shumë më e rrezikshme se sa deformimi i tyre prej gojës së të huajve".

"Ne duhet të mbrojmë qartësisht interesat tona, përndryshe dhe pozitat e miqve dobësohen. Ka vetëm një rrugë për Ballkanin Perëndimor: ç'vlerësimi gradual i kufijve nëpërmjet procesit të integrimit e zërimi nesër i tyre si anëtarë të BE. Reagimi i Thaçit ndaj Berishës reagim marksist", ka thënë Shehu.

The post Diskutimi për kufirin Kosovë-Shqipëri përplas eksponentë të PS-së e PD-së appeared first on Ekonomia Online.

Ide të çuditshme biznesi me të cilat mund fitoni para

Posted: 10 Aug 2018 09:22 AM PDT

Histori të mahnitshme të njerëzve që u pasuruan në kohën tonë.

Të bëhesh i pasur nuk është aq e vështirë sa duket për shumë prej nesh. Sidomos për njerëzit me imagjinatë të pasur.

Shërbimet e të marrit me qera një mik

Ne të gjithë u rritëm me miqtë e dikujt tjetër, por shumë pak njerëzve ju vjen në mendje kjo për të fituar para. Për fat të keq apo për fat të mirë, sot jetojmë në një epokë krejtësisht të ndryshme, ku miqësia fiton goxha. Për ta bërë këtë, thjesht krijoni një llogari në faqen e internetit RentAFriend.com për të specifikuar orarin për të cilën jeni të gatshëm të "bëni miq" dhe të prisni derisa dikush të jetë i interesuar. Një situatë vërtet e favorshme.

Regjistrimi në faqen "Friend for rent" është falas dhe ju mund të fitoni deri në 50 $ në orë.

Ideja e këtij website i erdhi pronarit të saj Scott Rosenbaum pasi vizitoi site-t e Dating. Ai vuri re se asnjë nga këto shërbime nuk ofronte miqësi dhe prandaj vendosi ta mbushë këtë boshllëk. Rosenbaum thekson se shërbimi i tij mbështetet në një marrëdhënie thjesht platonike.

Shërbimet që ofrojnë një paparac personal

Paparacët "gjuajnë" jo vetëm për të famshmit. Tani mund të punësosh paparacin tënd për t'iu ndjekur gjatë gjithë ditës. Kjo është ajo që bën faqja e internetit Celeb4aday.com – kjo i jep të gjithëve një mundësi për t'u ndjerë si një yll, qoftë edhe vetëm për një ditë. Ndonjëherë paparacët punësohen për t'iu kënaqur juve ose për të luajtur me miqtë tuaj, si një dhuratë për një ditëlindje ose për ndonjë event tjetër.

Reklamimi në fytyrë

Nxënësit Ed Moyes dhe Ross Harper dolën me një mënyrë origjinale për të fituar para për shkollën. Ata pikturojnë në fytyrat e tyre reklama dhe më pas fotografohen me një fytyrë qesharake ose një video qesharake me kërkesë të klientit. Ndonjëherë ata duhet të hidhen me parashutë ose të zhyten në ujë të ftohtë.

Ekspertët e tregut

Shërbimi online i "Student of fortune" ofron shërbimet e tij për ata që përjetojnë ndonjë vështirësi me zhvillimin e CV apo ndonjë problem tjetër. Nëse e konsideroni veten një ekspert për diçka, mund të shkoni në faqen e internetit dhe të zgjidhni t'iu përgjigjeni një listë pyetjesh. 20 % e përgjigjes suaj do të jetë në dispozicion në faqen e internetit për të bërë një pyetje që çdokush mund të vendosë nëse do të blejë apo jo shpjegimin tuaj. Shumë "ekspertë" arrijnë të shesin njohuritë tuaja për para, ndonjëherë fitojnë disa mijëra dollarë.

Furnizues për flutura

Edhe pse mund të tingëllojë shumë e çuditshme, ju mund të fitoni miliona madje edhe flutura.

Filloi me faktin se një mik i Jose Monico i ofroi atij një bast për 100 dollarë, duke pretenduar se ai nuk do të jetë në gjendje të fitojë një jetë duke shitur flutura. Që atëherë kanë kaluar shtatë vjet. Në vitin 2006 të ardhurat e kompanisë arritën në 1 milion dollarë.

Tregti virtuale për pasuri të patundshme

Loja online Second Life e bëri Anshi Chang të ishte milionerja e parë e vërtetë që mori një status në botën virtuale.

Si e bëri këtë? Bleu, rinovoi dhe shiti pasuritë e patundshme virtuale. Në ditët e para të Second Life ajo ka investuar në këtë kompani të çuditshme, 9,95 dollarë. Fitimi i sotëm i lojës së Gref është 150 mijë dollarë në vit.

Kontrolluesi i yjeve

Kush i zotëron yjet? Çdokush, apo jo? Prandaj, ju mund të regjistroni një yll në emrin e tyre dhe të merrni një certifikatë. Një organizatë e quajtur regjistri ndërkombëtar i yjeve (International Star Registry) u cakton yjeve emrat e njerëzve që nga viti 1979. Të famshëm, personalitete dhe njerëz të pasur thjesht përdorin shërbimet e IRS për të blerë një yll si një dhuratë për ndonjë nga të dashurit e tyre.

IRS ofron çantën dhuratë: mund të zgjidhni një yll "të lirë" në qiell, ta quani atë sipas dëshirës dhe të merrni një certifikatë me datën e regjistrimit dhe koordinatat e sakta. Do t'ju jepet një fragment i hollësishëm i hartës së yllit me një rreth të kuq të shënuar me "yllin" tuaj, broshurën e informacionit dhe letrën e urimit. Plus, emri i yllit nga koordinatat e tij do të publikohet në dosjen "Vendi juaj në hapësirë".

Policia e patave

Pasi David punonte në klubin e golfit – puna e tij ishte ta mbante atë në gjendje të përsosur. Shpesh ai duhej t'i largonte patat dhe vendosi se kjo gjë do të bënte një biznes të mirë.

Në vitin 1986, David themeloi "policinë e patave", e cila na shpëton nga pushtimi i patave nëpër objekte të ndryshme: parqe, biznese, klube golfi dhe madje edhe lëndina private. Për këtë qëllim, një qen stërvitet posaçërisht që ndjek patat pa i dëmtuar ato. Me kalimin e kohës, biznesi është rritur dhe në vitin 2000 fitimi i kompanisë arrinte pothuajse dy milionë dollarë.

The post Ide të çuditshme biznesi me të cilat mund fitoni para appeared first on Ekonomia Online.

Me 300 euro dënohet burri që pasi s’iu ofrua ndihma theu xhamat e Emergjencës në Ferizaj

Posted: 10 Aug 2018 09:16 AM PDT

Gjykata Themelore në Ferizaj, në seancën e së premtes, e ka dënuar me 300 euro gjobë, të akuzuarin për veprën penale "asgjësim apo dëmtimi i pasurisë", Enver Jashari.

Lidhur me këtë ai akuzohej se në gusht të vitit 2015, pasi që askush nuk i kishte dhënë ndihmën mjekësore në ndërrimin e natës, nga revoltimi i shkaktuar kishte thyer xhamin e hyrjes dhe një xham tek sporteli i Qendrës Emergjente në Ferizaj.

Aktgjykimi ndaj tij, është shpallur, pasi që i akuzuari e ka pranuar fajësinë për akuzën që i vihej në barrë. I akuzuari Jashari, ka deklaruar se e ndien veten fajtor, duke shtuar se veprimet e tij kanë ardhur si pasojë e revoltës ndaj mostrajtimit nga ana e mjekëve për problemet shëndetësore që thotë se i kishte në ditën kur kishte ndodhur rasti.

"E pranoj fajësinë për veprën penale dhe për veprimet i mia ndihem thellë i penduar. Por, njoftoj gjykatën se unë isha në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në katër dhoma kam hyrë dhe kam kërkuar ndihmë mjekësore, por asnjë mjek nuk ishte për të më ofruar ndihmë. Kjo tregon se unë aty nuk kam shkuar për të bërë ndonjë sherr, mirëpo u revoltova në atë se nuk më ofruan fillimisht ndihmën që kërkoja. Pastaj vetëm pasi e kam thyer xhamin më kanë marrë dhe kontrolluar", ka deklaruar i akuzuari Jashari.

Gjykatësi i rastit, Ilir Bytyqi, pasi ka shpallur aktgjykimin, palën e dëmtuar, Qendrën Emergjente në Ferizaj, e ka udhëzuar në kontest civil.

Në këtë seancë, ka munguar përfaqësuesi i kësaj qendre, ku sipas gjykatësit Bytyqi, ftesën e kishte pranuar në mënyrë të rregullt, mirëpo mos ardhjen e tij nuk e kishte arsyetuar.

Sipas aktakuzës, Enver Jashari, më 10 gusht 2015, rreth orës 06:45, në rrugën "Ramadan Rexhepi", në Ferizaj, më saktësisht në Qendrën Emergjente, ka dëmtuar dhe bërë të papërdorshme pasurinë e të dëmtuarës, me ç'rast i pandehuri e kishte thyer një xham tek dera e hyrjes dhe një tjetër tek sporteli, duke shkaktuar kështu dëm material në vlerë të papërcaktuar.

Me çka, ai akuzohej se ka kryer veprën penale "asgjësim apo dëmtimi i pasurisë", nga neni 333 paragrafi 1 të KPRK-së.

The post Me 300 euro dënohet burri që pasi s'iu ofrua ndihma theu xhamat e Emergjencës në Ferizaj appeared first on Ekonomia Online.

3 mite të famshme mbi sipërmarrësit

Posted: 10 Aug 2018 09:11 AM PDT

Fjala ''sipërmarrës'' përmendet shpesh në ditët tona. Çdokush është bërë një sipërmarrës. Ke një blog? Sipërmarrës. Ke një llogari në Instagram me shumë ndjekës? Bum, sipërmarrës.

Të jesh një sipërmarrës sot, është diçka e bukur, e thjeshtë dhe gazmore apo jo? Në fakt, nuk është aspak.

Të jesh një sipërmarrës i vërtetë, nuk është aspak e thjeshtë dhe shumicën e kohës është larg të qënit në qendër të vëmëndjës, harroni çfarë shihni në televizion.

Shumë mendojnë se po të jesh sipërmarrës mund të ngrihesh nga shtrati në orarin që dëshiron, nuk i jep llogari askujt dhe bën një mal me para. Nuk funksionon kështu.

1.Edhe pse nuk ke një shef, të duhet t'u përgjigjesh njerëzve.

Duhet të jesh shumë i disiplinuar për të qenë një sipërmarrës. Askush nuk është aty për të të mbështetur apo për të të inkurajuar. Të duhet të zgjohesh çdo mëngjes me dëshirën që digjet brenda teje.

Thjesht sepse nuk ke një shef, nuk të bën te mos kesh njerëz për t'u dhënë llogari. Të qënit sipërmarrës mbart shumë përgjegjësi mbi shpinë.

Rruga nuk është gjithnjë e shtruar dhe ka raste kur do të dëshiroje më mirë të kishe vetëm një shef për t'iu përgjigjur.

2.Ideja që punon ''sipas orareve të tua'' është një supozim i gabuar.

Sigurisht që ti zgjedh oraret më të përshtatshme për të punuar, por ideja që sipërmarrësit punojnë rreth 2 orë në ditë dhe më pas e kalojnë kohën në pishinën e tyre, me pije alkoolike, është diçka e pavërtetë.

Shumica e sipërmarrësve të suskesshëm, që nga ata fillestarë e deri te ata që bëjnë qindra miliona para, punojnë shumë më tepër madje se orari i zakonshëm i shumë njerëzve. Të ndërtosh një biznes është diçka shumë e vështirë, nuk ka asgjë të thjeshtë në këtë fushë.

3.Nuk do të bëhesh patjetër ''tmerrësisht'' i pasur.

Po, disa sipërmarrës janë shumë të pasur. Të vjen në mëndje Jeff Bezos, i cili vlen qindra miliardë dollarë. Por për çdo Bezos, ka mijëra sipërmarrës që përpiqen të mbajnë ëndrrën e tyre gjallë dhe jetojnë mes vështirësish.

Nëse do që të bëhesh një sipërmarres thjesht për t'u bërë i pasur, do të dështosh që në nisje. Shumë biznese dështojnë dhe sipërmarrësit që janë vërtet të suksesshëm janë ata që mësojnë se të mirat financiare janë një produkt i krijimit të diçkaje që zgjidh probleme dhe plotëson nevoja.

Kërko gjithnjë ekselencën dhe nëse vepron siç duhet, paratë do të vijnë.

The post 3 mite të famshme mbi sipërmarrësit appeared first on Ekonomia Online.

Thirrje tifozëve: Në nderim të Vokrrit, ta mbushim stadiumin për Superkupë

Posted: 10 Aug 2018 09:05 AM PDT

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka vizituar stadiumin e rinovuar "Fadil Vokrri" në kryeqytet, nga ku u ka bërë thirrje tifozëve që të jenë në numër sa më të madh të hënën, kur do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës.

Ai u shpreh se tifozët duhet të mbushin ulëset e stadiumit edhe për ta nderuar ish-kryetarin e Federatës së Futbollit, Fadil Vokrri, emrin e të cilit tashmë e mban ky stadium, raporton Ekonomia Online.

"Të hënën do të jetë testi kryesor për federatën, për neve të dëshmojmë se mund të zhvillojmë lojë të karakterit ndërkombëtar. Kjo do të trajtohet gati si lojë ndërkombëtare, pasi që në shtator na presin lojët e para të përfaqësueses së Kosovës në Prishtinë, me Maltën më 10 shtator".

"Të hënën presim një spektakël, u bëj ftesë tifozëve që të vijnë në numër sa më të madh, ta mbushin këtë stadium qysh i ka hije, jo vetëm për shkak të lojës dhe stadiumit, por edhe t'ia japim një nderim Fadil Vokrrit pasi që është hera e parë që luhet një lojë në stadiumin që tashmë e mban emrin e tij".

Ahmeti ka shtuar se nga interesimi që po shohin është optimist se ky stadium do të jetë i mbushur plot të hënën, raporton EO.

Ndërsa kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka bërë të ditur se ka interesim të madh për të ndjekur këtë ndeshje, por ka thënë se shpreson që tifozët të jenë sa më të zëshëm në kuptimin e së mirës dhe sa më të urtë në kuptimin e qëndrimit të tyre.

"Gjithsesi do ta kenë parasysh të gjithë që është testi i fundit dhe ende nuk e kemi licencuar stadiumin. Kjo varet pikërisht edhe nga ta, sepse kjo është sikur të jetë ndeshje ndërkombëtare e rregullt".

Ademi ka paralajmëruar se ndaj tifozëve që tregohen të padisiplinuar dhe nuk respektojnë rregullat e përcaktuara nga FFK-ja, do të pësojnë dënime.

"Do të pasojnë edhe dënimet pikërisht nga ky komision nëse ka të tilla. Po shpresoj që e kemi publikun aq të vetëdijshëm dhe aq të pjekur që ky stadium do të jetë arenë e një festimi të hapjes së tij, të hapjes së sezonit dhe nderimit të Fadil Vokrrit".

Ademi ka falënderuar Ahmetin për iniciativën që stadiumi ta mbajë emrin e ikonës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, dhe Kuvendin Komunal për marrjen e këtij vendimi.

Të hënën në "Fadil Vokrri" do të zhvillohet ndeshja e Superkupës së Kosovës mes Dritës dhe Prishtinës, e cila do të shërbejë edhe për testimin stadiumit.

The post Thirrje tifozëve: Në nderim të Vokrrit, ta mbushim stadiumin për Superkupë appeared first on Ekonomia Online.

Dobitë e vajit të ullirit nëse konsumohet çdo mëngjes

Posted: 10 Aug 2018 09:05 AM PDT

Vaji i ullirit është konsideruar si një nga mrekullitë e natyrës për shkak të vlerave ushqyese dhe dobive që mbart. Sipas studimeve të ndryshme thuhet se një lugë gjelle vaj ulliri i papërpunuar në ditë mënjanon një sërë sëmundjesh, përmirëson lëkurën, flokët dhe të gjithë trupin.

Ju mund të përdorni vajin e ullirit për sallatë, ose mund të gatuani gjëra të ndryshme me të, por të merrni një lugë çaji çdo mëngjes është e gjitha që ju duhet për të parandaluar sëmundjet më të zakonshme kronike, kancerin dhe sëmundjen Alcajmer.

Hipokampus është një pjesë e trurit e cila kontrollon formimin, organizimin dhe ruajtjen e kujtimeve. Kjo është pjesa e parë që preket nga simptomat e sëmundjes Alcajmer. Vaji i ullirit (bio) eliminon proteinat toksike duke parandaluar kështu të gjitha problemet me kujtesën.

Shumë studime kanë vërtetuar se vaji i ullirit po e ngadalëson rritjen e tumoreve dhe kancerin e gjirit. Jo vetëm që po ngadalëson rritjen e qelizave të kancerit, por ai gjithashtu mund të mbrojë ADN-në nga dëmi i shkaktuar nga qelizat e kancerit.

Vaji i ullirit parandalon shfaqjen e sëmundjeve kronike dhe sjell përfitime të tjera shëndetësore si:

Mbron shëndetin e zemrës: sipas studimeve thuhet se vaji i ullirit ul mundësinë e shfaqjes së sëmundjeve të zemrës në 41%. Për shkak të polipenolit që përmban, ai normalizon nivelet e kolesterolit në trup.

Përmirëson sistemin imunitar: vaji i ullirit përmban antioksidantë që e mbajnë sistemin imunitar të sigurtë nga infeksionet.

Ndihmon në rënie peshe: vaji i ullirit përmban yndyrna të shëndetshme dhe mundëson djegien e yndyrës trupore në mënyrë më të shpejtë.

Vaji i ullirit redukton rrezikun e shfaqjes së kancerit dhe sëmundjeve të tjera kronike e mendore.

The post Dobitë e vajit të ullirit nëse konsumohet çdo mëngjes appeared first on Ekonomia Online.

Hapet ekspozita “Unë jam shqiptar” me fotografi mbi diasporën ndër shekuj

Posted: 10 Aug 2018 08:55 AM PDT

Muzeu i Kosovës, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar në kuadër të Kalendarit të Përbashkët Kulturor me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe të Ministrisë së Kulturës të Shqipërisë, ka hapur ekspozitën fotografike "Unë jam shqiptar".

Në këtë ekspozitë përfshihen materiale fotografike mbi diasporën shqiptare ndër shekuj.

Ekspozita fillon në mënyrë kronologjike me fotografinë e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, duke vazhduar më tej me figura të lavdishme të shqiptarëve kur filluan valët e para të emigrimit shqiptar, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi tha se ndihet i nderuar që ndodhet në muze për ta bërë hapjen e kësaj ekspozite, sipas tij, të rëndësishme për shqiptarët.

"Kjo ngjarje që po zhvillohet sot, përveç zbatimit të politikave në mes të dy shteteve tona, ka veçanti sepse kjo ngjarje zhvillohet në vitin jubilar të vdekjes së heroit shqiptar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu", tha Gashi.

Gashi tha se MKRS-ja do të jetë në mbështetje të institucioneve kulturore dhe ekspozitave të tilla edhe më tutje, raporton EO.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi tha se kjo ekspozitë do të duhej të hapej kudo ku ka shqiptarë.

"Kjo ekspozitë do të duhej të hapej çdokund në botë ku ka shqiptarë, sepse tregon që ne jemi të shpërndarë nëpër botë, por nuk harrojmë gjënë më të rëndësishme, që jemi shqiptarë dhe ne jemi të angazhuar për të mbrojtur gjenezën tonë dhe traditat tona për të dhënë shpresë që në vitet në vijim do të vazhdojmë edhe më tutje", tha Minxhozi.

"Marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Shqipërisë në ballë kanë marrëdhëniet kulturore në mes dy anëve të kufirit dhe kanë intensitet në rritje nga viti në vit", shtoi Minxhozi.

"Diaspora është emër i madh dhe është detyrë e dy qeverive për t'ia dhënë tonin për organizim dhe mobilizim të diasporës shqiptare, sepse kemi dy shtete të pavarura dhe në mes kemi një fjalë, shqiptar, domethënë kombin", tha Minxhozi.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të muzeut, Bislim Bislimi tha se diaspora meriton ngjarje të tilla në mënyrë që t'u tregohet respekti dhe mirënjohja ndaj tyre.

"Si detyrë e institucioneve është që me iu tregu në të gjitha mënyrat respektin dhe mirënjohjen për diasporën, muzeu ka qenë në lartësinë e detyrës kur ka vendosur të realizojë këtë ekspozitë", tha Bislimi.

Drejtori i Muzeut të Shqipërisë, Dorian Koçi, tha se e vlerëson shumë që diaspora shqiptare po vazhdon edhe më tej të kontribuojë për atdheun e tyre.

"Gjatë pushtimit otoman, kolonitë shqiptare mbajtën lidhje të vazhdueshme me atdheun dhe dhanë kontributin e shquar në Lëvizjen Kombëtare dhe shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë", tha Koçi duke treguar për kontributin e shqiptarëve mërgimtarë në atdheun e tyre.

The post Hapet ekspozita “Unë jam shqiptar” me fotografi mbi diasporën ndër shekuj appeared first on Ekonomia Online.

Si të bëni përshtypje në punën tuaj të parë?

Posted: 10 Aug 2018 08:44 AM PDT

Ju nuk keni patur asnjë punë tjetër më parë dhe kjo mund të shkaktojë një shok duke menduar se çfarë do të bëni dhe si do të veproni. Të gjithë e dinë përshtypjen e parë , kur ju filloni të punoni ju keni një dritare të shkëlqyer mundësish. Kjo është një mundësi për të filluar me këmbën e djathtë dhe për të ndërtuar karrierën, ndërsa një fillim negativ  mund të jetë i vështirë për tu ndryshuar.
Kur ju filloni një punë të re shumica e njerëzve do të kenë një farë dyshimi, kështu që gabimet dhe keqkuptimi i sinqertë do të jenë deri diku të pranishme.

Këtu janë disa këshilla që duhen marrë parasysh:
•    Duhet të jeni të përpiktë dhe të paraqitshëm: Ditën e parë ju duhet të silleni pothuajse si gjatë intervistës, të përpiktë dhe me veshjen e përshtatshme.
•    Nuk duhet të jeni shumë të hapur: Nëse jeni tip shumë konfidencial do të përpiqeni t’i ndani idetë tuaja haptazi. Mundohuni mos ta bëni këtë sepse do të keni kohë më vonë.
•    Bëni pyetje: Nëse ju është dhënë një detyrë, bëjeni sa më mirë të jetë e mundur dhe mos kini frikë të bëni pyetje.
•    Vullnetar: Të gjithë kolegët tuaj do të jenë të zënë duke bërë punën e tyre. Ndonjëherë ju mund të ndiheni të neglizhuar ose të nënvlerësuar. Nuk ka asnjë të keqe për të pyetur për një detyrë ose për të bërë vullnetarisht një detyrë.
•    Bëhu pjesë e skuadrës: Tani ju jeni pjesë e një skuadre, dhe skuadrat punojnë së bashku për të zgjidhur problemet dhe për të mbaruar punët. Kjo do të thotë që ju duhet të përpiqeni të zbuloni kulturën e grupit avash-avash.
•    Veshja: Veshjet e zakonshme në përgjithësi janë normale por në ditën e parë të punës veshje të tilla tregojnë se ju nuk jeni duke i marrë gjërat seriozisht. Ju duhet të dukeni të zgjuar në ditën tuaj të madhe.
•    Fundi i ditës: Ju keni lënë një përshtypje të mirë. Ju keni qenë pozitivë dhe optimist. Kështu që mos e prishni këtë duke vrapuar për të ikur më parë se gjithë të tjerët.
•    Dhe së fundi: Ju mund të shikoni se nuk jeni duke buzëqeshur sepse keni frikë apo ndiheni të pasigurtë. Mos u mërzisni. Në ditën e parë ju jeni më shumë një i ftuar. Merrni çdo këshillë që mundeni dhe mos jepni shumë mendime.

Me të gjitha këto që thamë më sipër, pse nuk e shijoni ditën tuaj të parë të punës. Ju jeni i ri dhe i freskët, fati i mirë është në anën tuaj.

The post Si të bëni përshtypje në punën tuaj të parë? appeared first on Ekonomia Online.

Gjykata Themelore në Gjilan ua cakton masën e paraburgimit tre të pandehurve

Posted: 10 Aug 2018 08:40 AM PDT

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve H. Sh., A. Sh. dhe B. A., në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

I pandehuri H. Sh. dyshohet se me datë 08.08.2018 rreth orës 22:50 minuta në lagjen "Çamëria" në Kamenicë, me dashje ka tentuar të privojë nga jeta tani të dëmtuarin A. D., në atë mënyrë që gjatë rrahjes me një thikë e ka goditur në pjesën e qafës në anën e majtë të gjoksit, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, ndërsa të pandehurit A. Sh. dhe B. A. me dashje kanë marr pjesë aktive në rrahje duke e goditur të dëmtuarin në fjalë dhe të dëmtuarin tjetër A. D..

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit, pasi që ekziston rreziku i ikjes, ngase këta persona janë shqiptar me vendbanim në Republikën e Gjermanisë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

The post Gjykata Themelore në Gjilan ua cakton masën e paraburgimit tre të pandehurve appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more