Skip to main content

“Rrotullohet kamioni që po transportonte pije alkoolike, banorët nxituan të mbledhin sa më shumë shishe që munden (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime

“Rrotullohet kamioni që po transportonte pije alkoolike, banorët nxituan të mbledhin sa më shumë shishe që munden (Video)” plus 3 more Telegrafi Dështime


Rrotullohet kamioni që po transportonte pije alkoolike, banorët nxituan të mbledhin sa më shumë shishe që munden (Video)

Posted: 15 Aug 2018 07:17 AM PDT

Banorët e provincës Quezon të Filipineve, vrapuan të mbledhin sa më shumë shishe që mundën, nga një kamion i rrotulluar, që ishte duke transportuar pije alkoolike.

Raportohet se kamioni ka qenë duke marrë një kthesë nëpër rrugicë malore, kur është rrotulluar që të shmangë përplasjen me një makinë, transmeton Telegrafi.

Rënia me lehtësi, ka bërë që pjesa më e madhe e shisheve të shpëtojnë pa u thyer, por pronari u dëmtua sepse ato u vodhën me shpejtësi prej banorëve të zonës.

Videoja e postuar më poshtë, tregon kutitë e shpërndara gjithandej, teksa shumë njerëz largohen me sa më shumë Emperador Brendy, një shishe e të cilit kushton rreth 15 dollarë.

Ende nuk dihet dëmi i përgjithshëm që është shkaktuar, por se askush nuk raportohet të jetë lënduar. /Telegrafi/

The post Rrotullohet kamioni që po transportonte pije alkoolike, banorët nxituan të mbledhin sa më shumë shishe që munden (Video) appeared first on Telegrafi.

Kinezja po e testonte BMW X1 të ri që kushton 45 mijë funte para auto-sallonit, në vend të pedalit të frenit shtypi atë të gazit – përplaset në murë (Video)

Posted: 15 Aug 2018 06:10 AM PDT

Një grua në pjesën jugore të Kinës, derisa po testonte një veturë të re të markës BMW para autosallonit, në vend se të shtyp pedalin e frenit e prekë atë të gazit duke u përplasur me dyert e lokalit për të përfunduar brenda në mur.

Shoferja në të ’30-at po e shijonte vozitjen në veturën BMW X1 që kushton hiq më pak se 45 mijë funte, kur aksidentalisht shtypi pedalin e gazit në vend të frenit, duke krijuar tollovi dhe panik në një auto-sallon në qytetin Guangzhou, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e moskujdesit, dy punonjës të auto-sallonit kanë pësuar lëndime të lehta trupore, kurse shoferja dhe shitësi që ishin brenda veturës kanë shpëtuar pa as një gërvishtje.

Videoja e këtij incidenti të pazakontë e filmuar nga kamerat e sigurisë, shfaq momentin kur vetura përplaset me dyert e xhamit dhe më pas vazhdon duke lëvizur derisa përplaset në mur.

Kompania e sigurimeve të auto-sallonit është duke vlerësuar vlerën e dëmit, kurse gruaja e pafat është pajtuar të paguaj dëmin. Versioni hibrit që ajo e kishte vozitur të BMW X1 kushton hiq më pak se 45 mijë funte. /Telegrafi/

The post Kinezja po e testonte BMW X1 të ri që kushton 45 mijë funte para auto-sallonit, në vend të pedalit të frenit shtypi atë të gazit – përplaset në murë (Video) appeared first on Telegrafi.

Punonjësi i aeroportit gati shkaktoi aksident, duke vozitur furgonin para aeroplanit që po nisej (Video)

Posted: 15 Aug 2018 06:03 AM PDT

Në një aeroport të Missourit të Shteteve të Bashkuara, është shmangur një aksident që ka mundur të përfundoi me fatalitet, shkaku i një punonjësi që e voziti furgonin nëpër pistë.

E tëra që deshi ai, ishte të mos mungonte në një aheng me kolegë, duke rrezikuar t'i dilte përpara një aeroplani me 57 pasagjerë, që ishte duke u nisur, transmeton Telegrafi.

Pamjet rrëqethëse që mund t'i shihni më poshtë, e tregojnë momentin dramatik, kur furgoni largohet vetëm pak sekonda para se aeroplani të afrohej.

Nuk bëhet e ditur, nëse janë ndërmarrë masa ndaj këtij punonjësi, që për një aheng me grill, voziti pakujdesshëm në një zonë të rëndësishme. /Telegrafi/

The post Punonjësi i aeroportit gati shkaktoi aksident, duke vozitur furgonin para aeroplanit që po nisej (Video) appeared first on Telegrafi.

Biçikletat e krijuara për të lehtësuar qarkullimin përkundër një çmimi simbolik, janë hedhur nëpër rrugë, liqene apo pemë (Foto)

Posted: 15 Aug 2018 05:05 AM PDT

Kompanitë që japin në shfrytëzim biçikleta për 50 peni për orë, janë urdhëruar që të kujdesen dhe t'i mbledhin disa prej atyre që janë hedhur nëpër oborre apo kanale të ndryshme, në mbarë Britaninë e Madhe.

Londra, Mançesteri dhe Birmingemi janë goditur më së keqi prej këtyre biçikletave, që pretendohet se janë miqësore me ambientin dhe lehtësojnë qarkullimin në trafik, transmeton Telegrafi.

Por, shumica e tyre nuk po kthehen nëpër pikat grumbulluese, duke përfunduar të hedhura në prona private, rrugë, liqene apo edhe nëpër pemë.

Kalimtarët dhe pronarët e pronave të ndryshme, po u kërkojnë firmave që të gjejnë një zgjidhje për këto mjete, që po dëmtohen apo thjesht po braktisen, sapo ta kenë kryer shërbimin për klientin.

Imazhet e shpërndara nëpër rrjetet sociale, i shfaqin – ato që i ka quajtur njëri 'hakmarrje e verdhë' – duke bllokuar rrugicat, apo të hedhura qëllimisht në mes të shinave. /Telegrafi/

The post Biçikletat e krijuara për të lehtësuar qarkullimin përkundër një çmimi simbolik, janë hedhur nëpër rrugë, liqene apo pemë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more