Skip to main content

“Rrëzohet avioni ushtarak grek, në kërkim të pilotit” plus 9 more - Gazeta Dita

“Rrëzohet avioni ushtarak grek, në kërkim të pilotit” plus 9 more - Gazeta Dita


Rrëzohet avioni ushtarak grek, në kërkim të pilotit

Posted: 28 Aug 2018 01:59 AM PDT

 

Një avion ushtarak grek është rrëzuar mëngjesin e kësaj të marte në zonën mes Tripolit dhe Spartës në Peloponez.

Avioni ishte me mision stërvitor, në kohën që u rrëzua rreth orës 8:50. Pas katapultimit nga avioni, bashkëpiloti u gjet gjallë, ndërkohë që po kërkohet për të gjetur drejtuesin e tij.

Avioni ishte i tipit "T-2 Buckeye", një nga më të vjetrit e Forcave Ajrore greke, me të cilin dy trajnerët po kryenin një fluturim stërvitor. Që të dy ata thuhet ta kenë braktisur avionin para përplasjes.

Bashkëpiloti është identifikuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, në Spitalin e Kalamatës, ndërsa kërkimet po vijojnë për gjetjen e komandantit në rolin e pilotit kryesor.

l.h/ dita

Telegrami nga Hollywood-i… mbretit Zog iu kërkua që motrat e tij të luanin në filmin ‘Graustark’

Posted: 28 Aug 2018 01:50 AM PDT

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 28 Gusht 2018

Gazeta franceze, "Paris-soir", ka botuar, të mërkurën e 23 marsit 1938, në faqen n°5, telegramin e producentit të njohur në Hollywood, z. Samuel Goldwin, i cili dëshironte asokohe që motrat e Ahmet Zogut të luanin në filmin e tij "Graustark" dhe për këtë arsye, ai ka kërkuar autorizimin e mbretit të shqiptarëve.

“Motra e mbretit Zog, eksperte prej etikete apo yje kinemaje ?”

Ky është propozimi që u bëri një firmë prej Hollivudi :

Hollywood, 22 mars.

Z. Samuel Goldwin, drejtor i një firme të madhe në Hollywood, sapo ka dërguar telegramin e mëposhtëm tek ministri i Shqipërisë në Uashington 

"Dëshirojmë të diskutojmë me ju dhe princeshat mbretërore mundësinë për të marrë mendimin e tyre si eksperte për realizimin e "Graustark", një film ku ngjarja zhvillohet në një mbretëri të vogël mitike të Evropës Qendrore."

"Dëshirojmë gjithashtu të diskutojmë për mundësinë që princeshat të shfaqen vetë në filmin e personazheve mbretërore. Në rast marrëveshjeje, dëshirojmë të kemi autorizimin e mbretit Zog."

Gazetarët u nxituan menjëherë në kërkim të tri motrave të mbretit Zog, të cilat kanë qenë në Amerikë për njëfarë kohe. Por këto, të frikësuara nga të gjitha zhurmat që tashmë janë përhapur rreth tyre, refuzojnë çdo intervistë dhe kanë ikur nga Nju Jorku për t'u strehuar te një mik i familjes së tyre, në Filadelfia.

Mendohet se mbreti Zog do të refuzojë autorizimin e kërkuar.

Ishte pikërisht z. Samuel Goldwin, i cili, kohët e fundit, i kërkoi qeverisë egjiptiane leje për të marrë me qira « një apo disa piramida », me qëllim pajisjen e tyre me drita neoni, të cilat do të vinin në pah lavdinë e firmës së tij".

Burimi https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1938-telegrami-nga-hollywood-i-per-mbretin-zog-qe-motrat-e-tij-te-luanin-ne-filmin-graustark/

l.h/ dita

Portali amerikan: 7 aventura që duhet të përjetoni në Shqipëri, njihuni me më të çuditshmen

Posted: 28 Aug 2018 01:36 AM PDT

Portali amerikan i turizmit, heywedidthat.com, ka listuar shtatë aventurat që mund të ndërmerrni në Shqipëri, një prej të cilave është edhe drejtimi i makinës në një rrugë të paasfaltuar.

Kohët e fundit kemi kaluar një muaj të tërë në Shqipëri për të vizituar vendin. Për 40 vjet, Shqipëria u konsiderua Koreja e Veriut e Europës me një diktaturë izolimi. Sot, është një vend me kaq shumë për të ofruar për ata që kërkojnë anën e fshehur, të panjohur dhe të egër të Tokës shkruan Monitor.

Këtu janë 7 gjërat për të parë dhe bërë:

  1. Drejtojuni bregdetit në jug. Shkoni pranë qytetit të Vlorës dhe merrni rrugën drejt maleve. Do të endeni rreth ndërtesave të braktisura, rrënojave të bunkerëve dhe bregdetit të bukur.
  2.  Lundrimi në kanionet e Osumit. Një botë ujore gati e paprekur ju pret. Rreth një orë larg Beratit kanionet e Osumit do t'ju dhurojnë një nga eksperiencat më të bukura të raftingut që kemi përjetuar.
  3. Lahuni në burimet termale në Bënjë pranë Përmetit. Ju mund ta kombinoni këtë udhëtim duke bërë rafting në lumin e Vjosës dhe të qëndroni një natë në Përmet. Ujërat termale nuk janë në të vërtetë të nxehtë, por mineralet që ka në përbërje janë shumë kurativë.
  4. Lundrim në Kajak në "fjordët" në veri të Shqipërisë. Shkoni drejt Shkodrës nga Tirana dhe pastaj shkoni drejt maleve ku do të merrni tragetin në liqenin Koman. Aty mund të bëni një guidë një ditore ose një udhëtim me traget në pikën më të thellë në Fierzë. Ju mund të sillni edhe makinën tuaj në traget.
  5.  Ecni në Kepin e Rodonit dhe vizitoni kështjellën në perëndim të diellit. Ka një kështjellë të vogël në gadishull, si dhe plazhe të fshehura rreth e qark.
  6. Numëroni bunkerët gjatë udhëtimit në vend. Vlerësohet të ketë rreth 200,000 bunkerë në të gjithë Shqipërinë. Askush nuk e di sa saktë, por diktatori komunist i ndërtoi ato si parandaluese për një pushtim që kurrë nuk ka ndodhur.
  7. Ka shumë rrugë të këqija në vend. Rruga më e shkurtër nuk është gjithmonë më e shpejta, por nëse keni kohë, për të provuar aventurën e radhës, provoni të ngisni makinën në rrugë të paasfaltuar, të provoni një ndjesi që mbase e keni harruar nga koha. Kjo mund të jetë një monument i epokës së fundit. Ti nuk e di nëse nuk provon.

l.h/ dita

Dy foto për portalin e Kryeministrisë dhe Bashkinë e Kavajës

Posted: 28 Aug 2018 01:33 AM PDT

Po ju përcjell dy fotografi, fiksuar afër fundit të rrugës "Skënderbeu" në Malin e Robit. Një varg kazanësh mbeturinash që zënë gati plotësisht korsinë e rrugës, kazanë që grumbullojnë thuajse të gjitha mbeturinat e plazhit.

Mbeturinat, veçanërisht ata perimesh të kalbura e mbetje kuzhine rrjedhin mbi asfalt duke krijuar një shtresë që kutërbon erë  e poqe se afrohesh për të hedhur në kazan mbeturinat tuaja këpucët apo pantoflat të zhyten në llucën që rrjedh nga kazanët.

Kazanët duke u vendosur në rrugë, duke bllokuar gati plotësisht korsinë mund të bëhen burim aksidenti. Mbeturinat, rrjedha e lëngut shpërndarë në asfalt përbëjnë burim të madh infeksioni dhe sëmundjesh. Shto këtu edhe kopenë e qenve që futur nëpër kazanë i shpërndajnë mbeturinat në një rreze të gjerë.

Është e domosdoshme, para se të ndodhë ndonjë aksident apo ndonjë epidemi, kazanët të vendosen konformë rregullave higjienike, jo në asfalt por në një xhep  ku rrjedha e lëngjeve të disiplinohet.   Vendi duhet çdo ditë të lahet me ujë me presion dhe të bëhet dezinfektimi.

2-Në linjën e rrugës "Skënderbeu" ka marrë formë një kanal i betonuar. Kanali përfundon tek ura në një rrugë paralel me të. Atje, nën urë, është bllokuar me dhera dhe uji është amulluar dhe nuk rrjedh.

Uji ka marrë ngjyrë të errët dhe është bërë fole infeksioni. Është e domosdoshme që të pastrohen dherat në urë që uji të rrjedhë. Kjo domosdoshmëri është e lidhur edhe me një rrezik që në rast shiu (si në pranverë) kanali të tejfryhet duke e shndërruar tërë hapësirën në një gjol.

3 – Banorëve të Malit të Robit, në faturën e ujit u ka ardhur edhe taksa e banesës kur kjo duhet të fillojë në janar 2019. Taksa ka ardhur e njëjtë për të gjithë, si ata që kanë sipërfaqe banimi 55-60 metro katrore si ata që kanë sipërfaqe banimi 100 e më shumë metro katrore. Kjo është në shkelje të ligjeve dhe të barazisë së njerëzve. Shpresoj që të ndërhyni sa më shpejt, pa ndodhur ndonjë aksident apo epidemi.

Abdurahim Ashiku

Gazetar, Mali i Robit, Gusht 2018

“Janina plot, kurse ne nga Tirana në Gjirokastër nuk kemi asnjë ushtar”

Posted: 28 Aug 2018 01:24 AM PDT

Në një intervistë për DITA, ish-ministri i Mbrojtjes Sabit Brokaj jep një detaj interesant nga situata në të cilën ndodhet sot ushtria shqiptare.

Duke komentuar një shkrim botuar në gazetë nga ushtaraku i njohur Dilaver Goxhaj mbi gjendjen alarmante të mbrojtes sonë në kushtet e reja gjeopolitike të rajonit dhe më gjerë, Brokaj thotë:

“Ka plotësisht të drejtë kur thotë se nevoja për ringritjen e ushtrisë është emergjente. Ne na duhet ushtria. Është një normë e NATO-s që gjithë vendet anëtare të kësaj aleance duhet të kenë aftësitë e tyre mbrojtëse. Pse, fjala vjen çfarë rreziku i vjen Greqisë nga Shqipëria kur Divizioni i Janinës është nga më modernit dhe më të fuqishmit e Greqisë. Ndërsa ne nga Tirana në Gjirokastër nuk kemi asnjë ushtar, pale më ndonjë regjiment, përveç disa skuadra zjarrëfikësish. Nuk më duket se ne jemi as më të mençëm dhe as më të zotë se grekët, si në aspektin politik dhe atë ushtarak”.

Intervista e plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

b.m. / dita

Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, Merkel bisedë telefonike me Trump

Posted: 28 Aug 2018 01:21 AM PDT

Zëdhënësi i kancelares gjermane, Steffen Seibert, tha të hënën se kancelarja Angela Merkel dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë diskutuar në një bisede telefonike lidhur me situatën në Siri, Ukrainë dhe Ballkanin Perëndimor.

Agjencia e lajmeve Reuters, citon zotin Seibert, sipas të cilit "të dy udhëheqësit ndan shqetësimet rreth zhvillimeve në Siri, posaçërisht për situatën humanitare në rajonin rreth Idlibit, folën gjithashtu për Ukrainën, Ballkanin Perëndimor dhe tregtinë". Po zëdhënësi Seibert nuk ka dhënë më shumë hollësi.

Biseda është zhvilluar në një periudhë shtimi debatesh rreth normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që përfshijnë idetë për ndarje tokësore të Kosovës, shkëmbim territoresh e korrigjim kufijsh dhe dallimeve në qëndrimet amerikane e gjermane rreth kësaj çështjeje.

Të premten, këshilltari për siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, John Bolton, tha që se Shtetet e Bashkuara nuk do të përfshihen në idenë për shkëmbimin e territoreve, por nëse palët merren vesh, nuk do të qëndrojnë në rrugë.

Më herët gjatë këtij muaji, kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se nuk mund të ketë ndryshime kufijsh në vendet e Ballkanit Perëndimor, një qëndrim që është shprehur edhe nga Britania e Madhe. Marrë me shkurtime nga VOA.

l.h/ dita

Nga e ka prejardhjen emri Yllka?

Posted: 28 Aug 2018 01:15 AM PDT

Rrënja e fjalës Yllka është fjala "yll".

Emërtimi Yllkat para viteve '90 ishte emërtim për grupet e fëmijëve të moshës parashkollore të kopshteve dhe për fëmijët e këtyre grupeve.

Grupet e yllkave nën drejtimin e edukatores ndihmonin për edukimin e fëmijëve me frymën e kolektivizimit, të dashurisë dhe të ndihmës për njëri-tjetrin.

Vizualisht yllkat mbanin një yll të kuq në përparëse që simbolizonte yllin partizan.

"Yllkat" ishte gjithashtu revistë e përmuajshme letrare artistike e ilustruar për fëmijët e moshës parashkollore që botohej në atë kohë nga Instituti i Studimeve Pedagogjike.

n.s. / dita

Trajnerë profesionistë për maratonën e Tiranës, ja kalendari i seancave stërvitore

Posted: 28 Aug 2018 01:14 AM PDT

 

Do të jesh pjesë e Maratonës së Tiranës, por ende nuk ke nisur me stërvitjen?

Tani mund ta bësh këtë edhe me ndihmën e profesionistëve. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit njofton se është përcaktuar tashmë edhe kalendari i seancave të vrapit 3 herë në javë. Të hënën, të mërkurën dhe të premten çdokush që do të përgatitet për t'u bërë pjesë e garës sportive duhet të paraqitet në orën 18:00 te hyrja e Liqenit Artificial, tek diga. Aty do të gjejnë trajnerë profesionistë për tu stërvitur dhe për qenë gati për garën e 7 tetorit.

"Tani s'ka më justifikim s'jam gati. Urdhëroni edhe kalendarin e stërvitjeve parapërgatitore! Nga 3 herë në javë ju presin profesionistë të atletikës të stërviteni së bashku tek parku i Tiranës deri ditën e Maratonës", njofton APR-ja në faqen e saj në facebook ku jep detaje edhe për oraret dhe ditët e stërvitjes.

Për të tretin vit radhazi kryeqyteti do të mirëpresë maratonën e Tiranës e cila zhvillohet më 7 tetor 2018. Ashtu si edhe në vitet e tjera pjesë e kësaj maratone do të jenë disa kategori, përkatësisht 3 të tilla: Half Marathon (21, 0975 km), Tirana 10K të ndara në nën kategori femër/mashkull dhe "We too". Kategoria "We too" është një kategori që ka për qëllim të jetë më shumë motivuese se sa kompetitive.

Gara e 7 tetorit do të paraprihet nga "Fun Run" e cila do të zhvillohet një ditë para garës së madhe, më datë 6 tetor 2018 me të rinjtë e shkollave të mesme të Tiranës.

l.h/ dita

Vdekja e McCain, Shtëpia e Bardhë konfuze me uljen e flamurit

Posted: 28 Aug 2018 12:59 AM PDT

Shtëpia e Bardhë uli flamurin amerikan në gjysmështizë, më tej e ngriti plotësisht dhe të hënën u detyrua ta ulte sërish pas vdekjes së senatorit John McCain, në një shkelje të pazakontë dhe tepër pështjelluese protokolli pas vdekjes së një udhëheqësi kombëtar.

McCain, një ish-rob lufte në Vietnam, prej një kohe të gjatë senator nga Arizona dhe kandidat presidencial mes republikanëve në vitin 2008, ndërroi jetë nga tumori në tru gjatë së shtunës, në moshën 81-vjeçare. Kjo nxiti shumicën e amerikanëve që të ulnin flamujt në gjysmështizë, një gjest tradicional nderimi.

Por, presidenti Donald Trump, i cili ishte përplasur shpesh me republikanin McCain për çështje të ndryshme, madje gjatë fushatës së tij presidenciale ishte shprehur se senatori "nuk ishte hero lufte", u lëkund në qasjen e tij ndaj asaj që presidentët normalisht e konsiderojnë si një gjest mirësjelljeje dhe respekti.

Shtëpia e Bardhë nën drejtimin e Trumpit uli flamurin në gjysmështizë të shtunën, por e ngriti plotësisht atë pas periudhës më të shkurtër kohore sipas ligjit. Më tej, Trump vonoi edhe lëshimin e shpalljes së zakonshme që flamujt të mbaheshin në gjysmështizë për më gjatë sesa minimuni dyditor.

Në fund, i vendosur nën presion nga veteranë dhe kongresmenë, Trump tha përmes një deklarate të së hënës se respektonte shërbimin e McCain ndaj kombit dhe urdhëronte uljen e flamujve në gjysmështizë.

Në një letër drejtuar Trumpit, të publikuar në faqen e saj të Facebookut, grupi i veteranëve të Legjionit Amerikan nxiste Shtëpinë e Bardhë "të ndiqte protokollin e përcaktuar prej shumë kohësh tashmë, pas vdekjes së zyrtarëve të shquar qeveritarë". Legjioni vet e përshkroi McCainin si një "anëtar të dashur".

Pas plot një dite injorimi të pyetjeve me zë të lartë që i bëheshin mbi McCainin, Trump theu heshtjen gjatë një mbledhjeje të udhëheqësve ungjillorë në Shtëpinë e Bardhë, mbrëmjen e së hënës.

"Zemrat dhe lutjet tona janë për familjen e senatorit John McCain. Ne vlerësojmë së tepërmi gjithçka ka bërë senatori McCain për vendin tonë", u tha ai udhëheqësve fetarë.

Thuajse përgjatë të gjithë ditës së hënë, konfuzioni mbretëroi anembanë qeverisë federale, teksa flamujt ishin ulur në gjysmështizë mbi Capitol dhe në qindra parqe kombëtare, por qëndronin të ngritura plotësisht mbi Pentagon dhe mbi Gjykatën Supreme amerikane.

Departamenti i Sigurisë së Brendshme kishte lëshuar një njoftim për mbarë qeverinë pas vdekjes së McCainit që të uleshin flamujt amerikan në të gjitha godinat amerikane, por e tërhoqi atë të hënën, duke e lënë vendimmarrjen në duart e stafeve të secilës godinë apo ambient.

l.h/ dita

“Populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se të bilbilit”

Posted: 28 Aug 2018 12:54 AM PDT

Në një letër drejtuar Kryeredaktorit lidhur me replikat në DITA për një projektligj “mbi dekomunistizimin” dhe censurën, autori Mehmet Metaj ndër të tjera përmend një histori mes poetit të njohur Lasgush Poradeci dhe Enver Hoxhës:

“Kur Enveri i tha në një takim Lasgush Poradecit se "ti Lasgush bën poezi të mira, por bëji pak më të thjeshta, që ti lexoj-kuptoj populli, ai iu përgjigj: po shoku Enver, por unë e di që populli ynë pëlqen më shumë zërin e këndezit se sa zërin e bilbilit, se është mësuar që këndezi e zgjon në mëngjez, por unë jam zë bilbili, kush të më lexoj, le të më lexoj.."

Autori shkruan se politika ka tentuar çdo herë të përdorë artin dhe letërsinë, por disa emra kanë rezistuar.

“Lasgush Poradeci apo Xhevahir Spahiu dhe të tjerë nuk u influencuan nga dogmat e kohës por bën poezi që lexohen me endje në çdo kohë. Në vitet '35 Mbreti Zog promovoi tre shkrimtarë: Naim Frashërin, Ndre Mjedën dhe Gjergj Fishtën, dhe jo Migjenin, që ishte më i madhi i të mëdhenjëve sepse ai ishte talent që s'pranoi çensurë” – shkruan ai duke shtuar se në këtë kontekst përplasja e njohur “Kadare-Trebeshina” lë për të dëshëruar.

“Mbetën "armiq për jetë a vdekje', por se kush është shkrimtar më i mirë kjo pak rëndësi ka ndërsa se kush ka lënë vepra të pacensuruara këtë do ta tregojë koha. Nuk arritën të nivelin e fisnikëve Gëtë dhe Shiler, që kur ata ishin në kulmin e tyre dhe gjermanët diskutonin dhe dolën disa shkrime gazetash duke shtruar çeshtjen se kush është më i madh Gëte apo Shiler, Gëte, i fyer, u prononcua vetë në shtypin e kohës duke thënë: "ju lutem mos na fyeni më duke debatuar se kush është më i madh, unë apo Shileri, kjo nuk ka asnjë rëndësi, rëndësi ka që të dy jemi gjermanë" – shkruan Metaj në letrën drejtuar kryeredaktorit të Ditës, Adrian Thano, e cila mund të lexohet e plotë duke klikuar KËTU

b.m. / dita

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more